Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Albanologu Eric Hamp: Shqipja është pasardhëse e ilirishtes

    Teza mbi ilirishten? Hamp na gëzon



    Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp.

    Yllka Lezo

    Premte, 19 Dhjetor 2008 09:12:00


    Albanologu amerikan Eric Hamp prezanton “Studime krahasuese për shqipen” në konkursin për veprën më të mirë albanologjike. Vepra mbron tezën se shqipja është pasardhëse e ilirishtes

    Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp.

    Botimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është në kategorinë e kërkimeve gjuhësore ku jo gjithmonë mund të presësh të papritura shkencore. Vepra në fjalë, dhe sidomos referati gojor që mbajti Hamp, u vlerësuan nën zë dhe jo pa entusiazëm dje në Hotel Tirana. Ai argumenton origjinën ilirishte të shqipes.

    Duke pasur parasysh përcaktimet jo të sakta qëjanë bërë mbi pozicionin e shqipes deri më sot ai kërkoi që të njihen këto gabime. Ajo që i serviret lexuesit në këtë botim është një studim i detajuar i gjuhës tonë në rrafsh krahasimtar, që përfshin gramatikën, studimet dialektore, historike, marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinje, etj.

    Profesori 88-vjeçar i pranishëm në paraqitjen e librit e konsideron gjuhësinë si mbretëreshën e shkencave humane.

    Eric Hamp ka nisur ta studiojë shqipen që në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Cilësohet si njohës i mirë i të ashtuquajturave të folme skajore, si dialekti i arbëreshëve të Greqisë dhe Italisë, të zonave skajore gege në Maqedoni dhe Mal të Zi.

    Studimet i marrëdhënive të gjuhës shqipe me gjuhët e Ballkanit, dhe sidomos i raporteve me gjuhën rumune të cilat kanë rëndësi të posaçme në studimet e tij.

    Prof. Rexhep Ismajli, referuesi i veprës së Hamp-it në këtë konkurs dhe përkthyes i një pjese të “Studime krahasuese për shqipen”, shprehet që albanologu amerikan është në linjën e paraardhësve që mbështesin tezën e shqipes prej ilirishtes. Për rëndësinë që kanë deklaratat e djeshme të Hamp-it, vazhdim i koncepteve që mbron në veprën e mësipërme, gjuhëtari shqiptar nga Kosova i jep në këtë intervistë notën maksimale.

    Ku bazohet Prof. Hamp-i për të provuar se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes?

    Tezat e tij të botuara në shumë periodikë ndërkombëtarë pohojnë se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes. Kjo e fundit sipas Prof. Hamp-it ka pasur një lidhje të ngushtë me gjuhën romake. Ju e dëgjuat krahasimin e shembujve që ai solli për fjalë si thika në shqip dhe sika në latinisht, ngjashmëritë në kuadër të grupit veri indoevropiane të gjuhëve indoevropiane dhe në aspektin ballkanik.

    Pastaj në faza më të vona në lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhëve të vjetra ilire ku hyn edhe mesapishtja. Ai përmend disa fjalë për shembull si sibina kur krahason sibina në latinishte me thupër të shqipes. Ka edhe ndonjë fjalë tjetër të ngjashme. Hamp është një etimolog i klasit të parë në botë dhe natyrisht që kjo na gëzon sepse shohim që etimologji të tilla që ndonjëherë mund të jenë përmendur në albanologji sot marrin edhe vlerësimin e tij.

    Ju i quajtët risi për albanologjinë deklaratat e tij të sotme?

    Pas vitit 1966 e më pas ai kishte një dilemë lidhur me ilirishten sepse në këto 40 vjet për ilirishten ka pasur një tendencë sipas të cilës ilirishtja qenkësh një emërtim që nuk shpreh një gjuhë tamam. Natyrisht që profesor Hapm-i ka kontribute të jashtëzakonshme në studimin e raporteve të shqipes me mesapishten dhe tani po e rikonfirmon gjithë këtë duke e lidhur me ilirishten. Një vit më parë, në një artikull të tij ai u shpreh i sigurt se shqipja dhe mesapishtja janë të lidhura mes tyre.

    Ndryshimi është se mesapishtja ka ardhur më herët në gadishullin e Ballkanit. Kjo do të thotë se paraardhësja e shqipes është ilirishtja, dhe është ajo që i ka pasur lidhjet e drejtpërdrejta me mesapishten. Çështja është pak komplekse por është shumë e rëndësishme në zhvillimin e shkencave albanistike në raport me qëndrimet që janë mbajtur disa herë në diskutimet evropiane.

    A mund të merren si të vërteta shkencore fjalët e prof. Eric Hamp-it?

    Prof. Hamp nuk thotë çdo gjë, ai shpreh vetëm ato për të cilat është i sigurt. Është e vërtetë që etimologjinë për sibinat nuk e ka publikuar më parë, por për prejardhjen e gjuhës shqipe ka deklaruar dhe ka shkruar shumë artikuj dhe studime.

    Në një të ardhme do të ketë një botim shkencor që do të përfshijë këto teza?

    Ekzistojnë mjaftë botime në lidhje me këto teza. Edhe vetë zoti Hamp kashumë shkrime, disa prej tyre janë përkthyer në librin “Studime krahasuese për shqipen”, ndërsa disa të tjerë janë shpërndarë në revista shkencore shumë të rralla dhe ky është një handikap për albanologjinë, dmth fakti që bibliotekat tona nuk kanë mundësi që t’i sigurojnë.

    Me cilët nga paraardhësit është më afër me pikëpamjet që shfaq?

    Ka shumë. Ka një histori që daton që në shekullin e 18, nga Johan Tunman dhe pastaj në botën e sotme pas Çabejit kemi Vaclav Cimochoëski etj. Të gjithë ata që janë marrë me albanologjinë në një farë mënyre janë në këto rrjedha të të menduarit. Prof. Hamp-i ka këtë avantazh që depërton shumë më thellë në interpretimet para indoevropiane dhe të gjitha këto lidhje i bën bashkë

    Nesër është votimi për veprën më të mirë albanologjike, ju çfarë note simbolike do t’i jepnit veprës?

    Më lartën.


    shekulli

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    bukur

    ore mire dakort na behet qefi qe shkrimtare te huaj shkruajne ne favorin ton se eshte e verteta vete po mua me vin keq qe nuk po del njeri te shkruaj e kam fjalen per te huajt qe te thon se miqdonia eshte shqiptare se rroma eshte e formuar nga shqiptaret se greqia e lasht fliste shqip dhe vetem shqip dhe se ne pasardhesit e njerezve me te lavdishem qe ka njohur bota e kemi si detyre te bejm luften ton mediale letrare qe te cojm nderin e te parve tan atje ku ju takon.do zoti nje dite bota e merr vesh te verteten se na kan vjedhur gjithcka dhe se bota ne lashtesi ka folur shqip ne te gjithe detin mesdhe nga basket e franca ballkani azia e vogel palestin e izrael egjipt etj .nuk do kete dite me te bukur per se sa dita qe bota ta pranoj kete qe thash me lart.dhe kjo dite nuk do vonoj do vin shume shpejt.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga sulioti Lexo Postimin
    ... po mua me vin keq qe nuk po del njeri te shkruaj e kam fjalen per te huajt qe te thon se miqdonia eshte shqiptare se rroma eshte e formuar nga shqiptaret se greqia e lasht fliste shqip dhe vetem shqip ...
    Sepse ne shqiptaret nuk jemi ende gati qe te ndodhe kjo. Te garantoj qe po te ndodhe kjo ne ditet e sotme, me shum do te kesh kundershtar dhe armiq shqiptar se sa te huaj.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    ska gje pak dhe te mire te luftojm ne te saktet per shqiperin

    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Sepse ne shqiptaret nuk jemi ende gati qe te ndodhe kjo. Te garantoj qe po te ndodhe kjo ne ditet e sotme, me shum do te kesh kundershtar dhe armiq shqiptar se sa te huaj.
    po re vella ek te drejt armiqt i kan ngulur rrenjet thell ketu tek ne po ska gje se ka ca burra te mire akoma qe do luftojn per shqiperin .po e njejta gje ka qen o i nderuar zeus se te parin e fhatit asnje se do ne kemi patur armiq kemi dhe do zoti nuk do kemi ne te ardhemn;ne kemi qen te paret e fshatit ne mesdhe dhe mesdheu eshte pika kyce keshtu se pse kemi ardhur duke u zvogeluar apo asimiluar ka qen se kemi patur luft me te gjithe orr vlla po mire thuaj qe kemi ngelur dhe kaq sa jemi sote qe te rifitojm te pakten nderin per te paret tane se po te kishte qen ndonje rrace tjeter asgje sdo kishte ngelur;

Tema të Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:33
  3. E.Çabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  4. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  5. Pastërtia e Gjuhës Shqipe
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •