Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 60
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    320

    Dy dokumente ne web per A. Tepelenen

    Dy dokumente ne web per A. Tepelenen
    --------------------------------------
    1.
    Dok_1 vjen nga Rev. George Waddington
    dhe eshte
    komunikata zyrtare e portes per fundin e A. Tepelenes

    ----- skeda e librit -----

    NAME(S):*Waddington, George, 1793-1869
    TITLE(S): A visit to Greece in 1823 and 1824
    EDITION: 2d ed.
    PUBLISHER: London, J. Murray, 1825.
    DESCRIPTION: [4], lix, 248 p. ; front. (fold. map) fold. plan. 19 cm.

    ---------------------------------------------------------------------
    Adresa e librit ne www eshte:
    http://books.google.com/books?id=SX82AAAAMAAJ
    faqe_232,


    ****************************************
    2.
    Dok_2 vjen nga Rev. Robert Walsh
    dhe eshte
    komunikata qe porta ekspozoi ne Konstantinopoje ku spjegon
    aresyen e denimit.

    ----------------- Libri vijon -------------
    Narrative of a journey from Constantinople to England
    By Robert Walsh
    Edition: 2
    Published by Frederick Westley and A. H. Davis, 1828
    Original from the University of Michigan
    Digitized May 7, 2008
    445 pages
    -----------------------------------------
    Adresa web e librit vijon:
    http://books.google.com/books?id=_lp...d=3_1#PPP13,M1
    ---------------------------------------

  2. #42
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    ėshtė e vėrtetė qė ali pashė tepelena u pagėzua ortodoks para se tė vdiste?
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  3. #43
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Tjeterkund...
    Postime
    3,111
    Citim Postuar mė parė nga necky Lexo Postimin
    Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena.
    Permbledhje nga: Olsi Jazexhi[/COLOR][/SIZE]
    Necky, pershnetje!

    N.q.se munesh me m'heq paqrtesi qe kam n'lidhje me Ali Pash Tepelenen.
    Historianet egjiptian e kan cilsu si themeluesi i Egjiptit modern.
    Dhe se dinastia e shqiptarve ka zgjat 150 vjet (perfundoi ne 1952)

    Pytjet jan kto:
    - Duke konsideru rolin e M.A.P.Tepelenes ne histori, perse n'Shqipri ka qen fol shum pak per te?
    - Ku mundem me gjet historin e vertet?


    Pres pergjigje edhe nga te tjere.
    Faleminderit.
    skenderi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #44
    Metropolis Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,017
    Pershendetje,
    Meqense nuk me jeni drejtuar mua, do mundohem te ju udhezoj se cilen rruge duhet te merrni...;

    Se pari duhet te percaktoheni rrethe asaj qe kerkoni.
    Tema ketu eshte per Ali pashen e Tepelenes qe tjeret popuj e quajne edhe ndryshe "pasha i janines" etj/:
    Kurse Ali Mehmet Pasha eshet tjetri Ali qe u prokllamua si pash i egjiptit, tani nuk kemi vend ketu qe te flasim per te dy Alia-jt por po ju garantoj se keta dy personazhe te ndryshem...

    Sot kemi internetin, se besoj se nuk mund te gjesh burime te mjaftushme, jo per nje pasha por per te dy pashallaret, interneti ti bene te mundeshme te gjitha...mjafton te shkruash deh te bejch : kerkim !

    shendet
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty, por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #45
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Tjeterkund...
    Postime
    3,111
    Kreksi, shum faleminers per sqarimin!
    Pasi, un i merrja per t'njejtin person, duke u bazu n'periudhen e lindjes dhe n'emer...
    I vija fajin info-ve, duke menu qe nuk ishin aq t'sakta..

    Edhe niher, t'falenderoj.
    skenderi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #46
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Mosha
    100
    Postime
    225

    Angry

    Citim Postuar mė parė nga necky Lexo Postimin
    Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve
    Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri nė shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij.
    TP22[22]PT Fleeming, 1999, 168


    Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri nė qytet nė krye tė ushtrise dhe iu kėrkoi qė tė gjithe burrat ti pėruleshin. Gjashteqind burra tė ēarmatosur i shkuan atij pėrpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezėr dhe djem tė tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata qė i kishin poshteruar nenėn. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhėr ushtarve tė tij qe ta rrethonin hanin dhe tė masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarėt e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez tė ēarmatosur. Per kete arsye, disa Greker tė kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve.
    Renia e
    Ky studim a shkrim cfaredo qofte eshte teper qesharak.
    I gjthe informacioni eshte teper i pasakte dhe me deformime te jashtezakonshme.
    Aliu ishte shqiptar,por vetem i ndershem qe nuk mund te quhej.
    Sa per dijeni ai kur i rrembyen hankon nuk ishte 10 vjec por plot 23 vjec dhe kishte rreth 5 vjet qe vazhdonte aktivitetet e tij kriminal dhe hajduterite deri sa u be komandant i grykave te jugut e me pas pasha.
    Kardhiqi aso kohe ishte qytet i madh e me pasuri te shumta pasi kardhiqotet ishn tregetare te zote.
    Qyteti numeronte rreth 1300 shtepi 2 kateshe te gjitha familje te soit dhe dhe nje kala fortese ku ndodhej garnizon me trupat kardhiqote te udhehequr nga Hasan Dosti qe ishte kreu u qytetit.
    Per nga rendesia si qytet ja kalonte edhe Delvines se atehershme.Banda e aliut i kishte sulmuar e vjedhur shpesh karvanet e kardhiqit prandaj edhe ata morren hak duke i rrembyer nenen dhe motren.
    Ka dy versione nje qe thote se ata i trajtuan njerezisht at dhe tjtri qe mbeshtet tezen e keqtrajtimit.
    Gjithesesi shkaku ishte ne te drejten e kardhiqoteve per hakmarrje.
    Pas lufimesh per vite te Ali ***** me kardhiqotet te cilet ishin gjithashtu leber dhe shume te zot ne luftime aliu nuk ja dej dot ti mposhti keshtu qe i fton per vllazeri sic e donte zakoni dhe mblidhen ne hanin e VAlarese(jo te Valias sic thuhet me siper).Aty po sipas zakonit burrat e Kardhiqit i len armet per te festuar me "vellezerit" e pales tjeter por ketu realizohet dhe endra e aliut i cili kishte ndryshe nga cdo lab karakteristike pabesine dhe i fut 700 burra kardhiqot te carmatosur ne ferra e driza de vdisnin me vuajtje dhe urdhrin per ta bere nuk ja zbatoi garnizoni i leberve por ai i Mirditasve.
    Nderkohe qe ne Kardhiqin tashme te pa mbrojtur dergoi nje garnizon me armatolle te cilet e dogjen dhe e shkrumbuan kryeqytetin e laberise.Te njejten gje beri Aliu me vone edhe me Sulin pak a shume duke futur armiqesine mes shqiptareve dhe duke i dhene krahe grekeve per tu bere tmerri i atyre qe ju dhane pamvaresine duke pushtuar pothuaj gjithe jugun.
    Ai ali muti nuk luftoi per shqiperi por per pushtetin e tij.
    Ja si i kendon populli i krahines se Kardhiqit kesaj ngjarje turpi:

    Tek hani i Valarese,
    i biri Hanko kapese(kurves),
    vrau 705,
    ua beri me te pabese.

    Kardhiq pse sben me lule,
    qan te zone qe ta vrane,
    Ali banditi me zagare.

    C'eshte nje vend ne Laberi,
    nje qytet plote pasuri?
    E ka emrin Kardhiqi,
    i nxuar ujin e zi,
    nje kusar me emrin Ali.

    Pas kesaj gjeme popullsia e keti qyteti u shpernda ne fshatrat Prongji,Plesat,Mashkullore e Zhulat.Kardhiqi mbeti nje fshat i vogel dhe e humbirendesine.Te gjitha keto nga ai Aliu qe ka luftuar zonat me patriotike dhe liridashese,e ka goditur ne zemer popullsine shqiptare kudo qe ngrinte koke.
    Pa me thoni nje rast te vetem ku aliu goditi grekt,asnjehere madje i trajtonte me mire nga te gjithe.
    Shqiptaret i donte vetem per ti futur ne ushtri se qen trima dhe te vriteshin per te dhe i vinte te vrisnin po shqiptare,pervecse kur i erdhi mandata nga turku qe u detyrua te luftoj turqine pa as qe i plaste per shqiperi,madje nuk e dinte se cdo te thoshte.
    Po mos ti kishte luftuar ai tani suliotet do i kishim ne krahun ketej te kufirit,sepse sdo ishin genjyer kure nga dogmat e grekut qe pamvaresine e mori prej shqiptarevet qe aliu hodhi ne lufte por nuk i coi per shqiperine,i beri te luftonin per greqine.... se skishte kohe te luftonte per shqiperi ngaqe duhej te zhdukte me par eSuliote,Kardhiqote e Himariote.....
    Laberia dhe Shqiperia e vleresoi vetem kur iu hodh turkut se derri me ate kohe e kishte mallkuar qumshtin qe i dha hanko kurva.
    Dhe sa per dijeni edhe Hormoven ai e kishte ina pasi e ema e tij bridhte si kurve qe qe me Caushin,priftin e Hormoves.Atehere Aliu derkoi krye xhandarin e tij Qafzezin dhe e poqi ne hell priftin ne syrin e Hankos e cila me kurverine e saj hapi shume hasmerira.
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  7. #47
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Mosha
    100
    Postime
    225
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Plako e dimė fare mirė qė Ali Pashė Tepelena ėshtė njė figurė e rėndėsishme e historisė sonė.

    Por ke parasysh 3 gjėra:

    1. Kur pėr Aliun shkruan Olsi Jazexhiu, veēsa ia zbeh imazhin e ndritshėm qė ka pasur.

    2. Aliu nuk ishte mė i rėndėsishmi, por dikund aty mes tė rėndėsishmėve.

    3. Ke pasur referenca tjera pėr tė shkruar pėr Aliun, (jo nga Olsi Jazexhiu qė ėshtė deklaruar arab)
    Jam plotesisht dakord.
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2009
    Postime
    15
    sa i perket ali pashes munde te them se esht nje nder figurat me te randesishme te kombit edhe perse ai gjith fuqine e ti ushtarake,intelektuale e financiare je kishte qperqendruar ne nje rajon ku ne si komb nuk e keshim shum perfitime

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2009
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga labi i maleve Lexo Postimin
    Aty po sipas zakonit burrat e Kardhiqit i len armet per te festuar me "vellezerit" e pales tjeter por ketu realizohet dhe endra e aliut i cili kishte ndryshe nga cdo lab karakteristike pabesine dhe i fut 700 burra kardhiqot te carmatosur ne ferra e driza de vdisnin me vuajtje dhe urdhrin per ta bere nuk ja zbatoi garnizoni i leberve por ai i Mirditasve.

    Nje pasaktesi e madhe. Ne te vertete mirditasit u urdheruan t'a kryenin kete krim te tmerrshem por ata refuzuan te egzekutonin burrat e Kardhiqit te cilet ishin te paarmatosur. Ata i kerkuan Ali Pashes qe te armatoste burrat e Kardhiqit dhe ata do te ishin te nderuar te luftonin e te vdisnin per te.


    I pari nga mirditasit qe me ndermjetesi te abatit e me porosi te Preng LLeshit shkoj me nje tube mirditasish ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes,qe Ndrek Gazulli,kusheri i abatit IM ZOT PRENG Doēit.Ali Pasha e cakton komandant dhe i jep titullin,, Kapidan,, .Qene pikerisht keta mirditas qe ne vitin 1812 bene aq shume emer, sepse tek Hani i Valarase kundershtuan urdherin e vezirit, Ali Pashe Tepelenes,per te masakruar e vrare Kordhiqet e lidhur. Francizi Samson Lefter ish gjeneral ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes me emrin Ibrahim Manzur Efendi,qe shoqeronte ate dite Ali Pashen e pershkruan keshtu kete ngjarje:
    Aliu ngarkon mirditoret me detyre te vrasin nje tufe burrash Kordhiqiote te lidhur. U degjuan pershperitje ne radhet e tyne.Aliu kujtoj se po bisedonin per shperblim dhe vuri veshin mire.
    Ndreka komandanti i tyre doli perpara dhe me ze te larte e te sigurt tha: "Ali Pasha, urdhnat tuja ne na fyejne rane. Na nuk jemi tarmatosun t 'luftojme kunder njerezve te ēarmatosun e te lidhun.Leni te dalin Kardhiqotet, jepu armet e tyne, te njoftohen per tu mbrojtun e te zane pozicionet dhe ne do te dime te luftojm me ta si burrat.
    Mirditoret dhe une marrim paret tuaja per te qene ushtaret tu e jo per tu zhburrnu e sherby si xhelate.
    Pas ketyre fjaleve ai hyri ne rrjesht me te tjeret. Aliut iu ngrit damari ne balle qe tregonte kulmin e zemerimit, por menjehere e mori veten e ndryshoi pamje.Mirditasve iu ben shenje me dore qe te largoheshin e ta benin pushim ate dite, ndersa Thanas Vajes i nep urdherin e kobshem per ti vrare gjashte e nga gjashte.
    Fama e mirditoreve mori dhene. Pas kesaj ngjarje Kole Prenga paraqitet tek Ali Pasha si prijesi me ne ze. Aliu i dha edhe ketij titullin Kapidan . Pas kesaj ngjarje mirditasit ishin njerezit me te respektuar ne ushtrine e Ali Pashes, por dhe vete Aliu i respektonte i privilegjonte dhe i paguante dyfish me te tjeret.

    (Marre nga "Mirdita, vater e qendreses antiosmane")
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Obgyn : 26-12-2009 mė 16:08

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-11-2009
    Postime
    2
    1812, njė lumė gjaku


    "…Asgjė nuk e prishi qetėsinė nė tri ditėt e para. Selim Bej Koka me tė shoqen kishin vrarė veten. Krerėt e tjerė tė Delvinės, Gjirokastrės e Kardhiqit me Mustafa Pashėn e Demir Dostin me familjet e tyre, nja gjashtėdhjetė veta, Aliu i nisi pėr nė Janinė… Tė nesėrmen doli rrėzė kalasė sė Shėn Triadhės. Do tė kalonin para tij meshkujt gjashtėmbėdhjetė vjeē e lart nga Kardhiqi, Delvina e Gjirokastra tė zėnė rob, tetėqind veta. Ashtu si nė Prevezė katėrmbėdhjetė vjet mė parė, i pa robėrit njė pėr njė nė fytyrė. Njė pjesė, mė tė vjetrit nė moshė, i njihte falė kujtesės tij tė pėrbindshme. Tė tjerėt i pyeti pėr emrin dhe pėr fisin. Nė krye tė tri orėve, gjatė tė cilave qėndroi nė kėmbė pa ndier lodhje, veēoi njėqind e tridhjetė veta, nga mė tė rinjtė nė moshė dhe qė nuk i pėrkisnin ndonjė fisi tė shquar. Tė tjerėt, gjashtėqind e shtatėdhjetė burra, i lidhi e i nisi pėr te Hani i Bariagės nė Valare. Sikur tė shtrohej ndonjė gosti, ashtu do t‘i kishte ndarė qehajai mysafirėt: parinė e madhe nė Janinė, burrat e sėrės sė dytė nė han, tė tjerėt, ata qė s‘kishin ndonjė vlerė, jashtė nė fushė, tė shkonin nga tė donin. Ata qė po shkonin te hani, ecėn nė varg, tė heshtur. E dinin mirė ē‘i kishte gjetur hormovitėt kohė mė parė…

    …Veziri iu soll hanit rrotull, si pėr tė parė lartėsinė e fortėsinė e mureve dhe erdhi qėndroi prapė para portės si Veziri i ēdo dite, ndėrsa rreth e qark rrinte ushtria pa lėvizur, U dėgjuan zėra qė prapa mureve, dikush thirri fort: "Ē‘ėshtė kėshtu?! Ne u dorėzuam, pse na mbyllin kėtu si cjeptė?!" Po shtohej trazira, mbase po lironin duart t‘u ngjiteshin mureve e tė hapnin portėn. U duk sikur Aliu atė po priste. U kthye nga rojat dhe i tha njėrit:

    - A e dėgjon trazirėn? Pse nuk shtie me armėn qė tė kanė dhėnė?

    Roja nuk foli. Heshtja sundoi nė radhėt e ushtarėve e u shtri edhe brenda nė han. U afrua me dorėn nė zemėr kapedani i rojave mirditase dhe foli me zė tė ulėt:

    -Nuk mundemi me vra njerėz tė lidhur, o Vezir i Lartė. Jepu atyre armėt dhe na po grihemi me ta nė sytė e tu.- Ndenji i pėrkulur, me dorėn prapė nė zemėr. - Ti na paguen rrogėn e tė kemi borxh bukėn, veē jepu armėt, - tha duke kėrkuar pajtim me zėrin e nėnshtruar.

    Mė shumė se fjalėt, folėn sytė e tij. Ndenji me mjekrėn varur nė gjoks, i gatshėm tė pranonte edhe vdekjen, po nuk do tė prapsej nga lutja qė bėri.

    …Aliu u kthye nga karroca dhe u ul me derėn hapur, mori karabinėn nė duar, e pa nga tė dyja anėt dhe thirri fort:

    - Bėni detyrėn! Tė pushkatohen me grupe nga pesėmbėdhjetė, te hendeku!

    E zbrazi karabinėn nė erė, duke treguar se nuk do tė lejonte njė fjalė mė tej dhe se ai qė nuk do tė zbatonte urdhrin, do tė linte kokėn. Ēuhadarėt, rojat dhe armatolėt, tė drejtuar nga Thanasi, Tahiri e Griva, qė u quajt "Kardhiqoti", hapėn portėn e hanit dhe filluan tė nxirrnin tė dėnuarit nė grupe nga pesėmbėdhjetė. Nė oborr dhe nė kthinat e hanit po bėhej trazirė. Njė pjesė u vranė aty brenda duke u mbrojtur me duar. Ushtria jashtė rrinte nė heshtje. Tė gjithė ndiheshin pjesėmarrės nė atė qė po ndodhte, sepse s‘ka ndonjė ndryshim tė madh ndėrmjet atij qė zbraz pushkėn dhe atij qė rri duke parė"

    (Kardhiqi, fshati i masakruar nga Ali Pasha- G Shqip)

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    504

    Genc Hoti rreth personit te Ali Pashes (dhe ca te tjera)

    E pashe te rastit te sillja kete shkrim te G.Hoti

    Shenim: eshte thene diku me siper se Aliu na paska rrjedh prej nje familjeje aristokrate - as qe behet fjale, ka qene komplet cub dhe ashtu dhe e ka nis 'karrieren' e vet. Nejse...


    Si e ndryshojnė historinė, posaēėrisht , Ardian Klosi dhe tė tjerėt…

    nga Genc Hoti


    Nė artikullin mbi triumfin Arbėror tė Kastriotit akuzova pėrkthyesin e librit tė Oliver Jens Schmitt si autorin e vėrtetė tė veprės mbi Gjergj Kastriotin dhe si shtytėsin, sė bashku me Fatos Lubonjėn, e interpretimeve antishqiptare tė asaj antivepre. Tani kemi rastin t’i tregojmė lexuesit tonė tė nderuar se si e fallsifikojnė historinė Ardian Klosi nė pėrkthim dhe interpretim, tė paktėn, nė veprėn e famshme tė Franēois Pouqueville: Histoire de la regeneration de la Grece (“Historia e ringjalljes tė Greqisė”) mbi figurėn e Ali Pashės sė Janinės tė botuar mė 1825; apo Shtėpia botuese Almera, me pėrkthim tė Ilirjana Angonit, nė veprėn L’Albania” (“Shqipėria”) tė Fulvio Kordinjanos, origjinalin e tė cilit (vėll. I) botim i vitit 1933, fatmirėsisht e disponoj; apo historiani i artit Josif Papagjoni nė historine e teatrit shqiptar e shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt ma sa kuptoj i kanė shpallur luftė tė vėrtetės shqiptare me pretendimin sikur ēdo gjė fillon me epokėn e komunizmit dhe ata janė ata kampionėt e kėsaj tė vėrtetė duke harruar se janė produkti mė karakteristik i epokės komuniste me negativitetin dhe pozitivitetin e vet. Natyrisht nuk ėshtė fort e lehtė tė pėrcaktohet se kush ka qėnė pjesa negative e epokės sė komunizmit enverist dhe kush pozitive. Por pėr njė gjė duhet tė jemi tė gjithė shqiptarėt tė sigurtė: ka mundėsi qė kjo e fundit tė mos ekzistojė.

    Une nuk e disponoj origjinalin e librit tė Pouqueville sipas botimit tė atėhershėm, por kam pėrpara pikėrisht botimin e vitit 2009 i cili nuk pėrputhet me origjinalin qoftė nė titull, qoftė nė emėrtimin e emrit tė Ali Pashės sė Janinės nga ana e autorit dhe transformimin e tij nė Ali Tepelena nga ana e pėrkthyesit, i cili i jep titullit tė librit emrin e fėmijėrisė (nė qoftė se ėshtė e saktė). Dhe kėtė e bėn kaq hapur dhe kaq i sigurtė sa harron qe edukata qytetare kėrkon nė kėtė rast t’i kėrkohej falje lexuesit pėr kėtė ndryshim manipulues. Kjo nuk do tė kishte ndonjė rėndėsi tė madhe nėqoftė se pėrkthyesi nuk do tė kishte pasur guximin t’i bashkangjiste njė pasthėnie tė tij, pėrmbajtja e sė cilės pėrbėn tendencėn e ndryshimit tė historisė sė atyre anėve dhe tė atyre kohėrave. Ēfarė kėrkon tė thotė me ketė pėrkthyesi i veprės, qė tepelenasit e sotėm janė vazhduesit e tepelenasve tė kohės sė Ali Pashės sė Janinės dhe shqiptarėt duhet tė rrinė tė durojnė kamzhikun e ishkomunizmit, njėsoj si paraardhėsit e tepelenasve tė sotėm duronin kamzhikun e tiranit tė Janinės? E themi kėtė pasi Tepelena e sotme ėshtė veēanėrisht produkti mė karakteristik i komunizmit enverist me tė mirat dhe tė kėqijat e veta; kėshtu qė njerėzit duhet ta pranojnė ashtu siē ėshtė dhe jo ashtu siē mundohet tė na e imponojė autori i Enciklopedisė mbi Tepelenėn, konkluzionet e tė cilit janė me tė vėrtetė skandaloze dhe ne rezonancė tė plotė me pėrkthyesin e veprės sė famshme tė Pukėvilit. Problemi ėshtė thelbėsor dhe ėshtė i lidhur me problemin e mėvetėsisė sė shqiptarėve nė shekullin e XX-tė dhe nė paaftėsinė e tyre pėr tė realizuar kėtė qėndrim politik, sidomos pjesa jugore e Shqipėrisė sė sotme, por qė autorėt shqiptarė postkomunistė shpikin njė ide pėr tė pėrmbysur pasojėn e ngjarjeve historike tė atyre anėve dhe pėr t’ja injektuar Ali Pashės sė Janinės dėshirėn pėr tė formuar shtetin shqiptar (pėr kėtė problem do tė flasim nė vazhdim). Fantazia e kėtyre studiuesve ėshtė pėr tu admiruar, por harrojnė se gjėrat nuk ėshtė mirė tė shpiken nė kundėrshtim me ligjet e natyrės njerėzore. Pėr kėtė tė fundit studiuesit shqiptarė me sa kam kuptuar nuk janė kanė haberin nė mėnyrė absolute, rezultat i keqarsimimit tė tyre universal, por dhe i keqdashamirėsisė qė i karakterizon, karakteristikė e botės fshatare prej nga e kanė prejardhjen e afėrt.

    Sė pari pėrkthyesi i ka ndryshuar emrin Ali Pashės sė Janinės, duke e nėnquajtur Ali Tepelena. Nė origjinal ėshtė Ali Pasha i Janinės dhe kėtė pėrkthyesi e di shumė mirė. Dmth kėtu kemi njė tendencė me dashje dhe njė qėllim tė fshehtė. Pėrse duhet ndryshuar origjinali dhe tė sajohet njė mosqėnie pėr autorin? E thėnė me fjalė tė tjera pėrthyesi kėrkon t’i krijojė histori zonės sė parė operative meqėnėse kjo zonė nuk ka tė tillė, pasi kjo e fundit fillon dhe mbaron me epokėn e komunizmit. Gjėrat duhen thėnė siē kanė ndodhur dhe jo si na pėlqen ne tė ndodhin, dhe kjo pėrbėn sakrilegjin e parė tė autorit. Tepelena e sotme ka vetėm dy tėrėsi ngjarjesh pėr tė cilat mund tė krenohet, vetėm se njėra ėshtė e sajuar dhe nuk ka luajtur asnjė rol nė zhvillimin e krahinės, pėrveē faktit qė mban emrin e njė prej pashallarėve mė me zė tė Perandorisė Otomane; akoma mė tej, kjo e fundit, ėshtė pėrdorur si suport pėr tė krijuar tėrėsinė e ngjarjeve dytėsore (1939-1944) pas 1945-sės edhe pse une pretendoj se tėrėsia e ngjarjeve tė viteve tė sipėrme janė tė gjitha tė sajuara nė letėr dhe aspak njė realitet historik.

    Tė flasėsh pėr Tepelėnėn nuk ėshtė fort e vėshtirė. Nė qoftė se qyteti i sotėm e ka zanafillėn (njėra hipotezė) tek Ali Pasha i Janinės, i quajtur fėmijė Ali Tepelena (Unė akoma nuk kam e gjetur identitetin e tij sipas ketij emertimi, duke pėrfshirė edhe Pukėvilin) deri nė moshėn 24 vjeēare ku u martua me tė bijėn e njė pashai duke e transformuar nė Ali Pasha i Tepelenės; emri i fundit u transformua nė Ali Pasha i Janinės mė 1788 kur u bė sundimtar i Janinės mbi ēbazė njihet nė tė gjithė botėn historike, por qė titullin pasha e pati marrė qė mė 1784 kur u caktua me detyrė nė Sofie (sipas Enciklopedise se Tepelenės mbi Ali Pashėn e Tepelenės).

    Ndėrsa krahina e Tepelenės e ka zanafillėn nė kohėn e fillimit tė komunizmit kur u bė qėndėr e njė rrethi me kėtė emėr, tė barabartė me Gjirokastrėn. Po tė bėjmė historikun politik tė kėsaj krahine komuniste do tė kishim kėtė panoramė:

    Formohet nga Ali Pasha i Janinės, nė kujtim tė vėndlindjes sė tij, nė ēerekun e fundit tė shekullit tė 18 dhe ka qėnė gjithmonė (pas 1920) nėnprefekturė e prefekturės sė Gjirokastrės (ky ėshtė versioni qė jep “Shqipėria e Ilustruar 1927″, ndėrsa Enciklopedia e Tepelenės (2005), e krijuar nga pinjollėt e komunizmit, jep versionin e prejardhjes sė emrit tė qytetit jashtė figurės tė Ali Pashės sė Janinės sipas katėr varianteve ku varianti i katėrt konsiderohet si mė i qėndrueshme dhe qė do tė thotė “kodra e Helenės” sipas versionit tė pėrkthyer nga turqishtja, por qė nuk tregon nė rrjedh emri i Ali Pashės nga Tepelena, apo emri i qytetit nga pashai i Janinės. E bukura ėshtė se kjo enciklopedi nuk u krijua nė kohėn e diktaturės, por nė kohėn e demokracisė. A nuk ka kėtu njė domethėnie me pasoja?); ku kjo e fundit kishte kėto dimensione sociale mė 1927:

    Gjinokastra (kėshtu e ka pasur emrin deri mė 1945), prefektura, kishte 13 lagje, 1807 shtėpi dhe 9578 banorė. Ndėrsa si rreth i qėndrės kishte 43 katunde, 5017 shtėpi me 25468 banorė. Si prefekturė Gjinokastra kishte 349 katunde, 23333 shtėpi me 145192 banorė tė shpėrndarė nė nėnprefekturat si mė poshtė:

    Pėrmetit, nėnprefekturė, kishte 4 lagje, 604 shtėpi me 2718 banorė. Ndėrsa si rreth i qėndrės kishte 49 katunde, 2578 shtėpi me 12574 banorė. Kjo nėnprefekturė kishte nė varėsi dy krahina: atė tė Kėlcyrės me 31 katunde, 1335 shtėpi me 7257 banorė dhe krahinėn e Frashėrit me 25 katunde, 755 shtėpi me 3605 banorė. Totali i kėsaj nėnprefekture ishte: 105 katunde, 4668 shtėpi me 23436 banorė

    Delvina, nėnprefekturė, kishte 5 lagje, 356 shtėpi me 2526 banorė; ndėrsa si rreth i qėndrės kishte 48 katunde, 3436 shtėpi me 16115 banorė. Nė varėsi nė saj ishte dhe krahina e Sarandės me 18 katunde, 839 shtėpi me 4304 banorė. Totali i kėsaj nėnprefekture ishte 66 katunde, 839 shtėpi me 20419 banorė.

    Libohova, nėnprefekturė, kishte 12 lagje, 786 shtėpi me 2545 banorė; ndėrsa si rreth i qėndrės kishte 28 katunde, 2477 shtėpi me 15824 banorė. Nė varėsi tė saj ishte krahina e Poliēanit me 8 katunde, 1067 shtėpi me 3030 banorė.

    Tepelena, nėnprefekturė, kishte 2 lagje, 91 shtėpi dhe 275 banorė; ndėrsa si rreth i qėndrės kishte 54 katunde, 3878 shtėpi me 18 223 banorė.

    Nėnprefektura e Kurveleshit, si rreth i qėndrės, kishte 14 katunde, 2261 shtėpi me 10665 banorė.

    Nėnprefektura e Ēamėrisė, si rreth i qėndrės kishte 31 katunde, 1921 shtėpi me

    10485 banorė.

    Nė vitin 1927 jepet veprimtaria ekonomike e kėsaj nėnprefekture ku Tepelena kishte 5303 franga ari tė ardhura, duke konsumuar 5233 tė tilla. Nėnprefektura e Tepelenės kishte njė gjimnaz me 98 nxėnėsa meshkuj dhe 27 femra, 14 shkolla fillore me 495 nxėnėsa meshkuj dhe 130 femra ku numuri i nxėnsave tė detyruar pėr tė vazhduar shkollėn fillore ishte 2280. Nė nėnprefekturė kishte vetėm njė mjek dhe asnjė dentist, mami apo farmaci. Kishte vetėm njė zyre telegrafike, njė postė, 5 makina, njė telefon.

    Nėnprefektura e Tepelenės kishte: 4000 hektar ara, 150 hektar vreshta dhe 350 hektar kopshte. Kishte 8000 hektar tokė tė papunuar dhe 5000 hektar kullota. Ajo prodhonte: 1800 kuintal grurė, 17900 kuintal misėr, 102 kuintal elb, 280 kuintal tėrshėrė, 140 kuintal okėr, 70 kuintal duhan, 500 kuintal rrush, 200 kuintal vaj ulliri 30 kuintal fasule, 30 kuintal verė, 60 kuintal arra, 20 kuintal mjaltė, 80 kuintal patate, 10 kuintal lajthi, 7 kuintal bajame, 2 kuintal fshesa, 12 kuintal peshk. Kjo nėnprefekturė kishte: 38667 krerė dhen, 30640 krerė dhi, 18000 krerė shqerra, 12000 krerė kecėr, 3000 lopė, 500 viēa, 2200 krerė qe, 3500 sqep, 1700 kuaj, 400 mushka 900 gomerė, 1200 pela. Prej kėtyre bagėtive ėshtė marrė ky prodhim: 200 kuintal gjalp, 800 kuintal djath, 1386 kuintal lesh, 2500 kuintal qumėsht, 40 kuintal kos, 500 kuintal mish 6000 kuintal lėkurė. Nėnprefektura e Tepelenės kishte: 2600 rrėnjė fiq, 860 rrėnjė mollė, 2000 ullinj, 400 dardha, 300 ftonj, 1600 rrėnjė shegė, 2000 mana, 6000 arra, 700 bajame, 100 lajthi, 6000 kumbulla. Kjo nėnprefekturė kishte 49 mullinj dhe 49 punėtorė, 4 destila me 6 punėtorė, 1 fabrike rrasash me 3 punėtorė, 12 furra gėlqeresh me 18 punėtorė, 5 kėpucari me 5 punėtorė, 3 rrobaqepėsi me 3 punėtorė, 6 zdrukthtari me 6 punėtorė dhe 5 hekur punues me 5 punėtorė, 3 furra buke me 6 punėtorė, 4 kafene me 8 punonjės, 2 berberhane me 3 punėtorė, 2 dyqane kasapėsh me dy punonjės, 3 opingar me 3 punonjės, 2 dyqane nallbanėsh me dy punėtorė, 5 dyqane qymyri me 5 punėtorė, 1 pijetore me 3 punėtorė, 2 hotele me 4 punonjės, 3 hane me 8 punonjės, 2 samarxhi me 2 punonjės, 6 dyqane bakalli me 10 punonjės, 4 dyqane kallajxhi me 8 punėtorė. Nga pėrmbajtja religjione nėnprefektura e Tepelenės kishte 31 xhami, 39 teqe, 7 baballarė, 10 shehlerė, 30 dervishė, 30 kisha ortodokse me 6 priftėrinj dhe 3 manastire. Nėnprefektura e Tepelenės kishte 33 nėnpunės tė ndarė si mė poshtė: 3 nė administratė, 8 financė, 3 drejtėsi, 15 arėsim, 1 nė zyrėn botore dhe 3 nė post-telegraf (tė gjitha kėto janė marrė nga Shqipėria e Ilustruar 1927).

    Ndėrsa kur doli Fjalori Enciklopedik shqiptar (1985) pėr Tepelenėn thuhej se kishte 5092 banorė (sipas kėsaj enciklopedie nė shekullin e XVII Tepelena kishte 250 shtėpi; kjo duhet tė jetė njė shpikje) dhe ky qytet kishte qenė qėndėr e rėndėsishme e Luftės ANĒ. Sipas kėsaj enciklopedia Tepelena deri mė 1820 ishte rezidenca e dytė e Ali Pashės, pas Janinės (edhe kjo duhet tė jetė njė shpikje e shkollės komuniste). Ndėrsa rrethi i Tepelenės kishte 46 100 banorė tė shpėrndarė nė dy qytete, 66 fshatra tė grupuara nė 13 fshatra tė bashkuara, popullsia nė qytet 24,3% dhe nė fshat 75,7%. Para ēlirimit nė Rr. e T. Kishte vetėm 13 shkolla fillore. Sot ka 11 shkolla tė mesme, 74 shkolla 8-vjeēare, 59 kopshte. Ka 35 muze fshatrash, 4 shtėpi muze dhe muzeun historik tė rrethit, 118 biblioteka. Zhvillojnė veprimtari 16 shtėpi kulture, 46 vatra kulturore, 2 kinema, 1 kinoklub. Ka 22 grupe teatrale (14 nė fshat), 48 grupe estradash, 14 ansamble artistike, 186 grupe folklorike. Mė 1938 kishte njė mjek dhe njė farmaci. Sot ka 6 spitale, 40 shtėpi lindjeje, 76 ambulunca, 16 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator bakteriologjik (tė gjitha kėto sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, bot. 1985).

    Ndėrsa nė vitin 1995 qyteti i Tepelenės kishte 2259 familje me 8765 banorė, 14 ndėrmarje shtetėrore, 1 kopėsht fėmijėsh, 16 ndėrmarje tė privatizuara, 17 firma private ndėrtimi, 7 firma prodhimi, 1 firmė bujqėsore, 1 firmė grumbullimi, 11 firma tragėtare, 352 aktivitete private ndėr tė cilat 100 nė transport, 65 nė shėrbime, 48 tė ushqimit social, 137 tė tregėtisė dhe 2 nė grumbullim. Ka njė shkollė tė mesme, 2 shkolla tetėvjeēare, 1 spital, 1 qėndėr shėrbimi epidemiologjik, 1 shtėpi kulture, 1 qėndėr kulturore tė fėmijėve, 1 muze historik, 1 poliklinikė, 4 klinika stomatologjike private, 4 farmaci private.

    Rrethi i Tepelenės mė 1995 kishte 51 712 banorė, nga tė cilėt 17 599 nė qytet dhe 34113 nė fshat. Nga pikėpamja bujqėsore rrethi i Tepelenės shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 81 734 ha., nga tė cilat 13 055 ha. tokė bujqėsore, 17 280ha. Pyje, 30 014ha kullota e livadhe dhe 21 417ha. sipėrfaqe tė tjera. Rrethi i Tepelenės nė vitin 1998 kishte 11 879 ha. tokė bujqėsore, 183 ha. pemėtore, 229ha. ullinj, 7ha. vreshta. Ndėrsa nga pikėpamja blegtorale rrethi i Tepelenės mė 1998 kishte: gjedhe gjithsejt 12 449 krerė ku nga kėto 7 492 lopė, tė leshta gjithsejt 112 469 krerė ku nga kėto 77 810 dele, tė dhirta gjithsejt 73 505 krerė ku nga kėto 52 420 dhi pella, kishte 91 448 shpendė dhe 2 600 bletė (tė gjitha kėto janė marrė nga Enciklopedia e Tepelenės me autor Novruz Shehun, bot. i vitit 2005).

    I tregova tė gjitha kėto pėr t’i krijuar lexuesit pėrmasėn e zhvillimit shoqėroro- historik tė kėsaj krahine brėnda 70 viteve, por brėnda dy politikave diamentralisht tė kundėrta nė qėllimin kombėtar.

    Pėrfundimisht, sipas kėtyre tė dhėnave, raportet shoqėrore tė zhvillimit e nxjerrin epokėn e komunizmit determinuese nė planin sasior relativ dhe vetėm kaq. Ndėrsa nė planin absolut sasior (sipas raportit me individin) me keqardhje kostatoj se ky zhvillim, pėrgjatė epokės komuniste, ishte mė i pakėt se nė kohėn e Republikės Zogolliane edhe pse pėr bazė ėshtė marrė njė etapė kohore prej katėr vjetėsh pėrtej epokės komuniste, por qė autori i Enciklopedisė sė Tepelenės nuk ka se si ta kuptojė kėtė kur nuk ka marrė parasysh tė dhėnat e kaluara dhe nuk ka publikuar tė dhėnat e reja nė raport me individin.

    Rėndėsia nuk qėndron kėtu, por kryesisht nė pėrparėsinė qė epoka e komunizmit i dha krahinės sė Tepelenės duke e ngritur atė nė rangun e Gjirokastrės, por e gjitha kjo brėnda propogandės politike, pasi nė kuadrin e zhvillimit historik ndjehet inferioriteti edhe pse autori i enciklopedisė ka tentuar t’i bashkangjisė Tepelenės produktin intelektual tė Prefekturės sė Gjirokastrės, siē ėshtė rasti i familjes sė nderuar Dilo me prejardhje nga Labova ku veēohet Avokat Dr. Vasil Kostandin Dilo (1868-1959) veprimtaria e tė cilit ishte e lidhur fillimisht me Ēamėrinė, Gjirokastrėn dhe pastaj me Tiranėn. Ėshtė kjo arėsyeja pėrse kėrkohet t’i krijohet histori kėsaj krahine me anė tė figurės sė Ali Pashės sė Janinės; pasi tė gjithė zėrat individualė fillojnė dhe mbarojnė pas Ali Pashės sė Janinės.

    Duke u rikthyer tek vepra e Franēois Pouqueville “Historia e ringjalljes sė Greqisė”, Tiranė 2009, marrim nė analizė pasthėnien e pėrkthyesit Ardian Klosi mbi figurėn e Ali Pashės sė Janinės, por duke nxjerrė mė pėrpara, nga libri i mėsipėrm, dinamikėn shoqėrore tė Ali Pashės sė Janinės dhe paraardhėsve tė tij.

    Shqiptarėt e sotėm kujtojnė se duke mohuar njė pohim mund tė krijojnė njė pohim tė ri dhe tė pranueshėm nga bota. Por harrojnė qė bota flet vetėm njė herė dhe ajo e ka thėnė fjalėn e saj pėr figurėn e Ali Pashės sė Janinės. Pėr tė ndryshuar kėtė imazh duhet ndryshuar bota dhe sidomos bota shqiptare tė cilėn produkti i komunizmit kėrkon ta lėrė nė gjumė edhe pėr ca kohė tė tjera. Vini re kėmbėnguljen e kėtij produkti dhe si kėrkojnė ta trajtojnė figurėn e Ali Pashės sė Janinės duke i ndryshuar historinė:

    Sipas Franēois Pouqueville shoqėria e atyre anėve nė atė kohė ishte nė njė gjėndje barbarie ku mbretėronte njėfarė balance politike e mbajtur nga lidhje qė i kaliste rastėsia, tė rregulluara nga forca e zakonit dhe tė drejtuara nga njė politikė instikti (f.19). Nė kėtė ambient lindi dhe u rrit heroi ynė, emri i tė cilit ishte i lidhur me qytetin e Tepelenės (dmth Ali Pasha i Janinės nuk i ka dhėnė emrin qytetit) i cili shpesh herė ishte objekt i vjedhjeve dhe grabitjeve tė tė jatit dhe xhaxhallarėve tė tij (f. 14-15). Pas martesės sė parė, filloi intrigat dhe vrasjet qė i hapėn rrugėn drejt vendosjes sė sundimit tė vet nė pjesėn jugperėndimore ballkanike tė Perandorisė Otomane. Pas vrasjes sė kunatit tė vet, duke parė qė Porta e Lartė nuk po jepte ofiqet e tij, hyri nė shėrbim tė Selim bej Kokės, pinjoll i njėrit prej oxhaqeve mė tė larta tė Japurisė. Edhe pse nuk i doli hesapi, emri i Ali Bej Tepelenės mori pėrditė e mė shumė famė. Atentati qė kreu, jo vetėm qė nuk e damkosi me turp, por i dha popullaritet, nė njė vėnd ku mbretėronte oklokracia (qeverimi i llumit) dhe ku krimet e bujshme i quajnė prova talenti; dhe diti t’i futej kaq bukur nė zemėr pashait tė ri, saqė hynte e dilte nė sarajet e tij si tė ishte i biri, ēka i dha nė dorė mjetet pėr intrigat e reja (f. 28) duke u bėrė bashkėpunėtor i pashait, i cili pėr dreq e pėr fat tė keq nė krah tė vetin kishte njeriun me emrin Ali Tepelene, tradhėtar qė vetėm gropėn i dėshironte (f.29). Kėshtu shkruan pėr Pashain e Janinės njohėsi mė i afėrt i tij.

    Por ēfarė ndodh? Mbas 170 vjetėve kėto fjalė konsiderohen tendencioze dhe sipas autorit tė Enciklopedisė sė Tepelenės kurrsesi nuk mund tė qėndrojnė versionet e studuesve tė huaj pėr prejardhjen jo shqiptare tė Ali Pashės dhe se karrierėn e ka nisur si hajdut apo njeri i rėndomtė. Ėshtė njė qėndrim qesharak, qė mbahet zakonisht ndaj personaliteteve tė mėdha tė kombeve tė vegjėl (f. 657). Dmth sipas autorit tonė ne duhet tė mos i besojmė njeriut qė ka bashkėjetuar politikisht me Ali Pashėn e Janinės, por njė produkti komunist me njė intelekt tė dyshimtė kulturor. Ky dyshim lind ngaqė autori i enciklopedisė tepelenase i atribuan shqiptarėve njė komb dhe e bėn Ali Pashėn e Janinės personalitet shqiptar kur ai jo vetėm qė nuk i ka bėrė mirė Shqipėrisė nė asnjė hallkė tė zhvillimit tė saj, por, pėrkundrazi, i ka bėrė kaq keq sa kur erdhi puna pėr ndarjen e kufijve tė Jugut tė Shqipėrisė pėr bazė u muar kufiri i nėnndarjeve tė vendosura nga Ali Pasha i Janinės (Protokolli i Firences, 17 dhjetor 1913).

    Interesant ėshtė fakti se autori shqiptar nuk pranon vetėm keqemėrtimin e figurės sė Ali Pashės, por pranon veprimtarinė antishqiptare tė kėtij tė fundit, tė cilėn me sa duket nuk e ka kuptuar dot. Sipas autorit francez pashai i Janinės sundoi pėr njė kohė tė gjatė nė Greqi dhe e mbushi skenėn deri nė atė shkallė, saqė Greqia u pėrgatit pėr fatin e vet tė lartė nėn hijen e ambicjes sė kėtij tirani (f. 9), kur nga ana tjetėr pranon qė Greqia nuk u pėrzie asfare nė shkundullimat qė rrokėn Turqinė e qė morėn fund me Traktatin e Eks-la-Shapelės (f. 11). Autori i Enciklopedisė sė Tepelenės, pėr kėtė problem, pranon se nga viti 1820-1822 pėr rreth dy vjet kryhet pėrballja e madhe e Aliut me Perandorinė. Paralelisht ndihmon lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė Ballkanit e veēanėrisht kryengritjen e popullit grek (f. 658). Atėhere pėr ēfarė personaliteti shqiptar bėni fjalė zoti Novruz Shehu? Akoma mė keq, pėr ēfarė pasaporte identiteti bėni fjalė i nderuar zotėri (f. 12 e Enciklopedisė sė Tepelenės) kur bota e Tepelenės lidhet, nga ana Juaj, ose me botėn e njė krimineli shumėpėrmasor, ose me krimin e njė bote thellėsisht antishqiptare, siē ishte bota e komunizmit qė shumė tepelenas i kanė shėrbyer pa ndėrgjegje vetėm pėr bukėn e gojės. Mos merrni pėrsipėr justifikimin e krimit tė njė pakice tepelenase pėr t’i dhėnė lavdi shumicės sė paditur. Me sa kam kuptuar ky ka qenė qėllimi i botimit tė kėsaj enciklopedia qė ka vetėm vlera politike, por aspak kulkturore. Keni vazhduar punėn pėrēarėse tė njė grupi njerėzish qė kanė punuar dikur nė organet e krimit komunist dhe kjo nuk ėshtė gjė e mirė. Fakti qė ideje Juaj pėrputhet nė thelbin e saj me idenė e pėrkthyesit Ardian Klosi duhet tė merret me mėnd se ēfarė pėrfaqėsoni Ju me kėtė veprimtari, tė vetėquajtur Enciklopedi dhe kujt i shėrbeni.

    Pasthėnia e pėrkthyesit ėshtė njė mpleksje e pohimit me mohimin ku kjo e dyta jo vetėm qė nuk del hapur asnjėherė, por ngelet detyrė e lexuesit pėr tė zgjedhur atė qė kėrkon tė imponojė Ardian Klosi brėnda karakterit hipotetik. Dinakėria e pėrdorur nga pėrkthyesi ne kėtė pasthėnie ka vetėm njė qėllim: tė argumentojė personalitetin pozitiv tė Ali Pashės sė Janinės nė ndihmė tė krahinės sė sotme tė Tepelenės sipas mentalitetit tė shqiptarėve tė sotėm. Nėnkuptimet mbi figurėn e pashait otoman me origjinė shqiptare janė analoge me nėnkuptimet e analizės sė diktatorit shqiptar me origjinė otomane dhe nė kėtė pikė ato pėrputhen nė shkaqe dhe pasoja me tė vetmin ndryshim se i pari ishte shėrbėtor i perandorisė mė tė madhe feudale nė botė, kur i dyti shėrbėtorė i perandorisė sė parė kapitaliste nė botė. Pikėrisht kėto tė fundit pėrbėjnė thelbin e qėnies sė tyre tė pėrgjithshme dhe tė veēantė, pikėn ku fillojnė vuajtjet e popullit shqiptar.

    Kur lexon veprėn e Pukėvilit mbi ringjalljen e Greqisė e kupton se sa fallso ėshtė pasthėnia studimore e pėrkthyesit, pasi pėrmbajtja e gjithseicilės nuk pėrkojnė me idenė pėrse autori shqiptar merr pėrsipėr tė interpretojė njė mospėrputhje idesh, veprash, pėrfitimesh dhe t’i paraqesė ato si tė varura nga vepra e autorit francez. Ē’lidhje kanė tė gjitha kėto me popullin shqiptar dhe pėrse duhet t’ja pasurojmė kėndvėshtrimin mbi pashain qė i bėri mirė tė gjithė Ballkanit, pėrveē Shqipėrisė dhe shqiptarėve? Kur lexon pastaj pasaēėrisht pasthėnien e pėrkthyesit e kupton lojėn qė kėrkon tė luajė manipulatori i historisė dhe pėrse ai ka shkruar njė pasthėnia pas perlės franceze. Nuk bėhet fjalė pėr njė angazhim solidariteti tė intelektit tė autorit me pėrkthyesin, por bėhet fjalė pėr lidhjen e pashait tė Janinės me vėndlindjen e tij a thua se akti i lindjes pėrbėn kuintesencėn e zhvillimit tė racės njerėzore nė Tokė. Nė qoftė se thelbi i kėsaj tė fundit ėshtė e lidhur me faktorin kohėlindje pėrkthyesi shqiptar nuk di tė pėrfitojė prej saj pėr shkak tė formalizmit edukativ filozofik qė mbart. Por kur pretendon se vepra e Pukėvilit ėshtė mirėpritur kudo, pėrveē se nė vėndin e lindjes sė protagonistit ku na qėnka ngritur njė historiografi e vetme mbi njė diktaturė tė vetme (f. 520) kuptohet qė pėrkthyesi me dashje ka harruar se uniteti i kėsaj historiografie me diktaturėn ka pasur si pasojė pikėrisht kallėpin e intelektualit tė tij. Ėshtė e pamundur qė ndėrgjegjja e kėtij kallėpi tė pranojė pėrmbysjen e formuesit tė kallėpit dhe kėtu fillon loja e pėrkthyesit tonė. Ai kėrkon tė pėrmbysė njė pėrfytyrim inekzistent dhe tė paraqesė pėrfytyrimin komunist si tė ri dhe nė pėrputhje me idetė e Pukėvilit, ku thelbi i veprės sė francezit ėshtė fund e krye njė pėrputhje e politikave tė Ali Pashės sė Janinės me interesat e popullit grek.

    Nga ana tjetėr, tentativa e pėrkthyesit pėr tė afruar produktin e pashait otoman me atė tė diktatorit komunist duke e paraqitur Enver Hoxhėn si simpatizant tė Ali Pashės sė Janinės (f. 531-535) na duket njė tentativė reale pėr tė zbutur botėn e krimit komunist. Pasi lexon veprėn e Pukėvilit bindesh qė krimi komunist nė Shqipėri ėshtė ngritur mbi bazėn e skanimit politik qė Enver Hoxha i bėri veprės sė gjaksorit tepelenas nė njė masė tė tillė sa ato duhet tė pėrputhen nė njė masė absolute. Raportet politike dhe ekonomike qė Pashai i Janinės kishte me Stambollin duhet tė jenė krejt tė barabarta me raportet komplekse po tė tilla qė Enver Hoxha kishte me Londrėn. Kėshtu qė nuk ka mundėsi qė figura e Ali Pashės sė Janinės tė ketė qėnė e dyshimtė pėr diktatorin shqiptar, ajo ka qėnė epiqėndra e tij politike nė formė dhe pėrmbajtje, ne sasi dhe cilėsi, nė ēfaqje dhe thelb, kategori tė cilat pėrrkthyesi Klosi mundohet t’i anashkalojė.

    Dua t’i kujtoj pėrkthyesit qė figura e Ali Pashės sė Janinės nuk mund tė krahasohet kurrsesi me atė tė Gjergj Kastriotit, tė Bushatllinjve tė Shkodrės ku kėta tė fundit i bėnė popullit shqiptar dy tė mira qė pėrcaktuan tė ardhmen europiane tė popullit shqiptar: lejuan formimin e qėndrės institucionale katolike nė qytetin e Shkodrės, duke e larguar nga trekėndėshi Mat – Mirditė – Dibėr, dhe nuk lejuan transformimin e shqiptarėve nė fenė e shkjaut, tė Ismail Qemalit dhe tė atyre burrave qė morėn pėrsipėr shpalljen e mėvetėsisė sonė kombėtare. Ali Pasha i janinės nuk mund tė pėrputhet me asnjė figurė kombėtare shqiptare, sepse nuk ka qėnė i tillė as nė shpirt dhe as nė vepra. Nuk ėshtė e vėrtetė qė figura e tij u nėnkuptua si njė figurė e shquar e kombit (f. 520); ky nėnkuptim ka qėnė i shkollės komuniste dhe, personalisht Ju, kėtė kėrkoni tė vendosni me kėtė pasthėnie. Analiza e figurės eė Ali Pashės sė Janinės nga ana e Pukėvilit ėshtė e mjaftueshme pėr tė vėnė njė vijė mospėputhėse midis karakterit tė tij dhe popullit shqiptar. Ali Pasha i Janinės nuk ishte produkti i popullit shqiptar, por i perandorisė Otomane dhe kjo pėrbėn thelbin e ekzistencės sė tij historike, duke pėrfshirė edhe diktaturėn komuniste me tė cilėn ajo pėrputhet.

    E sa pėr mosbotimin e veprės sė Pukėvilit pas 1991 nuk qėndron problemi nė fortėsinė e kafshatės, pasi thelbi i veprės sė Pukėvilit ėshtė ditur nė tė gjithė pėrmasėn e vet, por ajo nuk i ka pėlqyer pinjollėve tė komunizmit, ēka tregon se tėrėsia e botimeve shqiptare edhe sot ėshtė pronė e botės postkomuniste, e barabartė me paraardhėsen e vet. Botimet e sotme tentojnė, gjithmonė e mė shumė, tė argumentojnė pozitivitetin e sė shkuarės komuniste ku dualiteti i nėnkuptimeve anon nga kjo e fundit paēka se pasoja ka qėnė katastrofale pėr tė gjithė shqiptarėt pa pėrjashtim.

    Tiranė 24.11.2009

  12. #52
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,907
    E pashe nje emision te OPINION i Blendi Fevziut per Ali Pashe Tepelenen. Mu duk mjaft interesant sesi u trajtua debati prandaj po e sjelli ketu.

    Hyni ne kete link dhe e shihni videon e ketij emisioni

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4012#

  13. #53
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    788
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Necky, pershnetje!

    N.q.se munesh me m'heq paqrtesi qe kam n'lidhje me Ali Pash Tepelenen.
    Historianet egjiptian e kan cilsu si themeluesi i Egjiptit modern.
    Dhe se dinastia e shqiptarve ka zgjat 150 vjet (perfundoi ne 1952)

    Pytjet jan kto:
    - Duke konsideru rolin e M.A.P.Tepelenes ne histori, perse n'Shqipri ka qen fol shum pak per te?
    - Ku mundem me gjet historin e vertet?


    Pres pergjigje edhe nga te tjere.
    Faleminderit.
    skenderi.
    Gjatė kohės tė Ali Pashė Tepelenės si sundues i Janinės, ishin edhe dy shqiptarė tjerė me emrin Ali qė ishin bashkėkohas tė tij tė cilėt kishin njė rolė tė madh. Ali Pashė Gusia ishte njėri nga udhėheqėsit e trupave shqiptare gjatė Lidhjes sė Prizrenit dhe tjetri ishte Mehmet Ali Pasha, i cili edhe mundė tė quhet si krijues i Egjiptit modern pėr shkak se luajti njė rolė tė madh nė lindjen e afėrt dhe ishte ky qė krijoi dinastinė udhėheqėse tė Egjiptit qė pėrfundon me Mretin Faruk.
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    805
    duke lexuar temen per regjistrimin e popullsise ku thuhet se shqipetaret jane pakesuar(nga vete ne shqipetaret)dhe me temen e ALI PASHE TEPELENES ,qe koken ja pren vete shqipetaret (pavarsishte se nga kush ishin paguar apo urdheruar)dal ne perfundimin se ne jemi e keqja e vetes

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,284
    Ketu eshte dhe emri i katragjyshit tim ...


    Historia e komandantėve tė stėrvitur prej Ali pashė Tepelenės

    Kush janė krerėt e kryengritjeve pas 1822

    Erion HABILAJ
    Kryengritjet shqiptare kundėr Perandorisė Osmane nė vitet 1820, pas rėnies sė pashallėkut tė Ali Pashės Tepelenės, u shtuan shumė dhe pėrbėnin njė rrezik pėr Turqinė. Nė krye tė kėtyre kryengritjeve u vendosėn ushtarakė tė lartė qė i kishin shėrbyer pėr shumė kohė Ali pashė Tepelenės. Gazeta "Tirana Observer" boton listėn e 40 kapedanėve qė drejtuan kėto kryengritje dhe historitė e tyre.
    Edhe pas rėnies sė pashallėqeve shqiptare autonome tė Janinės dhe tė Shkodrės pushteti osman nė tokat shqiptare nuk u pėrforcua. Protestat dhe kontestimet nga pala shqiptare vazhduan nė forma tė ndryshme, kryesisht me armė nga ana e popullsisė shqiptare. Nė krye tė kėsaj lėvizje tė qėndresės sė armatosur qenė vėnė elementė feudalė qė ishin kundėrshtarė tė pushtuesve osmanė, elementė qė kishin qenė mbėshtetja shoqėrore dhe politike e Ali pashė Tepelenės. Kjo periudhė nė historinė e Shqipėrisė ėshtė cilėsuar si tepėr delikate dhe moment i errėt pėr fatet e saj. Pėr kėtė dolėn nė skenė dhe luftuan pėr atdheun kapedanėt e malėsorėve dhe tė fshatarėsisė si Marko Boēari, Ēelo Picari, Zylyfar Poda, Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Rrapo Hekali, Spiro Gjika, Dervish Ali Dukati, Balil Nesha, Janaq Kumiu, Hodo Ali Nivica, Gjikė Thanasi etj. Nė kushtet e krijuara, interesat e kėtyre udhėheqėsve pėrfaqėsonin interesat e shtresave popullore. Gjatė gjithė historisė, populli shqiptar ka qėndruar vazhdimisht nė kėmbė, kurdoherė i gatshėm pėr t'iu hedhur nė grykė armikut, pa peshuar asnjėherė forcat e panumėrta tė pushtuesit.
    Nė tė gjithė Shqipėrinė e Jugut po zhvilloheshin beteja tė pėrgjakshme, ku Ali Pasha dhe trimat e tij luftonin si luanė. Tė parėt qė u hodhėn nė sulm, ishin bijtė e Sulit me nė krye prijėsin e tyre tė talentuar ushtarak, Marko Boēarin. Mė tej me luftėtarėt e Kolonjės ishte Zylyftar Poda, qė kishte zėnė urėn e Ostanicės pėrmbi Vjosė dhe i kishte prerė pushtuesit ēdo lidhje nga ana e veriut. Tė njėjtin veprim kishin bėrė trimat e Aliut edhe nga lindja. Forcat kryengritėse e shkatėrruan pozitat e trupave turke. Me njė sulm tė befasishėm u mor pėrsėri kalaja e Tepelenės nga trimat e Ali Pashės, tė udhėhequr nga luftėtari i ri Ēelo Picari, tė cilit iu besua mbrojtja e kėsaj kėshtjelle.
    Suli dhe Marko Boēari nė kryengritje
    Tė paharruara do tė mbeten nė histori betejat e shumta, plot trimėri dhe vetėmohim, qė zhvilluan suliotėt gjatė viteve 1822 dhe 1823. Sipas historianėve, nė luftė kanė qenė dhe gratė e Sulit. Madje thuhet se nė haremet e sulltanit nuk ka pasur asnjė femėr nga Suli edhe pse ishin tė njohura pėr bukurinė e tyre. Komanda e udhėheqjes greke pėr t'i afruar trimat e Sulit i dhuroi kapedanit tė tyre, Marko Boēari, diplomėn e gjeneralit, por ai nė mbledhje me luftėtarėt e tij doli pėrpara tyre dhe e grisi diplomėn, duke dhėnė tė kuptojnė si ai ėshtė shqiptar. Tradita popullore tregon se trimat e Sulit kishin mundur tė bisedonin fshehtas me luftėtarėt shqiptarė qė ndodheshin matanė frontit, nėn komandėn turke. Konkretisht Marko iu kishte bėrė thirrje shkodranėve dhe mirditorėve, qė tė mos qėllonin mbi vėllezėrit e tyre suliot. Janė mjaft interesante pėrpjekjet e Marko Boēarit pėr tė ardhur nė marrėveshje me kordhėtarėt shqiptarė, qė turku i kishte radhitur nė rreshtat e tij. Luftėtarėt e Sulit, nė pamundėsi tė arritjes sė njė marrėveshje me forcat e Mustafa Bushatit, vunė nė jetėn taktikėn e tyre tradicionale luftarake. Komandant Marko Boēari nė mbrėmjen e datės 9 gusht 1823, vendosi tė godisė nė befasi komandėn turke. Nė kėtė betejė Marko printe i pari. Gjatė kėsaj kohe e gjithė ushtria osmane ishte ngritur nė kėmbė. Nė kėto luftime tė pėrgjakshme natėn, mė mes tė errėsirės, brenda nė shtabin e armikut, kapedan Markua u rrethua keqas nė kohėn qė sulmonte nėpėr ēadrat kryesore tė komandės turke. Ky trim i Sulit u qėllua pėr vdekje nė kokė nga roja besnik i pashait. Vdiq gjatė rrugės nė krah tė shokėve tė tij tė armėve. Mbi varrin e Markos pėrpara pėrfaqėsueseve tė qytetit u betua Lordi Bajron, se do tė eci nė gjurmėt e kėtij ēlirimtari dhe do japė dhe jetėn potė jetė nevoja nė luftė pėr dėbimin e pushtuesit osman nga kėto vende. Marko Boēari ėshtė himnizuar nga mjaft poetė dhe shkrimtarė tė shquar tė shekullit XIX, si Viktor Hygo. Si njė nga figurat kryesore tė revolucionit grek, ai mbetet hero kombėtar i Greqisė.
    Ēelo Picari dhe luftėrat e tij
    Sipas dokumentacionit historik dhe tė dhėnave gojore, Xhelili, i njohur me emrin Ēelo, lindi nė vitin 1801, nė fshatin Picar tė Kurveleshit. Ēelo Picari vinte nga njė familje e varfėr fshatare me meshkujt tė shumtė nė fisin e tij. Ēelua u rrit, siē u rritėn gjithė bijtė e kėtyre vendeve tė thepisura malore, duke bredhur pas dhive. Kordhėtari i ri, pėr tė shpėtuar nga trupat turke, me ndihmėn e bashkėfshatarėve tė tij mundi tė futej nė oborrin e Ali Pashės nė Janinė. Tregojnė se kur Ēelua hyri nė pallatin e vezirit, me pallėn e tė atit nė brez, kaloi midis rojeve tė armatosura dhe Aliu, pėr tė provuar trimėrinė e tij, pėrpoqi duart dhe dha urdhėr pėr ta kapur, por Ēelua nuk u tremb. Ai me gjakftohtėsi nxori pallėn dhe mori pozicion pėr vetėmbrojtje me shpatė tė zhveshur nė dorė. Atėherė veziri buzėqeshi dhe iu drejtua rojeve qė ta linin, duke thėnė "ky bėn pėr mua". Thuhet se Ēelo Picari ishte i thjeshtė, i dashur me shokėt. Ēelua nuk fliste kurrė pėr trimėritė e tij, kishte njė trup tė gjatė dhe tė bėshėm, dhe ishte gjithnjė i gatshėm pėr beteja.
    Reformat e Portės sė Lartė
    Porta e Lartė e gjendur ngushtė pėrpara revoltės sė luftėtarėve shqiptarė, qė nuk i nėnshtroheshin reformave centralizuese turke, u detyrua t'i pranonte kėrkesat e tyre. Por nga ana tjetėr ajo kishte vėnė nė lėvizje gjithė agjenturėn turke nė Shqipėri, me qėllim qė tė eliminonte udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare. Ishin tė shumtė trimat qė paraqisnin problem pėr Portėn e Lartė. Sulltani ishte angazhuar maksimalisht qė tė gjente mėnyrėn e eliminimit tė kėtyre trimave. Ai bėri ēmos qė t'i largonte nga njėri-tjetri krerėt e kryengritjes, me qėllim qė t'i mbante ata larg nga masat fshatare dhe t'i asgjėsonte nė rastin mė tė parė. Autoritete osmane deri diku ia arritėn qėllimit tė largimit tė krerėve tė kryengritjes. Filluan menjėherė reformat centralizuese nė krahinat qė kishin fituar vetėqeverisjen. U krye reforma e Tanzimatit, e cila synonte tė rregullonte superstrukturėn shoqėrisė dhe tė administratės turke dhe si pasojė tė pėrjetėsonte sundimin turk nė mbarė Perandorinė, duke shkatėrruar me anėn e taksave dhe sidomos me anėn e "nizami xhedit" forcat e gjalla prodhuese nė vendet e ndryshme tė Perandorisė Osmane. Tė gjitha synimet e Portės sė Lartė hasėn nė vėshtirėsi tė mėdha.
    Lėvizja e kaēakėve, njė nga format e hershme tė luftės klasore
    Lėvizja e kaēakėve ose e hajdutėve gjithmonė nė histori nuk ėshtė pasqyruar apo argumentuar drejt. Shkencėrisht ajo pėrcaktohet si shprehje e protestės sociale dhe formė e hershme e luftės klasore sė fshatarėsisė sė shtypur, kundėr rritjes sė shfrytėzimit feudal vendas nė shėrbim tė sulltanit. Kėto momente antifeudale janė manifestuar prej kohėsh nė vendin tonė, porse gjatė kohės sė shtrimit me forcė tė reformave centralizuese osmane, sidomos gjatė zbatimit tė shėrbimit tė detyrueshėm shumė vjeēar ushtarak kjo lėvizje mori njė vėrshim mė tė gjerė. Me qindra shqiptarė pėr t'i shpėtuar detyrimit ushtarak dilnin nė arrati nėpėr male. Tė tillė janė Bilbilenjtė, tė cilėt janė mjaftė tė njohur nė historinė tonė pėr bėmat e tyre nė Shqipėrinė e Jugut. Karakteristikė pėr Bilbilenjtė ishte se kudo qė shkonin, ngrinin "gjyqet popullore" pėr gjykimin e shtypėsve dhe shfrytėzuesve tė vendit, tė lidhur ngushtė me Turqinė. Kėta trima kishin si masė ndėshkimore dėnimin me vdekje nė shumicėn e rasteve. Kanė qenė kėta kaēakė qė e mbanin vazhdimisht nė tension Stambollin. Tė shumta janė ekspeditat ndėshkuese nga ushtria osmane kundėr kėtyre kaēakėve. Njė nga Bilbilenjtė e famshėm ėshtė Bilbil Shakua. Kanė qenė kėta kaēakė qė e mbanin vazhdimisht nė tension Stambollin. Tė shumtat janė ekspeditat ndėshkuese nga ushtria osmane kundėr kėtyre kaēakėve. Kjo luftė e pabarabartė vazhdoi gjatė midis shqiptarėve tė pa nėnshtruar dhe osmanėve pushtues. Pikėrisht deri mė 28 Nėntor tė vitit 1912.
    tė jetė nevoja nė luftė pėr dėbimin e pushtuesit osman nga kėto vende. Marko Boēari ėshtė himnizuar nga mjaft poetė dhe shkrimtarė tė shquar tė shekullit XIX, si Viktor Hygo. Si njė nga figurat kryesore tė revolucionit grek, ai mbetet hero kombėtar i Greqisė.
    Ēelo Picari dhe luftėrat e tij
    Sipas dokumentacionit historik dhe tė dhėnave gojore, Xhelili, i njohur me emrin Ēelo, lindi nė vitin 1801, nė fshatin Picar tė Kurveleshit. Ēelo Picari vinte nga njė familje e varfėr fshatare me meshkujt tė shumtė nė fisin e tij. Ēelua u rrit, siē u rritėn gjithė bijtė e kėtyre vendeve tė thepisura malore, duke bredhur pas dhive. Kordhėtari i ri, pėr tė shpėtuar nga trupat turke, me ndihmėn e bashkėfshatarėve tė tij mundi tė futej nė oborrin e Ali Pashės nė Janinė. Tregojnė se kur Ēelua hyri nė pallatin e vezirit, me pallėn e tė atit nė brez, kaloi midis rojeve tė armatosura dhe Aliu, pėr tė provuar trimėrinė e tij, pėrpoqi duart dhe dha urdhėr pėr ta kapur, por Ēelua nuk u tremb. Ai me gjakftohtėsi nxori pallėn dhe mori pozicion pėr vetėmbrojtje me shpatė tė zhveshur nė dorė. Atėherė veziri buzėqeshi dhe iu drejtua rojeve qė ta linin, duke thėnė "ky bėn pėr mua". Thuhet se Ēelo Picari ishte i thjeshtė, i dashur me shokėt. Ēelua nuk fliste kurrė pėr trimėritė e tij, kishte njė trup tė gjatė dhe tė bėshėm, dhe ishte gjithnjė i gatshėm pėr beteja.
    Reformat e Portės sė Lartė
    Porta e Lartė e gjendur ngushtė pėrpara revoltės sė luftėtarėve shqiptarė, qė nuk i nėnshtroheshin reformave centralizuese turke, u detyrua t'i pranonte kėrkesat e tyre. Por nga ana tjetėr ajo kishte vėnė nė lėvizje gjithė agjenturėn turke nė Shqipėri, me qėllim qė tė eliminonte udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare. Ishin tė shumtė trimat qė paraqisnin problem pėr Portėn e Lartė. Sulltani ishte angazhuar maksimalisht qė tė gjente mėnyrėn e eliminimit tė kėtyre trimave. Ai bėri ēmos qė t'i largonte nga njėri-tjetri krerėt e kryengritjes, me qėllim qė t'i mbante ata larg nga masat fshatare dhe t'i asgjėsonte nė rastin mė tė parė. Autoritete osmane deri diku ia arritėn qėllimit tė largimit tė krerėve tė kryengritjes. Filluan menjėherė reformat centralizuese nė krahinat qė kishin fituar vetėqeverisjen. U krye reforma e Tanzimatit, e cila synonte tė rregullonte superstrukturėn shoqėrisė dhe tė administratės turke dhe si pasojė tė pėrjetėsonte sundimin turk nė mbarė Perandorinė, duke shkatėrruar me anėn e taksave dhe sidomos me anėn e "nizami xhedit" forcat e gjalla prodhuese nė vendet e ndryshme tė Perandorisė Osmane. Tė gjitha synimet e Portės sė Lartė hasėn nė vėshtirėsi tė mėdha.
    Lėvizja e kaēakėve, njė nga format e hershme tė luftės klasore
    Lėvizja e kaēakėve ose e hajdutėve gjithmonė nė histori nuk ėshtė pasqyruar apo argumentuar drejt. Shkencėrisht ajo pėrcaktohet si shprehje e protestės sociale dhe formė e hershme e luftės klasore sė fshatarėsisė sė shtypur, kundėr rritjes sė shfrytėzimit feudal vendas nė shėrbim tė sulltanit. Kėto momente antifeudale janė manifestuar prej kohėsh nė vendin tonė, porse gjatė kohės sė shtrimit me forcė tė reformave centralizuese osmane, sidomos gjatė zbatimit tė shėrbimit tė detyrueshėm shumė vjeēar ushtarak kjo lėvizje mori njė vėrshim mė tė gjerė. Me qindra shqiptarė pėr t'i shpėtuar detyrimit ushtarak dilnin nė arrati nėpėr male. Tė tillė janė Bilbilenjtė, tė cilėt janė mjaftė tė njohur nė historinė tonė pėr bėmat e tyre nė Shqipėrinė e Jugut. Karakteristikė pėr Bilbilenjtė ishte se kudo qė shkonin, ngrinin "gjyqet popullore" pėr gjykimin e shtypėsve dhe shfrytėzuesve tė vendit, tė lidhur ngushtė me Turqinė. Kėta trima kishin si masė ndėshkimore dėnimin me vdekje nė shumicėn e rasteve. Kanė qenė kėta kaēakė qė e mbanin vazhdimisht nė tension Stambollin. Tė shumta janė ekspeditat ndėshkuese nga ushtria osmane kundėr kėtyre kaēakėve. Njė nga Bilbilenjtė e famshėm ėshtė Bilbil Shakua. Kanė qenė kėta kaēakė qė e mbanin vazhdimisht nė tension Stambollin. Tė shumtat janė ekspeditat ndėshkuese nga ushtria osmane kundėr kėtyre kaēakėve. Kjo luftė e pabarabartė vazhdoi gjatė midis shqiptarėve tė pa nėnshtruar dhe osmanėve pushtues. Pikėrisht deri mė 28 Nėntor tė vitit 1912.
    Lista
    1. Marko Boēari
    2. Ēelo Picari
    3. Zylyftar Poda
    4. Tafil Buzi
    5. Zenel Gjoleka
    6. Rrapo Hekali
    7. Spiro Gjika
    8. Dervish Ali Dukati
    9. Balil Nesha
    10. Janaq Kumiu
    11. Hodo Nivica
    12. Gjikė Thanasi
    13. Belul Toto
    14. Veliko Jaēe
    15. Kapllan Kuca
    16. Asllan Kuca
    17. Halil Frashėri
    18. Ago Vasjari
    19. Myrto Cali
    20. Zenel Gjoleka
    21. Karafil Sinani
    22. Abaz Thana
    23. Adbyl Koka
    24. Islam Pronjo
    25. Shahin Delvina
    26. Abaz Zeneli
    27. Mete Jazo
    28. Cane Myftari
    29. Mahmud Bajraktari
    30. Nurēe Toska
    31. Pasho Koka
    32. Kajo Bylykbashi
    33. Bilbil Shako
    34. Idriz Alidhima
    35. Luman Elmazi
    36. Mane Beqiri
    37. Dervish Kallarati
    38. Sadik Bolena
    39. Mustafa Bega
    40. Sadedin Vasjari
    gazeta Tirana Observe
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e taku72
    Anėtarėsuar
    23-11-2011
    Postime
    82
    doni me per belul gjeraqinen?

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Mosha
    33
    Postime
    1,462
    jorgo karaiskaqi , heroi kombetar grek , mund te ishte edhe jorgji karashahu , mbiemer ky qe ne greqisht eshte karaiskaqi ;

    tani se nga vjen ky mbiemer i supozuar prej meje , kete nuk mund ta them me siguri , pasi eshte thjesht nje supozim , por di qe nje mbiemer origjinal grek nuk ka as fjalem kara e as skaqi [ shah] .

    me sa di une fjala kara eshte si nje titull apo status ushtarak ne boten e atershme turke , po ashtu shah-u eshte nje tjeter emer ne turqisht qe do te thote mbret .

    kara - manlis = kara manolis , mbiemeri i ish kryeministrit grek
    kara -xhaferis = kryetar i partise Laos ne greqi
    mailis -ismailis = drejtues i partise komuniste greke

    e shume e shume te tjere grek qe kane mbiemra qe as nuk mund te quhen mbiemra origjinal grek.



    teodor kolokotroni= kolokotroni nuk ka ne greqi nuk eshte mbiemer grek , por nese e shohim ne shqip kete mbiemer behet bythziu -vithziu .

    ne ato kohera kishte shume mbiemra njerezish dhe fshatra me emra te tilla ;

    vithkuqi - fshat dhe mbiemer njeriu qe greku e ka bere vithikoci
    kurve leshi
    e te tjera



    diku lezova qe kur mustafa pashe bushatlliu i shkodres i dergon haber jorgji karaiskaqit ;

    Jam i thirur per te sjelle paqen dhe qetesine dhe nuk dua te shkaktoj gjakderdhje pasi sic e di shume prej luftetareve te mi jane kristiane si ty , dhe nisem te te pAaralajmeroj qe nje lufte midis nesh do ishte e kote dhe e vtemja gje qe mund te besh , eshte te terhiqesh ;

    gjate ketij haberi pashai nuk do kete munguar ti thoje edhe per faktin qe te dy jane shqiptare por kete greket qellimisht , ndoshta nuk e kane shkruar.


    pergjigja e jorgjit ;

    pyeta k,,,n tim dhe me tha qe te mos dorezohesha .


    te njejten pergjigje i dha edhe tedor kolokotroni pashait .




    me aq sa kam lezuar e degjuar per historine tone , mund te them vec nje gje ;


    faktori shqiptar ka qene i rendesishem ne ballkan e me gjere gjate gjithe historise , per trimeri , per zgjuarsi , kur ngriheshin mbreteri e perandori aty ka pas kudo shqiptare, po na rofte trimeri e zgjuarsia neve kur nuk beme as edhe nje perpjekje te vogel te percjellim ate trimeri , ato tradita e zakone ne libra , histori e qytetrim .


    fjala shqiptar ma vret veshin se me ngjan si sinonim i fjales tartar , nderkohe qe gjithmone pyes veten pse nuk trasheguam emrin tone te lashte ilir ose arber .


    ndoshta per te na ndare nga historia e ilireve apo edhe te arberve ?

    ne u sollem lirine grekeve , ne luftuam per tu cliruar rumania e bullgaria ,ne luftuam per te tjere nderkohe qe haruam shtepine tone.


    mjafton te shoh politiken , diplomacine dhe luftetaret e diteve te sotme qe te kuptoj edhe ato te shekujve me pare .


    te corganizuar , egoista , te etur per pushtet , pa ndergjegje kombetare dhe plot mos mareveshje.



    ali pashe tepelena ish nje kusar , dhe pikerisht si nje kusar u vra.

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    1,689
    ai ka qene vezir i janines e ky thote kusar
    vet ai prifti francez qe ka sherbyer ne konsullaten e ali pashait per 2 vjet thote qe ka punuar kunder tij, kunder shqiperise.
    ali pashe tepelenes ia futen ruset dhe francezet me bashkepunim me shqiptaret qe sot quhen helene.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    320

    nga AUTOBIOGRAFIA e FAIK KONICES

    Po citoj pak rreshta nga AUTOBIOGRAFIA e FAIK KONICES.

    ======= Nga Libri : =========
    Faik Konica,
    Vepra, vol.1 ( Botimet Dudaj, 2001)
    ==========================

    Autobiografi e Faik Konices: Familja

    Shtepia nga e cila lindi Faik Konica eshte jo vetem nje nga me
    te vjetrat e Shqiperise dhe te Epirit, po dhe nje nga me te nderuarat
    per te shkuaren e saj te paster.

    Duke qene se e ema e Ali Pashe Tepelenes ishte prej kesaj familjeje,
    te gjithe biografet inglize, frengj dhe greke patne rastin te flasin
    per deren e bejlereve te vjeter te Konices dhe te gjithe me nje ze e mburrin . . .

  20. #60
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,365
    Thuhet se Ali Pashė Tepelena ishte njė djalosh flokėverdhė, me sy tė kaltėr.
    Ngjyra e syve mund tė shihet edhe nė kėtė pikturė, tė njė piktori francez, qė e vizitoi Janinėn nė atė kohė.


Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e Popullit Shqiptar
    By Darius in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    By tani_26 in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Jeta e Shėn Gjergjit tė Janinės - 17 janar
    By Albo in forum Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 09:27
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 19:49
  5. Qeveria e Vlorės pėrpiqet tė rimarrė Janinėn
    By Albo in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 14:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •