Çfarë është Komunizmi?
Përkufizimi shkencor:
• Një shoqëri pa klasa dhe pa shfrytëzim. Nuk ka një instrument shtetëror që mund të përdoret nga njëra pjesë e shoqërisë për të mbajtur nën kontroll dhe për të shfrytëzuar pjesën tjetër. Nuk ka nevojë për ushtri apo për forca policie. Nuk është e nevojshme për të shkëmbyer prodhimin me para për ta pasur. Shoqëria ekziston në bazë të parimit: Nga secili sipas mundësive, gjithsecili aq sa i nevojitet.
Përkufizim i gabuar: (që besohet nga të gjithë por që është krejt i pavend)
• Sundimi i shtetit nga një parti e vetme në një sistem mono-partiak që shtyp çdo lloj forme opozite. Kontrolli i ekonomisë nëpërmjet centralizimit. (Shembuj të këtij përkufizimi të gabuar: Shqipëria komuniste, Ish Bashkimi Sovjetik, Kina, Kuba, Koreja e Veriut, etj.)
Ku ka ekzistuar komunizmi?
Asgjëkund. Komunizmi, në kuptimin e një shoqërie pa klasa dhe pa shfrytëzim nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Fjalët "Komunizëm" dhe "Socializëm" keqpërdoren jo rrallë për të përshkruar një shoqëri e cila hidhet në revolucion popullor për të hedhur nga pushteti klasën sunduese dhe imperializmin e huaj, si dhe ku marrëdhënia me pronën dhe cilësia e jetës së masave ndryshon në mënyrë rrënjësore. Këto revolucione popullore meritojnë mbështetje për t'i bërë ballë sulmeve imperialiste. Megjithatë, është e nevojshme që të bëhet dallimi kolosal mes këtyre revolucioneve popullore dhe sundimit të klasës punëtore.
Çfarë është Socializmi?
Edhe fjala Socializëm ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Ekziston një përkufizim shkencor ashtu siç ekziston edhe përkufizimi i gabuar.
Pëkufizimi shkencor:
Një shoqëri e drejtuar nga klasa punëtore dhe jo nga borgjezia (biznesi i madh). Shteti përdoret për të mbrojtur interesat e klasës punëtore kundër atyre që ende kanë pasuri dhe pushtet dhe të cilët do të përpiqen që të rikthejnë kapitalizmin dhe sundimin e borgjezisë. Socializmi është një fazë tranzicioni midis përmbysjes së klasës borgjeze dhe zhvillimit të shoqërisë komuniste.
Përkufizime të gabuara:
Një shoqëri në të cilën borgjezia sundues përmirëson paksa cilësinë e jetës së klasës së shfrytëzuar puntore nëpërmjet mënyrave të tilla si taksimi paksa më i madh i kapitalistëve. Në Europë, fjala socializëm identifikohet me demokracinë sociale, trend ky i përhapur shumë në politikë. (Shembuj të gabuar: Suedia, Franca, Finlanda, etj).
Sundimi i shtetit nga një parti e vetme në një sistem monpartiak që shtyp çdo lloj forme opozite. Kontrolli i ekonomisë nëpërmjet centralizimit. (Shembuj të këtij përkufizimi të gabuar: Shqipëria komuniste, Ish Bashkimi Sovjetik, Kina, Kuba, Koreja e Veriut, etj.
Ku ka ekzistuar socializmi?
Si dhe mësipër. Socializmi shkencor (sundimi i klasës punëtore) nuk ka ekzistuar asnjëherë, përveç se në një stad fare embrional në kohën e komunës së Parisit më 1871, ose në periudhën e hershme të revolucionit Rus.
Fjalët "Komunizëm" dhe "Socializëm" keqpërdoren jo rrallë për të përshkruar një shoqëri e cila hidhet në revolucion popullor për të hedhur nga pushteti klasën sunduese dhe imperializmin e huaj, si dhe ku marrëdhënia me pronën dhe cilësia e jetës së masave ndryshon në mënyrë rrënjësore. Këto revolucione popullore meritojnë mbështetje për t'i bërë ballë sulmeve imperialiste. Megjithatë, është e nevojshme që të bëhet dallimi kolosal mes këtyre revolucioneve popullore dhe sundimit të klasës punëtore.
Po çështja e natyrës njerëzore?
Ekonomia e vetorganizuar pa para e së ardhmes do të çlirojë potencialin e plotë të iniciativës njerëzore dhe orvatjet për lumturi.
Shumë njerëz argumentojnë se komunizmi është i pamundur për shkak të "natyrës njerëzore". Thelbi i këtij argumenti të gabuar është mendimi se shoqëria komuniste do të bazohej në një qeveri qendrore të gjithëpushtetshme, e cila do të ketë për detyrë që t'i tregojë gjithsecilit se çfarë duhet të bëjë, e rrjedhimisht do të nënvlerësonte iniciativën e individëve dhe kërkimin e lumturisë.
Ky argument bazohet në dy supozime të gabuara:
• Supozon që shoqëria komuniste do të jetë e ngjashme me atë të Shqipërisë komuniste (e ashtuquajtur demokraci popullore).
• Supozon që njerëzit do punojnë vetëm për të shtuar pasurinë e tyre.
E vërteta është ndryshe.
• Nuk do të ketë qeveri në shoqërinë komuniste. Njerëzit do të bëjnë atë që dëshirojnë, pa u ngacmuar nga njeri tjetër. Krijimi i një force të korruptuar policie apo i një klase të re sunduese do të pengohet nga lufta e masave të armatosura me transparencë.
• Në një botë ku ka bollëk për të gjithë, askujt nuk do i duhet që të luftojë (apo qoft edhe të punojë) për të mbijetuar sepse kjo do të jetë një e drejtë e lindur, ashtu si edhe frymëmarrja. Njerëzit do të punojnë në projekte që do t'i zgjedhin vetë sepse: a) iu pëlqen puna dhe iu duket zbavitëse; b) do t'iu pëlqejë puna me kolegë të talentuar; c) do të duan që bota të bëhet më e mirë; d) do të duan një status social apo mirënjohje. Kjo botë me bollëk për të gjithë do të mundësohet nga një rendiment shumë më i lartë i punës njerëzore.
Shembulli më i mirë i një bashkëpunimi komunist është sistemi operativ Linux. Bërthama e këtij sistemi operativ është krijuar nga mijëra njerëz, të cilët kanë punuar falas. Shembulli i dytë është një forum interneti. Në forumet e internetit, ku njerëzit kërkojnë ndihmë dhe e marrin atë pa para, askush nuk i paguan ndihmë dhënësit. Njerëzit e japin atë sepse kjo është shprehje e parimeve dhe bindjeve të tyre.
Kush i ka gjërat nën kontroll?
Në kapitalizëm dhe në të gjitha sistemet e tjera të mëparshme monetare, kontrollin mbi kushtet e punës dhe jetën e shoqërisë në përgjithësi e ka vetëm një pjesë e vogël e popullsisë. Vetëm nëpërmjet komunizmit të pastër, masat kontrollojnë kushte e tyre të punës, kulturën, ekonominë dhe politikat e shoqërisë.
Çfarë i ndodhi revolucionit të Leninit?
Përpjekjet e bëra në histori (me revolucionin rus në krye) për të sjellë në fuqi klasën punëtore u asfiksuan dhe pastaj degjeneruan në regjime mono-partiakë të cilët qeveriseshin pak a shumë me mënyra feudalësh dhe shtypnin çfarëdolloj opozite serioze. (Shtete policore, në të cilat një organizatë e vetme ushtronte monopol mbi mendimin dhe aktivitetet politike).
Përmirësimi i jetës së masave si në Rusinë e pas revolucionit ashtu edhe në Shqipërinë e vogël pas luftë së dytë botërore erdhi si rezultat i prapambetjes së skajshme në të cilën ndodheshin këto vende. Sidoqoftë, këto përmirësime nuk ishin rezultati i sundimit të klasës punëtore.
Cilat do të jenë të drejtat e puntorëve pasi borgjezia të hidhet poshtë?
Në kontekstin e një shteti të qëndrueshëm të punëtorëve, shoqëria moderne (me ekonomi dhe infrastrukturë moderne) vetë punëtorët do të kenë të drejtë të:
• krijojnë organizata të pavarura politike
• të mobilizojnë opinionin e përgjithshëm kundër pazotësisë, hipokrizisë dhe korrupsionit të njerëzve dhe politikave të vetë shtetit të punëtorëve.
Si do të ishte një shoqëri e pastër komuniste?
Ekonomia e vetorganizuar pa para bazohet mbi parime të pranuara botërisht dhe të cilat janë bosht referimi i gjithsecilit dhe jo në institucione të huaja për individin dhe që mund të përdoren si instrument sundimi.
Ekonomia e ardhshme komuniste, bazuar në parimin "nga secili sipas mundësisë, secilit sipas nevojës", nuk do të bazohet në ekonominë e tregut, kapital, mallra apo rroga. Ekonomia nuk do të bazohet në shkëmbimin e mallrave të asnjë lloji. Nuk do ekzistojë asnjë lloj autoriteti suprem që duhet t'i tregojë të gjithëve se çfarë duhet të bëjnë.
E gjithë puna dhe veprimet ekonomike do të jenë vullnetare, dhurata të dhëna falas pa asnjë lloj detyrimi apo interesi. Ekonomia komuniste do të përbëhet nga një mori kooperativash të vetorganizuara, në garë me njëra tjetrën për të transformuar punën e kualifikuar dhe burimet e tjera në forma të mirëqenies shoqërore, në shërbim të nevojave materiale dhe kulturore të masave.
Kriza e teorisë
Degjenerimi i revolucioneve komuniste (Rusi, Kinë, Shqipëri, etj) kanë krijuar një situatë në të cilën është e pamundur për njerëzit e zakonshëm që sikur qoftë edhe të mendojnë si mund të jetë një shoqëri që nuk drejtohet nga borgjezia.
Kjo situatë e krijuar quhet "Kriza e Teorisë". Degjenerimi teorik i "ekosistemit të majtë" i ka lënë aktivistët politikë me vetëm dy alternativa krejt të dështuara:
1) një shtet socialist policor, në të cilin punëtorët shfrytëzohen nga një klasë e re sunduese, ndërsa zëri i pavarur politik, jeta dhe veprimtaria e punëtorëve shtypet në mënyrë të pamëshirshme.
2) sundim i përjetshëm i borgjezisë.
Për sa kohë kriza e teorisë nuk kapërcehet, lëvizjet e ndryshme masive (p.sh. lëvizjet kundër luftërave imperialiste, kundër OBT, globalizimit korporativ, etj) nuk do të jenë në gjendje që të nxjerrin miliona njerëz me bindjen e patundur se një botë më e mirë ekziston me të vërtetë. Pa u kapërcyer kriza teorike, nuk do të ketë kurrë lëvizje masive për të hedhur pushtetin e borgjezisë.
Krijoni Kontakt