Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 141
  1. #21
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga bleripz Lexo Postimin
    Tung,

    kam nji pytje për mjekët apo edhe ata që dinë

    cilan janë shenjat e shtatzanisë si vërehen ato te një femër që është shtatzane pa i përdorur mjetet e ndryshme për identifikim?

    Shenjat e shtatzenise


    Shenja e pare e shtatzenise mund te jete vonimi i periodes se menstruacionit.
    Mirepo , vonesa e periodes nuk do te thote se nje femer eshte shtatzene.
    Periodat nuk fillojne gjithmone ne te njejten kohe , per cdo muaj.

    Ne shenjat e shtatzenise bejne pjese:

    - Perioda menstruale me pak gjakrrjedhje ose vetem disa njolla ,

    - gjinjte e fryre ,

    - lodhja e madhe ,

    - perzierja e barkut ose nauzea e quajtur " vjella e mengjesit " ,

    - ndjenja e fryrjes ,

    - disponimi jo i mire ,


    Nese femra seksualisht aktive , ka vonese te periodes menstruale , dhe ka nje ose me shume nga shenjat e mesiperme , ajo mund te jete shtatzene.

    Per t'u siguruar , femra mund te kryeje testin e shtatzenise ne shtepi , ose te shkoje ne klinike , per kontroll mjekesore.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    gimi3 po pyeste si mund ta marresh vesh ne momentet e para dmth ne ditet e para, jo mbas 1 muaji .

    Nejse, brenda 72 oresh mbas aktit seksual mund te pihet paketa me kontraceptiv oral emergjence ( per ato qe sduan te mbeten me barre)... jane 2 pilula te cilat pihen me 12 ore diference, edhe jane 100% te sigurta per efektshmerine e tyre.

    Per ta marre vesh ne ke mbetur me barre apo jo, ka teste ne cdo farmaci, te cilat mbas 24oresh te kryerjes se aktit seksual, te tregojne nepermjet 1 ujit te holle (urines) ne ke mbetur apo jo me barre.

    Nese ka kaluar kjo periudhe kohore, atehere shko te gjinekologu.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Glamorous Lexo Postimin
    Nejse, brenda 72 oresh mbas aktit seksual mund te pihet paketa me kontraceptiv oral emergjence ( per ato qe sduan te mbeten me barre)... jane 2 pilula te cilat pihen me 12 ore diference, edhe jane 100% te sigurta per efektshmerine e tyre.
    Per kete nuk do thoja se eshte shum e rekomandueshme, se kam degjuar qe ne disa raste keto pilula kan shkaktuar shperthim te organeve te brendeshme (mitres), ose ka shkaktuar hemoragji te brendeshme te trupit, gje qe ka pasoja te renda nqs nuk kapet ne kohen e duhur.

    Sa per temen, keshillat jan dhen me lart dhe per me teper nga njerez qe e kan kaluar ket experience, nje keshille qe do e shtoja un ... mos e merrni veten ne qafe nqs jeni ne nje lidhje jo te sigurt, nje vajze qe nuk di te dalloje ndryshimet ne trupin e saj imagjinoje ca moshe mund te ket.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga angel_ j Lexo Postimin
    Per kete nuk do thoja se eshte shum e rekomandueshme, se kam degjuar qe ne disa raste keto pilula kan shkaktuar shperthim te organeve te brendeshme (mitres), ose ka shkaktuar hemoragji te brendeshme te trupit, gje qe ka pasoja te renda nqs nuk kapet ne kohen e duhur.
    Ato pilula, keshillohet te pihen vetem 3 (dmth 3 paketa me nga 2 kokrra= 6) prej tyre gjate nje viti, jo me shume... nderkohe qe ketu ato kane filluar ti pijne si paracetamol. Prandaj edhe ndodhin efekte anesore, mese llogjike...

    Shqiptaret ende se kane mesuar, qe ekziston nje gjilpere, e cila ndalon aftesine e femres per te bere femije per 3 ose 6muaj varet se cilen ben. Per kete thuhet se nuk eshte e demshme. Dhe njekohesisht gjate kesaj periudhe te vijne edhe mesturacionet, pra gjilpera nuk perben problem per to, ajo thjesht parandalon fekondimin e vezes.

    Gjithashtu do shtoja, qene lidhje me punen e hemoragjise, ato pilula nuk te shkaktojne hemoragji, thjesht mund te kesh shume ne ditet e para... dhe ato pastaj qe kane hemoragji, duhet te shkojne per kontroll te gjinekologja, pasi 90% e sigurt qe kane cist, ose ndonje gje me te nderlikuar.
    Kujdes lexoni gjithmon rekomandimin dhe menyren e perdorimit para se te konsumoni ilace!
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  5. #25
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    shenjat e shtatzanise !!! pas nente muajsh duke filluar qe nga casti qe spermatozoidi fekondon nje veze lind nje femije kjo eshte shenja me e madhe e shtatzanise !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Glamorous Lexo Postimin
    Ato pilula, keshillohet te pihen vetem 3 (dmth 3 paketa me nga 2 kokrra= 6) prej tyre gjate nje viti, jo me shume... nderkohe qe ketu ato kane filluar ti pijne si paracetamol. Prandaj edhe ndodhin efekte anesore, mese llogjike...
    Po pse te rrezikosh aq shum kur fare mire nqs kujdesesh per veten shum me heret se sa ne momentet kur nuk mendon gjate, mund te perdoresh menyra te tjera kontracepsioni qe nuk rrezikojne jeten tende, apo aftesine tende qe ne nje te ardhme (kur ke deshire te krijosh familje) ti nuk mund te kesh fare femije. Ne Shqiperi i ka marr ne qafe mentaliteti njerezit, se nuk flasin hapur me njeri tjetrin per keto gjera "se eshte turp, kush te degjon", as qe e mendojne te shkojne per nje kontroll tek mjeku qofte ai personal apo gjinekologu, vetem ateher kur gjerat arrijne ne piken e fundit ... ateher kujtohen qe ka doktor.


    Menyra te tjera dhe mjete kontraceptive që merren nga goja:

    Pilula ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj.
    Përdorimi: zakonisht merren për 21 ditë, periudhë që ndiqet nga një ndërprerje prej 7 ditësh ( kjo per arsye se duhet te lejosh ciklin e rregullt, perndryshe ka akumulim gjaku, qe mund te shkaktoje deme ne trup)
    Avantazhet: të lehta për tu përdorur, mund të pakësojnë dhimbjet menstruale dhe mund të parandalojnë disa prej formave të kancerit të cerviksit (qafës së mitrës).
    Disavantazhet: duhen marrë çdo ditë, nuk ofrojnë mbrojtje nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale/HIV, keto pilula jan thjesht per te evituar ovulacionin Gratë që marrin pilula dhe pijnë duhan janë më shumë të ekspozuara ndaj rrezikut të zhvillimit të trombozës (mpiksja e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit) dhe të sëmundjeve të zemrës, ose paralizave te ndryshme.

    Pajisje që futet në uterus: një copë plastike e vogël në formë rrethore me një tel bakri përreth. Futet në uterus nga një mjek specialist.
    Avantazhet: mbrojtje afatgjatë nga shtatzania.
    Disavantazhet: mund të shtojë rrezikun e sëmundjeve infektive, nuk siguron mbrojtje nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale/HIV dhe nuk rekomandohet për gratë që nuk kanë lindur ende fëmijë.

    Diafragma: një mbulesë e butë prej llastiku që vendoset mbi cerviks, pjesën hyrëse të mitrës, për të penguar spermën që të hyjë në mitër.
    Përdorimi: futet në organ përpara kryerjes së marrdhënieve seksuale dhe lihet atje për disa orë.
    Avantazhet: nuk ka efekte anësore për gratë që e përdorin, mund të sigurojë mbrojtje nga kanceri i cerviksit dhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale; pasi vendoset ajo nuk ndikon mbi procesin e marrdhënieve seksuale.
    Disavantazhet: duhet planifikuar disa orë përpara përdorimit, duhet të përdoret bashkë me lëndë që asgjësojnë spermën, duhet mesuar se si përdoret, duhet vendosur nga një mjek specialist, mund të dëmtohet nga përdorimi, duhet kontrolluar rregullisht nëse është në vendin e duhur.


    Sterilizimi

    Kjo mënyrë realizohet nëpërmjet vasektomisë për burrat, domethënë mbylljes së kanaleve të spermës nëpërmjet një nderhyrjeje kirurgjikale; dhe sterilizimit për gratë, pra ndërhyrjes mjeksore për të ndaluar prodhimin e vezëve në vezore. Këto janë opsione mjeksore që mund të ndiqen për arsye shëndetsore ose si një mjet permanent kontracepsioni. Nëse njerëzit i zgjedhin këto metoda si mjete kontracepsioni, ata mund ta bëjnë një gjë të tillë në atë fazë të jetës kur ata janë të bindur që nuk duan më të bëjnë fëmijë. Këto metoda në vetvete janë ndërhyrje kirurgjikale me pasoja të përhershme dhe ju nuk duhet të mendoni ti ndërmerrni ato pa marrë këshilla të specializuara nga mjeku ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar. Jo të gjitha këto metoda mund të jenë të realizueshme në Shqipëri, pasi njerezit per disa prej tyre as qe e kan idene se cfare jane, e jo me te jen te afte ti perdorin.

    Thuajse te gjitha metodat e permendura nuk te mbrojne nga STD ( semundje sexualisht te trasmetueshme), kshuqe mos u verboni para nje ndjenje qe mund tu kushtoje jeten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nyx : 18-12-2007 më 11:51

  7. #27
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ato qe s'kane permendur mesiper jane dhe:
    -temperatura baze trupore eshte e larte gjate shume ditesh(afersisht 18 ne mos gaboj)
    -dhimbja e kokes(nga ngritja hormonale e shpejte)
    -dhimbje e lehte shpine
    -urinim me i shpeshte se normalisht
    -rrathe te erret perreth thithkave
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 18-12-2007 më 16:54
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  8. #28
    doktor kam marre mendje dhe dua te di a muna me kan shtatzan se edhe funi i barku po kam dhimbje . po hala edhe pak dite nuk e kam kohen te tyre ..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Mua me jane shfaqur shenjat e shtatzanise pas muajit te dyte.Pervec voneses se mestruacioneve nuk kam patur ndonje shenje tjeter,pastaj u shfaqen ato shenjat qe kane permendur te tjeret me lart.Cdo barre eshte e ndryshme .Psh une nuk kam patur te vjella gjate shtatezanise ose shume te rralla nga disa erera psh aromatizuesit qe perdoren per makinen..
    I kam patur periodat shume te rregullta dhe vetem nje dite mu vonuan vajta bera testin .Isha shtatzane me djalin qe kam sot.Ndersa ne shtatzanine e dyte ,ne te cilen e humba femijen ne muajin e gjashte, kam patur shenjat komplet ndryshe nga e para.Hemoragji te perditshme gjate gjithe kohes se shtatzanise.Ne fillim filloi pika-pika( ku une kujtova se me erdhen periodat) dhe me vone u shtuan shume.Nga qe nuk arriten te gjenin arsyen e hemoragjise doktori me thoshte qe eshte normale ne disa raste ,por ja qe nuk ishte normale.
    Nejse gjeja me e mire eshte te besh testin ,mos prit gjate ne ankth kur mund ta shuash kureshtjen brenda minutave.

  10. #30
    A me tregon testi para muajt me prevue...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Eksperienca personale: te vjella do mengjes , dhimbje dhe fryrje gjoksi, lodhje dhe gjendje gjumi,edhe pak ndryshime humori.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Kur grate jane me barre , burave u vjen per te vjelle dhe u dhemb mezi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pseudo : 10-05-2008 më 15:10

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga bleripz Lexo Postimin
    Tung,

    kam nji pytje për mjekët apo edhe ata që dinë

    cilan janë shenjat e shtatzanisë si vërehen ato te një femër që është shtatzane pa i përdorur mjetet e ndryshme për identifikim?
    Me sa po shof kenke ne hall... Me vjen keq nese kjo eshte e vertete.

    Shpresoj te besh zgjidhjen e duhur
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  14. #34
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga alproud Lexo Postimin
    Me sa po shof kenke ne hall... Me vjen keq nese kjo eshte e vertete.

    Shpresoj te besh zgjidhjen e duhur
    Hahahahaha! Solidaritet mashkullor!
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  15. #35
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001 Lexo Postimin
    nuk nderpriten menstruacionet.lol.e forte kjo.nese ndodh fekondimi ska se si te kete ovulacion.pra ska menstruacione (kjo eshte 100%),por mund te kete hemorragji por qe kuptohet nga gruaja shtatzene se sjane menstruacione por vetem hemorragji te cilat zakonisht jane te shkurtera por edhe mund te zgjasin
    Mendoj se gjeja me e rendesishme eshte te besh testin sepse jo te gjithe i kane shenjat njelloj.

    Nje kolegia ime kur ishte shtatezane me vajzen, ngaqe ishte pak mbipeshe nuk i vuri shume rendesi fryrjes se barkut. Po ashtu ajo i ka menstruacionet shume te crregullta dhe shpesh ka ndodhur qe nuk kane ardhur per te pakten 3 muaj ose edhe kur vinin shume pak. Prandaj fakti qe nuk po vinin prape nuk e alarmoi ate.

    Ajo e ka zbuluar qe ishte shtatezane kur djali i saj 3 vjec i tha nje dite te bukur: "O ma une dua moter jo vella. Po emrin si do ja veme?" Edhe kjo e hutuar e pyeti te birin per ca e kishte llafin. Ai i tha "Per bebin te barku jot". Vete merr test zonja dhe voila, kishte 5 muaj qe ishte shtatezane dhe as nuk e kishte idene edhe pse nuk ishte femija e saj i pare. Prandaj nuk i dihet kurre

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    A funksionon testi i shtatzanis ne muajin e pare ?
    E jep pergjigjen e sakte apo jo ?
    Sepse doli negativ dhe menstruonet nuk po me vijne kam 5 dite sot qe duhet te me kishin ardhur. Me ndihmon dot njeri????

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga antikonformisti Lexo Postimin
    A funksionon testi i shtatzanis ne muajin e pare ?
    E jep pergjigjen e sakte apo jo ?
    Sepse doli negativ dhe menstruonet nuk po me vijne kam 5 dite sot qe duhet te me kishin ardhur. Me ndihmon dot njeri????
    Une di qe testi eshte me efikas brenda disa diteve nga dita qe pret periodat.Nuk jam shume e sigurt per kete.te them te drejten.Une i kam bere pas dy muajsh dhe kane qene te sakte.Po mbase s'je me barre moj goce.Do kesh c'rregullim cikli.E bukura ka qene kur me vonoheshin mua dhe dyshoja per shtatzanine ,diten qe e blija testin me vinin periodat.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Une di qe testi eshte me efikas brenda disa diteve nga dita qe pret periodat.Nuk jam shume e sigurt per kete.te them te drejten.Une i kam bere pas dy muajsh dhe kane qene te sakte.Po mbase s'je me barre moj goce.Do kesh c'rregullim cikli.E bukura ka qene kur me vonoheshin mua dhe dyshoja per shtatzanine ,diten qe e blija testin me vinin periodat.
    Dea mund te te bej nje pyetje?? Meqe shenjat i paske pas aq vone kur ke bere viziten e pare gjinekollogjike??(me intereson) Grazie.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    Dea mund te te bej nje pyetje?? Meqe shenjat i paske pas aq vone kur ke bere viziten e pare gjinekollogjike??(me intereson) Grazie.
    .

    Pasi kam bere testin dhe kam zbuluar qe jam shtatzane menjehere kam marr ne tel. doktorin tim dhe kam lene takim me te per brenda 2-3 diteve.Per mua sa me shpejt te behet vizita aq me mire ,pasi paraprin ndonje suprize te pakendshme;probleme me shtatzanine apo femijen.

  20. #40
    valaje
    Anëtarësuar
    04-01-2008
    Vendndodhja
    ne kosov
    Postime
    8

    valaje

    pershendetje dashta me ju vet juve nese dini,mua se 6 dit nuk ikam pas mestrscionet,dhe ikam bere 2 testa te shtatzanis,me kan dal pozitiv,dhe tash nuk po kam ene kurfar shenje qe jam shtatzane as nuk pom munon me vjedhje ne mengjes as kurgja,jam ne merak per veten se ni vit jam ka pres me met me barr por tash pom doket ndodhi kjo mrekulli dhe,

    aju ka ndodh kjo sen juve ju lutem tregonmi

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  4. A duhen respektuar shenjat e mira/këqija?
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-09-2008, 17:29
  5. Shenjat e Kijametit
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 12:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •