Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Dorëheqja e z. Visho Lika Ajazi nuk ishte shumë e papritur kur shohim në retrospektivë problemet e mëdha që ka patur SHISH, përsa i përket sigurisë kombëtare, por edhe përsa i përket pajisjeve të domosdoshme moderne për survejim, si dhe metodën e menaxhimit të një institucioni kaq të rëndësishëm. Nuk janë as shumë të rëndësishme se kush vajti dhe kush iku nga Presidenca apo sa orë ndejtën drejtuesit e shtetit, se sa nevoja për të respektuar ligjet dhe për të vënë në detyrë njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar si drejtuesi i ri i SHISH, z. Helidon Bendo.

    Pozicioni i kreut të SHISH ka shkaktuar gjithmonë debate në vendin tonë. Ish-kryeministri Sali Berisha, kur mori pushtetin vendosi të shkarkonte Bahri Shaqirin nga detyra, ndërsa propozoi që mandati i kreut të SHISH të jetë 5 vite. Dhe në gusht kreu i SHISH, z. Visho Ajazi Lika mbushi 5 vjet në detyrë që nga koha kur u emërua nga Sali Berisha më 9 gusht 2012, ndoshta dhe ky ishte shkaku i dorëheqjes. Është e vërtetë se funksionimi i SHISH ka shkaktuar përplasje politike midis mazhorancës dhe opozitës edhe para 2013, kur kjo mazhorancë ishte në opozitë edhe sot kur qeveris. Skandalet kanë qenë përsa i përket të drejtës së përdorimit të përgjimeve ndaj drejtuesve të lartë të shtetit, dhe disa e kanë interpretuar si shkelje sepse sipas tyre SHISH ka punuar për ish kryeministrin. Pavarësisht këtyre problemeve dhe debateve, largimi vullnetar i z. Visho Lika Ajazi me pretekstin e mbushjes së 5 viteve në detyrë, mendoj se me këtë dorëheqje merr fund edhe një epokë e debatueshme e SHISH.

    Në shtator të këtij viti është hartuar dhe një ligj i ri, i cili do sjellë shumë ndryshime sa i takon Shërbimit Informativ Shtetëror, duke vendosur si kufizime mandatesh dhe ndryshime në kontrollin e institucionit, rekrutimin e punonjësve, etj. Një nga problemet e ligjit të ri mundet dhe duhet të jetë që drejtuesi i institucionit dhe ndoshta edhe i institucioneve të tjera të mos ketë dyshtetësi. Shumë vende të Europës Perëndimore, Kanadasë, SHBA, e kanë në ligj këtë element. SHISH ka qenë strukturuar me ligj Parlamenti.

    Shërbimi Informativ i Shtetit është institucion qendror, që funksionon bazuar në Ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar me Ligjin nr. 8479, datë 29.04.1999 dhe me Ligjin nr. 9400, datë 12.05.2005. SHISH-i është organ informativ i depolitizuar që kryen veprimtarinë e tij në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe ka për mision sigurinë e interesave kombëtare të vendit, ruajtjen e integritetit, të pavarësisë dhe të rendit kushtetues. Ligjshmëria, objektiviteti, sekreti dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, janë parimet bazë të punës së këtij organi. SHISH-i raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri, si dhe bashkëpunon e shkëmben informacion me institucionet e tjera shtetërore për përmbushjen e detyrave që i ngarkon ligji në funksion të sigurisë kombëtare. Për informacion më të hollësishëm mbi funksionimin dhe detyrat e Shërbimit Informativ të Shtetit do të gjeni të botuar të plotë në këtë Faqe interneti Ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin informativ Kombëtar.”, të ndryshuar.

    Z. Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.Z. Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

    Gjithashtu, z. Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Z. Helidon Bendo u bë zv/Kryetar i SHISH në prill të këtij viti. Paraardhësi i Bendos në këtë pozicion, Ylli Alushi, u shkarkua nga kryeministri më 22 prill 2017, ndërsa në të njëjtën ditë është firmosur edhe dekreti i shkarkimit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Ndërkohë, në një prononcim për “Neës 24”, Ylli Alushi ka konfirmuar lirimin e tij nga detyra. “Dekreti për shkarkim mban datën 22 prill. Kohëzgjatja në detyrë kishte kaluar çdo afat. Kam qëndruar Zv/kryetar i SHISH-it 13 vjet e 4 muaj”, tha Alushi.Shpresojmë se kryetari i ri në detyrë i SHISH do të bëjë ndryshimin pozitiv në këtë institucion kaq të rëndësishëm për sigurinë e vendit. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë kur shesh kurrikulumin e kryetarit të ri të SHISH z. Elidon Bendo, para të cilët ka detyra të mëdha qoftë në menaxhimin e mirë të këtij institucioni kaq të rëndësishëm, qoftë në realizimin e detyrave të rëndësishme sigurisë së vendit bazuar në Ligjin e Ri të SHISH (në pritje), po ashtu edhe në marrëdhëniet rreptësisht ligjore Qeveri-Shtet-Institucioni i SHISH.Eksperienca e madhe e z. Helidon Bendo në këtë drejtim, do të mundësojë dhe shmangien e shkeljeve të ligjit përsa i përket të kaluarës në drejtim të survejimeve jo bazuar në ligj, qoftë për drejtuesit e shtetit, po ashtu edhe për njerëzit e thjeshtë. I urojmë Kryetarit të ri të SHISH punë të mbarë dhe suksese në luftën kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit, gjithmonë duke respektuar ligjet e Republikës së Shqipërisë.

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Me makinen e ministrit te brendshem levizin trafikantet e droges, ministrja e mbrojtjes i fik radaret qe te trafikojne lirisht, ju thoni SHISH...

    Po te gjithe bashke jane, hane bashke vjedhin bashke dhe shk. bashke, çdo gje bashke...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Duhet vettingu

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Pse çfare do ndryshoje vetingu?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Pse çfare do ndryshoje vetingu?
    Gjithe ato koka qe kane vite qe rrjepin popullin neper gjygje..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Ky vetingu po ecte mire,po ecte me shpejt seç ishte parashikuar,nga 2050 simbas supozimeve kishte propabilitet se mundet te kishte filluar. Ishte pergatitur çdo gje mbare per te mos funksionuar.

    Por si per ters te ketij vetingu na del çeshtja Tahiri qe; dhe vet vetingasit me gjithe vetingasvet nuk e dine se çfare ka ndermend Tahiri. E ka futur strukturen e vetingut ne nje proçes nga ku nuk dihet se kujt Tahiri ka nder mend t'ja fusi. Te gjithe vetingasit dhe vetingasve jane me brek neper duar se llastikun e brekeve ja ka mare borxh Tahiri. Pa kthyer Tahiri llastikun e brekeve mbrapsh zorr se do gjejme ndonje vetingas o vetingase qe te eci me duar te lira ku mos mbajne breket. Per momentin eshte problemi kryesor qe po diskutohet per Vetingun: Rama thote une pa brek edhe pa llastikun e Tahirit se kam problem,Gramozi thote qe une dhe Saliu nuk mundet ti heqim penevreket e partise,Likja thote qe hallatet e presidences duhet te mbahen me breke integruese dhe traparente,Lu-ja thote qe une tangat e mija nuk ja jap njeriu....Eshte bere problem i madh strukturor,ligj-zbatues dhe proçedurial. Por te gjithe thone qe nuk mundet te kthehemi si ne kohen e Enverit ku edhe pse pelqehej spondi tjeter duhet te denojme homoseksualizmin dhe vetingun seksist. Pa prova, qe llastikun e ka Tahiri,nuk mundet te denohet asnje veprimtari seksuale dhe mode e momentit. Nuk mundet te shkelim te drejtat e njeriut vetem se na hoqi llastikun e na la me brek neper kembe !
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 04-11-2017 më 11:00

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Gjithe ato koka qe kane vite qe rrjepin popullin neper gjygje..
    Kush na qenkerkan keta qe paskan rrjepur popullin?

    Ore se eshte teper qesharake kur shikon shqiptare qe ngazellehen me Vettingun. Çfare dobie mund te sjell ky lloj Vettingu ne menyren siç eshte konceptuar?
    Patem se fundmi nje rast flagrant ku nje zyrtar i larte i shtetit, notta bene ish-ministri i brendshem, perdorte/lejohej te perdorej, makinen personale per trafiqe droge, dhe pala e cila gerthet duke u çjerrur per Vetting nuk lejoj prokurorine te bente detyren e saj. I quajti qesharake akuzat e oficer Zaganit para disa vitesh dhe ne kushtet e flagrances shpetoi Tahirin per te shpetuar vetveten!
    A nuk ishte kjo mazhorance qe premtoi drejtesi per 21-janarin, Gerdercin, ish- bankierin Santo etj etj..
    Çfare e pengoi kete mazhorance te hetonte mbi keto çeshtje qe per me teper ishin edhe premtime fushate? Perse nuk e bene?
    Se jo per gje po kryeministri na thoshte dikur se fajin e ka LSI-a, pastaj fajin e ka dhe PDIU-ja, se fundmi jane mediat e kazanit sebashku me opoziten e shpifjeve, qe na pengojne ne zbatimin e detyrimeve tona. Po kete te gjatin perse e beme kryeminister xhanem ku s’paska takat te beje asgje? E zgjodhem per skicat e tij me lapustila apo e zgjodhem qe t’i bjeri dajres?
    Vertete LSI, PDIU, opozita, media, jane milje te tera larg te qenurit te persosur, por ama nuk e detyruan ata kete kryeminister ta mbushte shqiperine anembane me droge e katapultonte kriminelet ne nivelet me te larta drejtuese! Eshte nje njolle shume e rende qe i ka lene shqiperise ky kryeminister, sepse edhe nese fshihet ajo, plaga sebashku me gangrenen kriminale ku e ka fundosur vendin do kerkoje vite te tera per tu mbyllur! Kemi shembuj pafund ne ameriken latine mbi problematikat e renda qe shkakton droga me kartelet e saj!

    Tani ky tipi qe eshte i perlare deri ne fyt me mekatet e korrupsionin gerthet per Vettingun! Uluret hajduti qe te kapet hajduti!
    Me fal po kete lloj bariu fatkqesisht per ne refuzojne ta ndjekin edhe delet.. Si mundet pra ta ndjekin e per me teper ta besojne njerezit?
    Kemi filluar gje te hajme bar? Se mesa di une bari qe po mbjell Edvini anembane Shqiperise, pihet nuk hahet..
    Me te tilla ritme do fillojne te na perbuzin edhe kafshet..

    Nejse rrofte Partia, rrofte Vettingu! Vetem kujdes mos ja drejtoni Vettingun partise se ju beri kazan. Vettingu eshte vetem per kundershtaret dhe armiqte mbrenda partise..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 04-11-2017 më 21:44
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Trimi i mire me shoke shume dhe trima

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Po te kishte vertete Shishe vfaji shqiperia, ndonje torrollak do ia shiste ate arixhinjve te rusise, mongoleve qe vrane carin, per tia falur spanjolleve amerikane apo minjeve te amerikes si temjan per miqesira dhe krushqira, po keto s'dikan te bejne politike apo potere!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: SHISH, një ndryshim i domosdoshëm dhe i pritshem

    Po ashtu eshte. Sidoqofte me ruset nuk duhet ti acarojme maredheniet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •