Kur borxhet e njė shteti rriten, pasuria e pėrhershme e tij pakėsohet, meqėnėse pasuritė e tij shiten pėr tė shlyer borxhet. Nė disa vende tė botės sė tretė borxhet e grumbulluara nė vitet 70'-80' arritėn deri nė pikėn e njė falimentimi pothuajse kombėtar, ose tė vlerės neto zero. Borxhet u shndėrruan nė tė pashlyeshme ndėrsa huadhėnėsve, nė kėtė rast bankat ose qeveritė, iu desh tė hiqnin dorė prej tyre ose tė merrnin vetėm njė pjesė tė vlerės sė tyre zyrtare. Shtetet e industrializuara ku hyn edhe Greqia kanė pasuri tė pėrhershme tė mjaftueshme qė edhe nė periudha kohe kur ata kanė borxhe mė tė larta, tė kenė ende vlerė neto shumė tė madhe. Borxhet nė rritje janė pengesa kundėr krijimit tė ardhshėm tė pasurisė, kurse huadhėnėsit e huaj fillojnė tė kenė njė pjesė gjithnjė e mė tė madhe tė pasurisė sė pėrhershme tė pėrgjithshme tė atij shteti. Natyrisht qė njė gjėndje e tillė i tmerron investuesit pasi borxhet kombėtare pėr ta janė humbje fuqie.
Greqia ka luajtur pėrherė me shifrat e marrjes sė kredive duke mashtruar pėr shumėn qė nė tė vėrtetė i nevojitej si dhe nė paraqitjen e projekteve pėr investim. Gjithashtu edhe me futjen nė eurozonė ku manipulonte shifrat e borxhit kombėtar qė ishte doesmos mė i madh se 3% tė GDP, kusht i kėrkuar nga eurozona, dhe tek inflacioni qė e kalonte vlerėn e 1.5% sė lejuar. Diplomacia e jashtme greke ėshtė mjaft e zonja nė spekullimet financiare kundrjet BE-sė. Nuk qėndron problemi tek kriza ekonomike qė pėrfshiu pothuajse gjithė hemisferėn veriore ku edhe Greqia nuk do bėnte pėrjashtim. Thjesht po vuan pasojat e sė shkuarės.
Gjithsesi treguesit e GDP-sė si tregues i pėrgjithshėm i zhvillimit pėr Greqinė mbeten mė tė lartat pėr rajonin jug-lindor tė Europės.
Krijoni Kontakt