Close
Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 440
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Himara Shqipetare


    U trondite tu drodh shpirti
    ti që s'pyet ku je gjënd
    moj me pëllëmbë kush të goditi
    kush te tha që s'të kam mëmë

    Kush ka lindur në Himarë
    krenohet që është Shqiptarë

    Bijë e Vlorës moj Himarë
    je bërë prehë e zilisë
    e moj nusja margaritarë
    në gjirin e Kaonisë

    Kush ka lindur në Himarë
    e krenohet që është Shqiptarë

    Në Himarë ku zbriti Gjoni
    vajzë trime Bubulina
    trima si Kollokotroni
    Presefoni Kokëdhima

    Himara mbushur me trima
    që shkelen mbi vetëtima

    O ju trimat a bregut
    Të penës e të dyfekut
    që merrni gjysmat e lekut
    pse latë flamurin e Grekut

    Kemi Flamurin Shqiptarë
    qe valvitet në Himarë

    Hallall qoftë qumështi i gjirit
    ja mëkove djalërisë
    e nuk tu drodh qerpiku syrit
    se je palcë e Labriësë

    Labëri me palcë guri
    që kurrë s'të ulet Flamuri





    Grupi i Himares


    Hapu vetëtim se shkova
    pritmëni malet e flakës
    si zogu nga deti dola
    unë jam Damiani i Himarës
    dhe guri më njeh

    Kjo është Himara që thonë
    dielli përmbi Shqiponjë

    Ku je sulltani i oborroit
    gremis mal e shteron dete
    ktheu prapë prej Anadollit
    Himarën e kam për vete
    vetëm imja je

    Kjo është Himara që thonë
    dielli përmbi Shqiponjë

    Unë e kam lulen e shpirtit
    Zanën e Akroqeranës
    ti lavdin falja shpirtit
    paqe me bijt e Himarës
    rrugë tjetër s'ke

    Kjo është Himara që thonë
    dielli përmbi Shqiponjë

    Këtu në vëndet e mija
    ku dhe Zoti vjen i ftuar
    vjen e qetëson
    mbretëron vetëm liria

    Flamur tjetër s'ka pranuar
    jo mor jo s'pranojmë
    mos e prekeni zemrën ton
    lulen që ka çel zambaku
    o për flamurin me shqiponja
    kemi derdhur një lumë gjaku
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar më parë nga kolombi Lexo Postimin
    E mban ment moj nikoqire
    kur flinim mbi kakerdhi
    pleshti hidhej gjyle topi
    ne na vinte guxheli
    A mbane ment moj nikoqire
    Kur vejem bashke me dhi
    Une veshur me poture
    Ti citjane e peshlli
    Tine mblidhje kondoperre
    Une veja per kuseri
    Flinim bashke ne nje kasolle
    Mbi bajga mbi kakardhi
    Hidheshin pleshtat si gjyle
    Ne na vinte duguli
    Dhe kure vije pasedreke e madhe
    Bejem dhe kacibixi
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    [QUOTE=flory80;2057952]Që kur isha i vogël e kam patur fiksim këtë këngë dhe nuk kam lënë dasëm fejes apo gëzim familjar pa e kënduar kështu që vendosa ta ndaj edhe me ju


    Jam çoban në këto male
    Kam një cyl e një dyjare
    Një korbece një kal shale
    Dyzet byrgje një çokale

    Korbecja me atë trupë
    Na kish ndjekur pas një çupë
    Se kish ndjek por e kish ndukë
    I kish gris fustan e futë

    M'erdhi turp edhe si fola
    Shargun përpara ja hodha
    E mori dhe u mbulua
    Dhe erdhi në stan me mua

    I dhash pe edhe gjilpërë
    Mish qëngji për të ngrënë
    Pakëz buk e pakëz gjalpë
    Pakëz djath që qe në napë

    E përcolla gjer tek zalli
    Me ato qe kishte stani
    Nuk e di nga doli llafi
    Apo nga rrufjan çobani

    JAM COBAN LARTE NE MALE
    KAM NJE SHARK E NJE LLABANE
    DYZET BYQE NJE LONGARE
    NJE KOREBEC SI KALE SHALE

    DOLA ME QAFE TE PLEPIT
    SI TIGER U SUL KOREBECI
    E NDOLLA POR S'ME DEGJOJE
    DHE MERAKU ME MBULOJE

    KOREBECIT I HENGERSHA TRUTE
    NA PASKESH NDJERE NJE CUPE
    E KISHE ZENE PO SE KISH NDUKE
    I KISHE CITE FUSTANE E FUTE

    MU ZU NE GRYKE E S'FOLA
    SHARKUN MBI SUPE I HODHA
    E MORI E U MBULUA
    E ERDHI NE STAN ME MUA

    Me fal per nderhyrjen por kete kenge e kam degjuar pa dale ne radjo ne ate kohe dhe e kam degjuar ne vendin e origjines,NE HORE ME QAFE TE ELINIT
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjergani : 27-03-2009 më 19:18 Arsyeja: gabim ne renditje
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  4. #64
    Gu gu gu moj pullumbeshë

    Nëpër gjinjt e tu të bardhë
    lozte një flutur e kuqe
    ishte buza ime flakë
    nuseja në mes të krushqe

    Gu gu gu moj pullumbeshë
    gu gu gu të fola
    ç'ma ngrite moj zemrën peshë
    ah moj... nga të njoha!

    Qerpikët s'i ngrija lartë
    humba në ëndërrat me lule
    më dukej se haja mjaltë
    sikur pija qumësht kroje

    Gu gu gu moj pullumbeshë
    gu gu gu të fola
    ç'ma ngrite moj zemrën peshë
    ah moj... nga të njoha!


    (P.S. Mund të ketë ndonjë gabim të vogël teksti)

  5. #65
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Të dashur dashamirës të këngës Labe, unë kam një kërkesë për tekstin e një kënge që e kam pas kënduar dikur, nëpër gëzimet familjare, por largësia dhe mungesa në këto festa familjare ka bërë që shumë këngë ti horroj.
    Kërkoj nga ju tekstin e një kënge shumë popullore në anët tona.
    Me mua Melio me mua

    Mbaj mënd ndonjë fjalë aty këtu, dhe po ju sajoj diçka sa për ta bërë pak më të qartë për cilën këngë e kam fjalën

    Kur shkoje për ujë në krua
    Me mua Melio me mua....

    Sti gjej dot gjurmët e tua
    Me mua Melio me mua....

    Se shkelje thua më thua
    Me mua Melio me mua

    Kaq mbaj mënd
    Kush e di këtë këngë do ti lutesha ta shkruaj tekstin.
    Ju faleminderit.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Në këta brigje shkëmborë
    dil Himarë e dil moj Vlorë

    Me fustanellën si borë
    dil Himarë e dil moj Vlorë

    Me kapedanët me forë
    dil Himarë e dil moj Vlorë

    Lëshoi përmbi taborë
    dil Himarë e dil moj Vlorë

    Se vjen Gjoni me kurorë
    dil Himarë e dil moj Vlorë

    Me flamur te kuq ne dorë
    dil Himarë e dil moj Vlorë

    T'i tregoj turkut sinorë
    dil Himarë e dil moj Vlorë
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232



    Sillni edhe videot a u hejte jalla, se me lodhte duke thene ....


    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Gu gu gu moj pullumbeshë

    Nëpër gjinjt e tu të bardhë
    lozte një flutur e kuqe
    ishte buza ime flakë
    nuseja në mes të krushqe

    Gu gu gu moj pullumbeshë
    gu gu gu të fola
    ç'ma ngrite moj zemrën peshë
    ah moj... nga të njoha!

    Qerpikët s'i ngrija lartë
    humba në ëndërrat me lule
    më dukej se haja mjaltë
    sikur pija qumësht kroje

    Gu gu gu moj pullumbeshë
    gu gu gu të fola
    ç'ma ngrite moj zemrën peshë
    ah moj... nga të njoha!


    (P.S. Mund të ketë ndonjë gabim të vogël teksti)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232



    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Vlora

    Vlor e bukura në gropë
    deti i pa anë
    ta freskonë gjinë

    (refreni)
    Vlor e rrahura në gropë
    këng e stramëdhanë
    e ke historinë

    Vlor e rralla në Evropë
    shekujt ty të lanë
    mbi supe lavdinë

    (refreni)
    Bardh e mbushur lule plotë
    me malet në këmbë
    tu lodhën tu mpinë

    Vlor e trimave me kokë
    linde kapedanë
    djep për trimërinë

    (refreni)
    Trimëria port më portë
    flamuri me shkabë
    tek ti mori frymë

    Vlor për ty nuk shkruan dotë
    dallg mbi tra mu ndanë
    diell ma ke synë

    (refreni)
    Deti qet dhe vala lotë
    dil do bënesh vargë
    nuse për lirinë
    o nuse për lirin
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Vlora trime - trimëreshë
    Me Himarën je gjitone.
    Atë Bollanon ku ta keshë!...
    Ku e gjete, ku e more?
    Zoti Doci Himara nuk eshte gjitone me Vloren por pjese e Vlores.Sic dhe je ne dijeni nje pjesa e ushtareve qe shoqeruan GJONIN ngelen ne KERAUNIA keshtu quhej Himara ne ate kohe, pra Bollano eshte nga kjo origjine por me tjeter llagap dhe sic duket te pareve te tia u pelqeu te merrnin nje mbiemer te zones.Nejse ju e dini qe kur GJONI u kthye u tradhetua dhe pesoj disfate, sic duket parate ishin me te forta se nderi.

    Kush e prishi kete pune
    Kruja me Qazim Kocule
    Mercenaret na i prune
    Te bejne dyfek ne juge
    Mercenaret nga .......
    Ne llogore der te grika
    Ku veni a u rente pika
    Se dhe ne jemi Shqipetar

    Kjo valle e kenduar tregon mese qarte qe fajin snae kane as Greket as Vllehet as Italjanet as Sllavet e kemi vet ne shqiptaret.Agim me kujtohet nje nderhyrje e stergjyshit tim nga nena kur dikush tha per dike qe ai ish BURR TRIM. Djema na tha: BURRI dhe TRIM nuk mund te kete, sepse TRIMI qellon i pari se ruan veten nga te tjeret(eshte si puna e ariut qe te sulmon se ka frike jo se e ngacmon) ndersa BURRI qellon i fundit se ruan te tjeret nga vetja.Ne Shqiptaret jemi trima me vetveten i biem gjakut tone dhe i marrim frymen ndersa me boten themi se jemi burra ngaqe na duhet ndima e tyre per te marre pushtetin per te vjedhur dhe percuduar gjakun tone.
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Kjo kenge(VALLE PLEQERISHTE) u dedikohet AJAVE ose parise se laberise, por fatkeqesisht une e di per vetem 6 emra ne qofte se dikush e di te plote eshte i lutur ta postoj te plote sepse duhet te jene 12 persona AJAU DHE 11 burra te tjere te respektuar te ditur te nderuar sepse sipas te pareve FISNIK ESHTE AI QE KA TURP TE BEJE TURP dhe kjo fisnikeri nuk trashegohet por fitohet

    GJEMITE E DETIT ERRINE
    NA KERKOJNE PARESINE
    FILLUAN QE NE KANINE
    LATON E DALAN SELIMNE

    NE DUKAT DERVISH ALINE
    NE TERBAC BEQIR SELIMNE
    NE BRATAJ MATAN HAXHINE
    ZOTO MAHMUTI N'CMOKTHINE
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Kjo kenge eshte kenduar nga grupi i fshatit Terbac te Vlores

    BUJKESHE C'ME SHKELE MERANE
    KENDOJE DHE MBLIDHJE CAJE
    TU QASA VETULLA VRARE
    SE ME KESHE SHKELUR BARE

    PO KUR SYTE E MI TE PANE
    MUAR MENDJEN E ME LANE
    TE QUAJTA SHTOJZAVALLE
    C'ME RA E SHKRETA KERRABE

    ZBRITA DHENT NE VIRVIRUA
    GJEC CA PESHQESHE MBI KRUA
    TE RANE A'ILE PER MUA
    KULAC TE GRYNJTE E NJE FTUA

    GUSHE BARDHE E DJATHE NAPE
    ME COBAN TE DHENE C'PATE
    DERGOM GERSHETAT GJERPENJE
    TI HEDH TE MBYTEM NE TENDE
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nga vitet 1976 kam shkruar plot kenge laberishte, Punoja asokohe ne Laç dhe kisha nje grup nga Bregu! Ishin kengetare te mrekullueshem. Sotir papa, Qirjako Deda dhe nje Zyber Ruka(ndjeste paste) qe ishin bilbuile te kenges labe dhe te bregut. Po hedh ca vargje qe ata i kenduan ndersa mua me kritikuan;

    Mori vesht mehalla
    qesh fusha dhe mali
    erdh tezja dhe halla
    sot na lindi djali

    Çi do çupat grua
    ato janë me huqe
    Djali me ngjan mua
    Djali bën vezë te kuqe......etj.etj..

  13. #73
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    AuLoNa!
    Lëri këto TurboFolkrat mënjanë dhe na sill ndonjë tekst të vjetër që e kanë kënduar gjyshrit tanë. Këto janë këngët që duhet të koleksionojmë dhe ti ruajm se janë pasuri kombëtare, pa këto rraka draket që bëhen në kompjuter i bëj unë nga 7 a 8 në ditët.
    Edhe pse ka disa krijime të bukura, këto këngët "popullore" turbofolk janë shkatërrimi i kulturës Toske.
    Ka rënë niveli shumë, dhe çdo gjë është kthyer në komercializëm. Kush e kush të nxjerri sa më shumë albume, i njëjti ritëm, përsëritje tekstesh, deformime melodish, monotoni instumentale.
    Pasi i dëgjon 3 herë të vjen për të vjellë.
    Nuk përdoren më instrumentat tradicionale, dhe kjo e ka larguar shumë nga burimi.
    Kohët e fundit të gjitha këngët Toske janë duke u kopjuar nga Grekët dhe janë duke u paraqitur si muzikë Greke e krahinës së Epirit, ndërkohë që ne Epirotët e vërtetë i jemi qepur Turbofolkut dhe po bëjmë vetvrasje të kulturës sonë, rrjedhimisht të ekzistencës sonë si pasardhës së Epirotëve të Lashtë.
    Këto nuk janë thjeshtë këngë, por janë memorja e kombit tonë.
    Gjuha jonë ka filluar të shkruhet shumë vonë, dhe kënga ishte libri i historisë ku shkruhej historia jonë. Kënga ishte gazeta me të cilën përcilleshin bëmat dhe gjëmat nga një fshat në tjetrin, nga një krahinë në tjetrën e kështu me radhë.
    Nuk jam kundër këngëve të reja por kur prezantohet si këngë popullore duhet të jetë popullore dhe të bazohet në traditën e popullit.
    Po të vësh re këngët popullore më të klikuara në Youtube, janë ca imitime banale të disa perlave popullore.
    Një rast sa për shëmbull, këndon një farë Altin Sulku "Trëndelinë moj Trëndelinë" dhe kalamajt e sotëm kujtojnë se kjo është tradita, ai as nuk e ka idenë se çfarë është muzika, tingullin e vetëm që ka dëgjuar në jetë ka qënë legeni që i ka rënë qy dy vjeç.
    Asgjë personale me të, por më irriton fakti që po bastardohet nga këta "këngëtar" muzika jonë e bukur. Po i jepet shëmbulli më i keq brezit të ri, i cili nuk e bën dot diferencën. Ata duan ndonjë rrak a dak të hidhen përpjetë, sepse kjo u serviret. Aq shumë sa nuk i dua Grekët do tu referohesh për ti marë si shëmbull kur vjen puna tek ajo që u servirin fëmijëve. Ata i edukojnë fëmijët që 4 vjeç se si të kërcejnë vallet tradicionale, i inkurajonë për të veshur kostume kombëtare etj etj...
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232




    Hodha nje lule ne ferre
    jasaman moj lule e verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    Hodha nje dhe mbuloi dhene
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    O mbuloi gjithe bacene
    jasaman moj lule e verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    O ju lule o lule sa jeni
    jasaman moj lule e verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    Te paren lule ke kini
    jasaman moj lule e verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    Te paren trendafilene
    jasaman moj lule verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    Te dyten manushaqene
    jasaman moj lule verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    Te treten karafilene
    jasaman moj lule verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe

    Te gjitha te bukura jeni
    jasaman moj lule verdhe
    jasaman jasaman moj lule e verdhe
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Himarjot kudo qe jini Himarjot kudo qe jini
    Himarjot kudo që jini
    Himarjotë

    Krenarinë në zemër kini
    Lavdi plot

    Ti je Zot nga lashtësia
    në këtë tokë

    Për ty shkruan historia
    dije dhe sot

    Stuhitë nuk ju nënshtruan
    në ç'do kohë

    Si shkëmbinj në mal qëndruan
    Himarjote

    Se ç'do breg e ka një emër krenari
    Guri i rëndë në vend të vetë rri atje

    Sjemi rërë nën këmbë
    po Shqiponja mbi shkëmbënjë
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Shume Mundonet Njeriu
    Per Te Shtuar Mall E Gjene
    Pa Do Vije Nje Dite E Shkrete
    Te Tera Ketu Ti Leme

    Se Do Vije Xhebraili
    Te Shkoj Peun Ne Gjerpere
    Do Me Marren Ne Nje Mushke
    Mbi Dy Shuje Do Me Vene

    Do Me Shpjen Para Xhamise
    Do Me Rri Hoxha Ne Kembe
    Pa Do Pyes Gjithe Mileti
    Valle C'fare Burri Ka Qene

    Qysh Do Pergjigjem I Shkreti
    Per C'kam Bere E C'nuk Kam Bere
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up Ti je ilaci i Cobanit-Piluri





    U lumte gryka grupi i Pilurit......

    An ancient tradition of labs(south albanian people)dating since the archaic times of the great civilization of Pelasgo-Illyrians.
    A beautiful iso-polyphonic love song, dedicated to love as the most wonderful feeling to human being.


    O përkarshi detit të kaltër
    Ndenja të shplodhem njëçikë
    Ti je si një zog i shkathët
    xixa ç'më lëshuan sitë

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O më të çelur të bajames
    dola anës detit shkova
    shkova vola moj Manushaqe
    dora mu mbush me limona

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O dalëngadalë u ngroh moti
    morra rrushin e keputa
    hardhia me pika loti
    ti ma rrëmbeve nga futa

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O shkumët tallazi fustanit
    shkon e vjen ti nga bregu
    si uji që del nga zalli
    paja jote moj të shkëlqeu

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O edhe rrushi që të piqet
    kërkon një behar të tërë
    pa dhe dy zemra që lidhen
    duan një vit e ca hënë

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 04-05-2009 më 12:43
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    O Mehmet Pashë Dërralla
    rritur me përshesh baroti
    të kish nur fjala dhe palla
    kapedan dhe burrë zakoni

    kur u formua në Vlorë
    qeveria e parë Shqiptare
    krahu i Ismail Qemalit
    ministri i mbrojtes kombëtare

    Të këndon ty Labëria
    siç këndoj dhe për Gjolekën
    burrat i njeh historia
    kur për nënën japin jetën

    O burri i valles të rëndë
    O Memet Pashë Tetovari
    ti je gjak nga Mic Sokoli
    siç është gjaku çdo Shqiptari
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    kjo eshte e mrekullueshme. nder te preferuarat

    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=Z25Nx...3E6D16&index=1



    U lumte gryka grupi i Pilurit......

    An ancient tradition of labs(south albanian people)dating since the archaic times of the great civilization of Pelasgo-Illyrians.
    A beautiful iso-polyphonic love song, dedicated to love as the most wonderful feeling to human being.


    O përkarshi detit të kaltër
    Ndenja të shplodhem njëçikë
    Ti je si një zog i shkathët
    xixa ç'më lëshuan sitë

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O më të çelur të bajames
    dola anës detit shkova
    shkova vola moj Manushaqe
    dora mu mbush me limona

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O dalëngadalë u ngroh moti
    morra rrushin e keputa
    hardhia me pika loti
    ti ma rrëmbeve nga futa

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O shkumët tallazi fustanit
    shkon e vjen ti nga bregu
    si uji që del nga zalli
    paja jote moj të shkëlqeu

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

    O edhe rrushi që të piqet
    kërkon një behar të tërë
    pa dhe dy zemra që lidhen
    duan një vit e ca hënë

    O në të marça moj Manushaqe
    S'dua doktore ilaçe
    O mos u nxit o zog i shkathët
    bregu është moj vend i ashpër

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up




    Nepërk e larme s'më thua
    ç'ke që shkon e s'felt me mua
    kur mer udhën për në krua
    vij pas nazeve të tua

    Nepërk e larme në thier
    më del që pa rënë diell
    më del dielli pa rënë
    si hallet që më kanë zënë

    Halli që më zuri mua
    ardhtë në hallet e tua
    në buzët e tua ardhtë
    mua me vete më martë

    Moj nepërka gushlarike
    ti që di e del në shtigje
    që të flas e s'më përgjigje
    o nuse o të bëj mike
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •