Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 254
  1. #41
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anëtarësuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Në Fushat e Elyses
    Postime
    164
    Ksaj radhe nuk pajtohem me ty Hyllien , edhe pse kam respektin te ti .
    Nuk eshte vetem Reka e Madhe qe u asimiluan Ortodokset , jane viset tjera , eshte Nishi , Mali i Zi (fiset Kuqi , Daci etj )jane Arvanitet , dmth ku ishte kjo Fe prezente u be asimilimi i Shqiptareve , kurse te Katoliket e Muslimanet nuk ndodhi e njejta , pse vetem te Ortodokset ?
    Hyllien e ka mir sepse ndryshe nga e sotmja, ku ortodokset jant te paster, ne te kaluaren kudo qe kishte ortofoks kishte edhe musliman, Greqia ishte nje Shqiperi ortodokso-muslimane, Mali i zi ishte shqiptaro-sllav dhe ortodokso musliman, edhe Nishi etj

    Por faji nuk mund t'u lihet muslimaneve te thjesht qe mbaheshin kah kombi psh Isa Boletini, Hasan prishtina etj,, fajin e kan pasur pashallaret pro-turq, e tradhtare tjer te kombit
    PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    eshte shembull i mire per myslimanet qe po asimilohen po ne kete menyr,dallimi eshte se ata u shendrruan ne ortodoks e ju ne turq.
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria
    Po shqiptari musliman, s'mund te asimilohet. A mund te asimilohen 98% te Shqiptareve nga Kosova ? Sinçerisht po te pyes, po apo jo ?!

    Sigurisht qe jo, mazhoranca luan rolin kryesor ne nje shoqeri, ajo vendos kahjen qe merr identiteti i nje populli. Kurse ne si musliman shqiptar, kemi ditur t'i ruajm keto vlera kombtare me nje modesti fantastike, saqe sot, komunitetet e tjera mundohen te na thon, qe, ata me 30 mije veta a sa ishin para 100 vitesh, kan arritur te na mbajn neve gjall, qe ishim me miliona ! Po s'ka dert, qefin s'ben t'ia prishesh askujt.

  3. #43
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Josif Bageri ishte shqiptari i besimit ortodoks si trumbetuesi me i madh per mbrojtjen e idenditetit dhe vetedijes kombetare shqiptare ne regjionin qe sot quhet Maqedoni Perendimore-Iliride.



    JOSIF BAGERI: Poezi kushtrim per mbrojtje te idenditetit kombetar shqiptar ,ai qe e shihte rrezikun sllavo-turko-grek shume perpara te tjereve ne rajonin qe ne sot e quajm Iliride,nje rilindas thuajse i vetmuar i asaj krahine ,i barabarte me sivllezerit rilindas ne trojet shqiptare per nga dashuria per kombin e lire,te perparuar, dhe te bashkuar!
    Rilindasi kristal si uji ne burimet e Rekes!

    MSONI GJUHEN E VET

    Msoni gjuhen ju qe kini,
    se nje kohe e mire na mbrrini!
    Me msim shum t'mira do kini
    Perande n'errsi mos rrini.

    Kish kon mbarre me mohue,
    Gjuhen e vet Naturale!
    T'cilen na s'kemi harrue;
    Po e kemi msu ne male.

    E tani kur mundet sheshit,
    A bon t'rrim na si t'mahnitun?
    O,lecites venja veshit,
    Se anmiku t'asht avitun.

    Mpruej vendin dhe mso gjuhen;
    Perparoni n'ditunia..
    T'mos na verbojn kush me pluhun!
    Prej atynej c'kan skolia.


    Botuar ne gazeten "Besa" nr.10, 17.I.1909 Stamboll


    Me nderime per Josif Bagerin dhe per filizat qe duan te ringjallin Reken,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 28-09-2011 më 10:20
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #44
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    JOSIF BAGERI






    SHQYPEJA E SHQYPENIS

    Un jam Shqypeja e Shqypenise,
    Sqohi or 'zoqt e trimenis!
    Un jam shpeza e furrikut,
    Jepni dermen ma rrezikut;
    Mjaft ne t'erret,n'vorfuni
    Qohi trima ! zoqt e mi.

    Krahet un i kam shtallue
    dhe fluturoj me ju gjet.
    Se per ju u kam mallzue;
    Perande ju kerkoj vet!
    Sihariqe un u bie-
    Se ju kam femi ,femie!

    15.V.1909,autor i kesaj vjershe qe ishte lajtmotivi i gazetes "Shqypeja e Shqypenis"- ku Josif Bageri ishte Redaktor.




    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #45
    Branko Manojlovski i pari shqiptar ortodoks në Maqedoni


    Në Maqedoni, këto kohët e fundit, ka filluar të flitet zëshëm për praninë e shqiptarëve ortodoksë që deri para një viti ishte temë tabu. Dhe, merita për këtë i përket shtatëdhjetëvjeçarit Branko Manojlovski. Ai është i pari që pranoi përkatësinë e vet etnike, por dhe të disa bashkëkohanikëve të tij si të politikanit të ndjerë Vidoje Smilevski-Bato, pastaj të poetit dhe ish kryetarit të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Mateja Matevski, të akademikut Gligor Jovanovski, stërnipit të Josif Bagerit...

    Intervistoi: Seladin Xhezairi


    Në këtë intervistë ekskluzive, xha Branko flet për rrënjët e të parëve të tij, për shqiptarët ortodoksë të anës së Rekës dhe presionin e regjimit komunist për asimilimin dhe shkrirjen e tyre në maqedonas, por edhe për nevojën e vendosjes së vlerave të respektimit të ndërsjellë mes maqedonasve e shqiptarëve:”Kur shkova në Amerikë, atëherë, Martin Luter Kingu kishte shumë punë. Atëherë edhe e vranë. Ai fliste për ëndrrën e tij që zezakët dhe të bardhët të jenë së bashku. Edhe unë kam po këtë ëndërr që shqiptarët, maqedonasit, bullgarët, serbët, grekët, turqit, romët, të gjejnë gjuhë të përbashkët, të pajtohen e të mos grinden...”


    - Muajt e fundit u bëtë temë bosht ndër shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri., në diasporë... Në fakt, kush jeni?

    Branko Manojlovski: - Quhem Branko Manojlovski, me nënë Zafiran dhe baba Manojlon, i lindur me 19.08.1941 në fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, jo larg Gostivarit.. Shkollën katërvjeçare e kam kryer në Beliçicë, kurse tetëvjeçaren në Gostivar. Shkollën e mesme e kam mbaruar në Tetovë, ndërsa studimet në Zagreb. Në vitin 1969 kam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej kur jam edhe shtetas amerikan.

    Që kur kam filluar të vij në Vendlindje, i frymëzuar edhe nga demokracia amerikane, prezantohem siç isha dhe siç jam – shqiptar.

    -Mund të na thoni, përse dhe si ndodhi e gjithë kjo?

    Branko Manojlovski: - Shumë thjesht. Qysh në fëmijëri kam menduar dhe jam ndjerë shqiptar. Nëna ime fliste shqip, gjyshërit flisnin shqip. Kjo vazhdimisht më ka munduar, por historia e bën të veten. Shkollimi në maqedonisht, serbokroatisht, e rrethana të tjera, të gjitha e bënë të veten. Asimilimi vinte nga e majta, nga e djathta. Unë pareshtur mendoja, kujtoja, se si kam folur me vetveten, si një ditë ta them të vërtetën. Ajo, mjerisht, për një kohë, nuk mund të thuhej. Mirëpo, ja që erdhi koha, falë Zotit, falë meje, që më në fund ta them këtë të vërtetë. Tash, nëna ime fliste shqip, më jepte tambël nga gjiri i saj shqiptar. Fjalët e para që i kam dëgjuar ishin “djal’i nënës!” Kjo vazhdimisht më ka preokupuar dhe, para se të vija nga Amerika, iu thash djemve të mi, unë kam dy djem, se çfarë do të bëj, se do të tregoj të vërtetën. Ata më thanë, ki kujdes, ruaju, sepse kjo temë është e ndjeshme në Maqedoni. Kjo është e vërtetë. Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm. Historia e ka bërë të veten, ama është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, ka folur shqip deri në vitin 1960. Në kohën e industrializimit, të promovuar nga Tito, njerëzit nisën të shkojnë nëpër qytete dhe nisën të ndjehen maqedonas, serbë, bullgarë. Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën.

    - Kam përpara një broshurë tuajën dhe, do të më duhet t’ju citoj: “Më besoni, është e vështirë të shqesh shqiptar ortodoks në Republikën e Maqedonisë!” Çfarë keni dëshiruar të thoni me këtë?

    Branko Manojlovski: - Po, kjo është e vërtetë. Para disa ditësh isha në Korçë, në Shqipëri. Atje pash një kishë, një katedralë të shqiptarëve ortodoksë. Më erdhi shumë mirë, për t’u çuditur, sepse ishim të helmuar me gjithçka, sidomos gjeneratat e reja. Ortodoksë dhe shqiptarë. E mundshme kjo!? Këtë e ndjeva dhe e përjetova unë në Shqipëri, imagjinoni ju se si e përjeton këtë rinia jonë këtu në Maqedoni! Prandaj them se është vështirë.

    -Përmendët djemtë. Më intereson se si e pritën ata, farefisi juaj, vendimin që t’i tregoni rrënjët tuaj?

    Branko Manojlovski: - Djemtë e pritën shumë mirë, sepse atyre që në fëmijëri u pata folur, dorën në zemër, në një mënyrë paksa komike, se jam shqiptar. Sa i përket farefisit, unë druaja se do të hasi në rezistencë tek ata dhe të gjithë rekasit që janë ortodoksë, por jo! Shumëçka pozitive erdhi nga kokat e tyre. Më thirrnin natën duke qarë, sepse kishin shikuar një film dokumentar ku unë tregoja të vërtetën. Më thonin: “Hallall, bre, shyqyr zotit që një prej nesh ta thotë të vërtetën!” Isha i befasuar, i befasuar se u mirëprit ajo që unë e tregova. Askush nuk më ka qortuar pse e bëra. Nuk më ka thënë pse, sepse nuk kanë argumente, sepse kjo është e vërteta, është realiteti, sepse kjo është jeta.

    -Nga familja juaj, qoftë edhe e largët, ka shumë emra në zë, edhe në jetën politike të Maqedonisë. Është e vërtetë apo e kam gabim?

    Branko Manojlovski: - Po, po! Familja jonë ka qenë shumë e fortë. Djali i hallës sime, Vidoje Smilevski-Bato ishte kryetar dhe sekretar i Komitetit të LK të Maqedonisë rreth 20 vjet. Unë jam rritur në një familje, si të them, politike. Prandaj edhe mundohem t’i bishtnoj politikës, sepse e di se kur të hysh në të nuk është aq mirë sa duket prej anësh. Familja jonë ka qenë e madhe, kemi edhe sot njerëz me titujt shkencorë, doktorë e profesorë, gjykatës, inxhinierë. Gjithsej nga familja jonë mblidhen nja 40 personalitete të njohura në Maqedoni. Me ndonjë përjashtim, ata e pritën shumë mirë këtë hapin tim.

    -Pra, nuk patët vërejtje nga ana e tyre?

    Branko Manojlovski: - Jo, kam pasur vetëm një telefonatë qortuese nga një njeri që nuk e di se kush është. Nuk pajtohej me filozofinë time.

    -Po, në fakt, cila është filozofia juaj?

    Branko Manojlovski: - Filozofia ime është se Reka e Epërme flet shqip, ka kulturë shqiptare. Reka e Epërme gjeografikisht i përket anës shqiptare. Sikur Reka e Epërme t’i përkiste palës shqiptare, ne do të ishim shqiptarë ortodoksë, sikurse janë sot në Shqipëri. Punë normale kjo, por ra në anën maqedonase dhe nisi asimilimi, nisën martesat me të tjerë...

    -Ndofta, refuzim ka ardhur edhe nga shqiptarët –myslimanë?!

    Branko Manojlovski: - Po, religjioni është punë e mirë, por herë-herë din të ketë edhe efekt negativ. Dikur kur isha fëmijë, para nja 60 vjetësh, shqiptarët ndaheshin në “kaurë dhe turqë”. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët myslimanë thonë “vorret e kaurit”. Edhe këto ditë kam dëgjuar “ Ku është lopa? – Te vorret e kaurëve”!?...

    -Sa mund të ketë ndikuar në vendimin tuaj fakti që ju jeni shkolluar në Kroaci, në Zagreb, e pastaj keni shkuar në Shtetet e Bashkuara?

    Branko Manojlovski: - Po, ka pasur efekt të madh, sepse unë që nga viti 1969, para 42 vjetësh, e deri tani, kam qenë i izoluar nga asimilimi. Asimilimi nuk pati efekt tek unë, që nuk mund të thuhet edhe për vëllezërit dhe motrat e mija që mbetën këtu., sepse u kthyen në maqedonas qind për qind. Tek unë mbeti ndjenja e përkatësisë, sepse kur shkova në Amerikë u njoha me njerëz me prejardhje shqiptare, me idenë, dhe kjo ma pastroi shpirtin që të them se unë jam ky që jam. Po, kishte efekt të madh. Sikur të mos isha në Amerikë ndoshta nuk do ta bëja këtë që bëra, ndoshta do të ndjehesha njësoj si të tjerët.

    -A mos ka ndikuar politika, miqtë tuaj, që të thoni kush jeni e çka jeni?

    Branko Manojlovski: - Nuk e kuptoj bash mirë këtë pyetjen tuaj. Politika ka ndikuar shumë pak. Vendimin e mora vet, me gjithë zemër. Politikanët vetëm duhet të mos e pengojnë përhapjen e idesë sime, sepse ata kanë ndikim nëpër media, kurse unë jam një katundar i thjeshtë, gjashtë muaj i lidhur për fshatin, madje nuk kam as televizor, nuk më interesojnë as gazetat. Jam i mendimit se publiku duhet të njihet me këtë, gjeneratat tona të reja, duhet të zgjohen. Në mos për diçka tjetër, atëherë ta dinë se çfarë kanë qenë të parët e tyre. Ani, babai flet maqedonisht, ndjehet maqedonas, a ku ta di unë, por le ta dinë se gjyshi e stërgjyshi i tyre ka folur shqip në Rekën e Epërme. Po ua tregoj një rast të freskët. Në fshatin tim kishte një grup prej nja dhjetë të rinjsh. I takova duke bërë muhabet dhe unë rastësisht iu thash se gjuha jonë amtare ka qenë shqipja! Brofën në këmbë duke thënë këtë e atë, se nuk është e vërtetë. Mes tyre kishte edhe një gazetar me prejardhje maqedonase. U tha t’i lënë llafet e ta dëgjojnë xha Brankon, për ta mësuar të vërtetën! Unë ua shpjegova të gjithën dhe pak u çuditën. Ata janë të izoluar dhe edhe nëse ndodhë të dëgjojnë shqip, kur dikush i pyet se çfarë flasin, ata thonë “frëngjisht”. Ku e din fëmija gjashtëvjeçar?!...Prandaj them se këtë duhet ta nxjerrim sheshit. Le të dihet kush çka është.

    -Xha Branko, si jeni pritur nga shqiptarët që i përkasin fesë islame, si një kaur?

    Branko Manojlovski: - Më herët, po, si kaur, kurse pasi dola e fola, shumë mirë. Shqiptarët-myslimanë më shtrijnë dorën përzemërsisht. E shikon, feja ka ndikim edhe negativ edhe pozitiv. Tek myslimanët, falë përkatësisë fetare mbetën shqiptarë. Edhe ata do të ishin kaurë, maqedonas a bullgarë, por ishin myslimanë dhe mbetën shqiptarë! Ne ishim ortodoksë dhe ngadalë-ngadalë, kur erdhi bullgari u bëmë bullgarë, më pas maqedonas e në fakt jemi shqiptarë! E shikon se si ndonjëherë historia bëhet e rrezikshme?

    -Familja juaj e ngushtë ku ndodhet tani?

    Branko Manojlovski: - Kam tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. Kam gjashtë nipër. Ata janë në Çikago, në Amerikë.

    -Vini shpesh në vendlindje?

    Branko Manojlovski: - Vij qysh nga viti 1996. Interesante, në vitin 1969 shkova në Amerikë, ndërsa u ktheva më 1996! Atë vit dola në pension dhe këtu vij e rri nga gjashtë muaj. Rri kryesisht në fshat, totalisht i izoluar: nuk kam televizor, nuk kam orë, lahem jashtë. Dua të jem sa më afër natyrës. Falë kësaj më duket se më është pastruar truri për ta parë të vërtetën të pastër si kristali.

    -Kohë më parë ndërmorët një aksion të guximshëm, duke udhëtuar këmbë nga burimi i lumit të Vardarit e deri në derdhjen e tij. Si ndodhi kjo?

    Branko Manojlovski: - Interesante, qysh si fëmijë, pata lexuar një libër se si një gjeneral francez, kishte udhëtuar këmbë nga burimi i lumit e deri në Selanik, natyrisht për të parë rrjedhën e tij nga aspekti taktiko-strategjik për veprime luftarake. Edhe unë desha të shuaj kërshërinë time se si e nga shkon Vardari. Sivjet i bëra përgatitjet dhe me një grup miqsh e përshkova këtë rrugëtimin e tij të gjatë. Morëm ujë në Vërtok, tek burimi, një ujë të pastër, të pijshëm, dhe arritëm deri në Selanik. Ideja ishte edhe politike.

    -Pse?

    Branko Manojlovski: - Dëshiruam që me atë ujë të pastër të shkojmë deri në Greqi, jo vetëm me atë ujë të pastër, por edhe me shpirtin, me shpirt të pastër të njerëzve. Nuk është me rëndësi nëse je shqiptar, maqedonas, turk, rom, bullgar apo grek. S’ka rëndësi. E rëndësishme është të jesh me shpirt të pastër, të jesh njeri, të jesh, komshi i mirë. Dhe, kur e derdha atë ujë në det, thash: “Dua që me këtë ujë të pastër të hidhen në det edhe të gjitha keqkuptimet, zënkat dhe hasmëritë mes njerëzve e popujve. Të ketë mirëkuptim në këtë rajonin tonë të trazuar”.

    -Mund të na thoni, a jeni optimist, duke marrë parasysh këtë që ju e quani rajon i trazuar?

    Branko Manojlovski: - Ka vështirësi, ka pakënaqësi, ama ka edhe përparime të mëdha. Gjatë këtyre 16 viteve që kur kam nisur të vij në Maqedoni, vërej ndryshime shumë të mëdha. Dikur, të kishe flamurin shqiptar, të therrnin në rrugë, sot unë e kam vënë flamurin shqiptar te dera ime dhe askush nuk e nguc! E shikon çfarë dallimi është ky? Ndryshime ka edhe në fusha të tjera. Ato janë të mëdha, por problemi më i madh është ekologjia, papastërtia. Ne nuk po e kuptojmë këtë. Ne luftojmë, për Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, për Greqi, kurse askush nuk lufton për të pastruar Vardarin, ta pastroj vendin. Udhëtojnë njerëzit me makina dhe hudhin bërllogun. Dy milionë njerëz, dy milionë qese plastike! Ky, do pranuar, është problem yni i përbashkët. I shqiptarëve, maqedonasve, grekëve, turqëve, bullgarëve, romëve. Së pari ta pastrojmë Maqedoninë, rajonin, ekologjikisht, nga papastërtia, e pastaj të ndërtojmë ngadalë filozofitë tona. Për këtë duhet ndërgjegje dhe para.

    -Xha Branko, i njihni mirë të dyja palët në Maqedoni, si maqedonasit, ashtu dhe shqiptarët. Mendoni se vendi po shkon drejtë flakjes së urrejtjes?

    Branko Manojlovski: - Kur shkova në Amerikë, atëherë, Martin Luter Kingu kishte shumë punë. Atëherë edhe e vranë. Ai fliste për ëndrrën e tij që zezakët dhe të bardhët të jenë së bashku. Edhe unë kam po këtë ëndërr që shqiptarët, maqedonasit, bullgarët, serbët, grekët, turqit, romët, të gjejnë gjuhë të përbashkët, të pajtohen e të mos grinden. Nga një kafene në Gostivar, këto ditë, sodisja pamjen para meje: kalon një burrë me plis, një shqiptar, pas tij një maqedonas me shapkë, e më vonë edhe një turk me fes. Ishte ditë pazari. Të gjithë plotë mburrje. I thoshja vetes: Sa mirë, të gjithë shkojnë në të njëjtin treg, blejnë të njëjtin mall, thithin të njëjtin ajër, pinë të njëjtin ujë. Sa mirë do të ishte sikur edhe ta mirëkuptonin njëri-tjetrin, të gëzoheshin së bashku?! Më duket se shtrëngimi i duarve apo dhe përshëndetjet në rrugë, sikur flasin se ndryshimi do të ndodhë. Ndoshta unë nuk do të jem gjallë, por do të vijë ajo ditë kur të gjithë do të jenë të njëjtë, me respekt të ndërsjellë.


    http://www.yllpress.com/35853/branko-manojlovski-i-pari-shqiptar-ortodoks-ne-maqedoni.html

  6. #46
    Veren tjeter e kam nda mendjen qe te shkoj turist per disa dite ne Reken e Eperme. Per kete do te marr kontakt me xha Brankon qe te kerkoj nje shtepi me qira.

    Me terheq shume rrefimi i tij, sepse kam besuar gjithmone ne faktin se ne Maqedoni ka me mijera shqiptare ortodokse.

    Veçanerisht zona e Rekes eshte nje zone malore shume e bukur.

    http://macedoniarekashp.jimdo.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-10-2011 më 16:17

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Branko Manojlovski: - Quhem Branko Manojlovski, me nënë Zafiran dhe baba Manojlon, i lindur me 19.08.1941 në fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, jo larg Gostivarit.. Shkollën katërvjeçare e kam kryer në Beliçicë, kurse tetëvjeçaren në Gostivar. Shkollën e mesme e kam mbaruar në Tetovë, ndërsa studimet në Zagreb. Në vitin 1969 kam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej kur jam edhe shtetas amerikan.

    Që kur kam filluar të vij në Vendlindje, i frymëzuar edhe nga demokracia amerikane, prezantohem siç isha dhe siç jam – shqiptar.
    bravo i kofte ... respekt
    Religion Is Curable

  8. #48
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po bre shume lajm i mire. Paramendoni sikur tek te gjithe ata qe ne momente te caktuara historike u desht ta mohonin veten (se besoj qe askush nuk e mohon veten me deshire por vetem kur nuk ka rrugedalje tjeter), te kthehej dhe ringjallej vetedija dhe gjeni kombetar do te ishim sot rreth 3o milione shqiptare.

    Pa pa perseri do te kthehej ai kombi pathyeshem qe u beri balle te gjitheve. Hajde ishalla po vjen qajo dite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 08-10-2011 më 17:02

  9. #49

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Po bre shume lajm i mire. Paramendoni sikur tek te gjithe ata qe ne momente te caktuara historike u desht ta mohonin veten (se besoj qe askush nuk e mohon veten me deshire por vetem kur nuk ka rrugedalje tjeter), te kthehej dhe ringjallej vetedija dhe gjeni kombetar do te ishim sot rreth 3o milione shqiptare.

    Pa pa perseri do te kthehej ai kombi pathyeshem qe u beri balle te gjitheve. Hajde ishalla po vjen qajo dite.
    o kta duhet me i lype, me i gjete e me i kurajue kjo kisha jone ortodokse shqiptare (ka edhe n'kosove, n'serbi, mal t'zi e n'turki plot, per n'greqi mos t'flasum ... ma shum se gjysa e grekve jan arvanitas ortodoks), por problemi asht qe na nuk kemi hiq kish ortodokse shqiptare, kemi vetem kishe ortodokse greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Skorpioni : 08-10-2011 më 16:37
    Religion Is Curable

  11. #51
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Para pak ditesh ishte dhe nje vizite e piktoreve nga Kosova dhe Shqiperia tek arbereshet e Italise (me ftesen e nje piktori arberesh), dhe atje i kemi nja 5 milione ma merr mendja , shume interesant si flisnin shqip, madje dhe nje shqiptare e Ukraines ka qene ne nje emison ne RTK dhe e cuditshme si po i ruanin ende traditen shqiptare, madje po kerkonin profesore te gjuhes shqipe nga Universiteti i Prishtines per te shkuar atje ne Ukraine per te ligjeruar gjuhen shqipe

    Gjaku i shqiptarit nuk po humb ! gabim ishte Jeronim De Rada ne ato ditet e veshtira kur po e priste vdekjen...

    Sic ka thene Zef Serembe:

    Arberia matane detit na kujton
    Se ne te huaj jemi tek ky dhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 08-10-2011 më 16:36

  12. #52

  13. #53
    Ekzistencen e shqiptareve ortodokse atje e kam verejtur qe heren e pare qe kam udhetuar ne Maqedoni dhe veçanerisht gjate kalimit te Radikes.

    Po bindja u perforcua dhe me tej, kur para rreth 10 viteve rastesisht me ra ne dore nje liber ku flitej per Grigor Prlicev, i cili sot quhet poet kombetar ne Bullgari dhe Maqedoni dhe nga ana tjeter e gjithe krijimtaria e tij bazohej 100% ne tema shqiptare.

    Prlicev ka shkruar nje poeme per Skenderbeun dhe nje epike per nje vrasje ndershqiptare ne zonen e Rekes.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Para pak ditesh ishte dhe nje vizite e piktoreve nga Kosova dhe Shqiperia tek arbereshet e Italise (me ftesen e nje piktori arberesh), dhe atje i kemi nja 5 milione ma merr mendja , shume interesant si flisnin shqip, madje dhe nje shqiptare e Ukraines ka qene ne nje emison ne RTK dhe e cuditshme si po i ruanin ende traditen shqiptare, madje po kerkonin profesore te gjuhes shqipe nga Universiteti i Prishtines per te shkuar atje ne Ukraine per te ligjeruar gjuhen shqipe

    Gjaku i shqiptarit nuk po humb ! gabim ishte Jeronim De Rada ne ato ditet e veshtira kur po e priste vdekjen...

    Sic ka thene Zef Serembe:

    Arberia matane detit na kujton
    Se ne te huaj jemi tek ky dhe!
    pas vdekjes se te Madhit Skanderbeg shumica e Shqiptarve qe kan ike n'itali, jan shkue ne Napoli (n'tokat qe Alfonso V ja ka dhane
    Skanderbegit, si falenderim qe e ka shptue mbretnin e tina prej francezve), e sot asnjo nuk e kie aty, tuton italion jon ba.
    Religion Is Curable

  15. #55
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Eshte e vertete se ne Maqedoni, ka shume shqipetare ortodoks te asimiluare .Sllavet e shfrytezuane religjionin ortodoks shqipetare per asmimilim te shqipetareve ,njekohesishte edhe Greqia veriore eshte e mbushur me shqipetare te asimiluare .

    Politikanet shqipetare shipefolesat nuk kane asnje ide se si duhet menaxhuare ky problem . Udheheqesia shqipetare duhet te kerkoje nga Organizata e Kombeve te Bashkuare qe ta zbardhe nje diskriminim te fshehur qe ka bere komunizmi ne Maqedoni, ndaj shqipetareve ortodoks . Me deomos ketyre njeresve qe deklarohen si shqipetare ortodoks te ju kthehet identiteti i tyre kombetare ,bile bile duke ju ndertuare ne Maqedoni edhe kishat etyre ortodokse shqipetare.

  16. #56
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Arbnoret e Italise mund ta kene harruar gradualisht gjuhen, por besoj qe e din kush jane dhe nga vine.

    Ne kemi dhe njerez ne diaspore qe dje jane shku ne vende te huaja, e femijet e tyre sot sta dine asnje fjale shqip, ndersa ne nje fshat arberesh te quajtur Çifti e flisnin shume bukur gjuhen shqipe.

    Madje na ben te fala te gjitheve, sa te mire. se ishte atje per xhirim televizioni i RTK-se. E kishin muzeun e tyre te kostumeve dhe gjerave tradicionale dhe kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 08-10-2011 më 17:02

  17. #57
    Citim Postuar më parë nga Skorpioni Lexo Postimin
    pas vdekjes se te Madhit Skanderbeg shumica e Shqiptarve qe kan ike n'itali, jan shkue ne Napoli (n'tokat qe Alfonso V ja ka dhane
    Skanderbegit, si falenderim qe e ka shptue mbretnin e tina prej francezve), e sot asnjo nuk e kie aty, tuton italion jon ba.
    Arbereshet ne Itali kane ruajtur fort gjuhen, traditat dhe origjinen e te pareve.

    Lexo me poshte:

    http://www.comune.sancosmoalbanese.cs.it/


    Tabela rrugore dygjuheshe.



    Forum i arberesheve:

    http://www.jemi.it/


    Shtepia e Arbereshve ne Itali:

    http://www.arbitalia.it/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-10-2011 më 17:06

  18. #58
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Skorpioni Lexo Postimin
    pas vdekjes se te Madhit Skanderbeg shumica e Shqiptarve qe kan ike n'itali, jan shkue ne Napoli (n'tokat qe Alfonso V ja ka dhane
    Skanderbegit, si falenderim qe e ka shptue mbretnin e tina prej francezve), e sot asnjo nuk e kie aty, tuton italion jon ba.
    Skenderbeu pa dyshim se ishte heroje i jone shqipetare , pore ai nuk kishte strategji luftarake kombetare . Lufta e Skenderbeut vetem se ju dha hapesire me te madhe sllaveve ortodoks qe te asimiliojne popullin tone ortodoks shqipetare.

    Mbas 500 viteve faktet tregojne se Skenderbeu e demtoi ceshtjen tone kombetare( pikerishte shqipetaret ortodoks ) ne aspektin e asimilimit duke baskepuniare me sllavet e asaj kohe .


    Me deomos ne kete raste duhet te behet nje analize e thelle historike , se Osmanlijte per 500 vjete roberi nuk asilmiluane asnje kombe ne ballkane ,perveq qe ishin munduare te jua japin qe popujte e ballkanit te pranojne religjionin islam .

    Sllavet per 50 vite dominim ne Maqedoni dhe ish Jugosllavi arriten qe nje numer shume shume te madhe shqipetare te asimiliojne dhe ti humbin gjurmet e shqipetareve ortodoks .
    Njekohesishte Greqia e luajti te njeten politike te asimilimit te shqipetareve ortodoks.

  19. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Deri sa i mbajne Tirqit si veshje kombetare mund te shpresojme qe nje dite edhe gjuhen do e kthejne :
    http://wn.com/Galichnik
    Disa video nga viti 1933 e ketej , shifet veshja e tyre qe eshte Shqiptare si dhe traditat e dasmave te njejte me shqiptaret , te njera video aty pash diku me plis te bardhe pas minutes 4 , sikurse ketu dikur qe ishte :
    Kjo Reka e eperme
    dhe ne video larte "Galichnik" i perkasin fisit MJAK.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 08-10-2011 më 17:13

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Arbereshet ne Itali kane ruajtur fort gjuhen, traditat dhe origjinen e te pareve.

    Lexo me poshte:

    http://www.comune.sancosmoalbanese.cs.it/


    Tabela rrugore dygjuheshe.



    Forum i arberesheve:

    http://www.jemi.it/


    Shtepia e Arbereshve ne Itali:

    http://www.arbitalia.it/
    nga regjioni i Napolit eshte kjo ?
    Religion Is Curable

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •