Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 374
  1. #321
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Kte e ke nxi për të theksu gegnishten?
    Jo për gjo, po ka theksu dy fjalë turke.
    Dhe, cfare perfundimi nxorre ti nga kjo?

    Sa per informimin tend te drejte, jo per gjo, po ndoshta te nevojitet ne te ardhmen, fjala hajgare eshte fjale tipike shqipe - gege, ndersa hesap eshte turke, dhe zakonisht une e perdori ne kontekste te caktuara per t'i dhene konotacion cinik apo ironik asaj qe them. Ndoshta u lehtesove tash pasi e sqarova.

    Ne fakt, fjalet qe perdoren si sinonim i fjales hajgare ne regjione tjera shqiptare jane tipike turke si: Şaka,Küfür, Galata - shaka, qyfyre, gallate etj. (kerko ne internet dhe i gjen).

    Une prape insistoj qe dialekti gege te integrohet sa me shume qe eshte e mundur ne gjuhen standarde, se pa te gjuha shqipe eshte shume e ceket - paramendo nje fjalor prej vetem 41,000 fjalesh - a nuk eshte denigrim tmerrues qe i behet nje gjuhe sic eshte shqipja.

  2. #322
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mos kembengul tek numrat(shto edhe 2.5-3 milion arvanitas qe flasin toskerishten , hiq 500.000 prej Kosoves, 400.00 prej Maqedonise, dhe 50 mije e ca nga Mali i zi. Keshtu kendon ne wikipedia) nuk kane fare numrat rendesi per ate qe diskutohet.
    Nuk kam nevojë me i hjek. Wikipedia për mua vlen sa një hale asgjë më tepër. Është diskutu njëherë kjo puna e Wikipedias, aty shkrun lloj lloj lope, sa që s'ja vlen mu marr me ta.

    Sdqft gegët janë shumicë.

    Janë tri mënyra që përdoren nëprë botë, për të caktuar se cili dialekt të bëhet gjuhë letrare:

    1. Dialekti i shumicës së popullit
    2. Dialekti i oborrit mbretnor
    3. Dialekti në të cilin janë shkruar tekstet fetare të hershme

    Gegnishta plotëson që të tria, Gegët janë shumicë, gegnishten e fliste oborri mbretnor, (Skenderbeu, Ahmet Zogu, etj), dhe në gegnishte janë tesktet e para fetare Meshari e formula e pagëzimit.

  3. #323
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    (shto edhe 2.5-3 milion arvanitas qe flasin toskerishten ,
    A nuk të duket pafytyrësi kjo që thu?

    Ti në njërën anë për të rritur numrin e toskëve fut këtu edhe 3 milionë grekë, që mezi mbajnë mend se kanë pasur një gjysh arvanitas, dhe problemi tjetër që kur mbahesh me 3 milionë arvanitas, a nuk do të duhej që në gjuhën letrare të përfshihej dhe fjalori i tyre?

    Ose kur thu që toskët janë shumë se këtu bëjnë pjesë dhe arbëreshët e Italisë, a nuk do të duhej që në gjuhën letrare të bënet pjesë edhe fjalori i tyre?

  4. #324
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Pse, kush u ka faj toskeve qe rrine te distancuar? Ketu nuk eshte ceshtje se kush do te inatoset e kush hidherohet. Reformimi (plotesimi) i gjuhes standarde eshte nevoje urgjente.

    E nese dikush hidherohet, nuk eshte ceshtje gjithkombetare ajo, eshte me teper ceshtje individuale, prandaj ata/o le te pajtohen vete.

    Dhe, ato arsyetimet se gegnishtja nuk eshte e kuptueshme, jane hajgare hesapi
    po sepse se shohin te arsyeshme te emigrojne ne menyre te panevojshme,prandaj distanca ekziston.

    jo , jo problemi tek inatosja e hidherimi qendron. se ai hidherim e inat mund te kthehet ne revoltim e pastaj pasojat do jene katastrofike. kesaj gjeje duhet me u rujt. nuk mund te behet gjuha shkak i ketyre konflikteve ,sepse gjuha nuk eshte aq relevante tek e fundit.

    ato sjane arsye , por realiteti. edhe une kam pase probleme te kuptoja gegenishten para se te shoqerohesha me geget. ky eshte fakt .pyet te gjithe tosket per kete gje. nuk krijohen arsyet kot se koti. distancimi qe u krijua ne kohen e enverit midis veriut e jugut , beri qe keto dy dialekte te largoheshin nga njera-tjetra akoma me shume. prandaj sishte cudi kur nje toske s'merrte dot vesh nje geg .

    nejse se keto gjera arrihen me urtesi , pa mllefe.

    une jam pro kesaj lloj reforme

  5. #325
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    A nuk të duket pafytyrësi kjo që thu?

    Ti në njërën anë për të rritur numrin e toskëve fut këtu edhe 3 milionë grekë, që mezi mbajnë mend se kanë pasur një gjysh arvanitas, dhe problemi tjetër që kur mbahesh me 3 milionë arvanitas, a nuk do të duhej që në gjuhën letrare të përfshihej dhe fjalori i tyre?

    Ose kur thu që toskët janë shumë se këtu bëjnë pjesë dhe arbëreshët e Italisë, a nuk do të duhej që në gjuhën letrare të bënet pjesë edhe fjalori i tyre?
    Ore Ali mos ngul kembe si mushka tek numrat, shiko ato qe diskutojme mos e ul nivelin ne permasat e ofezave . Arvanitasit kane akoma frike te kthehen ne origjine, por kjo nuk do te thote se humben, nuk do t'i leme jo, na duhen me toske, se vijne dite te veshtira sic sheh.


    Kam theksuar me te madhe qe jam pro rindertimit ose meremetimit te letrares.
    Dhe meqe ra fjala ku i ke gjetur numrat qe solle me siper per shqiptaret(seriozisht me intereson per tjeter gje nese ke mundesi ne privat)
    Salam!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korbi999 : 28-10-2008 më 18:45
    Bese dhe hakmarrje.

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    po sepse se shohin te arsyeshme te emigrojne ne menyre te panevojshme,prandaj distanca ekziston.
    Po tosket kan emigru para gegeve mor Poetic

    jo , jo problemi tek inatosja e hidherimi qendron. se ai hidherim e inat mund te kthehet ne revoltim e pastaj pasojat do jene katastrofike. kesaj gjeje duhet me u rujt. nuk mund te behet gjuha shkak i ketyre konflikteve ,sepse gjuha nuk eshte aq relevante tek e fundit.
    mos e egzagjero mor burre.
    pse do hidherohen? ketu flitet per te vene nje te drejte ne vend e jo per t'i bere nje padrejtesi toskeve. nuk patem revolta nga geget ne keto vite, pse do kemi nga tosket?
    un nga nena jam nga tepelena dhe te gjithe ata qe njoh atje(kush kupton) jane dakort qe duhet te rishikohet gjuha letrare

  7. #327
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Dhe meqe ra fjala ku i ke gjetur numrat qe solle me siper per shqiptaret(seriozisht me intereson per tjeter gje nese ke mundesi ne privat)
    Salam!
    Paj kur kam qenë i vogël, në klasën e 5, në librin Gjeografia, lexova se në Kosovë ka 2.200.000 shqiptarë. Dhe që nga atëherë papagallët vazhdimisht këtë fjalë thonë. Kanë kaluar pothujse 15 vite që nga atëherë dhe ende papagallët thonë që në Kosovë ka 2.200.000 shqiptarë.

    E tash çka të bëjmë? A mendon ti të pranojmë rezultatet e fundit se në Shqipëri nuk ka 3.5 miljon banorë por 4.2 miljon, ndërsa për Kosovë të shërbehemi me shifrat e vjetra??

    Shifrat janë të përafërta. Unë nuk kam bërë regjistrimin e shqiptarëve o daj. Po mund të bësh i llogari të shpejtë. Kur Shqipëria kishte 3.5 Kosova kishte 2.2 dhe Maqedonia kishte 0.8, atëherë llogarite se sa është rritur numri në Shqipëri po aq edhe në Kosovë e Maqedoni.

    Për emigrim s'ke ça mërzitesh, emigrim ka pasur në të gjitha trevat.

    Është thënë e stërthënë toskët nuk bëjnë as 30% të popullësisë.

    Dhe nëse fut këtu arvanitasit, atëherë duhet bërë një rishikim të standardit, sepse aty nuk kemi fjalë arvanitase. Poashtu duhet futur edhe fjalë të arbëreshëve të Italisë, dhe të arbneshëve të Kroacisë, e të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë etj.

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Une besoj qe nuk eshte problemi me gjuhen standarde por mosperfillja e toskeve per te mesuar gegnishten . Kete ua ka mundesuar komoditeti qe kane gjetur ne gjuhen standarde gje te cilen geget nuk e kane .
    Lirisht mund te them qe shumica e gegve nuk e kane problem gjuhen standarde por ndjejne njefare mosrespekti (ne te mesuar) te dialektit te tyre nga tosket , gje qe shfaqet ne kete forme debati si ky ne kete teme .

  9. #329
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    120
    Ne kete teme shihet mizeria e popullit shqiptar, si kane rene pre e disa post-titisteve qe nuk kane asnje qellim tjeter pos ta coptojne popullin shqiptar ne dysh

    O TE MJERE, Gegnishtja ka vdekur ajo mbetet e vdekur, dialekti qe flitet sot ne Kosove nuk ka te beje me Gegnishten, po keto ceshtje nuk ja vlen te diskutohen, rrofte gjuha standarde shqipe, rrofte populli shqiptar

    Vdekje Migjen Kelmendave te Kosoves
    Vdekje tradhtarve
    Kosova e Shqiperise

  10. #330
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Po tosket kan emigru para gegeve mor Poetic
    e kisha fjalen per levizjen e dendur qe u be mbas 90 ne shqiperine e mesme. kjo levizje ishte me masive nga ana e gegve per arsyet ekonomike. rregjimi komunist zonat e gegve i la me te mjeruara se te toskve e per pasoje emigrimi ishte me i madh nga ana e gegve. prandaj tokset jane akoma pak me te distancuar ne kete drejtim.


    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    mos e egzagjero mor burre.
    pse do hidherohen? ketu flitet per te vene nje te drejte ne vend e jo per t'i bere nje padrejtesi toskeve. nuk patem revolta nga geget ne keto vite, pse do kemi nga tosket?
    un nga nena jam nga tepelena dhe te gjithe ata qe njoh atje(kush kupton) jane dakort qe duhet te rishikohet gjuha letrare
    edhe une jam pro keti rishikimi , mirepo sduhet mohuar fakti qe mospelqime nga ane e toskve do kete. une mendoj se ky rishikim nje dite ka per tu bere , por sbesoj se do jete gjenerata jone qe do ta perjetoje kete gje. kur ta kemi kap veten njehere ne si popull nga ana ekonomike , te civilizohemi pak me shume , vetem atehere do te mund te krijojet nje fare indiference ndaj reformave te tilla nga i gjithe populli . reformat behen ne kohe te mira e jo te keqia. populli jone po vuan per buke , e ne merremi me gjuhen . gjuha aty eshte ,ska ku vete.

    me durim arrihet cdo gje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 29-10-2008 më 21:46

  11. #331
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    edhe une jam pro keti rishikimi , mirepo sduhet mohuar fakti qe mospelqime nga ane e toskve do kete. une mendoj se ky rishikim nje dite ka per tu bere , por sbesoj se do jete gjenerata jone qe do ta perjetoje kete gje. kur ta kemi kap veten njehere ne si popull nga ana ekonomike , te civilizohemi pak me shume , vetem atehere do te mund te krijojet nje fare indiference ndaj reformave te tilla nga i gjithe populli . reformat behen ne kohe te mira e jo te keqia. populli jone po vuan per buke , e ne merremi me gjuhen . gjuha aty eshte ,ska ku vete.
    A nuk pate ça me shkru ma palidhje a?
    Shih ti, poplli po vun për bukë, mbyllne gojën mos bani za, se mirë osht gjuha. Lej hajgaret o shoq.

  12. #332
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    si ore ngreh shpatën për një gjë që duhet të bëhet heret e vonë, po kush mund ta ndali zhvillimin e gjuhës e pasurimin e saj? Më çuditi ai mikro_phobia edhe këtu qenka vërtet makro-turpi i krisur - so ore mund të thuash (o të mjerë) se gegënishtja ka vdekur, kur e flet 3/4 e kombit - sot gjallë? Pokështu u solle edhe për Murat Jasharin...! Je në vete ti?

    Sëpari ata nuk janë arvanitas, por arban, arbanitas, shqip, e jo greqisht arvanitas, që edhe si emërtim etnik - çam, e Çamëria toponomi - duhet të thohet - arban, Arbania! Si u bënë çam arbanitët? Dini ju diç të spjegoni?

    Ringjalljen e çështjes arbane, mund ta senzibilizojë masa gjysëmmilionëshe shqiptare, emigruese në Greqi, tok me vendasit arban - dhe arbanishtja e lashtë duhet të dali në dritë!

  13. #333
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Rrezon!
    Ringjalljen e çështjes arbane, mund ta senzibilizojë masa gjysëmmilionëshe shqiptare, emigruese në Greqi, tok me vendasit arban - dhe arbanishtja e lashtë duhet të dali në dritë!

    Shume e vertete dhe aktuale.
    Guret e pare te kesaj ideje(ne fakt , te vertete) jane hedhur .
    Ritakimi i bashkevellezerve te nje fare arbaneve & shqiptareve ka ndikuar seriozisht dhe ne nivel shqetesues per extremistet greke(flamurtare te ceshtjes ethnik hellas) bile keta te fundit jane vigjilente te mbrojtjes nga infektimi te arbaneve nga "invazioni shqiptar ne tokat e te pareve te tyre", i tremben zgjimit ,..... .
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  14. #334
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    Norma e 72 nuk asht gjuh letrare, por dilaekt epirotsh, i vendosun me forc nga Enveri me labt e tij t'ardhun nga malet dhe nga bashkqytetari i vet Eqerem Cabej.
    Gjuhtarët e Shkodrës gjat ati kongresi ishin në burgje, të pushkatuem ose në internim.
    Kosovarët u detyrun me e pranu at dialekt për mos me u nda nga trungu, pasi serbët i kan akuzu se jan t'ndryshëm nga shqiptarët pasi flasin i gjuh t'ndryshme.......!!!!!!!!!!!!!
    Kjo gjuh letrare asht komplet fiktive për gegët në Shqyni t'veriut, Mal t'Zi, Kosov e Maqedoni.

  15. #335
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Po mirë mor ju gjuhtarët e forumit!
    Që ja bëtë analizën Gjuhës Shqipe, dhe vendosët se kjo gjuhë që flasim këtu, nuk na përfaqësoka sepse qënka gjuha e pakicës. Apo akoma më keq, qënka vendosur bazuar në krahinën e Enver Hoxhës.
    Mblidhuni në një asamble, dhe vednoseni Gegërishten gjuhë zyrtare. Ndoshta kjo do të rregulloj qef mbetjet e disave...........
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  16. #336
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk ka problem edhe Serbisht-Kroatisht po të duash shaj, ne përsëri të kuptojmë nga toni i zërit!
    Ti po bën shaka apo e ke serjozisht tani?
    Duhet të ndryshohet formati i gjuhës meqënse ti nuk shan dot në gjuhën standarte, në qoftë se kjo ishte shaka unë të jap 100 pikë nga 100 të mundshmet, por në qoftë se e ke patur seriozisht atëherë, unë do të rekomandoja ta rishikoje dhe një herë postimin e fundit.
    Nuk ka njeri në botë që shan në gjuhë zyrtare, por shan si e ndjen në shpirt.
    Jo zojë kjo jo vetëm nuk ishte shaka, por kjo as që ekziston. Unë nuk di ku e lexove ti.

    Unë tashë se mungesa e paskajores gege, t'a bën të vështirë të flasësh në letrare. Me paskajoren gege flet më lirshëm. Pa paskajore duhet të mendohesh nja 10 minuta si ta them këtë, si ta them atë, etj.

    Është thën' e stërthënë nga gjith ata që kundërshtojn standardin. Çka po çuditesh me mue? E kanë thanë shumë tjerë, paskajorja gege mungon e kjo osht ni invaliditet i ksaj gjuhe.

    Unë nuk mund të jem më i aftë në të folur se sa ma lejon gjuha. Edhe ti qashtu. Edhe kushdoqoftë tjetër.

    Zhvilloje gjuhën, zhvillohet edhe aftësia e të folunit.

    Hej, ku ka ma marre se "të flasësh" në këtë mënyrës: "të flasësh" "të thuash" "të përdhunosh"

    Sa herë që përmend një veprim i drejtohesh bashkëbiseduesit sikur ai të ishte folësi, thënësi ose përdhunuesi.

    Në Gegnishte s'ke nevojë me ju drejtue askujt, sepse pyetja bahet thjesht: "me fol" "me thanë"

    Dhe nëse në gjuhën letrare i drejtohesh njerit: A është mirë të vrasësh? Ai thotë po ngadalë se nuk vrava askënd. Se i duket që po i drejtohesh atij, dhe në fakt po i drejtohesh.

    E në gegnishte flet me paskajore: A asht mirë me vra njerin? Ai tjetri thotë JO.

    E nkofsh bektesh e merr vesh. Serbo-kroatisht nuk i kam sha as shkijet n'trazina të Marsit, e le ma tjeterkan hiq se hiq.

  17. #337
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Prandaj kur nervozohem ja fus kosovarçe.
    Mirë pra, kur të nervozohesh, shko pi uthull dhe të bjen nervat!
    Shikoje një herë se mos të bën efekt.

    Fatkeqësisht në popullësinë shqiptare, ato që po i thotë flory80 e kuptojnë të gjithë, sepse kjo ia fut katunarçe, kur këto që po them unë nuk i kupton askush, sepse injorantët nuk dinë as çka është "paskajorja", prandaj tek ne gjithëmonë fiton mediokriteti.
    Atëherë përse kërkon ti komplikosh gjërat zotrote?
    Nuk janë të gjithë "gjeni" si puna jote
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 11-12-2008 më 14:12
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  18. #338
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Jo zojë kjo jo vetëm nuk ishte shaka, por kjo as që ekziston. Unë nuk di ku e lexove ti.

    Unë tashë se mungesa e paskajores gege, t'a bën të vështirë të flasësh në letrare. Me paskajoren gege flet më lirshëm. Pa paskajore duhet të mendohesh nja 10 minuta si ta them këtë, si ta them atë, etj.

    Është thën' e stërthënë nga gjith ata që kundërshtojn standardin. Çka po çuditesh me mue? E kanë thanë shumë tjerë, paskajorja gege mungon e kjo osht ni invaliditet i ksaj gjuhe.

    Unë nuk mund të jem më i aftë në të folur se sa ma lejon gjuha. Edhe ti qashtu. Edhe kushdoqoftë tjetër.

    Zhvilloje gjuhën, zhvillohet edhe aftësia e të folunit.

    Hej, ku ka ma marre se "të flasësh" në këtë mënyrës: "të flasësh" "të thuash" "të përdhunosh"

    Sa herë që përmend një veprim i drejtohesh bashkëbiseduesit sikur ai të ishte folësi, thënësi ose përdhunuesi.

    Në Gegnishte s'ke nevojë me ju drejtue askujt, sepse pyetja bahet thjesht: "me fol" "me thanë"

    Dhe nëse në gjuhën letrare i drejtohesh njerit: A është mirë të vrasësh? Ai thotë po ngadalë se nuk vrava askënd. Se i duket që po i drejtohesh atij, dhe në fakt po i drejtohesh.

    E në gegnishte flet me paskajore: A asht mirë me vra njerin? Ai tjetri thotë JO.

    E nkofsh bektesh e merr vesh. Serbo-kroatisht nuk i kam sha as shkijet n'trazina të Marsit, e le ma tjeterkan hiq se hiq.
    "Te flasesh" kur esht paskajore nuk i drejtohet askujt.

    Eshte ne forme ndryshe nga gegnishtja po, por ama nuk ka vend fare kjo qe po vazhdon prej kohesh se ne gjuhen zyrtare nuk paska paskajore.

    Cila paskajore shte me e mire? Secili ka mendimin e vet.

  19. #339
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Sipas idesë së disa filozofëve këtu në forum, për të ndryshuar formatin e gjuhës standarte Shqipe, unë do tu jepja një ide të cilën unë nuk e përkrah aspak, dhe jam më shumë se i sigurt që shumica juaj nuk e përkrahin.
    Po jua them që të merret në konsideratë vetëm nga pjesa e lëvozhgave të Ish Republikës Federative Jugosllave. Atyre që nuk ju ndahet dot shpirti nga Tito.
    Kosova fatmirësisht fitoi pavarsinë, kështu që ju desh të dilte me simbole kombëtare të reja, siç ishte flamuri shtetëror, dhe himni kombëtar. Stema e republikës dhe gjëra të tjera si këto.
    Tani unë po jua lë këtyre filozofëve për ta vendosur, përse nuk mblidheni ju filozofë, dhe caktoni gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës?
    Në këtë mënyrë do ta keni shumë më të lehtë për tu shprehur kur të nervozoheni.
    Nuk do tu duhet të sforcoheni duke kontrolluar emocionet, për faktin e vetëm sepse nuk shpreheni dot në Gjuhën Zyrtare Shqipe.

    Shumë e thjesht! Por jashtzakonisht e ndërlikuar gjithashtu. Vetëm atyre që nuk u kan plasur sytë e ballit, mund ta shohin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  20. #340
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Tema nuk është për "gjuhën e Kosovës".

    Po për gjuhën shqipe.

    Urdhno diçka tjetër n'paç me thanë.
    Gjuha Shqipe është gjuha që po flasim ne të gjithë këtu. Ju nuk e pëlqeni sepse është djalekt Tosk dhe jo Geg.
    Nuk bëhen këto gjëra bazuar mbi egot personale.
    Ju po thoni se standartizimi i gjuhës u bë sipas egos personale të disa udhëheqësve të asaj kohe, (gjë që unë personalisht nuk e besoj) dhe tani dëshironi të përsërisni të njëjtin gabim. Vetëm per arsye se nuk shpreheni dot lirshëm kur nervozoheni.
    Gjithashtu ju kapeni tek mënyra paskajore e foljes, kur gjuha standarte Shqipe e ka formën paskajore. Dhe në qoftë se ju nuk e përdorni dot, mua ky më duket si problem personal.
    Unë e kam shprehur mendimin tim në një temë tjetër këtë çështje dhe po ta përsëris dhe një herë.
    Unë mbështes mendimin se Gjuhës Shqipe të Standartizuar i duhen bërë disa ndërhyrje, duke e pasuruar me shprehje dhe me idioma të marra nga të gjitha dialektet e Gjuhës Shqipe. Por unë jam kategorikisht kundër ndryshimit të formatit të gjuhës.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •