I drejte.
I turpshem.
Po ndoshta ben mire ta pyesesh veten pse ke emigruar? Po te bashkangjis shkrimin e nje gazete.... lexoje dhe shih sa kane vajtur rrogat e mesuesve.
Asnje page nėn 40 mijė Lekė pėr arsimtaret e shkollave te mesme. Tė paktėn kjo del nga perllogaritja paraprake e tyre, duke pasur parasysh pagen aktuale te punonjesve ne arsimin parauniversitar dhe shifra qe pritet te dalė nga njė rritje e mundshme ne masen 15 pėr qind e kėsaj kategorie punonjesish. Mesatarisht, i bie qe arsimtaret te kenė ne llogarine e tyre mujore rreth 5 mijė Lekė me shumė sesa kanė pasur deri tani. Megjithatė, shifra konkrete e rritjes ndryshon sipas kategorive te arsimtareve.
Nėse njė mėsues i kategorise se katert (fillestar, pa pervoje pune) aktualisht paguhet me 35 mijė e 800 Lekė ne muaj, me rritjen e vitit 2008, pagesa mujore pritet t'i bėhet 41170 Lekė. Fakti qe paga mujore do tė kėtė kėtė vlerė pėr njė mėsues qe mund tė mos kėtė punuar asnjė ditė, do tė thotė se nuk do tė kėtė paga nėn kėtė shifer. Me shtimin e numrit te viteve te punės, shtohet edhe pagesa mujore. Pėr mesuesit e kategorise se tretė, qe kanė mbi 5 vjet pune, paga do t'u arrije ne 42903.05 Lekė, nga 37307 Lekė qe e kanė pasur deri ne castet kur vendimi te botohet ne Fletoren Zyrtare. Arsimtaret e kategorise se dytė (me mbi 10 vjet pune ne kėtė profesion) do tė bėhet 44637,25 Lekė nga 38815 Lekė qe ėshtė aktualisht. Ndėrsa kategoria e pare duket se do tė shpėrblehet me mirė pėr punėn mbi 20-vjeēare. Rritja e re qe pritet te aplikohet ne vitin 2008 pritet t'ua rrise pagesen mujore me 6425 Lekė. Kjo do tė thotė se, nga 42835 Lekė qe e kanė aktualisht mesuesit e kėsaj kategorie, rroga do t'u bėhet atyre ) rreth 50 mijė Lekė, ose me saktė, 49260,25 Lekė ne muaj. Edhe pėr mesuesit e shkollave 9-vjeēare dhe arsimit parashkollor pritet te kėtė rroga 15 pėr qind me te larta. Gjithsesi, parashikimet pėr rritjet e tyre do tė mund t'i botojme ditet ne vazhdim. Rritja e fundit e pagave pėr sektorin e arsimit (por edhe te shendetesise) ėshtė bėrė ne korrik te vitit te kaluar, duke i shtrire efektet financiare qe nga 1 korriku 2007. Megjithatė mesuesit te perfaqesuar nga sindikatat e tyre kanė shprehur pakenaqesi pėr kėtė rritje, duke deklaruar se ajo nuk ishte reale. Kjo pėr shkak te taksave, e sidomos asaj te sheshte. Sipas kėsaj te fundit, arsimtareve u mbahen pagat ne masen 10 pėr qind si tatim mbi te ardhurat. Sindikatat e arsimit kanė protestuar vazhdimisht pėr pagat, duke u shprehur se Arsimi ėshtė sektori me i diskriminuar.
La vita non si spiega, si VIVE!
boll fitokan msusat ca dojn e ato mbi 400 mije leke
i lumte qeverise une kisha than gjysen e rroges me ju a hek mujin e fuindit te vitit
JO SEKS PARA MARTESE
sipas teje o kladeoni mesuesit jan sektori me i diskriminuar dhe marrin me shum se 400 mij lek d.m.th profesionet e tjera duhet te marrin shum me teper se msuesit dhe i bie te marrin mbi 400 mij lek 600 mij a 1 milion lek. ...wowwwwwwwwwwwwwww paska ec vendi ..rrogat me te medha se ne Europ..
Sigurisht ne kenaqemi te kete arritje Shqiperia. Por jo arritje si Gerdeci! Ketu po perpiqen te na paraqesin arritje dhe atje ku nuk ka as nisje.
Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni
Nisuni ju para, sa te therras Saliun
kladeoni??
Nejse, nuk eshte puna te diskriminimi! Ka disa vite qe shoku Sali po ben ngritje rrogash mesuesish dhe pensioneve.... Ka punonjes te tjere, ne istitucione shteterore qe marrin shume here me pak... te marr shembullin e nje te njohures sime, qe shperndan pencionet te posta, edhe merr vetem 160 mije lek ne muaj!! Nderkohe, nje shoqe te cilen e kam cituar dhe me lart, punon si mesuese nga 2 vjet ne nje fshat dhe merr 320 mije lek ne muaj. Diskriminim apo jo kjo eshte e verteta. Une bazohem ne fakte e jo ne ato qe degjoj.
La vita non si spiega, si VIVE!
Ky postim duhet fut tek barcaletat e vitit. lol
Ta perseris dhe njehere qe rroga mesatare e nje mesuesi ne shqiperi kap shifren 270-280 mije lek. Une jetoj ktu dhe nuk flas ne ajer sic po flet ti , njof mesues qe marrin 370 mije ,njof dhe mesues qe jane transferu neper fshatra te tirones qe morin 220 mije. Na e bete profesionin e msusit si me qene deputet. Jo po merrka msusi ne kala te dodes mbi 400 mije. Budalliqe.
Against all odds..
ky mesues per te cilin po flas dhe merr 400.000 leke eshte babai im...
po keni te drejte. ju e dini me mire se une se sa paguhet ai
p.s. mua as nuk ma ndjene fare per politike. nuk ia kam idene fare. i urrej te gjithe politikanet shqiptare dhe prandaj as qe nuk votoj fare.
nese e vini re, nuk shkruaj kurre ne tema politike ketu ne forum.
thjeshte me beri pershtypje ajo shifer, pasi e di sa fiton im ate...
Vasudhaiva Kutumbakam
Ne rregull ,dakort.
Por kjo sdo t'thote qe gjithe mesuesit paguhen 400 mije lek?
Se te ishte ashu ,te merrte msusi mbi 400 mije , te merrte polici 500 mije, te merrte dhe mjeku 600 mije , sdo dilte mesatarja e rroges ne shqiperi 250 mije lek apo jo? Por do ishte me e larte.
Si mendon ti admiral sa eshte mesatarja e rroges ne shqiperi?
Against all odds..
absolutisht. ke te drejte.
une thjeshte shtrova pyetjen se sa eshte e vertete qe rrogat mesatare jane vetem 27.000 leke te reja.
mu duk nje cike si pak duke pasur para sysh ate shifer qe permenda me pare.
pastaj ai tjetri qe me thote qe nuk eshte e vertete. nuk ka mesues qe fitojne aq......
Vasudhaiva Kutumbakam
juve qani hallin dhe thoni te gjoret mesuesit
po mesuesit qe detyrojne femijet neper shkolla te japin nga 5000 leke per shkodren
mbesa duke qare vete tek gjyshja se mamaja nuk i jepte 5000leke se nuk kishte , fundi i 15 diteshit per njerezit me rroge shteterore dhe gjyshja nga dhembshuria se nuk i shikon dot mbesen duke qare i jep 5000 leke nga pensioni i saj.....
Shqiperia eshte vendi i cudirave
si perfundim e hane pensionistat
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 15-12-2010 mė 04:14
Gjithcka mbi pagen e grupit, shtesen e vjetersise, vendbanimit, kualifikimit si dhe dokumentet Interesimit te qindra mesuesve se si llogaritet paga, i eshte pergjigjur specialistja e Ministrise se Arsimit, Eleni Coka, e cila tregon me detaje perberesit e pages dhe menyren se si llogaritet. Ajo shpjegon gjithcka mbi pagen e grupit, shtesat sipas pozicionit, kualifikimit, vendndodhjes gjeografike, etj. Paga Sipas specialistes, paga eshte kompetence e Keshillit te Ministrave dhe sistemi i pages qe zbatohet sot per punonjesit mesimore ne arsimin parauniversitar, e ka fillimin ne vitin 1999. pra duke filluar nga ky vit, paga dhe shtesat ne page, jane si me poshte. Se pari, struktura e pages mujore perbehet nga:
Paga e grupit. Ky grup perfshin pagen e punonjesve mesimore me diplome te shkolles se larte per mesuesi, por qe ngarkesen mesimore javore e kane ne masen mbi 30 per qind ne lende te profilit te tyre. Gjithashtu, ky grup perfshin edhe mesuesit me diplome te shkolles se larte per mesuesi qe japin mesim ne klasat kolektive te ciklit te larte dhe ata me diplome te shkolles se larte per deget fizike e biologji dhe qe japin mesim ne klasen V (dy mesues per dy klasa). Grupi i dyte perfshin pagen e punonjesve mesimore me shkolle te mesme pedagogjike, me shkolle te mesme profesionale, ku fitohet specialiteti per mesuesi, mesuesit me diplome mbi shkollen e mesme, punonjesit mesimore te cilet kane mbaruar te pakten 2 vite akademike te shkolles se larte si dhe te gjithe punonjesit mesimore me diplome te shkolles se larte per mesuesi, qe japin me pak se 30 per qind te ngarkeses mesimore. Shtesat Pervec pages se grupit, jepet edhe shtesa per vjetersi ne pune, ne masen 2 per qind per cdo vit pune deri ne 25 vjet dhe llogaritet mbi pagen e grupit.
Specialistja Eleni Coka ka shpjeguar per organin mediatik te MASH-it, se shtesa per kualifikim jepet sipas deshmise se kualifikimit individual dhe llogaritet mbi pagen e grupit ne perqindje, si me poshte: Ne masen 5 per qind, per punonjesit mesimore me deshmi kualifikimi te shkalles se trete, ne masen 10 per qind, per punonjesit mesimore me deshmi kualifikimi te shkalles se dyte dhe ne masen 20 per qind, per punonjesit mesimore me deshmi kualifikimi te shkalles se pare. Nje shtese tjeter qe jepet, quhet “Shtesa per pozicion”. Kjo shtese eshte e percaktuar per cdo vend pune sipas emertesave, si: Drejtor ne shkollen e mesme; zevendesdrejtor ne shkollen e mesme; drejtor ne shkollen 9-vjecare; zevendesdrejtor ne shkollen 9-vjecare; mesues ne shkollen e mesme; mesues ne shkollen 9-vjecare, etj. Ne shtesen per pozicion jane perfshire shtesa e funksionit dhe shtesa per pune te veshtire drejtperdrejt me femijet dhe nxenesit.
Shperblimet Ne page llogaritet edhe shperblimi mujor per punonjesit mesimore ne arsimin parauniversitar qe punojne larg vendbanimit. Masa e shperblimit per largesi vendbanimi eshte kompetence e drejtorit te Drejtorise Arsimore Rajonale (DAR) dhe drejtorit te Zyres Arsimore (ZA). Percaktimi i saj behet ne varesi te largesise, veshtiresise, mjetit me te cilin kryhet rruga dhe kritereve te miratuara me Vendim te Keshillit te Ministrave. Ato kane te bejne me faktin nese punonjesit mesimore punojne brenda rrethit te tyre dhe larg vendbanimit dhe kthehen brenda dites ne vendbanimin e tyre, kur punojne jashte rrethit te tyre, kur punojne jashte rrethit te tyre ne rrethet e tjera, etj. Per te perfituar shperblimin e largesise se vendbanimit, mesuesi duhet te dorezoje nje vertetim te pushtetit vendor ne fillim te vitit shkollor.
Ky vertetim merret nga kryetari i Bashkise ose Komunes dhe kryeplaku. Per ata qe e kryejne rrugen te siguruar nga DAR/ZA, masa e shperblimit jepet sipas distances ne kilometra. Ne rastet kur nuk mund te sigurohet transporti per mungese infrastrukture, masa e shperblimit percaktohet ne baze te largesise dhe veshtiresise se rruges. Ne rastet kur mesuesi ndryshon vendbanim me deshiren e tij dhe vazhdon te punoje ne te njejtin vend pune, e perfiton shperblimin vetem kur nuk ka mundesi per zevendesimin e tij. L.Ndoka Te “privilegjuar”, mesuesit e shkencave ekzakte Shtesa per kushtet e punes, kush perfiton Shtese per kushte pune ne masen 1200 leke ne muaj perfitojne mesuesit e matematikes dhe fizikes ne shkollat 9-vjecare dhe mesuesit e matematikes, fizikes dhe informatikes ne shkollat e mesme me diplome universitare te degeve perkatese. Punonjesit mesimore ne arsimin parauniversitar, duke filluar nga viti 1999, kane pasur cdo vit rritje page te miratuar me VKM. Ne vecanti per mesuesit, kjo rritje ka qene mjaft e ndjeshme ne krahasim me sektoret e tjere si shendetesia dhe institucionet qendrore.
Konkretisht, paga e mesuesve ne vitin 2009, ne raport me pagen e vitit 2004, eshte dyfishuar, ne kuader te plotesimit te angazhimeve te qeverise shqiptare, “Per dyfishimin e pagave te punonjesve mesimore te sistemit parauniversitar”. Llogaritja e pages mujore behet sipas emertesave dhe vlerave te miratuara me Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 440, date 27.04.2009 “Per disa ndryshime ne Vendimin e Keshillit te Ministrave” Nr. 194, date 22.04.1999 “Per miratimin e struktures se pages se punonjesve mesimore ne arsimin parauniversitar”, te ndryshuar”, si me poshte: Shembull Marrim pagen e emerteses “Mesues i fizikes ne shkollen e mesme”, me vjetersi pune 21 vjet, deshmi kualifikimi te shkalles se pare dhe me diplome te shkolles se larte per Fizike: Paga e grupit = 12000 leke ne muaj Shtesa per vjetersi 21 vjet x 2%/vit = 5040 leke ne muaj Shtesa per kualifikim shk. I 20% e pages se grupit = 2400 leke ne muaj Shtesa e pozicionit = 33000 leke ne muaj Paga mujore 52440 leke ne muaj Shtese per kushte pune = 1200 leke ne muaj Te ardhurat mujore bruto: 53640 leke Shenime: Ne qofte se mesuesi do te punonte larg vendbanimit, ne te ardhurat mujore do te shtohej dhe masa e shperblimit per largesi vendbanimi. Ne qofte se mesuesi punon me klasa kolektive me sistem 6-oresh, llogaritet paga mujore sipas vlerave te emerteses perkatese ne Vendimin e Keshillit te Ministrave te vitit 2009 dhe shtohen oret mesimore shtese me vleren e ores mesimore suplementare te miratuar me kete Vendim.
Shtesat sipas vendbanimit Kur punonjesit mesimore punojne brenda rrethit te tyre dhe larg vendbanimit dhe kthehen brenda dites ne vendbanim e tyre, deri 1500 leke ne muaj; kur nuk kthehen brenda dites ne vendbanim e tyre, deri 4375 leke ne muaj. Kur punonjesit mesimore punojne jashte rrethit te tyre, ne rrethet: Puke, Tropoje, Kukes, Has, Malesi e Madhe, Diber, Bulqize, deri ne 5875 leke ne muaj (kur punojne ne qytet dhe qender te rrethit) dhe deri 7250 leke ne muaj (kur punojne jashte qytetit dhe qendres se rrethit). Kur punonjesit mesimore punojne jashte rrethit te tyre, ne rrethet Mat, Mirdite, Gramsh, Librazhd, deri 4375 leke ne muaj (kur punojne ne qytet dhe qender te rrethit) dhe deri 5875 leke ne muaj (kur punojne jashte qytetit dhe qendres se rrethit). Kur punonjesit mesimore punojne jashte rrethit te tyre ne rrethet e tjera, deri 3000 leke ne muaj (kur punojne ne qytet dhe qender te rrethit), dhe deri 4375 leke ne muaj (kur punojne jashte qytetit dhe qendres se rrethit). Dokumentet Per te perfituar shperblimin e largesise se vendbanimit, mesuesi duhet te dorezoje nje vertetim te pushtetit vendor ne fillim te vitit shkollor. Ky vertetim merret nga kryetari i Bashkise ose Komunes dhe kryeplaku. Per ata qe e kryejne rrugen te siguruar nga DAR/ZA, masa e shperblimit jepet sipas distances ne kilometra.
Ka ndonje paqartesi ?
Revolution 1848
Lej kto o station ,kto jane ngjyros plako ,tamom si kamunistat ne kohen e dulles. Fluturon gomari ,fluturon thote asteraki sepse kshu ka shkrujt RD dhe 55
Against all odds..
pagat bruto te mesuesve ...mos harroni bruto - taxa = te pakten 50-80 mij lek me pak
Paga bruto ishte bėhet
MESUESIT E GJIMNAZIT
Kategoria 4 (mėsues fillestar) 35800 lekė 42800 lekė
Kategoria 3 (me 5 vjet punė) 37307 lekė 45000 lekė
Kategoria 2 (10 vjet punė) 38815 lekė 47000 lekė
Kategoria 1 (20 vjet punė) 42835 lekė 51500 lekė
MESUESIT E ARSIMIT 9-VJEĒAR
Kategoria 2 (pa pėrvojė pune) 31000 lekė 37000 lekė
Kategoria 1 (me pėrvojė pune) 38000 lekė 45000 lekė
Zeri: http://www.zeriyt.com/pagat-e-mesues...#ixzz18DZRJ2EM
o shoku komunist ky mesa di un ishte plani per 2008 a 2009 qe qeveria e lodhur e miratoi ne 2010...nuk u be ligj ne 2007..idea ishte ne 2007
Krijoni Kontakt