Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 171
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Kur kihet parasysh numri i madh i popullësisë në Prishtinë, nuk janë dhe aq shumë raste. Unë informata kam, por them se nuk është aq i përhapur ky ves.

    Alibaba te them qe e ki gabim se nje numer i madh i femrave kosovare po bejn ashtu. Une njoh shume raste. psh nje rast qe njoh te tregoj . ajo vajza ka pasur nje lidhje me nje djal, lidhje e cila ka deshtuar. Ai djali e ka lene --- thjesht e ka mashtruar. Me pas , pas asaj lidhje ka pasur edhe kater lidhje tjera, dhe ajo me thoshte ne te gjitha lidhjet qe kisha , cdo njeri prej ketyre meshkujve me thoshte ti nuk je e virgjer, kush e di sa meshkuj ke pasur ti. ndoshta ai numer eshte mbi 13 e keshtu me radh... dhe i thoshin une nuk po te le ty por ty te kane lene me heret. imagjino sa e veshtire per te. Ajo eshte detyruar te bej ate" rivirgjerohet" dhe tani eshte martuar me nje djal nga nje fshat ne Kosove, ka nje vajze dhe po pret tani nje femije tjeter. Por ka qene shume e veshtire per te. Ajo ka dashur qe lidhja e pare ti funksionoj por ja qe nuk funksionoj. dhe ska dashur te bej avantura. Ka dashur te rehatohet. Por ama faji eshte i gjithi tek meshkujt se kerkojn patjeter qe femra te jete e virgjer .e cuditshme shume.jam kunder kesaj. me mire te jesh i sinqert dhe te thuash kam pasur kete lidhje , sme ka dashur tipi edhe keshtu, e jo te genjesh une jam per nje JO te madhe per keto gjera... vertet si ka thene ai siper eshte kunder ligjit te natyres kunder Zotit ... no koment.Por ja qe ne vendet si Kosova ndodhin. ne vendet e zhvilluara kjo quhet cmenduri ...!
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    Fakti qe disa femra shkojn neper maternitete dhe i qepin ,kjo eshte nja Matrapazellek qe sipas mendimit tim nuk ndikon qe e ardhmja te premton suksese tek nje femer...

  3. #63
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ajo ka dashur qe lidhja e pare ti funksionoj por ja qe nuk funksionoj. dhe ska dashur te bej avantura. Ka dashur te rehatohet. Por ama faji eshte i gjithi tek meshkujt se kerkojn patjeter qe femra te jete e virgjer .e cuditshme shume.jam kunder kesaj. me mire te jesh i sinqert dhe te thuash kam pasur kete lidhje , sme ka dashur tipi edhe keshtu, e jo te genjesh une jam per nje JO te madhe per keto gjera... vertet si ka thene ai siper eshte kunder ligjit te natyres kunder Zotit ... no koment.Por ja qe ne vendet si Kosova ndodhin. ne vendet e zhvilluara kjo quhet cmenduri ...!
    E si paska dashur të rehatohet?
    Ajo në fakt është rahatuar posa e ka hequr qafe atë cipë të mallkuar që e ka pasur që nga lindja.
    Po si t'ia bëj unë që kërkoj jo-virgjine, se këtu në Kosovë të gjitha femrat po qepkan?

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Azucena
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    11
    Mendoj qe kjo ka te beje me mos emancipimin e meshkujve Shqiptar!
    Eshte per te ardhur keq, qe nje femer duhet te varet nga nje cipe e holle!
    Per mendimin tim karakteri mbi te gjitha...Thone qe: Ka edhe "k... te virgjera"!
    Nje pyetje per meshkujt, do donin nje vajze qe te ishte realiste dhe tu thoshte
    qe nuk eshte e virgjer, apo...nje vajze qe eshte qepur normalisht e virgjer?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 01-12-2007 më 19:10

  5. #65
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    ne shqiperi ka akoma shum katunar qe akoma mendojn se femra e virghjer esht e mir por po e humben behen akoma me te mira.merre me filozofi lal.cdo e mir e ka 1 te keqe &cdo e keqe e ka 1 te mir

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    Ne Te Gjitha Poret e Jetes ,Ka Perparsi Provoja ,Vetem Ne Kete Rast Jo

  7. #67
    Shih me sy,s`jam per ty! Maska e juliana_86
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    182
    Ju cunat jeni shume te cuditshem,keni dhe pretendime,kur juve te iu kerkohet virgjeria,atehere kerkoni qe edhe e dashura/e fejuara/gruaja juaj te jete e virgjer.Njerezit nuk martohen vetem per nje cope virgjeri.Nuk ka pse te ndikoje virgjeria ne marredheniet e nje cifti.
    Kam pershtypjen qe nqs vendos ta marresh nje vajze per faktin qe ajo eshte e virgjer,atehere kjo do thote qe jeta juaj e ardhshme do te ndertohet mbi bazen e nje kompromisi,qefi qe ishit i pari per ate person me kalimin e kohes do ju largohet ma kalimin e kohes dhe kjo nuk mund te mjaftoje per nje jete te tere,pra virgjeria...
    Keshtu qe kur lidheni me nje vajze,nuk merret ne baze vetem virgjeria,ka plot faktore te tjere qe e mban ciftin te lidhur.
    "T€ Ðüå §hµM€ §hpï®tï ïM€,

    ÿºµ'R£ Th€ øñL¥ ¤Ñ€ I ñ€€Ð 4 TH£ WÕ®LÐ K€€P§"

  8. #68
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    qik qef kemi ti marim nuset virgjer por eshte qik e vishtire keshtu kan ardh kushtet per mua te te shkojm mire se ca do bej une tani edhe ca do bej nusja nuk do me interesoj mua shume se te gjith kemi lind per te ber na i qik qef . prandaj beni ca keni per te ber kur jeni beqar se kur martohesh do ndryshoj gjithcka
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Asnje cike !!!
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  10. #70
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Virgjiniteti, traditë apo frikë nga jondershmëria?

    Nocioni i virgjërisë, në shumë kultura njihet si normë morale, veçanërisht në familjet me patriarkalitet të lartë, ku pozita e gjinive shtrihet në një stratifikim të theksuar. Në këtë rast viktimë e këtij stratifikimi është padyshim gruaja. Asaj, përveçse i mohohen të drejtat elementare, ajo bëhet edhe pre e këtyre traditave dhe zakoneve që hyjnizohen si vlera nga shumë shoqëri. Ekzistojnë shumë arsye pse një femër me devotshmëri ruan virgjinitetin e saj. Ai, përveçse i nevojitet femrës si fuqi për të hyrë në jetën bashkëshortore, e bën atë edhe të mos “turpërohet” para familjes së saj dhe të burrit, me të cilën ajo do ta kalojë pjesën më të madhe të jetës së saj. “Me t’u martuar, humba virgjinitetin”, thotë një grua 54 vjeçare, duke shtuar se “Nuk do të doja t’i falja dikujt tjetër përveq burrit tim”, sipas së cilës virgjëria ishte e krijuar prej Zotit, për t’ia falur vetëm burrit.

    Të jesh e virgjër nuk do të thotë të jesh e ndershme, sikundër që të jesh e zhvirgjër nuk do të thotë të jesh e pandershme. Në shumë shoqëri bota mashkullore është e prirur që paprekshmërinë femërore, përherë ta lidhë me jondershmërinë. Në shoqërinë tonë ende ka një mendim kaotik sa i përket vajzave të zhvirgjëruara. Njëra palë akuzojnë, përderisa pala tjetër, sadoqë mundohen ta kalojnë këtë çështje dhe ta vështrojnë prej prizmit të modernes, megjithatë nuk mund të shkëputen plotësisht nga e vjetra. Të etur për ta shijuar “bukurinë femërore”, meshkujt kanë dëshirë që secila nga femrat që u pëlqejnë, të jenë “pre” e tyre. Ata, madje nuk brengosen, sepse nuk humbin asgjë nga vetja, nuk kanë “cipë”, sikundër që ka gjinia e kundërt. Kështu që, të rrallë janë ata meshkuj, për të mos thënë nuk ka fare, të cilët do të pranonin për grua të tyre një femër jo të virgjër. Sado që është avancuar mendimi për këtë fenomen femëror, megjithatë, evoluimi është më shumë simbolik se përmbajtësor.

    “Natyrisht, ta keshë femrën e virgjër është një plus, sepse ke në dorë diç të paprekur, e që në mendjen e njeriut gjërat kësisoj konceptohen si më me vlerë”, thotë Arbeni (24 vjeçar), student. Ndonëse ai nuk e ka provuar, nuk është i sigurt se si do të kishte reaguar nëse femra e tij do të dilte jo e virgjër. “Sinqerisht nuk e di, është problem që është rrahur pak edhe në aspektin e njohurive të përgjithshme, prandaj nuk mund ta imagjinojë reagimin tim”, sqaron Arbeni. Për dallim prej tij, Blerimi (25), pohon me gojën plot dhe me vendosmëri se nuk do të kishte pranuar që një femër “e provuar” nga dikush tjetër, të jetë pjesë e tij.

    Gjinitë duke iu nënshtruar një edukimi tradicional, pak dallojnë njëra prej tjetrës, kështu që ky dallim është më shumë çështje interpretimi se sa e mendimit ndryshe. Kjo qëndron mbi bazën e mitizimit të disa “vlerave”, të cilat shoqëritë moderne që moti i kanë gëlltitur.


    Virgjiniteti në Kosovë, ndeshje e tradicionales me modernen

    Të pyetura për virgjinitetin, femrat shqiptare edhe mëtej vazhdojnë të ngurrojnë të flasin për përjetimin e tyre të parë me një mashkull. “Nuk kam pas marrëdhënie me askend përveç me burrin”, përgjigjet kokëlulur dhe fytyrëmërdhezur Ajshja, 34 vjeçare. Megjithatë, pas fjalës së parë ajo me afsh dhe ndjenjë të veçantë vazhdon rrëfimin për gjënë të cilën siç shprehet ajo e ka bërë “sefte”. “Dhembjet që mu shkaktuan në natën e parë, ishin të përziera me kënaqësi, sepse këtë e kisha pritur me vite të tëra”, shprehej ajo, derisa rikujtonte aktin e parë seksual. Përkundër, kësaj ajo nuk e fshehë që nuk ka fort dëshirë të bisedojë për gjëra të tilla, qoftë edhe në shoqëri të gjinisë së cilës i përket ajo. Kjo mbase nuk është çudi. Edhe sot e kësaj dite, në familjet kosovare, të biseduarit për temat “e nxehta” është çështje tabu, madje edhe në familjet me pedigre intelektuale.

    Në shoqëritë e zhytura në tradicionalizëm, përveç mohimit të të drejtave tjera, femra rëndohet edhe me “inspketimin” e gjendjes trupore të saj. Në këtë kontekst, është shumë me rëndësi “pastërtia” e femrës, që për shoqëritë e tilla është treguesi më domethënës i nderit dhe i sjelljeve të saja. Femrat, të cilat hynin në jetën bashkëshortore pa himenin e tyre, ktheheshin të nesërmen në shtëpinë e të atit, duke fituar epitetin e “të pandershmes”. “Ne na pëlqen të bëjmë seks, por kur vie puna të martohemi e duam nusen të virgjër”, thotë Blerimi (29). Në anën tjetër Arta (31), thotë se virgjiniteti nuk ka kuptim të vihet para dashurisë. “Sipas kësaj logjike, femrat e divorcuara dhe te veja, nuk duhet të martohen”, shprehet ajo dhe shton më tej se: ”Kjo është e papranueshme dhe diskriminim ndaj femrave në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti”. Prandaj në shumë shoqëri ka ligje të veçanta sa i përket virgjërisë.

    Dëshira naive për njohjen e virgjërisë së femrës në disa zakone përcaktohej dhe përcaktohet në mënyrë konkrete për të provuar këtë “nder”, duke mos marrë në konsiderim aspak dëshirën e nuses për ekspozimin e vaginës së saj. Madje, në disa zakone kjo gjë provohej para dasmorëve dhe atë menjëherë pas daljes së nuses nga “xherdeku”. Ky lloj anamneze, bëhej përmes dy pikave gjak që do të mund të ishin shfaqur në pëlhurën e bardhë që mbulonte shtratin ku kishte bërë natën nusja në ditën e parë të martesës së saj.

    Aleks Luarasi shkruan: “Kanunet shqiptare e respektonin dinjitetin e tjetrit edhe në raste të tilla, por vendimi ishte i paraevokueshëm”. Çdo gjë kthehej mbrapshtë, e përcjellur me një heshtje mortore dhe me theks të qartë për nusen “S’a pru s’i duhet”. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, virgjiniteti zë vend të veçantë edhe mbase është një nga gjërat që sanksionohet bukur rëndë. Në Pjesën e pestë të KLD-së, flitet për virgjërinë, por duke u interpretuar atë me fjalët e asaj kohe “Po s’u pru grueja si duhet, burrit, kanunja i jep leje me i pre thekun a flokun a me lshue”. Domethënë, për të zhvirgjërat, martesa nuk sillte stabilitet emocional, por përkundrazi qelte një kapitull të vështirë jetësorë. Pikërisht, joekzistenca e virgjërisë së vajzës llogaritej mungesë e sinqeritetit dhe nderit të saj, e cila bëhej mollë sherri edhe në krijimin e konflikteve të thella ndërmjet familjes së dhëndrrit dhe të nuses. “O prishë dynjaja, na ktynihere e kemi pas zanat me shku pa prish te burri e tash nuk e kan gajle kto t’rejat”, thotë me gjysmë zëri, Hatixheja (68). Për këtë gjë, ajo fajëson burrat, të cilët sipas saj “jan ba burreca e nuk jau merr kush n’dor”. Kësisoj mendonjë edhe shumë tjerë, të cilët konsiderojnë se prishja e cipës femërore para martesës është hap drejt “kiametit”. Kjo çasje religjioze zë vend në logjikën e të menduarit edhe në kohën më të re, madje jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet më të largëta.

    Në vende të ndryshme të botës, prishja e virgjërisë manifestohet në mënyra të ndryshme dhe të cilat si emërues të përbashkët kanë zakonin, respektivisht sanksionet që i vë një grupacion i caktuar shoqëror. Në Australi, shkatërrimi i himenit kombinohet me një akt zyrtar të marrëdhënies seksuale. Sipas Spenserit dhe Gillenit: “Himeni shpohet në mënyrë artificiale dhe burrat që kanë qenë të pranishëm në këtë operacion kryejnë sipas një rradhë të caktuar një koitus (ceremonial). Sipas tyre, ky operacion përcillet me dy akte: prishjen e himenit dhe më pas marrëdhënien seksuale të dhunshme. Për dallim prej këtu, në Malajzi, Sumatra dhe Alforos në Celebes, sipas Frojdit zhvirgjërimi bëhet nga babai i nuses, i cili dhëndrrit ia shpien nusen “të gatshme”. Përmasat edhe më tragjike të këtij zakoni i gjejmë në Filipine, ku zhvirgjërimi kryhet nga gra të moshuara që kanë për profesion zhvirgjërimin e nuses. Kurse te disa fise eskimeze, zhvirgjërimi bëhet nga “angekoku apo prifti”. Në Francë ka rajone ku miqtë e të martuarit qëndrojnë pas derës së dhomës martesore, duke qeshur dhe kënduar derisa burri ta shpalosë triumfalisht para syve të tyre çarçafin e skuqur nga pika gjaku ose prindërit e djalit ua tregojnë çarçafin në mëngjes fqinjëve të tyre.

    Simone De Beauvoir, shkruan se: “Ky zhvirgjërim nuk është arritja harmonike e një evolucioni të vazhdueshëm, ai është një shkëputje me të kalurën, është fillimi i një cikli të ri”. Prandaj, jo rrallë herë vajzat e reja i nënshtrohen një virgjërie të betuar, të cilën grekët e quajnë “Parthemos ademos”.

    Krijimi i tabuve për virgjërinë është një hendikep i madh për shoqërinë mbi të cilën rri varur dëlirësia dhe nderi i një vajzeje. Sido që të jetë, edhe në shoqëritë më të zhvilluara, virgjëria ka marrë një vlerë morale, fetare e mistike dhe kjo vlerë njihet edhe sot si universale. Këtë e dëshmojnë edhe ceremonitë e organizuara gjatë martesës. Në një formë pak të ashpër zakoni i “natës së martesës” është ende i përhapur. Ai ekziston, sepse ekziston forma arkaike e martesës. E tërë kjo mbështet në ndjenjën e superioritetit të botës mashkullore, qysh prej fëmijërisë, respektivisht prej zhvillimit të tyre gjenital. Madje jo rastësisht për Beauvoir dallimi anatomik (ekzistenca e penisit te mashkulli, e jo ekzistenca e “të prekshmës” te femra), vërteton ndasinë natyrore dhe të pashmangshme. Në këtë kontekst: “Anatomia mashkullore përbën një formë të fortë që i imponohet shpesh vajzës së vogël, dhe ajo nuk e sheh më fare trupin e saj”, thotë ndër të tjera Simone De Beauvoir.

    Pikërisht, kjo frymë e organizimit të raporteve ndërseksiste, bëri që në mënyrë arbitrare të mohohet kënaqja e instinktit seksual të femrës, të cilën, Fon Kraft Ebinku e quan këtë “bujkrobëri seksuale”.


    Gjymtimi gjenital, diskriminim femëror apo vazhdimësi e traditës

    Sot në botë afër 100 milion femra janë viktimë e kësaj norme, e cila gjenë strehë në moralin tradicional. Ndonëse, kjo është formë tejet e vrazhdë dhe e papranueshme e “ruajtjes së nderit”, megjithatë në 24 vende praktikohen disa mënyra të gjymtimit të organeve gjenitale të femrës.

    Në Nigeri, Togo, Somali, dhe Egjipt, femrave u gjymtohet organi gjenital dhe me këtë rast atyre u eleminohet kënaqësia të cilën e ofron akti seksual dhe ruhet “paprekshmëria”. Kjo gjë bëhet me anestezion natyror nga mamitë apo plakat. Njëra nga viktimat që ka përjetuar në trupin e saj këtë “normë” është edhe Meserak Ramsey, një vajzë e lindur në Etiopi e cila ushtron profesionin e infermieres në Californi. Ajo është privuar përjetësisht që të ndjejë kënaqësinë seksuale (Femal Genital Mutilation; Violence in the name of Morality, John J. Macionis “Sociology”).

    Pasojat e gjymtimit gjenital përfshjinë katër operacione: prerjen rrethore, e cila arrihet me prerjen e kapuçit të kliotorisit. Në vendet muslimane, ky operacion njihet si “synet”, dhe që ka kuptimin e fjalës “traditë” (cirkumcizion-lat). Eksizioni ka kuptimin e prerjes së gjithë klitorisit ose e një pjese të tij. Iinfibulacioni është kur dy anët e vulvës qepen së bashku me sature mëndafshi ose me kapse, duke e penguar kësisoj introtusin, me përjashtim duke e lënë me anë të drurit apo kallamit për kalimin e urinës dhe menstruacioneve. Vajzës ia lidhin të dy këmbët dhe ajo rri pa lëvizur për dyzet ditë, derisa të mbyllet plaga dhe operacioni i katërt është i ashtuquajturi Mesatar, që do të thotë heqjen e klitorisit.

    Një traditë e tillë haset sot edhe në Turqi. Autoritetet e organizatës “Human Rights”, para disa vitesh kanë kërkuar që ky shtet islamik të parandalojë ekzaminimin e virgjinitetit të femrave turke (State Controll of Women’s Virginity in Turkey: “A Matter of Power”). Për dallim prej këtyre shteteve, në disa tjera, çështja e virgjinitetit është sanksionuar me ligj. Në Sudan, ekziston një ligj zyrtar i miratuar më 1946 dhe i cili ndalon gjymtimin gjenital. Sipas këtij ligji, personat që e kryenin këtë akt dënoheshin me 5 vite burg ose me gjobë. Ligje të tilla funksionojnë edhe në shumë shtete evropiane. Përderisa në Suedi dhe Angli ka ligj të posaçëm për këtë akt, në Francë, ekziston një nen në kuadër të Kodit Penal Francez dhe sipas nenit 312-3, gjymtimi konsiderohet si vepër penale. Ndryshe nga këto vende, në Kosovë, haset një formë më e modifikuar që njihet si “kamuflim i himenit”. Sipas pohimeve të mamive është rritur dukshëm numri i vajzave të reja, të cilat njëherë e kanë humbur virgjinitetin e më pas kanë kërkuar ndihmën e mjekut për të bërë disa intervenime kirurgjike kozmetike, përmes të cilave ato do të dukeshin si të paprekura. “Këto vajza kërkojnë ndihmën e mjekut së paku tri ditë para martesës, me ç’rast himeni i tyre qepet me penj, të cilët këputen gjatë aktit sexual në natën e parë të martesës së tyre”, thotë një mami, e cila punon në një ordinancë private dhe parapëlqen të mbetet anonime. Mjekët thonë se këtë veprim e bëjnë për “të shpëtuar çiftet nga ndarja”.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #71
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Ska rendesi per mua virgjeria rendesi ka qe te shoj mir me ate goc qe kam perkrah dhe do e pranoja edhe nqs nuk esht e virgjer

  12. #72
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nje ekuacion i vogel...po ne te njejten kohe i zgjidhur!
    Nje vend i vogel ku te gjithe bien krushq po bene dy stacione me autobus,i ashperson njohjet.
    Te ngushtet burra shqiptare,duan qe ne te njejten kohe qe prishin virgjerine e te tjereve,te gjejne virgjeri per vete.
    Ne fakt tani,per mire ose per jo,nuk po gjejne me dhe po e mbyllin gjithnje e me shume gojen!
    Ironi e fatit?
    Ndoshta....
    "Carpe Diem"

  13. #73
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Do t,ju lutesha shume qe ti permbaheni temave ne kete nenforum,pasi shume here ne vend qe disa nga ju te pergjigjen dhe te respektojne temen e hapur nga nje antar, fillojne ta kthejne ne chit_chate dhe ofendime!
    Do t,ju keshilloja ti permbaheni rregullave ne nje menyre qe te mos jemi te detyruar te bejme fshirje postimesh.
    Ndalohen gjithashtu edhe shprehjet ne gjuhe te huaj si edhe karakteret me ngjyra te theksuara dhe te medha!
    Ndalohet njekohesisht edhe fjalori i pahijshem....mund te gjeni fjalet e pershtatura!

    Flm dhe respekte
    "Carpe Diem"

  14. #74
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044
    Qepja me duket si nje budallik...jo sepse po mashtrohet mashkulli, sa per mashkullin kush po pyt si shum, por sepse femra po e detyron veten t'i nenshtrohet fiksimit te nje mashkulli deri ne ate pike saqe duhet ta qepi.

    Vetem nqs ky mashkulli eshte nai tip bosi kshu, atehere po, edhe ja punojm me te qepme, s'ka naigjo te keqe $$$.

    Per xixrra e msojm edhe punedoren, po sa per nai mashkull kshu dosido e? Hehe, parcineser...
    As qe du me dit!

  15. #75
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga femer Lexo Postimin
    Pse meshkujt shqiptar dhe sidomos ata kosovar i duan femrat e virgjera?

    Prej qe jam kthyer ne Kosove po i shoh disa gjera qe spo me pelqejn aspak ketu. Psh. shume femra shkojne te mjeku dhe qepen per tu bere te virgjera perseri. Por a jane ato te virgjera se... normalisht se jo. Por i mashtrojne meshkujt tone te cilet duan qe femra- gruaja e tyre e ardhshme te jete e virgjer.Pse ndodh kjo ? une personalisht se kuptoj.

    Po te flasesh per kete gje ne perendim do te ishte dukur shume qesharake. Dhe po te shkosh te nje mjek ne perendim per tu qepur -bere e virgjer kinse .. nuk do e kishin bere kurr.

    E hapa kete teme sepse e lexova edhe nje artikull ne gazete ku flitej pikerisht per kete gje. Dhe aty ishin emrat e mjekeve qe i virgjerojne femrat ! lol


    tung
    njehere
    Hahahha sa kam qeshur , kta meshkuj jan per tju ber mun , kjo esht thjesht injoranc asgje me shum , sa nuk vlen as ta diskutosh per kta lloj meshkujsh.

  16. #76
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Une s'jam nga kosova po dua qe gruaja e ime e ardhshme te jete e virgjer,dhe c'ka ketu per injorance,
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #77
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Une s'jam nga kosova po dua qe gruaja e ime e ardhshme te jete e virgjer,dhe c'ka ketu per injorance,
    Me fal more djal a vajz se sdi cje , ndodhi qe kjo femer me te cilen ti lidhesh keni nje problem e ndaheni , si i bie kjo qe kjo femer mos martohet me asnje se seshte e virgjer apo ti sdo e marresh nje te till se ka pasur nje histori para teje , si mund te kesh pasur ti historit e tua dhe ai ose ajo mund te ken pasur te tyren ,kshuqe hiqini kto shprehje e dua ashtu keshtu , se persona te till jo qe si marrin te virgjera po i marrin edhe me kalamaj bile .

  18. #78
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Me fal more djal a vajz se sdi cje , ndodhi qe kjo femer me te cilen ti lidhesh keni nje problem e ndaheni , si i bie kjo qe kjo femer mos martohet me asnje se seshte e virgjer apo ti sdo e marresh nje te till se ka pasur nje histori para teje , si mund te kesh pasur ti historit e tua dhe ai ose ajo mund te ken pasur te tyren ,kshuqe hiqini kto shprehje e dua ashtu keshtu , se persona te till jo qe si marrin te virgjera po i marrin edhe me kalamaj bile .
    dakort jam me ty mistrece por nqs kjo ka pas shum histori ti si thua ja vlen?un mendoj jo

  19. #79
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Nje ekuacion i vogel...po ne te njejten kohe i zgjidhur!
    Nje vend i vogel ku te gjithe bien krushq po bene dy stacione me autobus,i ashperson njohjet.
    Te ngushtet burra shqiptare,duan qe ne te njejten kohe qe prishin virgjerine e te tjereve,te gjejne virgjeri per vete.
    Ne fakt tani,per mire ose per jo,nuk po gjejne me dhe po e mbyllin gjithnje e me shume gojen!
    Ironi e fatit?
    Ndoshta....
    un do ta quaja emancipim te mashkullit shqiptar

  20. #80
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga bar/bunja Lexo Postimin
    un do ta quaja emancipim te mashkullit shqiptar

    Te duket emancipim ty te marresh virgjerine e dikujt dhe ta kerkosh te jete e tille te dikush tjeter?!
    E ç,fare na paska me teper mashkulli shqiptar nga meshkujt e Evropes?
    Po ato qe late ju,kush do i marre?!!!
    Per mua eshte diçka e padrejte dhe nuk duhet te ndikoje per zgjedhjen e personit.
    "Carpe Diem"

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sa rendesi kane institucionet fetare tek besimi juaj?
    Nga gurl në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 16:31
  2. Vendet me rëndësi historike
    Nga Lekë Rezniqi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 04:53
  3. Kush ka më shumë rëndësi 'dashuria' apo shoqëria'
    Nga Erindi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 16:41
  4. A ka rendesi emri i universitetit
    Nga MEDEA në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 10:22
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 14:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •