Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 276
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216

    Gani Geci paditet për vrasjen e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha (Sandokani)



    Gani Geci paditet për vrasjen e Sandokanit

    Nga Nebih Maxhuni më 05.12.2009 në ora 14:05

    E veja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën Sandokani, Sanije Rexha, ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër deputetit të LDD-së, Gani Geci.

    Në padinë që është bërë më 30 nëntor2009, Gani Geci akuzohet për vrasjen e Sandokanit, në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë.

    “Unë kam bërë një padi në EULEX kundër kriminelit Gani Geci i cili ma ka vra burrin”, njoftoi sot para gazetarëve, Sanije Rexha.

    E pyetur pse ka pritur deri në këtë kohë, ajo tha se ka pasur për qëllim që vetë ta vrasë Gani Gecin.

    Sanije Rexha është motra e Sabit Gecit dhe kanë lidhje familjare me Gani Gecin.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216



    Geci ka pranuar të ketë shtënë me armë zjarri ditën kur ka ndodhur vrasja


    Prishtinë, 5 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 16:50

    Deputeti i LDD-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci, pas ngritjes së padisë së bashkëshortes së Abedin Rexhës, Sanie Rexha, për vrasjen e bashkëshortit të saj, në një prononcim për media ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka pranuar të ketë shtënë me armë zjarri ditën kur ka ndodhur vrasja.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Ku jeni ju perkrahsit e krimit tani si nuk kerkoni drejtesi aaaa..
    A mos ju duket jo e drejte a...Ganiu e ka ditur se Sanija Bashkshortja e sandokanit e ka padiru ne eulex,,qe me shume se dy muaj e tani del aj e akuzon krimin mundohet ta feshefe..po jo se kete e din e gjithe koosva se gani geci eshte dorasi i sandokanit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    UDBASHAT ENDE NE LIRI GECI DHE SALIHAJ A KA POLIC NE SHTETIN E KOSOVE
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e shkreta sanije..

    i ka ardh urdheri nga lart..
    hec e mos ju bind..

    gjynaf..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.


    Edhe po''rrenqethet'' per rastin ''Bllaca''.!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e shkreta sanije..

    i ka ardh urdheri nga lart..
    hec e mos ju bind..

    gjynaf..



    Me postimet e tuaja gjithkah kam verjtur se e keni trurin te ''formatizuar''...

    A nuk ndjeni keqardhje per fatin e Sanijes dhe per femijet e saj jetim?!


    P.S.
    Nuk po ngutem te paragjykoj per dorasesin e vrasesit, sepse ende nuk dihet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Shume keq qe po dalin vllavrasjet pdk-ldk te luftes 98-99.
    Ne fakt keto jane ditur qe moti por kane qene ne kuadrin e thashethemeve.
    Ajo qe po vertetohet eshte se vertete pdk ja ka pasur liste te likuidimit te personave te ldk se.

    Duke dashur ti kundervihet Gecit, pdk e tregoi plotesisht fytyren e vet. Dmth ishte absurde te behej nje padi e tille ne formen qe u be.
    Kjo grua u paraqit publikisht dhe deklaroi se burri i saj disa here kishte tentuar ta vrase Sabit Gecin por heren e fundit ne shkembim zjarri u vra dorasi.
    Edhe me absurde eshte qe deklaroi deri me tani se kam paraqitur rastin sepse doja ta vrisja vete.
    Sabit Geci deklaroi se me te vertete ka shtene ne vetembrojtje.

    Atehere si do ta deklarohet drejtesia ???

    Dmth kesaj gruas jo ka dok e drejte me vra Gecin dhe burri i saj kishte dashur ta vrase, por meqe burri i saj u vra ne tentativ dhe kjo nuk arriti ta vras, tha ok tash pe padis.

    Eshte mjerim, ulje e vlerave te UCK se. Me cfare te drejte kane dashur ta vrasin Gecin. Vetem qe ka qene ne LDK.

    PDK ja ne baze te gjitha gjasave do te ndershkohet nga populli heren e ardhshme. Ka pasur shume njerez te mire qe kane kujtuar se vertete jane thashetheme te paverteta keto vrasjet e LDK se por tani keta vrasesit kane dalur publikisht dhe se shpejti do te ndeshkohen sigurisht.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ate pyetje beja regjisoreve te tu o rinik.

    atyre nuk u ka ardhur keq kur i kan dhene detyre nje shqiptari qe te vrase nje shqiptar.
    per cilindo qe do ishte vrare do ndjenim dhimbje e per cdo nane e moter e grue te te vrarit do ndjenim dhimbje.

    dhe brari ka mijra shkrime qe e ka shprehur dhimbjen per te vraret e familjet e tyre.

    rastin sandokan nuk e njoh e mir do ishte ta tregoni se cka ndodhur.
    Por nxitimi me e cue sanijen per te cilen nuk kini ndjere dhimbje kurre bash kto dite neper gjyqe sepse doli bllaca e ju zuni ngushte tregon se nuk te ha palla ty e bosave tu per dhimbje njerzore.

    rinik a ke shkue ti per ngushllim te uk bytyqi?
    po tek nana e ekrem rexhes?

    rinik..

    kini shpenzue miljona euro per me pague vrases. vrases qe vrasin shqiptare.
    nuk u a dha diaspora ato miljona per me vra shqiptar. as me hap firma e biznese e me u mshef mbas tyre.

    mos kujtoni se xhehnemi qe i pret vrasesit dhe urdheruesit e vrasjeve asht i lehte si zjermi zhabarit..
    gaboheni..

    shko pyete ate qe ka shkue me nxitim tuj gulshue te sanija e i asht lute ose e ka tute.. se ti sanije duhet me u paraqit urgjent ne gjykat se.. qashtu i kena punet pak vshtire mbas kti bllaces.

    valla nuk e ka pas te leht ai misionar..

    edhe sanija nuk e ka te lehte..

    prandaj kish qen mire mos te kishit ba vrasje..
    nuk u a ka fajin kush se spo ju zen gjumi pi tutes..

    ne hall jini..

    a me dal me tregue ju vet krejt historin tuaj.. a me vazhdue tuj vra me mbyll vrasje..e vrit me myll tjetren.. e keshtu me radhe pafund..

    un parashikoj qe brenda ketij muaji shum nga shefat tuaj do kalojne ne kriza te thella mendore..

    nja dyve po i vihen re qysh tash se nuk jan mire..
    u ka ra nji huti nder ftyra prej tutes..

    me dhimbsen prinderit e femijet tuaj qe kan me mbajt barr te rand mbi supe..

    nuk eshte e leht me vra..

    enveri kaloj ne skicofreni.. a ju kan tregue..

    brerja e ndergjegjes eshte shum e rand..

    nuk qesh ma i ngrati Lim..
    As Hashimi..

    As dauti..
    e plot tjere..

    sigurisht qe ju jini mobilizue totalisht me ja hjedh dhe kte radh popllit..
    por kjo nuk shkon perjet..




    ma mir tregoni krejt..e clirojuni pi hijeve..

    e lodhet trunin tuj fantazu genjeshtra..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    Ku jeni ju perkrahsit e krimit tani si nuk kerkoni drejtesi aaaa..
    A mos ju duket jo e drejte a...Ganiu e ka ditur se Sanija Bashkshortja e sandokanit e ka padiru ne eulex,,qe me shume se dy muaj e tani del aj e akuzon krimin mundohet ta feshefe..po jo se kete e din e gjithe koosva se gani geci eshte dorasi i sandokanit

    Mos te harrojna me cek qe problemi i ganis me sabitin e sandokanin osht kon "personal" midis tyre e edhe vrasja mund te gjykohet si krim personal i ganis , jo i organizum nga ndonje Strukture partiake . Gani Geci eshte futur ne LDK-n e presidentit Rugova me "dhun" duke i premtuar ati siguri nga strukturat e shikut .
    Ndryshuar për herë të fundit nga extreme : 05-12-2009 më 19:44
    We are all Aliens

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ate pyetje beja regjisoreve te tu o rinik.

    atyre nuk u ka ardhur keq kur i kan dhene detyre nje shqiptari qe te vrase nje shqiptar.
    per cilindo qe do ishte vrare do ndjenim dhimbje e per cdo nane e moter e grue te te vrarit do ndjenim dhimbje.

    dhe brari ka mijra shkrime qe e ka shprehur dhimbjen per te vraret e familjet e tyre.

    rastin sandokan nuk e njoh e mir do ishte ta tregoni se cka ndodhur.
    Por nxitimi me e cue sanijen per te cilen nuk kini ndjere dhimbje kurre bash kto dite neper gjyqe sepse doli bllaca e ju zuni ngushte tregon se nuk te ha palla ty e bosave tu per dhimbje njerzore.

    rinik a ke shkue ti per ngushllim te uk bytyqi?
    po tek nana e ekrem rexhes?

    rinik..

    kini shpenzue miljona euro per me pague vrases. vrases qe vrasin shqiptare.
    nuk u a dha diaspora ato miljona per me vra shqiptar. as me hap firma e biznese e me u mshef mbas tyre.

    mos kujtoni se xhehnemi qe i pret vrasesit dhe urdheruesit e vrasjeve asht i lehte si zjermi zhabarit..
    gaboheni..

    shko pyete ate qe ka shkue me nxitim tuj gulshue te sanija e i asht lute ose e ka tute.. se ti sanije duhet me u paraqit urgjent ne gjykat se.. qashtu i kena punet pak vshtire mbas kti bllaces.

    valla nuk e ka pas te leht ai misionar..

    edhe sanija nuk e ka te lehte..

    prandaj kish qen mire mos te kishit ba vrasje..
    nuk u a ka fajin kush se spo ju zen gjumi pi tutes..

    ne hall jini..

    a me dal me tregue ju vet krejt historin tuaj.. a me vazhdue tuj vra me mbyll vrasje..e vrit me myll tjetren.. e keshtu me radhe pafund..

    un parashikoj qe brenda ketij muaji shum nga shefat tuaj do kalojne ne kriza te thella mendore..

    nja dyve po i vihen re qysh tash se nuk jan mire..
    u ka ra nji huti nder ftyra prej tutes..

    me dhimbsen prinderit e femijet tuaj qe kan me mbajt barr te rand mbi supe..

    nuk eshte e leht me vra..

    enveri kaloj ne skicofreni.. a ju kan tregue..

    brerja e ndergjegjes eshte shum e rand..

    nuk qesh ma i ngrati Lim..
    As Hashimi..

    As dauti..
    e plot tjere..

    sigurisht qe ju jini mobilizue totalisht me ja hjedh dhe kte radh popllit..
    por kjo nuk shkon perjet..




    ma mir tregoni krejt..e clirojuni pi hijeve..

    e lodhet trunin tuj fantazu genjeshtra..
    Brar,
    vet fakti se sanija nuk e ka denoncuar për dhjet vjet rresht G. Gecin, por këtë e bën tash pas dëshmive te Bllaces, flet për frikën që i ka kapluar urdhër dhënësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike dhe enigmatike në Kosovën e pas luftës.
    Po të kishte sanija fakte se G. G. ia ka vrarë burrin, ajo do t'ishte hakmarr për këto dhjet vite, ose do ta padiste në gjyq...!? Pse nuk e ka bërë as njërën as tjetrën, presim të na tregon ajo vetë. A e dëgjuat Geci tha; jam i gatshëm të përballëm me drejtësinë, jam i gatshëm ta pranojë gjykimin, nëse dëshmohet se e kam vrarë sandokanin, sepse aty ka pasur edhe të tjerë që kanë gjuajtur me armë nga të dy taborret, dhe dihet se Gecit atë ditë iu kishte përgatitur pusia. Pra, kështu flasin trimat dhe burrat, ata të cilët në kohë lufte ishin të sulmuar nga dy frontet...!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    UDBASHAT ENDE NE LIRI GECI DHE SALIHAJ A KA POLIC NE SHTETIN E KOSOVE
    Nuk ka , por dote ket drejtesi,heret a von,
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189

    Ooo njeri..

    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Brar,
    vet fakti se sanija nuk e ka denoncuar për dhjet vjet rresht G. Gecin, por këtë e bën tash pas dëshmive te Bllaces, flet për frikën që i ka kapluar urdhër dhënësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike dhe enigmatike në Kosovën e pas luftës.
    Po të kishte sanija fakte se G. G. ia ka vrarë burrin, ajo do t'ishte hakmarr për këto dhjet vite, ose do ta padiste në gjyq...!? Pse nuk e ka bërë as njërën as tjetrën, presim të na tregon ajo vetë. A e dëgjuat Geci tha; jam i gatshëm të përballëm me drejtësinë, jam i gatshëm ta pranojë gjykimin, nëse dëshmohet se e kam vrarë sandokanin, sepse aty ka pasur edhe të tjerë që kanë gjuajtur me armë nga të dy taborret, dhe dihet se Gecit atë ditë iu kishte përgatitur pusia. Pra, kështu flasin trimat dhe burrat, ata të cilët në kohë lufte ishin të sulmuar nga dy frontet...!!
    Mos po don me then se zonja sanije esht agjente e shikut?,apo ke luajt mendsh?!.Per cilin trim po flet?
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    Veju... e Sandokanit e paska paguar Serbia ngase para vendimit te GJND kjo nuk do te duhej te vepronte keshtu..madje kjo ne Serbi paska qene per 10 vite dhe qenka kalitur e keshilluar qe mu para vendimeve te rendesishme te GJND te shpalosi padine e saj.Ky eshte nje krim barbar kunder Kosoves se si ka vepruar kjo veju... ne keto momente aq dramatike per Kosoven.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    para nje jave kam dyshur ne publikimin e cd te nazim bllaces dhe ja ashtu doli si po duket GANI GECI DHE ADEM SALIHAJ jan vet kriminelet por duke hetuar rrrezikun nga ndonje befasi ata ndermoren nje hap te tyrpshem ndaj qytetarve dhe ndaj ndjenjave te tyre por dote zbulohet edhe nje diqka gani geci ishte edhe autori i auto bombes kunder ibrahim rugoves pra ishte organizatori i aktit kriminal ndaj presedentit rugova ne at koh
    kurse adem salihaj thuhet se kishte nje atentat ndaj ti para disa vjete pergundrazi aj u plagos nga vllau i ti ne momentin kur siq thuhet ne shpin e tyre ishte futur nje hajdut ne shkembim zjarri ndaj hajdutit vllau i adem salihajt blagos adem salihajn dhe ket e shfaqin si aterntat ndaj adem salijajt dhe e bejn si atentat politik turpi ska te ndalur nga anti UQK
    pra KRIMINELET AKUZOJN

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Z. Sanije Regja Ka Fakte Te Mjaftushme Kur Kihet Para Sysh Se Edhe Vet Gani Gomari E Pranoj Terthorazi E Ka Qaen Autor I Vrasjes Se Komandant Sandokanit Gani Geci Osht Ashtu Keshtu I Turpruar Pra Nje Deputet Problematik Dhe Me Dosje Kriminele Kerkon Voten E Popullit Nese Ja Jep Ndokush

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.



    Nice Boy,

    Hajt se shpresoi te te jepet rasti e shko vizitoje Ganiun ne burg...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin
    Shume keq qe po dalin vllavrasjet pdk-ldk te luftes 98-99.
    Ne fakt keto jane ditur qe moti por kane qene ne kuadrin e thashethemeve.
    Ajo qe po vertetohet eshte se vertete pdk ja ka pasur liste te likuidimit te personave te ldk se.

    Duke dashur ti kundervihet Gecit, pdk e tregoi plotesisht fytyren e vet. Dmth ishte absurde te behej nje padi e tille ne formen qe u be.
    Kjo grua u paraqit publikisht dhe deklaroi se burri i saj disa here kishte tentuar ta vrase Sabit Gecin por heren e fundit ne shkembim zjarri u vra dorasi.
    Edhe me absurde eshte qe deklaroi deri me tani se kam paraqitur rastin sepse doja ta vrisja vete.
    Sabit Geci deklaroi se me te vertete ka shtene ne vetembrojtje.

    Atehere si do ta deklarohet drejtesia ???

    Dmth kesaj gruas jo ka dok e drejte me vra Gecin dhe burri i saj kishte dashur ta vrase, por meqe burri i saj u vra ne tentativ dhe kjo nuk arriti ta vras, tha ok tash pe padis.

    Eshte mjerim, ulje e vlerave te UCK se. Me cfare te drejte kane dashur ta vrasin Gecin. Vetem qe ka qene ne LDK.

    PDK ja ne baze te gjitha gjasave do te ndershkohet nga populli heren e ardhshme. Ka pasur shume njerez te mire qe kane kujtuar se vertete jane thashetheme te paverteta keto vrasjet e LDK se por tani keta vrasesit kane dalur publikisht dhe se shpejti do te ndeshkohen sigurisht.


    Hajt permende cilat jane ata te ldk qe permenden ne cd se jane ''vra nga pdk''?
    E nese ndonjeri prej tyre del se ka qene vertet shpijun i serbis dhe njiherit edhe anetar i ldk, kjo edhe me keq per ldk se shihet se ne ldk kane qen udbasha brenda saj...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin

    Kjo grua u paraqit publikisht dhe deklaroi se burri i saj disa here kishte tentuar ta vrase Sabit Gecin por heren e fundit ne shkembim zjarri u vra dorasi.
    po kur nuk din perse balit dezinformon hajt tregona perse rren ne pik te dites
    po qka ka te bej me ket vrasje te kriminelit gani geci
    Sabit Geci qe e merr per goj hajt tregona
    dhe Gruaja e Abedin Rexhes Sanija thot se dy her ai krimineli gani geci ka tentue ta vraj Komandant Sandokanin bile heren e par thot se ka qen edhe kjo me burrin e vet Abedinin dhe se u eshte djeg vetura e keta i kan shpetue atentatit
    e ti perse rren more dai e thue te kunderten hajt tregona perse mundohesh ta mbrosh kriminelin dhe mundohesh te dezinformosh
    ec e shko ne baushtell se sishe ti per politik as me rrejt spo dishe
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Gani Geci paditet për vrasjen e Sandokanit


    Gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani, e ka paditur në EULEX, Gani Gecin, për vrasjen e burrit të saj. Deputeti i LDD-së, Geci, mohon akuzat, por thotë se ka shtënë disa herë me kallashnikov në drejtim të Sandokanit. Thotë se është i gatshëm të përballet me gjyqësinë vendore e ndërkombëtare

    Nga Nebih Maxhuni më 06.12.2009 në ora 8:09
    Gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën Sandokani, Sanije Rexha, ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër deputetit të LDD-së, Gani Geci.

    Në padinë që është bërë më 30 nëntor 2009, Gani Geci akuzohet për vrasjen e Sandokanit më 8 tetor 1998 gjatë luftës në Kosovë.

    “Dy herë ka tentuar Gani Geci ta vret, herën e parë kam qenë edhe unë në veturë ku na është djeg vetura. Rastin e dytë Abedini i ka shpëtuar konfiktit me të, mu atë ditë që ka tentuar ta vret në mbrëmje, i ka zënë pusinë dhe e ka vra. Këtë e dinë të gjithë”, ka thënë bashkëshortja e Sandokanit.

    Sanije Rexha ka akuzuar drejtpërdrejt deputetin e LDD, Gani Geci, se ka vrarë bashkëshortin e saj gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke rrëfyer se Geci pas vrasjes së kryer ka dërguar disa burra në familjen e Abedinit Rexhës për të kërkuar besë.

    “Kam bërë një padi pranë EULEX për rastin e bashkëshortit tim që këtë akt kriminal e ka krye Gani Geci. Është dëshmia e gjallë që edhe vetë e ka pranuar dhe mbarë masa shqiptare e din edhe kush e ka krye këtë akt edhe vetë e ka pranuar publikisht pas vrasjes së tij. Gani Geci e ka pranuar. Kam fakte pas vrasjes së tij i ka çuar në familjen e Abedinit disa burra që kanë kërkuar besë. Ne ju kemi kundërpërgjigj që ai njeri i familjes nuk ka qenë, nuk është vrarë privatisht. Ai duhet t’i japë llogari shtabit të përgjithshëm dhe drejtësisë së Kosovës”, ka thënë Rexha.

    E pyetur se pse nuk ka ngritur padinë deri më tash, Rexha ka thënë se ka pasur për qëllim që vet personalisht ta vrasë Gani Gecin në mënyrë që të nxjerrë hakun për burrin e vrarë.

    “Deri vonë e kam pas qëllimin që t’ia jap dënimin vetë, ta vrasë publikisht. Këtë e them shumë hapur, por me ndërhyrjen e familjes dhe shoqërisë nuk e kam bërë dhe kam vendosur të ngre padi “, ka shtuar më tej ajo.

    Gruaja e Abedin Rexhës, Sanija është motra e Sabit Gecit dhe se me Gani Gecin janë në lidhje farefisnore.

    “Me keqardhje ju them se kam lidhje familjare, por sikurse të kishte qenë edhe vëllai im një krim nuk do ta mbuloja. Unë mendoj që në gjykatë këto mund të thuhen”, ka thënë Rexha.

    Sanije Rexha ka thënë se nuk ka pasur asnjë presion nga askush për të ngre padi kundër Gani Gecit siç thuhet nga jo për vrasjen e burrit të saj Sandokanit.

    Ajo ka treguar se fëmija e saj janë të shqetësuar kur shohin Gani Gecin, siç e ka quajtur ajo, një kriminel në Kuvendin e Kosovës.

    “Fëmija po më shqetësohen kur e shohin në televizor , asnjëherë s’e ndez televizorin. Absolutisht, absolutisht, asnjëherë nuk jam nxitur nga dikush për të bërë padi, jam një njeri i vetëdijshëm. Jam e arsimuar dhe nuk mundet askush me ndikimin të ketë në dorën fatin e Abedin Rexhës, kjo më përket mua”, ka thënë Rexha.

    Duke mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt të mëhershëm, Rexha ka thënë se, sipas saj, arsyeja e vetme e vrasjes së bashkëshortit ka qenë se Gani Geci ka qenë kundër UÇK-së.
    “Se Gani Geci ka qenë kundër UÇK-së, kundër strukturave të UÇK-së, kjo është arsyeja”, ka thënë ajo.

    Rexha ka kërkuar nga liderët e institucioneve të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryekuvendari Jakup Krasniqi që ta zbardhin këtë rast dhe të mos lejojnë, siç u shpreh ajo, që një kriminel të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
    Pas konferencës për media të Sanije Rexhës ka reaguar deputeti i LDD, Gani Geci.

    Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka vrarë Abedin Rexhën, por nuk ka mohuar se ka shtënë mbi to me kallashnikov.

    “Qysh nuk kom shti, kur dy duar janë për një krye! Kam shti sa kam mund, bile unë kam qenë në makinë, kam gjuajt nga brenda, e kam ul kallashnikovin që e kam pas mbi timon dhe kam gjuajt nga brenda. Të gjithë dëshmitarët e pohojnë këtë”, ka thënë Geci.

    Për më tepër, Geci ka thënë se rastin e ka paraqitur në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas luftës gjithë dokumentacionin që ai e posedon ia ka dorëzuar Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut.

    “Unë këtë rast e kam paraqit në rend të parë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, menjëherë pas luftës të gjithë këtë dokumentacion që e kam, ia kam dhënë komandantit Sylejman Selimi, të gjithë këtë dokumentacion ia kam dhënë komandantit të zonës Sami Lushtaku dhe këto janë dokumentacione që kanë ndodhur në po atë ditë”, ka thënë Geci.

    Deputeti Geci është shprehur i gatshëm të përgjigjet para çdo gjykate ndërkombëtare në lidhje me rastin, qoftë edhe në atë të Hagës.

    “Unë jam i gatshëm të dal para secilit gjyq, qoftë gjyqit të Hagës ndërkombëtar, nëse Hagë ka shpërngul ndonjë prokurori këtu për shkaqe të luftës unë jam i gatshëm që të përgjigjem edhe përpara çdo prokurorie ndërkombëtare që punon në Kosovë”, tha Geci.

    Sipas tij, akuzat për vrasjen e Abedin Rexhës-Sandokanit janë si kundërpërgjigje e asaj që ditëve të fundit ka qenë i përfshirë në publikimin e CD-së, ku Nazim Bllaca pretendon të ketë kryer një vrasje dhe bashkëpjesëmarrje në 16 raste të tjera gjatë periudhës së pasluftës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •