Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ja si përgjohen shqiptarët

    Ja si përgjohen shqiptarët

    Telefonat e shqiptarëve janë nën përgjimin dhe vëzhgimin e strukturave të shërbimit informativ. Përgjime realizohet me aparutara moderne dhe në studio profesionale. Kërkesa për blerjen e aparaturës me një vlerë prej rreth një milion dollarësh, erdhi që në kohën e qeverisë Meta, dhe më pas fondi u vu në dispozicion nga qeveria Nano. Aparatura erdhi pa shumë bujë dhe u instalua në zyrat e SHISH-it në Tiranë. Përgjimet telefonike kryehen nga specialistë të SHISH dhe më pas transkriptohen të gjithë tabulatët. Transkriptimi firmoset nga oficeri përkatës i informacionit dhe ruhet në dosje te veçantë. Përgjimi i telefonave kryhet me pajisjen e ree cila në të njëjtën kohë mund të përgjojë 36 telefonata por edhe me mundësinë e shtimit të tyre. Përveç përgjimeve manuale, të cilat realizohen duke futur numrin e telefonit të personit që do të përgjohet ka mundësi edhe të një përgjimi automatik, që kryehet nëpërmjet fjalëve kyçe. Në përgjimin automatik, aparatura e përgjimit merr fjalët që mendohet se do të përdoren nga bashkëbiseduesit. Fjalë të tilla mund të jenë, drogë, armë, mall, lekë e të tjera. Në kohën që aparatura kap një fjalë të tillë, atëherë nis automatikisht regjistrimin e bisedës duke bërë që të merret vesh biseda në fjalë. Më pas bëhet transkriptimi i tabulatëve dhe arkivimi i tyre në dosjet e SHISH-it. Aparatura është e një cilësie mjaft të lartë dhe regjistron në mënyrë të pandërprerë. Skedat e aparaturas mund të regjistrojnë biseda deri në 9 orë dhe të rezervojnë bisedat të pavarura nga gjëra tjetra. Strukturat e SHISH-it përgjojnë në një masë të gjerë telefonat e shqiptarëve, dhe bëjnë që të mos ketë asnjë mundësi që të arrish të perceptosh se je duke u përgjuar. Përplasja Përgjimet telefonike kanë krijuar edhe një përplasje mes strukturave të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. SHISH ka kërkuar që të ketë pavarësi për të përgjuar telefonatat, kjo kur ka të dhëna për persona të caktuar se kanë aktivitete apo probleme të ndryshme me ligjin. Sot, përgjimi i telefonatave duhet të kryhet vetëm me një urdhër apo me miratimin e Prokurorisë që është duke hetuar çështjen me të cilën lidhet personi nën përgjim. Në të kundërt askush nuk ka të drejtë të përgjojë. SHISH ka kërkuar që të mos marrë leje në prokurori për të përgjuar telefonat, por të vijë në ndihmë të organit të akuzës duke paraqitur prova shtesë. Mirëpo përplasja është e madhe dhe prokuroria nuk ka pranuar që përgjimi të bëhet pa aprovimin e saj. Në kushte të tilla, është kërkuar që të ndryshohet paketa ligjore që lidhet me përgjimin. Në kushte të tilla, shumë përgjime të kryra nga SHISH, që mund të fajësonin persona apo grupe të ndryshme kriminale, kanë dështuar në gjyq për faktin se nuk ka patur një urdhër apo kërkesë nga prokuroria që të përgjohen persoa të ndryshëm. Ana ligjore ka bërë që shumë shpesh të dështojnë prova të tilla, që mund të fajësonin të pandehurit. Në kushte të tilla, gjyqet kanë dështuar vetëm për shkresën e prokurorisë që mungonte në dosjet përkatëse. Tashmë SHISH po kërkon ndryshimin e ligjit, edhe pse ka kohë që shqiptarët përgjohen por nuk mund të jenë të gjithë në dorë të gjykatës në rastet kryerjes së një krimi që zbulohet nëpërmjet telefonatave të ndryshme.

    Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar Maska e strano
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    o Xhuxhumaku, ti e di edhe vete se ne shqiperi ka me mijra nr-celulari qe nuk jan te regjistruar..!!! Un e kam numrin te paregjistruar, prandaj e zem se me pergjojne, nga do e marrin vesh se e kam un ate numer?? Prandaj ato e kan paisjen ama u rrofte paisja ne rast se skan si me kapin me ane te numrin, kshu qe eshte e kote ajo paisje ne te tilla raste.

    Tani them per ato qe kan numrat e regjitstruar, nuk me duket gje e mire qe te me pergjoje dikush ndersa flas me te dashuren time ne telefon..!!! Kto jan thyrje te privacy-s qe kena, si mundet dikush te pergjoje ne te gjitha momentet e jetes tende..??!!

    Nuk me duket gje e mire..!! Gjithsesi skam ca bej edhe un i vetem kundra spiunve te Enver Hoxhes se ato jan akoma ne krye te detyrave te SHISH..!! Plehra kan qene edhe plehra do mbeten....

    SPIUNA TE NDYRE QE SNA LENE REHAT FUKSA..!!

  3. #3
    Puna e pergjimit te telefonave apo i shtepise, korrespondences apo ku ta di une, eshte dicka normale neper bote. Nuk eshte dicka qe e shpiku Enveri sic i ka dale emri. Ne shume raste, shumica bien brenda me ane te telefonit. Duke menduar se fjalet me kode aq me teper ne nje gjuhe te huaj (kur jeton jashte shtetit) nuk kuptohen disa i bien shkurt dhe flasin pa problem duke permendur dhe emrat e shokeve te cilet i fusnin ne vallen e pergjimit gjithashtu. Keshtu qe dhe Shėrbimit Informativ Shtetėror se ka keq, keto metoda kane funksionuar dhe do te funksionojne gjithmone. Ashtu sic eshte CIA (po marr kete rast mqs te gjithe e njohim ashtu kemi dhe SHISH ne Albania). Kuptohet s'jemi ne nje nivel por ama funksioni mbetet i njejte. Spiunazh. Tani kjo fjale ka dhe anen negative dhe anen pozitive te saj.

    Kjo puna e Prokurorise me le pak si ne pikepyetje. Perse u dashka nje aprovim nga prokuroria? Mos prokuroria kerkon te mbroje veten apo persona te vecante? Kete se kuptoj dot por qe SHISH te varet nga Prokuroria me duket absurde.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 15-05-2006 më 19:49
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  4. #4
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    313
    Ajo qe me cudit eshte qe nga e ke marre vesh ti nje informacion te tille kur ai eshte sekret shteteror. Ta zeme se ka dale si informacion, por ti i ditke edhe detajet me te imta: cfare cilesie eshte aparatura, sa kohe bisede regjistron etj etj. Ose eshte thjeshte nje thashethem ose ti punon per shishin :P:P:P Per sa i perket atyre fjaleve te koduara ku bene pjese dhe fjala "lek" i bie qe aparatura te aktivizohet gjate gjithe kohes sepse shqiptaret ne cdo 3 telefonata , 2 nga to patjeter qe e kane fjalen "leke" brenda :P

    Gjithesesi jam i mendimit qe nje gje e tille nuk duhet te ekzistoje. Dmth personat nuk duhet te pergjohen nese nuk perbejne elemente kontigjen sepse eshte shkelje e "privacy" dhe bie ne kundershtim me konventat per te drejtat dhe lirite e njeriut.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga GinoGodFather
    Ajo qe me cudit eshte qe nga e ke marre vesh ti nje informacion te tille kur ai eshte sekret shteteror.
    Gino,

    Une kam postuar nje artikull, te nje gazete ditore shqiptare qe e ka emrin SOT.

    Ne fund te postimit eshte vendosur Sot qe eshte burimi i artikullit.

    Une s'di asgje rrethj ketij informacioni...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga GinoGodFather
    ...Per sa i perket atyre fjaleve te koduara ku bene pjese dhe fjala "lek" i bie qe aparatura te aktivizohet gjate gjithe kohes sepse shqiptaret ne cdo 3 telefonata , 2 nga to patjeter qe e kane fjalen "leke" brenda :P

    ....
    Gjino, po teknollogjia perparon ore, ketej nga Amerika ka vite qe perdoret aparatura me fjale te koduara (alkaida, xhihad, infidel lol, etj) qe mbas 9/11. Mi paten thene vite me pare dhe kujtoja se ishin thjesht thashetheme, po jaqe tani ketej qeveria eshte konfrontuar nga gazetaret qe kane mare informacione nga te brendeshmit (sic do te kete bere ky pilivesi i Sot-it lol) dhe e ka pranuar ...


    Pastaj, sa per Xhuxhun, te gjithe ne forum e dine qe ai punon ne SHISH; ti tani e more vesh?

    P.S. Po te kesh interes te vecante per ndonje person ne forum p.sh. leri te ditur Xhuxhit ne mp, dhe te jep te dhena te sakta (pavaresisht se ca shteti ndodhet personi) masat e trupit, profesioni, hobit, gjendja sociale, preferencat ...., etj etj etj lool
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 16-05-2006 më 19:22

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ajde ajde perparon shqiperia por ruget akoma me balt pa drita pa uj po teknologji s elen mbrapa
    Partizoni

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Gino,

    Une kam postuar nje artikull, te nje gazete ditore shqiptare qe e ka emrin SOT.

    Ne fund te postimit eshte vendosur Sot qe eshte burimi i artikullit.

    Une s'di asgje rrethj ketij informacioni...lol

    Xhuxhumaku te pershendes:

    Nuk eshte aspak e cuditshme qe celularet apo telefonat fiks pergjohen sistematikisht nga ana e SHISH apo prekuroria shqiptare, ajo cka dua te them ne kete teme eshte mbi detajet e pergjimit dhe menyrat apo edhe arsyet mbi vendosjen e nje numuri ne pergjim.
    Gjithmone dhe kurdohere ka nje kallauz brenda nismes se pergjimit te nje numuri apo disa numurave telefonike, pra asnjehere nuk pergjohen numura kot ashtu kuturu. Perdorimi i fjaleve si droge, allah, bombe, etj.. nuk ka dhene kurre efekt plus gabimet jane kolosale dhe humbja e kohes gjithashtu, Sot ne kompanine vodafone perdoret menyra vokale e pergjimit pra dua te them korda zanore e personit. Mjaftojn qe vetem njehere te fusin ne database e machine dedector zerin e personit dhe ai person do lokalizohet menjehere vendodhja dhe telefonata qe u krye.
    Ne shqiperi egzistojne 144 antena te Vodafone dhe mbi 800 repetitore te cilet jane te afte te lokalizojne vendodhjen e nje numuri celulari sapo ai te flase me nje nga numurat e kompanise vodafone. Nuk ka rendesi origjina e telefonate nese vjen nga albtelekom apo amc, mjafton qe vetem te futet ne rrjetin e vodafone dhe personi lokalizohet menjehere nga machine dedector vocal.

    Ligjshmeria

    Pergjimi eshte akt kriminal kundrejt jetes private dhe dhunim i hapur i intimitetit njerezor, askush nuk ka te drejte te ndermarre veprime te tilla ne menyre te njeanshme pa kerkesen e prekurorise, e cila ka nje bashkpunim te ngushte me kompanite telefonike.
    SHISH perdor agjentet e saj ne lokalizimin e elementeve te cilet ajo perzgjedh ti pergjogje. Arsyet mund te jene me qindra por une po them vetem arsyen per te cilen SHISH pergjon ne menyre te fshehte. Arsyeja e vetme eshte mbledhja e provave reale dhe aspak perdorimi i bisedave ne sallen e gjyqit pasi kjo do te perbente precedent penal per SHISH. Pra nepermjet telefonatave mesojne vende takimi, shkembie vlerash monetare apo materiale te jashteligjshme te cilat fotografohen filmohen dhe perdoren si prove reale, por asnjehere nuk nxjerrin ne pah menyren e nxjerrjes se provave.


    Aparaturat e pergjimit.

    Aparaturat e pergjimit ne kompanite telefonike jane perberes te vete centraleve digitale qe ajo posedon, pra nuk ka nevoje per aparatura specifike nje kompani si vodafone apo amc.
    Ne shqiperi dhe kudo ne bote nuk ka limit sasia e numurave telefonike te cilet pergjohen pasi aparaturat e sotme kane nje numer te perbindshem kanalesh te lira te tipit UFK, banda e frekuences eshte aq e gjate sa po ta krahasoj me nje radio te zakonshme shtepiake do te thoja qe mund te merrte 1.000.000 kanale radiofonike ne te njejten kohe.


    Dito.

  9. #9
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Kot, per kuriozitet, ne Greqi keto javet e fundit ka plasur nje skandal i madh me pergjime telefonash. "Persona te panjohur" kishin vendosur aparatura qe pergjonin celulare politikanesh, biznesmenesh etj. Nder telefonat e pergjuar ishin dhe telefonat private (dmth me numra jo-publike) te kryeministrit Karamanlis, ministrit te jashtem e politikanesh te tjere. Keto dite dolen ne shesh disa numra celularesh qe u perkisnin atyre "personave te panjohur", natyrisht me abonente anonime.
    Kurioziteti eshte se, gjate gjithe periudhes se pergjimit, keto numra celularesh kane pranuar telefonata nga 2 vende, nga nje qytet ne Maryland-USA (ku rastesisht qellon te ndodhet edhe qendra e NSA [National Security Agency] te USA), ndersa vendi tjeter s'eshte tjeter vecse ...Shqiperia jone e dashur. Dmth, personat qe pergjonin kryeministrin si dhe gjysmen e Athines ishin ne komunikim me dike/disa te ndodhur ne Shqiperi.
    Per mendimin tim nuk eshte SHISH qe merret me keto pune aty ne Tirane, po jane miq nga pertej Atlantikut
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Në intervistë për “Shekullin” ata akuzojnë shtetin se ka publikuar videon si dhe shpjegojnë dilemën Andoni apo Selimi

    E vërteta e videos me Inisin


    Flamur Vezaj

    Prokuroria, hetime në gjykatë për daljen e videos
    Prokuroria e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga i pandehuri Arjan Selimi për nxjerrjen dhe publikimin e videos intime me të dashurën e tij, Inis Gjoni, po kryen kontrolle në provat e ndodhura në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Oficerët e policisë gjyqësore prej dy ditësh janë duke verifikuar procesverbalet dhe provat që ndodhen në kutitë e vulosura që nga dita e dorëzimit të tyre në gjykatë, ku brenda tyre ndodhen provat në llogari të operacionit “Kompas”. Përveç vulave të dyllosura të kutive, oficerët kanë hasur edhe në vështirësitë e hapjes së celularit të të pandehurit Arjan Selimi, pasi nuk dinin kodin e hapjes së tij. Hapja e telefonit, sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, duhet të bëhet për të kryer ekspertimin teknik të celularit, për të kontrolluar se nga ka dalë filmimi intim, ku figuron se e dashura e tij është duke thithur pluhur të bardhë. Pluhur, i cili nuk është vërtetuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda se është lëndë narkotike, pasi mungonin provat. Ndërsa, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, dy personazhet kanë mohuar kategorikisht se ai pluhuri është drogë. Sipas burimeve thuhet se “Arjan Selimi dhe Inis Gjoni kanë deklaruar se “pluhuri i bardhë është stimulant seksual, të cilët kanë qenë tableta të shtypura për t’u thithur pastaj”. Ky version është vërtetuar edhe nga prokurorët e çështjes, të cilët gjatë kontrollit kanë gjetur tableta të ardhur nga SHBA-ja. Sipas hetuesve të çështjes, po kontrollohen edhe procesverbalet e hapjes së celularit, ku po kryhen verifikime për të konstatuar se sa herë është hapur aparati celular. Nxjerrja dhe publikimi i këtyre filmimeve ka shkaktuar një debat, mes Prokurorisë dhe Gjykatës, të cilët pa shumë bujë kanë hedhur akuza tek njëra-tjetra për nxjerrjen e filmimit.

    TIRANË- Arjan Ndoja dhe Ardian Leka, avokatët mbrojtës të Arjan Selimit shpjegojnë në një intervistë të gjitha detajet e procesit të shumëpërfolur “Kompas”. Duke filluar qysh nga emri i tij i vërtetë, Arjan Selimi apo Armand Andoni, e deri tek mënyra e zhvillimit të procesit, gjithçka tregohet në mënyrë të detajuar. Dy avokatët, të cilët flasin edhe në emër të klientit të tyre, rrëfejnë historinë e videos së shumëpërfolur ku Arjan Selimi shfaqet me të dashurën e tij Inis Gjoni në një moment intim.

    Ju jeni avokatët e Arjan Selimit apo Armand Andonit, si është e vërteta e emrit të klientit tuaj?
    Në regjistrat e gjendjes civile të Republikës së Shqipërisë si dhe në listën e zgjedhësve të KQZ-së nuk ekziton i regjistruar ndonjë shtetas me gjeneralitetet e dhëna nga ana e organit të akuzës, që e ka detyrë kryesore verifikimin e gjeneraliteteve të një personi të cilit i atribuon një akuzë. Është kusht themelor, sipas nenit 40 të K.Pr.Penale që të bëjë verifikimin e saktë të identitetit të një personi të arrestuar ose jo të cilit i atribuon një akuzë dhe e merr në procedim me cilësinë e të pandehurit. Vetëm në rastet kur identiteti fizik i të pandehurit është i sigurtë, dmth ka gjurmë daktiloskopike të njëjta me ato të gjetura në ndonjë provë ose vendngjarje, ka gjak të njëjtë, ADN të njëjtë, ekspertim teknik audio të zërit të përgjuara si rezultat i hetimeve,që i atribuojnë atij autorësinë e veprës penale për të cilën ai akuzohet, vetëm atëherë mund të vazhdohet procedimi penal. Në rastin tonë i bie që ky procedim të pezullohet, pasi një gjë e tillë nuk ekziston. Në rastin konkret ka qenë këmbëngulja jonë që të bëhet verifikimi dhe saktësimi i gjeneraliteteve të këtij shtetasi, pasi procedimi nuk mund të vazhdonte. Vetëm pas afro 35 seancash gjyqësore dhe 22 muaj paraburgim të të pandehurit tonë, është pranuar nga ana e gjykatës që të bëhet një veprim procedurial i krahasimit të gjurmëve daktikloskopike të klientit tonë, me disa gjurmë daktiloskopike të ardhura nga SH.B.A në lidhje me një shtetas me origjinë shqiptare të quajtur Armand Andoni.

    Po, sipas prokurorisë, ai akuzohet edhe për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike në Amerikë. Ju keni dijeni për këto akuza?
    Nga SH.B.A kanë ardhur vetëm disa dokumente me anë letërporosie të kërkuara nga autoritetet proceduese shqiptare, (prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë), të cilat flasin për një shtetas me origjine shqiptare të quajtur Armand Andoni, i cili akuzohej për shpërndarje lende narkotike, Canabiss Sattiva, të cilit i ishte vendosur një kusht nga Gjykata Amerikane, dhe që kishte thyer kushtin e vendosur nga ajo, duke u larguar nga vendi i caktuar për të qendruar. Në Shqipëri ai nuk ka asnjë akuzë në lidhje me këtë fakt, sepse së pari, nuk dihet se kush është ky shtetas, dhe së dyti, nuk ka një kërkesë nga shteti amerikan për të kryer veprime proceduriale në lidhje me të, dhe nga dokumentacionet e ardhura nuk mund të arrihet të ngrihet akuzë. Gjithashtu në ndryshim nga sistemi kontinental , sistemi i “common Law”, SH.B.A nuk gjykon asnjë person pa e thirrur dhe dëgjuar atë përpara gjykatës, në ndryshim nga sistemi kontinental që e pranon zhvillimin e gjykimit të një të pandehuri edhe në mungesë. Prokuroria në këtë rast nuk mund të bënte një gabim të tillë, kur materialet e ardhura janë jashte afateve proceduriale të hetimit të dosjes penale të ashtuquajtur “Kompas”, dhe së dyti, duke mos qenë e sigurtë se kemi të bëjmë me të njëjtin person.

    Klienti juaj ka bërë padi penale në prokurori për nxjerrjen e videos intime mes klientit tuaj dhe të dashurës së tij, Inis Gjoni. Keni dijeni si kanë ecur hetimet deri tani dhe si e vlerësoni daljen e kësaj videoje?
    Është e vërtetë që është bërë një kallëzim për ndjekje penale në lidhje me problemin e videos të përfoluar aq shumë nga shtypi kohët e fundit. Në lidhje me këtë kallëzim nuk kemi dijeni se çfarë veprimesh hetimore jane kryer nga ana e prokurorisë, por një gjë e themi me bindje në zbatim të ligjit, neneve 291, 329 të K.Pr.Penale, që hetimet për këtë kallëzim nuk kanë pushuar sepse po të ishte pushuar, vendimi duhej të na ishte njoftuar dhe sigurisht që nga ana jone do të ushtrohej ankim përkatës në gjykatë. Kjo përbën një cënim të hapur të integritetit moral dhe personal të klientit tonë, çka ka cënuar mjaft rëndë procesin. Personalisht mendojmë se është veprim i rëndë në aspektin profesional, dhe nga ana tjeter nuk duam të besojmë se është një gabim i bërë nga njerez me deficenca dhe mangesi të rritur dhe edukimin e ndjenjave dhe instikteve personale.

    Ju avokatët, nga dyshoni se ka dalë kjo video, policia, prokuroria apo gjykata?
    Ne si avokatë nuk kemi asnjë dyshim, por mund të themi se nuk është vështirë procedurialisht gjetja e personave përgjegjës në lidhje me këtë veprim të rëndë. Së pari, kjo video ka qenë e regjistruar vetëm në një aparat telefonik celular të tipit “Nokia”, që në vetvete ka një kod personal që quhet “Kodi IM”. Pavarësisht nga kartat e vendosur në këtë telefon, gjendet menjëherë me të dhënat e shoqërive të telefonisë celulare, se kur është ndezuar pas datës 22.06.2004 ky telefon, nga cila antenë e shoqërive të telefonisë celulare i ka marrë thirrjet ose valët, kur është aktivizuar shërbimi i Bluetooth-it, etj. Një gjë mund ta themi me siguri, gjithmonë duke u bazuar në thëniet e klientit tonë, se kjo video ka qenë e regjistruar vetëm në atë aparat telefonik, dhe se personat përgjegjës për nxjerrjen e këtij regjistrimi intim personal, mund të jenë vetëm personat që kanë marrë, administruar dhe vlerësuar si provë atë. Po të ishte ndryshe, klienti ynë e dinte rrezikun e mbajtjes së përgjegjësisë penale për veprën penale të kallëzimit të rremë dhe nuk do të rrezikonte në këtë drejtim.

    Ju keni kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, si e cilësoni mospranimin e kësaj kërkese?
    Është një kërkesë më se normale, pasi është cënuar rëndë besimi i klientit tonë ndaj organeve proceduese në këtë çështje, sepse gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë më të paanshëm në gjykimin e kësaj çështjeje.
    Nga ana tjetër, është krijuar pas këtij kallëzimi një konflikt i hapur që duket qartë edhe në vendimet e ndërmjetme të gjykatës me këtë të pandehur, çka e ka vështirësuar së tepërmi gjykimin dhe që në fund të fundit përbën shkak për përjashtim. Gjykata me vendim por edhe prokuroria nuk e kanë pranuar kërkesën tonë për përjashtim të gjyqtarëve dhe as të prokurorëve. Kërkesa për përjashtim është gjykuar vetëm nga një gjyqtar, kur ne kemi kërkuar përjashtimin e pesë gjyqtarëve, që normalisht do të kërkonte që kërkesat të gjykoheshin nga pesë gjyqtarë të tjerë të po kësaj gjykate. Nga ana tjetër, kjo kërkesë është gjykuar nga i njëjti gjyqtar që ka shqyrtuar të gjitha kërkesat e bëra nga ana e organit të akuzës dhe ana jonë si mbrojtje gjatë hetimeve paraprake, që bie në kundërshtim të hapur me nenin 15/2 të K.P.Penale. Gjithsesi neve kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj këtij vendimi. Ajo çka të bie në sy është tendenca e të dyja organeve në arsyetimin e kërkesës për përjashtim. Gjykata në vendim thotë se “mbrojtja nuk ka tagër që të kërkojë një gjë të tillë që bie në kundërshtim me të gjitha parimet e K.Pr.Penale, sepse vetëm gjykimi i shkurtuar, heqja dorë nga ankimi janë të drejta ekskluzive të të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda, thotë se është e vërtetë që ka filluar një procedim, por nuk janë regjistruar emrat e prokurorëve në regjistrin e procedimeve. Natyrshëm lindin pyetjet: Mos vallë kërkesa për përjashtim është e drejtë që disponon personalisht vetëm i pandehuri? Mos vallë hetimin e çështjes dhe regjistrimin e emrave konkretë përgjegjës të nxjerrjes së videos duhet t’i bëjë kallëzuesi, kur dihet edhe pse pa emra, janë oficerët e policisë gjyqësore që bënë veprimet hetimore, janë prokurorët që bënë hetimet dhe vazhdojnë përfaqësimin e çështjes në gjykatë, ose gjyqtarët e Gjykatës për Krimet e Rënda që e kanë pasur në dorë këtë provë.




    29/05/2006
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana


    gaz. sheklli

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Te pergjosh keqberesit ,nuk ka asgje te keqe ,po kur pergjoheshim ne kohen e mostres ,kishe frike te thoje u maru qumshi ,nejse ate shtepine me gjethe te doktor bashes a e mori i nipi ? i shkreti se ka vujt ,shpresojme qe do ta lirojne nga aparaturat .....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Ja si përgjohen shqiptarët

    ... Përgjimi i telefonave kryhet me pajisjen e ree cila në të njëjtën kohë mund të përgjojë 36 telefonata por edhe me mundësinë e shtimit të tyre...
    Ne USA 1% e numrit te popullsise jane ne burg.

    Ne Shqiperi 1% e popullsise se rritur d.m.th. rreth 36 000 vete (ne mos me shume) duhet te ishin ne burg (duke filluar nga kriminelet ekonomik dhe duke mbaruar tek hajdutet e xhepave).

    Pra i bie qe Shqiperia mezi pergjoka 1 ne 1000 kriminel.

    Shume pak.

  13. #13
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Dolen te papune Spiunat.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Ne USA 1% e numrit te popullsise jane ne burg.

    Ne Shqiperi 1% e popullsise se rritur d.m.th. rreth 36 000 vete (ne mos me shume) duhet te ishin ne burg (duke filluar nga kriminelet ekonomik dhe duke mbaruar tek hajdutet e xhepave).

    Pra i bie qe Shqiperia mezi pergjoka 1 ne 1000 kriminel.

    Shume pak.


    KRIMINELET EKONOMIK jon te FORTET , e i forti gjithmon ban ligjin

    imagjinojeni sikur te pergjohet nje KAZINO apo nje firme nderkombetare LOTO

    lojrat e fatit sot jan kthy ne LOJRA HILESH prej judeve

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •