Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 189
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shakira do nezi flaken ke pishtari i pavarsis thot artikulli

    skan faj ka sakrifiku shum shakira per at pavarsi i takon plotsisht
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-01-2012
    Postime
    73
    Se pak kemi kengetar ne vetem te paguan qeveria shqiperis 4 milionë euro artisteve te huaj ,ne vend te shperndajne keto lek aty ku ka nevoje,penzionere,Handikap,dhe skajmore
    '' Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq''

  3. #103
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Nqf se ki lajme eshte i vertet, ahere krieminitri jone paska rjedhur dhe u dashka lidhur me litar gomari.
    7 miljon dollar shakires dhe njerzit jane ne nevoj per buken e gojes kjo eshte e pa pranueshme dhe shqiptaret duhet pa protestojne fort kete.
    nqf se duan te bejne koncert le ta bejne me bashkim alibalin tonin tershana hysni zelen e etj
    por mua koncerti me duket nje remuj e pallogjikme.

  4. #104
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin
    Pamvaresia e Shqiperise: silled nje lavire e huaj me nje pagese astronomike per ekonomine Shqipetare! Pse nuk mblidhen kengetare dhe muzikante nga gjithe trojet Shqipetare dhe te kendohen kenge pamvaresie dhe jo kenge kurverie?
    Vjen a s'vjen Shakira, ki muhabet do te behet deri ne fund te vitit - ky eshte edhe qellimi i artikullit te fahredin blla-bllaiut.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    si gurisht dota shpallin si heroin kombtare dhe si kontribuese per pavarsin e kombit qeveri me dhie ne too

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2011
    Postime
    146
    budallallek
    shakira ska lidhje me ndjenjen kombetare shqiptare
    me aq lek sa i merr ajo mund t'u ndryshohet jeta per mire sa e sa personave.

  7. #107
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-02-2012
    Vendndodhja
    Drenic
    Postime
    52
    Kjo tregon se sa i respektojm ne vlereat tona kombetare.
    Ni fjale e urte thote, qysh jemi edhe i kemi punet.

  8. #108
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Po mire sikur ta zeme qe eshte ivertete si lajm edhe erdhi zocka, masanaja cere do nigjoje daja kenge patriotike ne anglisht eeeee, ah ju sjeni m'terezi te krese mer jahu.
    Fut mer daje Avni mula aty me kasete dhe jena ok.

  9. #109
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    INTERVISTA/ Koncerti “Edhe pak 100 vjet”, flasin: Gëzim Kruja, Zyliha Miloti, Ismet Peja, Valbona Halili, Bujar Qamili dhe Fran Babaj


    Koncerti “Edhe pak 100 vjet”, sipari i një nisme të bukur


    Albert ZHOLI

    Me rastin e 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Shoqëria Kulturore Artistike, “Jehona e Shkodrës”, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve organizon në TOB, koncertin e madh “Edhe pak 100 vjet” Në këtë koncert me producent Xhelal Halilin, marrin pjesë, humoristë, këngëtarë nga Shkodra, por edhe nga Tirana. Po si është mirëpritur koncerti “Edhe pak 100 vjet”?

    Gëzim Kruja (Mjeshtër i Madh)
    Ftesa që më bëri Producenti z. Xhelal Halili, ishte për mua një befasi. Bëhet fjalë për “Edhe pak 100 vjet”. Pra, dhe pak muaj na ndajnë nga Festa e Flamurit, e Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Është një nder i madh për të gjithë ne që marrim pjesë në këtë koncert. Z. Fran Babaj që është Drejtor Artistik ka bërë një skenar dinjitoz që i përshtatet më së miri temës që trajtojmë.


    Zyliha Miloti (Mjeshtër i Madh)
    Të marrësh pjesë në një koncert të tillë është një ngjarje në jetën e një artisti. Është momenti më i mirë që Shoqëria “Jehona e Shkodrës” të marrë këtë nismë me karakter kombëtar. Personalisht ndihem krenare që marr pjesë në këtë event kaq të bukur dhe të ideuar me mjeshtëri.

    Ismet Peja (Kosovë)
    Kur z. Xhelal Halili më lajmëroi për këtë aktivitet me përmasa Kombëtare u ndjeva shumë i vlerësuar. Gjithmonë e kam pasur dëshirën për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë Unë jam shqiptar dhe jam krenar që jam i tillë. Dhe pse lindur dhe rritur në Kosovë, gjaku im është arbëror është nga toka e shenjtë shqiptare. Asnjëherë se kam ndarë veten nga Shqipëria. Në Kosovë këndohen shumë këngë për Ditën e Flamurit, kosovarët kanë qenë dhe janë pjesë e trungut të shqipes. 28 Nëntori i vitit 1912 për ne në Kosovë është historik.

    Valbona Halili
    Koncerti “Edhe pak 100 vjet” për mua është i një rëndësie të veçantë. Pjesëmarrja në këtë event është një privilegj dhe mendoj se ne do ta justifikojmë këtë pjesëmarrje, aq më tepër që në këtë koncert do të marrin pjesë aktorë dhe këngëtarë që kanë shumë emër.

    Bujar Qamili (Mjeshtër i Madh)
    Shumë festa kalojnë dhe në heshtje, por kjo festë të ngjall shumë entuziazëm dhe krenari. Një shekull Pavarësi s’është shumë, por dhe jo pak për një vend i vogël si i yni, i cili është bërë shesh betejash.

    Xhavid Dedej
    Kjo pjesëmarrje në këtë koncert për mua është një nder dhe vlerësim. Unë kam shkuar në shumë koncerte brenda dhe jashtë atdheut, por për këtë koncert kam vlerësimin maksimal.

    Fran Babaj (Drejtor Artistik, skenarist)
    Kur z.Xhelal Halili producent i aktivitetit më besoi skenarin u ndjeva para një përgjegjësie shumë të madhe, por edhe përpara një gëzimi shumë të madh. Që atë ditë fillova të punoj. Për këtë koncert përgjegjësia është shumë e madhe për shumë arsye ku unë midis të tjerave do të përmend: Flitet për 100- vjetorin e Pavarësisë ngjarjes më historike të kombit tonë. Skenarin e kam përpunuar disa herë dhe tani them se jam në hapat e fundit. Mendoj se kam arritur atë çka kam dëshiruar.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e esmeraldos
    Anëtarësuar
    29-01-2012
    Vendndodhja
    jetoj nen catin e perendis
    Postime
    52
    100 vjet pavarsi me brinje te thyra:


    do vije shakira te na i rregulloje


    shqiptar zgjohuni e shikoni rreth vetes se cfar behet.
    te ndimosh te tjeret ben diferencen

  11. #111
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Hiquni perqamejeve lexoni si duhet te jete shqypetari, te paket i kemi sot ata qe na bejne te ndihemi krenar! Cdo shqyptar e ka per detyre kete cope shkrimi ta mbaje me veti si hajmeli ta lexon nga 3 here ne dite.





    100 vjet Pavarësi të shqiptarëve në Ballkan. Po pavarësia e Kishës Ortodokse Shqiptare….???
    Shkruan : Atë Nikolla MARKU

    Krenaria e pavarësisë së shtetit Shqiptar në Ballkan këto njëqind vjet ka patur një kurbacion jashtëzakonisht të ndërlikuar, ku herë pas here në periudha të ndryshme gjatë viteve dhe e kemi humbur atë. Një humbje me plot dhimbje dhe gjak shqiptar të derdhur në altarin e martirizimit për idealet dhe ëndrrat e ligjshme shqiptare. Për të thënë të vërtetën, duhet të ndajmë burrat e shtetit të varur dhe të pavarur, si dhe periudhat e ndryshme në vite kur na komandonin dhe kur komandonim. Historianët dhe politika shqiptare e di mirë se për çfarë e kam fjalën.
    Etërit tanë, që prej shekujsh që përpara dhe pas epokës së lavdishme Kastriotiane ose gurit kilometrik të qëndresës dhe identitetit shqiptar, siç është figura e Skënderbeut, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për një pavarësi dhe shtet Shqiptar në Ballkan. Me të drejtë dua të theksoj se kulminacioni i përpjekjeve shqiptare është shënuar me Rilindjen Kombëtare. Ai brez i atyre viteve është një yllësi e shndritshme, ku ne gjithmonë duhet t’i rikthehemi për të reflektuar me veprat tona, në dobi të kombit dhe atdheut etnik. Veprat politike dhe artistike të rilindësve janë një burim i pashtershëm dashurie dhe mësimesh shumë dimensionale për ekzistencën dhe përparimin tonë drejt vlerave shpirtërore kombëtare, pse jo dhe botërore në përgjithësi.Në këtë njëqind vjetor, kur sjell ndërmend të përndritshmin Fan Noli, vetiu koka më rëndohet dhe më ulet poshtë, sepse kryevepra e tij në dobi të kombit Shqiptar, në dobi të pavarësisë shqiptare siç është pavarësia e Kishës Ortodokse fatkeqësisht, sot nuk është e tillë.Gjithë ajo energji e jashtëzakonshme e poliedrikut Fan Noli që nga përkthimi i biblës e deri tek replikat pa fund me klane e media greke, të cilat punonin në dëm të shqiptarëve, për momentin është zbehur nga interesat meskine materiale dhe dëshira për tu shpërbërë për pak para e jetë të qëndrueshme, qoftë dhe me ngjyrat e një atdheu tjetër. Besoj se ky njëqind vjetor duhet të jetë një përvjetor reflektimi i veprave tona ndaj atyre që në qindra vjet rezistuan, u vranë e u torturuan për të arritur në ditët e sotme që jetojmë ne. Veprimtaria e kishës Ortodokse Shqiptare, nuk mund të jetë vetëm spirituale, sepse një veprimtari e tillë do te ishte jo e plotë ndaj kombit shqiptar. E theksoj se, veprimtaria e kishës ka qenë është dhe do të jetë në edukimin shpirtëror të brezave, si dhe në mbrojtje të identitetit, sovranitetit dhe vlerave jetësore të krijuar ndër shekuj nga kombi Shqiptar. Kisha Ortodokse Shqiptare, nuk mund të rrijë në këtë njëqind vjetor e të bëjë sehir kur veriu i Kosovës nuk është i sigurt, apo provokimet sllave ndaj shqiptarëve në Maqedoninë artificiale. Po gjithashtu nuk mund të mos dënojmë veprimet e kishës serbe që nxisin paramilitarë serbë për destabilizim në Ballkan. Si mund ti falem Zotit dhe ti lutem, pa menduar dhe për shqiptarët e Çamërisë që ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre. E theksoj se nuk do të jetë e largët dita kur ne shqiptarët do të jemi një federatë ballkanike e mbështetur nga forcat demokratike perëndimore. Sigurisht çdo gjë ne kohën e duhur.Në këtë njëqind vjetor, spikat një angazhim shumë pozitiv në dobi të kombit, që nga partitë nacionaliste të traditës, qeveritë e ndryshme duke përjashtuar atë komuniste, e deri tek analistë e historian. Në këtë njëqind vjetor, unë shpresoj se personalitetet politike, fetare, historiane, përfaqësues të mediave dhe të artit, do të mbështesin më tepër kauzën e pavarësisë së kishës Ortodokse Shqiptare.Është koha kur ne, duhet ta shohim njëri tjetrin me më shumë dashuri dhe respekt në çdo aspekt të jetës, por sidomos në atë politik. Askujt nuk i sjell dobi konflikti, përçmimi, shpifja apo dhe sjellje më të ulëta. Çdo konfliktualitet krijon një ankth dhe dëshpërim tek shqiptarët e diasporës, por dhe emigrantet, që ëndrra e tyre është të kthehen në atdhe në një ditë të afërt.Ky njëqind vjetor nuk duhet të shndërrohet në një garë histerike kulti individësh, por duhet të jetë një jubile bashkimi të të gjithëve rreth flamurit duke qenë më të afërt se kurrë me njëri – tjetrin kudo që ndodhemi si në atdhe e nëpër botë.Në këtë njëqind vjetor, kisha Ortodokse Shqiptare, vjen me një situatë të brendshme jo shumë të pavarur sepse, dëmi i shkaktuar nga agjentura greke ultra shoviniste me në krye Anastas Janullatosin është i madh dhe i shëmtuar. Të gjithëve na kujtohen veprimet makabre me varre njerëzish apo memorial për ushtri greke të vrarë në tokën tonë. Nuk besoj se bilance të tilla në bëjnë që të ndjehemi mirë. Dikur një politikan i lartë më pat thënë se, Ortodoksia është çështje e besimtarëve Ortodokse dhe jo e gjithë shqiptarëve. Kushdo që mendon kështu gabon rëndë, sepse besimet fetare në Shqipëri janë një vlerë dhe domosdoshmëri e përbashkët. Paqja dhe respekti i ndërsjellët i shërbejnë qëndrueshmërisë kombëtare, një paqe dhe respekt që nuk do të preket kurrë nga askush, sepse ai që guxon të ndërhyjë do të marrë përgjigjen e merituar, nga komunitetet dhe nga populli shqiptar.Përsëri konstatoj se ende ka një indiferentizëm nga një pjesë e institucioneve shtetërore ndaj ndërhyrjeve greke në kishën Ortodokse. Mendoni për një moment kur në ceremonitë e njëqind vjetorit, do të jetë në krah të besimeve greku Anastas Janullatos. Çfarë përvjetori me një klerik grek në krye të Kishës Ortodokse!Në këtë njëqind vjetor, ne nuk duhet ta përjashtojmë njëri-tjetrin, por përkundrazi, ne duhet t’i japim mundësi të gjithëve të kontribuojnë sipas mënyrës dhe mundësive, sepse çdo lloj sherri apo debate ndërmjet politikanëve, vetëm se shkëput vëmendjen nga angazhimet që kemi në dobi të kombit dhe familjes. Është e vërtetë se ka dhe njerëz që nuk kanë atdhe dhe komb në principet e jetës së tyre por, fatmirësisht janë pak dhe ky takëm njerëzish vihet në shërbim të gjithçkaje, qoftë dhe në dem të atdheut ku jeton apo kombit nga ka dalë. Besoj se jam i qartë për këtë që shkruaj se për kë e kam fjalën.Ne ortodoksët shqiptar, jemi përpara Pashkëve të mëdha dhe dua të theksoj se, për respekt të kombit tim dhe veprës së përjetshme dhe fort të ndritur të plakut të mençur të Vlorës Ismail Qemalit, ne do t’i organizojmë këto Pashkë si, njëqind vjetorin e Pashkëve të pavarura Ortodokse Shqiptare. Me këtë organizim, ne do të hapim ceremonitë e shumta që do të organizohen me këtë rast.Gjithsesi, ne duhet të kujtojmë në këtë jubile dhe aleatët ndërkombëtar që mbështetën shpalljen e pavarësisë dhe pa asnjë hezitim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perandorinë Austro-Hungareze.Ky njëqind vjetor, duhet të jetë shembulli më i mirë në historinë tonë, si shembull i vëllazërimit, bashkimit shpirtëror, dashurisë dhe respektit për njeri tjetrin, që nga Mitrovica, Ulqini, Shkupi, Janina e kudo nëpër botë ku jetojnë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Konferencë shkencore për pavarësinë e Shqipërisë



    Ardianë Pajaziti | 31-03-2012

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Instituti i Historisë kanë prezantuar programin e tyre të përbashkët, nëpërmjet të cilit do të shënojnë 100-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami në prezantimin e planit organizativ të shënimit të këtij përvjetori është shprehur para gazetarëve që ky vit është një vit i madh jubilar në shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

    Ndërkohë, Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë ka shpalosur pikat në të cilat është fokusuar Këshilli Organizativ. Sipas tij, organizimi kryesor për shënimin e festës së 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë është konferenca shkencore e titulluar “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”, që pritet të realizohet në mes datave 13 dhe 14 shtator të këtij viti.

    Po sipas tij, punimet shkencore që duhet të dorëzohen deri më 20 prill duhet të mbështeten në pikat referuese të temave që i ka caktuar Këshilli Organizativ si: kryengritjet shqiptare 1908- 1912, rrethanat ndërkombëtare dhe Pavarësia e Shqipërisë, luftërat ballkanike, konferenca e ambasadorëve në Londër dhe cështja shqiptare, qëndresa e shqiptarëve në Kosovë ( 1913- 1914) , Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore, Kosova midis Dy Luftërave Botërore, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, copëtimi i territoreve shqiptare nga Jugosllavia…

    Ndërkaq, po sipas organizatorëve pritet që në këtë konferencë të marrin pjesë edhe dijetarë e historianë ndërkombëtarë, që janë njohës të shqiptarëve, dhe po sipas organizatorëve të gjitha prezantimet në këtë konferencë do të publikohen.

    Më pas është njoftuar se do të organizohet edhe akademia “Kujtesë historike kushtuar 100 vjetorit të Shoqatës Panshqiptare “Vatra”, e cila do të mbahet më 25 prill, pastaj akademia “ 100 vjetori i Kuvendit të Junikut”, e cila do të mbahet më 21 maj, si dhe veprimtari artistike e Seksionit të Arteve të ASHAK-ut, që pritet të mbahet gjatë muajit tetor, aktivitet për të cilin ende nuk janë specifikuar prezantimet.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Akademia e Kosovës ekziston sa për sy e faqe.Asgjë nuk po funksionon shkencërisht në këtë institucion.Gjithë janë hutuar pas Korrupsionit dhe posteve politike.Gjunah çka është duke përjetuar dhe parë brezi i ri.Shtrenjtë do të paguajmë këtë joseriozitet të intelektualëve.Për atë e gjithë bota po na përqesh dhe injoron.

  14. #114

    Rama: Për 100-vjetorin e pavarësisë, Berishës do i dërgojmë 16 kuaj për të shkuar në




    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, në kuadër të dorëzimit të teserës së anëtarësisë për të rinjtë e këtij qyteti. Gjatë fjalës së mbajtur Rama u shpreh se varfëria, korrupsioni, papunësia nuk janë aleatët e opozitës. “Ata janë aleatët e pushtetit, që i kërkon t’i mbajë sa më të nënshtruar, sa më të varfër dhe sa më të papunë njerëzit e më pas e ka kollaj t’i kërcënojë me bukën e gojës”, u shpreh kreu i PS-së





    Rama ka nënvizuar se edhe pas 100 vitesh shtet i pavarur, për të shkuar në Vlorë duhet kaluar në rrugë të ndërtuara gjatë Luftës së Parë Botërore. “Ndërkohë që po vija për në Vlorë nuk kishte se si të mos mendoja që po vija nga rruga e bërë në fillim të shekullit të shkuar nga austriakët, ndërkohë që në 100 vjetorin e pavarësisë shqiptarët nuk e kanë ende një rrugë evropiane për të shkuar në qytetin e pavarësisë. Për këtë arsye fola edhe me kryetarin e bashkisë dhe i thashë që ‘në 27 nëntor do të çojmë te dera e kryeministrisë 16 kuaj që qeveria të vijë të nesërmen në Vlorë për të festuar pavarësinë nga rruga që nuk e ka ndërtuar po që ka mbetur ajo që ishte që në kohën e austriakëve. Shpëtimi ‘dakord’ tha ‘po duhet të sigurohemi që nuk do vjedhin dhe kuajt që do u çojmë ne për të ardhur në Vlorë”, ironizoi lideri opozitar.

    Në apelin drejtuar të rinjve, Rama tha se nëse i mundon varfëria, papunësia, mos ia delegojnë askujt, por të luftojnë në vetë të parë. “Ndryshimin mund ta sillni ju, sepse fuqia e ndryshimit është secili nga ju”, iu drejtua Rama të rinjve.

    PS-së së Vlorës sot iu shtuan edhe 900 anëtarë të rinj të cilëve Rama u dorëzojë teserën e anëtarësisë.

    shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po me ben pershtypje dicka
    ne vlore ju shtun partise dhe 900 anetare
    keshtu ne shkoder tirane durres berat etj psh

    tashi ps i shtohen pd i shtohen lsi i shtohen

    nje pytje kam une sa milion banore jemi ne?
    dhe ka mbet ndonje njeri qe ska ndonje tesere te x apo y partie
    JO SEKS PARA MARTESE

  16. #116
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Autorët e Monumentit të 100-vjetorit të pavarësisë nga Kosova e Gjermania
    Publikuar: 24.04.2012 - 13:14 koha net


    Tiranë, 24 prill - Komisioni për përzgjedhjen e monumentit të 100-vjetorit të pavarësisë ka përzgjedhur fitues projektin e kosovarit Visar Obrija dhe Gjermanit Kai Roman Kiklas, raporton “Shekulli”. Juria ka rënë dakord me votën e qytetarëve, të cilët kanë votuar online dhe drejtpërdrejt monumentin që do t’i ngjajë pak a shumë një libri të hapur.

    Por, përmasat jo fort të mëdha të monumentit kërkojnë një shesh jo shumë të madh, për gjetjen e të cilit do të ngrihet një tjetër juri.

    I pranishëm në mbledhjen e sotme, kryeministri Sali Berisha theksoi se Tirana ka nevojë edhe për një monument të madh, që të ketë shqiponjën si simbol i kombit.

    Ndërkohë, në lidhje me monumentin fitues, ministri Aldo Bumçi u shpreh se ai është monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe jo monumenti i Pavarësisë.

    “Ka estetikë bashkëkohore, bashkëpunon me qytetarët, kërkon qytetarin ta përshkojë e kjo është shumë e rëndësishme dhe ideja e hapjes është për një vend të izoluar që i hapet botës, është mesazhi me i rëndësishëm”- ka thënë ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.

    “Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja”, thuhet në përshkrimin e monumentit fitues.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  17. #117
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.mapo.al/wp-content/upload...35-300x217.jpg







    Rama për monumentin e 100 vjetorit: Injorancë e paparë
    MAPO

    Injorancë e ka quajtur Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përzgjedhjen e monumentit të 100-vjetorit të shpalljes së Shqipërisë shtet, duke neglizhuar sipas tij më herët vendin se ku do të vihej ky monument. “E padëgjuar në histori: Qeveria bën projekt për një monument dhe pastaj thotë tani të kërkojmë për t’i gjetur një vend! Injorancë e paparë…”, shkruan Rama në Facebook.

    Sipas Ramës, dhe prezantimi që i bëri kryeministri Berisha projektit është qesharak. “Ky do jetë monumenti i parë në botë jo për një ngjarje, por për përvjetorin e një ngjarjeje, ndërkohë që monumentin e ngjarjes e kemi! Projekti i monumentit paraqitet nga ministri në qeveri me një bllok me vizatime në dorë! Unikale edhe kjo, qesharake deri në turp!”, shkroi më tej Rama. Më herët ishte mbledhur komiteti që po merret me kremtimet me rastin e 100 vjetorit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  18. #118
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    por.dha te tilla me raste pervjetoresh ka pa e degju poplli shqiptar prej kohesh..

    me tam tame e festuan ppsh-ja dikur 500 vjetorin e skenderbeut.. e pastaj 100 vjetorin e lidhjes e tjera pervjetore pamvaresie apo clirimi.. mirpo jetesa e popullit nuk u permirsua aspak.. dyqanet bosh e rruget mush ne flamura e parulla kaka.sh,urra..
    keshtu i festonte ppsh-ja .. festat..

    ne se berisha do te festoj vertet..festa e vertet eshte.. te krijoj.. ate qe premtoj.. qeverisjen e sherbeses..

    ndryshe po.rdhamanija do vazhdoj..

    do berisha fest.. do..
    zhduki kallashet nga dora e gangove.. qe njeriu i ndershem te eci i qete ne atdheun e tij..

    po e beri kte..athere mund te themi..se..po feston pamvaresine..

    pra poshte.. bombastika e pompoziteti fallc..

    poplli eshte i sterngopur me demagogji..



    .
    E lexova dy here. Nuk ju besova syve te mi!! A thue edhe Brari mendon keshtu?! E po te lumte!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  19. #119
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kristo Frashëri shtrembëroi të vërtetën për 50 vjet me radhë
    Shkruan : Uran BUTKA


    Si autor dhe bashkautor i teksteve të historisë së Shqipërisë, për gjysëm shekulli, Kristo Frashëri prodhoi një histori të politizuar, të ideologjizuar dhe të falsifikuar, siç e kërkonte regjimi komunist dhe klika e Enver Hoxhës. Ai deformoi dhe tjetërsoi për interesa politike e pushtetare, jo vetëm historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe të periudhës së socializmit, por edhe periudha të tjera të rëndësishme si atë të Pavarësisë e të Mbretërisë, duke glorifikuar ngjarjet e figurat e lidhura me komunizmin dhe duke përbaltur ngjarje e figura kombëtare. Madje, edhe trajtimin e periudhave më të hershme, ai e bëri në optikën e teorisë marksiste-leniniste të rolit të masave në histori, të luftës së klasave dhe të prejardhjes, sipas së cilës klasat e pasura e pinjollët e tyre nuk e donin dhe e zhbënin Shqipërinë, ndërsa vegjëlia, opinga e bënte historinë. Shembulli më tipik ishte trajtimi antihistorik i Lëvizjes së Haxhi Qamilit, për të cilën u vlerësimi “historik” u vendos në zyrat e sekretariatit të KQ-së të PPSH-së dhe historianët puthadorë të regjimit, përfshirë e dhe K.Frashërin, e futën në histori si një lëvizje revolucionare të turmave, ndërkohë që haxhiqamilët luftonin për ta kthyer Shqipërinë pas, nën sovranitetin e sulltanit, me flamurin turk dhe me parullën “O babën, o barin!” dhe rrëzuan themelet e shtetit të pavarur shqiptar, vranë atdhetarët, dogjën shkollat si edhe u hapën udhën pushtuesve serbë e grekë. Po kështu, veproi edhe me historinë e Luftës NÇ dhe të pasluftës.Nuk i mjaftoi ky dëm i pallogaritshëm që Kristo Frashëri u shkaktoi historisë dhe jetës së një kombi, për të cilin nuk ndien pikë përgjegjësie, por edhe në këta 20 vjet të rendit demokratik, kur historia ka nisur të drejtshkruhet, nuk reshti së mbrojturi atë produkt të historiografisë komuniste, pjesë e së cilës i përket, por edhe së përgojuari figura të shquara, kundërshtare të komunizmit dhe së sulmuari përpjekjet e historianëve bashkëkohorë. Madje, edhe historianët i ndan në ballistë dhe komunistë, siç ndan edhe pjesët e shoqërisë e të politikës. Për mendimin tim, vlera e historianët përcaktohet nga raporti me të vërtetën. Bie fjala, Beqir Meta, i cili nuk ka asnjë lidhje me komunizmin, as me ballizmin, por me të vërtetën, qenka historian ballist, pse pranon luftën civile?! Kristo Frashëri, që ka shtrembëruar për gjysmë shekulli të vërtetën, duke mashtruar e falsifikuar, nuk ka moral t’u mësojë të tjerëve sesi shkruhet historia! Ai edhe sot e kësaj dite njeh vetëm Luftën NÇ, duke e monopolizuar luftën e popullit shqiptar, ndërkohë që edhe forcat e tjera kanë luftuar dhe kontribuuar në luftën kundër pushtuesve fashistë e nazistë. Lufta NÇ është një pjesë e luftës antifashiste, ajo që drejtohej nga PKSH dhe ku ka marrë pjesë edhe Kristo Frashëri. Por, duke pranuar vetëm Luftën antifashiste NÇ, mohohet lufta antifashiste e nacionalistëve, bie fjala e Abas Kupit në Durrës më 1939, në Krujë e në Mat, lufta e Hysni Lepenicës që u vra bashkë me 36 luftëtarë balliste kundër italianëve në Grehot të Gjirokastrës, lufta e Skënder Muços që u vra nga nazistët në Bubullimë të Lushnës, lufta e nacionalistëve të Mallakastrës: Jashar Cakranit, Rauf Fratarit, Tefik Cfirit etj, kundër italianëve e gjermanëve, lufta e Muharrem Bajraktarit në Lumë e në Kukës kundër gjermanëve, ndërkohë që komunistët i binin pas shpine, lufta e Mustaf Dervishit, Jup Kazazit dhe Faik Qukut në Shkodër e gjetkë, lufta e Gani Kryeziut në malësinë e Gjakovës kundër gjermanëve etj. Pra, duhet korrigjuar jo vetëm përmbajta e Luftës, por edhe terminologjia dhe për mendimin tim duhet emërtuar: Lufta antifashiste e popullit shqiptar, ku secila forcë, lëvizje apo person dha ndihmesën e vet. Unë kam respekt e devocion për luftëtarët e lirisë, qoftë partizanë, qoftë ballistë, qoftë legalistë, qoftë të pavarur që luftuan kundër pushtuesve, si edhe për dëshmorët e kësaj lufte antifashiste. Por jo si partiaku i vjetër, Kristo Frashëri që konsideron dëshmorë e heronj vetëm ata të Luftës NÇ, një pjesë e madhe e të cilëve, u vranë në luftën civile ndërmjet shqiptarëve, ndërsa të tjerët që ranë për liri, i quan tradhtarë! Siç dihet, kanë dalë në pah dokumente të reja, të panjohura më parë, në arkivat shqiptare dhe të huaja, që e bëjnë të domosdoshme trajtimin e ngjarjeve historike dhe të personaliteteve nën dritën e këtyre dokumenteve, por edhe të një interpretimi objektiv shkencor, larg interesave dhe mendësive politike. Por, K.Frashëri mendon se historia e shkruar një herë dhe nuk mund të ndryshohet, se ajo është monopol i një force të vetme politike, të cilës ai i shërbeu, se ajo ua ka vënë kurorën një herë e përgjithmonë “fitimtarëve” dhe vulën e tradhtisë kundërshtarëve politikë etj. Edhe ndonjë retushim të vogël duhet ta bëjë vetëm ai. Ai mund t’i vërë pikat mbi “i”. Kështu, dy vite më parë, ai deklaroi bujshëm se kishte ruajtur Aktin origjinal të Pavarësisë, kur kishte në dorë asgjë më shumë se një kopje të Aktit të Pavarësisë të botuar nga Lef Nosi më 1937, si edhe të ekspozuar qysh në vitin 1992 në Arkivin Qendror, në Muzeumin e Vlorës e atë Kombëtar dhe në tekstet e historisë. Kur e dispononte këtë Akt, përse vendosi apo lejoi të vendosej mbi emrat e firmëtarëve “të padëshiruar” nga regjimi komunist foton e ndërtesës ku u ngrit flamuri, për t’i fshirë apo mbuluar firmëtarët dhe të vërtetën historike?! Një nga këto figura është edhe Mid’hat Frashëri, firmëtar i Pavarësisë.

    ROLI I MIT’HAT FRASHERIT

    Në tekstet e historisë së shkruara nga Kristo Frashëri, Mit’hat Frashëri nuk zihet fare në gojë për kontributet e tij në histori të paktën si kryetar i Kongresit të Manastirit për alfabetin dhe çështjen kombëtare, si ideator i Kongresit të Elbasanit për themelimin e shkollave shqipe dhe të Normales së Elbasanit, si delegat i Kuvendit të Vlorës dhe ministër i qeverisë së Ismail Qemalit, si kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe mbrojtjen e çështjes shqiptare, si diplomat i shquar dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe historisë shqiptare të periudhës së Pavarësisë. Tashmë, këto vlera të pamohueshme dhe të dokumentuara të Mit’hat Frashërit, Kristo Frashëri nuk i atakon dot më, por thekson, edhe në shkrimin e fundit botuar në “Gazetën Shqiptare”, se Mit’hat Frashëri është edhe atdhetar, edhe tradhtar. Një taktikë perfide për ta goditur sërish. Sipas logjikës së tij, tradhtar, sepse ka qenë kryetar i Ballit Kombëtar, ka luftuar kundër PKSH e Luftës NÇ dhe ka “bashkëpunuar” me okupatorët. Kjo ka qenë logjika e propaganda e dalëboje e PPSH dhe e historianëve puthadorë të saj, si Kristo Frashëri. Balli Kombëtar u themelua si një alternativë antifashiste e demokratike dhe këtë e ka shprehur në dokumentet themeltare programorë “Nacionalizma shqiptare – Balli Kombëtar, 1939″ (shih Arkivi i Shtetit) dhe “Dekalogu i Ballit Kombëtar”, 1942. Por, edhe në luftën, tashmë të dokumentuar, kundër pushtuesve fashistë në një sërë luftimesh të rëndësishme. Madje ka pasur edhe beteja të përbashkëta të ballistëve e të partizanëve kundër italianëve, si lufta e Gjormit, lufta e Pocestës, lufta e Qafë Shtamës, lufta e Reçit etj. Nëse nuk do të ishte një organizatë atdhetare dhe antifashiste, s’kishte sesi të bashkëpunonte partia e K.Frashërit, madje të bëhej edhe Marrëveshja e Mukjes, (gusht 1943) për një luftë të përbashkët kundër okupatorëve, në krah të Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë.


    KONFERENCA E LABINOTIT

    Në Konferencën e Labinotit të PKSH, mars 1943, nga diskutantët u vu në dukje rritja e influencës së B.Kombëtar dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit me të si organizatë patriote. (Shih, AQSH, Konf. Labinotit , mars 1943) . Nuk u tha asgjë e keqe për B.Kombëtar, përkundrazi. Edhe në Mbledhjen e përbashkët të Tapizës (korrik 1943) u bisedua për një luftë të përbashkët kundër okupatorit, po ashtu edhe në Kuvendin e Mukjes, ku u krijua edhe Komiteti i Përbashkët për drejtimin e luftës me emrin “Për shpëtimin e Shqipërisë”. Madje, u zhvillua edhe një betejë e përbashkët e organizuar nga Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë në Qafë Shtamë, , 4-5 gusht 1943, nën komandën e Abaz Kupit, ku u zu rob edhe komandanti Italian Scarpa. (shih Arkivi i Shtetit, F.270, d.69, v.1943) . Marrëveshja e Mukjes është një nga ngjarjet më kulmore të historisë së popullit tonë, një kompromis i madh ndërmjet të djathtës e të majtës për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Një model edhe për sot, kur kërkohet kompromisi për çështjet madhore të shtetit, të integrimit euro-atlantik dhe të çështjes kombëtare. Me marrëveshjen e Mukjes zgjidhej drejt çështja e luftës së përbashkët kundër okupatorëve, në krah të Aleatëve Antifashistë dhe e pasluftës, kur me zgjedhje të lira të përgjithshme të përcaktohej pushteti demokratik dhe forma e regjimit. Marrëveshjen e Mukjes dhe luftën e përbashkët kundër pushtuesve aktualë dhe eventualë, e prishi PKSH, e nxitur nga emisarët Jugosllavë, të cilët historiani K.Frashëri nuk i zë fare në gojë. Ishte kjo marrëveshje kombëtare, ishte kjo luftë e përbashkët përmbi interesat partiake, ishte kërkesa për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbi parimin e vetëvendosjes së kombeve, që i trembën dhe i tërbuan udhëheqësit komunistë jugosllavë, që e kishin nën vartësinë e tyre PKSH-në. Është i dokumentuar roli Titos dhe i emisarëve jugosllavë M.Popoviç, D.Mugosha, S.Tempo, B, Jovanoviç, etj në drejtimin e PKSH dhe të Luftës NÇ dhe, veçanërisht ndikimi mbi E.Hoxhën. “Traktati i Konferencës së Mukjes shkaktoi një turbullimë të madhe, – shkruante Dushan Mu-gosha. Organizata e Partisë në Vlorë, nën direktivën time, shkroi traktatin dhe ua drejtoi të gjitha njësive të Ballit Kombëtar, ku thuhej shkurt e qartë: “Kush nuk dëshiron me ne, është kundër nesh”.

    Miladin Popoviçi i raportonte Titos: “Kemi ndikuar në PKSH dhe në Luftën NÇ, që gjithsesi të prishim Marrëveshjen e Mukjes”, ndërsa KQ të PKJ i shkruante: “Kemi biseduar me KQ të PKSH dhe studiuar çështjen, situatën atje dhe atëherë vendosëm që të mos njihet mënyra e organizimit të Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë dhe as funksionimi i tij si instancë më e lartë e Luftës”. (Autonomia Kosovo, Beograd 1985)

    ROLI I ENVER HOXHES

    Enver Hoxha, nën diktatin e jugosllavëve e prishi marrëveshjen e Mukjes dhe bashkëpunimin në luftë, dhe qysh më 8 gusht 1943 u dërgon qarkore komiteteve të PKSH-së që “ta çjerrin aktin e marrëveshjes së Mukjes dhe të mos flitet më për të” (Aqsh F.14 d.11, v.1943) . Kjo është tradhtia kombëtare e E.Hoxhës dhe e PKSH dhe jo e Mit’hat Frashërit dhe e Ballit Kombëtar, zoti Kristo!

    Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, me urdhër të E.Hoxhës (shih qarkoret e datës 1 tetor 1943) nisi lufta civile në Shqipëri, luftë që K. Frashëri e mohon për arsye që kuptohen lehtësisht. Në Konferencën e dytë të Labinotit, 4-8 shtator 1943 u vendos, gjithnjë në prani të emisarëve të Beogradit, shpallja e luftës së armatosur kundër Ballit Kombëtar, për ta likuiduar atë dhe u vendos gjithashtu “marrja e pushtetit me çdo kusht e me çdo mjet”. Në Labinot u hodh teza “Ta hedhim Ballin dhe nacionalistët në krahun e okupatorit, për ta luftuar dhe asgjësuar”. Hibbert, oficer britanik theksonte: “St-rategjia politike e PKSH-së ishte që nacionalistët të dilnin njëlloj, si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve”. (Hibbert, Fitorja e Hidhur). Dejvid Smajl shkruante: “Taktika e komunistëve ishte t’i shpallnin armiq ata që s’mendonin njëlloj apo ata që nuk bashkoheshin me ta”. (D.Smail, Me detyrë në Shqipëri). Lufta civile në Shqipëri (1943-1945) e nxitur nga Jugosllavët për interesat e tyre ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë dhe e shpallur dhe provokuar, e nisur dhe e përfunduar nga PKSH dhe E.Hoxha, për të marrë pushtetin “me dhunë dhe me gjak”, si edhe për të vendosur një regjim komunist në Shqipëri ishte një luftë e brendshme, e organizuar, e armatosur dhe e përgjakshme ndërmjet palëve kundërshtare: PKSH dhe Ballit Kombëtar, më pas edhe ndaj Legalitetit si dhe formacioneve të tyre ushtarake, përfshirë edhe masat popullore që i mbështesnin ato, një konflikt ushtarak ndërmjet të djathtës e të majtës, me pasoja tragjike për Shqipërinë, për atë kohë, por edhe më vonë. Lufta NÇ, e udhëhequr nga Partia Komuniste, një parti terroriste e tipit bolshevik dhe nga drejtues kriminelë si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Shefqet Peçi, Haxhi Lleshi etj. E ndikuar nga emisarët jugosllavë, të cilëve iu interesonte lufta civile në Shqipëri duke u gërshetuar, siç pranon vijimisht edhe E.Hoxha, me detyrat e revolucionit komunist për marrjen e pushtetit me dhunë, sipas udhëzimeve të Kominternit, e humbi karakterin e saj fillestar patriotik e çlirimtar dhe u përfshi në një luftë të ashpër e të pamëshirshme civile, që shkaktoi mijëra viktima nga të dy palët ndërluftuese, por edhe nga Legaliteti, krerët e Veriut e deri në Kosovë. Masakrat përgjatë Luftës civile, që shkaktuan mijëra viktima nga të dyja anët, si lufta vëllavrasëse në Jug të Shqipërisë, si në Libohovë, Devoll, Kolonjë, Korçë, Dumre, Lushnjë, Dukat, Martanesh, Lumë, Kukës, Malësi e Madhe, Postribë, Mirditë, Mat, Dibër etj. Vetëm beteja e Tamarës, në janar të vitit 1945, ndërmjet forcave të Korparmatës III dhe të Brigadës I, me në krye Mehmet Shehun kundër forcave nacionaliste dhe mbrojtëse të Preng Calit , zgjati një muaj ditë, u përgjak lumi Cem dhe u vranë qindra luftëtarë nga të dy anët. Në Malësinë e Madhe në atë kohë nuk kishte as italianë e as gjermanë, ishin vetëm shqiptarët që luftonin në një luftë civile, që s’kishte ndodhur më parë. Vetëm kur Brigada I doli në Jugosllavi dhe prej andej e sulmoi Vermoshin, nga veriu dhe nga jugu, vetëm atëherë u thye qëndresa e Preng Calit dhe e malësorëve. A nuk është luftë civile kjo, zoti Kristo?

    LUFTA CIVILE

    Kjo luftë dokumentohet katërcipërisht nga dokumentet e arkivave shqiptare dhe të huaja si edhe nga studiues e historianë shqiptarë e të huaj. Lufta civile dëshmohet nga të gjithë oficerët britanikë që ishin gjatë luftës në Shqipëri, si D.Smajl, J. Emer, Deivis, Kemp, Hibbert, etj. Por, edhe historianët e sotëm si B.Fisher, i cili në intervistën që i dha televizionit “AS”, theksoi: “Duke u bazuar në përkufizimin tradicional të luftës civile, do të thoja që lufta 1939-1944 në Shqipëri ishte një luftë civile”. (Intervista e B.Fisher,tel.”AS” prill 2012) . Ndërkohë, nuk ka asnjë dokument, as në arkivat shqiptare, as në ato të huaja, që Mit’hat Frashëri, si kryetar i ballit Kombëtar, apo edhe si person, të ketë bërë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me pushtuesit gjermanë. Madje, forcat e Ballit Kombëtar kanë zhvilluar disa luftime kundër gjermanëve (shih promemorien e Mit’hat Frashërit dhe Lec Kurtit drejtuar konferencës së Paqes në Paris, 1946 dhe dokumentet e AQSH, F.14 dhe 270) te kthesat e Barmashit, 8 gusht 1943, në Llogara, nëntor 1943, në Borizanë, shtator 1944 etj. Të vënë midis dy zjarreve, zjarrit nazist dhe zjarrit komunist, nacionalistët për të mbijetuar por edhe për të mos shkatërruar Shqipërinë, e kufizuan luftën kundër gjermanëve, që i quanin kalimtarë në Shqipëri dhe e përqendruan luftën në qëndresën ndaj mësy-mjes komuniste. Në këto kushte, përballë rrezikut të dyfishtë, Mit’hat Frashëri, më datën 7 tetor 1943, porosiste komitetet krahinore të Ballit Kombëtar për një pezullim të përkohshëm të veprimeve luftarake kundër ushtrisë gjermane: “Meqenëse vendi ynë sot ka nevojë më të ngutshme për rregull dhe disiplinë, gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar porositen që me të arritur kjo qarkore, të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash. Më vonë do t’ju dërgohen edhe direktiva të tjera”. Ky dokument veç të tjerash dëshmon se, deri në atë moment ka vazhduar lufta e nacionalistëve kundër gjermanëve. Fjalët “të pezullohet” dhe “tash për tash” dëshmonin se ndërprerja ishte e përkohshme, ishte një taktikë. Ky dokument është publikuar dhe komentuar për 50 vjet rresht si komprometues për Mit’hat Frashërin. Për këtë arsye ai është akuzuar nga krerët e PPSH dhe historiografia komuniste si bashkëpunëtor me gjermanët. Vazhdon edhe sot nga K.Frashëri. Përse nuk është akuzuar Lenini si kolaboracionist, kur bëri paqen e Brest-Litovskit me gjermanët, apo Stalini kur bëri marrëveshje me ta për mossulmim në vitin 1939, apo Gjin Marku kur bëri kompromisin e Beratit me gjermanët, apo Enver Hoxha kur kolaboroi me jugosllavët? Mit’hati nuk lidhi as marrëveshje, as paqe me gjermanët. Ai i pezulloi përkohësisht ( hë për hë ) për t’i vazhduar pak më vonë aksionet kundër gjermanëve, që ishin thyer në të gjitha frontet dhe po tërhiqeshin drejt Gjermanisë. Ndërprerja e përkohshme e luftimeve kundër tyre dhe jo ndalimi i tyre, nuk mund të konsiderohet akt bashkëpunimi, as akt tradhtie. Në këtë moment, Mit’hat Frashëri përcaktonte si rrezik të momentit atë të mësymjes komuniste që ishte hedhur në ofensivë kundër nacionalistëve dhe gjithë forcave të djathta, për t’i asgjësuar dhe për të marrë pushtetin. Nëse Mit’hat Frashëri do të ishte kolaboracionist, nuk do të zgjidhej nga aleatët anglo-amerikanë si kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qendër në Nju York. Madje, vetë Mit’hati vuri si kushte për pjesëmarrjen në Komitetin Shqipëria e Lirë: “Të mos kenë bashkëpunuar me fashizmin dhe të mos kenë bërë krime kundër njerëzimit. (Shih AQSH, fondi M.F) . Si do të vinte kushte të tilla përjashtuese Mit’hat Frashëri, po të ishte vetë i komprometuar me nazifashizmin dhe të kishte bërë krime kundër njerëzimit, siç pretendon Kristo Frashëri?

    Kristo Frashëri të reflektojë mbi kolaboracionizmin e mjaft figurave të Luftës NÇ me nazifashizmin, si edhe bashkëpunimin e PKSH dhe të Luftës NÇ me Jugosllavët në Shqipëri dhe veçanërisht në Kosovë ku bashkëvepruan për goditjen e qëndresës shqiptare atje, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe masakrat si ajo e Tivarit, ku u vranë mijëra shqiptarë të pafajshëm të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare.

    Lajmi Shqip


























    http://www.standard.al/

    kristo frasheri rilindja kombetare u frymezua nga mesimet e shokut enver


    http://www.standard.al/index.php/dos...e-shokut-enver


    Kristo Frasheri krenar ne fatkeqesi

    http://www.standard.al/index.php/dos...r-ne-fatkeqesi



    Kristo Frasheri vazhdon falsifikimin e deklarates se pavaresise


    http://www.standard.al/index.php/dos...-se-pavaresise
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  20. #120
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    U shënua 100 vjetori i federatës panshqiptare “Vatra”



    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë, shënuan sot 100 vjetorin e Federatës Panshqiptare “Vatra”. Ajo ishte një zë i fuqishëm për identitetin, konsolidimin dhe pajtimin e kombit, u tha në akademinë-kujtesë historike, kushtuar “Vatra”.

    Shoqata panshqiptare “Vatra”, e cila mbushi 100-vjet, u cilësua nga njerëzit e shkencës dhe historisë, si një Ambasadë mbarë shqiptare, që ka mbrojtur interesat e kombit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, tha se nga fundi i shekullit 19-të dhe fillimi i shekullit 20-të, diaspora dhe kolonitë shqiptare dhanë një kontribut të madh kombëtar, kulturor e politik.

    “Të tubuar rreth shoqatave të tyre dhe veçanërisht rreth federatës panshqiptare “Vatra”, shqiptarët e Amerikës së bashku me kolonitë e tjera shqiptare dhanë një kontribut të madh për themelimin e shtetit shqiptar me kufijtë e sotëm. Federata panshqiptare “Vatra”, ishte një zë i fuqishëm për identitetin, konsolidimin dhe pajtimin e kombit shqiptar.”

    Drejtori i Institutit të Historisë, Jusuf Bajraktari, tha se në këtë jubile të rëndësishëm të historisë shqiptare, vlerat e “Vatrës”, janë vlerat e historisë 100-vjeçare të kombit shqiptar.

    “Pavarësisht rrethanave të ndërlikuara që kishin kapluar Ballkanin, “Vatra” kaloi në kërkesën për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Vetëm 10 ditë para se Ismail Qemali të ndërmerrte aktin historik të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, “Vatra” organizoi një miting të madh në Boston kundër planeve të Fuqive të Mëdha për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis fqinjëve të saj pas Perandorisë Osmane”, tha Bajraktari.

    Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, tha se lindja e “Vatrës” i parapriu lindjes së shtetit shqiptar. Ai vlerësoi se federata mbarë shqiptare “Vatra”, ka shërbyer si një ambasadë në Amerikë për interesat e kombit shqiptar.

    “Vatra” u themelua më 28 prill të vitit 1912 në Boston, me iniciativën e Kristo Floqit, kryeredaktor i gazetës “Dielli”.

    Në këtë vit jubilar, “Vatra” me seli në Nju Jork do të shënojë shumë aktivitetet, në të cilat marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë e Kosovës.

    (Albana Karaj)

    RTK

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •