Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316

    Minatorët e Trepçës filluan protestat

    Siç njoftojnë mjetet e informimit, me 16. 03. 2010 në Mitrovicë u mbajt tubimi-protesta e parë e minatorëve, në të cilën morën pjesë diku afër 1200 veta, për shkak se, siç tha përfaqësuesi i tyre z. Ramadan Vllahiu, qeveria ende nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre të shtruara asaj kohë më parë, ndër të cilat është rritja e pensioneve nga 40-60 në 100-160 euro në muaj. Me tone shumë të hidhura dhe të mllefosur folën disa ish udhëheqës të minatorëve, duke akuazuar qeverinë për moskujdesje ndaj tyre, por edhe për korrupsion, keqpërdorime dhe tjetërsim të pasurive të Kosovës. Posaçërisht, fjalimi i ish drejtorit të Kombinatit "Trepça" z. Burhan Kavaja (me 1989 ai ka udhëhequr të gjitha demonstratat si dhe ngujimin 8-të ditorë të minatorëve) ishte mjaft kritik ndaj qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës, duke nënvizuar faktin se pasuritë e minierës së Trepçës janë duke u keqpërdorur dhe keqmenaxhuar, në vend se ajo të rifunkcionalizohej me kuadra të specializuara dhe shumë të afta që ka Kosova, e jo që fati i saj t'iu lihet në dorë të huajve. Në veçanti ai nënvizoi faktin, duke iu drejtuar qeveritarëve aktualë se janë pikërishtë minatorët e Trepçës ata të cilët me 1989 duke iu kundërvënë masave represive të ish regjimit komunist jugosllav me demonstratat e tyre historike ia lëkundën themelet ish Jugosllavisë e cila edhe u shkatërrua pak vite më vonë. Gjendja e jetesës dhe familjeve të minatorëve sot është turpi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe se askush nuk ka besuar se në liri dhe pavarësi minatorët do të sillën në këtë gjendje mjerimi. Gjatë tërë kohës së tubimit-protestës dëgjoheshin shumë zëra nga të pranishmit që kërkonin që menjëherë të niseshin në këmbë drejtë Prishtinës (53 km) për t'u ballafaquar me udhëheqësit e korruptuar, për të mbetuar atje deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. Mirëpo, me ndërhyrjen shumë të matur të z. Vllahiu u morën vesh që qeverisë t'i japin një muaj afat, aq sa kishte kërkuar vetë z. Hajredin Kuçi, zv/kryeministër, pra që të presin deri me një Maj, kur poçese qeveria deri atëherë nuk i plotëson të gjitha kërkesat e tyre, atëherë minatorët me autobusë do të shkojnë masovikisht në Prishtinë.
    Duhet theksuar se fjalimin e nënkryetarit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës minatorët-protestues ia ndërprenë duke i thënë atij se koha e referatave dhe fjalimeve të kota ka kaluar.
    Këmbanat e alarmit në Kosovën e uzurpuar nga udhëheqësit e saj të korruptuar po bien me të madhe, që shtron pyetjen; a po i dëgjon kush zërat e saja para tërmeteve dhe shpërthimeve të reja sociale....!?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin

    E kam cekur edhe ne disa postime te tjera me pare, se caku i hajnave nga Drenica eshte te vjedhet tere pasuria e Kosoves, e ne kete rast te vjedhet aq sa eshte e mundur ne minieren e Trepces. Miniera te shkaterrohet deri ne ate mase, sa qe mos te ket as kundershtimin me te vogel atehere kur kryekreteni nga Drenica te ket vendosur ta privatizoj ( vjedh bashk me ndonje investore te ri ). Per kete qellim edhe u soll nje " ekspert " i minierave nga Drenica ( Drenasi ). Nga i papune, ne drejtor gjeneral. U soll nje njeri i cili kurre me syt e vet nuk ka pa miniere as nga brenda as nga jasht. Dhe qysh javen e pare nga miniera u vodh i tere kablli u rrymes pa te cilin miniera thuaja se eshte e vdekur. Normalisht se shume shpejt filloi " pastrimi ideologjik " . U pushuan njerez nga puna dhe u punesuan te degjueshmit.

    Nese minatoret e Trepces nisen per ne Prishtine, atehere hajnat duhet ose te ikun dikah ose te vishen shume trash.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    thon se minjete te paret i degjojn termete....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    thon se minjete te paret i degjojn termete....
    E vertete ajo qe the ( gje qe ndodhe shume rralle) edhe mos mendo se me ofendove me kete pune, se thone edhe nje fjale tjeter : " i flliqti mundohet me te flliqe "

    Se ti e hashim aponga me disa hajna te Drenices nuk merziteni per minatoret dhe disa shtresa te tjera kete e dime te gjithe. Vazhdoni se gati e keni me shkatrru Kosoven.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Lete presin edhe ca dite minatoret se atyre kan per te ju bashkuar edhe 400 minatore nga skenderaj ,ku esht kerku nga drejtori i trepqes po nga skenderaj.Minatoret e trepqes po i pensiono ky far farku e sjiku e minatorve fmin spo ja u mer, nejse se di per qfar arsyuje po e di se profesionalisht sjon me te dobet se ata te skenderajt,kta te pakten kan degju prej prinderve se si shemben blloqet e minjeres e si mijt e vrejn shembjen .Shpesh minjet jon me te mequm se sa njerzit .Madje do thosha se ata qe po e ngulfatin , prej pa aftsive te tyre ekonomin e kosovese po e sjellin kosoven ne gjendje si shqipria me 1997.PO sjellin paknaqsi varfri ,perqaj e sundo thon klyshet e milloshit. populli thote se nji serbi e kishim e tani nji kaurr(LDK_PDK) ,e kemi thon ata qe kan mend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 19-03-2010 më 14:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •