Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 90
  1. #1
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Qëllimi i ekzistencës së njeriut

    Shkenca dhe feja nuk kane asnje lloj ideje per qellimin e ekzistences se njeriut.
    Shkenca eshte nje spirale qe nuk ka asnje lloj morali apo etike.Shkenca zhvillohet brenda llojit te vet dhe nuk ka asnje synim eshatologjik.
    Kurse feja i vesh nje qellim ekzistences se njeriut,por mjerisht,krejt offside.

    Qellimi i vertete i ekzistences me sa kam mundur te kuptoj une,eshte vete mungesa e ketij qellimi.
    Ndoshta ju e keni zbuluar qellimin e egzistences,na e thoni
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Asnjeri nuk e di pse ekziston!!!!!!!bravo....pergjigje shume te bukura
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Shkenca dhe feja nuk kane asnje lloj ideje per qellimin e ekzistences se njeriut.
    Shkenca eshte nje spirale qe nuk ka asnje lloj morali apo etike.Shkenca zhvillohet brenda llojit te vet dhe nuk ka asnje synim eshatologjik.
    Kurse feja i vesh nje qellim ekzistences se njeriut,por mjerisht,krejt offside.

    Qellimi i vertete i ekzistences me sa kam mundur te kuptoj une,eshte vete mungesa e ketij qellimi.
    Ndoshta ju e keni zbuluar qellimin e egzistences,na e thoni
    Atehere kur ke arritur ta njohesh veten, e ke njohur Zotin; Atehere kur ke arritur ta kuptosh jeten, e ke kuptuar vdekjen; vetem atehere, kur e ke shijuar vdekjen, e ke kuptuar se te prete nje bote e re

    Respekte
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    Atehere kur ke arritur ta njohesh veten, e ke njohur Zotin; Atehere kur ke arritur ta kuptosh jeten, e ke kuptuar vdekjen; vetem atehere, kur e ke shijuar vdekjen, e ke kuptuar se te prete nje bote e re

    Respekte
    Pse ti e ke njohur veten?Ti nuk je i sigurt se nga ke ardhur,dhe ku po shkon,dhe mos me thuaj qe nuk ke fijen e dyshimit
    respekt
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    une e kam nje teori , po do me duhej shume te ta shpjegoja e pertoj, por e kam thene ne tema te tjera e si me duket ta perseris 10 here. Mgjithate do te pergjigjem me vone.

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Thuje xfiles,spjegimet e tua jane gjithmone realiste dhe mjaft interesante,te kam ndjekur me vemendje te madhe kudo neper tema
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nese do duam te hipotizojme qellimin e ekzistences se njeriut duhet ne fillim te analizojme karakteristikat
    qe kjo ekzistence duhet te shfaqi per te qene koherente me ate qe shohim ne jeten e perditshme, nje ekzistence qe te mund
    ti aplikohet atomeve, planetve, galaktikave, molekulave, organizmave te gjalla dhe shoqerine njerezore.
    Nese ekziston nje e vertete absolute , e verteta e krijimit, e qellimit te krijimit, ajo duhet te vleje per ç'do gje qe ekziston. Jo vetem per njeriun, por per gjithçka, jo vetem per shkencat ekzakte, por edhe per shkencat sociale.
    Nje e vertete primordiale, nena e te vertetave, e thjeshte pa kompleksitete. Nje e vertete qe shihet kudo. Ajo e vertete qe sherben si motori levizes i universit dhe ç'do gje qe ndodhet ne te.

    Nje e vertete e tille do ishte mjaft e veshtire per tu gjetur, megjithate ne do mundohemi sadopak ti afrohemi kesaj te vertete. Ose te pakten te gjejme disa te verteta te thjeshta qe te marra se bashku te perfaqesojne te VERTETEN ABSOLUTE.

    Ne fillim veme re 2(mund te kete edhe me shume) cilesi universale te realitetit qe na rrethon.

    UNICITETI - ç'do gje qe na rrethon eshte unike, nuk ka asgje te duplikuar, qofte dhe nje atom(atomet jane te ngjashem por kane koordinata te ndryshme hapesire kohe). Nuk ka dy gjethe te nje peme apo marre nga te gjitha pemet qe te jene njesoj. Edhe pse permbajne te njejten DNA. Nuk ka dy njerez te njejte, dhe ne qofshin binjake si dy pika uji, do kete karaktere te ndryshme.

    DESHIRA E DY OSE ME TEPER UNICITETEVE PER TU BASHKUAR DHE KRIJUAR DICKA TE RE,UNIKE DHE ME KOMPLEKSE(DASHURIA?) -
    a)3 Quarke bashkohen per te dhene nje neutron ose nje proton sipas konfigurimit qe kane. Protone e neutrone bashkohen per te na dhene atomet ne te gjitha konfiguracionet e mundshme, duke nisur nga H me nje proton e deri tek elementet me te rende ma nje qind e ca protone.
    b)Atomet bashkohen ne qindra e mijra lloje te ndryshme molekulash qe nga me te thjeshtat e deri tek ato me komplekset, sejcila e veçante dhe me cilesi te papara me pare. Keto atome e molekula bashkohen per te na dhene molekulat e para organike, tullat e ndertesave te gjalla, e ketu formohen qelizat e para te thjeshta RIPRODHUESE*(kjo meriton nje teme me vete).
    c)Qelizat bashkohen ne koloni, pastaj shume qeliza te llojeve te ndryshme specializohen ne pune te ndryshme dhe bashkjetojne per interesa te perbashketa per te formuar organizma me komplekse qe pershtaten ne ambient dhe evulojne ne organizma edhe me komplekse, si njeriu.
    d) Njeriu bashkohet me nje njeri tjeter duke krijuar familje, shume familje vendosen afer njera tjetres per te krijuar komunitetet e para , fiset, tribu(kjo vlen edhe per kafshet). Shume fise bashkohen per te krijuar fshatra, fshati rritet e krijon qytet, shume fshatra e qytete krijojne nje popull, shume popuj krijojne federacione per interesa te perbashketa, e ketu jemi ne kufirin e evolucionit shoqeror qe eshte ende duke punuar. Jemi tani tek globi, toka, planeti nene.
    e)shume planete bashkohen per te krijuar sisteme diellore, shume sisteme diellore formojne grupe yjesh (cluster), shume grupe yjesh formojne galaktikat, shume galaktika formojne grupe galaktikash e keshtu me rradhe.

    Mund te veme re ngjashmerite midis pikave a,b,c,d,e, megjithese jane vazhdimi i njera tjetres perseri ka nje fare cikli qe perseritet ne sejcilen prej pikave. Tek pika (e) kemi perseritjen e nje cikli me te madh qe nis tek pika (a), sa shume ngjan atomi me sistemin diellor, e me kete lloj arsyetimi mund te vazhdohet ne pafundesi ku sistemi jone diellor apo galaktika mund te jete atomi i nje bote tjeter. E atomi jone mund te jete universi i nje bote tjeter.



    Veç ato verejtje me siper mund te jene te mjaftueshme per te arritur ne disa perfundime. Qellimi i ç'do gjeje eshte te jete unike ne llojin e saj dhe te krijoje gjera me komplekse dhe me unike, ose qellimi i çdo gjeje eshte perfeksionimi i vazhdueshem drejt ideales qe ne e quajme Zot, dhe gjithashtu Bashkimi, shume behen NJE. Ne jemi individe , veprojme si te ishim nje qenie e vetme, e megjithate jemi bashkesia e nje "shoqerie" komplekse qelizash. ç'do qelize e trupit tone nuk eshte e ndergjegjshme mbi ekzistencen tone, çdo qelize punon dhe bashkepunon me qelizat e tjera per te permbushur interesin e vet te mbijetuarit, e fale interesit te perbashket te qelizave tona ne mbijetojme.
    Ajo qe ne doktrinat mistike(jo fetare) quhet "Unity with God" "Bashkimi me Zotin", Veç se eshte krijimi qe krijon krijuesin dhe anasjelltas, shume behen nje dhe nje eshte shume. Diçka e tille :P.
    Krijimi ekziston fale krijuesit, Krijuesi eshte i gjitheditur fale krijimit. Krijimi dhe Krijuesi jane e njejta gje. Vete universi eshte zoti i shfaqur. Zoti eshte nje, i pafund. E cila eshte nje dhe e pafund? Gjithçka e marre se bashku, vete ekzistenca.

    Mua me pelqen ta imagjinoj ekzistencen si nje funksion rekursiv qe kerkon te gjitha kombinimet e mundshme i ekzekutuar nje nje makine perfekte, Ky eshte zoti per mua. Zoti eshte i gjithedijshem sepse e gjithe dija eshte kombinimi i pafund i gjithçkaje qe ekziston.

    Ashtu si thone qe bibla eshte "historia me e madhe qe eshte treguar ndonjehere" ashtu ekzistenca eshte "eksperimenti me i madh i nderrmarre ndonjehre".



    Le te kthehemi tek qellimi i ekzistences se njeriut ne veçanti. Qellimi i jetes sone eshte te jemi ata qe jemi, te jemi unike ashtu si jemi, te jetojme jeten ne te gjitha format qe ajo shfaqet. Ne jemi duke e permbushur ekzistencen tone duke qene vetvetja. Te jemi vetvetja eshte qellimi. A do kishte kuptim sikur te ekzistonin dy njerez te njejte, qe mendojne njesoj? Po do kishte kuptim, Por Do ishte e Panevojshme.


    P.S. Nuk dua qe postimi i mesiperm te kthehet ne objekt debati, eshte nje mendim personal dhe si i tille nuk me intereson ti mbush mendjen askujt. Dhe dua ta theksoj se kur permend fjalen "Zot" nuk nenkuptoj zotin ashtu si gjeresisht kuptohet nga fetaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 14-10-2007 më 07:59

  8. #8
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Billy the Kid me pelqejne temat e tua. Dua te them qe pyetja e parashtruar eshte nje dimenzionale dhe ekzakte, e prere!

    Xfiles ka dhene nje mendim apo nje studim te sakte, por une e konceptoj ndryshe qellimin e njerzimit.

    Fillimisht ne te gjithe lindim pa deshiren tone, pra ne nuk kishim nje qellim te lindnim. Pastaj vazhdojme jetojme pa deshiren tone, kjo e dyta ka nje zgjidhje, litarin apo hudhja nga nje ndertese shume kateshe do ti jepte fund jetes se jetuari pa deshiren tone. Por eshte shpresa ajo qe gjithnje na mban gjalle dhe vazhdojme me tutje. Jeta e njeriut eshte individuale por askush se jeton si te tille, ndikimi i shoqerise eshte prezent ne cdo cep te saj, andaj vetem nevojat fiziologjike jane individuale.
    Pra ritemi, mbarojme shkollimin, punesohemi, punojme nga e Hena deri te Shtunen dhe ky eshte nje qellim, te mbajme gjalle nevojat e egzistences tone. E diela pushim&relaksim. Pushimi i vetmi qellim i kesaj dite. Edhe keto vite do te kalojne, dikush do shpik dicka per avancimin apo lehtesimin e nevojave tona, do mer nje shperblim e bla bla bla....Pra ky kishte nje qellim, ia arriti dhe mori fund. Ashtu sic do te marrim fund edhe ne. I tere qellimi nje dite do te mbaroje per te gjithe. Vdekla mbyll cdo kapitull. Aspak nuk eshte e drejte. Por kjo eshte e verteta.
    Gjenerata jone jemi nje vije kalimtare apo vazhdimesi e gjeneratave, asgje me teper. Mbase edhe egziston nje qellim por jam e sigurte se ne nuk ta kuptojme kurre. Ndoshne ne nje te ardhme qindra, mijra apo miliona viteve. Por ne s'do te jemi deshmitar. Andaj qellimi yne eshte nje Hiç, nje perfundim pesimist por njekohesisht edhe realist!
    • The rest is silence.


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81
    Cka nese eksiston nje spjegim krejt tjeter, krejt ndryshe per qellimin e ekzistences? Cka nese ne nuk dijm (dhe ndoshta nuk do te dijm kurre) se ne eksistojme per dicka krejt tjeter. Ndoshta jemi peng te vazhdojme eksistimin e njerezimit per interesa te 'dikujt' qe ne nuk e njohim ndoshta fare. Ngjashem si ne filmin The Matrix - i cili eshte rezultat i shume studimeve te meparshme mbi eksistencen dhe jeten, ne te cilin jepet nje verzion krejt ndryshe mbi ekzistencen. Ata qe nuk e kan pare, ose kan prituar ta kuptojne, ua kisha preferu shume pjesen e pare ku jipet nje ide krejt ndryshe prej ktyre qe jemi msu me i degju prej njerzve mbi qellimin e egzistences.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Aerial Lexo Postimin
    Cka nese eksiston nje spjegim krejt tjeter, krejt ndryshe per qellimin e ekzistences? Cka nese ne nuk dijm (dhe ndoshta nuk do te dijm kurre) se ne eksistojme per dicka krejt tjeter. Ndoshta jemi peng te vazhdojme eksistimin e njerezimit per interesa te 'dikujt' qe ne nuk e njohim ndoshta fare. Ngjashem si ne filmin The Matrix - i cili eshte rezultat i shume studimeve te meparshme mbi eksistencen dhe jeten, ne te cilin jepet nje verzion krejt ndryshe mbi ekzistencen. Ata qe nuk e kan pare, ose kan prituar ta kuptojne, ua kisha preferu shume pjesen e pare ku jipet nje ide krejt ndryshe prej ktyre qe jemi msu me i degju prej njerzve mbi qellimin e egzistences.
    Edhe kjo nje teori shume e mundshme eshte, dhe shume realiste ne te njejten kohe. Ne disa kultura besohet se njerezit jane "moonfood", ushqim per henen, qe do te thote se qellimi i ekzistences se njeriut eshte te ushqeje me force emocionale nje qenie superiore. Kjo bie dakord edhe me vargjet ne kuran "I krijova njerezit dhe xhindet vetem per te me adhuruar".
    Gjithashtu ne filmin Stargate SG1, ne dy sezonet e fundit flitet per disa qenie te evoluara shpirterisht qe marrin force prej adhurimit qe njerezit i bejne duke e quajtur veten Zota. Kuptoj qe eshte thjesht nje film por besoj se shkrimtaret e kane patur nje pike referimi ku bazohen per kete teori.

    ç'do gje i sherben diçkaje me te larte, e cila nga ana e saj i sherben diçkaje me te larte akoma, megjithate shpresojme qe qellimi jone te mos jete kaq i thjeshte .

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Aerial
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    81
    xfiles, ki ndonje link ku mundemi me shkarku filmin?

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Debati juaj eshte interesant , dhe shoh qe ne debat marrin pjese njerez qe kane imagjinate ne te dy kahet e kohes se jetes se tyre , si ne ate qe ka shkuar dhe ne ate qe do vi , jo te gjithe njerezit jane ne gjendje te imagjinojne dhe formulojne ne ide momentin e njeriut te sotem te shkuar dhe te ardhshem.
    Dikur ky forum ka patur njerez shume te afte per te debatuar ne tema te tilla , por qe fatkeqsisht jane larguar , megjithe deshiren e tyre te mire .....

    Per temen ne fjale

    Qellimi i jetes egziston tek cdo njeri , por duhet te jete vete individi, qe ta zbuloje qellimin e tij ne jete, ne duam apo nuk duam jemi duke realizuar qellimin qe na eshte (caktuar) ose me sakte qe e kemi zgjedhur nga rrethanat ne te cilat jemi ndodhur dhe kjo vlen per te gjitha qeniet njerezore .

    cili eshte ky qellim ?

    Ju nuk mund ta kuptoni qellimin e jetes neqoftese qenien tuaj e shikon si individ per perfitime personale por duhet ta shikoni shum me gjere shume me larg ne te dyja skajet, ate te kaluar , dhe te ardhem , per te percaktuar ate te sotem.
    Pra ju jeni duke permbushur nje qellim qe nuk ju sherben juve por qenies " NJERI "

    Ky qellim eshte zhvillimi i kesaj qenie ne nje nivel me te larte , mendoni pak dhe perfytyroni si kane qene njerizit para 2 mije apo 3 mije vjetesh mendoni edhe para 1 mije vjetesh edhe para 500 vjetesh e keshtu me radhe , pastaj mendo edhe si mund te jete pas 500,1000, apo 2000 vjetesh.
    Po te krahasosh njeriun e 3 mije vjeteve me pare me ty, ti me njohurite qe ke je njefar zoti perpara tij, por qe ti te arrish deri ketu, shume individive ju eshte dashur te punojne, mesojne,imagjinojne , pra jetojne dhe vdesin para teje.Ata pa vetedije kane rritur shkallen e intelengjes njerezore , them pa vetedije sepse te gjitha gjerat jane shpikur nga nevoja dhe jo nga qefi duke filluar nga zjarri, mjetet e punes,te mbrojtjes,etj...

    Pra duke e pare ne kete prizem edhe ju po kontribuoni per te njejtin qellim pa vete dije ,si do thoni ju , une nuk kam shpikur asgje ? kjo mund te jete e vertet por shoqeria njerezore ka nevoje ne te njejten kohe per punetore ,profesor qe percjellin dijet , shkencetare qe i zbatojne dhe i zbulojne ato , per konsumator qe bejne te xhiroje ekonomia etj... pra mvaret se ku e fusni veten ju , nese ju beni nje pune te thjesht , krijoni nje familje lini trashegimtare, dhe ne te njeten kohe konsumoni , keni realizuar tre qellime ,1-Me punen tuaj ecen perpara ekonomia,me konsumin tuaj e vini ne levizje kete ekonomi, dhe me femijet tuaj mundesoni vazhdimesine e qenies NJERI.

    E pra pa dashur ju po kontribuoni ne zhvillimin e kesaj specie sipas mundesive qe ju jane krijuar.
    Po nuk punoj kush nuk ka c'far ha profesori dhe shkencetari.
    Prandaj cdo njeri i gjalle eshte duke permbushur nje qellim edhe pse ai nuk e kupton sic e thashe edhe me pare sepse qellimin e kerkon ne sferen personale dhe jo ne ate komunitare .
    Qenia Njeri ne keto 2 mije vjete ka evoluar shume nga ana inteligjences dhe keto 200 vitet e fundit shpejtesia e kesaj rritje eshte akoma me e shpejte, aq sa shume individe nuk e ndjekin dot me, duke filluar keshtu krijimin e njeriut super te ditur dhe atij normal hendek ky qe ne nje kohe te vogel do thellohet me shume .

    Perse i duhet qenies Njeri gjith kjo inteligjence ?

    Per te mbijetuar si qenie dhe si specie ne menyre qe te zhvillohet akoma me shume me shpejt , dhe pergjithmone.
    Them per te mbijetuar sepse njeriut i duhet qe te shkeputet nga planeti ku ka lindur ,pasi ky planet nuk eshte i perjetshem, dhe kjo qenie duhet te gjeje shume kohe me pare rruget per tu shkeputur dhe evoluar diku tjeter.

    Ky eshte qellimi kryesor i species sone NJERI te cilin po e realizojme pa vetedije te plote nga individet qe e perbejne kete specie.

    Ne rradhe te pare jeta e cdo njeriu i sherben vete species ,dhe pas vdekjes nese ajo sherben edhe per dike tjeter eshte problem qe nuk i intereson species sone, pasi mund te jete i nje dimesioni tjeter te cilin nuk e perceptojme dot me inteligjencen dhe shkencen e sotme.
    larguar forever

  13. #13
    Une mendoje se qellimi i ekzistenses se njeriut ne toke eshte qe te mundohet panderprere te kuptoje qellimin e vet ekzistences se tije. Pra ta njohe vete-veten.

    Kur njeriu te arrije pjekuri te mjaftueshme dhe te kuptoje se realiteti i jetes eshte shume me i madhe se sa ai qe ne e perjetojme, atehere zgjohet kurioziteti i vertete per ti gjetur kuptimin jetes.

    Une besoje ne ate qe thuhet se gjerat qe ndryshojne nuk jane jeta jone e vertete. Brenda nesh gjendet nje trup tjeter, nje tjeter bukuri. I takon asaj rreze te drites qe kurr nuk ndryshon. Ne duhet te zbulojme se si te biem ne kontakte me te dhe te behemi nje me ate qe nuk ndryshon. Ne duhet ta realizojme dhe kuptojme kete thesare te se vertetes. Per kete arsye kemi ardhur ne kete bote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ocean : 21-10-2007 më 02:55
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Aerial Lexo Postimin
    xfiles, ki ndonje link ku mundemi me shkarku filmin?
    kerko neper sitet qe kane file .torrent,
    nese je interesuar per te pare te vetem 2 sezonet e fundit shkarko vetem sezonin 9, 10 dhe dy pjeset e fundit te sezonit 8.

    une atje e gjeta, dhe eshte goxha i shpejte. Nuk po e gjej dot dosjen torrent, po nese e gjej ta dergoj.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    bie plotesisht dakord me ate qe tha dardajan, te njejtin mendim kam edhe une, vetem se u shpreha pak me ndryshe.
    Ne jemi duke e plotesuar qellimin tone me apo pa vetedije.
    E rendesishme eshte te shohim njerezimin si nje o jo qellimet individuale.
    Tamam si nje organizem, si organizmi njerezor, disa qeliza punojne per te vene ne levizje trupin, disa te tjera bejne llogaritje ne tru, disa te tjera ripordhohen, disa te tjera transportojne materialet e nevojshme per te gjitha qelizat e tjera, e keshtu me rradhe. E ne fund qellimi i perbashket i çdo qelize eshte vazhdimesi dhe mbijetesa e gjithe organizmit si NJE. Dhe ne i drejtohemi vetes me "UNE", e ne te vertete UNE=NE.

  16. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Spjegimet qe jep xfiles jane me te vertete shume shume interesante,por une kam akoma plot PSE?
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga ocean Lexo Postimin
    Une mendoje se qellimi i ekzistenses se njeriut ne toke eshte qe te mundohet panderprere te kuptoje qellimin e vet ekzistences se tije. Pra ta njohe vete-veten.

    Kur njeriu te arrije pjekuri te mjaftueshme dhe te kuptoje se realiteti i jetes eshte shume me i madhe se sa ai qe ne e perjetojme, atehere zgjohet kurioziteti i vertete per ti gjetur kuptimin jetes.

    Une besoje ne ate qe thuhet se gjerat qe ndryshojne nuk jane jeta jone e vertete. Brenda nesh gjendet nje trup tjeter, nje tjeter bukuri. I takon asaj rreze te drites qe kurr nuk ndryshon. Ne duhet te zbulojme se si te biem ne kontakte me te dhe te behemi nje me ate qe nuk ndryshon. Ne duhet ta realizojme dhe kuptojme kete thesare te se vertetes. Per kete arsye kemi ardhur ne kete bote.
    edhe kjo eshte nje pikepamje tjeter po aq e vertete sa ajo qe tha dardajan.
    Vete thenia "njoh vete-veten" eshte kulmi i perfeksionit, eshte cilesi e nje zoti.
    Ne kemi filluar ta njohim veten duke studiuar trupin tone dhe ligjet e universit te cilave ne i bindemi.
    Si qenie idividuale ne e shohim boten ne 3 pjese, ambienti, ne, subkoshienca e panjohur qe eshte pjesa perberse e jona, nje thesar i vertete i diturise. Ne nje fare menyre e gjithe dituria universale eshte e koduar ne trupin njerezor, i cili pa dyshim eshte mahnites. Ne jemi produkti i ketij perfeksioni, e per rrjedhoje e kemi perfeksionin te fshehur nen vetevete.
    Sa me shume te zbulojme nga vetja jone ne brendesi, nga subkoshienca, aq me shume i afrohemi perfeksionit dhe zotit.
    Ketu bazohet dhe meditimi, baza e shumices se filozofive, meditimi nuk eshte gje tjeter veç praktika me te cilen mund te shkrish veten tende koshiente me subkoshiencen, e kjo quhet bashkimi me zotin, perfeksioni, arrin perfeksionin.

    Gjithashtu ka teori te doktrinave filozofike te cilat jetes i atribuojne pikerisht kete qellim, sipas tyre ç'do gje u krijua qe te rikthehet perseri tek burimi.
    Kjo eshte njohja e vet-vetes, sipas meje,
    shpresoj qe Ocean bie dakord ne kete pike.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Spjegimet qe jep xfiles jane me te vertete shume shume interesante,por une kam akoma plot PSE?
    Nese je duke kerkuar PSE-ne e ekistences tende, mos mbaj shprese se dikush ka per te ta treguar ndonjehere, sepse nuk mundet.
    Ti je i vetmi qe e di PSE, sepse PSE-ja eshte personale.
    Me lart kemi diskutuar PSE ne nje shkalle te gjere, PSE-ne e shumices, por PSE-ne personale nuk e di njeri tjeter veç teje.
    Ti je "zoti" yt Billy the kid, ti je ai qe do te jesh, dhe qellimin tend e vendos vetem ti.
    Megjithate nuk te ve faj , gjeja me e veshtire ne jete eshte te kuptosh se çfare deshiron ti thelle ne zemren tende, nje deshire qe nuk eshte nje kapriço e momentit, por nje deshire qe perkthehet ne qellimin e jetes tende. Edhe une kam nja 2 vjet qe dua ta gjej po akoma nuk e kam gjetur.

  19. #19
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Sigurisht qe ne e njohim veten tone shume pak dhe aq me pak subkoshiencen tone,pikerisht aty tek subkoshienca duhet te jete dhe sekreti i ekzistences,nese ka nje sekret te tille.....por del nje pyetje tjeter.....pse qellimi i ekzistences eshte i fshehur?.....pse ai nuk na shfaqet hapur?....pse ne e kemi humbur kujtesen se nga kemi errdhur dhe nuk e dime se ku do te shkojme(vdekja,ky mister i madh)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Sigurisht qe ne e njohim veten tone shume pak dhe aq me pak subkoshiencen tone,pikerisht aty tek subkoshienca duhet te jete dhe sekreti i ekzistences,nese ka nje sekret te tille.....por del nje pyetje tjeter.....pse qellimi i ekzistences eshte i fshehur?.....pse ai nuk na shfaqet hapur?....pse ne e kemi humbur kujtesen se nga kemi errdhur dhe nuk e dime se ku do te shkojme(vdekja,ky mister i madh)
    nuk mund ti pergjigjem, pse eshte e fshehur, por mund te hedh nje hipoteze se ç'do te ndodhte sikur te mos ishte e fshehur.
    Sikur mos te ishte i fshehur ne do dinim gjithçka, do dinim me saktesi qellimin e ekzistences sone, do ishim vete perfeksioni, do ishim te gjithe NJE, perfshire çdo gje qe shohim, e kjo na çon tek "do ishim zoti".
    Kjo eshte si puna e asaj qe tha nje anetar i nderuar i forumit Jack Watson me duket, se jo gjithmone vlen ligji i shkak-pasojes. Zoti duhet qe ne te ekzistojme, ne duhemi qe zoti te ekzistoje, ose e thene ndryshe, krijuesi nuk do kishte kuptim pa krijimin, dhe krijimi nuk do kishte kuptim pa krijuesin. Krijimi dhe krijuesi jane te pandare, jane te nevojshem per ekzistencen e njeri tjetrit.
    Ja pse qellimi i ekzistences eshte i fshehur, qe ne ta zbulojme.
    Nje gje eshte e sigurte, ne kemi ardhur nga perfeksioni, e do shkojme ne perfeksion, me apo pa vetedije.

    P.S. edhe une mendoj se subkoshienca eshte nje oqean i pafund dije, eshte ura lidhese e te gjithe koshiencave, ura lidhese me gjithçka.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. Emri Shqip Onomasiologjik "Arbëria" - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 02:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •