Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 223
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    NJi dijatar Arab thot se ska mergim per njerz te menqur
    Ah fegi m'i nxore nga goja dy fjalë të urta popullore vendëse që i mbaj mend nga fëmijëria ime tek i dëgjoja duke biseduar në oda, dhe aso kohe nuk u besoja për ato që thoshin:

    1. Në ni vend ku nuk ka hyqymet aty s'duhet me nejt. Duhet me ikë natën pej atyhit.
    2. Vatani jot asht aty ku bahesh rahat. (Vendlindja jote është aty ku gjen rehatinë)

    Të them të drejtën shpesh kur më kap siklet, i kujtoj këto fjalë të urta dhe pak lehtësohem!!

    fjalor: hyqymet - në këtë rast, aty ku nuk ka pushtet, aty ku nuk respektohet ligji, aty ku nuk ka mirëqenie
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #42
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ne shqiperi shko ri nja 1 muaj jo me shume me pak po, dhe hec hypi avjonit makines tragetit autobuzit dhe gomorit po deshe dhe hik atje nga ke ardh...ILMGAP e ka thon shume bukur
    1.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të fjaloseni 5-10 në ditë me njerëz të ndryshëm.
    2.Poqëse erdhët në Atdhe duhet të ndëgjoni fjalët rutinore : Korrupsioni,Varfëria, Krimet etj.
    3.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Kriza (financiare).
    4.Poqëse erdhët në Atdhe do kaploheni nga Korrupsioni
    5.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të shikosh në televizior(Tv) së paku 50-60 herë Kryeministrat (KryeKriminelët) dhe politikanët të tjerë.
    6.Poqëse erdhët në Atdhe është e domozdoshme të flisni 100herë për Politikanët (Kriminelët) . Gjë e cila të acaron
    7.Poqëse erdhët në Atdhe nuk do keni mundësi të jeni të qetë në një vend të qetë.
    Dhe
    8.Poqëse erdhët në Atdhe do pendohin (gjth jetën) për çfarë erdhët.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2008
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin

    Tironce...atehere ndryshoje pseudonimin, veje " Gjermonja_Tr "

    Sa per temen,jam dakort me pikat qe ka cilesuar antarja me lart, por prap se prap sado te jetojme jashte,prap shqiptar do ndihemi dhe do vij nje moment qe do ndjejm nevojen per tu rikthyer ndoshta.
    Gjithsesi cdo gje varet se si rrjedhin gjerat, jetes nuk i dihet..

  4. #44
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    T'i kenaq te gjithe

    E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?

    1. Te jemi realiste me shume se atdheun duam veten tone.

    2. Atdheu (rasti im Shqiperia) nuk ka bere asgje per mua dhe vazhdon te mos beje asgje me mua. Eshte si puna e dashurise me dike: ti mund ta duash deri ne vdekje por kur ai person nuk te thote miremengjes ose nje c'kemi ndoshta dashuria kthehet ne urrejtje.

    PSE?
    3. Mjafton te bejme nje reference te shkurter per zgjedhjet e tanishme:
    a) ne asnje vend te botes nuk detyrohen mesuesit, doktoret, dhe aq me keq femijet te shkojne neper mitingje politike. e theksoj detyrohen.
    b) Ne nje vend si Shqiperia me valla 3.6 milione banore ku rreth 25 % te pakten jane nen 15 vjet dhe nuk votojne mbeten 2.7 milione nga keta me pak se gjysmat votuan pra 1.35 mil zere. Pse duhen me shume se 48 ore per te numeruar votat. Kur ne Amerike me 300 mil banore ku hic hic te pakten 70 milione votojne rezultatet dalen per 4-5 ore pas ores se mbylljes se kutive. Kuptohet qe ka raste qe zgjat me shume.

    4. Mjafton te vesh nga Perendimi ose nga Lindja dhe te thuash sikur te beja nje biznes. Te thone po do punosh ca nen dore qe te kesh fitim se po i deklarove te tera s'ke fitim.

    5. Mjafton sic e ka thene dikush me lart te kesh patur nje te aferm rreth 60 vjet e lart te veje ne doktori dhe te perdoren shprehje te tipit: "Pse doni ta beni te ri ju kete" " E po boll ka jetuar"

    6. Qe ben analizat dhe sic t'i nxjerr nje qender nuk t'i nxjerr tjetra.

    7. Ku je i pire dhe mjafton te njohesh shefin e policeve ose te japesh ndonje lek dhe nuk merr gjobe.

    8. Kur une kam marre diplome ne nje universitet amerikan, kam punuar ne Amerike ne profesionin tim dhe ne Shqiperi me thote ai miku: Konverto diplomen.

    9. Ku puna nuk zihet me zotesi po me
    a) mik
    b) para
    c) shitje trupi

    10. Ku bastardimi nis nga shkolla dhe mbaron ne qeveria. Eshte shkelje e cdo norme te etikes profesionale qe une te te jap matematike ne shkolle ty dhe mbasdite te te shikoj ne kurs. Per qeverine e dine vete tere ata qe jane ne Shqiperi.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Vêrtet e duam atdheun shumê , per tu kthyr qdo her mendojmê ,por koha po kalon shum shpejte dhe atje papunsi e madhe per ata qe jetojne atje , e ne cfar te bejme ! eshte edhe shoqria qe kemi krijuar dhe jemi ambijentuar ketu , kur shkoj ne pushim nganjeher ndihem e vetmuar sepse jam e shkeputur totalisht 1 vit i kaloj pushimin por te rri me gjate nuk mundem me mungon shoqeria ambijenti ku jetoj ketu!.

  6. #46
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Qysh po thu ti ne kohen e ish jugosllavis, gjith shqiptaret jon kon pa liri, me ik jasht, Kosoven me lon apo
    Eh, fegi tash hape dhe një kohë tjetër:
    1. koha gjatë regjimit të ish Jugoslavisë dhe
    2. Koha e sotme ( ashtu sic është e hapur tema ). Pra flasim për sot. Pse?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #47
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse? "
    E vetkuptueshme - Sepse nuk e doni! (Te pakten jo sa veten...)
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Te burgosurit kunder deshires nuk kane ndonje dashuri te vecante per burgun, pavaresisht nga kenget revolucionare qe i kane shtrenguar te kendojne.

    Sa me shpejt qe te kalohet kjo psikoze e tmerrshme qe nuk besoj ta kete provuar asnje popull ne bote, aq me mire eshte.

  9. #49
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse? Kjo ka te beje direkt dhe me mua perderisa kam shume vjet qe jam emigrant.
    aryet pse nuk dua te jetoj ne atdhe jane te shumta,dhe nuk mund ti rendis te gjitha,por vetem nje kryesore.
    Ne atdheun tim korrupsioni ka permasa te frikshme ngjashem me diktaturat afrikane...pra shkurt ,e dua shume por nuk ndjehem i lire atje.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    e kam krijuar ketu jeten tani. e dua atdheun me shpirt po nuk kthehem me sepse nuk me ofron asgje pervec bukurive natyrore.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e STOP-START
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    237
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    "Dako" shko thuaj atje ku te kane mesuar,
    shih punen tende dhe kthehu ne atdheun tend
    mos na shit kopalla poshte e perpjete...

    p.s.
    Per kush eshte gangster e kush hardhucak ketu te tregojme ne ty, jo ti neve!
    zhapi vogel anëtarësuar me: 03-07-2009.
    Qa thu ti mer (Jaoo) e qa do të thotë që jam antarësuar më vonë mër (Jaooo) , tash që ti je antarësuar më herët duhesh të flasësh palidhje dhe ne të mos kundërshtojmë???.

    P.S : Dhe diqka unë jetojë në ATDHE por do ipja para të largohesh sa më parë nga këtu

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Citim Postuar më parë nga Isomer937 Lexo Postimin
    E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?

    1. Te jemi realiste me shume se atdheun duam veten tone.

    8. Kur une kam marre diplome ne nje universitet amerikan, kam punuar ne Amerike ne profesionin tim dhe ne Shqiperi me thote ai miku: Konverto diplomen.

    10. Ku bastardimi nis nga shkolla dhe mbaron ne qeveria. Eshte shkelje e cdo norme te etikes profesionale qe une te te jap matematike ne shkolle ty dhe mbasdite te te shikoj ne kurs. Per qeverine e dine vete tere ata qe jane ne Shqiperi.
    Me mire nuk e pershkroje dot.
    Kto pseudo-nacionalizmat,pseudo-atdhedashurite etj jane nje hipokrizi qe mbeten vetem neper fjale dhe ne asnje lloj vepre.

    Na dolen te gjithe atdhetare neper forume.Thua ti atdhetaria eshte me lidh 5 llafe te bukura dhe me ja thene te tjereve.
    S'ka me atdhetarira me poezira,poema e llogje lart e poshte.Shqiperine e mbajne forcat e emigranteve qe dergojne para.Pa ato para shqipetaret do u kacafytnin per buke me njeri tjetrin.
    Te ishin aq patriote shqiptaret nuk do u avisnin 20 vjet neper mitingje si qente pas kockave duke ju lepire politikaneve te radhes.Dhe ato leke qe vijne nga jashte,gjysma vidhen nga politikanet gjysma tjeter shpenzohet neper kafenete dhe dembelhanet e paraziteve qe rrine kot gjithe diten me shpresen se X apo Y do i dergoje noj 100 eursh me shty muajin.
    Te mbarosh ne europe dhe amerike dhe te vish te te kerkojne konvertim diplome duke te sorollat me muaj eshte kulmi.Kur ne shqiperi eshte korrupsioni i universiteteve sheshit,per te mos permendur ato privatet qe jane bere si supermarkete.Eshte per ti peshtyre ne surrat te gjithe ato plehrat qe kane zene rrenje neper postet qeveritare.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  13. #53
    A ka gjë më të vyer se ajri? Po. Atdheu.

    Paramendo në c'gjendje kemi atdheun, sa ta sakrifikosh dhe ajrin!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #54
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    e dua atdheun, por kur i thashe babit para disa vjeteve pse nuk vemi te jetojme pergjithmone atje me tha "ne shqiperi ka gogol, ka sali berishe"

  15. #55
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    e dua atdheun, por kur i thashe babit para disa vjeteve pse nuk vemi te jetojme pergjithmone atje me tha "ne shqiperi ka gogol, ka sali berishe"
    e ke fyer gogolin mer jahu.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #56
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    e ke fyer gogolin mer jahu.
    C'ironi !
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Vendndodhja
    zaran!ka (el)
    Postime
    124
    E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?

    un e dua si te jetoje ne atdhe si mos tjetoji prap ajo dashuri eshte sndryshon kurr per mua, atdheu eshte atdhe prirjet e tua te jetes qe te bejn te ikesh larg atdheut nuk eshte qe ti ske dashuri per ate perkundrrazi atdheu skrahasohet me asnje vende ne bote edhe pse atdheu spo ben nai gje per ty prap ti je pjella e ati atdheut dhe smunde ta shmangeshe per asgje ne bote.

    Rrofte Shqiperia.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Shume kush cfaq pretendime per atdheun ,se e do por jo te jetoje ne te.Perse?Sepse shumica shikon interesat e ngushta private dhe nuk do qe ti prishet rehatia personale.Perpara se te kerkojme nga atdheu duhet ti kerkojme llogari vetes se ckemi bere ne per atdheun.Eshte kultura e ceket demokratike ajo qe gjendja ekonomike dhe politike e shqiptareve ka eskaluar deri ketu.Jemi ne ata qe qendrojme ne rolin e sehirxhiut duke pare keqqeverisjen e politikaneve te rradhes qe keq menaxhojne ekomomine kombetare.Jemi ne ata qe u japim votat pa u menduar dy here politikaneve te paskrupullt qe punojne me pas vec per interesat e xhepit te tyre.Jemi ne popull frikacak qe shikojme si shiten interesat dhe teritoret shqiptare nga nje pjese e politikaneve tane dhe nuk ngrihemi te protestojme.Vazhdojme te qendrojme pasive duke mos nenshkruar PETICIONIN KUNDER RATIFIKIMIT TE MARREVESHJES SE KUFIJVE DETARE ME GREQINE.Ne perfundim do te citoja nje sentence te presidentit te vrare amerikan J.F.Kenedi:"Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç'mund të bësh ti për të".

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    e dua atdheun, por kur i thashe babit para disa vjeteve pse nuk vemi te jetojme pergjithmone atje me tha "ne shqiperi ka gogol, ka sali berishe"
    Kurse une mendoj ndryshe se ka ndodhur bisedimi .
    babi te ka thene ;- kur do jete ajo dite o djal qe te kthehemi ne shqiperi
    Pergjigjen tende nuk e di .

    E njejta gje me ndodh mua me keta te mite dhe jam une ajo qe nuk i le te ikin po nuk qesh une, apo vallai apo motra atje .

    Une jam ne ato ujrat e kthimit por sa do realizohet nuk e di . Dhe po u ktheva Nuk po kthehem se do coj lart frymen e patriotizmit edhe pse e dua shqiperin se u linda dhe kalova goxha kohe atje por, mu merzit emigrimit .vendi huaj eshte i huaj .
    Shqiptare qe nuk kthehen i mban frika keshtu edhe si mua ,obo si do jetojme ,do gjejme pune apo jo ,do kemi drita ,uji apo do fillojme kanacet prape .
    Dashurine per atdheun ,per gjuhen tende vetem emigrati e di .

    Ademgashi nje pyetje per ty .ku ke ndermen te pleqerosh? .Te drejten ama me thuaj ?!Ose c'far amaneti do ju lesh femijve kur te jesh ne prag vdekjes ( Gur e ne dru ketu ,larg qofte ) pervec pasuris nqs zoteron miljardat ne danimarke ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 15-10-2009 më 13:55

  20. #60
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Kurse une mendoj ndryshe se ka ndodhur bisedimi .
    babi te ka thene ;- kur do jete ajo dite o djal qe te kthehemi ne shqiperi
    Pergjigjen tende nuk e di .

    E njejta gje me ndodh mua me keta te mite dhe jam une ajo qe nuk i le te ikin po nuk qesh une, apo vallai apo motra atje .

    Une jam ne ato ujrat e kthimit por sa do realizohet nuk e di . Dhe po u ktheva Nuk po kthehem se do coj lart frymen e patriotizmit edhe pse e dua shqiperin se u linda dhe kalova goxha kohe atje por, mu merzit emigrimit .vendi huaj eshte i huaj .
    Shqiptare qe nuk kthehen i mban frika keshtu edhe si mua ,obo si do jetojme ,do gjejme pune apo jo ,do kemi drita ,uji apo do fillojme kanacet prape .
    Dashurine per atdheun ,per gjuhen tende vetem emigrati e di .

    Ademgashi nje pyetje per ty .ku ke ndermen te pleqerosh? .Te drejten ama me thuaj ?!Ose c'far amaneti do ju lesh femijve kur te jesh ne prag vdekjes ( Gur e ne dru ketu ,larg qofte ) pervec pasuris nqs zoteron miljardat ne danimarke ?!
    I/e dashur alnosa
    vërtet më ke vënë në pozitë të palakmuar. Besoj nëse ke lexuar shkrimet e mia herëpashere si copëra të shkëputura e kam thënë përgjigjen.
    Besoj nga vetë titulli që i kam vënë temës e gjen shqetësimin tim...
    Një pjesë të përgjigjes e gjen edhe te postimi i tvsh-së:

    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    e dua atdheun, por kur i thashe babit para disa vjeteve pse nuk vemi te jetojme pergjithmone atje me tha "ne shqiperi ka gogol, ka sali berishe"
    Unë nuk e di cfarë moshe je ti, por po të them: nuk ka torturë më të madhe se kur gogolët ke mbi kokë!

    Fëmijëve do t'u lë amanet:1. mos pranoni kurrë të jeni nën këmbën e gogolëve dhe 2. Kurrë ju vetë mos u bëni gogolë!

    Të tjerat vijnë vetë në terezi. Sa të ketë gogolë nuk ka përparim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 15-10-2009 më 17:20
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  2. Si ta jetojmë Javen e Madhe?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  3. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •