Sipas librit ‘Gjeografia’ nga i cili mësojnë nxënësesit e shkollave të mesme që nga viti 2003, vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë.
Zbulohet edhe një skandal në përmbajtjen e teksteve shkollore në Maqedoni. Në shenjestër të autorëve maqedonas edhe një herë shqiptarët. Sipas librit ‘Gjeografia’ nga i cili mësojnë nxënësesit e shkollave të mesme që nga viti 2003, vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë. Më tej autorët në këtë libër kanë shkruar se shqiptarët e Maqedonisë që e llogarisin vetveten si autokton, kryesisht janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre, shkruhet në libër, ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze.
Këto fyerje të autorëve maqedonas, Partia Demokratike Shqiptare, i quan shoviniste.
Nga ana tjetër, zv/kryeministri shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, Abdilhaqim Ademi, premton se të gjitha keto gabime do të korrigjohen deri në shtatorë.
Ky skandal pason pas atij që u evidentua ditë më parë në librin ‘Shoqëria’, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Për skandalet e shumta që kanë përfshirë Ministrinë e Arsimit, doreheqjen e drejtuesit të këtij dikasteri e kanë kërkuar disa parti të opozitës dhe sektori civil shqiptarë.
Top/news.
Krijoni Kontakt