Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit



    Presidenti amerikan Donald Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

    Kjo u konfirmua nga zyrtarë të administratës amerikane për mediat, megjithëse ata thonë se Ambasada Amerikane do të spostohet më vonë nga Tel Avivi në Jeruzalem.
    Sipas tyre, njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit është thjesht pranim i realitetit nga qeveria amerikane. Megjithatë, nga Shtëpia e Bardhë thonë se kufijtë specifikë të qytetit do të vendosen nga një marrëveshje finale për statusin e tij, ndërsa statusi i vendeve të shenjta në Jeruzalem nuk preket.
    Pritet që Trump të lajmërojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin izraelit gjatë fjalimit të tij më vonë gjatë ditës, duke bërë që SHBA të jetë vendi i parë që njeh Jeruzalemin që prej formimit të Izraelit në vitin 1948. Liderët e botës arabe kanë paralajmëruar se njohja e Jeruzalemit dhe dërgimi i Ambasadës Amerikane atje është një provokim flagrant ndaj botës myslimane.
    Edhe aleatët perëndimorë si Franca dhe BE e kanë nxitur SHBA që të ketë kujdes në këtë çështje, por duket se Trump është i vendosur të përmbushë këtë premtim të fushatës. Vlen për t’u theksuar se njohja e Jeruzalemit dhe dërgimi atje i Ambasadës Amerikane u vendos nga Kongresi që në vitin 1995, por presidentët amerikanë gjithnjë e shtynin këtë, derisa erdhi Trump.
    Top Channel

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

    Bravo Trump

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

    Eshte nje budallik qe nuk ka asnje arsye llogjike.

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

    Izraeli eshte aleta strategjik i perjetshem i ShBA, dhe eshte me se logjike perkrahja maksimale. Per herbrenjte eshte e njejta ndejsi si per shqiptaret kur Clinton vendosi te bombardoje Serbine. Edhe atehere pati zera se kjo eshte budallallik,se do plaste lufta e trete,se nuk ja vlente per 2 milione shqiptare,etj,etj. Arabet u treguan idiote dhe te paafte sepse e paten mundesine te kishin gjysmen e territorit por nuk deshen,rrefuzuan dhe deshtuan ne te gjitha luftrat.Arabet i kane nja 24-25 shtete. Le ta kene edhe hebrenjte shtetin e tyre.

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Izraeli eshte aleta strategjik i perjetshem i ShBA, dhe eshte me se logjike perkrahja maksimale. Per herbrenjte eshte e njejta ndejsi si per shqiptaret kur Clinton vendosi te bombardoje Serbine. Edhe atehere pati zera se kjo eshte budallallik,se do plaste lufta e trete,se nuk ja vlente per 2 milione shqiptare,etj,etj. Arabet u treguan idiote dhe te paafte sepse e paten mundesine te kishin gjysmen e territorit por nuk deshen,rrefuzuan dhe deshtuan ne te gjitha luftrat.Arabet i kane nja 24-25 shtete. Le ta kene edhe hebrenjte shtetin e tyre.
    Murik,

    Krahasimi qe ti i ben izraelit me kosoven eshte teresisht pa lidhje. Shqiptaret jane autoktone ne ato toka dhe moren ate qe i takonte. Krahasimi me i sakte do te ishte nje sikur shqiptaret te pushtonin Kroacine me justifikimin qe ka qene toke e paraardhesve tane Ilire. Pikerisht kete deklarojne hebrenjte qe Jerusalemi eshte kryeqyteti i tyre i premtuar para 3-4 mije viteve.

    Izraeli e ka sot kryeqytetin e tij Telavivin dhe njohja qe i Trump i ben Jerusalemit eshte me teper ironi qe Trump i ben arabeve dhe muslimaneve sesa perkrahje ndaj Izraelit.

    Nuk e kam idene se cilat do jene pasojat nga ky vendim i Trump por di te them qe ky vendim do shkaktojne probleme te jashtezakonshme per stabilitetin ne lindjen e mesme .

    Ngjarjet ne ditet ne vazhdim do jene shume interesante sepse thuhet qe Arabia Saudite ka gisht ne nje vendim te tille te Trump por mund te jete dhe lajm i pabaze. Ndoshta kjo ngjarje mund te kete dhe anen pozitive te saj pasi vendet muslimane mund te lene menjane tere konfliktet me njeri-tjetrin dhe te bashkohen kundra nje kauze qe i bashkon te gjithe.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Realizimi i premtimeve elektorale te 2016 nga Trump i cili kishte premtuar se do te perkrah berjen e Jeruzalemit si Kryeqytet te izraelit, - u be fakt i kryer dje ne Deklaraten e Trump ne nje konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë Washington.
    Tekstualisht Trump deklaroi: Sot ne më në fund njohim si fakt Kryeqytetin e izraelit- Jeruzalemin. Kjo nuk është asgjë më shumë se se njohja e një realitetit``.
    Për këtë arësye Presidenti i SHBA-ve Donald Trump informoi zyrtarisht që ai planifikon të ri-vendosë Ambasadën Amerikane në Jeruzalem duke konfirmuar kështu Jeruzalemin si Kryeqytet të izraelit, në kushtet kur vetë izraelitet kanë frike të vendosin për këtë problem duke parë konfliktet e tej zgjatura dhe shekullore për ëtë qytet të lashtë.
    Presidenti i SHBA-ve pranoi se ky vendim do të shkaktojë mos-aprovime, por thotë gjithashtu se do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit arabo –Izraelit (https:/www.rt.com/neës/412165-us-jerusalem-trump-announcement/).
    Pak Histori.
    Dihet se Jeruzalemi quhet edhe vëndi në të cilën kanë lindur të tre fetë kryesore në botë : Feja Çifute (Judaizmi- Jahudizmi), e Krishterë dhe ajo islame në kohë të ndryshme të shoqërisë njerëzore. E përbashkëta e të tre feve ka qënë i njëjti zot të cilin Cifutet e quanin Eloim, të krishterët Zot- Jehoëa- Joshua, dhe myslimanët Allah, të cilat vinin nga fjala që përmëndi Moisu – JHËH ( të cilin e përmëndi Zoti kur foli me Moisiun në Malin Sinai), ecila nuk dihet se si mund të jeë folur nga komunitetet çifute dhe aramaike në atë kohë, por dihet se gjuha çifute dhe ajo aramaike janë shumë të afërta me gjuhën arabe; sidoqoftë ndryshimet në të folur janë të dukshme në ditët e sotme, psh, fajla Shalom në gjuhën arabe thuhet Selam. Eloim thuhet Allah, në të krishterët shqiptohet Jehovah.
    Judaizmi- si Fe Monoteiste, e krijuar në mijëvjecarin e tretë p.e.s., pasi Abrahami takoi për herë të parë përfaqësuesit e Zotit sipas Testamentit të vjetër kur përfaqësuesi i Zotit ( Eoim) i tha se Sara do të ngelet shtatzanë në moshë të thyer sepse ata nuk kishin fëmijë. Pas rrethprerjes së isaak-ut u vendos Beslidhja e vjetër me Zotin e cila për ta kujtuar brezat e ardhshem –duhet të bënin circumcuzio (rrethprerje). Këto ngjarje u përfshinë në Shkrimin e Shenjtë Judaik në tre pjesë:
    - Torah – apo ligji në të cilin janë përfshirë librat e Moisiut (Musa) ku Zoti quhet Jehova ose Eloim dhe ne greqishten e vjetër quhej Adonai.
    - Libri i Numrave
    - Ligji i përtërirë
    Sot përfshihen në pesë libra të shkruar: Bibla ( shkrime 1000 vjecare para erës së re- pra Bibla e vjetër)-Tora- Mishna-Talmudi (Talmudi Palestinez dhe Talmudi Babilonas)
    Rëndësi për çifutët ka edhe Talmudi i cili u krijua si libër në shek 4-5 e.s. Sidoqoftë vëndet e shenjta çifute janë sinagogat. Sinagoga e parë u ndërtua pas shkatërrimit të Jeruzalëmit në vitin 70 e.s. Talmudi pasqyron jetën shpirtërore që duhet të bëjnë çifutët si circumcizio, festat fetare, ardhja e shpëtimtarit, Beslidhja dhe Ligjet e Moisiut, dhe trashëigimi i të parëlindurit.
    Janë katër grupe cifutësh: Farisenjtë ( ishin aristrokratë dhe konservatorë), Saducenjtë ( besonin në ringjalljen e të vdekurve), Esenët ( bënin jetë askete dhe jetonin në Qumran), dhe Zelotët ( këta të fundit, ngritën krye kundër Romës dhe u vranë pothuaj të gjithë).
    Çifutët quhen si popull i Zotit. Janë kokëfortë dhe shumë të zgjuar; u shpërndanë nëpër botë pas viteve 70 e.s. dhe nuk kishin më një shtet të tyre. Sot në tërë botën jetojnë rreth 17 milionë çifutë 6.5 milionë jetojnë në izrael.
    Toka ku jetonin dikur çifutët quhej toka e Filistinëve ose sot, quhet Palestina. Dita e pushimit për çifutët është Sabath ose e Shtuna, pra dita e gjashtë sipas kalendarit të sotëm dhe jo e djela. E Djela për çifutët është sikursë kemi në te Hënën, dita e parë e javës.
    Festat Fetare: Pashka-Shavood (të pesëdhjetat)-Suçut – Purim-Roh Hashanah ( Viti i ri)-Yom Kippur (dita e Pajtimit), (http://ëëë.explorerunivers.com/t510-judaizmi).
    Kristianizmi si Fe Monoteiste, u formua pas vdekjes së Jezu Krishtit nga viti 33 e.s., nga Pjetri dhe Pali dhe 11 Apostujt e tjerë ( 13 gjithsej) në Jeruzalem. Doktrina e Krishterë për Trinitetin ( Ati+ Biri+ Shpirti i Shenjtë, pra 1+1+1=1) u zbatua pas Koncilit të Nikeas rreth viteve 350 e.s. Në Koncil u pranuan 4 Ungjijtë dhe veprat e Apustujve që përbëjnë Testamentin e Ri. Sot janë rreth 1.5 miliard kristianë (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Christianism).
    Islami si Fe monoteiste, u themelua si fe nga Muhammad, lider ushtarako fetar (570-632 e.s), u bazua tek Tesatamenti i Vjeter, Testamenti i Rid he tek Torah Keshtu u krijua Qurani qe d.t.thotë =Recitim. islam ne arabisht d.t.thote `nënështrim ndaj Zotit`. Libri i Kuranit më të vjetër ruhet në Saana, Jemen është i vitit 700 e.s. Muhammad filloi të marrë profeci nga ëngjëlli Gabrieli (Xhebrail), rreth vitit 610, kur qëndronte në një shpellë në Malin Hira. Vetë Muhammad nuk dinte shkrim e këndim por sure-t, i mblodhi Abu Bekri i cili i shkruajti por origjinalet nuk dihen ku janë. Abu Bekri njihet si personi që bëri haxjillëkun ( pilgrim) e parë në Meka në vitin 631. islami është një fe që e respekton Krishtin por nuk është dakort që ai është Zot dhe se nuk ka Trinitet. E quan si Profet.
    Muhammad mori mësime për Zotin (Allah-un) nga Waraqah ibn Nawfal (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Muhammad_in_Islam), kushëriri i gruas i cili ishte i krishterë i sektit Nestorian të cilin Kristianizmi e quan Herezi. Në Kuran nuk përmëndet Jeruzalemi as nga Muhammad dhe as nga të tjerë përveç Medine dhe Maka në të cilën është Guri i Zi rreth të cilit bëhët Haxhi-llëku duke u falur, dhe duke u rrotulluar përreth tij, dhe duke qëlluar me gurë Satanain, një herë në vit. Jerusalemi quhet nga Myslimanët si qyteti i Tretë i shenjtë pas Medina dhe Meka , në të cilin Muhameti u ngrit në qiell pas vdekjes. Sot janë rreth 1.4 miliard Myslimanë.
    Jeruzalemi , në arabisht quhet El Quds. Është një nga qytetet më të vjetra në botë, ose e quajnë qyteti i Davidit i themeluar rreth viteve 3000 p.e.s, në epokën e Bronzit.
    Izraelitët dhe palestinezët e quajnë të dy palët si Kryeqytet të tyre. Është themeluar rreth vitit 2400 p.e.s me emrin `Urusalima` ose më vonë qyteti Shalem i Zotit të Kananëve. Emri Yerushalem ( Jerusalem) duket në Testamentin e Vjetër Libri i Joshua. Sipas Mirdash emir është kombinim i fjalëve YHËH YIR`EH (Zoti do të shohë drejt tij), emër i dhënë nga Abrahami ( sepse aty ai kërkoi të sakrifikojë isaak-un), i kombinuar me fjalën Shalem që ishte qyteti Shalem.
    Në shekullin e 8 p.e.s u bë Kryeqyteti i Judës.
    Sot quhet qyteti i Shenjtë nga të Tre Fetë abrahamike Çifute, Kristiane dhe islame sipas Biblës.
    Së pari sepse Mbreti Solomon ndërtoi Tempullin e Parë Hebraik. Tempulli i dytë i nërtua nga Dari i Persisë në vitin 516 p.e.s., 70 vite pasi i pari u shkatërrua.
    Së Dyti se Varri i Jezu Krishtit është brënda qytetit në Holly Spulchre Church, i cili së fundmi u vërtetua zyrtarisht se aty është varrosur Jezu Krishti.
    Së Treti si pas traditës Sunni në vitin 610 në Jerusalem u bë Gibla e parë ose lutja e parë islame, dhe Muhammad u ngjit në qiell sipas Kuran-it 10 vjet më vonë dhe ai foli me Zotin. Aty gjëndet gjithashtu dhe Xhamija Al Aksha ( e fundit), dhe Dome of the Rock, një faltore islamike e ndërtuar në Malin e Tempullit që në vitin 631, mu në vëndin ku çifutët pretendojnë gjithashtu si vënd të shënjtë si vëndin ku Abrahami sakrifikoi të birin. (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Jerusalem).
    Në vitin 63 p.e.s u pushtua nga Pompeu i Madh dhe disa vite më vonë romakët vendosën Herod-in si mbret të Jeruzalemit. Herodi ri- ndërtoi muret e Tempullit të vjetër. Në vitin 70 e.s., muret u shkatërruan ( ashtu siç kishte thënë Jazu Krishti). Çifutët u shpërndanë nëpër botë dhe mbetën pak fare në qytet. Luftra të shumta vazhduan midis Perandorisë Bizantine, Persiane, dhe Mslimanëve, të cilët herë pas here e pushtuan çfarosën popullatat disa herë.
    Ushtritë arabe myslimane e pushtuan qytetin në vitin 632 e.s. Në 1073 u pushtua nga turqit selxhuke . Në 1187 u pushtua nga Saladini. Nga 1260- deri në 1517 qyteti ishte i pushtuar nën Mamlukët. Në atë kohë kishte vetëm 2 familje çifute dhe 2.000 të krishterë.
    Nga 1517-1870 qyteti ishte nën qeverisjen e Sulltanit turk, por nga fundi i shek 19 qyteti u zhvillua jashtë mureve. Në 1917 ushtria britanike pushtoi qytetin dhe në 1922 Lidhja e Kombeve sipas Traktatit të Lozanës ja dha Britanisë që ta administrojë Jeruzalemin dhe tokat përreth 20 km larg tij si toka që u quajtën Palestinë. Kështu qëndroi deri në 1948.
    Në 1947 Kombet e Bashkuara bënë `Planin e Ndarjes` (sepse mandate britanik mbaronte ne 1948), duke krijuar kështu mundësinë pas përplasjeve të shumta që izraelitët të shpallnin Pavarësinë më 1948, por Jeruzalemi kishte status të veçantë . Jordania manaxhoi Jeruzalemin Lindor dhe pjesa perëndimore u mbeti cifutëve të cilët shpallën kryeqytet provizor Tel Aviv. Në luftën e 1967 6 ditë luftë izraeli pushtoi të gjitha tokat në të cilat gjëndet sot me ndihmën e SHBA. Por Jeruzalemi u manaxhua nga izraelitet përfshi dhe Jeruzalemin lindor. Aktualisht në atë kohë ishin 58 Sinagoga.
    Grupi nacionalist Zionist e ka pretenduar Jeruzalemin si Kryeqytet të Judenjve shumë herët për arësye se ky qytet ka qënë kryeqytet që nga Mbretëria e Judës shek 8 p.e.s. Kryeministri izraelit Ben Gurion e shpalli Jeruzalemin si Kryeqytet të çifutëve dhe si qytet të përjetshëm dhe të shenjtë., që më 1949 dhe u dha porosi izraelitëve që të bënin çmos që ta bënin kryeqytetin e tyre. Në vitin 1980 Jeruzalemi u bë sipas ligjit izraelit Kryeqytet ligjor, megjithesë Tel Aviv ishte kryeqyteti zyrtar.
    Palestinezët nëpërmjet Arafat (dikur), dhe Abaz (sot), si dhe nëpërmjet grupimit Hamas dhe PLO (Organizata çlirimtare e Palestinës), e pretendojnë si Kryeqytet të tyre për shkak së Jeruzalemi është i banuar prej palestinezëve dhe popujve të cilët kanë jetuar në këtë vënd prej shekuj se sa në një periudhë të caktuar të hershme.
    Konfliktet midis palestinezëve dhe izraelitëve patën dhe kanë edhe sot e kësaj ditë si problem Kryesor Jeruzalemin: Palestinezët duan Jeruzalemin Lindor si Kryeqytet të tyren, kurse izraelitët e duan të tërë Jeruzalemin si Kryeqytetin tradicional të çifutëve. Shumë shtete e kanë njohur Palestinën si shtet bazuar në rezolutat e OKB.
    OKB me Rezolutën e sajNr. 194 e quan Jeruzalemin si Qytet Ndërkombëtar.
    Dje Donald Trump i dha fund kësaj Rezolute duke e quajtur Jeruzalemin si Kryeqytet të shtetit të izraelit, por duke nxitur kështu një shkumbnajë revoltash dhe kundërshtimesh duke filluar që nga BE, Britania e Madhe dhe nga të gjitha vëndet arabe. Kjo mund të jetë sipas Biblës dhe fillimi i Aramgedon-it apo siç quhet lufta midis Gogëve dhe Magogëve e cila do të ndodhë në `fundin e kohërave`.
    Problemet mbeten të pazgjidhura. Ndoshta Rezoluta e OKB mbetet më e sakta pësa i përket shmangies së luftrave që mund të ndodhin, sepse izraelitët kanë planë për të ndërtuar një sinagogë edhe në Malin e Shenjtë aty ku ndodhet faltrja islame nga më të lashtat.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Ato jane genjeshtra te Zotit, Gjermanit te madh kunder nje populli qe e urren aq shume!
    Trump eshte nje derr i zotit dhe asgje me teper kurse cifutet po vuajne vitet e injorances ne burgjet e zotit! Ata jane austriake dhe austria ka qene toka e tyre e shenjte, falur disa gjermaneve inferiore(me te meta) nga Gjermani i madh apo Zoti!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Ndoshta Jeruzalemi duhet shpallur qytet i hapur pra i asnjerit nga ata qe e pretendojne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Ne qofte se politika eshte "shah" Tramp beri nje levizje kot qe disa thone qe eshte "dam",disa "tresh" e disa "nènç"... Praktikisht asnje nuk di ti japi nje shpegim llogjik.
    Ishte nje "levizje kutruhu": "Te themi ndonje gje qe te bejme pak rremuje" Dhe deri tani as rremujen qe kishte menduar nuk ja ka arritur qellimit.

    Me perjashtim te Erdoganit,por qe asnje nuk e merr seriozisht,asnje nuk u be pjese e lojes. As Rusia dhe as Europa nuk eshte se ja fershellyen. Edhe reagimi qe pritej nga bota arabe eshte pothuajse i padukshem. (mbase nga lodhja ose mbase edhe se e kane kuptuar qe politika nuk behet me pes grupe fetare integraliste qe hedhin gure a gjera te tjera).
    Si perfundim,kjo shpallje,qe eshte bere nga pothuajse te gjithe (nga vendet qe njohin Izraelin) edhe nga Rusia,perveç se nje premtimi elektoral dhe mbase edhe nje perkrahje e perkoshme ndaj Izraelit nuk tregon asgje tjeter.

    Ne qofte se kerkon ta beje me force Jeruzalemn si kryeqytet,gje qe sot per sot eshte e pamundur per nje shtet te vetem edhe si Amerika,mundet qe kjo shpallje te kishte nje kuptim. Ne qofte se do kerkoje ta beje Jeruzalemin kryeqytet me ane te paqes,do ti duhet Trampit mbas kesaj shpalljeje... qe te futet prap ne loje,ti premtoj palestinezve diçka me teper seç ishte e mundur perpara kesaj shpalljeje.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Ketij labirinti i dihet fillimi por e pamundur t‘i zbulosh fundin. Eshte pak a shume e ngjashme me marreveshjen e pakuptimte qe beri administrata e Obames me Iranin perpara dy vitesh.
    Ka nje fjali interesante ne speech-in e Trump, ku nder te tjera na rikujtoj se Jeruzalemi eshte qyteti ku nderthuren me se mire te trija fete abrahamike (hebraizmi-katoliçizmi-islami)! Sakte! Mirepo njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit favorizon hebrenjte dhe demton katoliket me muslimanet.
    Si zakonisht ne te tilla ngjarje me protagonist Izraelin, perveç reagimeve te pakonsoliduara nga komunitetet muslimane, kemi nje heshtje totale nga komunitetet katolike ne bote!

    Jam kurioz te di sesi do jete vota e qeverise Rama ne OKB, per kete çeshtje?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Rama ka planin e vet per Jeruzalemin,qe do ta parashtjoje ne OKB.

    Do te jete dhenia e Jeruzalemit nen kontrollin privat. OKB do t'ja japi nje privati Jeruzalemin,ky privat mbasi mer parate nga bankat e OKB i investon per kontrollin ne Jeruzalem dhe pastaj OKB do ta paguaje ose shlyeje privatin me késte. Eshte ajo qe quhet Partneriteti publik qe paguan dy here privatin.

    Vetem shpresojme qe te mos kerkohet paraprakisht konkursi i tenderimit se u prish plani.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Vota shqiptare ne OKB eshte e paperfillshme. E shtrova pyetjen per te pare se cili do jete ndikimi i Rames rreth kesaj çeshtje? A do influencohet votimi nga vlla Erdogani, nga fondacioni Soros qe e beri kryeminister? Apo do ndjeki linjen e vendit partner (siç e quan naltgjatesia) qe eshte Amerika zyrtare?

    Sigurisht duke e njohur Ramen nuk mund te perjashtohet edhe ndonje opsion i dyte. Mbasi i sugjeroj Amerikaneve dhe gjermaneve se per ke te votojne, do sjelli ndonje propozim tjeter bombastik ne OKB duke iu sugjeruar vendeve te aleances Euro-Atlantike te zgjedhin Haifan kryeqytetin e Izraelit, duke perjashtuar keshtu Jeruzalemin dhe Tel Avivin..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Jerusalemi duhet te jrte qytet i hapur ose kozmopolit.

  14. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Jeruzalemi si Kryeqyteti i Izraelit sipas Trump

    Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet eshte sanksionuar nga kombet e bashkuara qe ne krijimin e shtetit te Izraelit.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Cen Durimmadhi (19-12-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •