Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 233
  1. #61
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Policia e Shtetit: Aleksander Keka, eksponent i trafikut te droges e eksplozivit

    Ora 14:00
    Tre orë nga vrasja me eksploziv e kryetarit të PDK-së Malësisë së Madhe policia e Shtetit informon në një prononcim për shtyp se viktima Aleksandër Keka ishte person me precedentë kriminalë në trafikun e drogës dhe të eksplozivëve me telekomandë.

    “Duhet theksuar se shtetasi Aleksandër Keka prej vitesh është evidentuar nga strukturat e policisë lokale e qëndrore si person me precedent të theksuar kriminal me tendencë trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e mjeteve motorike si dhe trafikimin e lëndëve plasëse me telekomandë.”- deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shtetit Klodian Branko në prononcimin për shtyp të dhënë rreth orës 13.30 minuta.
    Njoftimi për shtyp vazhdon me detajet e vrasjes. “Sot më datë 18.06.2009, rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH 2125 E është parë nga dëshmitarë të pranishëm se ka pasur një shpërthim në ecje dhe dalje të menjëhershme të mjetit nga rruga”.
    34 vjecari Aleksandër Keka, lindur e banues në fshatin Pjetroshan, komuna Kastrat, Malësi e Madhe është gjetur i vdekur nga strukturat e policisë lokale që kanë mbërritur në vendngjarje.

    Policia thotë se mjeti fuoristradë në të cilën udhëtonte kryetari i degës së PDK-së ishe në pronësi të Arben Bitanit, biznesmen i vrarë në 2008.

    Për hetimin e kësaj ngjarje policia thotë se janë angazhuar ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Laboratorit Qëndror Kriminalistikë, të Njësisë Antieksploziv etj. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

    "Balkanweb"
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #62
    Une vetem nje pyetje kam: Nqs ky "politikan" ishte nje trafikant droge a kriminel, si shpjegohet ky nuk u vra psh mbas zgjedhjeve ose vjet por vritet tani pothuajse 1 jave para zgjedhjeve? Mahnitese ca koincidencash ndodhin gjithmone me kete politiken shqiptare.

  3. #63
    I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Keka
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #64
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Ndërsa unë mendoj që : Seral Killer , Në Shqipëri Është Populli

    Pse ?

    Sepse populli është ai që vdes për këta politikan (kriminel) , sepse populli është ai që jep votën këtyre politikanëve (kriminelëve) , sepse populli është ai i cili lejon të ndodhin këto gjëra.

    Misioni i Popullit

    "Të Shkatërrohet Qeveria e Tanishme (Kosovë-Shqipëri) , të Ndërtohet Një e Re me Fytyra të Reja të Politikanëve të Cilët do i Ndihmonin këto Vende."
    Mos ta fajsojm popullin,ne te shkretet i zgjedhim si te urte e te bute,te dijshem e me vlera,por si duket kokat i kan atu ku ulen e kolltuqet ja u zan frymen,dhe ja turbullojn mendjen,keshtu qe punojn pa koke fare vetem me ate qe ulen ne kolltuk!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #65
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Mjer shpinda e atij/saj qe han dhe.
    Shpirti drite i paste.

  6. #66
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    u indinjun te gjithe per i trafikant droge ene armesh ene kontrabandist. ca tbo emigrimi

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kur shkruaja ketu qe thoja sa e zeze eshte PD dhe Shqiperia nxin sa here vjen ajo ne pushtet ja ku e keni o kokeboshe te pd.
    Vrisni e prisni tani ajo ju ka ngelur.
    Kur vrisni koleget tuaj qe keni qeverisur bashke vaj halli te tjeret.
    Po vetem me ps se kruani dot se jane shume ata dhe ja keni friken.
    Dhe shkoni zbrazni inatin te te vegjelit.

  8. #68
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    ca flet mer? ca inoti, di gjo ti kush e ka vra? se nqs di mos duhet te bosh nai vizite ne polici.

  9. #69
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Uroj shume qe te mos kete qene atentat sepse do ishte per faqe te zeze.
    Nuk behet demokraci me vrasje. Ne nje vend ku nje politikan, deputet, minister apo kryeminister, nje kryetar partie apo nje president e ka jeten e tij ne rrezik s'eshte aspak vend i sigurte per qytetaret tjere.

    Duke shprehur ngushellime te thella tek te gjithe ata qe e kane njohur dhe e kane dashur, shpresoj te kete qene aksident.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #70
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Duhet theksuar se shtetasi Aleksandër Keka prej vitesh është evidencuar nga strukturat e policisë lokale e qëndrore si person me precedent të theksuar kriminal me tendencë trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e mjeteve motorike si dhe trafikimin e lëndëve plasëse me telekomandë.

    http://www.shekulli.com.al/2009/06/1...nte-penal.html



    Sot më datë 18.06.2009, rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH2125 E është parë nga dëshmitarë të pranishëm se ka pasur një shpërthim në ecje dhe dalje të menjëhershme të mjetit nga rruga.

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë strukturat e policisë lokale që kanë konstatuar të vdekur drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandër Prekë Keka, i vitlindjes 1975, lindur e banues në fshatin Pjetroshan, komuna Kastrat, Malësi e Madhe.

    Mjeti i sipërpërmendur është në pronësi të shtetasit Arben Bitani, i vrarë në vitin 2008, i njohur si ortak në biznes i shtetasit Aleksandër Keka.

    http://asp.gov.al/2009/qershor/18dek...rja_koplik.htm

  11. #71
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    O limbo kot te pjyes per kurjozitet, se un kame njojtur nje djal me kete emer, shume vite para, mos ka qene gje ne amerik ky, ose vellai i tij ,dhe a ka pas ndenjur me shtepi tek parafabrikatet e komanit? (shkolla e ndertimit dikur nuk e di a eshte akoma)

  12. #72
    Ngushellime familjes dhe te afermeve...

  13. #73
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    ngushellime familjes dhe te afermeve..........
    Nese atentati eshte bere per arsye qe nuk lidhen me politiken, del qarte se çfare klase politike kemi.
    Nese ky atentat eshte bere per arsye politike, atehere perseri del qarte se çfare klase politike te qelbur kemi.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Ngushellime familjarve

    Po me sa po degjoj neper lajme thuhet se ky person qeka mar me trafik droge ..dhe ne qoftese esht e vertet kjo ,dihet qe kjo eshte bere per larje hesapesh ,dhe nuk kemi pse ta ngatarrojme me politiken kte ngjarje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Linda5 : 18-06-2009 më 11:11
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Mos ta fajsojm popullin,ne te shkretet i zgjedhim si te urte e te bute,te dijshem e me vlera,por si duket kokat i kan atu ku ulen e kolltuqet ja u zan frymen,dhe ja turbullojn mendjen,keshtu qe punojn pa koke fare vetem me ate qe ulen ne kolltuk!
    Pra,ju e keni kuptuar realitetin e pse prap vazhdoni ti votoni., thjesht keni mbyllur sytë dhe veshët arsyeja e mbylljës është realiteti.

    Realiteti nuk është në dobi të popullit veq të Kriminelëve , le të mundohemi ta përmirësojmë këtë realitet negativ.

    Si Përmirësohet ?

    Ky Realitet negativ shëndrrohet në pozitiv vetëm atëherë kur kjo qeveri e tanishme do shkatërrohet më pas të krijohet një e re me modifikime të mëdha dhe në krye të saj të vijnë njerëz të ditur dhe udhëheqës të mirë të popullit.

  16. #76
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Ngushellime familjarve

    Po me sa po degjoj neper lajme thuhet se ky person qeka mar me trafik droge ..dhe ne qoftese esht e vertet kjo ,dihet qe kjo eshte bere per larje hesapesh ,dhe nuk kemi pse ta ngatarrojme me politiken kte ngjarje
    Linda5, sepse disa jane te papermbajtshem emocionalisht, dhe duan ta lidhin çdo gje te zeze me nje emer. Me vjen gjynah per te tille persona, sepse mesa duket kane probleme me veten.

    Edhe une them, le te dale nejehre versioni zyrtar, te pyeten deshmitare, sepse eshte nje person qe i ka mbijetuar kesaj vepre makabre.

    Por, edhe nqs eshte vrare per larje hesapesh, eshte prap nje gabim shujme i madh. Duhet te ishte arrestuar dhe duhet te ishte denuar per veprat, e jo te lihej i lire per tu vrare.

    Nja dy fjale dua te them edhe per ate Nard Ndoken. Qe ne fillimet e tija ne PD, kur ka pas mbajtur poste te rendesishme dikur, nuk me ka pelqyer asnjeher. Pastaj u largua nga PD ne disa parti pa identitet dhe me ne fund u be kryetar i PDK. Turp per personat qe mban ne parti. Nje here doli Tom Doshi, deputet pa shkolle dhe shume i perfolur, tani na del dhe i ndjeri tjeter trafikant.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  17. #77
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Mos po prisni qe policia te thote qe ishte vrasje politike ?? Sa enderroni dhe juve
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  18. #78
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    E perse duhet ta thote nese nuk eshte?
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  19. #79
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Ngushellime familjes dhe mjer ai qe shkoi i ri.
    Sa per c'do gje tjeter ndoshta do ti ndihmoje Zoti apo te jene me fat te gjejne kush e beri dhe ti jepet fund spekullimeve.
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  20. #80
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Bilanci më i padëshiruar në Shqipëri, është bilanci i vrasjeve. Shifrat janë aq të frikshme sa duket se në 16 vjet në territorin e Shqipërisë janë zhvilluar pjesë nga Lufta e Tretë Botërore. Nga një popullsi mbi 3 milionë shqiptarë, që nga viti 1992 janë vrarë me armë zjarri dhe me armë të ftohta 5 097 persona. Po të bësh një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që mesatarisht çdo një ditë e gjysmë të jetë vrarë një person.

    Duke u bazuar në analizën e Policisë së Shtetit, gazeta "Tirana Observer" boton sot të gjitha statistikat e numrit të vrasjeve që nga viti 1991 e deri në vitin që sapo lamë pas, si dhe vrasjet që janë cilësuar si më të bujshmet për secilin vit. Që nga vrasja e Gaz Muçës më 7 prill të vitit 1992 e deri te vrasja e 10-vjeçarit Bekim Çenga më 27 shtator 2007 në Dibër.

    Vrasjet e bujshme

    Në pamje të parë duket se kanë kaluar shumë vite, por që në krahasim me vrasjet që kanë ndodhur, duken shumë pak. Kanë kaluar 16 vjet që nga viti 1991, por mesatarisht për çdo 1.5 ditë të këtyre viteve ka ndodhur nga një vrasje. Sipas statistikave të policisë, rezulton që në 16 vjet janë kryer 5 097 ekzekutime, ku rekordin e vrasjeve e mban viti 1997 me 1542 të tilla. Secili prej këtyre viteve ka pasur disa vrasje të bujshme, duke filluar që nga vrasja e Gaz Muçës në Tiranë, e specialit të RENEAS, Arben Ujka në Shkodër, biznesmenit Abaz Ulliri në Krujë e për të vazhduar me zhdukjen e Remzi Hoxhës, ekzekutimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar kaloshi; me vrasjen e shekullit, vrasjen e Azem Hajdarit. Por jo më pak të bujshme janë cilësuar vrasjet e kryetarit të Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçit në Tiranë apo vrasjet e kryepolicëve Arben Zylyftari dhe Gani Malushi. Me jo më pak zhurmë u shoqërua edhe vrasja e kryetarit të Lidhjes së Misionarëve, Emin Spahia, e kryetarit të PD-së së Hasit, Behar Kastrati, biznesmenit shkodran Kin Kodra dhe e 10-vjeçarit Bekim Çenga që ndodhi vitin e kaluar.

    Analiza

    Gjatë analizës së Policisë së Shtetit, që u zhvillua dy ditë më parë, ra në sy që numri i vrasjeve vit pas viti, sidomos vitet e fundit, ka ardhur në zbritje. Por në krahasim me vitin 2006 në të gjithë Shqipërinë u shënuan 14 vrasje më shumë. Por kur hedh një sy statistikave të viteve '92, '93, 94 duket që gjithçka ka ardhur në përmirësim, duke mos përmendur ngjarjet e vitit të trazirave 1997, ku u vranë 1542 persona dhe nuk u zbuluan as gjysma e tyre.



    Gazmend Muça

    Vrasja më e bujshme e vitit 1992 është cilësuar vrasja e Gazmend Muçës, i cili u qëllua për vdekje më 7 prill të atij viti në Tiranë. Në atë datë Gaz Muça bashkë me anëtarët e grupit të tij kanë qenë ulur në një lokal në afërsi të spitaleve, ku ka mbetur i vrarë.



    Arben Ujka

    Vrasja e legjendës së forcave speciale RENEA, Arben Ujkës, padyshim që pati mjaft bujë në vitin 1993. Ai mbeti i vrarë më 22 gusht të atij viti, teksa tentoi të arrestonte një të shumëkërkuar në fshatin Mushan të Shkodrës, nga vetë i shumëkërkuari.



    Abaz Ulliri

    Suksesi që kishte në biznesin e tij në Nikël të Krujës iu pre në mes Abaz Ullirit, i cili vra në maj të vitit 1994. Vrasja e tij pati një bujë të madhe, për vetë faktin se fillimisht ekzekutimi i tij u cilësua si aksident, por më vonë u zbulua se ishte një vrasje.



    Remzi Hoxha

    Vjen për t’u marrë me biznes në Shqipëri, merret peng dhe nuk dihet dhe sot e kësaj dite se çfarë është bërë me të. Më 21 tetor të vitit 1995, në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, Remzi Hoxha takohet me tre persona, të cilët u prezantuan si punonjës së SHIK-ut dhe zhduket.



    Bujar Kaloshi

    Një vrasje e bujshme ndodh në kryeqytet mëngjesin e 26 korrikut të vitit 1996. Bujar Kaloshi, i cili ishte drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, qëllohet për vdekje sapo del nga shtëpia e tij nga disa persona që edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar.



    Artur Rustemi

    Ajo kohë, që tashmë na shfaqet aq larg, është kohë për t’u zbërthyer ligjërisht. Gjithçka u përmbys që nga 10 shkurti i vitit 1997, kur gjatë protestave në Vlorë mbeti i vrarë Artur Rustemi, i cili ishte në krye të protestuese. Ekzekutimi i tij u cilësua më i bujshmi i atij viti.



    Azem Hajdari

    E cilësuar si vrasja e shekullit, edhe sot e kësaj dite ekzekutimi i deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998 në Tiranë, kujtohet si vrasja më e bujshme. Gjykimi i çështjes “Hajdari” ka vazhduar për 70 seanca në Gjykatën e Tiranës.



    Kleanthi Koçi

    Një ngjarje e bujshme tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 1999. Një nga juristët më të njohur, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçi mbeti i plagosur rëndë pas një atentati që u organizua ndaj tij dhe gjeti vdekjen teksa shkonte për mjekim në Itali.



    Arben Zylyftari

    Padyshim që ngjarja më e bujshme pas viteve ’90 është vrasja e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Ai u vra nga një plumb në zemër gjatë një aksioni për arrestimin e dy personave më 3 gusht 2000 në Shkodër.



    Riza Çeço

    Vrasjet e biznesmenëve gjithmonë janë cilësuar të bujshme nga policia, për vetë faktin se janë shoqëruar me shumë zhurmë, por dhe shumica e tyre nuk kanë as sot e kësaj dite autorë. E tillë është vrasja e biznesmenit Riza Çeço më 19 dhjetor të vitit 2001 në Tiranë.

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •