( Pėr tė gjithė ata qė debatojnė sot pėr regjistrimin e popullsisė )
Teki Selenica, lindi mė (1882-1962) nė Selenicė tė Frashėrit, nga njė familje me tradita rilindase. Ai e nisi veprimtarin e tij patriotike nė bankat e universitetit "Huzuku" tė Sambollit, ku u lidh me qarqet nacionaliste shqiptare ku bėhet mjaft aktiv si gazetar i gazetave "Bashkimi i Kombit" dhe "Drita" e Manastirit si dhe "Shqiptari" i Stambollit. Kthehet nė Shqipėri dhe fillimisht punon ne administratėn e prefekturės sė Beratit deri ne vitin 1920. Pas Kongresit tė Lushnjės thėrritet tė punojė nė administratėn qendrore nė Tiranė.
Merita kryesore e punės sė te cilit ėshtė e lidhur ngushtė me krijimin e bazave tė administratės dhe legjislacionit qė na ndihmon gjithashtu tė kuptojmė tiparet kryesore tė administratės dhe legjislacionit shqiptar, si dhe trashėgiminė mjaft tė pasur tė tij nė drejtim tė botimeve me vlera jo vetėm historike, por edhe nė fushėn administrative, legjislacionit dhe asaj ekonomike.
Nė vitin 1928, Teki Selenica emėrohet nė postin e nėnpunėsit mė tė lartė tė administratės shtetėrore shqiptare, nė atė tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Ministrave. Po nė vitin 1928, Selenica boton veprėn e tij mė tė rėndėsishme dhe mjaft voluminoze "Shqipėria me 1927", qė ėshtė mė tepėr njė enciklopedi. Nė vitin 1930 nėn drejtimin e Teki Selenicės (mė saktė mė 22 prill 1930), pėrfundon regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė, i cili ėshtė i vetmi burim statistikor bazė nė tė cilėn edhe sot e kėsaj dite i referohemi pėr shpėndarjen e popullsisė sipas besimit fetar, racės dhe kombėsiėe.
Si bėri tė mundur qė Selenica ta realizojė njė operacion kaq tė vėshtirė, si regjistrimi i parė i popullsisė me njė cilėsi mjaft tė lartė dhe brenda standarteve statistikore tė kohės. Kėtė e sqaron zv. Ministrit i brendshėm i asaj kohe Rauf Fico, i cili nė emėr tė mbretit do t'i shkruante:
« Ne kundershtimet e rrepta per mos suksesin e regjistrimit brenda nje dite, qendrimi i pathyer qe treguat, instrukcionet, direktivat e pagabueshme q'u dhane gjithe nenpunesve te ngarkuem me barren e regjistrimit, aktiviteti i pakursyer qe treguat ne te marrunit e masave, per susksesin e veprimit, jane fakte te cmuara prej botes shqiptare, aq sa edhe prej personit tim, qe nje veprim shteteror teper me rendesi dhe teper delikat te perfundoje me sukses e ky sukses te kurorezohet me kenaqesine e pagezimit teper te vlefshem te L.M.Mretit' «
TEKI SELENICA PĖR REGJISTRIMIN FIZIK TĖ POPULLSISĖ :
"Regjistrimi i popullsisė i bėrė me shumė tė meta e mungesa mė 1923 , shumėn e popullsisė e ka nxjerė 814.380 frymė dhe nė njė kontrollim timėt qi bėmė mė 1927 kjo shumė arriti mė 833618 d.m.th. sa do qi vendi ynė ka pare disa lėkundje kryengritjesh prap nė mes tė vietit 1923 e vietit 1927 , Brenda katėr vietve kemi nji shtim popullsie prej 19238 frymėsh. Neve duke ju bazuar fakteve qi kemi nė dorė jemi tė sigurt se shuma e popullsisė Shqiptare kalon dhe 900.000 ėt , se regjistrimi i viteve 1923 jo vetėm qi nuk ėshtė bėrė si mbas shkenzės sė statistikės dhe regullave tė pranuara nė gjithė shtetet e qytetruara por , njė shumicė e madhe e popullit ka mbetur pa u regjistruar fare. Hetimet qė kemi bėrė pėr sė afėrmi dhe raportet e ēdo prefekture tregojnė se jo vetėm persona por shumė katunde nuk janė regjistruar fare e nuk pėrfytyrojnė nė librat e regjistrimit dhe kėto fakte dokumentojnė se kemi njė popullsi mė shumė se sa pasqyron nė tabellat qi po rradhitim mė poshtė tė cilat shpresojmė se do tė plotsohen me njė regjistrim tė ri qi duhet tė bėhet me doemos nė vietin 1929. Me gėzim duhet tė pėrmendim se krahasimi midis lindjeve e vdekjeve nuk ėshtė pikėrisht real se as vdekjet as lindjet nuk janė lajmėruar regullisht , kjo provon se Shqipėriqa , me gjith mungesėn e mjeteve tė jetesės , me gjithė lėngatat e shumta qi vuan dit pėr dit shtohet e shumėzohet sidomos ndienja e formimit tė familjes shqiptarin nuk e ka lėnė pa martuar dhe fuqia e tij pjellore ėsht dukur nė ēdo barasim qi kemi bėrė nė pasqyrat relative. Prej 833. 618 frymėve tė popullsisė shqiptare , pėrveē 20.000
grekofonve tė rrethit tė Delvinės dhe tė njė pakiceje fare tė vogėl tė bullgarėve nė kufirin e Prespės, nuk kemi as njė element tė races sė huaj . Grekofonėt dhe Bullgarėt pėrgjithėsisht nuk kanė as tokė as shtėpi tė tyre , por janė bujq nė tokat e Shqiptarėve tė cilet i kanė sjellė sė largu , pėr tė punuar dhenė e tyre nė kohra kur Shqiptarėt nuk mund tė linin pushkėn pėr tė mare kazmėn nė dorė. Pėrveē kėsaj pakice gjith banorėt e tjerė tė Shqipėrisė janė fieshtė (thjeshtė) Shqiptar, tė gjith njė komb, flasin njė gjuhė , nga besa Shqiptarėt ndahen nė myslimanė , qi jan 563.729 frymė dhe nė tė Krishterė qi janė 269.790 tė Krishterėt ndahen nė Katolikė e Ortodoksė , shuma e tė parėve qi banojnė me shumicė Shqipėrin e veriut ėsht 88.739 frymė dhe e Ortodoksve qi banojnė nė Shqipėrin e Jugės ėsht 181051 dhe 99 vetė janė Israilit. Por kėto ndarje tė fesė, nė Shqipri nuk sjellin as njė ēarje, as njė ftohtėsi , asnjė largim nė mes tė Shqiptarėve, grindjet e besės tė cilat jo vetėm nė vendet e lindjes po edhe nė Europė e nė vende tė tjera tė qytetruara shumė here kanė nxjer vrasje tė mėdha dhe tė tmeruara nė Shqipri nuk dihen dhe nė vendin tonė kurrė nuk ka ngjarė nonjė gja nė mes myslimanėve e tė krishterve , nė mes ktolikėve e tortodoksvev e nė mes tė Synitvet e tė Bektashinjve. Rezultaet e regjistrimit tė vietit 1923 dhe kontrollimin e krahasuar nė fund tė vitit 1927 mbi popullsin dhe sipėrfaqen e vendit tonė po i tregojmė me rradhė mbi bazė prefekturash , sipėrfaqen e tyre , shumėn ekzakte tė popullsisė si mbas elementeve , mysliman , ortodoks , katolik e israelit , tė ndarė nė meshkuj dhe femra dhe shumėn pėrmbledhėse tė kėtyre si nė vitin 1923 , qė ėshtė bėrė regjistrimi si dhe nė fund tė vitit 1927 qėshtė bėrė kontrollimi".
"Librin qe kemi ne dore, s'eshte vetem nje anuar statistikor as edhe nje statistike; eshte me teper se kaq, eshte pershkrimi i Shqiperise, nje histori politike e vendit, nje gjeografi, histori dhe statistike pernjehere. Ne eshte e mundur kete veper do ta quaj nje enciklopedi te vendit tene, kaq lenda e saj eshte e ndryshme dhe e begatshme".
Lumo SKĖNDO Mithat Frashėri
Krijoni Kontakt