Tė fitojė Basha nė Tiranė ėshtė si tė fitojė Jocker te Batman
2011-04-27Andi Kananaj
Ndoshta ēėshtja e gjelbėrimit tė Tiranės ėshtė e vetmja ēėshtje qė prek realisht qytetarėt. Ndoshta Tirana ėshtė kthyer vėrtet nė njė qytet ku duket se lozet me porta tė vogla sa herė qė dilet nga parkimi. Ndoshta (dhe askush s’e mohon dot qė betoni po na zė frymėn), duke na bėrė ta harrojmė entuziazmin qė patėm kur pallati i parė 20- katėsh kaloi 15-katėshin, heroin idilik tė komunizmit. Askush s’e mohon dot se fillimisht shqiptari i mesėm u gėzua, nė besimin se kapitalisti qė ndėrtoi mbi kokat tona po sillte pak progres, duke sjellė pak Manhatan nė Tiranė.
Askush nga ata qė njoh s’e mohon dot se nė kėto zgjedhjet e fundit ka hyrė nė modė njė farė “histerie” ekologjike. Kjo, jo sepse po kthehemi nė higjienistė apo nė pėrkrahės tė ushqimeve bio, por sepse Rama ėshtė bėrė i padurueshėm nė TV dhe i papėrgjegjshėm nė Bashki. Edhe pėr vetė farmacistėt qė shesin ilaēe tė skaduara.
Tirana nuk ka rrugica tė pėrshtatshme pėr biēikletat. Tirana nuk ka metrņ. Tirana nuk ka vende ku fėmijėt tė luajnė, si fėmijė qė janė.
Basha i di tė gjitha dhe po i rendit me qetėsi, sipas radhės. Ndoshta vėrtetė kėto fjalė e bėjnė qė tė jetė nė avantazh nė sondazhet nė ‘Facebook’, ku duket se nė fakt konkurrohet vetėm nga fenomeni Lek Plepi. Lek Plepi, nga ana tjetėr, promovoi njė kėngė te “Zonė e Lirė” kundėr shitjes sė kombėsisė. Deri kėtu e ka fituar edhe like-un tim. Por, Leka nuk para flet dhe pėr mė tepėr, nuk kėrkon as vota tė vėrteta.
Paradokset nė fjalėt e Lulit, nė fakt mė duken mė tė rrezikshme, ndaj dhe dua t’i vė nė dukje me radhė.
Basha thotė se nuk do tė lejojė tė ndėrtohen pallate. Qė nė parim nuk arrij ta besoj dot Bashėn, se Basha ėshtė i djathtė dhe e djathta ka nė plan tė ndėrtojė pallate tė larta pa hesap (problem qė nė tė vėrtetė e kam edhe me Ramėn). Pavarėsisht se Basha ėshtė shprehur publikisht se do tė ishte e vėshtirė tė bindeshin ndėrtuesit, por se “ai do ta bėnte”, me “intuitė” besoj, se pallate sidoqoftė do tė vazhdojnė tė ndėrtohen. Pėrndryshe, ku do tė futen njerėzit qė do tė lindin nė tė ardhmen? Ajo qė mungon dhe do tė mungojė ėshtė plani rregullues i Tiranės, qė do tė pėrcaktonte me pėrpikėri deri edhe saksitė qė do tė lejohen nė zyrat e administratės. Pallate do tė ndėrtohen gjithmonė, sidoqoftė.
Nuk i besoj fjalėt e Bashės, sepse pėrtej logjikės se si mund tė rritet njė qytet qė numėron lindjet mė tė shpeshta nė Europė, eksponentėt e djathtė kanė gjithashtu konceptet e tyre tė zhvillimit, qė sigurisht nuk do tė cenohen pėr njė palė zgjedhje; siē dhe nuk janė prekur gjithė kėto vite nga e ashtuquajtura estetikė pėr natyrėn. Nė emėr tė liberalizmit ekonomik, Traktati i Kiotos ka dėshtuar me sukses. E megjithatė, Basha thotė se do tė flasė me ndėrtuesit qė ata tė mos ndėrtojnė. E vėshtirė do tė* jetė, - pohon ai vetė. Njė Bashė i majtė tė trondit, por asnjėherė sa ndėrtuesit qė do tė pranojnė tė mos ndėrtojnė.
Nuk e besoj Bashėn kur thotė se nuk do ta shembė piramidėn, sepse i njėjti Bashė shembi mbikalimin e ‘Zogut tė Zi’ pa arsye tė arsyeshme. Dhe, sepse Basha thotė ēdo gjė me lehtėsinė e papėrballueshme tė buzėqeshjes.
Basha ndoshta fiton, sepse kėtė herė e mbėshtesin edhe tė pavarurit kitsch. Kategoria nė fjalė, e mėrzitur mė shumė me Ramėn se me Gjebrean pėr daljet nė TV, i kundėrvihen Ramės me dashurinė pėr vendin. Ndėrkohė qė megjithėse ambienti qenkėsh problemi i madh i kėsaj shtrese, nė Vlorė numėroheshin vetėm 5 vlonjatė qė protestonin kundėr Petroliferės, tė ndėrtuar nė njė gji tė virgjėr deti. Nė tė njėjtėn linjė, nuk gjej shpjegim qė Porto-Romano ėshtė kthyer nė Porto Fazlliē, duke ndėrtuar stabilimente nafte qė largojnė ēdo fantazi mbi natyrėn. E ē’mund tė thuhet pėr rrugėn Durrės - Krujė, tė mbipopulluar me fabrika ēimentoje, pėr tė cilėn askush nuk ankohet, qoftė dhe sa pėr tė larė gojėn? Po gomat qė digjen, tė cilat duken qartazi nga Blloku?
Nė rastin mė tė mirė, tė pavarurit kitsch kanė gjetur argumentin cool pėr tė fituar zemrat e anėtarėve tė tjerė tė organizatės sė paregjistruar tė Bllokut; nė rastin mė tė keq kanė gjetur rehatinė me punėsimin nė administratė. Ndoshta, koha e kaluar nė Bllok tė bėn njeri mė tė mirė, partizan tė sė vėrtetės, edhe pse kjo e vėrtetė nuk tė thotė asgjė.
Qė fjalėt e Bashės tė kenė kuptim, atij i duhet tė flasė nė emėr tė ideologjisė sė partisė qė pėrfaqėson. Qė Basha tė jetė i besueshėm, i duhet tė flasė, nė rastin konkret, nė emėr tė krijimit tė kushteve pėr investime. Po nuk foli nė emėr tė zhvillimit ekonomik tė pėrcaktuar nga tregu, Basha del jashtė asaj qė partia e tij ėshtė pėrpjekur tė na mėsojė pėrgjatė jo pak, por plot 20 vjetėve. Kėtė duan edhe ndėrtuesit qė paguajnė nėn dorė qė posterat e tij tė shkėlqejnė me sukses, deri nė 8 maj. Nuk ėshtė ende e qartė nėse kjo propagandė do tė mbyllet me njė buzėqeshje pa mundim. Megjithatė, nėse Basha ka njė plan tė vėrtetė pėr tė rregulluar balancat e ekosistemit me qytetin, do tė ishte e udhės tė na e ilustronte me ndonjė vizatim, meqė fjalėt e fushatės nuk duket se pinė mė ujė.
Nuk janė tė besueshme fjalėt e Bashės, edhe pse tė mirėrenditura, sa herė pėrpiqet tė duket si njė figurė e dallueshme nga Berisha. Kjo pikė sė pari, sepse asnjėherė, nė asnjė situatė, asnjė anėtar i Partisė Demokratike nuk ka qenė dot i pavarur. Pikė sė dyti, sepse nėse Lulzimi ėshtė i pavarur, kjo do tė thotė qė nuk do tė ketė mbėshtetjen e Kryeministrit pėr tė vazhduar njė plan serioz qė forca “serioze” e djathtė do tė ēojė pėrpara. Luli pa parti ėshtė mė i vėshtirė pėr t’u besuar se sa Luli i Partisė Demokratike. Pastaj, tė gjithė e shohim se kjo ėshtė njė teknikė publicitare e gjetur nga firma amerikane qė punon pėr Bashėn, qė duket se e ka kėshilluar tė distancohet si figurė nga Berisha dhe tė shmangė daljet nė TV me Ilir Metėn. Nė kėtė mėnyrė, tė paktėn ai do tė mund t’i shmanget efektit tė videos korruptive publikuar nga “Fiks Fare”, me protagonistė Metėn dhe Priftin. Nė tė vėrtetė, amerikanėt harrojnė qė ne jetojmė nė njė fshat tė madh, qė nė vetvete jeton me thashethemet. Aq mė tepėr kur tregohen me qejf, qė tė duket pa kallauz, qė Luli ka lekė dhe paguan profesionistė tė vėrtetė. Fat i madh qė dimė tė lexojmė.
Ajo qė me tremb mė shumė
Nėse fiton, Basha do tė ketė tė drejtėn (jo dhe aq) morale tė flasė nė emėr tė qytetarėve tė Tiranės. Nuk do tė jetė shumė e vėshtirė qė ky personazh tė sillet si Berluskoni, qė flet nė emėr tė italianėve sa herė i duhet tė pėrballet me proceset dhe tė gjykohet pėr akuzat qė rėndojnė mbi tė. Basha do tė flasė nė emėr tė votuesve. Do tė ndodhė ajo qė ndodh zakonisht, pra qė Basha nuk do tė gjykohet asnjėherė nga gjykatat e brishta shqiptare. Do tė vetėfajėsohemi si ata qė e votuan. Do tė humbasim tė drejtėn tė ankohemi, dhe me tė drejtė. Nėse Kavaja nuk do ta kishte votuar Fatmir Mediun, ndoshta do tė arrinim tė dinim mė nė fund nga njė ish-ministėr se ēfarė ndodhi nė Gėrdec. Do tė na ndihmonte njė sistem i tėrė drejtėsie pėr ta bėrė. Kavaja ka arsye tė mira qė tė reflektojė, por afėrmendsh, pėr arsye pseudo-praktike, nuk do ta bėjė.
Nuk do tė ishte ēudi tė kishim pėrsėri si kryetar bashkie njė tė paaftė e tė korruptuar nė respekt tė traditės sė deritanishme. Por do tė ishte tejet e vėshtirė tė vazhdonim tė kishim njė shtet demokratik, nga dita qė do tė votohej njė kandidat, vetėm pėr tė shpėtuar nga pėrballja me drejtėsinė. Pėrsėritja e rasteve alla Mediu do tė vinte nė dyshim ekzistencėn e sistemit tė drejtėsisė, nė mos funksionimin e tij sa pėr sy e faqe. Ekzistenca e kėtij sistemi nuk ėshtė vetėm njė tjetėr kėrkesė e BE-sė, por pėrbėn gjithashtu tė vetmin shans pėr tė dalė nga mesjeta politike ku jemi zhytur. Pėrndryshe, i njėjti sistem mund tė destinohej pėr punėsimin e atyre qė do tė mbarojnė juridikun nėpėr universitetet private.
Ndėrkohė qė CV-ja e Bashės, nė pritjen pa shpresė tė fillimit tė proceseve tė tij, ėshtė mė se e plotėsuar. Pėrveē shembjes sė mbikalimit tė ‘Zogut tė Zi’ nė Tiranė, kjo CV mund tė krenohet me eksperiencėn e pazbardhur tė rrugės Durrės-Kukės si dhe vrasjet e 21 janarit.
Pėr qytetin pa Batman, fitorja e Jocker-it mbi sistemin e drejtėsisė do tė ishte fatale. Por ndoshta ėshtė mė mirė t’i kthehemi asaj qė qytetarėt kanė pėr zemėr, gjelbėrimin, argument qė Basha duket se e njeh mjaft mirė.
Pėr mbyllje
Si pjesėtar i parėndėsishėm i njė takimi tė organizuar nė prill tė 2009, nga intelektualė tė pavarur (85% me gazetėn ‘Integrimi’ nėn sqetull, plus Andrea Stefani), me qėllimin pėr tė mbrojtur qytetin nga betonizimi, pata rastin tė dėgjoja ndėrhyrjen e papritur tė njė zonje, e cila u prezantua si ekspertja e skuadrės sė fundit qė kishte pėrgatitur planin rregullues tė Tiranės nė vitin ‘89. Ekspertja nė fjalė arriti me vėshtirėsi t’i merrte fjalėn Andreas, “nonės” sė fjalimit dhe luftės kundėr betonizimit. Ekspertja u shpreh se pallate do tė vazhdonin tė ndėrtoheshin sidoqoftė, por se ajo qė mungonte ishte njė plan i qartė qė do pėrcaktonte nė detaje sipėrfaqet e gjelbra, duke pėrfshirė nė to deri dhe saksitė qė do tė lejoheshin nė zyrat e administratės. Pasoi heshtja. Ndoshta askush nuk e dėgjoi, pasi askush me sa dukej, nuk interesohej realisht se si do tė rritej Tirana e nesėrme. E rėndėsishme ishte qė tė denoncohej njė bllok i ri pallatesh ndėrtuar nga ndėrtues tė PS-sė dhe ndėrtues tė PD-sė. Ndėrkohė qė tani qė janė edhe tė LSI-sė, nuk ka mė arsye pėr denoncime.
Ekspertja u largua dhe unė nuk i kujtoj mė as emrin. Mbaj mend qė Reshat Arbana recitoi njė vjershė pėr atdheun; Ed Shalsin qė me SMS mė pyeste se si doli nė debatin e shkurtėr me intelektualėt; por nuk mbaj mend se si quhej specialistja, e vetmja qė dinte se ēfarė po thoshte.
Takimi i intelektualėve u mbyll me sukses. Unė i thashė Shalsit se ai doli mirė, gjė qė ia thashė edhe Andrea Stefanit, qė kundėrshtoi Shalsin.
Ndoshta ėshtė vėrtet kjo puna e gjelbėrimit.
Gazeta shqip
Krijoni Kontakt