Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 289
  1. #181
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    O vellezer te nderuar, po secili ta kete besimin e tij dhe ta kritikoje ke te deshiron dhe ta qorton nese mendon se eshte gabim por mos krijoni percarje. Sa here ketu ne forum kam pare gjithfare shkrimesh kunder Bibles askend nuk e akuzova se po krijon percarje, as nuk e kercenova, shikoni disa shkrime te ateisteve dhe islamikeve lirshem kritikojne besimin tim dhe tallen me Jezusin, Biblen, Trinine dhe une gjithmone vetem u mundova qe t'ua shqaroj me fjale dhe vetem do t'i dua me shume bile e asesi te bej dicka tjeter. Nuk po dua te dal patriot por nuk duhet te kete vend per percarje ne mes shqiptareve (as ne pergjithesi ne mes njerzve) se jemi vllezer te nje gjaku dhe fete nuk duhet te krijojne asesi percarje. Edhe une kam kritikuar (me mire te them demaskuar) islamin dhe ateizmin por ndonjehere edhe katolicizmin edhe ortodoksizmin kur mendoj qe jane gabim por kjo nuk do te thote se e kam bere per inat, por vetem mendoj se jane gabim ne disa gjera. Plot forumiste krishtere te kishave tjera i kane quajtur protestantet heretike, dhe asnje forumist i besimit protestant nuk ka bo fyerje ndaj tyre por eshte munduar ta sqaroje duke perdorur vetem shkronjat.

    Pershendetje dhe te gjitha te mirat

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    Të nderuar forumista të të gjithë religjioneve!!!
    Unë ju kërkoj falje njëmijë herë nëse dikënd e kam fyer më parë. Kërkoj falje nga pjesëtarët e komunitetit musliman nëse kam shkruar më lartë diçka që iu ofendon, ju premtoj se kurrë më nuk do të përsësritet. Ju lutem të keni mirëkuptim se nganjëherë ndodhë që shkruajmë ose e flasim pa menduar fare.
    Të fala të gjithëve dhe zoti iu bëftë kabull ramazanin.

  3. #183
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Milla Lexo Postimin
    Të nderuar forumista të të gjithë religjioneve!!!
    Unë ju kërkoj falje njëmijë herë nëse dikënd e kam fyer më parë. Kërkoj falje nga pjesëtarët e komunitetit musliman nëse kam shkruar më lartë diçka që iu ofendon, ju premtoj se kurrë më nuk do të përsësritet. Ju lutem të keni mirëkuptim se nganjëherë ndodhë që shkruajmë ose e flasim pa menduar fare.
    Të fala të gjithëve dhe zoti iu bëftë kabull ramazanin.
    Falja jote nese eshte e sinqerte edhe sikur mos te pranohet nga muslimanet , dije qe ka te te pranohet nga Perendija ( Allahu ).
    Personalisht me vjen mire qe kerkon falje dhe ne emer tim dhe te shumices se muslimaneve mund te te garantoj qe falja jote eshte e pranuar.
    Falemenderit per uraten dhe Zoti te bekofte me te mira!

    Gostivari_usa

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Vertet? Dmth islami nuk ka pasur asnje ndikim ne zakonet, traditat, vlerat, sjelljen, mentalitetin, sistemin e moralit dhe etikes, artin, shkencen etj, e kombit shqiptar?
    Islami ka patur aq ndikim ne jeten e sjelljet e shqiptareve, aqsa paganizmi ka patur ne rradhet e malesoreve shqiptare ne veri te Shqiperise qe per shekuj te tere kane shuar mijera jete njerezish te pafajshem per nje Kanun e per nje moral te ngritur mbi parimin: "sy per sy e dhemb per dhemb". Islami ka patur aq ndikim sa ka patur edhe 50 vjetet e komunizmit qe une do ti quaja vitet e TALIBANIZMIT shqiptar, pasi ashtu si talebanet me statujat e lashta te budisteve, edhe komunistet shkaterruan ne 50 vjet ato kisha, manastire, vepra te lashta arti kishtar, qe i shpetuan 500 vjeteve te pushtimit osman.

    Ne syte e mi, nje besimtar mysliman qendron me lart se sa nje ateist apo sekularist si ti. Pasi te pakten besimtari mysliman e ndjen urine shpirterore dhe mundohet ta shuaje ate duke kerkuar Perëndinë.

    albo me kete qe thua tregon qe ti nuk ke njohuri fare per sa i perket shqiptarizmit apo edhe vete kristianizmit.N.q.s ti mendon se je i pasur shpirtnisht se je ortodks i krishtere dhe qe na qenka "mishi i pules"dhe muslimani nuk eshte edhe aq i pasur shpirtnisht po prape se prape ka zgedhur nje besim dhe na qenka "mishi i sorres"dhe ne qe qenkemi shqipetare nuk paskemi zgjedhur dhe qenkemi apo paskemi vdekur shpritnisht.
    .kristianizmi sidoms ai perendimor qe themeloi kostandini i madh pra ortodoksia katolike perendimore nuk eshte asgje tjeter vetem se vazhdimesi e kultures se hershme diellore ilire gje qe edhe kisha katolike ne menyre indirekte e ka pranuar.
    Konstandini i Madh themeloi "kishterimin perendimor" dhe "ortodoksine katolike"? Bir selmani i nenes...

    Pse une si jobesimtare, paskam nevoje te justifikoj ekzistencen time?! Perse une kam nevoje te bej me gisht nga besimet tjera per te kerkuar te ekzistoj?
    Arsyeja eshte teper e dukshme per dike qe di te lexoje midis fjalesh, duhet te jete e dukshme edhe per ty kur bie ne kontakt me njerez me besim. Ti nuk ke besim, ti nuk ke fe, ti nuk ke tradite, detyrimisht nuk ke se cfare diskuton me nje te krishtere, mysliman apo nje budist. E vetmia gje qe ti mund te besh si i pafe apo si ateist eshte te pergojosh ne injorancen tende fetare keto fe monoteiste me rradhe.

    Ti dhe shume si ty jeni duke diskutuar per ate fene qe nuk e njihni, nuk e vleresoni e nuk e kini.

    Ne nuk bejme me gisht per te mbrojtur veten. Ne bejme me gisht per ato qe ne na duken te paverteta, sikurse ideologjite tuaja kane bere dhe vazhdojne te bejne per dy mileniume. Ata nuk kane bere vetem me gisht, nuk ishin gjykimi e paragjykimi gjerat e vetme qe ata bene. Ata pa te drejte ka vrare dhe zhdukur mendime si keto qe kam une tani per dy mije vite.
    Edhe budallai uleret me fort se gjithe te tjeret dhe nuk ben njeri me te zgjuar se vetja, por kjo nuk do te thote se ai eshte duke mbrojtur te verteten dhe te gjithe duhet ti vene veshin. Sa here e ke lexuar Biblen e Kuranin dhe per sa vjet e ke praktikuar krishterimin dhe islamin per te dale ne perfundimet e mesiperme se jane fe te rreme?

    Kur i ve vulen dickaje pa e njohur e ka emrin paragjykim.

    Ne kemi bote shpirterore, te perbere nga ndjenjat. Ne dashurojme, ne duam, ne qeshim, ne qajme, ne gozohemi, kjo eshte bota jone shpirterore.
    Edhe nje qen e nje mace qesh, qan, dashuron, gezohet e hidherohet.

    ... Opa njehere opa... Nuk eshte pak si i tepert krahesimi pule-sorre me kristianizem-islam ? Neqofte se e kuptova sakte ti po mundohesh te thuash qe islami eshte "sorra" ne kete mes dhe se njerezit duhet ta provojne per te pare se sa i keq eshte , nderkohe qe tema kerkon me shume tolerance fetare.
    Shpresoj ta kem kuptuar gabim kete paragrafin e cituar
    Thelbi i asaj qe thashe eshte fare i qarte: ti dhe cdo shqiptar sot jeni te LIRE te zgjidhni te ushqeheni me mishin e pules apo me mishin e sorres, apo te ushqeheni me bar, si ne kohen e xhaxhit Enver. Nese ti je sot i krishtere, askush nuk te beri me zorr, zgjodhe me vullnetin tend te lire te jesh i tille. Nese ti je sot mysliman, askush nuk te beri me zorr, zgjodhe te jesh i tille. Nese ti sot nuk beson ne asnje fe apo beson sipas mendjes tende, ti perseri nuk je duke bere gje tjeter vecse duke deshmuar lirine tende.

    Vecse mos e bej gabimin qe te pergjithesosh besimin tend ne besimin e gjithe shqiptareve apo ate qe e quajne "fe e shqiptareve". Ti dhe une mund te deshmojme vetem besimin tone personal dhe fene e shqiptareve e deshmon cdo shqiptar ne menyren dhe lirine e tij.

    Kjo "terapi e shokut" qe buron nga mendimi "te gjithe shqiptaret jane si une" apo "te gjithe shqiptaret duhet te jene si une" eshte nje crregullim mendor post-komunist i shqiptareve. Cdo shqiptar eshte sot ai qe ZGJEDH te jete.

    Prindrit e mi nuk jane te pafe. Thjesht kushtet nuk u jane dhene per te qene besimtare te devotshem. Nga nje ane ka rezultuar mire , se nuk i vleresojne njerezit sipas fese por sipas vlerave njerezore. Sa per mendimin tim te githa fete e sotme jane te deformuara dhe kundra ligjeve te natyres. Muslimanet kane pabarazi gjinore dhe per kete kritikohen ( me te drejte sipas meje ). Por edhe te krishteret nuk jane me mire. Mjafton te permendesh faktin se priftit i privohet e drejta per tu martuar... leri te tjerat
    Kur dikush te pyet ne rruge, nuk te pyet se cfare besimi kishin apo kane prinderit, te pyet: "Cfare besimi ke ti?" Dhe kur te pergjigjesh, shpresoj qe te mos i pergjigjesh: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria..." pasi kane per te te marre per budalla. Kjo lloj pergjigje eshte nje lloj maskimi foshnjor i se vertetes: Jam i pa fe! Justifikimet, arsyet, shkaqet apo pasojat jane dytesore dhe te parendesishme.

    Albo

    P.S Asnje prifti ne bote nuk i privohet e drejta per tu martuar. Ai prifti katolik apo ai murgu e murgesha ZGJEDHIN qe te mos martohen dhe te bejne nje jete qe i pelqen Perendise. Dhe prifterinjte orthodhokse kane te drejte te martohen para hirotonisjes prift, ata qe nuk martohen jane prifterinjte katolike. Ja mesove dhe dicka qe nuk e dije.

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Arsyeja eshte teper e dukshme per dike qe di te lexoje midis fjalesh, duhet te jete e dukshme edhe per ty kur bie ne kontakt me njerez me besim. Ti nuk ke besim, ti nuk ke fe, ti nuk ke tradite, detyrimisht nuk ke se cfare diskuton me nje te krishtere, mysliman apo nje budist. E vetmia gje qe ti mund te besh si i pafe apo si ateist eshte te pergojosh ne injorancen tende fetare keto fe monoteiste me rradhe.
    Dmth, kultura qenka ne fe?
    ja nje thenie e zgjuar, veç a e kupton se sa qesharake qe eshte kjo?
    Mbase ne nje fare menyre ke te drejte, sepse feja fundja kulture eshte, kulture e huaj qe perhapet si kancer. Islami eshte kulture arabe, krishterimi kulture romake dhe bizantine.
    Paganizmi eshte kultura e vertete e Shqiptarit.
    Dhe mos flisni per paganizmin sikur e njihni, se e vetmja gje qe dini eshte ajo qe na kane mesuar neper shkolla "besimi ne shume perendi dhe idhuj", veç se kjo eshte shume larg nga e verteta. Paganizmi eshte feja qe nge lart njeriun, lirite individuale, natyren unike te sejcilit.
    Po a do mund ta kuptojne ndonjehere ata qe ne zemer kane kultura semite? kulture prej skllavi?

    Kultura ndikohet nga feja, pa dyshim, por kultura nuk eshte ne fe.
    Me ç'fare krenarie flet ti kur kisha orthodokse eshte e pushtuar nga propaganda greke? Edhe une nga nje familje orthodokse rrjedh, po me gerryhen zorret kur ne krye kemi nje grek.
    Apo me ç'krenari flasin ata te cilet flasin gjysem shqip e gjysem arabisht.

    Vetem te pafete jane krenar qe besojne ne te vetmen fe te bukur, shqiptarine, prandaj ndihen shume here me shume krenar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 02-10-2007 më 04:55

  6. #186
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Feja eshte dogme,dogma pengon zhvillimin,tre fe tre dogma,fillon peçarja,zgjidhja logjike,feja(ne kuptimin figurativ)e Shqiptarit eshte Shqiptaria,personazh madheshtor ai qe e ka thene.
    PS.Kjo thenie eshte aktuale me teper se kurre.
    me respekt per te gjithe
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #187
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Mbase ne nje fare menyre ke te drejte, sepse feja fundja kulture eshte, kulture e huaj qe perhapet si kancer. Islami eshte kulture arabe, krishterimi kulture romake dhe bizantine.
    Nga te gjithe ata qe shkruajne ne kete teme, ti po te kishe dy fara mend ne koke do te heshtje ose do te lexoje ne heshtje pasi ti je nje nga ata qe une i quaj "karikatura-njerez". Nga nje ane thua me plot goje se vjen nga nje familje me tradite orthodhokse dhe nga ana tjeter na tregon se si ke qene nxenes ne nje shkolle fetare islamike. Dhe tani na vjen e na ciceron ne forum si nje ateist apo "shqiptar i vertete" sepse sipas asaj mendjes tende te vogel, te jesh shqiptar do te thote qe te jesh i pafe. Ky lloj te menduari nuk te ben shqiptar, ky lloj te menduari te ben nje KOMUNIST shqiptar pasi kete linje mbronte rregjimi komunist gjate atyre 35 vjeteve ku ateizmi i veteshpallur shpalljes si risi per mbare boten, edhe pse pjesa tjeter e botes tallej me ne shqiptaret e na fuste ne librat e rekordeve Guiness.

    Kush ishte i pafe, Gjergj Kastrioti, Ismail Bej Vlora, Naim Frasheri, Theofan Noli, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Mbreti Zog apo Enver Hoxha? Pra ti je aq shqiptar i madh sa c'ishte edhe diktatori Enver Hoxha pasi te gjithe kokat e kombit shqiptar kane qene besimtare, dhe besimtare te medhenj bile.

    Paganizmi eshte kultura e vertete e Shqiptarit.
    Perse nuk behesh pagan dhe e praktikon paganizmin ne jeten tende ne menyre qe te behesh nje shqiptar i veterte po mbush forumet poshte e lart me fjale boshe per Islamin e Krishterimin qe ti nuk i njeh fare?

    Dhe ajo qe eshte me e bukura me harabela si puna tende eshte se ju nuk e keni idene as se cfare eshte paganizmi dhe si manifestohet ai ne shoqerine shqiptare. Po ta dinit, do ti qendronit larg si djalli eres se thimjamit.

    Albo

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria,



    feja e shqiptarit eshte familja shendeti puna.







    ajde shnet e pare.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  9. #189
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Dmth, kultura qenka ne fe?
    ja nje thenie e zgjuar, veç a e kupton se sa qesharake qe eshte kjo?
    Mbase ne nje fare menyre ke te drejte, sepse feja fundja kulture eshte, kulture e huaj qe perhapet si kancer. Islami eshte kulture arabe, krishterimi kulture romake dhe bizantine.
    Paganizmi eshte kultura e vertete e Shqiptarit.
    Dhe mos flisni per paganizmin sikur e njihni, se e vetmja gje qe dini eshte ajo qe na kane mesuar neper shkolla "besimi ne shume perendi dhe idhuj", veç se kjo eshte shume larg nga e verteta. Paganizmi eshte feja qe nge lart njeriun, lirite individuale, natyren unike te sejcilit.
    Po a do mund ta kuptojne ndonjehere ata qe ne zemer kane kultura semite? kulture prej skllavi?

    Kultura ndikohet nga feja, pa dyshim, por kultura nuk eshte ne fe.
    Me ç'fare krenarie flet ti kur kisha orthodokse eshte e pushtuar nga propaganda greke? Edhe une nga nje familje orthodokse rrjedh, po me gerryhen zorret kur ne krye kemi nje grek.
    Apo me ç'krenari flasin ata te cilet flasin gjysem shqip e gjysem arabisht.

    Vetem te pafete jane krenar qe besojne ne te vetmen fe te bukur, shqiptarine, prandaj ndihen shume here me shume krenar.
    Jam krejtesisht dakord me shkrimin tend,edhe une rrjedh nga familje ortodokse,do shtoja vetem kaq.
    Dark ages kane kaluar,te flasesh ne mijevjeçarin tone per Islam,apo Krishterim eshte donkishotizem.Ne jetojme ne new age.Komunizmi nuk ka te beje aspak me te qenit joreligjoz.
    PS.Mendim imi personal,nuk dua te ofendoj askend.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Arsyeja eshte teper e dukshme per dike qe di te lexoje midis fjalesh, duhet te jete e dukshme edhe per ty kur bie ne kontakt me njerez me besim. Ti nuk ke besim, ti nuk ke fe, ti nuk ke tradite, detyrimisht nuk ke se cfare diskuton me nje te krishtere, mysliman apo nje budist. E vetmia gje qe ti mund te besh si i pafe apo si ateist eshte te pergojosh ne injorancen tende fetare keto fe monoteiste me rradhe.
    Une nuk kam vetem fe, besimin dhe traditen i kam dhe mos u mundo ti tregosh dikujt se cfare ai ka. Krejt cka mund te na tregosh eshte cfare ke ti dhe jo cfare kam une. Fene per ta kuptuar nuk duhet edhe ta praktikosh ate, mjafton ta lexosh dhe te njohesh mesazhet e asaj feje qe te dish per te. Ndoshta ti mendon qe nje njeri qe nuk ka lindur orthodox apo musliman asnjehere nuk do te kuptoj kete fe por kete e ke gabim, sepse duke mbrojtur keto parime ti bie ne kundershtim me fene tende. Cdokush mund te di per secilen fe se cfare permbane ajo.

    Ti dhe shume si ty jeni duke diskutuar per ate fene qe nuk e njihni, nuk e vleresoni e nuk e kini.
    Une nuk isha duke diskutuar fare per fene une isha duke diskutuar vetem per boten shpirterore, por kjo nuk do te thote qe une nuk mundem te diskutoj per nje fe.
    Zakonisht une nuk kam folur per fene ortodokse sepse per kete kam pak njohuri, por une jam i sigurte qe per fene islame jam i informuar shume me shume sesa ti, arsyeja e pare eshte qe jam rrite ne kulture islame dhe e dyta qe kam lexuar shume libra islam, edhe kuranin disa here.
    Per fene katolike di mjaft shume sepse jam rritur ne nje ambient ku ka pasur mjaft te tille dhe gjithashtu kam lexuar edhe biblen (jo ne teresi).



    Edhe budallai uleret me fort se gjithe te tjeret dhe nuk ben njeri me te zgjuar se vetja, por kjo nuk do te thote se ai eshte duke mbrojtur te verteten dhe te gjithe duhet ti vene veshin. Sa here e ke lexuar Biblen e Kuranin dhe per sa vjet e ke praktikuar krishterimin dhe islamin per te dale ne perfundimet e mesiperme se jane fe te rreme?
    Te thashe edhe me larte qe ske nevoje te praktikosh nje fe per te kuptuar ate.
    Si feja Islame ashtu edhe Krishterimi kane nga nje liber si burim dhe asgje me shume. Te tjerat qe jane jashte libre asnjehere nuk mund te vertetoni qe jane nga larte.
    Pra ato te vetmet burime qe i keni une i kam lexuar dhe e di cfare permbajne.
    Por kjo nuk eshte arsyeja pse une nuk besoj ne nje fe ka shume arsye tjera qe spo i permend ketu.

    Kur i ve vulen dickaje pa e njohur e ka emrin paragjykim.
    Ashtu sikurse qe paragjykon edhe ti qe une nuk njoh fete e siper permendura.


    Edhe nje qen e nje mace qesh, qan, dashuron, gezohet e hidherohet.
    Macja dhe qeni dashurojne?!!!! No comment
    Barca

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nga te gjithe ata qe shkruajne ne kete teme, ti po te kishe dy fara mend ne koke do te heshtje ose do te lexoje ne heshtje pasi ti je nje nga ata qe une i quaj "karikatura-njerez". Nga nje ane thua me plot goje se vjen nga nje familje me tradite orthodhokse dhe nga ana tjeter na tregon se si ke qene nxenes ne nje shkolle fetare islamike. Dhe tani na vjen e na ciceron ne forum si nje ateist apo "shqiptar i vertete" sepse sipas asaj mendjes tende te vogel, te jesh shqiptar do te thote qe te jesh i pafe. Ky lloj te menduari nuk te ben shqiptar, ky lloj te menduari te ben nje KOMUNIST shqiptar pasi kete linje mbronte rregjimi komunist gjate atyre 35 vjeteve ku ateizmi i veteshpallur shpalljes si risi per mbare boten, edhe pse pjesa tjeter e botes tallej me ne shqiptaret e na fuste ne librat e rekordeve Guiness.
    Feja nuk trashegohet, ajo eshte zgjedhje personale.
    Te jesh shqiptar do te thote te mos lejosh fene te dali perpara interesave kombetare.
    Edhe ti po te kesh dy pare mend nuk barazon ateizmin me komunizmin.
    Komunist nuk implikon ateist, dhe ateist nuk implikon komunist.
    eshte e vertete qe komunistat jane ateista ne pergjithesi , por ky nuk eshte ligj.
    Une festoj pashken, shkoj ne kishe dhe ndez qiri ne raste festash, ndjek traditat e familjes sime, por e bej thjesht per qejf, per tradite, jo se ashtu do zoti.
    Po kam qene nxenes ne nje shkolle fetare, medrese, mesova , besova, dhe kur arrita ne nje moment te caktuar te jetes , riperpunova ato qe kisha mesuar dhe dola ne perfundimin e thjeshte dhe llogjik qe feja eshte nje genjeshter e madhe, nga te gjitha anet.

    Kush ishte i pafe, Gjergj Kastrioti, Ismail Bej Vlora, Naim Frasheri, Theofan Noli, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Mbreti Zog apo Enver Hoxha? Pra ti je aq shqiptar i madh sa c'ishte edhe diktatori Enver Hoxha pasi te gjithe kokat e kombit shqiptar kane qene besimtare, dhe besimtare te medhenj bile.
    Ata qe citon me siper ishin fetar, por te gjithe ata qe citove me siper punuan per vendin e tyre, shkruajten ne gjuhen shqipe, dhe dikush qe ja vlen te permendet Noli nuk do ndihej mjaft krenar qe sot kisha eshte ne duart e grekeve. Askush nuk e do enverin, e ç'lidhje ka qe ishte ateist, tani po na i ben ateistet komuniste?

    Gjergj Kastrioti[/B], besimtar i madh ishte, por ai nuk e quante njeri "vella te krishter" , ai nuk e quante veten "te krishtere" por Shqiptar.
    Ismail Bej Vlora ishte musliman, nuk e di sa besimtar i madh ishte, por di qe nuk i quante turqit "vellezer" vetem sepse ishin musliman, por quante vellezer vetem shqiptaret, per te cilet shpalli pavarsine.
    Naim Frasheri, vlen e njejta gje si per Ismail Bej Vloren, dhe ai ringjalli kujtimin e Skenderbeut ne veprat e tij.
    Fan Stilian Noli, ishte orthodoks, por endrra e tij ishte nje kishe orthodokse Autoqefale Shqiptare,pa greke, por per fat te keq edhe sot endrra e tij mbetet e parealizuar.
    Pashko Vasa, besimtar apo jo, ai e tregoi qarte se ç'fare feje i perkiste "Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte Shqiptaria".
    Gjergj Fishta, prift katolik, por ai nuk mendoi ti bente interesat e vatikanit, ai shkruajti ne shqip per te rizgjuar ndergjegjen e popullit shqiptar.

    per mbretin zog e enverin nuk kam ç'them, nuk i simpatizoj.

    Dhe nuk duhet harruar qe para 100 viteve, politika e fese ishte me e forte dhe antishqiptare se sa sot, ishte e hapur kunder gjuhes shqipe, turqit nga nje ane dhe greket nga ana tjeter.

    Perse nuk behesh pagan dhe e praktikon paganizmin ne jeten tende ne menyre qe te behesh nje shqiptar i veterte po mbush forumet poshte e lart me fjale boshe per Islamin e Krishterimin qe ti nuk i njeh fare?
    Une jam pagan, sepse te jesh pagan ka nje rregull te thjeshte, ji vetvetja dhe respekto vullnetin e te tjereve.
    Po nis dhe ti si muslimanet e forumit, qe kur i kritikon fene nisin e thone se nuk di gje? Jam rritur me frymen e krishterimit, shkoja gjithmone ne katekizem, lexoja rregullisht biblen dhe besoja me gjithe zemer.
    Sikur te vazhdoja dhe nje vit medresene do isha me plot te drejte Hoxh, pa llogaritur qe aty ku isha une islami ishte teme e dites, mes besimtareve musliman. A kujton se e njeh ti islamin?
    Dhe ajo qe eshte me e bukura me harabela si puna tende eshte se ju nuk e keni idene as se cfare eshte paganizmi dhe si manifestohet ai ne shoqerine shqiptare. Po ta dinit, do ti qendronit larg si djalli eres se thimjamit.

    Albo
    pse beson me te vertete ti se djalli i qendron larg eres se thimjanit?
    Mbase je i keqinformuar dhe thimjani e afron.
    Po ti ku e ke mesuar paganizmin, ne kishe apo ne xhami?

  12. #192
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Islami ka patur aq ndikim ne jeten e sjelljet e shqiptareve, aqsa paganizmi ka patur ne rradhet e malesoreve shqiptare ne veri te Shqiperise qe per shekuj te tere kane shuar mijera jete njerezish te pafajshem per nje Kanun e per nje moral te ngritur mbi parimin: "sy per sy e dhemb per dhemb". Islami ka patur aq ndikim sa ka patur edhe 50 vjetet e komunizmit qe une do ti quaja vitet e TALIBANIZMIT shqiptar, pasi ashtu si talebanet me statujat e lashta te budisteve, edhe komunistet shkaterruan ne 50 vjet ato kisha, manastire, vepra te lashta arti kishtar, qe i shpetuan 500 vjeteve te pushtimit osman.

    Ne syte e mi, nje besimtar mysliman qendron me lart se sa nje ateist apo sekularist si ti. Pasi te pakten besimtari mysliman e ndjen urine shpirterore dhe mundohet ta shuaje ate duke kerkuar Perëndinë.

    Kur dikush te pyet ne rruge, nuk te pyet se cfare besimi kishin apo kane prinderit, te pyet: "Cfare besimi ke ti?" Dhe kur te pergjigjesh, shpresoj qe te mos i pergjigjesh: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria..." pasi kane per te te marre per budalla. Kjo lloj pergjigje eshte nje lloj maskimi foshnjor i se vertetes: Jam i pa fe! Justifikimet, arsyet, shkaqet apo pasojat jane dytesore dhe te parendesishme.

    Albo
    1- Islami nuk ka pasur kurresesi te njejtin ndikim si paganizmi apo komunizmi apo cfare thua ti. Nuk e di nese e kane vene re te tjeret , por per mendimin tim je shume larg nje personi tolerant fetar. Nuk e di cfare kuptim mund ti japin te tjeret paragrafit te pare... ose me sakt nuk mund te kete kuptim tjeter.

    2- Ne syte e mi te gjithe njerezit qe e meritojne te quhen te tille qendrojne shume larte. Feja nuk ka rendesi fare neqoftese je nje njeri i mire... pikerisht kete kam dashur ve ne ne dukje kur kam hapur temen , qe ashtu sic e prisja eshte keqkuptuar edhe me pas keq-interpretuar.

    3- Nqs dikush te pyet ne rruge se cfare besimi ke , atehere eshte ai budallai. Nje personi te tille nuk do ti ktheja pergjigje , thjesht sepse pyetja cfare besimi ke ben te qarte se i vlereson njerezit nga feja (gje qe e kam kundershtuar ne cdo postim timin). Pra ne koken e tij nuk ekziston barazia njerezore.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  13. #193
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    1- Islami nuk ka pasur kurresesi te njejtin ndikim si paganizmi apo komunizmi apo cfare thua ti. Nuk e di nese e kane vene re te tjeret , por per mendimin tim je shume larg nje personi tolerant fetar. Nuk e di cfare kuptim mund ti japin te tjeret paragrafit te pare... ose me sakt nuk mund te kete kuptim tjeter.
    I kam qejf tipat si ty, dhe kur te drejtohem ty kam parasysh edhe shoket e tua me lart si x-files e jimmy e kompani, qe kujtoni se jeni: a) patriote dhe b) tolerante. Dhe kete e argumentoni me faktin se "une nuk besoj ne asnje fe" qe sipas mendjes tuaj te vogel, ju ben patriote e tolerante. TE MOS BESOSH NE ASNJE FE NUK TE BEN TOLERANT, TE BEN TE PAFE! Dhe sic i thashe atij me lart, kur vjen fjala tek feja e ne keto forumet fetare, ju nuk mund te diskutoni, ju mund vetem te lexoni e mesoni.

    I vetmi vend ku ju mund te diskutoni e kuptoheni me njeri-tjetrin eshte forumi i ateisteve ku mblidhen te gjithe ata qe besojne se ateizmi apo sekularizmi eshte kulture e zhvillim.

    2- Ne syte e mi te gjithe njerezit qe e meritojne te quhen te tille qendrojne shume larte. Feja nuk ka rendesi fare neqoftese je nje njeri i mire... pikerisht kete kam dashur ve ne ne dukje kur kam hapur temen , qe ashtu sic e prisja eshte keqkuptuar edhe me pas keq-interpretuar.
    Pergjate gjithe historise se njerezimit, konstantia e njerezimit ka qene BESIMI NE ZOT. Dhe ato fete qe per ty nuk kane rendesi jane burimi i moralit, tradites, kultures, qyteterimit, zhvillimit ne cdo epoke qe ka kaluar njerezimi. Edhe ti e ata prinderit e tu qe nuk besojne e nuk praktikojne besimin e tyre, ne menyre te pavetedijshme jane te ndikuar nga besimi fetar qe kane trasheguar nga familja e tyre. Ajo qe ti quan "njeri i mire" e ka emrin moral, dallimi i se mires dhe te keqes dhe ti e mesove nga prinderit, ashtu si ata prinderit e tu e mesuan nga prinderit e tyre e me rradhe... ku burimi eshte tek morali i ngritur mbi besimin fetar te familjes tende.

    3- Nqs dikush te pyet ne rruge se cfare besimi ke , atehere eshte ai budallai. Nje personi te tille nuk do ti ktheja pergjigje , thjesht sepse pyetja cfare besimi ke ben te qarte se i vlereson njerezit nga feja (gje qe e kam kundershtuar ne cdo postim timin). Pra ne koken e tij nuk ekziston barazia njerezore.
    Qe kur qenka tabu te pyesesh dike se cfare besimi fetar i perket? Dhe qe kur na u prishka "barazia njerezore" duke i ndare njerezit sipas besimeve te caktuara? Ajo "barazia njerezore" prishet nga liria e individit per te besuar ne Zot e per te praktikuar nje besim te caktuar. Qe nga ai moment ai e prishi "barazine" ateiste. Kete mentalitet ateisto-komunist e ke trashegimi nga xhaxhi Enver, pasi edhe ai shkonte me mendimin se po ti zhveshim njerezit nga morali fetar do te mund ti indoktrinojme me moralin ateisto-komunist, dhe keshtu do ti kthejme ne skllever te levizjes proletare komuniste ne bote.

    Une nuk e kam per turp as te pyes e as te me pyesin per besimin fetar!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-10-2007 më 00:54

  14. #194
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Nuk e ke per turp te te pyese dikush ne rruge? Ai i rruges eshte nje i panjohur ne shumicen e rasteve. Pra nqs te pyet nje i panjohur per fene , atehere nuk eshte gje tjeter pervecse tabu.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    I kam qejf tipat si ty, dhe kur te drejtohem ty kam parasysh edhe shoket e tua me lart si x-files e jimmy e kompani, qe kujtoni se jeni: a) patriote dhe b) tolerante. Dhe kete e argumentoni me faktin se "une nuk besoj ne asnje fe" qe sipas mendjes tuaj te vogel, ju ben patriote e tolerante. TE MOS BESOSH NE ASNJE FE NUK TE BEN TOLERANT, TE BEN TE PAFE! Dhe sic i thashe atij me lart, kur vjen fjala tek feja e ne keto forumet fetare, ju nuk mund te diskutoni, ju mund vetem te lexoni e mesoni.
    Une nuk e mbaj veten per patriot. Arsyeja e pare eshte qe une e di saktesisht cfare do te thote patriot dhe arsyeja e dyte eshte qe une jam me shume pragmatist sesa idealist. Une vetem e dua Shqiperine, dhe ua dua te miren shqiptareve.
    Une jam tolerant sepse personalisht asnjehere nuk me ka penguar ndonje njeri qe ka praktikuar nje fe. Ne ketu ne forum flasim per rrezikshmerine e ideologjive qe i sjell feja dhe perplasjen e kulturave nga ndikimi i tyre. Une cdo dite jam i rrethuar nga njerez qe besojne, te pakte jane ata qe une takoj e qe nuk besojne, dhe nuk me pengon kjo, asnjehere nuk kerkoj nga ta te mos besojne. Nuk dua ti tregoj dikujt cfare eshte e mire per te, mjafton te di cfare eshte e mire per mua.


    I vetmi vend ku ju mund te diskutoni e kuptoheni me njeri-tjetrin eshte forumi i ateisteve ku mblidhen te gjithe ata qe besojne se ateizmi apo sekularizmi eshte kulture e zhvillim.
    Toleranca fetare nuk eshte per te diskutuar nje i krishtere dhe nje musliman, se si e ka keqkuptuar njeri fene dhe si tjetri e ka shtremberuar rrugen e drejte.
    Toleranca fetare sherben per paqen midis religjioneve ndër shqiptarë. Dhe mendoj qe ky eshte qelesi i nje bashkejetese te mire, ku njerezve nuk u pengon cfare ben tjetri. Kete duhet te mundohemi te arrijme.



    Pergjate gjithe historise se njerezimit, konstantia e njerezimit ka qene BESIMI NE ZOT.
    Historise se njerezimit? Sa vjeqare? 5000 vjeqar eshte njerezimi?





    Une nuk e kam per turp as te pyes e as te me pyesin per besimin fetar!
    Dikush e tregon me krenari, dikujt i duket privacy, kjo eshte larmia e njerezve.
    Une edhe pse jam i vetedijshem qe paragjykohem, sa here me bejne kete pyetje, i pergjigjem. Nuk kam turp cfare jam, perkundrazi jam krenar.
    Barca

  16. #196
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    I kam qejf tipat si ty, dhe kur te drejtohem ty kam parasysh edhe shoket e tua me lart si x-files e jimmy e kompani, qe kujtoni se jeni: a) patriote dhe b) tolerante. Dhe kete e argumentoni me faktin se "une nuk besoj ne asnje fe" qe sipas mendjes tuaj te vogel, ju ben patriote e tolerante. TE MOS BESOSH NE ASNJE FE NUK TE BEN TOLERANT, TE BEN TE PAFE! Dhe sic i thashe atij me lart, kur vjen fjala tek feja e ne keto forumet fetare, ju nuk mund te diskutoni, ju mund vetem te lexoni e mesoni.

    I vetmi vend ku ju mund te diskutoni e kuptoheni me njeri-tjetrin eshte forumi i ateisteve ku mblidhen te gjithe ata qe besojne se ateizmi apo sekularizmi eshte kulture e zhvillim.



    Pergjate gjithe historise se njerezimit, konstantia e njerezimit ka qene BESIMI NE ZOT. Dhe ato fete qe per ty nuk kane rendesi jane burimi i moralit, tradites, kultures, qyteterimit, zhvillimit ne cdo epoke qe ka kaluar njerezimi. Edhe ti e ata prinderit e tu qe nuk besojne e nuk praktikojne besimin e tyre, ne menyre te pavetedijshme jane te ndikuar nga besimi fetar qe kane trasheguar nga familja e tyre. Ajo qe ti quan "njeri i mire" e ka emrin moral, dallimi i se mires dhe te keqes dhe ti e mesove nga prinderit, ashtu si ata prinderit e tu e mesuan nga prinderit e tyre e me rradhe... ku burimi eshte tek morali i ngritur mbi besimin fetar te familjes tende.



    Qe kur qenka tabu te pyesesh dike se cfare besimi fetar i perket? Dhe qe kur na u prishka "barazia njerezore" duke i ndare njerezit sipas besimeve te caktuara? Ajo "barazia njerezore" prishet nga liria e individit per te besuar ne Zot e per te praktikuar nje besim te caktuar. Qe nga ai moment ai e prishi "barazine" ateiste. Kete mentalitet ateisto-komunist e ke trashegimi nga xhaxhi Enver, pasi edhe ai shkonte me mendimin se po ti zhveshim njerezit nga morali fetar do te mund ti indoktrinojme me moralin ateisto-komunist, dhe keshtu do ti kthejme ne skllever te levizjes proletare komuniste ne bote.

    Une nuk e kam per turp as te pyes e as te me pyesin per besimin fetar!

    Albo
    Mos i bej bisht replikes. Une te kam cituar per dicka tjeter dhe ti e ke kthyer ne dicka tjeter. Ne fillim te kam thene se eshte komplet intolerante qe te krahasosh islamin me komunizmin , ndersa ti me kthehesh e me thua se i ke qejf tipat si une qe bejne si tolerante. Te lutem mos bej bisht ose mos repliko fare.
    Me sa kam pare ne tema te tjera je shume i arsyeshem. Perse i humbet piket ketu ?
    Ps: Nuk mund te kesh gjithmone te drejte , megjithese je admin
    Mundohu te gjesh gabimet e vetes pastaj te te tjereve. Kete e them ne pergjithesi , nuk e them vetem per postimin e cituar.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  17. #197
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Xfiles:
    1. rrjedh nga nje familje ortodokse,
    2. ka vijuar shkolle islamike,
    3. e konsideron veten ateist,
    4. ndonjehere agnostik,
    5. se fundmi edhe pagan
    6. gjersa mban avatarin e satanisteve.

    Dhe:
    7. Llomotit gjithe kohen si plakat e keqija.

    Poor guy!

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    mire se na u ktheve shiu, na kishte marre malli .
    Citim Postuar më parë nga Shiu Lexo Postimin
    Xfiles:
    1. rrjedh nga nje familje ortodokse,
    nuk ishte zgjedhja ime, feja eshte zgjedhje personale dhe nuk trashegohet.
    2. ka vijuar shkolle islamike,
    Shkolle islamike JO, gjimnaz me karakter fetar PO, shkolle turke me mjete mjaft te mira mesimore, madje kam qene besimtar musliman deri pak muaj pasi u regjistrova ne kete forum.
    3. e konsideron veten ateist,
    4. ndonjehere agnostik,
    5. se fundmi edhe pagan
    jam ne grupin e ateisteve , sepse jane te vetmit qe dine te respektojne mendimet e ndryshme per sa kohe ti respekton mendimet e tyre. Ateistet kane te gjitha te drejtat te mos besojne. Agnostik sepse te verteten absolute askush nuk mund ta dije dhe ta provoje, une di nje gje qe sdi asgje, ndryshe nga disa qe jane te bindur se duke lexuar dy libra nga "zoti" i kane nxjerre fundin diturise. Pagan sepse eshte kultura me e lashte e njerezimit , nuk eshte aspak fe, eshte nje shumllojshmeri idesh dhe konceptesh te marra se bashku. Konsideroje paganizmin si "theory of everything", dhe fete si ligjin e newtonit.
    6. gjersa mban avatarin e satanisteve.
    une as nuk besoj se satani ekziston, po ai avatar edhe pse sjell ndermend shejtanin (ju fetaret te panjohures i vini emrin satan) nuk eshte aspak satanike, aq me teper Luciferi, qe ne kundershtim me ate qe ju dijetaret mendoni nuk eshte tjeter veçse planeti Venus, Ylli i mengjesit, Aferdita.
    Dhe:
    7. Llomotit gjithe kohen si plakat e keqija.
    kjo eshte e vertete, i kam qejf llafet, po kush nuk i ka? A nuk jemi ne kete forum per te folur?
    Poor guy!
    edhe kjo eshte e vertete, jam i varfer.


    Dhe se fundmi, ç'lidhje kane gjithe keto me temen ne fjale? Nese nuk mund te debatosh drejt me mua mos u mundo te me sulmosh ne nivel personal, megjithate je i mirepritur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 11-10-2007 më 18:55

  19. #199
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin

    edhe kjo eshte e vertete, jam i varfer.


    Dhe se fundmi, ç'lidhje kane gjithe keto me temen ne fjale? Nese nuk mund te debatosh drejt me mua mos u mundo te me sulmosh ne nivel personal, megjithate je i mirepritur.
    Varferi i them atij qe ska llogjike dhe mendje dhe ketu ka shume................. te lexosh postimet e Albos te jep pershtypjen si nje i Varfer, por ama shume.....
    nuk e theme nga besimi qe ka ndaj fese por nga pergjigjjet qe jep neper forum.
    i vetmi person qe i ben 100 pyetje vetes dhe po prap i kthen pergjigjje vetes dhe i ben biografine tjetrit se cfare eshte dhe cfare beson.
    gjithsesi nese vertet ekziston nje zot, ishalla ju ndihmon se gjynof gjynof.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  20. #200
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    xfiles qendron shume me lart se albo ne debat....te pakten s'te krijon pershtypjen e njeriut prepotent.Respekte
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Shqiptarit është Shqiptaria
    Nga prizrenasi_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 01-05-2010, 04:38
  2. Feja e shqiptarit, SHQIPTARIA - Miti Rilindas.
    Nga Ligesia në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 01:28
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.......
    Nga Otello në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-04-2003, 14:50
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •