Hulumtimi i Gallup'it: 56 % e kosovarëve të lumtur, veç 11 % s’janë kurse 30 % neutral
GazetaExpress E diel, 01 Janar 2017 18:00
Sipas hulumtimit të Gallup'it, nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare.
Instituti botëror për nxjerrjen e e të dhënave nëpërmes anketave në gjithë botën, Gallup, ka publikuar të dhënat për shumë vende të botës se sa të lumtur janë qytetarët në vendet përkatëse.
Anketat e kryera në Kosovë në muajin nëntor, sy më sy me qytetarë, kanë rezultuar se kosovarët në shumicë janë të lumtur, transmeton Koha.net.
Nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare. Sipas këtij publikimi në tërësi del që kosovarët janë 45% të lumtur.
Që nga paslufta kosovarët janë shpallur njerëzit më optimistë në botë. Kosova ka numrin e papunësinë më të madhe në Evropë. Megjithëkëtë kjo nuk i pengon ata të jenë optimistët më të mëdhenj në botë.
[B]Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova.
Krijoni Kontakt