Close
Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 691
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    Promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"

    Nė Shkodėr promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"

    Nė ceremoni dhe autori i librit, albanologu Schmitt
    Albanalogu dhe balkanologu i njohur Oliver Jens Schmitt, profesor i historisė sė Europės Juglindore nė Institutin e Historisė sė Europės Lindore tė Universitetit tė Vjenės, nė librin e tij voluminoz prej 670 faqesh "Arbėria Vendike1392-1479" ka sjellė fakte dhe tė dhėna tė reja mbi historinė e popullit shqiptar nė mesjetė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė qyteti i Shkodrės.

    Promovimi nė shqip i librit "Arbėria Venedike", pėrkthyer nga Ardian Klosi, ka sjellė nė Shkodėr autorin e kėtij libri, albanologun Schmitt, tė cilit i ėshtė dashur tė japė shumė autografe pėr intelektualėt e shumtė nga veriu i vendit, tė cilėt u mblodhėn me kėtė rast nė mjediset e teatrit "Migjeni" nė Shkodėr.

    Promovimi i kėtij libri, i cilėsuar si njė vepėr me rėndėsi tė veēantė pėr historinė e Shqipėrisė, u organizua nėn kujdesin e bashkisė sė Shkodrės dhe "Creative City". Nė kėtė aktivitet pėrveē intelektualėve dhe shkrimtarėve nga ky rajon ishin tė pranishėm dhe autoritete vendore.

    Studiuesi i njohur Wily Kamsi, pjesėtar i familjeve tė vjetra shkodrane, qė janė pjesė e kėtij libri, foli pėr vlerat qė disponon ky libėr pėr qytetin e Shkodrės dhe Shqipėrinė nė pėrgjithėsi. "Libri qė kemi nė dorė pėrbėn njė hap tė mėtejshėm pėrpara, pėr tė njohur mirė dhe mė mirė faqet mė heroike tė mesjetės sonė", tha studiuesi Kamsi, i cili pėrgėzoi nė emėr tė shkodranėve autorin e librit Schmitt dhe pėrkthyesin Ardian Klosi.

    Sipas tij ky libėr ėshtė pėr lexuesin shqiptar njė mjet studimi qė ka pėr t’i hapur horizonte tė reja pėr njė periudhė aq tė dendur me ngjarje. Duke e cilėsuar kėtė libėr si njė ngjarje me rėndėsi pėr historiografinė mesjetare shqiptare, Kamsi foli pėr bashkėpunimin e ngushtė qė ka pasur me autorin e librit.

    "Me botimin e kėtij libri autori Oliver Jens Schmitt ka vėnė themelet e qėndrueshme pėr historinė mesjetare tė vendit tonė, me tė gjitha hollėsitė e mundshme, me vėshtrimin e mprehtė pėr detajin dhe aftėsinė pėr tė ndėrtuar njė tablo tė madhe", tha mė tej studiuesi Kamsi. Ai shtoi se "kjo ėshtė historia e Venedikut nė Shqipėrinė, mė saktė nė Arbėrinė mesjetare, siē nuk jemi mėsuar ta lexojmė deri mė tani, Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallėzisė dhe lakmisė, nė tė vėrtetė e vetmja fuqi perėndimore ku mbėshtesnin shpresat vendasit".

    Ndėrsa Adrian Klosi tha se pėrkthimi dhe redaktimi i kėtij libri u bė i mundur falė ndihmės financiare tė Departamentit tė sė Drejtės sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale tė Fakultetit tė Drejtėsisė sė Universitetit tė Gjenevės.

    Pėrkthyesi Klosi falėnderoi Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr mbėshtetjen e dhėnė nė shtypshkrimin e kėtij libri.
    I emocionuar, por edhe i kėnaqur nga respekti dhe mikpritja e shkodranėve 33-vjeēari Schmitt e vlerėsoi librin e tij si tė rėndėsishėm, pasi "shpjegon jo vetėm luftėrat qė kanė ndodhur gjatė periudhės venedikase, por edhe ēėshtje fetare, ku qytetet shqiptare dhe sidomos Shkodra kanė qenė ndėr qendrat kryesore".

    "Shkodra ishte njė pjesė integrale e hapėsirės Mesdhetare, e hapėsirės Adriatike, nė marrėdhėnie shumė tė ngushta me Italinė, Dalmacinė, Kroacinė, ishte njė ndėr qytetet mė tė mėdhenj, mė tė rėndėsishėm tė Ballkanit", theksoi autori i librit me njė shqipe shumė tė qartė nė tė folur.

    Duke bėrė njė pėrshkrim tė shkurtėr tė librit tė tij, ku njė pjesė tė madhe e zė qyteti i Shkodrės dhe rajoni pėrreth, Schmitt, tha se "Arbėria Venedike ėshtė konceptuar nė fillim si dizertacion pranė profesorit tė njohur tė Mynihut, albanalogut Peter Barti, por dalėngadalė, libri mori pėrmasat e njė historie tė Arbėrisė mesjetare, edhe pse fokusi kryesor ėshtė mbi zotėrimet e Venedikut nė Arbėri mes viteve 1392 e 1479".

    "Njohja e thellė e Ballkanit dhe historisė sė tij, nė veēanti e Shqipėrisė, mė ka futur nė njė tjetėr hulumtim me pėrmasa tė mėdha pėr figurėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, i cili shpresoj se do ta shoh shumė shpejt dritėn e botimit", tha Schmitt.

    Oliver Jens Schmitt, ėshtė nė radhėn mė tė shquar tė albanalogėve e balkanologėve tė gjuhės gjermane si Hahn, Sufflay, Nopsca qė kanė arritur tė ndriēojnė historinė e vendit tonė.
    Nė prezantimin e kėtij libri me interes u ndoq dhe diskutimi i prefektit tė Shkodrės Maxhid Cungu, njė njohės i mirė i kėsaj fushe. Prefekti Cungu ka pėrcjellė falėnderimet e tij pėr autorin, tė cilin siē u shpreh e kishte njohur gjatė viteve tė fundit kur ai kishte marrė pjese ne punimet e librit nė fjalė.

    E Shtune 24 shkurt 2007 (Koha Jone)

  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Arbėria venedike lind dhe njė albanolog

    Elsa Demo
    22-02-2007 (shekulli)

    Shumė entusiazėm dje nė Bibliotekėn Kombėtare qė njė i ri zviceran po i jep historisė sė Arbėrisė Mesjetare njė vepėr qė do t'i kishte kushtuar njė jetė historiografisė sonė. Autori ėshtė albanologu 34-vjeēar Oliver Jens Schmitt dhe vepra e tij ėshtė "Arbėria Venedike (1392-1457)" e pėrkthyer nga Ardian Klosi. Nė praninė e elitės sė historianėve dhe ministrit tė Kulturės, studiuesi i kėsaj periudhe, Luan Malltezi, tha pa ngurim qė nė krye se kemi tė bėjmė me "njė nga njohėsit mė tė mirė tė historisė sė Shqipėrisė" dhe me njė vepėr "qė do tė jetė e qenėsishme nė historiografinė shqiptare". Tė njė mendjeje ishin edhe ata qė prezantuan veprėn e Schmitt-it. Pas kėsaj hyrjeje himnizuese me po aq entusiazėm ata argumentuan pse kjo vepėr voluminoze ka kėtė rėndėsi. Pėr nga burimet historike "Arbėria Venedike" e Schmitt-it ka kapėrcyer burimet "e gatshme" nga autorė tė tjerė tė huaj tė fillimit tė shekullit tė njėzetė, si Milan Shuflaj, qė janė marrė me kėtė pjesė tė historisė sonė, kapėrcim qė ai e ka bėrė nėpėrmjet burimeve nė arkivat e Vatikanit tė pashfrytėzuara deri mė sot. Rrezja e kėsaj vepre rrok, veē Shqipėrisė paraosmane, edhe njė histori tė Venedikut nė Shqipėri, duke dhėnė nė dinamikė, siē u shpreh historiani Ferid Duka "marrėdhėniet mes Shqipėrisė venedikase dhe jovenedikase, entitete qė vihen pėrballė njė tjetėr realiteti tė pushtimit osman".

    Autori, i pranishėm nė promovimin e librit dje, dhe sot nė teatrin "Migjeni" tė Shkodrės tha se ardhja e kėsaj vepre nė shqip ėshtė vetėm fillimi i njė bashkėpumi me historiografinė shqiptare dhe se shumė shpejt katėr historianė tė rinj nga Kosova dhe Shqipėria janė ftuar pėr njė pėrvojė tė shkurtėr nė vendin e tij.

    Nė tė njėjtėn sallė, po dje, u ekspozua pėr pak orė njė koleksion nga fondi i rrallė i Bibiliotekės Kombėtare, botime albanologjike, historike, grafika dhe harta qė ilustrojnė njė Arbėri venedike tė shekullit 15-18.

  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Albania Veneta

    Nga Ardian Klosi
    05-03-2007

    "Arbėria venedike 1392-1479", e botuar kohėt e fundit nė shqip (K&B, pėrkthyer nga Ardian Klosi), na njeh me punėn e jashtėzakonshme tė njė historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, aktualisht profesor pėr Historinė e Europės Juglindore pranė Universitetit tė Vjenės. Megjithė titullin disi modest, ky libėr, mė shumė sesa historia e sundimeve tė Venedikut nė Arbėri, ėshtė historia e mesjetės sė vonė tė viseve qė shkojnė nga skajet e Albania veneta pra Kotor e Tivar e deri nė Epir. Natyrisht e mbėshtetur nė traditėn e madhe tė Sufflayt, Jirecekut, Ippenit, Valentinit, nė monografitė mė tė mira tė studiuesve sllavė e shqiptarė pas vitit 1945, por edhe atyre frėngė ose gjermanė, vepra e Schmittit zbret nė Shqipėri si pėr tė korrigjuar tablotė e ideologjizuara-nacionaliste qė pėr kaq dhjetėvjeēarė mbizotėruan nė vendin tonė nė radhė tė parė saje teksteve akademike e shkollore. Ajo niset nga arkivat dhe burimet e botuara pėr tė ndėrtuar tablotė dhe nga kombinimi i mprehtė e asnjanės i fakteve pėr tė mbėrritur nė pėrfundime.
    Schmitt, i lindur nė Basel nė vitin 1973 veprėn e tij e ka shkruar praktikisht nė moshėn 26-27-vjeēare. E nisi si punim disertacioni pranė albanologut tė Mynihut Peter Bartl, epėrfundoi nė njė opus tė larmishėm prej 700 faqesh, ku preken tė gjitha aspektet shoqėrore dhe historike tė kohės. Botimi gjermanisht doli nė Mynih nė vitin 2001.
    Nė Vjenė Schmitt ka marrė pikėrisht katedrėn e ngritur rreth njė shekull mė parė nga Konstantin Jirecek. Zhvendosja e njėkohshme nė Vjenė e "Albanien-Bibliothek" tė krijuar ndėr dhjetėvjeēarė prej Bartlit, e bėn sėrish universitetin e Vjenės qendėr me rėndėsi pėr studimet balkanologjike e nė veēanti albanologjike.
    Aktualisht historiani ėshtė duke shkruar njė monografi pėr Gjergj Kastriotin – Skėnderbeun, tė cilėn mendon ta mbyllė kėtė vit.
    Gjatė qėndrimit tė tij javėn e kaluar nė Shqipėri, ku u paraqit "Arbėria venedike" nė Tiranė e nė Shkodėr, Oliver Jens Schmitt iu pėrgjigj pyetjeve tė mėposhtme.

    Sa kohė ju ėshtė dashur pėr "Arbėrinė Venedike"?

    E kam filluar punėn nė vjeshtė tė vitit 1997. Kam pėrfunduar sė shqyrtuari dokumentet e botuara aty nga fundi i vitit 1998. Nė gjysmėn e parė tė 1999-s punova nė arkivat dhe bibliotekat e Venecies. Ndėrsa libri ėshtė shkruar kryesisht nė periudhėn midis korrikut dhe dhjetorit 1999. Kėtyre iu shtuan edhe katėr muaj hulumtime nė Arkivin Shtetėror tė Venecies (shkurt - qershor 2000). Me material sė kėndejmi u plotėsua libri. Sė fundi mė mori njė kohė tė gjatė hartimi i indeksit. Nė vjeshtė tė vitit 2000 libri hyri nė shtyp. E pra gjithsej gati tre vjet punė.

    Kjo vepėr e ngjeshur dhe materiali i shumtė faktik qė pėrmbledh tė habit: si ka mundėsi tė krijojė njė vepėr tė tillė njė historian nė moshėn tuaj? Mund tė na zbuloni diēka nga mėnyra juaj e punės?


    Interesimi im pėr mesjetėn arbėre zė fill qysh nė kohėn kur isha nė gjimnaz dhe lexoja veprat e Milan von Sufflayt dhe Konstantin Jirecekut. E pra plani pėr tė punuar mbi kėtė temė ėshtė i vjetėr. Pata fat qė qysh nė semestrin e parė nė Universitetin e Vjenės munda tė ndjek pranė paraardhėsit tim Max Demeter Peyfuss, i njohur nė Shqipėri nėpėrmjet hulumtimeve tė tij pėr Voskopojėn, njė seminar pėr historinė e Shqipėrisė, pastaj tė mbledh edhe njohuritė e duhura nė paleografi dhe gjuhė (shqip, greqishte e re, serbisht). Rėndėsi pati edhe studimi i bizantinologjisė pranė Johannes Koderit, bashkautorit tė njė monografie tė madhe pėr Arbėrinė jugore nė mesjetė. Kėshtu qė kur fillova punėn nė vjeshtė 1997 nė Mynih, themelet ishin krijuar. Kėtu mė ndihmuan kushte tė shkėlqyera pune: Peter Bartl, mentori i doktoratės sime, mė hapi visaret e "Albanien-Bibliothek"; edhe Biblioteka Shtetėrore e Bavarisė mė vuri nė dispozicion vepra tė moēme e tė rralla. Vendimtar u bė qėndrimi im dhjetėmujor nė Venecie, ku Qendra gjermane e Studimeve Venedike mė ndihmoi bujarisht me njė bursė. Arrita tė gjej nė Arkivin Shtetėror dhe nė biblioteka material tė ri me rėndėsi. Shumė i rėndėsishėm qe pa dyshim edhe botimi i Statuteve tė Shkodrės nė bashkėpunim me Lucia Nadinin, Gherardo Ortallin dhe Pėllumb Xhufin.
    Veē kėsaj nuk shkelja nė truall tė virgjėr shkencor: krahas historianėve austro-hungarezė rreth vitit 1900, ishin para vitit 1945 sidomos shkencėtarė italianė e pas 1945-s nė radhė tė parė dijetarė shqiptarė qė dhanė kontribut tė madh nė kėtė fushė. Luan Malltezi kishte botuar mė 1988 njė monografi tė gjerė e tė rėndėsishme mbi qytetet arbėre nėn sundimin venedik. Tė tjerė dijetarė si Kasėm Biēoku, Pranvera Bogdani, Kristo Frashėri, Pėrparime Huta, Gjerak Karaiskaj, Aleksandėr Meksi, Selami Pulaha, Spiro Shkurti, Pėllumb Xhufi, Injac Zamputi – po rendit kėtu alfabetikisht vetėm ata, veprat e tė cilėve i kam pėrdorur nė punėn time – hetuan ēėshtje tė historisė sociale-kulturore. Krahas kėtyre historianė jugosllavė e europianėperėndimorė kanė hulumtuar sidomos arkivat e Dubrovnikut, pjesėrisht edhe ato tė Kotorit. Bazėn e vėrtetė tė librit e pėrbėjnė Acta Albaniae Veneta, botuar nga ati jezuit Giuseppe Valentini. Kėto 25 vėllime i kam pėrpunuar sistematikisht, duke hapur qysh nė krye njė bazė tė dhėnash pėr tė klasifikuar sipas temave mijėrat e dokumenteve e dėshmive. Kjo bazė mė mundėsoi mė pas vlerėsimin efikas tė materialit. Por megjithatė vendimtar ishte pasioni pėr temėn, i cili nuk mė ka lėshuar pėr vite tė tėra. Libri i parė i njė historiani ėshtė gjithmonė diēka e veēantė – kėtė e kuptova kur fillova tė punoj pėr librin e dytė, i cili merret me Stambollin dhe Izmirin nė shekullin 19.

    Pas kėtij libri "ėshtė thėnė gjithēka" pėr mesjetėn e vonė arbėre nė pėrgjithėsi dhe sundimin venedik nė Arbėri nė veēanti?


    Asnjė libėr nuk mund ta thotė tė vėrtetėn e fundit, pasi ngritja dhe interpretimi i ēėshtjeve janė gjithmonė shprehje e njė tradite tė caktuar shkencore dhe meditimeve vetjake tė historianit. Vlerėsimi i sundimit venedik, pėr shembull, mund tė bėhet nga perspektiva tė ndryshme, si sundim i huaj, sikurse ndodhte nė kohėn e Enver Hoxhės, ose si vazhdim i njė orientimi mesdhetar tė ultėsirės bregdetare arbėre. Veē kėsaj njė libėr i vetėm nuk mund t'i mbulojė tė gjitha aspektet nė detaje; njė monografi nuk mund dhe nuk duhet tė ketė karakter enciklopedik.
    Kėtyre vjen e u shtohet edhe ēėshtja e materialit tė ri: vepra e Valentinit mbyllet me vitin 1463; disa burime pėr periudhėn deri mė 1470 i kam botuar vetė, megjithatė mungon njė botim sistematik i dokumenteve venedike deri nė lėshimin e Shkodrės mė 1479. Duhet mbledhur e botuar gjithashtu sistematikisht materiali arkivor nga Dubrovniku dhe Kotori. Por edhe arkiva tė tjera qė janė me rėndėsi pėr historinė e Shqipėrisė duhet tė pėrpunohen mė thellė: kėshtu p.sh. kam gjetur nė Zadar nė shtator 2006 disa dokumente tė Gjergj Strazimiroviq Balshės nga fundi i shekullit 14.
    Kurse arkivat e mėdha italiane (Venecie, Milano, Mantova, Vatikan) janė hulumtuar mė mirė, sė paku pjesėt mė tė lehta pėr t'u studiuar tė fondit bazė arkivor. E prapė, nė Venecie ka ende regjistra noterėsh, fonde trashėgimish, testamente nė sasi tė mėdha, tė cilat thuajse janė tė painventarizuara. Kėshtu qė ėshtė i pamundur njė kėrkim i shpejtė, gjetjet varen nga rastėsia dhe durimi. Me fjalė tė tjera: kėtu do duhej tė punonin historianė shumė tė kualifikuar pėr tė paktėn tre a katėr vjet, qė tė gjenin material tė ri. Pa dyshim qė do t'ia vlente, vetėm se ėshtė shumė e kushtueshme. Megjithatė, sa pėr tė dhėnė njė shembull: njė rastėsi e tillė mė ndihmoi tė gjej njė dokument qė tregon se Skėnderbeu kishte njė shtėpi tė vetėn nė ishullin kroat Hvar.
    Duhen shqyrtuar edhe arkivat e famullive nė komunat arbėreshe tė Italisė sė jugut si dhe gjithė arkivat shtetėrore tė bregdetit puljez: edhe kėtu ėshtė i pamundur kėrkimi i shpejtė; vetėm njė ekip hulumtuesish do mund tė gjente nė kėrkime afatgjata material tė ri dokumentar. Deri mė tani kjo nuk ėshtė bėrė, mbetet pra njė sfidė pėr tė ardhmen.
    Ėshtė shumė me rėndėsi arkeologjia mesjetare: studiues shqiptarė tė artit kanė bėrė kėrkime me vlerė sidomos pėr historinė e arkitekturės. Megjithatė vetėm gėrmimet sistematike – siē u filluan nė Lezhė – janė ato qė premtojnė zbulime lidhur me kulturėn materiale, bie fjala pėr mėnyrėn e banimit dhe jetesėn e pėrditshme. Kėtu pėr hulumtimet shqiptare hapen horizonte krejt tė reja, tė cilat do mund ta pasuronin nė thelb imazhin tonė tė ngritur kryesisht mbi burimet e shkruara.
    E pra nuk ėshtė folur fjala e fundit, pėrkundrazi, shpresojmė qė tė intensifikohet sėrish hulumtimi nė arkiva dhe nė terren, qė megjithė kushtet e vėshtira dhe kėrkesat e larta shkencore, t'u kthehen kėtyre temave edhe studiues tė rinj shqiptarė. Kėshtu pra, njė libėr i ri ėshtė nė rastin mė tė mirė ftesė pėr t'u marrė me pėrmbajtjen e tij nė mėnyrė kritike-shkencore, pastaj edhe pėr tė vijuar e pėrpunuar mė tej fillin e tij tematik.

    Kohėt e fundit janė botuar 2 a 3 monografi mbi Skėnderbeun dhe sė paku po kaq janė duke u hartuar. Mes tyre edhe punimi juaj. Ku pėrqendrohet vepra juaj? Ē'aspekte tė reja tė personalitetit dhe tė problematikės kėrkoni tė ndriēoni? Ka edhe kėtu, si pėr "Arbėrinė Venedike" burime dokumentare tė pazbuluara ose tė hulumtuara pak? Dhe, kur pritet tė dalė libri?

    Qė tė shkruash pėr Skėnderbeun do tė thotė tė hysh nė njė traditė shumė tė gjatė studimore. Kjo traditė gati-gati ia zė frymėn hulumtimeve tė reja. Pasi, po tė krahasosh punimet ekzistuese, do tė gjesh nė shumicėn e tyre njė tip strukture narrative: kjo ngrihet mbi mėnyrėn kronologjike, e ndėrprerė nga analizat e strukturave shtetėrore, simbolika e pushteteve dhe ndėrtimi i tablove.
    Ndėrsa libri im, tė cilin shpresoj ta pėrfundoj deri nė verė, mbėshtetet nė radhė tė parė mbi materialin burimor. Kjo do tė thotė se pėrpiqet t'i mėnjanojė krejt historitė interepretuese tė shekujve 19 e 20 dhe tė pėrqendrohet nė materialin bashkėkohės. Materialin e botuar e kam plotėsuar nėpėrmjet njė numri qėndrimesh nė arkivat e Milanos, Manovės, Modenės, Dubrovnikut dhe Zadarit, si dhe me punėn nė sektorin e dorėshkrimeve tė Bibliotekės Kombėtare austriake nė Vjenė.
    Megjithatė nė librin tim fjala nuk ėshtė vetėm pėr pėrpunimin e materialit tė ri. Ky libėr kėrkon, duke iu shmangur strukturave tė deritashme narrative, ta ndajė temėn e Skėnderbeut dhe mjedisit shoqėror tė tij sipas fushave problemore; kėshtu heton, sa pėr tė pėrmendur vetėm disa tema, ēėshtjen e shpurės pasuese tė tij, rėndėsinė qė kishte besnikėria dhe tradhtia, imazhin ideal tė prijėsit; ngre pyetjen, nėse dhe pėr sa kohė e ashtuquajtura "Besėlidhje e Lezhės" pėrbėnte vėrtet shtyllėn e pushtetit tė Skėnderbeut dhe ēfarė programi politik mund tė lexojmė nga burimet.
    Por libri ngre edhe ēėshtje tė historisė ekonomike, lidhur me transaksionet financiare tė Skėnderbeut, tregtinė e tij nė Adriatik, politikėn doganore, importin e teknologjisė luftarake; ngre pyetjen p.sh. se ē'rėndėsi kishin pėr shoqėrinė arbėre ndihmat nė tė holla tė Venedikut dhe tė papės. Njė shembull konkret: ē'vlerė kishte njė dukat nė male? Atje banorėt merreshin kryesisht me blegtori. Pėr Arbėrinė mungojnė tė dhėnat. Por pyetja mund tė marrė pėrgjigje nėpėrmjet krahasimit me kushte tė ngjashme shoqėrore nė Dalmaci, ku kemi mė shumė burime dokumentare: njė katund barinjsh, qė kishte 19 burra, merrte nė vitin 1442 nė Shibenik, njė qytet me rėndėsinė e Shkodrės, 19 dukate pėr prodhimin e djathit nė njė vit, e pra njė bari fitonte 1 dukat nė vit. Nė rast se Skėnderbeu merrte prej Venedikut njė pagė vjetore prej 1400 dukatesh, kjo pėr kushtet e Italisė, dmth. pėr njė ushtri mercenare italiane, ishte ndoshta pak, por nė Arbėri Skėnderbeu mund tė paguante me to pėr njė vit njė trupė tė vetėn prej 1400 burrash. Shpura e zakonshme e Skėnderbeut kishte rreth 1500 burra. Me fjalė tė tjera, vetėm paraqitja e pagesave nė kontekstin e tyre, bėn tė mundur ta interpretosh rėndėsinė e kėsaj mbėshtetjeje.
    Njė temė tjetėr e rėndėsishme ėshtė edhe analiza e Marin Barletit, i cili nė mjaft pika ėshtė shumė mė i besueshėm nga sa ėshtė menduar deri mė sot: Barleti mė njėrėn anė pėrdor modele rrėfimtare nga letėrsia antike, tė cilat ishin nė modė nė Italinė e Rilindjes sė shek. 15; mė anė tjetėr gjejmė tek ai shumė pėrfytyrime dhe mėnyra tregimtare pėr heronjtė idealė sikurse ndeshen nė epikėn nė vargje tė Epirit, ku jetonte nė shekullin 15 njė popullatė e pėrzierė greke, arbėre, sllave, vllehe dhe italiane. Kėto krahasime tė ndihmojnė tė kuptosh pėrse gėzonte Skėnderbeu nė Ballkan njė famė kaq tė madhe.
    Pyetje si kėto dhe tė tjera do tė krijojnė njė tablo e cila shmanget nga paraqitjet paraardhėse. Megjithatė edhe ky kėndvėshtrim tjetėr nuk i ndryshon ndonjė gjė madhėshtisė politike dhe njerėzore tė Skėnderbeut, i cili jo pa arsye pėr shekuj tė tėrė ishte nė Perėndim njeriu mė i njohur nga vendet e Europės Juglindore.

    Pak mendime pėr historianėt e sotėm shqiptarė. Po me tė rinjtė ē'ndodh? Ėshtė kapėrcyer vallė trauma e historiografisė sė ideologjizuar dhe nacionaliste?

    Nė Shqipėri studimet shkencore historike nė Universitet e Akademi kanė lindur vetėm pas vitit 1945 dhe pas kėsaj janė pėrqendruar fort pranė Akademisė. Kėtu Shqipėria nuk ėshtė shembull i vetėm, pasi edhe nė Maqedoni kushtet janė tė ngjashme. Aktualisht kushtet materiale pėr shkencėtarėt janė tė vėshtira. Sė bashku me Institutin e Historisė nė Tiranė dhe Akademinė e Shkencave dhe Arteve nė Kosovė, Komisioni ballkanik i Akademisė sė Austrisė dhe Instituti im universitar po planifikojnė njė proces tė ngjeshur dialogu dhe diskutimesh. Nė dhjetor 2006 u organizua nė Vjenė njė konferencė e parė pėrgatitore. Nė diskutim me institucionet e lartpėrmendura nė Tiranė dhe Prishtinė, albanologėt e huaj mė nė emėr si Nathalie Clayer, Peter Bartl, Noel Malcolm, Konrad Clewing, Bernd Fischer pėrmblodhėn gjendjen e studimeve mbi temat mė tė rėndėsishme tė historisė sė shqiptarėve. Pėrfundimet do tė botohen edhe nė shqip. Nė njė hap tė dytė historianėt shqiptarė do tė shprehin mendimet e tyre mbi pikėpamjet e kolegėve tė huaj. Rezultatet e kėtij dialogu do tė diskutohen me hollėsi nė njė kongres tė madh historianėsh, i cili do tė pėrgatitet nga tė gjitha institucionet e lartpėrmendura. Fjala kėtu ėshtė mė pak pėr hulumtime vetjake sesa pėr interpretimin dhe diskutimin e metodave tė reja. Kam kėnaqėsi qė si Instituti i Historisė nė Tiranė i pėrfaqėsuar nga prof. Dr. Marenglen Verli ashtu edhe ASHAK, e pėrfaqėsuar nga prof. dr. Rexhep Ismajli, po e mbėshtesin nė mėnyrė tė qėndrueshme kėtė proces.
    Sė fundi po kujtoj si njė nismė tė vogėl, qė Instituti im universitar jep bursa pėr studiues tė rinj nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia: mė 1 mars presim njė kolege dhe njė koleg nga Kosova si dhe njė historian tė ri nga Shqipėria. Ky ėshtė njė hap modest, njė ofertė pėr tė rinj qė dėshirojnė tė qėndrojnė pėr hulumtime jashtė shtetit.

    shekulli: http://shekulli.com.al/news/53/ARTIC...007-03-05.html

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Sa u bera gati ta postoja GL Branch. Mezi po pres ta lexoj kete librin. Kush e ka lexuar, te na sjelli pershtypjet.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Njė temė tjetėr e rėndėsishme ėshtė edhe analiza e Marin Barletit, i cili nė mjaft pika ėshtė shumė mė i besueshėm nga sa ėshtė menduar deri mė sot: Barleti mė njėrėn anė pėrdor modele rrėfimtare nga letėrsia antike, tė cilat ishin nė modė nė Italinė e Rilindjes sė shek. 15; mė anė tjetėr gjejmė tek ai shumė pėrfytyrime dhe mėnyra tregimtare pėr heronjtė idealė sikurse ndeshen nė epikėn nė vargje tė Epirit, ku jetonte nė shekullin 15 njė popullatė e pėrzierė greke, arbėre, sllave, vllehe dhe italiane. Kėto krahasime tė ndihmojnė tė kuptosh pėrse gėzonte Skėnderbeu nė Ballkan njė famė kaq tė madhe
    Shpresoj te kete burime dhe per kete pjesen ketu.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Skėnderbeu u kthye kundėr sulltanit pėr tė marrė hakun e babait
    "Atė ēka nuk mund ta siguronin pėrmes tregtisė, njerėzit e Skėnderbeut shpesh e merrnin me dhunė".
    E martė, 11 Nėntor 2008 10:37



    Nga Alma Mile

    Ai ėshtė sundues, kėrkon tė arrijė qėllimet e tij me ēdo kusht, edhe me dhunė, por ėshtė edhe shumė karizmatik. Tė thjeshtėt e duan, fisnikėria e ka halė nė sy. Njė kėmbyes fesh, nuk ėshtė edhe aq i besueshėm. Nga i krishterė u bė mysliman e mė tej sėrish i krishterė. I pabesueshėm dyfish. Diplomat dhe njohės shumė i mirė i disa gjuhėve tė huaja. Tė gjitha kėto dėshmohen nė librin mė tė fundit tė historianit Oliver Jens Schmitt, "Skėnderbeu". I ulur pėrballė historianėve shqiptarė tė Mesjetės, por edhe monumentit madhėshtor tė Skėnderbeut nė pavijonin e Mesjetės, nė Muzeun Historik Kombėtar, 36-vjeēari Schmitt, pėrmes pėrkthimit mjeshtėror tė Ardian Klosit, sjell njė kėndvėshtrim pėr kėtė figurė, tė pranuar nga historiografia evropiane, si njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kohės, bashkė me Huniadin dhe Drakulėn. Historiani thotė se nuk ėshtė qėllimi i tij tė ēmitizojė Skėnderbeun, por tė plotėsojė figurėn e tij me tė tjera dokumente tė pashfrytėzuara mė parė. Pėrmes njė materiali dokumentar, tė bollshėm, tė qėmtuar nė arkivat e Dubrovnikut, Milanos, Mantovės, Romės, Parisit, Barcelonės, etj., Schmitt na e paraqet Skėnderbeun, jo si njeriun qė bashkoi rreth vetes princėrit shqiptarė e luftoi kundėr turqve, por si udhėheqėsin, qė e kishte tė vėshtirė tė bėnte pakte paqėsore me fisnikėt e tjerė tė Arbrit. Dokumentet e paraqitura nė libėr dėshmojnė pėr mėrira dhe armiqėsira me familjet mė tė mėdha, duke nisur qė me Aranitėt, nga ku mori gruan e tij Donikėn, Muzakajt, Topiajt, Balshajt. Shumė i internoi, u mori tokat. Besueshmėria tek Skėnderbeu ishte shumė e brishtė. Shumė e tradhtuan, u bashkuan me turqit, ndėrsa kishte shumė tė pakėnaqur. Por ajo qė "trondit" mė shumė ėshtė teza e hedhur mbi kryengritjen e Skėnderbeut, arratinė e tij nga Danubi dhe kundėrvėnia ndaj turqve. Nė bazė tė njė dokumenti, Schmitt argumenton se nuk bėhet fjalė pėr "ēlirimin e mėmėdheut", por pėr hakmarrje personale. Kur figura e Skėnderbeut vazhdon tė glorifikohet, materialet qė ofron Schmitti, nuk mund tė mos ngjallin debate. Ende pa u lexuar libri, historianėt shqiptarė e dhanė mendimin e tyre pro dhe kundėr.


    Skėnderbeu sipas Oliver Jens Schmittit

    Hakmarrja
    "Mė 10 janar tė vitit 1454 dy diplomatėt milanezė Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnė zotėrisė sė tyre, dukės Francesco Sforza tė Milanos, pėr pritjen qė i kishte bėrė papa Nikollė V njė bajlozi tė Skėnderbeut. Kjo ndodhi pak mė shumė se gjysmė viti pas rėnies sė Kostandinopojės, kur krejt Italia ishte si nė ethe dhe fuqitė, qė si zakonisht veē grindeshin me njėra-tjetrėn tani po punonin pėr njė "ligė italiane", e cila u realizua me tė vėrtetė nė paqen e Lodit po atė vit. E pra nė kėto rrethana erdhi para papės i dėrguari i Skėnderbeut dhe njoftoi se "pėr arsye tė urrejtjes personale qė ai (Skėnderbeu) ushqen kundėr turkut, meqė ky Turk ka vrarė babanė e zotėrisė, ky zotėri (Skėnderbeu), ka vėnė tė vrasin njė vėlla tė Turkut (Mehmeti II)". Kėshtu zgjidhet edhe rebusi, shpjegohet mosbesimi i sulltanit, kryengritja e Skėnderbeut. Ivan Kastrioti pra, mė 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga njė vdekje e natyrshme, por ishte vrarė me urdhėr tė Muratit II. Si shkak mund tė hamendet qė urėtrazuesi i vjetėr do tė kishte pėrgatitur ndonjė rebelim tė ri, e me tė vėrtetė ai vazhdonte tė mbante lidhje tė ngushta me Venedikun, kishte kėrkuar gjithashtu tė drejtėn e qytetarisė venedikase, pėr tė bijtė Stanisha dhe Gjergj, kėtė qytetari e kishte kėrkuar edhe nė Raguzė. Me mėkėmbėsin venedikas tė Lezhės, Pasquale Gradenigo, ai pak para se tė vdiste kishte pasur marrėdhėnie tejet tė pėrzemėrta; venedikasit e quanin "njė mik tė shkėlqyer". Nga kėndvėshtrimi i osmanėve kjo pėrbėnte arsye tė mjaftė pėr ta hequr qafe kėtė njeri tė rrezikshėm njė herė e mirė. I biri, Iskėnderi, i cili nė sy tė osmanėve nuk ishte i ngatėrruar drejtpėrdrejt nė ndonjė pėrbetim, u largua menjėherė nga atdheu i tė parėve. Ėshtė e paqartė nėse Skėnderbeu e mori vesh vrasjen aty pėr aty, apo ndoshta mė pas. Por sidoqoftė sė shpejti do tė mendonte pėr hakmarrje. Po tė keni parasysh se e drejta zakonore e arbėrve gjallonte qysh nė mesjetė, ai s'kishte tjetėr rrugė pėrveēse tė ruante nderin e tij. I duhej tė merrte gjak nga ajo familje qė kishte derdhur gjak: kjo ishte dera e Osmanėve. Nė vend qė tė rrėmbehej nė ndonjė veprim tė pamenduar, Skėnderbeu luajti nė mjeshtėrinė e kamuflimit, e cila ishte mjaft e pėrhapur nė oborrin e Osmanėve, me tė krishterėt e shumtė qė ishin shtrėnguar tė ndėrronin fenė e tyre. Biografė tė mė vonė janė tė njė mendje nė pohimin e tyre, se ai ishte mjeshtėr pėr t'i fshehur mendimet e tij tė vėrteta. Kėshtu Iskėnderi i ashtuquajtur besnik shkoi nė Danub dhe priti me durim derisa tė vinte ēasti i volitshėm....

    Deri mė sot mbetej e panjohur pėr ē'arsye ishte vrarė nė mėnyrė kaq tė llahtarshme, sė bashku me fėmijėt e vet, biri i dashur i Muratit. Bajlozi i Skėnderbeut nė Romė ishte i vetmi njeri, qė ka folur ndonjėherė pėr kėtė gjė: Alaeddin Ali Ēelebiu kishte rėnė viktimė e njė pėrbetimi, ku fijet kryesore i luante Skėnderbeu. Por a mundej vallė njė mėkėmbės nė Nikopojė ta drejtonte i vetėm vrasjen e njė princi trashėgimtar, i cili pėr mė tepėr ndodhej nė Anatoli, ndėrkohė qė Kara Hidr Pasha pa dyshim ka vepruar pas njė urdhri nga oborri? Kjo ėshtė me pak gjasė e i dėrguari i Skėnderbeut u shpreh edhe qė zoti i tij kishte vėnė tė vrisnin vėllanė e padishahut, e pra komplotin nuk e kishte udhėhequr ai vetė. (fq 58-60)


    Taktikė lufte?
    "Atė ēka nuk mund ta siguronin pėrmes tregtisė, njerėzit e Skėnderbeut shpesh e merrnin me dhunė. Shumė prej tyre ishin malėsorė tė mėsuar me mungesat, por qė sipas zakonit tė vjetėr, zbrisnin poshtė nė fusha pėr tė furnizuar familjet e tyre me grabitje. Kėto doke u ruajtėn deri nė fillimet e shekullit 20. Kalorėsit e shpejtė nga malet i kishin qejf shpeditat grabitėse, ku mund tė vinin pėrpara bagėtinė e rrėmbyer. Grabitjet bėheshin kryesisht kundėr territoreve osmane, por edhe ato venedikase nuk u kursyen. Pak javė pas fillimit tė kryengritjes banorėt e Lezhės njoftonin se "njėfarė Jeorgius Castriot ka kryer shumė grabitje e vazhdon tė grabitė bagėtitė e tyre e tė marrė rob gratė dhe fėmijėt e tyre" (Acta Albaniae Veneta) (fq 159).

    Marrėdhėniet me fisnikėrinė
    "Ai mėtonte tė bėhej zot nė tė gjithė vendin", ankohej Joan Muzaki.
    Shkruante Joan Muzaki: "Ai zuri rob zotin Joan dhe zotin Gojka Balsha dhe i dėrgoi ata te mbreti ferronte Plaku nė Napoli, qė ky t'i mbante robėr, e pastaj ua mori sundimet qė ndodheshin midis Krujės dhe Lezhės, dua tė them tokėn e Misias"

    Muzakajt dhe Topiajt, Skėnderbeu i fyeu keqas, pasi e detyroi kreun e Topiajve, Muzakė Topinė, qė tė dėbojė gruan e tij tė parė, nga familja Muzaka, e nė vend tė saj tė martohet me Mamica Kastriotin. Pėr njė familje e cila, siē njofton Demetrio Franko (Dhimitėr Frėngu) e quan veten Karloviēi, "e cila nė sllavisht do tė thotė lavdiplotė, apo djemtė e Karlit, pasi e kishin prejardhjen nga dera mbretėrore frėnge", ky ishte njė turp i padėgjuar. Kronisti fisnik Musachi ankohej: "Ai nuk druhej as para Zotit, as para ndonjė gjėje tjetėr, as para djemve qė kishin ata". Pėr fisnikėrinė, Skėnderbeu kishte thyer rendin hyjnor, nderin dhe emrin e dyerve tė moēme. E drejta e vjetėr pėrballej me padrejtėsinė e kėtij homo novus tė dhunshėm. (fq 193)

    Tradhtia
    Mė 1457 bajli venedikas i Durrėsit njoftonte: "Atė e kanė lėnė tė gjithė komandantėt e vet, tė cilėt kanė kaluar te Turku". Nėntė vjet mė vonė "Skėnderbeu, kur mori lajmin e nisjes nė marshim tė armiqve, nuk u besonte mė komandantėve tė vet tė kėshtjellave, pasi e dinte se ata do t'i nėnshtroheshin tė nipit; ndaj dhe i shkarkoi, duke i zėvendėsuar me tė tjerė, tė cilėve ua mori pronat e gratė e fėmijėt i dėrgoi si pengje nė Kalabri. Mirėpo komandantėt e kėshtjellave, tė cilėve u ishin marrė kėshtjellat e tyre e siē thuhet pėr shkak tė frikės nga turqit, qė kishin mbėrritur nė vend, ishin arratisur, Turku, kur pa dėshtimin e vet, dha urdhėr t'i ekzekutonin. Nipin e Skėnderbeut, atė qė kishte treguar rrugėn dhe e kishte kėshilluar, ai urdhėroi ta shkonin nė hu...". Kjo letėr e Agostino Patrizi Piccolominit e vitit 1466 zbulon, se sa e dobėt ishte lidhja e besnikėrisė me Skėnderbeun, sidomos te fisnikėt, mbas mė shumė se dy dhjetėvjeēarėsh luftė. Vetėm marrja peng dhe shantazhet i siguronin ende besnikėri Kastriotit, edhe shpronėsimi qė u bėnte pronave tė rebelėve i shėrbente si shembull tmerrues. Ndėrsa nė familjen e vet ai nuk ishte nė gjendje tė mbante kėtė trysni. Pėrsėri iu desh tė shihte tradhtinė e njė burri nga rrethi mė i ngushtė. Tradhtarėt gjendeshin nė mjedisin mė tė afėrt tė Skėnderbeut. (fq 220-221)

    Fati i heroit
    Jeta e Skėnderbeut nuk ishte njė marshim triumfal, por njė luftė e vazhdueshme pėr mbijetesė, e mbushur me disfata, situata nė dukje pa rrugėdalje, por shpesh dhe me kthesa tė papritura tė fatit. Pa vullnetin e prijėsit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nėnshtruar herėt osmanėve. Mirėpo ishte pikėrisht vullneti i Kastriotit pėr fitore ai qė tek e fundit i tėrhoqi malėsorėt drejt rrėnimit. Sfidės sė padėgjuar tė ish-oficerit tė tyre dezertor sulltanėt i ishin pėrgjigjur me njė ashpėrsi tė panjohur mė parė. Kushtu, jeta dhe kryengritja e Skėnderbeut u bė dhe tragjedia e trevės sė tij tė prejardhjes, e cila si asnjė rajon tjetėr i Ballkanit u shkretua dhe u shpopullua nga osmanėt. Ėshtė gati emblematike vetmia e Skėnderbeut nė ditėt e tij tė fundit: hakmarrėsi i t'et, kundėrshtari i dy sulltanėve, atleti i krishtit, Aleksandri i Ri u ndodh vetėm mbi rrėnojat e veprės sė tij. /gazeta panorama/

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Ky autor i ri, 35 vjeēar, po shifet se tregon ketu edhe papjekurine e njė shkruesi permes pikpamjes se tij te errėt qe paska ekspozar ne kete liber.

    Asgjė te re ky autor nuk na meson, librin ende nuk e kam lexuar por sipas pershkrimit nga kjo gazetarja jone shifet se libri ka patur qellim te tregoje diēka te erret per shqiptarte, gjoja seGjergji paska maltretuar shqiptar, mirepo kete e kemi ditur edhe ne qe na intereson ky personalitet i yni, ka njerez qe kerkojne me vite e vite ende libra te pa njohur neper bibliotekat e botes mbare por edeh bibliotekat elektronike na mesojne edhe me teper se sa ky autori i ketij libri.

    http://renesancailire.blogspot.com/2...-le-livre.html
    http://renesancailire.blogspot.com/2...lalbanais.html

    http://renesancailire.blogspot.com/2...au-secour.html
    http://renesancailire.blogspot.com/2...es-sicles.html

    http://renesancailire.blogspot.com/2...beu-i-dyt.html
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #8
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Oliver Jens Schmitt,
    Ky farė homo, ka dalė me deklarat halucinante. Se Skenderbeu organizoi kryengritje qė tė hakmerrej kundėr Sulltanit pėr vrasjen e Gjonit. Dhe se Nuk paska ekzistuar shteti shqiptar nė atė kohė.

    Nuk sjell asgjė tė re, vetėm po na tregon qė ky njeri han bukė kot nė kėtė tokė.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga anthem Lexo Postimin
    Ky farė homo, ka dalė me deklarat halucinante. Se Skenderbeu organizoi kryengritje qė tė hakmerrej kundėr Sulltanit pėr vrasjen e Gjonit. Dhe se Nuk paska ekzistuar shteti shqiptar nė atė kohė.

    Nuk sjell asgjė tė re, vetėm po na tregon qė ky njeri han bukė kot nė kėtė tokė.
    Njeri i paguar, kushedi se nga kush ...

    E vertete eshte se gjergj Kastrioti sillej rrept ndaj kundershtarve te tij por jo si thot ky ēuni, ani me historian 35 vjeēar...

    Ne nje Opera te shekullit XVIII. francezi Motte, Skenderbeun e pershkruan shume interesante ku, gjoja se heroi shqiptar kishte rene ne dashuri me princeshen Atalidė dhe kur Skenderbeu ik e kthehet ne Shqiperi Atalida bene marrveshje me te vllaun nga babai, Mehmetin e dyte (qe ende nuk ishte sulltan) qe t'ia dorzonte Skenderbeun te gjalle pasiqe ajo kishte rene ne dashuri, keshtuqe gjoja te gjitha ato lufta qe i ben turqit ne shqipirei i paskan bere per hater te Atalides, bijes se sulltanit...mirepo kjo permbajtje eshte e imagjinuar andaj konsiderohet ndryshe....
    Ka gjera interesante qe sot mesojmi per Skenderbeun e qe nuk i kam ditur deri para pake kohe, ose ka mundesi ti kem harruar nga shkolla...si per shembull, kam menduar se Ballaban Pasha ishte nje turke mirepo nga shkrime ne gjuhe tjera mesova se ai ishte shqiptar dhe quhej Ballaban Badere, nga Dibra dhe se ishte kusherir i afert me teatin e Skenderbeut pra Gjon Kastriotit e jo ivan kastrioti si na e quajka ky autori i ri.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #10
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nė Europė ka shumė fantazi, e pėrziejnė romanin me historinė, me fantazi etj. Tė gjitha i fusin nė njė kazan. Ja psh Vlad Drakulla, na u bė dhampir, se kėshtu iu tek atij anglezit, edhe ka dasht me ba pare, e fymja ma e madhe pėr rumunėt osht me i thanė se Vladi ėshtė dhumpir. Kapitalizmi don prodhimtari, prodho e shit, qoftė edhe tė pėzjerė me qyrre.

  11. #11
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ja psh Vlad Drakulla, na u bė dhampir, se kėshtu iu tek atij anglezit, edhe ka dasht me ba pare, e fymja ma e madhe pėr rumunėt osht me i thanė se Vladi ėshtė dhumpir
    Se beri anglezi vampir por turku.Dihej qe Vladi ishte i pameshirshem me kundershtaret e vet.Kur i zinte rob i hidhte nga nje kulle 20 metershe poshte ku i prisnin hunj 1 metra.Ketu i doli edhe nami i keq.Turqit e vrane ne pabesi dhe me vone i krijuan edhe legjendat e famshme te Kont Drakules.

    Ky autor i ri, 35 vjeēar, po shifet se tregon ketu edhe papjekurine e njė shkruesi permes pikpamjes se tij te errėt qe paska ekspozar ne kete liber.
    Po shikoje moshen.Nuk eshte normale qe nje 35 vjecar te shkruaj per jeten dhe vepren e Gjergj Kastriotit.Historia nuk eshte artikull gazetash sic kujton ky Oliveri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 12-11-2008 mė 01:56

  12. #12
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Per ta vrare pak kete hije te zeze qe na solli ky bebushi Oliver qe kujton se shkruan histori.


    Poemė
    17 Janar 2008

    Kur nė motet e liga“ Europa dhe Azia,
    nga e njėjta kolerė“ gjėmojshin tuj lėngue…
    kurse tė Ilirisė“ tė ndritshmet epoka,
    nėpėr thellėsitė e tokės shkojshin tuj u mbulue.
    Ndėrsa qiellit, nxinte“ e errta“ shtėrngatė osmane,
    qė Kalatė“ Mesdheut po ja shėmbte ēdo ditė,
    njajo bishė e ēartun, qė bishtin e kish nė Turkmenistane…
    ndėrsa kryet, pėr nan Dhe…, nė Kostandinopol e kishte qitė…!



    Bash nė njat shekull kur bota dridhej friket,
    E mbretnitė e Europės“ e rrethojshin vedin me mure tė nalta,
    ndėrsa nėn tokė i hapshin Katakombet“ me e fsheh kryet,
    pse kthetrat osmane po shtriheshin aq tė gjata.

    Atėherė kur qiejtė e Mesdheut nxinin nėpėr shekuj,
    Prej zjarreve qė digjnin kombe e qytete
    Tuj u djeg nėn dhunė tė njasajė barbarie
    Qė deri foshnjat ua theri nanave ndėr djepe…!

    Bash nė najtė kohė tė fali ty Zoti,
    O i ma i madhi i tė gjitha kohnave !
    O Gjergji ma i mirė i gjithėsisė !
    O Yllė, qė nė ty e njohu vedin“ deri edhe bota,
    nė ēdo vlerė e Ligjė tė Zotit, qė rrėfente Udhėn e Lirisė !

    Nė ty e njohu vedin“ ēdo Trim e trimėneshė Arbėnore
    Nė ēdo virtyt njerzor, Bese e Burrėrie !

    O ti Fatos i kohrave qė nė kėmbe e ngrite
    Ēdo njeri shpres“humbur qė kėrkonte lirinė !
    Nė kėmbė e ngrite kombin drejt ringjalljes,
    duke ja rikthye nderin e lavdinė,
    siē gjyshat e patėn pasun nė kohėt Pellazgjike,
    e deri nė mbretnit e nalta, nė tempujt e Ilirisė,
    kohė nėpėr tė cilat“ erdhi e jotja kohė, ma e Arta,
    qė do tė ja ngrente nė qiell“ kombit, Krenarinė!

    O Trim, ti Kalorės i lirisė botnore…
    Qė hovet e kulēedrės antiplanetare…
    I ndalove“ me shpatėn tande nė krye tė trimave,
    Kur ti luftėn e mbajte tė ndezur me Arbėrorė,
    Atėherė kur ti nė ndihmė“ Europėn e thirre
    dhe mbretnive tė sajė trimnitė ua mėsove,
    kur u the se; „ lufta per lirinė nuk bėhet vetėm nė oborr…“!
    Por ndėr male tė larta, u the, ndėr fusha e vėnde Aleate…
    kur armiku ėshtė i madh e shkatrrimtarė,
    kur kėrkon tė shuajė gjuhė, kultura e kombe,
    u the; *…Qė tė gjithė duhet tė bashkohemi
    e botėn ta shpėtojmė nga ēdo sulm barbar…* !

    O Vigan, qė Ora e kombit“ ty tė lindi e tė rriti !
    O burrė, qė menēuria jote ndriti Dheun !
    E cila deri dhe armiqtė tu i habiti;
    sa kurrė nuk e mohuan dot vlersimin pėr ty,
    pėr ma tė madhin, ma tė fortin ushtarak qė kishin,
    tė birin e rrėmbyer, tė voglin e Gjonit tė Kastriotve,
    atė qė kurrė nuk e harroj Atdheun !
    Deri edhe ata nuk e mohuan kurrė emrin,
    qė vetė ty, si vlersim ta dhanė,
    ma tė famshmin luftėtarė tė kohrave,
    Legjendarin e botės, shėmbullin e trimėrive,
    Heroin e Arbėrisė, tė Europės mbarė,
    Gjergjin e Kastriotve, Skėnderbenė!

    O ti Atlet i shekujve, qė qiejve shkėlqen si njė Yllė i ri !
    O ti qė dhe botės ia ndriēove aq bukur lirinė…
    Sa deri dhe gjuhėt e kombeve, ti i bane me shkėlqye
    Kur gjuhės sė barbarve, nė malet e Ilirisė ia ndalove turrin…!

    O ti qė ēdo njeriu, ia mėson gjithmonė“ vlerat ma tė mira;
    Besnikėrinė ndaj Atdhuet, Burrėrinė, Trimėrinė !
    Ti i pavdekshėm je o dritė hyjnore e Atdheut,
    Qė nė kujtim tė kohrave shkon tuj flakėrue
    Nėpėr udhėt e qiejve tė tokėve tė Abėrisė,
    Gjithnjė nė krah me Zana e Kreshnikė, bashkė tuj i begatue
    Punėt e shekujve tė ardhėm, kah e mira pėr Atdheun
    Ecėn“ nė krahėt e Rinisė!

    marrur nga Zeri i larget

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    " Koincidence" e organizuar mire !!!Serbet e bejne Skenderbeun serb,greket e bejne grek ,ky autori shkund mbi figuren e tij deklarata-plehra te armiqve te tij ( sic ishte Piccolomini) !Rastesi ju duket kjo?
    Por te tilla pasazhe te karakterit te Skenderbeut nuk ka'' pare " asnje bashkekohes i tij.Librin nuk e kam lexuar ,por me ben pershtypje qemtimi vetem i anes negative. Dmth, ASGJE E RE NGA "MIQTE " TANE!!!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    White-knigt i nderuar,

    Sigurisht e ke nga zemra e plast,themi kendej nga Kosova...

    Miku im,Zvicrra ka njė histori shumė tė pasur e te lavdishme duke filluar nga luftat e 1392 -tės kunder Habsburgėve tė parė qė ēuanė nė formimin e Zvicrrės sė pavarur para 716 vitesh.Po nejse,tė kėthehemi te tema.

    -Pėr njimend ėshtė e rėndė, kur dėgjon qė pėr Heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastriotin flasin edhe ata qė nuk kanė lidhje me kohen,vepren,jeten dhe luftat e tij,por fati i kapitenėve tė mėdhej tė njerzimit ėshtė i kėtillė.Gjithkush i lakmon pėr vete dhe kur nuk mund ti pėrvehtsojė,ateherė
    pėrbalti sa mė shumė qė ėshtė e mundur...
    Edhe po tė jenė tė vėrteta kėto spekulime,mesjeta evropiane njeh me qinda shembuj edhe mė ekstrem tė bėmave tė mbretėrve e princave evropian e botėror me qellim tė formimit tė shteteve kombetare.Ishte koha e Borxhias , Princit tė Makiavelit,Henrikut dhe Ferdinadit tė Aragonės.

    Edhe kur e shajnė Gjergjin tonė,ai lartėsohet...shkelqen, e vezullimi i dritės sė tij -verbon...

    Shnet,

  15. #15
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Miku im,Zvicrra ka njė histori shumė tė pasur e te lavdishme duke filluar nga luftat e 1392 -tės kunder Habsburgėve tė parė qė ēuanė nė formimin e Zvicrrės sė pavarur para 716 vitesh.Po nejse,tė kėthehemi te tema.
    Zvicra mund te jete shpallur e pavarur para 716 vjetesh por para kesaj s ka histori.Nuk eshte komb me pak fjale.Perpara historise shqiptare eshte nje hic.Kur Iliret si paraardhes te shqiptarve filluan qyteterimin zvicerianet me gjithe Europen e "nderuar" perendimore ishin akoma ne rendin primitiv me fise e tribu sic ishin barbaret gal francez(si perberje e Zvicres sot).
    Sa per heroin kombetar nuk e ul dot askush.Nuk e uli dot Perandoria Osmane e jo me do e uli Zvicra.Me sa me kujtohet mua edhe Ben Blushi ishte kritukuar ne librin e tij per nje gje te tille ne lidhje me Gjergj Kastriotin.
    Gjergj Kastrioti pervec se eshte Zot i Shqiptarve eshte edhe vet Zot i Europes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 12-11-2008 mė 12:02

  16. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Njė hero me shembullin e Enver Hoxhės

    Jeta e Skėnderbeut pėrmes dokumentacionit ekzistues nga arkivat e Venecies, Milanos, Mantovės, Dubrovnikut dhe sidomos Zadarit ku nuk ka shkelur asnjė autor shqiptar.

    Njė vepėr ku figura e vėrtetė historike nuk konfirmon heroin e teksteve tė shkollave apo imazhin e tij nė hapėsirėn shqipfolėse Oliver Jens Schmitt paraqiti dje nė sallėn e mbushur me replika historike veprėn “Skėnderbeu” qė pretendohet tė sjellė nė aspektin shkencor edhe njė model kritik tė historiografisė pėr ēėshtje tė rėndėsisė kombėtare pėr shqiptarėt. E megjithatė ishte njė takim topitės sepse askush nga kolegėt shqiptarė nuk e kishte lexuar veprėn me mbi 550 faqe.

    Edhe njė farė replike (e llojit “unė mik e kam por po ia them) me tezat e historianit vjenez, profesorit tė ri tė Universitetit tė Evropės Juglindore, u bė nė mėnyrė jo profesionale dhe me hipoteza tė tipit qė krahasonin motivin e hakmarrjes tė Skėnderbeut ndaj Sulltanit, me motivin e hakmarrjes sė Wilhem Tell-it.

    Kjo vepėr me titullin thjesht “Skėnderbeu”, ėshtė herėt tė recensohet dhe pėrtypet nga audienca me gjithė dokumentacionin e pasur arkivor mbi bazė tė cilit ėshtė synuar tė shkruhet jeta e Skėnderbeut pėrtej historive tė shumta dhe kujtesės qė na lidh tash 5 shekuj me tė. Dy vjet para, ndėrsa Schmitt e kishte pėrfunduar “Skėnderbeun”, gjen dokumentin qė e e vitit 1484 qė e detyron historianin tė rishohė krejt nivelin e jetės personale tė heroit.

    Dokumenti i zbuluar nė arkivat e Milanos, dėshmonte se cili ėshtė motivi qė ky fisnik renegat i pagėzuar i krishterė, i konvertuar nė mysliman, i rikthet fesė sė tė parė dhe bėhet mbrojtės i krishtėrimit, madje “athleta christi”. Dhe nė fund tė fundi, kjo figurė qė “edhe sot nuk perceptohet dot pa emocione”, siē shkruan historiani vjenez, qė jetoi nė njė epokė ku shndėrroheshin kohėt, siē u pėrmend shpesh dje pėr Arbėrinė mesjetare, bėhet madhėshtore nė sytė e Schmitt-it sepse: Skėnderbeu nuk kishte pėr qėllim krijimin e njė shteti shqiptar nė periferi tė perandorisė osmane, por shkatėrrimin e perandorisė, pastaj krijimin e njė mbretėrie arbėre, mbretėria e epirit nė Ballkanin perėndimor. Kjo ėshtė pėr mua me tė vėrtetė themelore. Ideja pėr krijimin e shtetit ishte, por pas shkatėrrimit tė armikut.

    Intervista

    Zoti Schmitt, nė ē’mėnyrė njė dokument mundi tė ndryshojė rrjedhėn e studimit tuaj tė pėrfunduar tashmė, dokument qė ju detyroi tė rishkruanit gjysmėn e veprės “Skėnderbeu”.

    - Rėndėsia e dokumentit ėshtė qė tregon pėr herė tė parė shkakun personal tė Skėnderbeut pėr t’u rebeluar: Babai i tij u vra nga sulltani. I detyruar nga zakoni Skėnderbeu, vendosi tė kryejė hakmarrje, tė marrė gjakun nga familja e Sulltanit. Natyrisht kjo nuk mund tė shpjegojė gjithė kryengritjen qė kishte njė dimension mė tė gjerė dhe mė tė madh. Unė isha i detyruar ta rishkruaj librin sepse ky dokument ndryshon tė paktėn nė nivel personal veprimtarinė e Skėnderbeut. Kjo ėshtė e qartė. Nė jetėn e historianit ėshtė shumė i bukur ky lloj zbulimi dhe, natyrisht, isha i kėnaqur qė librin s’e kisha botuar dhe mund tė ndryshoja karakterin e tij.

    Ndonjė koleg juaji shqiptar e quajti motivin e hakmarrjes si tė “letėrsisė kalorsiake”, si tek Wilhelm Tell-i, njė motiv “i pabesueshėm” pėr tė ēuar tek kryengritjet e mėdha tė heroit.

    - Ky dokument ėshtė mjaft i saktė sepse i tregon njė audience pėr ambasadorin e Skėnderbeut disa muaj pas rėnies sė Kostandinopolit. Ėshtė e qartė qė njė ambasador i Skėnderbeut ka nevojė pėr njė argument shumė tė fortė pėr tė shpjeguar se pse Arbėria kėrkonte ndihmė dhe mbėshtetje me njė ushtri tė Papės. Dhe papa mund tė reagonte pėr njė argument si ēėshtja fetare, por ambasadori nuk e ka pėrdoror kėtė lloj argumenti. Mund tė themi qė ishte pak naiv sepse ka treguar historinė siē ishte, sepse nuk kishte motiv tė vepronte ndryshe, e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr ambasadorėt milanezė: nuk kishin motiv pėr tė ndryshuar historinė. Kanė treguar vetėm atė qė amabsadori i Skėnderbeut i ka prezantuar Papės. Ju pėrmendėt qė koncepte si besa, apo edhe hakmarrja, kanė qenė koncepte qė Skėnderbeut nuk ia njohėn dhe nuk ia vlerėsuan apo besuan aleatėt. Shembulli mė i mirė ėshtė ekspedita e Skėnderbeut nė Itali. Mbreti i Napolit Alfonsi V vdiq (1458) dhe biri i tij Mbreti Ferdinand, kishte konflikt me njė pretendent francez. Nė mendimin politik perėndimor, Skėnderbeu nuk ishte i detyruar tė dėrgojė ushtri ose tė komandojė personalisht njė ushtri nė Itali sepse besa midis mbretit dhe Skėnderbeut mori fund me vdekjen e mbretit. Por sipas mendimit tė Skėnderbeut ideja qė Mbreti Alfons e ka ndihmuar nė njė situatė shumė tė vėshtirė, nė rrethimin e parė tė Krujės, e detyronte qė edhe pa njė besė, tė ndihmojė birin e mbretit. Pra edhe koncepti politik, edhe koncepti i mentalitetit midis Italisė nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr Arbėrisė mesjetare, ishte shumė i ndryshėm.

    Vetmia e tij nė vdekje dhe fama e pėrjetshme pas vdekjes. Ėshtė njė paradoks?

    - Nuk ėshtė paradoks, sepse flasim pėr nivele tė ndryshme. Niveli i parė ėshtė niveli historik, Skėnderbeu si burrė politik dhe jeta e tij qė pėrfundon me njė disfatė ushtarake. Nė fund tė jetės ai ka krijuar edhe njė kolaps demografik sepse Sulltani dhe ushtritė osmane e kanė shkatėrruar Arbėrinė tė paktėn zonėn e Tumenishtit, zonėn e Krujės, tė Matit, zonėn e Dibrės dhe kanė vrarė ose deportuar afro 65-75% tė banorėve. Ky ėshtė kolapsi demografik. Kemi si provė dokumentet osmane, dokumentet e Skėnderbeut, dokumentet perėndimore qė tregojnė tė njėjtėn histori. Nė tjetėr nivel ėshtė miti i Skėnderbeut si ideali i udhėheqėsit tė luftėtarėve nė malėsi jo vetėm pėr shqiptarėt po edhe pėr sllavėt e jugut sepse ai ka pėrjetėsuar idealin e luftėtarit dhe udhėheqėsin karizmatik nė Ballkan, nė tė njėjtėn kohė edhe si “athleta christi” nė perėndim dhe si ideal e burrė shteti nė Venedik. Pra nuk ėshtė njė paradoks, por ėshtė njė kalim nga njeriu historik tek miti. Skėnderbeu mbinatyror si tek kjo sallė e mesjetės nė Muzeun Historik Kombėtar e mbushur me replika, a nuk janė dėshmi qė shkenca e historiografisė shqiptare ėshtė nė krizė, sepse ėshtė e pashkėputur nga depolitizimi i djeshėm? Tė gjithė monumentet qė njohin shqiptarėt nė Shqipėri, por edhe ato qė janė eksportuar nė Kosovė dhe nė Maqedoni, janė prodhime tė realizmit socialist. Kjo ėshtė njė tendencė, njė trajtim i artit nėn komunizėm. Pėr fat tė keq nė Shqipėri nuk ka njė traditė artistike tė para luftės dhe tė gjithė shqiptarėt njohin vetėm njė traditė. Mendoj qė kėto monumente kanė njė mesazh shumė tė ashpėr dhe jo shumė njerėzor. Skėnderbeu ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, por nė radhė tė parė ishte njeri, jo monument. Edhe historianėt e epokės komuniste kanė krijuar njė Skėnderbe me shembullin e Enver Hoxhės, si paraardhės i Enver Hoxhės. Kanė krijuar edhe idenė e njė vendi tė izoluar, shumė tė vogėl, idenė qė Shqipėria ka mbijetuar vetėm me forcat e veta. Natyrisht qė kjo ishte dhe ideologjia e epokės sė Hoxhės, por nuk ka tė bėjė me realitetin mesjetar. Historianėt qė tani po diskutojnė pėr interpretimin e historisė duhet tė kuptojnė me ēfarė metodologjie ėshtė operuar. Ėshtė koha pėr njė kritikė historiografike.

    Prof. Luan Malltezi tha se pėr tė pėrgatitur historianė qė tė punojnė nė arkivat e botės, aponė Vatikan ku njė ditė kėrkim ėshtė shumė e kushtueshme, duhen sidomos para. A ėshtė kjo mėnyrė pėr tė kapur kohėn e humbur me deficite tė mėdha nė shkencėn e historisė?

    - Me tranzicionin, me kalimin nga socializmi nė demokraci, shkenca shqiptare ka humbur njė brez, njė gjeneratė tė tė rinjve. Natyrisht janė edhe shkaqet ekonomike qė mund tė shpjegojnė kėtė fakt. Nga ana tjetėr, historianėt edhe nė Evropė nuk janė si biznesmenėt, anėtarėt mė tė pasur tė njė shoqėrie. Dmth nė situatėn aktuale bursat janė pėr historianėt, pėr shkencėtarėt e rinj, njė rrugė dhe njė gjė e rėndėsishme. Shkenca duhet tė jetė edhe atraktive, sepse duhet tė tėrheqė mė tė mirėt.

    Stili juaj i tė rrėfyerit u ēmua nė veēanti. Si mund tė bėhet tėrheqėse historia?

    - Magjepsja e shkencės, e historisė nė kėtė rast, duhet tė ketė njė nivel intelektual, por duhet tė ketė edhe njė nivel shumė personal. Kjo ėshtė magjia e historisė dhe e tė kaluarės. Pėr mua, me “Skėnderbeun” ėshtė pėrvoja e dytė. Dikur ajo qė mė kishte tėrhequr nė historinė e shqiptarėve ka qenė izolimi i saj. Kjo ka ngjallur kuriozitetin tim pėr kėtė vend.

    Burimi
    Sui generis

  17. #17
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Skėnderbeu ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, por nė radhė tė parė ishte njeri, jo monument. Edhe historianėt e epokės komuniste kanė krijuar njė Skėnderbe me shembullin e Enver Hoxhės, si paraardhės i Enver Hoxhės. Kanė krijuar edhe idenė e njė vendi tė izoluar, shumė tė vogėl, idenė qė Shqipėria ka mbijetuar vetėm me forcat e veta. Natyrisht qė kjo ishte dhe ideologjia e epokės sė Hoxhės, por nuk ka tė bėjė me realitetin mesjetar.
    Kjo eshte komplet dezinformuese.Nepermjet komunizmit mundohen te perdhosin dhe ti ulin vlerat heroit kombetar duke e emeruar te tille nga historianet "komuniste".Te gjitha keto jane teori konspirative.Se ca lidhje ka Akademia e Shkencave ne ate kohe nje Zot e di.Ndosha Akademia e beri Skenderbeun komunist me ideale Marksiste.
    Nejse ideja eshte qe nepermjet figures se Enver Hoxhes qe per mendimin tim ka bere ngritjen lart me merite te heroit kombetar(Kush e ndihmoi Gjergj Kastriotin?.Ai luftoi vetem.Ku i ka faktet ky Oliveri?),ta zhdukin edhe Gjergjin.Ky eshte nje hap dhe do kete shume tjere.Prsini qe pas Oliverit do shkruajne dhe te tjere.Greket presin ta pervetesojne edhe kete si Aleksandrin dhe Pirron.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 12-11-2008 mė 20:52

  18. #18
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Hidhni hidhni poshtė ēdo gjė, sidomos vlerat e historisė. Kur tė shikoni pastaj se keni ngel brekėgrisur do e identifikoni veten me evgjitėrinė e Obamės.
    Ezekiel 25-17.

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shtremberim tipik prej mediash shqiptare. Ia degjojne, ia lexojne mendimin folesit/shkruesit dhe ia vejne titullin artikullit qe te terheqe/skandalizoje lexuesin. Historiani duket ka thene qe historianet e kohes se komunizmit e kane heroizuar E.Hoxhen ne menyre te ekzagjeruar. Me siguri qe artikullshkruesja (apo kush ka bere intervisten) ka perkthyer gabim, ose ne menyre te cale. Fjalia e meposhtme le per te deshiruar ne ndertim:

    "Edhe historianėt e epokės komuniste kanė krijuar njė Skėnderbe me shembullin e Enver Hoxhės, si paraardhės i Enver Hoxhės."

  20. #20
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Qeveria shqiptare duhet tė ndalojė rreptėsisht shitjen, blerjen, leximin, prodhimin dhe hyrjen nė Shqipėri tė kėtij libri, dhe tė cilit do libėr qė pėrmban citate nga ky libėr.

    Kundravajtėsit tė dėnohen me sė paku 10 vite burg, pėr shkak tė "fyerjes kundrejt kombit shqiptar dhe heroit tė tij", ose pėr shkak "tė ndihmesės sė agjentėve tė huaj pėr tė pėrdhosur vlerat e kombit shqiptar".

    A ėshtė e ndaluar droga? Atėherė le tė ndalohet dhe ky libėr.

Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 15:58
  3. Nju Jork: Promovohet Albania Media Center
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 16:01
  4. Tirana ka nevojė tė promovohet
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •