Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Kapitalizmi..,kriza dhe rrugët e tejkalimit të saj

    Në shumë shtete të zhvilluara si SHBA,Gjermani,Angli e tjera,ka indikacione se efektet e krizës finansiare kanë filluar të amortizohen.
    Ka një trend të rritjes së kërkesës,siguri më të madhe të investimeve,plot shembuj të ringjalljes së bankave dhe institucioneve finansiare,një rritje ekonomike të jashtzakonshme në Kinë e shumë vende tjera duke përfshirë edhe Shqipërinë.Me një fjalë, po tregohen shenja të sigurta se kapitalizmi modern ka gjetur forma të reja mbijetese dhe se nuk ishin me vend ato paralajmërimet ogurzeza për gjoja kolapsin e tij dhe ringjalljen e tezave të vjetra marksiste për te dhe sistemin kapitalist.
    Ja një koment mjaft domthënës nga Adrian Civici që e ilustron më së miri vitalitetin dhe shpirtin inovativ amerikan.
    -------
    Kapitalizmi: Cinik apo thjesht seleksionues?

    » Vendosur: 31/07/2009 - 08:06
    Gazeta "Panorama"


    • ADRIAN CIVICI

    Lajmet dhe komentet për krizën ekonomiko-financiare dhe efektet e saj vijnë dhe ikin valë-valë.Një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë tronditëse, sepse përmbajnë shumë elemente që jo vetëm shkaktojnë pesimizëm, por kërkojnë dhe reflektime serioze mbi mundësitë e daljes nga kriza dhe politikave ekonomike e financiare më të përshtatshme për këtë qëllim. Po kështu edhe sinjalet pozitive që vijnë nga OECD-ja, FMN-ja apo Banka Botërore që vazhdimisht kohët e fundit po japin mesazhe shprese mbi mundësitë e shpejta të fillimit të daljes nga kriza. Publikimi i çdo treguesi që ka të bëjë me ecurinë e nivelit të punësimit, nivelit të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, bilanceve tregtare dhe atyre të pagesave, ecurisë së investimeve, çorientimit të treguesve kryesorë makroekonomikë, deficiteve buxhetore e kursit të këmbimit etj., përbën menjëherë lajm dhe i nënshtrohet analizave e komenteve të gjera. Panoramat bardhë e zi alternohen dhe duket sikur optimistët dhe pesimistët thjesht i zënë rrugën njëri-tjetrin në tentativat e tyre për të dëshmuar se janë ata që kanë të drejtë.
    Por në këtë tërësi lajmesh ka vetëm disa ditë, që një lajm është bërë “krye-lajmi” i gjithçkaje që lidhet me krizën: Goldman Sachs, një nga bankat më të madha amerikane njoftoi për një fitim prej 3.4 miliardë dollarësh vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti. Shifër kjo sa dyfishi i parashikimeve më optimiste të dhëna nga ekspertët e sektorit bankar amerikan dhe atij ndërkombëtar. Banka tashmë 140-vjeçare, simbol dhe njëkohësisht një nga viktimat e para të shpërthimit të krizës rreth një vit më parë, me këtë nivel fitimi, por gjithashtu edhe me shifrat rekord të volumit të aktiviteteve të saj, realizon fitimin më të madh në historinë e saj.
    Pyetjet dhe pikëpyetjet janë të pafundme. Si ka mundësi që në këtë krizë të tmerrshme financiare, ku sipas ekspertëve në nivel botëror vetëm sistemi bankar vlerësohet se ka humbur mbi 2000 miliardë dollarë dhe tregjet financiare e bursat në tërësi kanë humbur mbi 20.000 miliardë dollarë, një bankë, gjendja e vështirë e së cilës u lakua gjatë, të arrijë një rezultat kaq spetakolar? Në Wall Street, e ashtuquajtura “banka e mbretërve dhe mbretëresha e bankave” duket se ka bërë mrekullinë. Aq më tepër që drejtuesit e saj kanë njoftuar tashmë se në llogaritë e tyre ndodhen në dispozicion 11.4 miliardë dollarë të destinuara që të shpërblejnë me bonuse të ndryshme mjaft të mëdha ekspertët, drejtuesit dhe gjithë stafet e tyre, duke e vendosur Goldman Sachs-in në krye të listës për sa i përket nivelit të pagave dhe shpërblimeve për punonjësit e bankave.
    Si është e mundur një gjë e tillë? Komentet e para ia atribuonin një sukses të tillë përfitimit nga fondet publike të vëna në dispozicion të saj fillimisht nga ekipi i Presidentit Bush dhe më vonë nga ai i Presidentit Obama, të cilët në kuadrin e planeve mbështetëse akorduan shuma marramendëse në ndihmë të sektorit bankar. Po kështu, shumë nga kritikët e saj evidentojnë problemin se banka ka lidhje të forta me Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar faktit se figura të shquara të politikës amerikane, si Bob Rubin në kohën e presidencës Klinton, Paulson në kohën e Xhorxh Bushit apo edhe Tim Geithner i kabinetit Obama, kishin qenë më parë drejtues apo të angazhuar me Goldman Sachsin. Por një argument i tillë nuk duket dhe aq i qëndrueshëm po të kihet parasysh se Goldman Sachs-i i ka shlyer tashmë qeverisë amerikane të 10 miliardë dollarët që iu dhanë si ndihmë vjeshtën e kaluar, kur ajo ishte në kulmin e krizës së saj.
    Megjithatë, në tërësinë e këtyre analizave, të gjithë duket se bien dakord me një gjë: që Goldman Sachs e ka arritur këtë rezultat “tronditës” këtë radhë në kuptimin pozitiv të fjalës, si pasojë e një veprimi apo përpjekje të vetme që quhet INOVATION. Dhe akoma më shumë se kaq, me rezultatin e saj duket se po i jep përgjigje edhe një shqetësimi akoma më fondamental se vetë kriza: a është vetë sistemi kapitalist shkaku thelbësor i kësaj krize? Gjatë gjithë këtyre muajve, në tentativë për të gjetur fajtorin e krizës dhe rrugëdaljet prej saj, lulëzuan natyrshëm mjaft qëndrime të kundërta, të cilat kërkonin rikthimin e plotë të Keynes-ianizmit dhe ndërhyrjes së gjerë të shtetit në ekonomi, që e cilësonin kapitalizmin liberal si të keqen më të madhe të kohërave moderne, që arrinin deri atje sa t’i jepnin të drejtë Marksit në vlerësimet e tij për kapitalizmin etj.
    Ndërkohë, Goldman Sachs, më shumë se sa thjesht përgënjeshtrues i “fundit të kapitalizmit”, po bëhet bartës i një mesazhi shumë thelbësor për të ardhmen. Dalja nga kriza dhe eficenca në periudhën post-krizë varet shumë nga inovacionet që aktorët ekonomikë dhe politikat ekonomiko-financiare janë në gjendje të bëjnë. Kapitalizmi, më shumë se sa cinik, është një proces i fortë selektiv. Nga kriza dalin më shpejtë dhe më të sigurt ata që janë në gjendje të reformojnë dhe modernizojnë thellësisht sistemin, strukturat dhe mënyrat e funksionimit të tyre, ata që dinë të paraqiten në treg të rinovuar në përputhje me kërkesat e reja. E gjithë kjo korrespondon shumë mirë me konceptin e “shkatërrimit krijues” të dhënë nga ekonomisti amerikan Joseph Shumpeter, sipas së cilit “çdo periudhë prosperiteti shoqërohet me një krizë të thellë, gjatë së cilës ata që nuk dinë apo nuk arrijnë të rinovojnë cilësisht aktivitetet e tyre janë të detyruar të vdesin me nder në betejën me krizën”. Nga kjo logjikë duhet përjashtuar si i neglizhuar çdo reagim, që është tërësisht i natyrshëm, i tipit: “Po karakteri human i kapitalizmit ku është?” ...mos vallë duhet pranuar pa kushte “darvinizmi ekonomik e social?”. Aspak. Humanizimi i kapitalizmit bëhet dhe duhet bërë shumë mirë me politikat publike, buxhetore, politikat sociale, politikat e rishpërndarjes proporcionale të efekteve të rritjes ekonomike, mbrojtjen sociale, garantimin e stabilitetit financiar dhe kontrollin e inflacionit etj.
    Pak më përtej se ky shembull për momentin individual i Goldman Sachs-it, ekspertët po evidentojnë vazhdimisht një koncept bazë. Ekonomitë e vendeve të ndryshme, qofshin këto të zhvilluara apo në zhvillim, nuk duhet thjesht të presin “mbarimin e krizës” dhe rikthimin e normalitetit “në mënyrë normale”, por duhet të bëhen çdo ditë e më shumë të ndërgjegjshme, se nga kjo krizë do dalin më shpejt e do zhvillohen po kaq shpejt vetëm ato ekonomi e biznese që do jenë në gjendje të bëjnë reforma të thella strukturore, që do jenë në gjendje të bëjnë politika konkrete në favor të inovacioneve më bashkëkohore, që do të reflektojnë një aftësi të lartë përshtatjeje me kushtet e reja të zhvillimit dhe konkurrencës botërore në kuadrin e thellimit të globalizimit.
    Në paketat e “përballimit të krizës” që shumë vende apo qeveri hartuan, mbizotëronin instrumentet e stopimit të krizës, përballimit të përkohshëm të saj, “absorbimit të një pjese të madhe të saj nga fondet publike”, garantimi i një mbështetjeje të madhe sociale për më të prekurit etj. Por tashmë në shumë vende po përgatiten ato që quhen “gjenerata e dytë e planeve të mbështetjes dhe zhvillimit”, thelbi i të cilave është “rritja e aftësive të ekonomisë dhe biznesit për të dalë sa më shpejt nga kriza dhe për t’u zhvilluar në mënyrë eficente në vitet që vijnë”. Thelbi i këtyre planeve është pikërisht “nxitja dhe orientimi i përdorimit masiv të inovacioneve bashkëkohore” si armët më të suksesshme në përballimin e konkurrencës në vitet që vijnë. Këto paketa të gjeneratës së dytë duket se janë shumë më seleksionuese në përfshirjen dhe përfitimet nga to. Vetëm ato biznese që shfaqin shenja të qarta “aftësie përshtatëse dhe dinamikë të shpejtë ndryshimi” do të jenë përfituesit kryesorë të mbështetjes.
    Mendoj se kjo lloj “filozofie” duhet të bëhet shpejt pjesë e politikave tona ekonomiko-financiare, të bëhet pjesë e vetë vendimmarrjes së bizneseve në planet e tyre të zhvillimit. Biznesi kërkon vazhdimisht me të drejtë “mbështetje më të madhe nga qeveria” për përballimin e efekteve të krizës. Nga ana e saj, edhe qeveria duket se dalëngadalë po bindet se efektet e krizës në Shqipëri janë konkrete dhe me pasoja të dukshme, duke dhënë vazhdimisht sinjale pozitive për ndërhyrje e favorizime të ndryshme. Por, eksperienca botërore dhe analizat e shembujve pozitivë, siç është dhe rasti i Goldman Sachs-it kërkojnë shumë më tepër se kaq. Thjesht, mbështetja dhe ndihmat, qofshin këto si favorizime fiskale, derregullime apo mbështetje direkte, nuk mjaftojnë, sidomos po të kemi parasysh perspektivën e afërt post-krizë.
    Sinjalet në politikat tona ekonomiko-financiare apo sociale për muajt dhe vitet në vazhdim, përveç nxitjes maksimale drejt “politikave strukturore” të ashtuquajtura të gjeneratës së dytë, pra që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm si dhe konvergjencë e integrim cilësor në ekonominë botërore, duhet të transmetojnë shumë dukshëm edhe mesazhin tjetër, se “prioritet do kenë e duhet të kenë ato ndërmarrje e kompani që tashmë kanë një plan modern zhvillimi”, ato biznese e aktivitete që dëshmojnë se janë përfshirë në logjikën e inovacionit dhe modernizimit, ato sektorë të ekonomisë që garantojnë rezultate eficente në përballimin e konkurrencës kombëtare e ndërkombëtare etj. Trajtimi në bllok i çdo biznesi apo aktiviteti pa asnjë lloj “seleksionimi”, sipas logjikës së mësipërme do të ishte po aq i gabuar sa edhe indiferenca apo mosndërhyrja për shpëtimin e tij nga kriza. Duke bërë gjithë politikat e mundshme e të domosdoshme të mbrojtjes sociale, të zbutjes maksimale të efekteve sociale si pasojë e krizës, ne duhet të jemi po kaq të kujdesshëm në kuptimin e thelbit të kapitalizmit: garën e përditshme me eficencën dhe konkurrencën. Në rast se nuk e “absorbojmë” si duhet këtë moment, rrezikojmë të sorollatemi gjatë në përpjekjet për përballimin e efekteve të krizës dhe mbi të gjitha në garantimin e ritmeve të nevojshme të rritjes ekonomike në vitet që vijnë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    [Drejt qeverisjes globale antikrize

    Vendosur: 26/09/2009 - 08:25

    "Panorama"

    • ADRIAN CIVICI

    Megjithëse ka mbi dhjetë vjet që është krijuar, duket se tani erdhi koha që të dalë në skenë roli i vërtetë i G20. Misioni i saj kryesor i sintetizuar si “qeverisja e ekonomisë globale” lindi në përgjigje të nevojës për të përballuar krizat, dhe me sa duket po konsolidohet pikërisht në këtë përballje globale me krizën aktuale. E krijuar në shtator të vitit 1999 dhe e mbledhur për herë të parë në dhjetor të po atij viti në Berlin, G20 përmbledh tetë vendet më të zhvilluara të botës (SHBA, Japoni, Gjermani, Francë, Angli, Itali, Kanada dhe Rusi), dhjetë vende me ekonomi në zhvillim të shpejtë ose siç quhen ndryshe “ekonomi emergjente” (Afrikën e Jugut, Arabinë Saudite, Argjentinë, Brazil, Kinë, Koreja e Jugut, India, Indonezia, Meksika dhe Turqia) si dhe Australinë dhe BE-në në tërësinë e tij të përfaqësuar nga Presidenti i Këshillit Evropian dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane. Për të kuptuar se sa e fokusuar në problematikën financiare dhe ekonomike globale është ky organizëm, mjafton të përmendim faktin se anëtarë të përhershëm të forumeve të tij janë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të 20 vendeve pjesëmarrëse të tij. Grupi i tetë vendeve më të industrializuara të botës, që deri tani dukej se kishte pushtetin dhe të drejtën e diskutimit, analizave dhe vendimmarrjes më të rëndësishme në nivel global, duket se “po shkrihet” në G20 duke krijuar kështu dy premisa strategjike që garantojnë gjithnjë e më shumë stabilitet për ekonominë e planetit, dhe mbi të gjitha, rrisin sigurinë për parandalimin apo menaxhimin e suksesshëm të krizave. Nga një “klub” pothuajse verior siç ishte G8, tashmë G20 po bëhet një “tryezë e rrumbullakët” shumë më përfaqësuese në nivel global. Ekonomitë e vendeve anëtare të saj prodhojnë aktualisht rreth 85% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të botës. Në këtë mënyrë, shumë nga kontradiktat e vjetra të tipit “veri-jug” apo “vende të zhvilluara – vende në zhvillim” etj., duket se po eliminohen. Vendimmarrja për problemet globale duket se po bëhet edhe vetë plotësisht globale duke garantuar nivel të gjerë përfaqësimi e pjesëmarrjeje. Tashmë objektivi i saj është i qartë: “Zhvillimi dhe mbështetja e një rritje të qëndrueshme në botë, pa disekuilibra financiare dhe tregtare që ndikojnë në shpërthimin dhe përhapjen globale të krizave”.
    Megjithëse e projektuar për t’u mbledhur një herë në vit, takimi aktual i Pittsburgh-ut në SHBA është i treti brenda një viti. Në sytë e të gjithëve, G20 u shfaq menjëherë si një nga “instrumentet dhe mundësitë e arta që bota kishte në dispozicion për të përballuar krizën aktuale globale ekonomiko-financiare”. Dhe jo rastësisht amerikanët dhe Presidenti Obama duket se kanë zgjedhur Pittsburg-un, dikur kryeqytet industrial i hekurit dhe çelikut, simbol i zhvillimit që objektiv të vetëm kishte prodhimin dhe fitimin pa u shqetësuar për stabilitetin social dhe mjedisin, ndërsa sot qytet model i orientuar tërësisht drejt zhvillimit të qëndrueshëm, teknologjive të avancuara dhe soft-ekonomisë. Mesazhi është i qartë: atë që ka arritur Pittsburgu duhet ta synojmë të gjithë. Vendimet më të rëndësishme që u morën në këtë takim mund të përmblidhen në disa drejtime fondamentale që presupozohet se do të garantojnë stabilitetin e ekonomisë dhe financave botërore në vitet në vazhdim. Në këtë kuadër, në përgjigje të mjaft zërave që kërkonin “zvogëlimin apo edhe ndërprerjen e planeve speciale mbështetëse ekonomiko-financiare anti-krizë të lançuara në SHBA, BE dhe në shumë vende të tjera të botës, u ra dakord në unanimitet që “masat mbështetëse monetare dhe buxhetore të aplikuara deri tani duhet të vazhdojnë në mënyrë që të mos cenohet ringritja ekonomike”. Me gjithë optimizmin e moderuar të FMN-së, OCDE-së, Bankës Qendrore Europiane, Federal Reserve, etj., për fillimin e daljes së ekonomisë botërore nga kriza dhe shfaqjen e mjaft shenjave inkurajuese drejt stabilitetit dhe rritjes, përsëri, përsëri, drejtuesit kryesorë të vendeve të G20 preferuan të tregohen të kujdesshëm dhe të rekomandojnë vazhdimin edhe për disa muaj të tjerë të këtyre paketave mbështetëse financiare, monetare e lehtësirave të ndryshme fiskale. Në këtë mënyrë të gjithë mund të jenë të sigurt se kriza do eliminohet dhe ekonomia botërore, për pasojë dhe ekonomitë e vendeve të veçanta do fillojnë një cikël të ri rritjeje e zhvillimi të stabilizuar. Përveç vendeve të G20, kjo thirrje apo rekomandim ju bëhet të gjitha qeverive të vendeve të tjera të botës që të mos përfshihen nga euforia se “kriza mbaroi”, se tashmë “nuk ka më nevojë të vazhdojmë me plane speciale antikrizë”, apo se “meqenëse vendet e zhvilluara po dalin nga kriza, efektet pozitive të kësaj dukurie do transmetohen menjëherë edhe tek ekonomitë e vendeve të vogla, të varfra apo ato në zhvillim”. Përveç ndikimeve direkte të evidentuara në shumë ekonomi të vendeve të botës si pasojë e krizës globale, ekspertët e G20 rekomandojnë edhe realizimin e një “skaneri” kombëtar apo rajonal për të evidentuar ato efekte që kanë ardhur si pasojë e defekteve strukturore, shkallës së integrimit me tregun global, nivelit të ulët të konkurrueshmërisë dhe përfshirjes akoma simbolike të shumë vendeve në ekonominë e dijes dhe adoptimin e inovacioneve. Për një gjë duket se të gjithë janë të sigurt: ekonomia e periudhës post-krizë, pra ekonomia e vitit 2010 e përtej nuk do jetë ajo që po lemë pas. Globalizimi po e shton presionin e kompetivitetit dhe tashmë koha e “avantazheve krahasuese” të Ricardos duket se ka kaluar plotësisht në favor të kohës së “avantazheve konkurruese” që krijohen me politika ekonomike-financiare e sociale të miradresuara. Në këtë këndvështrim, Shqipëria ka një rrugë të gjatë e të vështirë përpara, aq më tepër që përtej disa arritje pozitive të vlerësueshme në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit dhe legjislacionit, kemi akoma shumë për të bërë në drejtim të rritjes së kompetivitetit të produkteve tona, në drejtim të futjes së teknologjive të reja dhe inovacioneve, në drejtim të sofistikimit të biznesit apo çështjeve të kërkim-zhvillimit në të gjitha nivelet. Vendimi i dytë tepër i rëndësishëm dhe ndoshta nga më fondamentalët të marrë në këtë “klimë hapjeje dhe partneriteti global” është dhe ai i rritjes së influencës së vendeve me ekonomi emergjente në vendimmarrjen dhe strategjitë e FMN-së. Pesë për qind e “peshës” së këtij institucioni do të ndryshojë duar duke iu kaluar pikërisht vendeve si Kina, India, Brazili, etj. E gjithë kjo përkthehet si një ndryshim apo ekuilibrim i të drejtës së votës apo peshës së saj në vendimmarrjen e FMN, konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt një barazie më të madhe ndërmjet vendeve të “Veriut” me ato të “Jugut”, etj. Riekuilibrimi i të drejtës së votës në gjirin e FMN-së u gjykua si mjaft vendimtar për të rivendosur besimin e mjaft vendeve të botës, sidomos ato me peshë të rëndësishme ekonomike e financiare në ekonominë botërore, tek institucioni më prestigjioz i botës, i cili ka si mision survejimin e koordinimit makroekonomik të të gjithë vendeve të planetit, tashmë duke patur si ortak edhe G20. Ky vendim është i rëndësishëm edhe për faktin se eliminon të famshmen “auto-sigurim”, që shumë nga vendet emergjente filluan të praktikonin mbas krizës aziatike të vitit 1998, si pasojë e vlerësimit të tyre negativ për mënyrën se si i merrte vendimet FMN-ja, duke e akuzuar atë se “impononte receta perëndimore”. Në këtë mënyrë, eliminohet apo të paktën reduktohet efekti negativ i “auto-sigurimit” në destabilizimin e tregtisë botërore dhe nivelin e zhdrejtë të kompetivitetit ndërmjet vendeve të zhvilluara perëndimore dhe atyre me ekonomi emergjente.
    Së fundi, një masë tjetër e rëndësishme e aprovuar është dhe vendosja e një kuadri rregullash që kanë të bëjnë me “fiksimin e bonuseve për menaxherët e tregut financiar” të quajtur ndryshe dhe si “golden boys”. Natyrisht që nuk mund të vendosej një kufi i caktuar individual për çdo “traders”, por ajo që vlerësohet si themelore janë disa parime të rëndësishme të fiksuara nga ana e Këshillit të Stabilitetit Financiar, institucioni më i ri i ngarkuar me sigurimin e supervizionit financiar botëror në lidhje me këtë çështje. Me gjithë divergjencat e dukshme ndërmjet amerikanëve dhe europianëve për këtë çështje, G20 arriti të fiksonte “një linjë të kuqe” limitimi të këtyre bonuseve marramendëse të deritashme. Në lidhje me “parajsat fiskale” të trajtuara gjerësisht dhe në samitin e parafundit të G20 në Londër, në prill të këtij viti, u ra dakord që të vendosen sanksione të forta për të gjithë ato vende që nuk garantojnë transparencë maksimale për origjinën dhe menaxhimin e shumë fondeve e investimeve.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Kapitalizmi ka per te vdekur. Merr Ameriken qe eshte ne borxh tek nje shtet komunist.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    Kapitalizmi ka per te vdekur. Merr Ameriken qe eshte ne borxh tek nje shtet komunist.
    -------------------
    tvsh,
    Besoj se ndaj kurreshtjen e shume anetareve te ketij Forumi per kete konstatim tendin.
    Kete ,qe kapitalizmi ka per te vdekur, e kam shume te njohur qe disa dekada...jam ne pritje...
    Mua me intereson dicka tjeter,sincerisht te pyes ;cili eshte ai shtet komunist ?

    Nese ke menduar per Kinen,me sa e percjelli gjendjen atje (permes mediave),une nuk shoh dicka "komuniste" ne kete vend.
    Une shoh nje forme shume primitive te kapitalizmit shtetror,ku mugojne lirite elementare sindikale,liria e shprehjes dhe e mendimit,dhuna ndaj tibetianeve dhe ujgurve (qe nuk te beje fare me komunizem ,por me logjike perandorake kineze) dhe nje stershtet tipik neokolonialist qe gllabron cka te gjeje perpara.
    Ekzemplaret me te shemtuar te kapitalizmit imerialist ne Afrike,Azi dhe Ameriken latine,(ku operojne kryesisht kompanite e medha kineze),e ke atje me tere koloritin e mundeshem, qe as Carls Dikensi nuk do te arrinte t`a pershkruaj....
    Me nje fjale,ekpsloatim,mizerje dhe denigrim total i njeriut e natyres....
    Ky eshte "komunizmi " kinez..

  5. #5
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    -------------------
    tvsh,
    Besoj se ndaj kurreshtjen e shume anetareve te ketij Forumi per kete konstatim tendin.
    Kete ,qe kapitalizmi ka per te vdekur, e kam shume te njohur qe disa dekada...jam ne pritje...
    Mua me intereson dicka tjeter,sincerisht te pyes ;cili eshte ai shtet komunist ?

    Nese ke menduar per Kinen,me sa e percjelli gjendjen atje (permes mediave),une nuk shoh dicka "komuniste" ne kete vend.
    Une shoh nje forme shume primitive te kapitalizmit shtetror,ku mugojne lirite elementare sindikale,liria e shprehjes dhe e mendimit,dhuna ndaj tibetianeve dhe ujgurve (qe nuk te beje fare me komunizem ,por me logjike perandorake kineze) dhe nje stershtet tipik neokolonialist qe gllabron cka te gjeje perpara.
    Ekzemplaret me te shemtuar te kapitalizmit imerialist ne Afrike,Azi dhe Ameriken latine,(ku operojne kryesisht kompanite e medha kineze),e ke atje me tere koloritin e mundeshem, qe as Carls Dikensi nuk do te arrinte t`a pershkruaj....
    Me nje fjale,ekpsloatim,mizerje dhe denigrim total i njeriut e natyres....
    Ky eshte "komunizmi " kinez..
    Dikur kishte nje emer per te gjitha keto.....FASHIZEM! Sot ky term u rezervohet atyre qe flasin ne per "laisser faire" kapitalizem ne ekonomi dhe te drejta individuale ne politike.....Bota eshte kthyer seprapthi!
    "Who is John Galt?"

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    Kapitalizmi ka per te vdekur. Merr Ameriken qe eshte ne borxh tek nje shtet komunist.
    Kapitalizem eshte edhe komunizmi, edhe ne komunizem pakica perfiton, ajo udheheq dhe ka te gjitha privilegjet qe njerezit tjere nuk i kane. Komunizmi eshte si ide e mire, por eshte utopi. Kina eshte shtet komunisto-kapitalist. Rritja ekonomike vjen per shkak te shkuarjes se kapitalit perendimor (kryesisht) ne ate shtet. Borxhi kthehet, veq 1 muaj mos me shpenzu amerikanet para per kafshe shtepiake.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Rruget e tejkalimit te krizes dihen , POR,,,,,,,,,,,,,,,,,, dikushi nuk don ti shohe apo nuk i pelqen


    Falimentimi i te dobtit dhe te paaftit , kjo asht rruga e vetme e daljes nga kriza (dhe jo mbeshtetja financiare e tyne)

  8. #8
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    Kapitalizmi ka per te vdekur. Merr Ameriken qe eshte ne borxh tek nje shtet komunist.
    Ai asht mendim naiv. Egzistenca e kapitalizmit ushqehet prej instiktit te konsumizmit. Deri sa te bajn hije rraca e njirit mbi faqe te ksaj toke ka per te pas edhe konsumizem... dor per dor me kapitalizem.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga GANGO of SG Lexo Postimin
    Ai asht mendim naiv. Egzistenca e kapitalizmit ushqehet prej instiktit te konsumizmit. Deri sa te bajn hije rraca e njirit mbi faqe te ksaj toke ka per te pas edhe konsumizem... dor per dor me kapitalizem.
    Pajtohem.

    Pervec kesaj, kush tha qe Amerika eshte kapitaliste? Amerika eshte socialiste, vecse nuk e dine dhe aq me shume nuk deshirojne ta dine perqasjen me nje terminologji te tille famekeqe.

    PS. Terminologjia dhe koncepti nuk kane te perbashketa pothuaj fare.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    -------------------
    tvsh,
    Besoj se ndaj kurreshtjen e shume anetareve te ketij Forumi per kete konstatim tendin.
    Kete ,qe kapitalizmi ka per te vdekur, e kam shume te njohur qe disa dekada...jam ne pritje...
    Mua me intereson dicka tjeter,sincerisht te pyes ;cili eshte ai shtet komunist ?

    Nese ke menduar per Kinen,me sa e percjelli gjendjen atje (permes mediave),une nuk shoh dicka "komuniste" ne kete vend.
    Une shoh nje forme shume primitive te kapitalizmit shtetror,ku mugojne lirite elementare sindikale,liria e shprehjes dhe e mendimit,dhuna ndaj tibetianeve dhe ujgurve (qe nuk te beje fare me komunizem ,por me logjike perandorake kineze) dhe nje stershtet tipik neokolonialist qe gllabron cka te gjeje perpara.
    Ekzemplaret me te shemtuar te kapitalizmit imerialist ne Afrike,Azi dhe Ameriken latine,(ku operojne kryesisht kompanite e medha kineze),e ke atje me tere koloritin e mundeshem, qe as Carls Dikensi nuk do te arrinte t`a pershkruaj....
    Me nje fjale,ekpsloatim,mizerje dhe denigrim total i njeriut e natyres....
    Ky eshte "komunizmi " kinez..
    komunizmi kinez u felliq nga kapitalizmi amerikan. shikoje si eshte sot, mizerie si thua ti. kjo ishte arsyeja enver hoxha u largua nga kina. prape kapitalizmi eshte ne triliona dollare ne borxh tek kina.

    e kush ishin iniciatoret qe sollen kete menxyre ne kine? e thote alan greenspan tek "age of turbulence" iniciatori dhe nder projektuesit e "kapitalizmit" kinez eshte ten stia opin. kete ka shkruar edhe enver hoxha tek libri "revizionistet kineze" se ten stia opin do i beje gropen kines tani qe po afrohen me ameriken.

    ka mijera, miliona ne fakt komuniste te ndershem kineze qe te kthejne me sukses komunizmin puro ne kine. une kam besim te plote tek keta komuniste.

  11. #11
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    komunizmi kinez u felliq nga kapitalizmi amerikan. shikoje si eshte sot, mizerie si thua ti. kjo ishte arsyeja enver hoxha u largua nga kina. prape kapitalizmi eshte ne triliona dollare ne borxh tek kina.
    .
    e si do behet me gjithe keto para mendon ti tvsh ?

    ma merr mendja qe do ja fali Kina

    ndonje kontrat ka midis ketyre dy vendeve ? nese jo po dhe sikur po te kete forget it ... sbesoj se ka per ti marr ndonjehere .. jan leke avulli ato pa vlere reale

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    e si do behet me gjithe keto para mendon ti tvsh ?

    ma merr mendja qe do ja fali Kina

    ndonje kontrat ka midis ketyre dy vendeve ? nese jo po dhe sikur po te kete forget it ... sbesoj se ka per ti marr ndonjehere .. jan leke avulli ato pa vlere reale
    Enii ekonomia e kines e disa vendeve te tjera jane ekonomi eksporti. kines i duhet nje partner konsumator te madh te gelltidhe se eksportin e saj te madh.

    nuk prishet asnje kontrate. paraja ne vendet perendimore eshte fiat money, pritet kur ti doje qejfi politikes. kina ka nevoje per ate para te ushqeje nje miliard njerez.

    kjo krize(financiare,commodity etc.) qe filloi ne 2007 ne vendet kapitaliste u be enkas per te minuar rritjen e kines sepse kina po ecte hapa te medha e me vone sdo ja kishte nevojen atyre.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Kriza qe filloi ne VENDET KAPITALISTE!!!!!!!!!!!!! hahahaa, kush jan vendet jokapitaliste pa krize ekonomike qe te shkojme te jetojme atje , ore komunist 100%

    Kina jo vetem qe nuk po SABOTOHET ekonomikisht nga USA , por po FAVORIZOHET maksimalisht duke shkelur te gjitha rregullat e tregut te lire

    Kina VJEDH dhe KOPJON firmat Europiane pa iu futur asnje gjemb ne kambe, mallrat e saj futen ne te gjitha kontinentet PA DOGANA me ndihmen(nderhyrjen) e drejtperdrejt te shtetit Amerikan, USA i jep Kines haptasi teknologji berthamore, "rozemberget" sot ne USA nuk cohen ne karrike elektrike por drejtojne CIA dhe shtetin Amerikan

    Propaganda ekonomike-politike Amerikane po na can ****** cdo dite per gjoja zhvillimin e madh te Kines dhe Indise dhe se bota e ardhme i takon ketyre fuqive e popujve te kategorise dyte e trete

    Kriza ekonomike asht rezultat i fuqizimit te Euros ne krahasim me dollarin dhe i anashkalimit te ligjit universal te dominimit arjan

  14. #14
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Kriza qe filloi ne VENDET KAPITALISTE!!!!!!!!!!!!! hahahaa, kush jan vendet jokapitaliste pa krize ekonomike qe te shkojme te jetojme atje , ore komunist 100%

    Kina jo vetem qe nuk po SABOTOHET ekonomikisht nga USA , por po FAVORIZOHET maksimalisht duke shkelur te gjitha rregullat e tregut te lire

    Kina VJEDH dhe KOPJON firmat Europiane pa iu futur asnje gjemb ne kambe, mallrat e saj futen ne te gjitha kontinentet PA DOGANA me ndihmen(nderhyrjen) e drejtperdrejt te shtetit Amerikan, USA i jep Kines haptasi teknologji berthamore, "rozemberget" sot ne USA nuk cohen ne karrike elektrike por drejtojne CIA dhe shtetin Amerikan

    Propaganda ekonomike-politike Amerikane po na can ****** cdo dite per gjoja zhvillimin e madh te Kines dhe Indise dhe se bota e ardhme i takon ketyre fuqive e popujve te kategorise dyte e trete

    Kriza ekonomike asht rezultat i fuqizimit te Euros ne krahasim me dollarin dhe i anashkalimit te ligjit universal te dominimit arjan
    Postimi me i sakte. Ke maksimumin e pikeve.
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Fituesi i vërtetë i recesionit

    FAREED ZAKARIA

    19/10/2009

    Një vit më parë, qeveritë kryesore të botës shpëtuan ekonominë globale. Mbani mend tetorin 2008: Lehman Brothers ishte zhdukur fare, AIG ishte duke u lëkundur, çdo bankë ishte duke u bërë dëshmitare e kolapsit të bilanceve të veta. Në të gjithë botën, kreditë ishin ngrirë dhe tregtia ishte duke u ndalur. Më pas erdhi një seri lëvizjesh që filluan në Uashington, shpëtime të bankave, paketa fiskale shpëtimi, stimuj fiskalë dhe mbi të gjitha, lirim të politikave monetare. Nuk është një ekzagjerim të thuash se këto masa parandaluan depresionin. Por kriza megjithatë ka shkaktuar një ngadalësim të përgjithshëm, i cili ka pasur ndikimin e vet në çdo vend të botës.

    Surpriza e madhe e vitit 2009 ka qenë shërimi dhe rimëkëmbja e tregjeve të mëdhenj në zhvillim, India, Kina, Indonezia, ekonomitë e të cilëve kanë qëndruar vibrante. Por, një shtet jo vetëm që ka mbijetuar, por ai edhe ka lulëzuar: Kina. Ekonomia kineze do të rritet me 8.5 për qind këtë vit, eksportet janë ringjitur sërish aty ky ishin në fillim të vitit 2008, rezervat e valutës së huaj kanë mbërritur në një ikë kulmore, më e larta e të gjithë kohërave 2.3 trilionë dollarë, dhe paketa stimuluese e Pekinit ka balancuar fazën tjetër të madhe të ndërtimit të infrastrukturës në vend. Një pjesë e mirë e gjithë kësaj ka ardhur për shkak të politikave qeveritare shumë efektive. Charles Kaye, drejtor i përgjithshëm i kompanisë, Warburg Pincus, ka jetuar për vite të tërë në Hong Kong. Pas udhëtimit të fundit në Kinë disa muaj më parë, ai erdhi dhe më tha: “Të gjithë qeveritë kanë reaguar ndaj krizës me strategji mbrojtëse, duke u përpjekur të mbrojnë pikat e tyre të dobëta. Kina e ka shfrytëzuar për të ecur përpara ë mënyrë agresive”. Është e drejtë të themi se fituesi i krizës ekonomike globale është Pekini.

    Pothuajse çdo shtet në botën perëndimore hyri në këtë krizë i keqpërgatitur. Qeveritë po shpenzonin shumë para dhe kishin deficite buxhetorë shumë të mëdhenj, kështu që në një moment kur atyre iu desh të shpenzonin shumë për të stabilizuar ekonominë, deficitet u bënë stratosferikë. Tre vjet më parë, shteteve evropiane iu kërkua që të kenë një deficit buxhetor më pak se 3 për qind të GDP-së, për të qenë të kualifikuar për anëtarësim në BE. Vitin tjetër, shumë prej tyre do të kenë deficite buxhetorë prej 8 për qind të GDP-së. Deficiti i SHBA-së do të jetë më i lartë, në përqindje, se çdo kohë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Kina hyri në këtë periudhë krize në një pozicion krejt të ndryshëm. Ajo kishte një tepricë buxhetore dhe kish nisur rritjen e normave të interesit me qëllim që të ngadalësonte disi rritjen e tepruar. Bankat po notonin në sasi të mëdha shpenzimesh konsumatore dhe kredish të tepërta. Kështu që kur goditi kriza, qeveria kineze mund të vepronte me politika që mësohen në libra shkolle me synimin për të rinisur rritjen. Ajo mund të ulte normat e interesit, të rriste shpenzimet qeveritare, të lironte disi kredidhënien dhe të inkurajonte konsumatorët që të fillonin të shpenzonin. Pasi kish qenë goxha i disiplinuar gjatë viteve të bollëkut, tani Pekini mundej që të lironte disi “litarët” në vite ngushtimi.

    Dhe hidhini një sy natyrës së paketës stimuluese të Kinës. Shumica e shpenzimeve qeveritare të SHBA-së është e drejtuar nga konsumi, në formën e subvencioneve, pagave, sigurimeve shëndetësore etj. Pjesa më e madhe e paketës stimuluese në Kinë po shkon drejt investimeve për rritje ekonomike në të ardhmen: infrastrukturë dhe teknologji të reja. Pasi ndërtoi infrastrukturë të shekullit 21 për qytetet e saj të nivelit të parë gjatë dekadës së kaluar, Pekini do të ndërtojë tashmë infrastrukturë të ngjashme edhe për të tjerët.

    Kina do të shpenzojë 200 miliardë dollarë për hekurudha në dy vitet e ardhshëm, pjesa më e madhe për hekurudha të shpejtësisë së lartë. Linja Pekin-Shangai do të shkurtojë kohën e udhëtimit mes këtyre dy qyteteve nga 10 në katër orë. Shtetet e Bashkuara, në të kundërt, kanë projektuar më pak se 20 miliardë, që do të shpërndahen në dhjetëra projekte, gjë që praktikisht garanton dështimin e tyre. Sigurisht, nuk është thjeshtë hekurudha. Kina do të shtojë 44 mijë milje rrugë të reja dhe 100 aeroporte të rinj në dekadën e ardhshme. Dhe pastaj është lundrimi, ku Kina është shndërruar në liderin global. Dy nga portet më të mëdhenj të botës janë Shangai dhe Hong Kongu.

    Kina është gjithashtu e vetëdijshme për varësinë e saj nga nafta e importuar dhe është duke vepruar me mënyra shumë largpamëse. Ajo shpenzon tashmë më shumë për teknologji solare, të erës dhe baterive se sa Shtetet e Bashkuara. Studimet nga Banka e Investimeve lazard Freres tregojnë se nga 10 kompanitë më të mëdha në këto tre fushe, katër janë kineze dhe vetëm tre janë amerikane. Kina po bën gjithashtu investime masive në arsimin e lartë.

    “Në dekadën e fundit, ndërkohë që ekonomia e Kinës vazhdonte të rritej me ritme të paprecedentë, shumica e analistëve perëndimorë vazhdonin të diskutonin se kur do të niste rënia”, thotë Zachary Karabell, autor i një libri të ri shumë të mençur, Superfusion, që flet mbi ekonominë Sino-amerikane. “Tashmë për Kinën që po ecën përpara edhe në mesin e kësaj krize, gjithë sa mund të diskutojnë ata është, kur do të ndalet Kina? Duket sikur ata i shohin faktet, por nuk kuptojnë fare se çtë bëjnë me ta”. Përzierja e çuditshme kineze mes ndërhyrjes shtetërore, tregut, diktaturës dhe eficencës është shastisëse. Por është koha të pushojmë së shpresuari për dështimin e Kinës dhe të fillojmë të kuptojmë dhe adaptojnë suksesin e saj.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    fareed zakaria eshte gazetar inteligjent, sistemi bankar perendimor ne vecanti ai amerikane eshte gjithmone nje time-ticking bomb.

    paraja eshte gjaku i ekonomise dhe menyra si eshte organizuar sistemi bankar perendimor do te kemi prape nje financial meltdown tjeter por ne detaje te ndryshme nga cfare ishte vjet.

    kina ka bere gabim qe lidh recovery me stimulus sepse prape njerzit do kerkojne bailouts kur ata gabojne ne investimet e tyre.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •