Strategjia e ullirit diskutohet nė qytetin e Vlorės nga ministri i bujqėsisė Jemin Gjana i cili deklaroi nė prani tė fermerėve dhe drejtuesve tė bujqėsisė nė kėtė rreth se do tė mbillen rreth 50 milionė rrėnjė ulliri.
VLORE- Do tė kemi 50 milionė rrėnjė ulliri kryesisht nė 25 rrethe tė vendit, kjo do tė ndodhė sė shpejti Ka qenė kjo deklarata e ministrit tė Bujqėisė Jemin Gjana gjatė njė takimi me fermerė dhe drejtues tė bujqėsisė nė kėtė rreth, lidhur me strategjinė e mbjelljes sė ullirit nė vend. Por gjatė tė gjithė fjalimit tė tij entuziast pėr kultivimin e ullirit nė sasi tė mėdha, Gjana nuk ka shpjeguar se cilat janė kostot, cilat janė zonat e pėrcaktuara pėr kėtė projekt tė qeverisė dhe as se sa do tė jetė kohėzgjatja e njė procedure tė tillė. Madje Gjana ka pėrqėndurar vėmendjen vetėm nė faktin se aktualisht kemi 5 milionė rrėnjė ullir nė tė gjithė vendin, por se si do tė ndodhė qė nė tė ardhmen Shqipėria tė ketė 50 milionė rrėnjė ulliri, vetė ministri ka refuzuar tiu pėrgjigjet pyetjeve tė korrepsondentit tonė nė Vlorė.
Ministri i Bujqėsisė Jemin Gjana e ka mbyllur fjalimin e tij me fjalėt Jemi tė vendosur, pavarėsisht skeptikėve, tė garantojmė suksesin nė kultivimin dhe prodhimtarinė e ullirit. Strategjia qė kemi pėrpiluar do tė finalizohet sė shpejti me njė vendim qeverie. Ndėrkohė publiku i gjerė nuk ėshtė njohur aspak me detajet e kėsaj strategjie. (a.r/news24/balkanweb)
Se Shpejti do kemi me shume rrenje ulliri sesa banore ne Shqiperi. Urraaaaa



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet