Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Muri i Berlinit ra – por Mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore

    Bashkimi Europian i formuar dhe i fuqizuar pas rënies së Murit të Berlinit ka probleme të cilat nuk janë probleme të rritjes sesa probleme të një natyre tjetër: atë të plakjes së demokracisë e cila po shoqërohet edhe me degjenerimin moral e social, por dhe problemin tjetër gjithashtu shumë të madh dhe të rrezikshëm- atë të emigrimit masiv të popullatave afrikane, aziatike madje dhe të popullatave europiane brenda vetë BE.



    Nëse nuk gjendet zgjidhje, migrimi masiv i miliona emigrantëve brenda BE do të shkaktojë shpërbërjen e BE. Kjo po ndodh dhe në SHBA, migrimi masiv nga kontinenti amerikano jugor dhe qendror është duke ndryshuar raportet brenda SHBA, pavarësisht se SHBA është ndërtuar si shtet emigrantësh, dhe kjo është arsyeja e ardhjes në pushtet të Trumpit.

    Ky rrezik ndonëse i shpërfillur nga BE, është po aq i rrezikshëm sa që po të kujtojmë të kaluarën mund të konstatojmë se edhe Perandoria Romake ra nga dyndjet e popullatave.

    Kush po e shkakton këtë problem i cili ndodhi pas Rënies së Murit të Berlinit dhe të shpërbërjes se BRSS e të komunizmit?

    Siç do të shpjegohet më poshtë është përpjekja për të shtrirë demokracinë edhe në vendet ku ajo nuk ekziston si në vendet e qendrore dhe lindore të Europës dhe në vendet islamike në të cilat sistemi diktatorial është i një lloji të veçantë ku predominon feja, ndërhyrje të cilat duke qenë të parakohshme kanë nxitur luftërat civile, vrasje, emigracion dhe kaos.

    Sigurisht, ngjarja më e madhe e rënies së komunizmit u simbolizua me rënien e Murit të Berlinit duke treguar se Bota po kalonte në një sistem demokratik edhe në shtetet ku mbizotëronte diktatura komuniste. Mbetën vetëm tri vende ku ruajtën sistemin e diktaturës së majtë; Kina, Vietnami dhe Koreja e Veriut. Koha e Revolucionit permanent socialist të Trockit u transformua në idenë e Ten Hsiao Ping-ut të një sistemi një partiak por me ekonomi të liberalizuar kapitaliste. Kjo mbetet edhe sot e kësaj dite një nga reformimet me interesante të cilat po mbajnë gjallë sistemin e majtë të të ashtuquajturit `komunizëm të rinovuar`. Për sa i përket Vietnamit sistemi marksist i tij pësoi edhe ai hapjen përkatëse pasi ndjeu presionin ndërkombëtar të sistemit kapitalist të kombinuar me idetë pacifiste të traditës budiste popullore por edhe me fitoren ndaj fuqisë më të madhe ushtarake të asaj kohe-SHBA, për pasojë të së cilës edhe u bashkua në një shtet.

    I vetmi vend që mbeti në kurthin e diktaturës është Koreja e Veriut e cila dhe sot e kësaj dite vazhdon një kurs marksist por të kombinuar me idetë monarkiste të familjes Kim e cila trashëgon pushtetin që prej viteve `50.

    Bota për një farë kohe deri në periudhën 2016 mbeti e lirë dhe demokratike në të cilën dominohej vetëm nga 1 superfuqi SHBA e cila, vazhdoi së bashku me shtetet anëtare të NATO-s, dhe BE në përpjekje të përhapë sistemin demokratik perëndimor i cili në fakt nuk ishte ai sistem perëndimor i pas luftës, por mori disa elemente esenciale nga sistemi komunist sado keq përfundoi ai. Disa nga këto elemente ishin; emancipimi i gruas, sindikatat, antiracizmi, bashkëjetesa e tipit titist `vëllazëri-bashkim`, laicizmi.

    Pavarësisht vendimeve të Reikjavikut midis Regan-Gorbaçov e cila pasoi Rënien e Murit të Berlinit dhe gjithashtu dhe rënies e `Perandorisë së të Keqes` pra të BRSS, bota perëndimore nuk respektoi disa nga marrëveshjet që u ra dakord në atë kohë midis dy liderëve të mëdhenj dhe kjo ndoshta për arsye se menjëherë pas rënies së sistemit diktatorial komunist lindën tendenca të tjera të fshehura: ekstremizmi fetar dhe nacionalizmi, të cilat pas disa vitesh të rënies së Murit të Berlinit ngritën kokën dhe i shkaktuan e po i shkaktojnë botës shumë probleme. Këto dy elemente u shfrytëzuan nga Demokracia perëndimore për të luftuar sistemin komunist , por me kalimin e viteve këto dy elemente po i kthehen si bumerang vetë demokracive perëndimore me të tërë malinjitetin e tyre. Dhe kjo u pa menjëherë.

    Së pari, Nacionalizmi, nga një element i suksesshëm për shpërbërjen e Jugosllavisë, shkaktoi luftëra të përgjakshme pas shpërbërjes.

    Së dyti, elementi tjetër i rrezikshëm ekstremizmi fetar, nga një element i suksesshëm në luftën kundër BRSS në Afganistan u kthye në një faktor që rrezikon botën dhe sot e kësaj dite duke fillua nga luftërat fetare në Çeceni, luftërat në Siri dhe Irak, Demonstratat në Egjipt, luftërat lokale në Nigeri, Libi, ISIS, të cilat jo vetëm shkaktuan humbje të mijëra jetëve por edhe vazhdon të përbëjë rrezik në botën perëndimore dhe në gjithë botën.

    Një nga hakmarrjet më të para të demokracive perëndimore pas rënies së komunizmit në BRSS dhe vendet e Europës lindore, ishte shpërbërja e Jugosllavisë e cila pati sistemin më të mirë ekonomiko-social nga vendet e lindjes, madje me idenë bashkim-vëllazërim dhe me një ekonomi konkurruese, BE dhe SHBA ndërhynë për ta ndarë duke larguar në fillim pas nxitjes së nacionalizmit të fshehur ndër vite nga autoriteti i Titos- Slloveninë, e cila u pasua nga Kroacia dhe Bosnja, gjë që shkaktoi një gjakderdhje të madhe e të pajustifikuar në 1993. Maqedonia dhe Mali i Zi u larguan heshturazi sepse askush nuk interesohej për to, por problem i vjetër i shqiptarëve të Kosovës ngriti krye me të drejtë që prej formimit të Jugosllavisë e deri në formimin e Krahinës Autonome të Kosovës, por pastaj më vonë në 1981, 1992, përpjekjet pacifiste të Rugovës, e ne 1997-1999, pati luftime, të cilat u pasua nga largimi me dhunë i 450.000 shqiptarëve të Kosovës, gjë që siç e dimë pasoi ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin e një pjese të trojeve shqiptare jashtë atdheut- Kosovës nga Serbia, çlirim i cili u ndihmua jashtëzakonisht nga lufta e UÇK dhe heroi Adem Jashari.

    Rrezikshmëria e këtyre dy faktorëve, kundër demokracive perëndimore pavarësisht përpjekjeve për t’i mbajtur nën kontroll, ekziston dhe në demokracitë e brishta të Ballkanit e sigurisht edhe për Shqipërinë dhe Kosovën ku tendencat centrifugale ndonëse të fshehura pikërisht nën maskën nacionalisto-fetare mund të marrin përparësi nëse BE dhe SHBA nuk na ndihmojnë që të integrohemi në Europën e bashkuar pavarësisht grindjeve dhe rekomandimeve europiane; këto të fundit nuk mund t’i plotësojmë dot jashtë BE.

    Pikërisht këto dy elemente të rrezikshme si Nacionalizmi dhe Ekstremizmi fetar janë, dhe arsyet e ringritjes përsëri të mureve në vendet me demokraci të zhvilluar të cilat po e përdorin si reaksion mbrojtës ndaj emigrimit masiv i cili mund të shkaktojë në të ardhmen ndryshimin e strukturës së popullatave të shteteve me demokraci të zhvilluar, por për të penguar terrorizmin e shkaktuar nga ekstremizmi fetar i cili në fakt përdoret nga shtetet religjioze si një faktor mbrojtjes ndaj përplasjes me civilizimin botëror.

    Këto përplasje kanë dhe një dimension tjetër dramatik: nga një anë të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat nuk duhet abuzuar duke iu dhënë të drejta LGBT, sepse duke shkuar me këtë argumentim, demokracia perëndimore do t’i japë të drejta edhe perversiteteve të tjera si pedofilia, pornografia, vrasjet- të cilat po shkaktojnë degjenerimin moral të demokracisë dhe legjitimimin në të ardhmen të kalimit nga Demokracia e degjeneruar në një Diktaturë të djathtë.

    Nga ana tjetër, Shtetet islamike dhe ato që aspirojnë Sharian, gjejnë justifikimin e luftës ekstremiste fetare pikërisht te ky faktor negativ:- ai i degjenerimit të demokracisë perëndimore, me gjithë mungesën e demokracisë në vendet e tyre dhe mungesën e të drejtave të grave, barazinë gjinorë, arsimimin laik, dhe disa traditave arkaike që dëmtojnë shoqërinë e atyre vendeve. Gjithashtu, justifikim tjetër për ekstremizmin fetar është edhe emigracioni i cili po përdoret edhe për ndryshimin e strukturës së popullatës në vendet perëndimore përfshi BE, SHBA, Australi, Kanada etj.

    Së fundmi, dalja në skenë e superfuqive të tjera si Kina, India, Brazili, Japonia, do të ndikojë në globalizmin e ekonomive por dhe në nxitjen e luftërave, luftërat për dominim ekonomik. Këto shtete krahas ringritjes së mureve mbrojtëse do të përdorin edhe dy faktorët e mësipërm shpërthyes me qëllim dominimin. Le të shpresojmë që Shqipëria dhe faktori shqiptar të gjejë veten në Demokracitë perëndimore nëpërmjet integrimit të shpejtë e pa kushte.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Muri i Berlinit ra – por Mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Muri i Berlinit ra – por Mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Muri i Berlinit ra – por Mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2018
    Vendndodhja
    Athine,Greqi
    Postime
    24

    Për: Muri i Berlinit ra – por Mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore



    Po zbarkojne merceneret e te majtes ne Shqiperi.
    Balli Kombetar : The real country's heroes !!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Muri i Berlinit ra – por Mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore

    Citim Postuar më parë nga 1912 14/88 Lexo Postimin


    Po zbarkojne merceneret e te majtes ne Shqiperi.
    Ne fakt kete personin ketu ne video, nuk ja ve veshin pasi eshte legen dhe vetem gomarlleqe thote...
    megjithate edhe ora e prishur e thote sakte 2 here ne dite oren
    kjo gje me ka kaluar dhe mua ne mendje, shqiperise t'i jepet futja ne evrope
    por duhet te paguaje si fature pranimin e mijerave refugjateve nga vendet e tjera evropiane
    ashtu sic duan te detyrojne polonine dhe hungarine. dmth te forcohet kufiri
    por te marrim ata qe me teperice i ka gjermania me shoqe...

    dhe nese kjo eshte e vertete me keta politikane leshi qe kemi ne
    mjere ne thua pasi sikur te na dergojne nja 100mije araboberbere NA MORI LUMI
    me mire te mos futemi kurre ne bashkimin evropian sesa te marrim emigrante araboberberomyslymsa

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Muri i Berlinit ra – por Mure të tjera po ndërtojnë Demokracitë Perëndimore


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •