Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 51 prej 51
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Kjo ngjarje me shum i ngjet "Ferrit" te Dantes se "Purgatorit". Fatkeqesisht ngjarje si kjo, Masakra e Mejes, ajo e Izbices, e Makovcit e shume te tjera do te harrohen me kalimin e kohes. Ato nuk duhet te kujtohen vetem nga te mbijetuarit, por nga e gjithe shoqeria. Instituti i Historise ne Kosove do te duhej te krijonte nje Drejtori te Vecante qe do te merrej me keto ceshtje. Eshte me rendesi per gjeneratat e ardhshme, atehere kur te jemi te integruar ne BE bashke me Serbine, qe nese dojne t'ia falin Serbise gjithe keto krime, por jo edhe t'i harrojne ato!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Tmerri në burgun e Dubravës

    nga Hasan Hasanramaj

    Në burgun famëkeq të Dubravës në komunën Istogut, që nga muaji dhjetor i vitit 1998 dhe sidomos qershori i vitit 1999 netët dhe ditët e ferrit nuk do të harrohen kurrë. Të gjitha këto barbari ishin të vështira për të gjithë ata shqiptarë që ishin të burgosur. Ishte aty një kohë e një pjese të vuajtjeve dhe krajatave që i përjetuan qindra të burgosur shqiptarë të pafajshëm nga të gjitha anët e Kosovës. Shkaktarët të këtyre vuajtjeve ishte shteti serb, që kishte lëshuar kriminelët ordinerë të liruar nga burgjet serbe dhe malaziase të dërguar në Kosovë për të vrarë dhe masakruar shqiptarët e pafajshëm. Të burgosurit shqiptarë të kthyer nga burgjet serbe në burgjet e Kosovës në Lypjan dhe komunën e Istogut pësuan trishtim të thellë e të papërshkruar nga këto barbari fashiste të shtetit dhe institucioneve serbe. Ata të cilët i shpëtuan me të keqes nuk do t’i harrojnë kurrë këtë barbari antinjerëzore. Në masakrat barbare të 21, 22 dhe 23 majit të vitit 1999, kriminelët ordinerë serbë, ( që dihen se kush janë dhe që të gjithë edhe tash 12 vjet pas luftës janë në liri, pa u marrë në pyetje nga asnjë gjykatë) i vranë dhe i masakruan në mënyrë më barbare 160 të burgosur shqiptarë dhe i plagosen lehtë e rëndë, mbi 200 të burgosur të tjerë shqiptarë, të zgjedhur nga të gjitha anët e Kosovës për çka dëshmitarët e gjallë të masakrave më barbare në burgun e Dubravës së Istogut dhe Lipjanit nuk do të harrojnë kurrë.

    Inatin e humbjeve nga NATO, serbët e shfrynin mbi të burgosurit dhe civilët shqiptarë


    Si kudo në Kosovë edhe në komunën e Istogut ndodhën tragjedi të mëdha që ishin përsëritje e vazhdueshme e dhunës që për një shekull kanë ndodhur në këtë anë të Rrafshit të Dukagjinit. Nëpër rrugët dhe rrugicat fusha, kodra maleve të këtij regjion u kryen krimet më barbare, ku nga duart e krimineleve serbë, shumica “fqinjë” të shqiptarëve, të armatosur me armë të kalibrave të ndryshme, me thika, me bomba dore, me shufra gome, të hekurta dhe mjete të tjera të forta, me fitilin e benzinës pas veti lanë gjurmë të rënda të krimit, të çmendurisë, të barbarizmit, të dhunës shtazarake.....

    Në fshatin Staradran dhe shumë lokalitete të tjera të komunës së Istogut në rrugë, rrugica, në oborre, në livadhe janë gjetur kafka të hedhura, trupa njerëzish të sharritura me sharra motorike, duar, këmbë, koka dhe pjesë të tjera?! ...

    Në javën e parë të muajit maj të vitit 1999 në fshatin Staradran u vranë dhe u masakruan shtatëmbëdhjetë staradranas, kurse në oborrin e shtëpive të Demë dhe Zymer Berishës u masakruan 150 veta, kryesisht të zhvendosur nga regjionet e ndryshme të Kosovës. Ata që bënë krime në fshatin Saradran e mjedise të tjera në komunën e Istogut ishin paramilitarë, shumica nga fshatrat e komunës së Istogut. Shkurt në komunën e Istogut 106 serbë morën pjesë në djegien, në plaçkitjen, në vrasje, në masakrime, në vjedhje dhe shumë barbari të tjera të rënda, të cilat populli shqiptarë i fshatrave të komunës së Istogut e të rrethinës nuk do t’i harrojë kurrëPra, të burgosurit politik në burgun e Dubravës dhe burgjet serbe me vendim e Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe shërbimeve sekrete serbe, kinse “ për shkaqe sigurie” të burgosurit shqiptarë u dërguan nga burgjet e Kosovës për ta vuajtur dënimet në burgjet e Serbisë. Organet sekrete shtetërore serbe morën qëndrim të prerë që të gjithë të burgosurit shqiptarë nga burgjet serbe anekënd Serbisë dhe Vojvodinës të kthehen serish në Kosovë, ku “siguria” do të jetë më e madhe, e sidomos në burgun famëkeq të Dubravës së Istogut. Kthimi në fjalë u bë gjatë fillimit të muajit prill të vitit 1999 me një qëllim që të bëhet asgjësimi i tyre?! Rasti i burgut famëkeq të Dubravës së Istogut është një ndër krimet më barbare , i cili ishte organizuar mirë dhe me qëllime të caktuar nga kreu shtetëror ushtarak dhe policor qëllimisht likuidimin e të burgosurve shqiptarë dhe pengjet e luftës. E tërë kjo kurthe mirë e organizuar për t’i likuiduar dhe masakruar të burgosurit shqiptarë nuk mbahen në mend nga historia e burgjeve ndërkombëtare. Krimet në Burgun e Dubravës janë dëshmi e gjallë, është rrugë e mirë për t’i treguar botës së civilizuar, 12 vjet pas , për ta ndriçuar masakrën më barbare , në mënyrë që të dalin para drejtësisë të gjithë kriminelët dhe udhëheqësit e tyre të cilët kryen këtë dhe shumë krime të tjera nëpër Kosovë mirë të kurdisura. Andaj, është obligim njerëzore që kriminelët pas dymbëdhjetë vjetëve lirie të zihen, të burgosen dhe të dërgohen aty ku e kanë vendin, ngasë krimi barbare e kryer në kompleksin e burgut të Duravës së Istogut e cila është një përsëritje e ngjarjes tragjike të burgut famëkeq të Tivarit dhe burgjeve të tjera që ndodhen shqiptareve gjatë më shumë se një shekulli.

    Kompleksi modern i burgut të Dubravës para dymbëdhjetë viteve u shndërrua në një kazermë të rrezikshëm ushtarako-policore dhe paramilitare serbe. Sipas shënimeve dhe fotografive që disponojmë nga kompleksi i burgut famëkeq në Dubravë u stacionuan forcat më të përgatitura ushtarako- policore dhe njësit sekrete të armatës jugosllave, të cilat qysh në ditët e para të vendosjes në pjesën me të mirë të tokës së punuar të burgut u ngritën pistat moderne për aterrimin e aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarakë, të cilët çdo ditë bombardonin vatrat e rezistencës dhe të fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit e të regjionit të Drenicës, të cilat ishin në shënjestër të tyre.

    Kampi i përqendrimit sikurse ato fashiste

    Të burgosurit shqiptarë me të arritur nëpër burgjet serbe çdo kund nga gardianet dhe forcat paramilitare u priten me dhunë, duke i rrahur me shufra gome, me shqelma dhe mjete tjera të forta, të cilat nuk do t’i harrojnë kurrë...

    Skenari mirë i përgatitur për kthimin e afro 1 nijë të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe të Serbi dhe Kosovë me urdhrin e Sllobodan Millosheviqit, ministrit të jurispodencës të Republikës së Serbisë, Bogolub Jankoviqit, drejtorit i burgut famëkeq të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviç të cilët në bashkëpunim të ngushtë me strukturat sekrete ushtarako-policore serbe, në kohën kur ushtria serbe ishte ne valën dhe flakës të bombardimeve nga forcat e t NATO s, më se 1 mijë të burgosur shqiptarë filluan t’i kthejnë në Kosovë dhe të njëjtit t’i grumbullojnë në kompleksin e burgut famëkeq në Dubravë, i cili u bë në një kamp i vërtetë përqendrimi me një qëllim që, sipas skenarit mirë të përgatitur, ishte paraparë të bëhet një masakër barbare për asgjësimin e djemve, burrave intelektualëve më në zë në Kosovë, më në krye prof. Ukshin Hotin. Mbikëqyrësi i burgut famëkeq Branko Komatina ishte përcjellësi i fundit në rrugën pakthim të profesor Ukshin Hotiti... Në burgun e famëkeq të Dubravës, në kohën kur filloi kthimi dhe grumbullimin i të burgosurve shqiptarë, shumica e tyre ishin të dënuar politikisht. Në këto momente kritike për shqiptaret organet shtetërore të Serbisë nga burgjet serbe liruan shumë kriminelë ordiner, të cilët erdhën me detyra speciale në burgun e Dubravës dhe burgjet e tjera në Kosovë për të kryer maltretime të rënda fizike, për të vrarë, për të masakruar dhe në fund për t’i shfarosur të gjithë ata që janë shqiptarë?!

    Masakra e Dubravës- përsëritje e krimeve të Tivarit

    Të lidhur në pranga, të burgosurit shqiptarë, me të arritur në burgun famëkeq të Dubravës i rreshtuan dy nga dy dhe i drejtuan e i vendosën në pavilionin’’C’’, ku ishin pozicionuar shumica e gardianëve dhe paramilitarëve kriminelë ordinarë në pozicionet cik-cak, të cilët, pa një pa dy, si bishat u torturuan, me shufra gome, të hekurta, shqelma dhe mjete të tjera të forta, të cilët të burgosurve shqiptar u dëshiruan’’mirëseardhje’’, duke i keqtrajtuar deri në alivanosje?!....

    Ploja më 21, 22 dhe 23 maj 1999

    Synimi i gardianëve dhe kriminelëve ordinerë, me aparate të rrymës, me shufra gome, shqelma dhe mjete tjera të forta ishte shkatërrimi i veshkave dhe organeve gjenitale të çdo i burgosur shqiptarë dhe mu aty ishin të rënat më të shpeshta. Të gjitha këto presione, maltretime të rënda fizike dhe psikike, u bënë nën komandën e komandantit të burgut të Dubravës-Mikiç Vidiçit. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi kompleksin e burgut të Dubravës, së pari furishëm i goditën lokalet e qëndrimit të gardianëve, të cilët si zakonisht para çdo bombardimi të forcave të NATO-s u mundësoi krimineleve serb të largoheshin nga kompleksi i burgut e të strehoheshin... Gjatë kohës së bombardimeve, të 990 të burgosurit shqiptarë, qe kishin mbetur në pavilonin’’C’’dhe pavijonet e tjera, me shufra të metalta dhe mjete të tjera të forta, i thyen dyert e burgut dhe dolën në fushën e kompleksit të burgut. Më 21 maj të vitit 1999, nga kompleksi i burgut të Dubravës, serbët, me armë të kalibrave të ndryshëm, provokonin aeroplanët e NATO-s, të cilët i detyruan që për të dytën herë mbi kompleksin e burgut të Dubravës të kryejnë bombardime të furishme, të cilat zgjatën gjatë tërë ditës , deri në mesnatë .Gjatë këtij sulmi,gjithashtu mbetën të vrarë e të plagosur shumë shqiptarë. Të tjerët nga frika e më së keqes, tërë natën e kaluan në pjesën e jashtme të lokaleve të burgut.

    Më 22 maj, komandanti i burgut-Aleksander Rakoçeviç, të burgosurve shqiptarë, nëpërmjet altoparlantëve, u bëri thirrje që, për pesë minuta, të bëhen gati dhe të dalin në oborrin e kompleksit të burgut, ku për shkak të’’sigurisë’’, do të largohemi nga burgu i Dubravës dhe do të udhëtojmë për Nish dhe burgjet e tjera të Serbisë? Shumica e atyre qe i shpëtuan masakrës makabre serbe të 22 majit të vitit 1999 të trazuar shpirtërisht pas fatit dhe ndihmës së Zotit që patën gjatë ikjes, arritën të strehohen në lokalet e kuzhinës, në bodrume, në kanale, në gropën septike dhe në skuta të tjera të burgut, me qëllim për të shpëtuar trupin dhe shpirtin. Pasi pushuan të shtënat e kriminelëve ordinerë, ne të burgosurit tjerë që i shpëtuam vdekjes së sigurt, të cilën e vrapuan në vendin ku ishte bërë masakra makabre për t’u ardhur në ndihmë shokëve të plagosur rëndë e lehtë dhe me vështirësi të mëdha arritëm të bëjmë tërheqjen e disa të plagosurve. Gjatë tërheqjes na hetuan kriminelët ordinerë serbë, të cilët mbi ne, qe shkuam në ndihmë filluan të shtien me pushkë snajper dhe armë të tjera. Në ato momente kritike për shpëtimtaret dhe të plagosurit, mbeti i vdekur shpëtimtari Nazmi Shala me disa shokë të tjerë.


    Kriminelet ordiner në burgun e Dubravës kudo që hasen në shqiptarë i lanë të vdekur.

    Vrisnin serbët dhe e fajësonin NATO-n


    Një ditë pas masakrës barbare serbe më 23 maj në orët e para të mëngjesit kriminelet ordinerë serbë, shumica prej tyre të ardhur nga burgjet serbe për të masakruar shqiptarë në burgun e Dubravës dhe në Kosovë, të armatosur deri në dhëmbë me revole, thika të mprehta, bomba dhe maska në kokë, si bishat e tërbuara hynë nëpër pavijonet e burgut, ku filluan të kositin shqiptarë si barin para kose, kuptohet, ata që i shpëtuan masakrës në burgun e Dubravës. Kriminelët ordinerë nëpër kanalizime, gropën septike dhe skuta të tjera të burgut, ku ishin një numër bukur i mirë i të burgosurve, hodhën bomba dore, ku shumë të burgosur të strehuar mbetën të vdekur. Këta kriminelë ordinerë nëpër korridore dhe vende të tjera kudo që hasën në shqiptarë të burgosur shtien me revole në të burgosurit shqiptarë, duke i lënë të vdekur?!

    Në spitalin e burgut, ku ishin dërguar pesëmbëdhjetë të plagosur rëndë për shërim, kriminelët edhe mbi të plagosurit rëndë shtinë prapë me revole në kokë dhe të gjithë i lanë të vdekur para syve të personelit shëndetësor. Më në fund, grupet paramilitare dhe të gardianeve ordiner, me të arritur në lokalet e kuzhinës së burgut, ku ishin grumbullua një pjesë e mirë e të burgosurve shqiptarë, të cilët i shpëtuan masakrave të mëparshme mbi ta pa ku kurrfarë paralajmërimi zbrazën rafalë automatikësh, ku mbeten të vrarë dhe të plagosur rëndë e lehtë shumë të burgosur shqiptarë. Autorët e kësaj masakre të organizuar e realizuan nën komandën e strukturave shtetërore të Serbisë, ku ishte i përfshirë edhe zëvendëskomandanti M. Vidiq me armë automatike kalibrave të ndryshme, me revole, me thika, me shufra gome, të hekurta dhe mjete të tjera duke vrarë dhe maltretuar rëndë fizikisht dhe psikikisht, shqiptarë të pafajshme, shumica e moshave të reja?!...Pas këtyre masakrave barbare të cilat nuk i mban në mend historia e burgjeve ndërkombëtare. Ata që u shpëtuan plumbave të armëve të kriminelëve ordinerë serbë u kërkua nëpërmjet megafonave që të gjithë nga birucat dhe lokalet tjera të këtij burgu brenda pesë minutave të dalin në pistat e betonuara në oborrin e burgut dhe aty të rreshtohen mu në vendin ku më parë me metoda me barbare u vranë dhe u masakruan koleget e tyre të burgut. Edhe përkundër luhatjeve të mëdha, të zbatohet komanda e krimineleve dhe komandanteve të tyre duke iu frikësua më të keqes, pozitivisht iu përgjigjen këtyre thirrje dhe dolën dhe u reshtua në vendin e caktuar. Afër të rreshtuarve shqiptarë, si herën e parë, kriminelët serbë mirë ishin pozicionuar për gjuajte. Kriminelet ordinerë në këto çaste i komandonte një i burgosur kriminel serbë, të cilin të gjithë e njihnin mirë, por emrin nuk ia dinim- na thanë të burgosurit e burgut famëkeq të Dubravës së Istogut. Pas rreshtimit për katër na urdhëruan të shkojmë në drejtim të hallës së sporteve të vogla dhe pasi na futën brenda na urdhëruan të gjithëve të ulëm poshtë në parket. Madje nga ne kërkuan që t’i bartnim të plagosurit dhe të njëjtit t’i sjellim në parketin e hallës sportive. Në këto momente të vështira për të gjithë ne ku ishim të strehuar si pulat, na shanin nënën shqiptare dhe na kërcënonin së të gjithëve do tu presim kokat si pulave. Në sallë, ku ishim të grumbulluar ne të burgosurit shqiptarë që Zoti dhe fati deshi tu shpëtojmë të gjitha këtyre masakrave, atyre ditëve në “vizitë” komandanti të burgut i erdhën tre inspektorë të sigurimit shtetëror dhe shumë gazetarë, të cilët filluan t’i incizojnë objektet e dëmtuara nga bombardimet, të plagosurit dhe të vrarët, për çka e fajësuan forcat e NATO-s, a në realitet ata ishin ata që i kryen të gjitha masakrat në fjalë.

    Në fillim të javës së fundit të muajit maj, të vitit 1999 me autobus dhe kamion, ata që i shpëtuan masakrës barbare në kompleksin e burgut famëkeq të Dubravës së Istogut, e në mesin e tyre edhe të plagosurit nga komuna e Istogut u nisen në drejtim të burgut të dytë famëkeq të Lypjanit, kurse të vrarit dhe të plagosurit u varrosen në një varrë masiv në kodrën e fshatit Rakosh me një qëllim për tua humbur gjurmët- na thanë dëshmitaret e gjallë të burgut të Dubravës së Istogut dhe shumë burgjeve tjera në Kosovë dhe anë e këndë Serbisë.

    Pse të burgosurit u lejuan të merreshin në Serbi?!


    Gjatë gjysmës së parë të muajit qershor të burgosurit shqiptarë të burgosur nëpër burgjet e Serbisë përjetuan ditët më të vështira të jetës.

    Është interesant të përmendim së mu ata që organizuan dhe bënë krimet më barbare në burgun e Dubravës së Istogut dhe burgjet tjera anë e këndë Kosovës, kur shkuan në birucat e burgjeve të Serbisë, u shpërblyen me vende të larta udhëheqëse nëpër burgjet serbe. Sa për ilustrim po përmendim se Aleksandër Rakoqeviqi, drejtor i burgut të Dubravës së Istogut, u emërua drejtor i burgut qendror famëkeq të Pozharevcit. Mbikëqyrësi i burgut të Dubravës Branko Komatitina, ishte përcjellësi i fundit i profesor Ukshin Hotit, që u lirua me 16 maj të vitit 1999 është ai i cili di në detaje për fatin e profesorit, ku është, dhe kah ka shkuar, kush e ka marrë dhe ku e kanë dërguar.

    Pse nuk u bë ndjekja e kriminelëve që vranë të burgosurit?

    Bashkëbiseduesit e gjallë të burgjeve të Dubravës, Lypjanit dhe birucave të burgjeve tjera serbe anë e këndë Serbisë-nga biseda e gjatë që e zhvilluam këto ditë me ta na njoftuan se kurthet mirë të kurdisura në burgjet famëkëqija në Dubravë dhe Lypjan nga strukturat më të larta shtetërore të Serbisë që morën jetën e shumë të burgosurve shqiptarë, të cilët barbarisht u vranë, u masakruan dhe u varrosën në një varrezë masive për tu humbur gjurmët. Mirëpo, me kthimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe vendet tjera nga Evropa deri të Amerika e largët, u zbuluan varret masive,që pas identifikimit, shumë viktima i morën të afërmit dhe familjet e tyre. Nga varret masive gjatë procesit të ekzaminimit të viktimave dhe tërheqjes së trupave janë bërë shumë gabime. Duke u bazuar në faktet që i ofrojnë dëshmitarët e gjallë të masakrës dhe dëshmive të tjera autentike origjinale, fotografitë dhe shumë fakte të tjera të gjalla në këto momente- na rrëfyen bashkëbiseduesit edhe pas dymbëdhjetë vjetëve është e nevojshme të punohet më shumë për ndjekjen e vazhdueshme të kriminaleve serbë dhe identifikimin e krimeve të cilat e kanë krye me metoda më barbare në burgun famëkeq të Dubravës së Istogut dhe mjediset tjera anë e këndë Kosovës. Pra, ne shqiptaret e Kosovës sot kemi nevojë për ngritjen e një institucioni të njëjtë me atë të Vizantalit i cili do të punonte për grumbullimin sa më shumë të argumenteve të gjalla për ndjekjen e krimineleve të cilët edhe pas dymbëdhjetë vjetëve i kanë duart e zhytura deri në bërryla me gjak , dhe të njëjtit për befasi të gjithë neve, organeve të ndjekjes dhe të bashkësisë ndërkombëtare, lirshëm po bredhim rrugëve të qyteteve dhe fshatrat anë e këndë Kosovës dhe Serbisë, sikurse edhe Ratko Mlladiqi i për 16 vjet u tall me viktimat e tij dhe shumë mlladiqa të tjerë të cilët janë në Serbinë “demokratike” e madje dhe në Kosovë?! Andaj, për krimet e bëra për çka flasin dëshmitë mirë dihen emrat e mbiemrat, edhe pas dymbëdhjetë vjetëve kërkohet burgosja e tyre dhe dërgimi i tyre në gjyqe dhe burgje, e këtë e meritojnë. Duke u bazuar në këto dhe shumë fakte të tjera kërkohet nga delegatet dhe strukturat udhëheqëse të Parlamentit , Qeveria e Kosovës, gjykatat të punojnë më shumë që në çdo mjedis të ngritën padi penale duke filluar nga maltretimet fizike, psikike, vrasjet, masakrimet, djegiet, dhunimet, plaçkitjet dhe shumë barbari tjera që i bënë mbi trojet tona barbaret kriminelet serbë. Për kryerjen e të gjitha këtyre punëve me në fund pas 12 vjetëve kërkohet që në Kosovë të formohet Instituti për ndjekjen e kriminelëve, në mënyrë që publikisht më në fund të dihet se kush janë ata që duart i kanë të zhytura me gjak, e kush janë ata që nuk janë masakrues. Kjo pas 12 vjetëve do të na mundësonte dhe lehtësonte të gjithë neve në Kosovë për ta nxjerrë drejtësinë në shesh,që Serbia sa herë na ka masakruar ka arritur t’i fshehë krimet dhe ky do të ishte një lloj satisfaksioni për viktimat, për të gjithë ne që ishim viktimë, por edhe për civilizimin e sotëm njerëzor. Është befasi se si mu ata që është dashur të punojnë për 12 vjet radhazi për ndriçimin e masakrës me barbare në burgun e Dubravës në Kosovë u anashkalua me qëllim apo qëllim masakrën më famëkeqe në kompleksin e burgut të Dubravës së Istogut, për çka për fat të mirë ka shumë dëshmitarë dhe dëshmi të gjalla, por ...


    “Thika ime i pret lehtë dhe shpejt kokat e shqiptarëve”

    Prof. dr. Qamil Haxhibeqiri, mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Matematikore- Natyrore në Degën e Matematikës në Prishtinë rrjedh nga një familje e vjetër gjakovare. I ati Qamil Haxhibeqiri i takon brezit të parë të Shkollës Normale të Gjakovës. Gjyshi Beqir Haxhibeqiri ishte simpatizues i Lëvizës përparimtare kombëtare, anëtar i Këshillit Nacional Çlirimtar të Gjakovës me rrethinë. -Gëzimi i ne gjakovarëve për fillimin e bombardimeve- na tha në fillim të bisedës tone prof. Dr. Qamil Haxhibeqiri nuk zgjatin shumë. Në orët e para të pas mesnatës, flaka e madhe përfshiu Çarshinë e Madhe në Gjakovë. Në mëngjesin e së nesërmes mësojmë për kallje e Qershisë monumentale të Gjakovës dhe për viktimat e para të territorit serb i cili vazhdoi të’’trashet’’ditëve të ardhme. Mbesim të mbyllure nëpër shtëpi. Jetonim në ankth të pa përshkruar duke pritur’’radhën’’se kur do të bëhemi ‘’pre’’e forcave paramilitare të Arkanit, Sheshelit dhe Millosheviçit të cilat bënin kërdi në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrethinës të komunës së Gjakovës...Avionët e NATO-s bombarduan forcat ushtarake e paraushtarake të stacionuara në Kodrën e Çabratit, rrëzë të cilës shtrihet lagja jonë. Nuk vonoi shumë e forcat ushtarake serbe,të çorientuara nga bombardimet’’zbresin’’në lagjen e Çabratit dhe strehohen nëpër shtëpitë e qytetarëve shqiptarë. Më dhjetë maj të viti 1999 në orën tetë të mëngjesit dëgjohen rrapëllima dhe thyerje të dyerve të oborreve, kur paramilitarët na urdhëruan nën kërcimin e armëve dhe fyerjeve të rënda për pesë minuta ta lëshojmë shtëpinë dhe lagjen.’’E keni kërkuar NATO-n, do t’ju vrasim të gjithave’’.’’Nëse shpëtoni të gjallë, këtu nuk keni vend’’. Ikni sa më parë në Shqipëri atje është nëna e juaj, vendi i juaj, këtu është nëna Serbi’’.Largohuni brenda pesë minutave nga shtëpia me fëmijët dhe plakën shtatëdhjetë e pesë vjeçare, pothuaj të palëvizshme. E njëjta gjë u ndodhi edhe fqinjëve tanë- na rrëfeu prof. dr. Qamili. Në qendër të qytetit ndalohen shumë të rijnë si Edmond Dukagjinit, Bekim Hagjibeqiri, Agron e Afrim Hagjiavdyli, Arben Gexha e shumë të tjerë për fatin e të cilëve edhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë. Në qendër të qytetit na ndanë nga gratë dhe fëmijët dhe me autobus na dërguan në një punëtori afër bodrumit të verës në Gjakovë, ku gjatë tri ditëve i grumbulluan mbi treqind meshkuj të të gjitha moshave dhe strukturave kualifikuese. Një paramilitar i dehur serb me pseudonimin ‘’Bajo’’ me thikë në njërën dorë dhe pistoletën në dorën tjetër na maltretonte rëndë psikikisht e fizikisht. Ai na thoshte: “Thika e ime pret lehtë dhe shpejt koka të shqiptarëve’’.Pas gjashtë ditë ndalese-na rrëfeu në vazhdim profesor dr. Qamili. Maltretimet nga punëtoret e sigurimit shtetëror serb, të uritur, të rraskapitur, tri herë na është dhënë nga një e katërta e bukës dhe në të një njëjtën kohë nën kërcimin e armëve na detyruan të nënshkruajmë vendimet policore që na ngarkonin për veprimtari terroriste. Pas kësaj,të bartur me një kamion për bartjen e kafshëve dhe një autobus na dërguan në qytetin e Pejës , ku u kërcënuam nga civilë serbë. Pasi në burgun e Pejës nuk kishte vend, na vendosën në bodrumin e firmës ‘’Banana’’, në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë, ku mbanin dy ditë dy net nën kërcënime, sharje dhe maltretime të rënda fizike e psikike.


    Bombat e NATO-s binin afër nesh- gardianët serbë kishin ikur


    Pas dy ditësh na bartën në burgun e Dubravës, tregon profesor Haxhibeqiri, ku kordoni i gardianëve na priti me goditje të rënda më shufrave të gomës, të drurit dhe metalit, si dhe të shqelmuar e të grushtuar na përcollën në pavijonin e pranimit. Më nëntëmbëdhjetë maj, pas hetuesisë, aeroplanët e NATO-s e bombardojnë pavijonin C, e cila gjë ne të burgosurve shqiptarë na shpëtoj nga maltretimet shtazarake të hetuesve të sigurimit serb. Me këtë rast mbetën të vdekur tre të burgosur shqiptarë.

    Maltretimet shtazarake: njeriu ishte më i fortë se guri

    Ditën e premte, më njëzet e një maj të vitit 1999, nga orët e paradites, pandërprererë deri në orët e vona të pasdites avionët e NATO-s bombarduan burgun famëkeq të Dubraves, ku shumica e bombave ranë në afërsi të pavijonit të pranimit, ku ishim ne shqiptarët të mbyllur prapa grilave të hekurta. Në këto momente pas ikjes së gardianeve, të burgosurit e vjetër i thyen dyert e pavionit dhe u bashkuam me të burgosurit e tjerë në oborrin e burgut. Predhat dhe bombat bijën kudo afër nesh e bashkë me to edhe viktimat e pafajshme shqiptare. Secili në ato momente kritike mundohet ta mbrojë veten, ta ndihmojë shokun. Sheh njerëz pa një dorë, pa njërën këmbë. Aty diku shtrihet një trup i pa kokë, pak më larg koka e shkëput dhe trutë e dala jashtë e shumë skena rishtuese të cilat nuk i duronte syri i njeriut. Rënkimet e të plagosurve përzihen me ulërimat e aeroplanëve, ku si pasojë e bombardimeve mbeten të vdekur nëntëmbëdhjetë veta, e shumë të tjerë të plagosur. Disa vdiqën nga pamundësia e ofrimit të ndihmës mjekësore nga gjakderdhja e madhe, ndonëse nuk mungofshin përpjekjet e mëdha të burgosurve shqiptarë. Nga grupi gjakovar - na rrëfeu prof. dr. Qamili, mbetën të vdekur Sadik Kastrati, Hasan Hoda, Tomë Maksuti, Blerim Hoda e Bahri Kryeziu.

    Forcave paramilitare serbe, kundër të burgosurve shqiptarë, iu bashkuan edhe të burgosurit ordinerë serbë të rekrutuar nga autoritetet udhëheqëse të burgut. Ky sulm bizar zgjati një orë, kur ranë shumë viktima të reja si Ilir Damonga, Myhedin Guta e shumë të tjerë. Më njëzet e pesë maj të vitit 1999 në orët e para të mëngjesit me autobus të vjedhur nga populli na shpërngulen për në burgun e Lypjanit, ku gardianët na ëshirojnë’’mirëseardhje’’përmes goditjeve të pakursyera me shkopinj gomës, drurit, shufra metalike, fyerje dhe sharje në baza nacionale.

    Në ferrin e Lypjanit qëndruam shtatëmbëdhjetë ditë me nga pak ushqim, ku kishim dyqind gramë bukë bajat dhe të myktë, një decilitër lëng të përzier me disa pika yndyre, për çdo pesë veta katër litra ujë te papastër te cilit i kundërmonte erë ndryshku të gypave. Gjithë kësaj kur i shtohet edhe vapa e qershorit, numri i tridhjetë deri në dyzet vetave në një dhomë prej gjashtëmbëdhjetë metrave katrorë, fjetja në dyshemenë e thatë, kuptohet se çfarë mund të ishte gjendja shëndetësore e ne të burgosurve- na rrëfeu prof. dr. Qamil Hagjibeqiri. Ditën e mërkurë rreth orës njëzet e tre, na zgjuan nga gjumi. Na grumbulluan nga pesëdhjetë veta dhe na lidhen duart me zinxhir nga pas. Jashtë dëgjoheshin krisma armësh. Kështu e kaluam pjesën e mbetur të natës në ankth të pa përshkruar, duke mos ditur se çka po ndodh me ne? Me dhjet qershor në orët e pasdites me autobus të’’ Nishi ekspresit’’na bartën për burgjet famëkëqija të Serbisë, ku një pjesë na vendosën në burgun e Nishit, a pjesën tjetër na dërguan për burgjet famëkëqija në Pozharavec dhe Mitrovicë të Sremit.

    Të burgosurit gjakovar ishin fajtor sepse ishin shqiptarë dhe qytetar të Gjakovës

    Njëqind e dyzet persona të burgosur nga Gjakova, duke filluar që nga muaji prill dhe maj për gjykatën e Nishit u përcollëm nga forcat e mëdha policore, ku në hyrje të gjykatës i ‘’priten’’turma njerëzish, të cilët nëpërmjet shtypit ishin njoftuar për fillimin e gjykimit të grupit ‘’terrorist’’nga Gjakova. Të përcjell me kërcënime dhe fyerje të qytetarëve të ndërsyer të lidhur hymë në gjykatë. Aty na i lexuan aktakuzat, të cilat ishin një montim i pashije dhe i paqëlluar, si edhe të gjitha akuzat që bëheshin aso kohe ndaj shqiptarëve. Ne të burgosurit gjakovarë- na rrëfeu prof. dr. Qamili ishim fajtorë, sepse ishim shqiptarë dhe banor të qytetit të Gjakovës, ku kishin ndodhur vrasje dhe plagosje të shumta të forcave policore dhe paramilitare serbe për të cilat akuzoheshin shqiptarët. Se çfarë ishte gjykimi tregon edhe fakti se dëshmitarë në këtë proces të montuar ishin punëtorët e sigurimit shtetëror serb Nebojsha Avramoviçi, Veselin Veshoviçi, Milutin Vishnjiçi, Rade Vlahoviçi, Dushan Dragoviçi, Daniello Zeqeviqi, Predrag Gavriqi, Radovan Nikoliqi, Sllobodan Kovaqi, të gjithë kriminelë që kishin dorë në vrasjet, masakrat dhe djegiet masive që bënë me duart e tyre në qytetin e Gjakovës dhe rrethinë gjatë ditëve më të tmerrshme të luftës, kurse kryetar i trupit gjykues ishte gjykatësi famëkeq Goran Petronijoviçi, njëri nga ata që për ‘’krime lufte’’’’dënuan’’ presidentin Bill Klinton kryeministrin Toni Bler, Havier Solanën, Medlin Olbrajtin, Iber Vedrinin, e tjerë.

    Gjykimi përfundoj me dënime drakonike: të njëqind e dyzet e pesë gjakovarët te cilët dënuan jo më pak se njëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy vjet heqje lirie.

    Të hënën, më gjashtë nëntor të vitit 2000, në orët e mbrëmjes filloi rebelimi i furishëm i të burgosurve serbë, të cilët në pavijonin A dhe B prishën qetësinë e mbrëmjes. Nuk vonoi shumë e filloi thyerja e grilave në katin përdhes të pavlionit C. Në momentet më të duhura në dy kate ku ishin të vendosur të burgosurit shqiptarë gardianët u zhdukën pa gjurmë. Prej këtij momenti-na rrëfeu në vazhdim prof. dr Qamil Hagjibeqiri, ne të burgosurit shqiptarë në këto momente kritike ndodheshim në’’ mëshirën’’e të burgosurve ordinerë serbë. Atëherë filloi demolomi i lokaleve, thyerja e instalimeve incizuese, kallja e qendrës arsimore të burgut. Nëpër çatitë e të gjitha pavijoneve serbë. Kështu edhe një herë u përballshim me jetën apo vdekjen.. . Gëzimi pas lirimit nuk kishte kufij... Afërdita Zekaj, e lindur në fshatin Jabllanicë e Madhe në komunën e Pejës, ishte një ndër shumë veprimtare e cila kontribuoi me rezistencë aktive kundër pushtetit dhe forcave të armikut shekullor. Ata të cilët mirë e njohin Afërdita Zekaj kanë çka të rrëfejnë për trimerin e kësaj vajze të re, e cila kurrë nuk diti të frikësohet nga inspektoret e sigurimit shtetërore serbë. Kjo e re e palodhshme ditë e natë me shokët e rezistencës nuk pushonte së vepruari në anë e ndryshme të komunës së Pejës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, vetëm e vetëm për t’i dalë në ndihmë popullit dhe kolegëve të rezistencës shqiptare. Nga kjo mirë shihet së kjo aktiviste deri në momentin e burgosjes nga inspektoret e sigurimit shtetëror të Serbisë me suksese e mbuloi çdo pëllëmbë në veprimtarin e saj. Për Afërdita Zekaj tri data janë të paharrueshme: Burgosja më tetë dhjetor të vitit 1998, vrasja dhe masakrimi i babait në kohën kur ishte prapa grillave të burgjeve serbe në Serbi dhe trembëdhjetë marsi i vitit 2001, kur mori lajmin për lirim nga burgu famëkeq i Pozharevcit dhe kthimi në Kosovë...


    Kriminelet serb shëtisin të lirë në Serbi, po edhe në Kosovë


    Nëpër birucat e burgut famëkeq në Nish, ku ishim ne shqiptaret, sillnin njerëz të sëmurë psikikë, kriminelë ordinerë serbë, të cilët luanin me dinjitetin tonë.


    Kamer Buqolli nga fshati Raushiq i komunës së Pejës, i burgosur politik tregon për një trishtim të madh për torturat që i përjetoi nëpër birucat e burgjeve serbe nga policia dhe forcat paramilitare dhe kriminelët . Aty kah mesi i muajit shtator të vitit 1998 meqë se e kisha babanë të sëmur, pa dëshirën e tij, u desh që të udhëtojë për në Pejë për të siguruar një vend në spital. Për fat të keq me të arritur në qytetin e Pejës me ndaloi një policia e komunikacionit. Fatkeqësisht në atë moment kritik njëri prej tyre me njohu mirë dhe me kërcimin e tytave të automatikeve, të cilët mi vunë në trup, me lidhen në pranga dhe duke me maltretuar rëndë fizikisht dhe psikikisht me dërguan në stacionin e policisë dhe në organet shtetërore të sigurimit, ku me njoftuan me përmbajtjen e fletë arrestimit e cila ishte lëshuar para shumë ditësh për burgosjen time.Para se të marrin në pyetje inspektorët e sigurimit shtetëror me ofruan si kusht për lirim nga arresti, të dalë para kamerave televizive dhe të UÇK-në ta pagëzoj si organizatë terroriste. Në këtë, moment,si na rrëfeu Kamer Buqolli,e ndjeva veten shumë të fyer dhe u thash:’’Më parë e pranoi vdekjen, se sa të deklarohem para kamerave televizive për një gjë të tillë’’.Pas shkëmbimit të fjalëve të ashpra me ta më lidhën në pranga për radiator dhe me metoda më të rënda fizike dhe psikike më rrahën deri në alivanosje. Këto tortura shtazarake vazhduan tërë natën deri të nesërme në orën katërmbëdhjetë, kur më dërguan në burgun famëkeq të Pejës.

    Gardianet shqiptarë për të burgosurit shqiptarë ishin heronj të vërtetë

    Në burgun famëkeq në Pejë dhe qelitë e tij trishtuese të përgjakura me gjakun e të burgosurve shqiptarë, në momente më të vështira, gardianët shqiptarë dhe personeli tjetër ishin hero të gjallë për ne shqiptarë. Ata treguan kujdes të jashtëzakonshëm e në momente më të vështira na mbanin gjallëve moral, duke na thënë:’’Mos u ligështoni, ne do të fitojmë, fitorja është afër’’.Kur jemi këtu duhet veçuar teknikun shëndetësor Bujar Agushollin,i cili për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë shpesh e rrezikoi vetveten...Në burgun e Pejës- na rrëfeu në vazhdim të bisedës Kamer Buqolli,-inspektorët shtetërorë në orët e vona të mbrëmjes na merrnin nga birucat i burgut dhe na dërgonin në zyre e tyre. Aty, një nga një na merrnin në pyetje dhe na maltretonin rëndë fizikisht e psikikisht. Në të gjitha lokalet e këtij burgu zërat trishtues nga rrahjet e rënda me shufra gome, me shqelma, me grusht e mjete të tjera. Britma e të rrahurit shqiptar e shponte tokën dhe qiellin. Fati deshi që pas dy javësh qëndrimi në burgun e Pejës, mbi njëqind të burgosur të pafajshëm shqiptarë nga komunat e Pejës, Klinës, Deçanit dhe Gjakovës e vendeve tjera, na dërguan në burgun famëkeq të Lypjanit. Pas dy muajsh nga Lypjani me autobus e mjete të tjera na transportuan në burgun famëkeq në Dubravë të Istogut. Bashkë me ne në Dubravë u grumbulluan mbi një mijë të burgosur shqiptarë nga burgjet e Kosovës dhe të Serbisë me një qëllim për të na vrarë dhe masakruar..

    Çdo bombardim i aeroplanëve të NATO-s ishte shpresë e madhe për ne sepse shumica prej nesh e dinim se më në fund Kosova edhe pa ndihmën e ne të burgosurve shqiptarë që ishim prapa grilave, do të fitojë lirinë dhe në fund do të çlirohet nga thundrat pushtues serbe .Pas goditjeve të rënda mbi zyrat e gardianëve dhe pjesë të ndërtesave të burgut të Dubravës më 19-21 maj, forcat paramilitare të zgjedhura pikë e pikë për kryerjen e krimeve si bisha e tërbuar silleshin rreth mureve të burgut dhe nën komandën e eprorëve të tyre mirë ishin përgatitur për të kryer një masakër barbare mbi ne të burgosurit shqiptarë që ishin nëpër qelitë e burgut të Dubravës . Më 22 maj të vitit 1999 mbi ne të burgosurit shqiptarë të rreshtuar në oborrin e burgut nga objekti i karakollit dhe vendet e tjera të objekteve të burgut, ku ishin të pozicionuara forcat serbe filloi të vjellët zjarri mbi të burgosurit shqiptarë. Në këto momente të vështira në vend mbetën të vdekur 160 e mbi 200 të plagosur. Pjesa tjetër që i shpëtoi kësaj masakre barbare për të shpëtuar shpirtin dhe trupin ikën dhe u strehuan në bodrumin e kuzhinës dhe në vende tjera .Një pjesë e të plagosurve arritën të hyjnë nëpër tunele dhe kanalizime, të cilët nga forcat policore dhe paramilitare u vranë dhe u masakruan në mënyrën më barbare me bomba dore dhe armë të tjera. Gjithashtu në dhomat e ambulancës shëndetësore të burgut , ku ishin të plagosur, të gjithë u vranë me revole nga afërsia në kokë. Po ashtu, më 23 maj në orët e para të mëngjesit, bandat me maska në kokë si bishat e egra të uritura për gjak në dhomat për ngrohje e ujit dhe në dhomat e ambulancës, me bomba dore dhe revole për së afërmi në mënyrën më barbare i vranë dhe i masakruan 30 të burgosur shqiptarë. Në këto momente të vështira për ne që i shpëtuam masakrës së mëparshme. Kur unë bashkë me një grup të madh shokësh ishim të fshehur në bodrumin e kuzhinës ku pas një kohe të shkurtër na hetuan kriminelet, të cilët na u drejtuan me thirrje që të dalim jashtë. Në thirrjen e parë nga frika se do të na kositin të gjithëve si barin nuk iu përgjigjen thirrjeve të tyre. Nuk vonoi shumë kriminelët nga dritaret e birucave të burgut filluan të hedhin brenda bomba dore, të cilat nga frika e eksplodimit na detyruan për ta shpejtuar shpirtin të dalim jashtë.

    Pas 16 ditësh vuajtje që as guri nuk mund tu përballonte, më qershor të vitit 1999 në orët e vona të mbrëmjes na lidhen në pranga si kafshët nga pesëdhjetë veta, na grumbulluan nëpër dhomat e burgut. Të gjithë menduam së do të na vrisnin, por fati deshi dhe i shpëtuam më të keqes dhe më dhjetë qershor në orët e para të mëngjesit me autobus na nisen në drejtim të kazamateve serbe anë e këndë Serbisë.

    Më 2 nëntor të vitit 1999 nga burgu famëkeq i Mitrovicës së Sremit një grup shokësh të burgosur shqiptarë na dërguan në burgun famëkeq të Leskovcit. Përsëri me 25 maj të vitit 2000 na kthyen për së dyti në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, ku së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë përjetuam edhe një nokdaun- na rrëfeu në vazhdim të bisedës sonë i burgosuri Kamer Buqolli të rëndë: rebelimin e të burgosurve serb. Por, falë

    Mustafë Alimusaj nga fshati Strellc i Epërm i komunës së Deçanit i burgosur politik, rrëfen për torturat dhe shumë barbari të tjera që i përjetoi vetë dhe të tjerët.. Tregon se në udhëtim e sipër me familje për tu zhvendosur në Rozhajë, në Savinovodë atë dhe shumë të tjerë i ndaluan forcat policore dhe paramilitare serbe që na lidhen në pranga, dhe duke na maltretuar na dërguan, në Pejës dhe me tortura deri të nesërmen, kur na dërguan në burgun e Pejës, në qelit trishtuese dhe të përgjakura me gjakun e të burgosurve shqiptarë. Gandianet shqiptar ishin heronjtë të gjallë për të gjithë ne të burgosurit shqiptarë. Aty qëndruam dy javë në një dhomë burg me të burgosurit Sokol Sylaj,, Astrit Morina, Valon Jetishi, nga komuna e Gjakovës, Xhavit Gashi nga Suhareka, Shaban Mehmetaj nga komuna e Pejës dhe shumë të tjerë. Në këtë burg gjatë dy muajve, sa qëndruam, inspektorët shtetëror, në orët e vona të natës, na merrnin nga birucat e burgut dhe na dërgonin në zyrat e tyre. Aty, një nga një na merrnin në pyetje, na maltretonin rëndë. Në të gjitha birucat dhe korridoret e këtij burgu famëkeq çdo ditë dhe natë nga rrahjet e rënda me shufra gome, me shkelma, me grushta e mjete të tjera britma e të burgosurve shqiptar që shponte tokën dhe qiellin.

    “Tmerret që i përjetuam nuk do t’i harrojmë kurrë”


    Ne të burgosurit shqiptarë në burgun famëkeq në Nish na grumbulluan në katin e epërm të izolimit, ku çdo ditë dhe natë nga tri herë me shufra gome, me grusht, me shkelma e mjete të tjera të rënda barbarisht na rrihnin. Pas një jave të gjithë ne të burgosurit që ishim të akuzuar dhe dënuar për terrorizëm që ishim në Nish na rreshtuan në të dy anët e korridorit të gjatë, ku në mënyrë më barbare filluan të na rrahin. Kjo zgjati plotë një muaj ditë. Në një mëngjes pasi na urdhëruan të bëhem gati për zhvendosje në një burg tjetër na rreshtuan në oborrit. Në mesin tone ishte i burgosuri Xhemail Alimani nga Maqedonia, të cilin para syve të gjithë neve si bishat e nxoren nga rreshtit dhe e rrahën deri në alivanosje. Të njëjtën barbari e vazhduan edhe ndaj të gjithë ne tjerëve. Pas kësaj barbarie na obliguan të hymë nëpër autobusë, na i vuan prangat dhe me zinxhirë secilin prej nesh na lidhen për kërriga të autobusëve veç e veç dhe na urdhëruan që të ulim kokën me kusht që të mos shikonim anash. Gjatë rrugës mësuam së jemi duke shkuar në drejtim të Kosovës.

    Paramilitarët serbë hyn në autobus dhe terren me thika disa të burgosur


    Mustafë Alimusaj tregon se i sollën prapë natën e parë qëndruan në birucat e burgut të Lypjanit, kurse në të nesërmen na dorëzuan në burgun e Dubravës së Istogut, “ku ne të burgosurit shqiptarë patëm rastin të takohemi me Ukshin Hotin”. Më 9 maj në burgun e Dubravës nga Gjakova arritjen 145 të burgosur të moshave dhe profesioneve të ndryshme . Pas arritjes nga burgjet e Serbisë në burgun e Dubravës në mënyrë më barbare filluan të na vrasin dhe të na masakrojnë.

    Të rinjtë pejan Maki Begolli dhe Arsim Kullashi , u arrestuan me spiunimin e një shqiptari. “Pas arrestimit 4 ditë torturash nga burgu i Pejës i dërguan të lidhur me zigjir në Dubravë .Me të hyrë në oborrin e burgut në Dubravë na priti zëvendës komandanti i burgut Miki Vidiq bashkë me një batalion gardianesh paramilitar të cilët rrinin të gatshëm për të aplikuar forcën fizike dhe psikike mbi ne të burgosurit. Aty na reshtua dy nga dy dhe duke na dërgua në pavilionin “C’ na ndalën para dyerve të shkalleve të hyrjes të burgut dhe filluan të na thirrin me emër e mbiemër një nga një. Në korridoret e pvilionit “C “ deri të dyert e birucave ishin pozicionuar një numër gardianesh- shumica prej tyre ishin kriminel ordinere serbë të zgjedhur pikë e pikë nga Serbi dhe Mal të Zi me të cilët gjatë kalimit nëpër korridore të gjithë ne të burgosur shqiptarë u ballafaquam me rrahje të forta, me fyerje, si dhe alivanosje nga të ramët e forta...Në pavilionin “C” Arsimi me shokët Blerimin dhe Dardanin të gjithë të rinj gjatë tetëdhjetë e shtatë ditëve, sa qëndruan në këtë burg famëkeq dëgjuam vetëm britma kukama, piskama të cilat të shtirshin gjallë në tokë nga të ramët e forta gardianeve kriminel ordiner serbë. Edhe ne shokët. Makin, Arsimin, Blerimin , Dardanin e të tjerët nga gardianet shpesh janë nxjerr nga birucat e burgut dhe janë rrahur në mënyrën më shtazarake deri në alivanosje. Synimet e gardianeve kriminel ordiner serbë të ardhur nga burgjet e Serbisë dhe Malit të Zi ishin që gjatë maltretimeve të rënda fizike dhe psikike të burgosurve shqiptare të gjitha moshat ishte shkatërrimi organeve gjenitale, të veshkave.Gjatë shëtitjeve që i kemi bërë nëpër korridoret e burgut ne si të burgosur kemi qenë të detyruar tërë kohës duart t’i mbajmë prapa kresë, kurse kokën poshtë, kurse ditëve të diela ishim të detyruar të pastrohemi nën tushat me ujë të ftohtë. Pas fillimit të bombardimeve të forcave ushtarake të NATO-së mbi pozicionet ushtarake, policore, paramilitare serbe dhe objektet me rëndësi strategjike mbi ne të burgosurit filloi dhuna e pa parë, të cilën Maki , Arsimi, Blerimi, Dardani e të tjerët nuk do të harrojmë kurrë. Gjatë kësaj kohe filloi sjellja e furishme të burgosurve shqiptare nga burgjet serbe të Serbisë në burgun famëkeq në Dubravë të Istogut.. Pas pushimit me armë nga ana e forcave paramilitare të burgut Maki Begolli me gjashtë shokë të burgut me shpejtësi të madhe vrapuam në drejtimi të qendrës të sporteve të vogla të burgut nga ku janë tërhequr të plagosurit. Gjatë këtij aksioni na hetuan paramilitare dhe filluan të shtinë mbi ne, ku për fate të keq nga radhët tona mbeti i vrarë vetëm Nazmi Shala. Në atë moment ku mezi e shpëtuam kokën arritëm që t’i tërheqim të gjithë të plagosurit rëndë dhe lehtë dhe t’i vendosim në lokalet e pavilionit “C” dhe spitalin e burgut.

    Falë ndihmës së Zotit dhe fatit i shpëtuam me të keqes ...

    Më njëzet e tre maj forcat paramilitare serbe bashkërisht me të burgosurit serbë të armatosur deri në dhëmbë nga dera kryesore hynë brenda lokaleve të burgut dhe në mënyrë të pamëshirshëm shtinë mbi të burgosurit e pafajshëm shqiptarë me pushkë automatike, bomba, thika, shufra të hekurta, ku lanë shumë të vrarë dhe të plagosur. Në fund të aksionit xhelatët serbë u nisen në drejtim të lokaleve të restorantit , kuzhinës së burgut dhe spitalit, ku filluan të shtinë dhe në të njëjtën kohë i urdhëruan që brenda pesë minutave gjithë të burgosurit të dalin jashtë me duar të lidhura rreth kokë dhe në oborr të rreshtohen nga katër. Pas furnizimit me ushqim bashkë me të plagosurit me autobusë dhe përcjelljen e forcave të sigurimit shtetërore në krye me Bata Bullatoviqin kur arritëm në afërsi të Istogut na i ndalen autobusët dhe një nga një na rrahën deri në alivanosje. Me të arritur në burgun famëkeq të Lypjanit na rrethuan forcat e mëdha të krimineleve serbë të armatosur deri në dhëmbë të cilat na urdhëruan që të rreshtohem dhe gjatë hyrjes në pavilione na maltretuan rëndë, kurse dhjetë të burgosur i urdhëruan që t’i bartin të plagosurit dhe t’i vendosin në një pavilion të veçantë. Të plagosurit u dërguan për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë, ku shumica prej tyre e gjetën vdekjen, e një ndër ta ishte edhe Mujë Tafilaj nga fshati Siqevë e komunës së Klinës. .

    Më 10 qershor na shpërndanë nëpër burgjet serbe në Serbi. Në burgjet e Gjakovës, Pejës, Dubravës së Istogut, Gjilanit, Lypjani, Nishit, Pozharevc, Leskovcit, Beogradit, Mitrovicës së Sremit në dymbëdhjetë vjetorin e masakrave dhe barbarive të pa para mbi qindra shqiptarëve të moshave dhe gjinive të ndryshme bashkëbiseduesit më të cilët biseduam këto ditë me tronditje të mëdha shpirtërore u përkujtohen torturat shtazarake nga dyzet e tetë orë që u bë mbi trupin e tyre nga inspektoret e pa mëshirshëm të sigurimit shtetëror. Metodat më çnjerëzore ishin ato të aplikimit të rrymës gjatë torturave fizike dhe psikike të cilat të shumica e të burgosurve të pafajshëm shqiptarë u përdorën me qindra herë nga të cilat ka pasur edhe të vdekur. Të gjithë bashkëbiseduesit e mijë në rrëfimet e tyre në përkujtimin e dymbëdhjetë vjetorit të masakrave barbare nëpër burgjet serbe në Kosovë dhe Serbi të gjithë një zëri janë të mendimit që fati dhe ndihma e Zotit edhe përkundër metoda shtazarake që u kryen mbi ta i shpëtuan më të keqes dhe u kthyen në gjirin e tyre familja dhe trojet e tyre stërgjyshore. Ata shprehen habi pse pas hyrjes së NATO-s në Kosovë u lejuan forcat serbe që ata t’ i dërgojnë në Serbi dhe pyesin pse organet shtetërore të Kosovës për 12 vjet heshten për masakrën në burgun e Dubravës dhe për keqpërdorimin e të burgosurëve shqiptarë gjatë dhe pas luftës.

    marrë nga Bota Sot



    Letra, dokumente identifikimi, fotografi etj., pas krimit në Burgun e Dubravë

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ekskluzive,

    kjo eshte videoja e vetme e bere pas masakres kunder shqiptareve ne burgun e Dubraves.Xhirimet jane te bera nga BBC.
    Poashtu eshte edhe videoja e vetme ne internet ne lidhje me masakren ne burgun e Dubraves.



  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Videoja me larte ka qene e manget si nga kualiteti ashtu edhe nga permbajtja.

    Ne videon me poshte shihen kriminelet serb te armatosur ne oborrin e burgut ne mesin e shqiptareve te vrare,ne pjesen e dyte te videos shihen shqiptaret e vrare dhe ne fund te videos shihet edhe varreza masive me
    mbi 140 shqiptaret e vrare ne ate burg.


  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-07-2007
    Postime
    14

    E pashë vdekjen me sy!

    -Kete shkrim me poshte rastesisht e kam gjetur ne kerkimet qe kam bere lidhur me masakren e Dubraves dhe e kam kopjuar dhe ruajtur me vite,dmth eshte edhe emri i autorit dhe une vetem po u'a sjell qe te mesoni edhe pak me shume lidhur me kete masaker.

    (dy fjal nga une, Ju faleminderit Fatlum dhe te gjithe te tjereve per temen/postimet , thuajse i lexova te gjitha. Fatkeqesisht une kam humbur babain tim ne kete masaker,njeriun me te rendesishem te jetes sime...por edhe sa ishte gjalle thoshte se liria pa gjak nuk fitohet, tere jeten i'a kushtoi lirise se popullit tone dhe ndihem krenar per kete,sot prehet ne varrezat e deshmoreve.
    Ju qofte i lehte dheu I Kosoves dhe u prehshin ne paqe te gjithe ata qe kontribuan dhe dhane me te shtrenjten jeten per LIRINE qe ne te gjithe e gezojme sot,veqanerisht keta te burgosur qe sakrifikuan thuajse edhe me shume se luftetaret ne male. LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT.


    E pashë vdekjen me sy!
    Gani Sylë Shala
    Ditari i një luftëtari të UÇK-së (7)

    “Dhe, para së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë

    dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!” - Hasan Prishtina

    Njëri ndante bukë. “Si je more shok?”, më tha. “Mirë jam”, i thashë. “A më patriot je ti apo unë!?” “Unë di për vete e jo për ty!?”- i thashë. “Unë kam qenë tre vjet me pushkë në dorë në Kroaci, dy vjet në Kosovë”. I erdh inati e më shau nënën e shqiptarit, gjakun...

    Më ra disa herë dhe më përgjaku. Shkova brenda, disa të burgosur ma pastruan gjakun. Njëri prej atyre shokëve më tha: Avdiu të ka rrehë. Pyeta njërin nga ishte. Nga Doganajt e Kaçanikut, m’u përgjigj. Ai vazhdoi duke thënë se jemi ushtarë të UÇK-së! Nuk i besova.

    Ndërkaq njëri më pyeti për emër. I thash se unë jam Shemsi Shala nga komuna e Pejës. Tjetri më tha: a je i plagosur? Po, jam, i thashë. Po ku je plagosur? – më pyeti. Në Gjakovë, - ia prita. Njërit i shkuan lotët. Kur ma pa kryqin në gjoks, m’u drejtua: Shemsi unë jam Hasan Dalloshi, ky është Ahmet Hoxha,...

    Rasti thonë është mbret i botës, kush e ka menduar se do shihemi dhe do njihemi përsëri, sepse ishim të dërrmuar dhe mezi e njohëm njëri-tjetrin!

    13 maj 1999

    Na qitën në oborr me shëtit. Pashë Xhokën. Edhe shumë autobusë. Një kriminel më mori e më çoi te një veturë, më hipi ngadalë. Pasi ma pa kryqin në gjoks, mendoi se jam shka! Kur u nisën autobusët, ne ishim më të fundit. Kur mbërrimë afër fshatit Llazicë, u dukën aeroplanët e NATO-s në qiell. Ndërmjet autobusëve ishin tanket. Aeroplanët bombarduan kolonën e tankeve dhe i shkatërruan të gjitha. Urën e këputën. Si kaloi rreziku, hymë në autobus, sikurse edhe shkiet. Shkiet me thika u binin të burgosurve. U ofruan tek unë. Kur ma panë kryqin në gjoks, menduan se jam serb!

    Prej fshatit Llazicë na nisën drejt Dubravës. Para burgut të Dubravës na pritën 100 shkie me hunj në dorë....

    Më thanë të drejtohesha në derë të burgut. Njëzet metra pa hyrë në oborr të burgut, pashë shumë lopë... Krejt lopët e vjedhura i paskan pru këtu... Dhe shava...

    Nuk e kisha parë shkaun pas mejE.! Më kishte dëgjuar. Më ra mbi 30 herë me kërbaç. Hyra zhag në oborr të burgut. Përjashta burgut dëgjohej kukama. I rrihnin të burgosurit shqiptarë me lloj-lloj mjetesh...

    Duke shkuar në pavijon, u rrëzova nuk munda me vazhdue. Erdhën dy veta e më morën zhag. Më çuan në pavijonin C, në izolim. Përsëri u takova me grupin e Kaçanikut:

    Ahmet Hoxhën, Hasan Dalloshin, Mehdiun, Tefikun, Musliun, Fatmirin dhe Sejdiun.

    Këta kanë qenë grupi i Kaçanikut, por edhe Tahir Panxhën, Dervish Sylën, Sylë Kuqin, Ismet Musën, Rasim Selmanin, Rasim Jahën, Shaqë Selmanin dhe shumë e shumë të tjerë

    Për natë i rrihnin, bukë nuk u binin... Hasan Dalloshi kujdesej për mua.

    16 maj 1999

    E morën mr. Ukshin Hotin vetë të tretin.

    Në orën dhjetë filloi sulmi i NATO-s mbi pavijonin C. U vra Xhoka vetë i treti, një i Balajve. I shkoi tymi e flaka pavijonit. Ndihshin britma, ulërima... Bërtiti Hasani, C-ja u kall..Rama, baci Mehdi, shkuan me i thye dyert. E pashë Gani Nimanin. Hasaniysh e ki emrin ?E kam te ndërruar, - i thashë.

    Hasan Dalloshi, Naim Rexhë Kurmehaj dhe Ismet Musa, me kazmë i thyen dyert. Gjashtëdhjetë dyer i kanë thyer më 19 maj 1999, ndërsa unë dy.

    Pasi dolëm të gjallë nga pavijoni C, i doli flaka. Dolëm në oborr. Na çuan në shkollë. Naimi e më pruri bukë. U ulëm një qoshe e thirra Hasanin. Mendova se nuk mund të dal i gjallë me i tregue! Po të tregoj Hasan, unë jam Gani Shala, jam më emër të vëllait. Hasan, nëse vritem, shko te shtëpia, u tregon për mua. Gani ama adresën, më tha. Ia dhashë adresën. Hasanit i shkuan lotët. Ma dha besën. Naimi më tha: Gani, e thyen shkiet murin e oborrit, a mujmë me ikë? Po Naim, me i tregue Hasanit nga Doganajt e Kaçanikut, Dervish Sylës, Rasim Jahës, Rasim Selmanit, Shaqë Selmanit, Ahmet Hoxhes, Tefikut etj.

    Naim, kur të bëhet aksham, unë ju prij e ju çoj në Ruhot, - u thashë. Tentuam natën me dalë, por nuk mundëm! Tentuam dy net me radhë e nuk mundëm!

    1 qershor 1999

    Përsëri sulmoi NATO-ja, duke filluar në orën 9.00. U vra Ahmet Hoxha, skaj meje. Mua më nxori nga dheu Hasan Dalloshi. Vazhdimisht sulmonte NATO-ja. Rashë përmbys, mbi mua ranë Tefiku e Hasani.

    Tefikut i thashë pse re mbi mua. Mos bëj zë. Duam me të shpetue ty Shemsi! Ra një predhë në shkaut. I ra në shpinë e krye Tefikut. Hasani u çua dhe tha kaloi sulmi. Çohu baci Tefik, ma hoqi Hasanin Tefiku prej shpine të vdekur. Naimit iu kish pas këputur kryet. Hasani ia mori trupin Naimit, unë zhag kryet. Hasani e mori Ahmet Hoxhën, i bëmë bashkë. Naimi ishte nga Strellci i Epërm, Tefiku nga Kaçaniku. Ahmet Hoxha nga Ferizaj, Hasan Maraj: jeta e jonë..Shkuam në fushë dhe gjithë ditën natën ndenjëm aty.

    22 maj 1999

    Na lajmëruan me altoparlant: S’ka jetë më në Dubravë. Bëhuni rresht afër murit. O Hasan duan me na vra. Jo Gani, - më tha. Hasani këqyri në karakoll, kishte murtaja të vendosura. Mos u tut Gani. S’jam kah tutna! – i thashë. Në gjashtë rresht! Nuk vonoi, ndoshta as sekondat, dhe me tërë arsenalin e armëve shtinë mbi ne.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    13 vjet nga masakra e Dubravës, askush i dënuar

    Janë bërë 13 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës. Gjithçka nisi me 19 maj, kur aeroplanët e NATO-s, duke menduar se aty gjendej një nga caqet e ushtrisë serbe, filluan bombardimet mbi pavionet, të cilat në fakt kishin të burgosur shqiptarë.

    Ky skenar i pushtuesit serb zgjati deri më 22 maj, kur NATO e kuptoi se aty nuk ishin forcat serbe, por të burgosurit shqiptarë.

    Po më 22 maj 99, policia dhe ushtria serbe kishin zhvilluar një nga masakrat më të mëdha gjatë kësaj lufte në Kosovë.

    13 vjet pas ende nuk është dënuar askush, ndërsa kanë munguar edhe hetimet nga institucionet e vendit.

    Deri tash nuk është bërë asgjë edhe në shqyrtimin e padisë që Shoqata e ish të burgosurve e ka bërë që vitin 2009 në Gjykatën e Pejës, raporton KTV.

    Në këtë masakër humbën jetën 120 të burgosur shqiptarë, ndërsa qindra të tjerë u plagosën. /Telegrafi/

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ngushellime bani80 per humbjen e babait ne kete masaker dhe i qofte i lehte dheu i Kosoves te gjithe te reneve,njekohesisht faleminderit per postimin me larte.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    fattlum

    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Foto tjera qe deshmojne tmerrin
    fatlum a ka mundesi qe kto foto te shperndahen ne disa web saide te tjera mendoj ku mnd ti shofin edhe te huajt banoret e shteteve europiane

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    fatlum a ka mundesi qe kto foto te shperndahen ne disa web saide te tjera mendoj ku mnd ti shofin edhe te huajt banoret e shteteve europiane
    Po Beni keto foto jane ketu dhe mund ti shoh kushdo,poashtu edhe videoja ne Youtube eshte e postuar nga une,dhe aty mund ti shoh kushdo qe deshiron ti shoh.
    Pyetja me e mire do kishte qene,a po i shohim ne keto foto?,sepse kur neve sna interesojne pse duhet ti interesoj nje te huaji.
    Te huajt "borgjin" ndaj Kosoves e kane lare ne vitin 1999.Te tjerat jane faj i yni.



    Varreza masive ku ishin varrosur te burgosurit shqiptar qe ishin vrare nga serbet ne burgun e Dubraves ne maj te vitit 1999.





  11. #51
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    fattlumi

    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Po Beni keto foto jane ketu dhe mund ti shoh kushdo,poashtu edhe videoja ne Youtube eshte e postuar nga une,dhe aty mund ti shoh kushdo qe deshiron ti shoh.
    Pyetja me e mire do kishte qene,a po i shohim ne keto foto?,sepse kur neve sna interesojne pse duhet ti interesoj nje te huaji.
    Te huajt "borgjin" ndaj Kosoves e kane lare ne vitin 1999.Te tjerat jane faj i yni.



    Varreza masive ku ishin varrosur te burgosurit shqiptar qe ishin vrare nga serbet ne burgun e Dubraves ne maj te vitit 1999.




    ashtu esht inderuari fatlum ne duhet te jemi me te interesuarit per keto masakra nga qetniket dhe ti indentifikojm kta kriminel barbar

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •