Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Pse Kosova nuk e padit Serbine per gjenocid?

    Te gjithe parametrat dhe te gjithe dokumentimi tregon se mbi popullin shqiptare eshte bere gjenocid i paramenduar.

    WIKIPEDIA...Gjenocidi ėshtė vrasja e qėllimshme a njerėzve nė baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjėherė) politike, si dhe veprime tjera tė qėllimshme qė shpijnė nė eliminimin fizik tė ndonjė kategorie tė mėsipėrme.





    WIKIPEDIA...Genocide is the deliberate and systematic destruction, in whole or in part, of an ethnic, racial, religious, or national group.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Gjenocidi ėshtė vrasja e qėllimshme a njerėzve nė baza etnike, nacionale, racore, religjioze apo (nganjėherė) politike, si dhe veprime tjera tė qėllimshme qė shpijnė nė eliminimin fizik tė ndonjė kategorie tė mėsipėrme. Nuk ka ujdi nėse termi gjenocid duhet tė pėrdorėt pėr vrasjet masive tė motivuara politikisht nė pėrgjithėsi, por nė pėrditshmėri ky term pėrdoret thjeshtė si vrasja masive e qėllimshme e civilėve. Viktimat e gjenocidit nė shekullin e kaluar llogariten tė kenė qenė 40 milion njerėz.

    Termi gjenocid ėshtė krijuar nga Rafael Lemkin (1900-1959), njė shkollar juridik hebre, mė 1943, nga rrėnjėt “genos” (greqisht pėr familje, fis, ose racė) dhe “–cid” (latinisht - occidere, me vra). Kjo u arrit mė 1948, me Konventėn pėr Ndalimin dhe Dėnimin e Krimit tė Gjenocidit.

    Pas nėnshkrimit tė minimumit prej 20 vendeve, Konventa u bė ligj ndėrkombėtar mė 12 janar, 1951. Nė atė kohė, vetėm dy nga pesė anėtarėt permanent tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ishin nėnshkrues, Franca dhe Tajvani. Eventualisht, Bashkimi Sovjetik e ratifikoj atė m 1954, Mbretėria e Bashkuar mė 1970, Republika Popullore e Kinės mė 1983, dhe Shtetet e Bashkuara mė 1988. Kjo vonesė nė pėrkrahjen e Konventės nga kombet mė tė fuqishme tė botės shkaktoj lėngim tė saj pėr katėr dekada. Vetėm mė 1990-at filloj zbatimi i ligjit ndėrkombėtar mbi krimin e gjenocidit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Definimet e gjenocidit
    Shumica e debatit rreth gjenocidit sillet rreth definicionit tė duhur tė fjalės “gjenocid”.

    Ja ēka Lamkin tha rreth definicionit tė “gjenocidit” nė miratimin e tij fillestar si ligj ndėrkombėtar nė Kongreset e Gjenevės:

    Nė pėrgjithėsi, gjenocid nuk do tė thotė shkatėrrimi i menjėhershėm i njė kombi, pėrveē kur mbėrrihet nga vrasja masive e tė gjithė anėtarėve tė njė kombi. Pėrkundrazi ka pėr qėllim tė nėnkuptoj njė plan tė koordinuar tė veprimeve tė ndryshme me qėllim tė shkatėrrimit tė bazave thelbėsore tė jetesė sė grupeve kombėtare, me qėllim tė shkatėrrimit tė vetė grupeve. Objektivė e njė plani tė tillė do tė ishte shpėrbėrja e institucioneve politike dhe social, kulturės, gjuhės, ndjenjave kombėtare, religjionit, dhe mbijetesės ekonomike tė grupeve kombėtare, dhe shkatėrrimit tė sigurisė personale, lirisė, shėndetėsisė, dinjitetit, e madje edhe jetėt e individėve qė i takojnė grupeve tė tilla.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Gjenocidi si krim nėn ligjin ndėrkombėtar

    Konventa pėr Ndalimin dhe Dėnimin e Krimit tė Gjenocidit u ratifikua nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuar mė 9 dhjetor, 1948, dhe hyri nė fuqi mė 12 janar, 1951. Ajo pėrmban njė definicion tė pranuar ndėrkombėtarisht, i cili u pėrfshi nė legjislacionin kriminal kombėtar tė shumė vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romės i Gjyqit Penal Ndėrkombėtar, traktati qė themeloj Gjyqin Kriminal Ndėrkombėtar. Konventa (nė nenin 2) definon gjenocidin si "cilin do nga veprat nė vazhdim kryer me qėllim tė shkatėrrimit tėrėsisht ose pjesėrisht tė njė grup kombėtar, etnik, racor, ose religjioz: si:"

    (a) Vrasjen e anėtarėve tė grupit;
    (b) Lėndim serioz trupor apo mental tė anėtarėve tė grupit;
    (c) Shkaktim tė qėllimshėm tė kushteve jetėsore llogaritur tė sjellin shkatėrrim tė pjesshėm apo tė plotė fizik;
    (d) Marrja e masave pėr tė ndaluar lindjet brenda grupit;
    (e) Transferimi me dhunė i fėmijėve nga njė grup nė tjetrin.

    Drafti i parė i Konventės pėrfshinte edhe vrasjet politike but u huq me insistimin e Bashkimit Sovjetik. Pėrjashtimi i grupeve sociale dhe politike si cak i gjenocidit in kėtė definicion legal ėshtė kritikuar. Nė pėrdorimin e pėrditshėm tė kėsaj fjale, kėto grup shpesh pėrfshihen. Pėrdorimi i rėndomtė po ashtu nganjėherė e barazon gjenocidin me vrasjen masive tė sponsorizuar nga shtetit, por gjenocidi, siē ėshtė definuar nga larta, nuk nėnkuptoj vrasje masive (apo ēfarėdo vrasje) as qė ēdo vrasje masive nuk ėshtė detyrimisht gjenocid. Pėrfshirja e njė qeverie po ashtu nuk kėrkohet. Fjala 'gjenocidi' nganjėherė po ashtu pėrdorėt nė njė kuptim mė tė gjerė, si "skllavėria ishte gjenocid", por ky pėrdorim devijon nga definicioni ligjor i krijuar nga KB.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ligji ndėrkombėtar

    Tė gjithė nėnshkruesit e konventės sė mėsipėrme kėrkohet qė tė pengojnė dhe dėnojnė aktet e gjenocidit, si nė paqe ashtu edhe nė kohe lufte, megjithėse disa pengesa e bėjnė zbatimin e kėsaj tė vėshtirė. Gjenocidi konsiderohet problem ndėrkombėtar, dhe me tė merren KB, dhe asnjėherė nuk mund tė trajtohet si problem i brendshėm i njė vendi. Pranohet se, se paku qė nga Lufta e Dyte Botėrore, gjenocidi ėshtė ilegal nėn ligjin zakonor ndėrkombėtar si njė normė e prerė, si dhe nė ligjin konvencional ndėrkombėtar. Aktet e gjenocidit janė vėshtirė tė nxirren para drejtėsisė pasi qe “qėllimi,” demonstrimi i zinxhirit tė pėrgjegjėsisė duhet tė tregohet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Fazat e gjenocidit dhe pėrpjekjeve pėr ta penguar atė

    Sipas Dr. Gregory Stanton, President i Genocide Watch, gjenocidi zhvillohet nė tetė faza:

    1.Klasifikimi: njerėzit ndahen nė "ne dhe ata".
    2.Simbolizmi: "Kur tė kombinohen me urrejtje, simbolet mund tė asociohen mbi anėtarėt mosdashjes tė grupeve viktima...Pėr tė luftuar simbolizmin, simbolet e urrejtjes mund tė ndalohet me ligj … si dhe gjuha e urrejtjes."
    3.Dehumanizimi: "Dehumanizimi mundėson tejkalimin e neverisė normale njerėzore kundėr vrasjes."
    4.Organizimi: "Gjenocidi ėshtė gjithmonė i organizuar... Forca tė veēanta ushtarake apo paramilitare shpesh armatosen dhe trajnohen.... Pėr tė kaluar kėtė fazė, anėtarėsimi nė kėto grupe duhet tė ndalohet me ligj."
    5.Polarizimi: "Grupet urryese shpėrndajnė propagandė polarizuese... Ndalimi i kėsaj arrihet nėpėrmjet mbrojtjes sė udhėheqėsve tė moderuar ose ndihmesės sė grupeve pėr tė drejtat e njeriut..."
    6.Identifikimi: "Viktimat identifikohen dhe ndahen nė bazė tė identitetit etnik apo religjioz... Nė kėtė fazė, njė alarm i gjenocidit duhet tė thirret..."
    7.Asgjėsimi: "Nė kėtė fazė, vetėm intervenimi i shpejtė i armatosur mund ta ndaloj gjenocidin. Zona me tė vėrtetė tė sigurta apo korridore pėr largimin e refugjatėve duhet tė krijohen nė mbrojtjen e armatosur ndėrkombėtare."
    8.Mohimi: "Autorėt e krimit... mohojnė kryerjen e ndonjė krimi... Pėrgjigja ndaj mohimit ėshtė dėnimi nga njė tribunal ndėrkombėtar apo gjyq kombėtar."



    Gjenocidet kundėr shqiptarėve
    Me i fundmi ne radhė ishte ai i kryer nga klika e Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarėve tė Kosovės.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Sepse kemi politikan qyqar,servila,tradhetar...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kjo do te kishte qene edhe detyre e Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves,sepse sa per politikane e qeveritare,ata jane te "zene"me zgjedhje dhe tendera.E si duket Akademia jone nese meriton te quhet ashtu bashke me pushtetaret tone kane rene ne gjume dimeror qe nga viti 1999

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nė tetor tė vitit 2004 doli nga shtypi libri-ditar “Kosova“ i akademikut
    serb, Dobrica Qosiē. Edhe pse libri kishte njė tirazh prej 30 mijė kopjesh,
    u shit nė Serbi brenda dhjetė ditėve. Nė epilogun e ditarit “Kosova“, babai
    i pėrmallshėm i kombit, siē e cilėsojnė serbėt, Dobrica Qosiē derdh lotė tė
    vakėta dinakėrie si trashėgimtar i klasės sė vet tė akademikėve serbė: “A
    thua Kosova do tė jetė preokopimi im i fundit jetėsor? A thua do tė vdes
    duke luftuar pėr disa tė drejta serbe, pėr kulturėn mesjetare, pėr vlerat e
    identitetit tonė shpirtėror nė Kosovė?...”. Nė tėrė brendinė indoktrinuese
    tė ditarit, thurur me dhelpėri bizantine, lexuesit ia vrasin syrin dhe ia
    turbullojnė mėrinė poshtėrimet dhe fyerjet ndaj shqiptarėve, tė padenja pėr
    njė akademik dhe ish -president tė njė shteti tė madh, siē ishte
    Jugosllavia. Ai nė ditarin “Kosova” shkruan: “Kosova, geto naziste, “Kopsht
    zoologjik”, Kosovarėt - vrasės, Hordhi terroriste” …Qosiēi mbarėshtron shumė
    opsione pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ai, mė 3 janar 1993, takohet nė
    Gjenevė tė Zvicrės me dy diplomatė ndėrkombėtarė, Sajrus Vensin dhe lordin
    Ouen. Atyre ua paraqet njėrin nga opsionet pėr zgjidhjen e pėrhershme tė
    ēėshtjeve serbo-shqiptare tė mbėshtetur nė ndarjen territoriale tė Kosovės
    dhe caktimin e kufijve tė rinj, nė tė cilėt do tė ruheshin “tė drejtat
    historike” tė serbėve dhe tė sigurohej e drejta e popullit shqiptar pėr
    bashkim kombėtar me shtetin amė.

    Nė fillim tė viteve ‘80 u mbushėn libraritė nė tėrė Serbinė me libra antishqiptarė tė shkruara dhe tė
    botuara nga Akademia e Shkencave tė Serbisė me autorė: Qosiēin, Batakoviqin,
    Bogdanoviqin, Gjuretiqin e tė tjerė. Nė vjeshtėn e 1981-shit, nėn udhėheqjen
    e Dobrica Qosiēit shumė aktivistė serbė shkruan njė peticion kundėr
    kushtetutės tė 1974. Mė 1989, nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave tė
    Serbisė u pėrpilua njė raport me shpifje kundėr shqiptarėve tė Kosovės.

    Qosiēi, sa ėshtė hileqar dhe diplomat nė dialog, aq ėshtė arrogant dhe
    fjalėrėndė. Ai ia lejon vetes, ta quajė diplomatin amerikan Riēard Horllbruk
    “tip vulgar dhe kauboj primitiv”, Gelbartin e quan “injorant”, Petriēin e
    cilėson si “serbourrejtės profesionist”. Mė 15 maj 1999
    shkruan: “Kosova ėshtė djep i shtetėsisė serbe, bėrthamė shpirtėrore dhe
    religjioze serbe. Nė Kosovė ndodhen monumentet fetare dhe
    kulturore-artistike tė mesjetės serbe. Nė Kosovė, pėrreth manastireve serbe
    dhe enklavave etnike, duhen formuar shtete etnike serbe. Pjesėt serbe nė
    veri tė Mitrovicės duhet t;i bashkangjiten Serbisė. Pjesėt jugore tė
    Kosovės, ku jeton shumica shqiptare, duhen bashkangjitur Shqipėrisė…“. (As
    nuk i zė nė gojė se kishat pravosllave serbe u ngritėn mbi themelet e
    kishave katolike shqiptare nė Kosovė...).

    Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Kosova na qenkėsh djep i shtetėsisė sėrbe.
    Shteti i shqiptarėve u krijua nė Prizren tė Kosovės, kjo bazohet nė fakte
    historike dhe jo nė mite dhe pėrralla kishtare siē predikojnė akademikėt
    sėrbė pėr Kosovėn. “Zyrtarėt tanė (serbė), - shkruan Qosiēi, - duhet qė, nė
    kontaktet ndėrkombėtare, ta vėnė theksin nė kėto tema: -Duhet bėrė pėr vete
    disa anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit dhe sa mė shumė qeveri perėndimore. -
    Duhet shpirtėzuar mediat perėndimore mė me ndikim (si “Shpigel“ nė Gjermani,
    “New York Times“ dhe “Washington Post“ nė SHBA etj.)-Duhet themeluar lobi
    serb nė Amerikė, nė Britaninė e Madhe, nė Gjermani etj.“

    Jovan Cvijiqi nė librin e pėrmendur, faqe 1264-1265, shkruan: “Pėrpara
    ardhjes sė muhaxherėve (nė Kosovė) populli fliste kryesisht turqisht dhe
    serbisht, mė pak shqip. Prej ardhjes sė muhaxherėve u bė zotėruese gjuha
    shqipe“. Pra tė dėbuarit, muhaxherėt, nga Sanxhaku i Nishit, sipas Cvijiqit,
    ua paskan mėsuar shqipen kosovarėve. Akademikėt serbė i pėrmbahen me Ilija
    Garashaninit (ministėr i Brendshėm i Serbisė) i cili qysh nė vitin 1844
    shkroi librin “Naēėrtania“ (Projekti), ku legjitimoi pretendimet
    territoriale serbe mbi Kosovėn, duke iu referuar perandorisė mesjetare tė
    Stefan Dushanit. Sipas “Naēėrtanies“, nė vitin 1846, u falsifikua nė Beograd
    harta e Kosovės duke u shėnuar si “Stara Serbija“. “Naēėrtania“ planifikonte
    pushtimin e atdheut tonė dhe daljen e Serbisė nė Adriatik tė Shqipėrisė.
    Akademikėt serbė: Jovan Cvijiē, Vladan Gjorgjeviē e Nikolla Pashiē u shkruan
    Fuqive tė Mėdha, sidomos Antantės: “Serbia ėshtė i vetmi vend i izoluar nga
    tė gjitha anėt. Populli serb jeton si nė burg. Serbėt kėrkojnė me ngulm qė
    t’i jepet Serbisė njė liman nė Shqipėri. Serbisė i duhet dalje nė Adriatik
    me hir ose me pahir…”. Mė 24 dhjetor 1876 u mblodh Konferenca e Ambasadorėve
    tė Fuqive tė Mėdha pėr kėrkesat e sllavėve tė Jugut. Konferenca zhvilloi
    punimet nė Londėr. Atje iu dha autonomia tė gjitha vendeve ballkanike. Rusia
    kėmbėnguli tė mos i jepej autonomia Shqipėrisė mbasi shqiptarėt nuk
    qenkeshin komb i veēantė. Fill pas Konferencės sė Ambasadorėve, ushtria
    serbe e Knjaz Obranoviqit sulmoi nė befasi 620 fshatra tė pastra shqiptare
    tė Sanxhakut tė Nishit dhe dėboi me masakra tė lemerishme 350 mijė
    shqiptarė. (Ata tė dėbuar,tė sfilitur e tė pėrgjakur, gjetėn strehė nė
    Kosovė. Dhe atė ditė e sot quhen muhaxherė, tė cilėt i pėrmend akademik
    Cvijiqi nė librin e vet shumėvėllimėsh. I quan tė ardhur jo tė dėbuar.)

    Libri i historianit Bilal Shimshirit “Rumeliden Greqleri“ I-II , Istambull;
    pėrmban dokumente me peshė ku vėrtetohet se mė 1876-1877 prej Sanxhakut tė
    Nishit janė barbarizuar dhe janė dėbuar me masakra 350 mijė shqiptarė. 35
    mijė janė mbytur mizorisht gjatė dėbimit nga serbėt. Grabitjet nė Sanxhakun
    shqiptar tė Nishit kapin shumėn prej 40 miliardė dollarėsh“. Masakrat dhe
    dėbimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit u kthyen nė traditė lakmuese pėr
    politikanėt e ardhshėm serbė, qė e provuan nė vitet e mėvonshme. Sė fundi nė
    vitet 1998-1999. Knjaz Obranoviqi, kur pėrgatiti ushtrinė serbe pėr batėrdi
    nė viset shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, publikoi parullėn: “Ēdo shqiptar
    i vrarė ėshtė meritė patriotike pėr ushtarin serb“. Presidenti i Serbisė,
    Sllobodan Millosheviēi, nė prag tė shekullit XXI urdhėroi terroristėt
    shtetėrorė serbė pėr batėrdinė nė Kosovė: “Vetėm shqiptarėt e vdekur janė tė
    mirė pėr Serbinė…“. Akademiku Dobrica Qosiēi nė ditarin “Kosova“, shqiptarėt
    i quan vrasės dhe “Hordhi terroriste“. Si mund tė jenė shqiptarėt tė tillė,
    kur kurrė nuk kanė shkelur njė pėllėmbė troje tė huaja dhe ndėr shekuj nuk
    kanė njohur uzurpime gjakatare si serbėt nė Kosovė.

    Pėr tė treguar se populli serb ua ka parė sherrin akademikėve tė vet serbė,
    dua tė nėnvizoj kėtu vetėm njė shembull: Nė muajin dhjetor 2004 u paraqit nė
    gjyqin e Hagės historiani serb Sllavenko Tėrziq nė mbrojtje tė kriminelit
    dhe satrapit Sllobodan Millosheviē. Terziqi mohoi katėrcipėrisht masakrat
    ndaj shqiptarėve nė Kosovė. Prokurori i Hagės i pėrkujtoi dėshmitė e
    gjeneralėve Uesli Klark dhe Klaus Nauman, tė cilėve Millosheviēi u kishte
    thėnė nė vitin 1998: “Do tė tuboj e tė vras tė gjithė shqiptarėt, ashtu siē
    ėshtė vepruar nė vitin 1945 /46 nga Aleksandėr Rankoviqi“. Sllavenko Terziqi
    mohoi: “Kjo deklaratė ėshtė e gėnjeshtėrt .Nė fund tė Luftės sė Dytė
    Botėrore nuk ėshtė ekzekutuar nė Kosovė asnjė shqiptar“. Pikėrisht atė kohė
    janė tė dokumentuar 70 mijė shqiptarė tė masakruar. Akademiku Dobrica Qosiē,
    pėr ta motivuar tė famshmin “Kompromis historik“, shkruan: “Meqė shqiptarėt
    nuk begeniskan tė jetojnė me Serbinė…“ Si u begeniskan terroristėt qė e
    kthyen Kosovėn nė njė varrė masiv, e shndėrruan nė det gjaku??? Duket
    akademikėt serbė nuk kanė tė nginjur edhe me hijen e viktimave tė veta.

    Mė 1844 Ilia Garashanin shkroi NAĒĖRTANIA (Projekti), ku planifikonte pushtimin
    e Shqipėrisė dhe daljen e Serbisė nė Adriatikun shqiptar. Mė 1876-1877 Knjaz
    Obranoviēi shfarosi dhe shkuli nga rrėnjėt shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit
    (620 fshatra tė pastra shqiptare). Mė 1901 u krijua CĖRNA RUKA - organizatė
    terroriste serbe kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Mė 1902, nė Beograd u
    formua kėshilli kryesor i ēetnikėve qė dirigjohej nga ministri i luftės i
    Serbisė, Millovan Pavlloviē. Nėn udhėheqjen e tij u pėrgatit terreni pėr
    pushtimin e trojeve shqiptare. Mė 1904-1905 filloi aksioni i pėrgjithshėm
    ēetnik serb kundėr Kosovės shqiptare. Mė 1908 u krijua NARODNA ODBRANA,
    oganizatė terroriste me detyrė madhore tė krijonte ēeta dhe t’i hidhte
    pėrtej kufirit tė Serbisė. Kryetar i « Narodna Odbranės » ishte Bozha
    Jankoviq, i cili mė 1912 u emėrua komandant i armatės sė tretė serbe, e cila
    luftoi pėr pushtimin e Shqipėrisė gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Mė 1908,
    u krijua nė territorin e Kosovės organizata klandestine SERBĖT OTOMANĖ.
    Kryetar i saj ishte Bogdan Radenkoviq. Gazeta e SERBĖVE OTOMANĖ ishte
    VARDAR. Ajo gazetė si edhe shtypi nė Beograd i paraqitnin shqiptarėt si
    vrasės, tė egėr e bisha. Mė 1913-1921 ushtria pushtuese serbe ka detyruar
    shqiptarėt, masivisht, tė hapnin gropa dhe i ka varrosur tė gjallė. Nė vitin
    1943 doli ELABORATI i akademikut Vasa Ēubrilloviēit, i cili parashikonte tė
    shfarosej ushtarakisht populli shqiptar i Kosovės. Kosova tė popullohej me
    kolonė serbė. Mė 1945-1946 OZN, ulkonja mėmė e UDB serbe, ka vrarė pa gjyq
    70 mijė shqiptarė. Nė luftėn 1998-1999 serbėt e Sllobodan Millosheviēit
    vranė mijėra shqiptarė, dėbuan dhjetėra mijėra, hapen qindra varre masive ku
    krodhėn brenda tė gjallė e tė vrarė; ngarkuan kufomat shqiptare nė kamionėt
    frigoriferė dhe i degdisėn larg, nė Batajnicė, nė thellėsi tė Serbisė. Njeh
    historia botėrore njė makabritet tė tillė? Ēfarė “kompromisi fantazmagorik”
    kėrkon Dobrica Qosiē?

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Shiko more fattlumi se ku qendron problemi. Njeri tha nuk kemi politikan te zot dhe nuk bejn dot gje. E kupton qe nuk je akoma nje shtet i formuar ne baza te forta, po je nje shtet akoma nenmbikqyrjen e EU, kur te jet nje shtet me te drejta te plota, me gjyqesor dhe polici te veten. Atehere shteti do ndermarri inisiativen per te derguar ne Gjykaten Nderkombetare aktpadin per Serbin, per krime lufte, gjenocid etj. Deri tani perfaqesoheni si gjysem-shtet, ku shume role politike dhe gjyqesore i ben Eulex dhe jo Gjykata e Lart e Kosoves. Duhet pritur dhe pak kohe, deri kur shteti te marri formen e tij te plot dhe te ket te drejta te plota.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga ĘTIUS Lexo Postimin
    Shiko more fattlumi se ku qendron problemi. Njeri tha nuk kemi politikan te zot dhe nuk bejn dot gje. E kupton qe nuk je akoma nje shtet i formuar ne baza te forta, po je nje shtet akoma nenmbikqyrjen e EU, kur te jet nje shtet me te drejta te plota, me gjyqesor dhe polici te veten. Atehere shteti do ndermarri inisiativen per te derguar ne Gjykaten Nderkombetare aktpadin per Serbin, per krime lufte, gjenocid etj. Deri tani perfaqesoheni si gjysem-shtet, ku shume role politike dhe gjyqesore i ben Eulex dhe jo Gjykata e Lart e Kosoves. Duhet pritur dhe pak kohe, deri kur shteti te marri formen e tij te plot dhe te ket te drejta te plota.
    Neve gjithmone per paaftesite tona e gjejme ndonje arsye e ne kete rast EU(eulex).A po i ndal eulex-i "akademiket"dhe "prokuroret"tane qe ta perpilojne nje raport ne teresi per gjenocid.Nuk eshte e thene qe duhet ta dije eulex,mirepo jemi teper te "zene' me sende tjera.Edhe ta garantoj se edhe kur do ta kemi nje shtet te plote e funksional siq pretendon as atehere nuk do bejne keta qe i permenda,ne emer te "qetesimit te gjakrave "dhe sepse termi gjenocid na qenka "i rende".

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Neve gjithmone per paaftesite tona e gjejme ndonje arsye e ne kete rast EU(eulex).A po i ndal eulex-i "akademiket"dhe "prokuroret"tane qe ta perpilojne nje raport ne teresi per gjenocid.Nuk eshte e thene qe duhet ta dije eulex,mirepo jemi teper te "zene' me sende tjera.Edhe ta garantoj se edhe kur do ta kemi nje shtet te plote e funksional siq pretendon as atehere nuk do bejne keta qe i permenda,ne emer te "qetesimit te gjakrave "dhe sepse termi gjenocid na qenka "i rende".
    Jam plotesisht dakord me ate qe the me lart. Po gjykata dhe prokuroria per momentin, mesa kam informacion une eshte ne varesi te EULEX, dhe nuk mund te ndermarri asnje veprim vet, pa konfirmimin e tyre. Pastaj se cfare ndodh me vone, eshte e rend si fjale apo e leht, kjo i mbetet krereve te institucioneve kompetente te marrin inisiativen ne rruge gjyqesore.

    P.s Serbia pa pike turpi, vajti e paditi Kroacin per gjenocid dhe krime lufte ndaj ushtareve Serb. Kur ato bejn nje veprim kaq te ulet, perse Kosova mos ta bej me te drejt te plot nje veprim te till. Une jam shume dakord me ty, dhe per temen qe ke hapur, eshte mese e vertet, po thjesht duhet pak kohe.

  13. #13








    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 10-01-2010 mė 14:00
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412





    Edhe kjo video eshte e postuar nga une mirepo me emer tjeter pasiqe youtube e pat ndaluar nje kohe per shkak te pamjeve te tmerrshme(graphic)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fattlumi : 10-01-2010 mė 16:17

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Se pari, shteti i pavarur i Kosoves ende nuk njihet boterisht, Kosova nuk eshte pranuar me te drejta te plota ne OKB dhe nuk mund te beje denoncime te tilla.

    Se dyti, Gjykata e Hages i ka marre ne shqyrtim krimet kunder njerezimit qe jane bere si ne Bosnje edhe ne Kosove dhe te gjithe te implikuarit kane dale perpara kesaj gjykate. Pra nuk eshte e vertete qe krimet ne Kosove kane kaluar pa u ndeshkuar nga ligji: Milloshevici doli perpara Hages e vdiq ne burg, pra drejtesia e thote fjalen e vete.

    Se treti, denoncime te tilla nuk kane asnje vlere. Cfare do te arrinim me nje denoncim te tille? Historia boterore e deshmoi dhe dokumentoi ate qe ndodhi ne Kosove ne 1999 si genocid ndaj popullit te pambrojtur shqiptar, prandaj edhe NATO e SHBA nderhyne per ta ndaluar.

    Se katerti, shteti i ri i Kosoves qe te dali me sukses ne rrugen e nisur te shtetformimit ka nevoje per hapjen e nje kapitulli te ri maredheniesh me Beogradin, maredhenie te ngritur mbi respektin reciprok dhe mbi respektimin e te drejtave dhe lirive te njerezve, si shqiptaret qe jetojne ende nen Serbi, edhe serbet qe jetojne ne shtetin e Kosoves. Ky eshte qellimi final, pasi po u arrit kjo klime e re paqeje e respekti reciprok, paqja ne Kosove nuk ka per te qene jetegjate.

    Albo

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Kur te antarsohemi ne OKB ateher kemi drejt te padisim. Dhe posa te marrim te drejtat do ta bejm kete gje.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Intervistė e “American Radioworks” me “Millosh”, i cili
    pretendonte se i pėrkiste djemve tė Frenkit.

    Millosh: Ne ishim njė njėsi speciale e policisė sekrete. Unė arrita nė
    Kosovė pak javė pėrpara bombardimeve tė NATO-s. Ne dėbuam shqiptarėt
    nga zonat qė ishin bazat mė tė fuqishme tė luftėtarėve tė tyre. Nuk i
    asgjėsuam. Thjesht i dėbuam pėr tė mirėn e tyre. Dėmi mė i paktė gjatė
    luftės ndodhi, kur arriti ushtria dhe u la dy orė nė dispozicion pėr t’u
    larguar. Ata qėlluan shqiptarė me fat.
    Kishte shumė terroristė shqiptarė. Ne kishim epėrsi numerike mbi ta.
    Dhe, nė kėto rrethana, ushtritė mė tė fuqishme tė botės fillojnė tė tė
    bombardojnė - ėshtė totalisht njė situatė e jashtėzakonshme. Gjėrat
    rrjedhin vetė.
    Ne ishim njė njėsi speciale. Sa pėr grupet paraushtarake, unė i quaj
    ata gangsterė. Ēdo gjė ishte nėn kontrolllin tonė, ushtria e policia gjithashtu,
    ndėrsa ata ishin gangsterė. E megjithatė, njė farė kontrolli kishte edhe
    mbi ta. Tė gjitha kėto grupe kishin zonat e tyre, ku kryenin operacione,
    dhe ishin tė lejuar tė bėnin ēfarė tė donin. Ata viheshin qėllimisht nė
    vende tė caktuara, e ndėrkohė u thuhej tė bėnin atė qė donin, me kusht
    qė detyra tė realizohej. Ishte detyra e tyre tė vrisnin, tė pėrdhunonin e tė
    bėnin atė qė dėshironin.
    Unė mendoj, se njė njeri, i cili ėshtė i pėrgatitur tė pėrdhunojė e tė
    sakatojė civilė, tė sulmojė njė fshat thjesht pėr tė masakruar civilė, njė
    njeri i tillė pra, cilitdo komb qė t’i pėrkasė, ai nuk i bėn nder atij kombi.
    Unė do t’i likujdoja ata aty pėr aty. Pa gjyq. Thjesht, njė plumb pas qafe.




    Dėshmi pėr zhvendosjen e kufomave

    “Herėt nė mėngjes, dėgjova njė kamion qė vinte nga Leshani. I dėgjova ata
    tė frenonin dhe tė hapnin dyert metalike, dhe unė e dija qė ata erdhėn tė
    merrnin kufomat. Unė i ndjeva kur filluan t’i ngarkonin, dėgjoja gjithashtu
    se si serbėt ankoheshin pėr kutėrbimin qė lėshonin. Ata i ngarkuan tė gjitha
    kufomat, dhe u ktheyn nė Leshan …. Nė mbrėmje, gjeta vetėm njė xhaketė
    fėmijėsh tė harruar nė oborr”.
    Intervistė e Human Rights Watch me N.B., Tėrrnje, Kosovė, 29 gusht, 1999
    “Mė 24 prill pashė serbėt tė vinin e tė merrnin kufomat. Erdhėn dy kamionė
    civilė. Pėrveē kamionėve, ata pėrdornin njė bulldozer tė vogėl. Ishin njerėz
    tė maskuar, tė paisur me takėme mjekėsore. Ata morėn kufomat nė tė dy
    kamionat pėr t’i ēuar nė Rrahovec. Tė mos dish vendin ku janė fshehur
    kufomat, pėr ne ėshtė si tė jenė vrarė pėr herė tė dytė”.
    Intervistė e Human Rights Watch me T.K., Pastasel, Kosovė, 26 qershor 1999
    “Katėr ditė pas masakrės (nė Krushėn e Madhe), policia serbe arriti me
    buldozerė, me kamion, dhe me disa makina ushtarake. Ata mblodhėn
    kufomat dhe i morėn me vete. Nuk patėm mundėsi t’i filmonim, dhe nuk e
    dimė se ēfarė bėnė me kėto kufoma”.
    Intervistė e Human Rights Watch me R.E., Kukės, Shqipėri, 8 qershor 1999
    “Dėshmi tė falsifikimit, qė duhet tė bėhen tė disponueshme, pėrbėjnė nė
    fakt njė dėshmi tė plotė fajėsie…. Nėse dikush mund tė gjurmojė, prej nga
    ku erdhi urdhėri i falsifikimit, mund tė na bėjė tė arrijmė nė pėrfundimin se
    ky veprim ėshtė kryer pėr tė fshehur tė vėrtetėn, gjė qė vėrteton fajėsinė”.
    Ish-kryeprokurori i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės Louise Arbour i
    cituar nga Agence France Press, “Prokurori i Kombeve tė Bashkuara i
    thotė Beogradit: “Mos falsifikoni dėshmitė”, 21 janar 1999.



    Qendra e Ligjit Humanitar ėshtė njė prej oganizatave mė profesionale e mė
    tė respektuara tė tė drejtave tė njeriut. Drejtoresha e kėsaj organizate, Natasha
    Kandiē, shkruajti sa mė poshtė me rastin e vrasjes sė Bajram Kelmendit:
    QENDRA E LIGJIT HUMANITAR
    Natasha Kandiē
    MBI VRASJEN E BAJRAM KELMENDIT
    27 mars 1999
    Ėshtė konfirmuar dje, nė mėngjesin e 26 marsit, qė Bajram Kelmendi dhe
    djemtė e tij janė vrarė. Njė i afėrm i familjes Kelmendi gjeti kufomat e tyre nė
    stacionin e parė tė gazit nė rrugėn qė tė ēon nga Prishtina pėr nė Pejė. Unė
    mėsova pėr zhdukjen e tyre vetėm dy orė pasi ata ishin marrė me forcė nga
    shtėpia. Rreth orės 3.30 tė pasdites, Nekibja, e shoqja e Bajramit, mė telefonoi
    dhe fjalėt e saj tė para ishin: “Natasha, mė kanė marrė Bajramin dhe fėmijėt”.
    “Kush Nekibe?” – e pyeta unė. Pėrgjigja e saj ishte shumė e specifikuar: “Pesė
    burra me uniforma tė errėta, me stema tė policisė e me pushkė tytėgjata nė
    duar.” Ajo kish dėgjuar tė shpėrthehej dera e jashtme dhe zėra qė bėrtisnin:
    “Keni pesė sekonda kohė nė dispozicion pėr tė dalė nga dhoma.” Ndėrsa ata
    ngjisnin shkallėt pėr nė katin e sipėrm, Nekibja gjeti rastin pėr t’i telefonuar
    postės lokale tė policisė. Ata e dėgjuan zėrin e saj e nuk ia vunė veshin. Nuk
    shkuan. Ajo telefonoi edhe njėherė pasi Bajrami e djemtė e tij u morėn forcėrisht
    nga shtėpia. Kėtė herė policia i mbylli telefonin…
    Bajram Kelmendi. Njė avokat i zoti pėrherė mes njerėzve. Mbrojtja qė ai
    u bėri shqiptarėve tė akuzuar tė Ferizajt nė gjykatėn e rrethit tė Prishtinės
    do tė kujtohet si analiza mė e mirė ligjore e politike e ngjarjeve nė Kosovė.
    Unė kurrė nuk e kam parė atė aq tė cėnueshėm, sa nė gjyqin e Pejės mė 11
    shkurt. Me shikimin e mjegulluar, ai dėgjonte Marijen dhe djalin e saj
    Miomir Pejuskoviē, serbė nėnė e bir, tek dėshmonin nė gjyq pėr fqinjėt e
    tyre shqiptarė nė fshatin Grabofc, tė konsideruar “terroristė”. Marija dhe
    djali i saj flisnin me mallėngjim pėr Avdiun, Sadriun dhe Syl Krasniqin,
    pėr ndihmėn qė ata u kishin dhėnė nė ēdo rrethanė, sidomos kur situata
    nė Kosovė u pėrkeqėsua. Fqinjėt shqiptarė i morėn nė mbrojtje ata, i
    inkurajuan, u thanė se gjėrat do tė normalizohen pėrsėri e se ata do tė
    jetojnė sė bashku, ashtu siē kishin jetuar gjatė dyzet viteve tė fundit.
    Nderimi im shkon pėr Bajram Kelmendin. Drejtėsi pėr Bajramin dhe
    djemtė e tij! Drejtėsi pėr Kosovėn!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Sipas tė dhėnave dokumentare, nė vitet 1876-1900 janė pėrzėnė nga trojet e tyre tė Prokuples, Vranjės, Leskocit dhe Nishit jo me pak se 200 mijė shqiptarė. Gjatė Luftės Ballkanike janė shpėrngulur nga Kosova me dhunė 120 mijė shqiptarė, ndėrsa nė periudhėn mes dy luftėrave botėrore u shpėrngulėn pėr nė Turqi 300 mijė shqiptarė dhe pėr nė Shqipėri 50 mijė tė tjerė. Ndėrkaq, ata shpronėsoheshin nga tokat, shtėpitė, mjetet e punės etj., tė cilat u jepeshin kolonėve serbė e malazez qė vendoseshin aty.

    Marrėveshja e 11 korrikut 1938, e lidhur mes Jugosllavisė e Turqisė, parashikonte qė brenda 8 vjetėve tė ardhshme tė shpėrnguleshin pėr nė Turqi 40 mijė familje shqiptare.

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore, afėr 500 mijė shqiptarė u vendosėn nė Turqi, ndėrsa gjatė viteve 1974-1999 mbi 300 mijė shqiptarė janė larguar nga Kosova nė vende tė ndryshme si refugjatė ekonomikė, tė detyruar nga kushtet e rėnda ekonomike dhe nga dhuna serbe.

  19. #19
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    tema shum e mir Fatlum , edhe une nuk e di pse nuk e padisim serbin , amo kam edhe nje mendim qe kta politikajt ton veq qysh me marr voten e popullit mi rrit rrogat e tyneve "KORRUPSION" qito qe i ceka ka shum tjera edhe me ni fjal SHUM PASIVA
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  20. #20
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Se pari, shteti i pavarur i Kosoves ende nuk njihet boterisht, Kosova nuk eshte pranuar me te drejta te plota ne OKB dhe nuk mund te beje denoncime te tilla.

    Se dyti, Gjykata e Hages i ka marre ne shqyrtim krimet kunder njerezimit qe jane bere si ne Bosnje edhe ne Kosove dhe te gjithe te implikuarit kane dale perpara kesaj gjykate. Pra nuk eshte e vertete qe krimet ne Kosove kane kaluar pa u ndeshkuar nga ligji: Milloshevici doli perpara Hages e vdiq ne burg, pra drejtesia e thote fjalen e vete.

    Se treti, denoncime te tilla nuk kane asnje vlere. Cfare do te arrinim me nje denoncim te tille? Historia boterore e deshmoi dhe dokumentoi ate qe ndodhi ne Kosove ne 1999 si genocid ndaj popullit te pambrojtur shqiptar, prandaj edhe NATO e SHBA nderhyne per ta ndaluar.

    Se katerti, shteti i ri i Kosoves qe te dali me sukses ne rrugen e nisur te shtetformimit ka nevoje per hapjen e nje kapitulli te ri maredheniesh me Beogradin, maredhenie te ngritur mbi respektin reciprok dhe mbi respektimin e te drejtave dhe lirive te njerezve, si shqiptaret qe jetojne ende nen Serbi, edhe serbet qe jetojne ne shtetin e Kosoves. Ky eshte qellimi final, pasi po u arrit kjo klime e re paqeje e respekti reciprok, paqja ne Kosove nuk ka per te qene jetegjate.

    Albo
    2) Akoma nuk kane dale as cereku i krimineleve dhe gjeneraleve qe duhet te dilnin.

    4) Padia qe mbas 15 vitesh Serbia i ben Kroacise ku tashme te dya jane duke u futur ne Europe tregon qe me kete shtet kurre nuk mund te kete marredhenie normale. Shqiptaret deri diku kane treguar dhe kane krijuar marredhenie te pelqyeshme me Greqine, por jo me Serbine, pasi vullneti i tyre politik nuk ekziston per paqe por vec per lufte dhe grabitje territoresh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •