Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Listat zgjedhore - Poni: U hoqën 23 mijë dublikime

    Listat, Poni: U hoqën 23 mijë dublikime

    Dorëzohen listat përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 8 majit 2011 në të gjitha KZAZ-të e vendit. Të regjistruar gjithsej janë 3.164.859 votues, të ndarë nëpër 4.932 qendra votimi.Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, duke hedhur poshtë njëkohësisht akuzat e opozitës për vonesa të jashtëligjshme në hartimin e listave të zgjedhësve. “Në vazhdën e komunikimeve për plotësimin e standardeve të procesit zgjedhor, veçanërisht për listat e zgjedhësve, jam këtu për t’ju komunikuar se sot, më datë 9 prill, pra menjëherë pas datës 8 prill, siç kërkohet në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, përfundimin me sukses të procesit të hartimit, përfundimit të listës përfundimtare të zgjedhësve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Sikurse dhe Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë dhe Udhëzimi 365 i ministrit të Brendshëm kërkon, më datë 8 prill janë gjeneruar në Regjistrin Elektronik të Gjendjes Civile listat përfundimtare të zgjedhësve dhe duke filluar nga data 5 prill janë printuar nga nëpunësit e Gjendjes Civile dhe u janë dërguar kryetarëve të njësive vendore për t’i nënshkruar, proces ky që ka zgjatur këto dy tre ditë, sikurse Udhëzimi e kërkon”, tha zv.ministri Poni.
    Lista
    Përfundimisht, deri më 8 prill 2011, Shqipëria ka në listën përfundimtare të zgjedhësve 3 164 859 zgjedhës, të ndarë këta në 4932 qendra votimi. Lista është e ndarë sipas 12 qarqeve, ku Tirana rezulton se ka numrin më të madh të zgjedhësve me 749 246 votues, e ndjekur nga qarku i Elbasanit me 309 479 zgjedhës në 556 qendra votimi. Ndërsa më pak votues duket se ka Kukësi, me vetëm 73854 zgjedhës në 221 qendra. Pas gjenerimit në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe printimit nga pothuajse të gjitha zyrat e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë, listat janë nënshkruar nga të zgjedhurit vendorë. Ato janë dorëzuar pranë KZAZ-ve në të gjithë territorin, me përjashtim të njësive vendore Bogovë dhe Vëndreshë të Qarkut të Beratit, Pojan të Qarkut të Korçës. “Deri tani vonesat në këto njësi thuhet se janë për arsye teknike, por kështu edhe në Shosh të Qarkut të Shkodrës”, informoi Poni. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, sapo të marrë informacion zyrtar nga KZAZ-të, do të vërë në dispozicion edhe për këto njësi vendore listën, siç e parashikon ligji, në mënyrë që të gjitha standardet zgjedhore dhe cilësia të jenë në maksimumin e mundshëm. Lista përfundimtare e zgjedhësve ka gati 23 mijë zgjedhës më pak se lista paraprake. Lista paraprake ka pasur 3 188 059 zgjedhës, por i është nënshtruar pastrimit të dublikimeve, heqjes së mbi 100-vjeçarëve dhe heqjes së personave që kanë lënë shtetësinë. “Këto pastrime e kanë bërë listën përfundimtare të zgjedhësve të një cilësie dhe standardi të lartë. Besoj që edhe ky proces kompleks, që kërkonte në mënyrë fondamentale edhe kontributin e të zgjedhurve vendorë të bashkive e komunave, ka një produkt final, një produkt strikt në kohë dhe që reflekton në mënyrë të qartë të gjitha operacionet e bëra për t’i dhënë listës së zgjedhjeve të 8 majit cilësinë dhe standardet më të larta”, deklaroi zv.ministri i Brendshëm. Sipas tij, sapo listat të konfirmohen zyrtarisht nga të gjithë kryetarët e njësive vendore në variantin elektronik dhe me shkresë, jo më vonë se 24 orë nga konfirmimi i të gjithë kryetarëve, do të ngarkohet në internet në faqet zyrtare të tre institucioneve ku është shpallur lista paraprake: të Ministrisë së Brendshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. “Ne jemi të angazhuar që në kuadër të marrëveshjes që partitë politike ranë dakord, t’u sigurojmë të gjithëve një akses maksimal, pra jo vetëm variantin read only (vetëm lexim), por edhe variantin aktiv, për t’u siguruar subjekteve zgjedhore aksesin maksimal, që të kenë mundësi të verifikojnë ndryshimet e listës përfundimtare në listën paraprake”, përfundoi Poni.

    3 164 859 Zgjedhës shqiptarë gjithsej janë në listën përfundimtare, të ndarë në 4932 qendra votimi. Lista u është dërguar të gjithë krerëve të njësive vendore për t’i nënshkruar, proces që ka zgjatur 2-3 ditë. Gjithçka duket në përputhje me Kodin Zgjedhor, sepse më datën 8 prill shënohet edhe përfundimi i procesit të hartimit e përfundimit të listës së zgjedhësve në gjithë Shqipërinë.

    23000 zgjedhës
    më pak se lista paraprake ka lista përfundimtare e votuesve. Numri është reduktuar pas heqjes së dublikimeve, heqjes së mbi 100-vjeçarëve dhe personave që kanë lënë shtetësinë. Për publikimet është vepruar: “Nëse marrim një rekord të caktuar, pra, emri, atësia, mbiemri, datëlindja, adresa e me radhë, nëse ka tre element të njëjtë, ne i kemi konsideruar dublime të dyshuara dhe i kemi dërguar pranë njësive të qeverisjes”.

    Numri i zgjedhësve sipas Qarqeve

    Qarku i Beratit
    ka 172 664 zgjedhës në 329 qendra

    Qarku Dibër
    124 471 zgjedhës në 318 qendra

    Qarku Durrës
    300 902 zgjedhës në 364 qendra

    Qarku Elbasan
    309 479 zgjedhës në 556 qendra

    Qarku Fier
    362 727 zgjedhës në 530 qendra

    Qarku Gjirokastër
    121 360 zgjedhës në 290 qendra

    Qarku Korçë
    268 045 zgjedhës në 429 qendra

    Qarku Kukës
    73854 zgjedhës në 221 qendra

    Qarku Lezhë
    153 412 zgjedhës në 251 qendra

    Qarku Shkodër
    243 508 zgjedhës në 414 qendra

    Qarku Tiranë
    749 246 zgjedhës në 879 qendra

    Qarku Vlorë
    285 191 zgjedhës në 351 qendra

    KQZ respekton kërkesën e opozitës

    Anëtarët e maxhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk refuzuan një kërkesë të dy anëtarëve të opozitës për të administruar dosjen e dokumentacionit për një kërkesë ankimuese. Ky pranim, pas kërkesës së dy anëtarëve të opozitës, u konsiderua si rikthim i konsensusit në KQZ, pasi është pikërisht zbatimi i nenit 136 të Kodit Zgjedhor, i cili e detyron Komisionin të pranojë një kërkesë të bërë nga dy anëtarë të tij për administrim prove. Ishte moszbatimi i këtij neni, i cili solli kundërshtimin e opozitës për rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkesën për hapjen e kutive. Dy anëtarët e propozuar nga opozita, Subashi dhe Laze, kërkuan dokumentacionin e plotë për dosjen e ankesës së bërë nga PBDNJ-ja për një kandidat të MEGA-s për Këshillin Bashkiak të Sarandës, i cili është mbështetur nga një këshilltar aktual i PBDNJ-së në këtë bashki. Ky fakt është cilësuar nga PBDNJ-ja si jo ligjor. Gjithashtu, KQZ ka miratuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Koalicionin e vëzhguesve vendorë si vëzhgues të zgjedhjeve të 8 majit.

    Panorama

  2. #2
    3.16 milion votues? Nuk jan si shume?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    .

    A di ndokush adrese interneti, ku mund te gjejme

    dhe verifikojme listat e zgjedhesve per votimet e 8 Majit?

    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    paska shku shqipnia 6 milione banore

  5. #5
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Vendoret, shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve

    TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, që do të votojnë në zgjedhjet e 8 majit per drejtuesit e pushtetit vendor.

    Permes nje deklarate per mediat, drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile sqaron se shpallja e listët përfundimtare është bërë në përputhje me nenin 57, pika 5 të Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

    Sipas drejtorisë së gjendjes civile lista përfundimtare e zgjedhësve është shpallur në formë elektronike në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme (moi.gov.al), faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (cec.org.al), dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (dpgjc.moi.gov.al).

    http://95.107.129.71/ListatDPGJC/listat/listatDB/expwebtblpvlsrch.php

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin

    Si mund te hiqet emri nga lista? A mund te behen ankesa gjekundi?

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Si mund te hiqet emri nga lista? A mund te behen ankesa gjekundi?
    Ankesen mund ta besh ne njesine vendore ku voton.Zakonisht u hiqet emri atyre qe bejne shperngulje.Ka raste qe njere te ndryshem bejne shpernguljen ne dokumente,por jo ne realitet dhe ankohen se nuk e kane emrin ne lista.
    Gjithesesi une mendoj se duhet bere nje ligj qe te meret per baze gjendja e popullsise tre muaj para dates se zgjedhjeve,kjo do te kushtezonte levizjen dhe manipulimin me listat per efekte elektorale.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin

    Hiqen vete emrat kur shperngulesh? Se mua s'ma ka hequr njeri si p.sh.

    Mendoj se me mire do ishte qe te regjistroheshin personat qe duan te votojne, sic e kane ne Amerike. Se keshtu me lista me 3-4 milione votues, hajde rregulloi, hiq ca leviz ca, e shto te tjere. Kush do te votoje te shkoj te regjistrohet per votim te zona vet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mendoj se me mire do ishte qe te regjistroheshin personat qe duan te votojne, sic e kane ne Amerike.
    mua menyra e te votuarit ne steits nuk me pelqen fare sepse nuk eshte e paster .... jam per sistemin evropian ..... eshte me garantist ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Hiqen vete emrat kur shperngulesh? Se mua s'ma ka hequr njeri si p.sh.

    .
    Nese je shperngulur dhe e ke mare shpernguljen nga gjendja civile ne bashki apo komune,atehere ti nuk duhet te rezultosh votues ne ate bashki apo komune, por tek ajo qe je shperngulur.Une e them kete nga eksperienca personale .
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    u bo 17 vjet qe jetoje jashte..... kur kom qene shqiperi ne kohe zgjedhjesh rastesisht,,,kom vajt me votu,,,,po perhere del qe kom votu,,,,,po sekush voton per mu se di ,,,,,dhe anetare te familjes time,,,, po kesaj si bohet,,,,

  12. #12
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    u bo 17 vjet qe jetoje jashte..... kur kom qene shqiperi ne kohe zgjedhjesh rastesisht,,,kom vajt me votu,,,,po perhere del qe kom votu,,,,,po sekush voton per mu se di ,,,,,dhe anetare te familjes time,,,, po kesaj si bohet,,,,
    A do te dish sesi ka kaluar vota jote keto 20 vjet?

    Ne 92 sigurisht qe ke votuar PD-ne.Ne 94 votove kunder Referendumit,ne 96 (ata) "votuan" per PD-ne.Ne 97 me ta mori Ruci me Gjinushin me kallash,ne 2001 ta mori Abdiu me vendim gjykate,ne 2005 nuk u mor vesh,ndersa ne 2009 e ke ne Ruzhdie.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  13. #13
    Shifer e pabesueshme. Nese llogaritim 700.000 te larguar nga Shqiperia dalim 4 milione (pa te miturit), pra 4.5 milione(100.000 mund te kthehen per zgjedhjet) prape shume jemi...... .rrezik kane futur dhe turistet se nuk ka mundesi.
    Paqe!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    A do te dish sesi ka kaluar vota jote keto 20 vjet?

    Ne 92 sigurisht qe ke votuar PD-ne.Ne 94 votove kunder Referendumit,ne 96 (ata) "votuan" per PD-ne.Ne 97 me ta mori Ruci me Gjinushin me kallash,ne 2001 ta mori Abdiu me vendim gjykate,ne 2005 nuk u mor vesh,ndersa ne 2009 e ke ne Ruzhdie.
    hhahahhahaha

    po mire mo po une kur do votoje vete,,,,

    apo kur te behet shqiperia superfuqi berthamore,energjitike,,turizmi hhhaahahaha

    cudi se kom votu ne angli dhe usa se kom 2 neshtetesi te tjera ,,,,

    po me te pas lezet shpirti,,,,

    kur vajta te votoja ne shqiperi pasi me kontrolluan gjithe dokumentat thane ti ke votu ore i thoja une po keto jane nr e pashaportes kartes identitetit,,, ato qe kane shenu aty sjane te mijat ,,,,

    ik or qun thane se dashke me votu ik se ke votu me doren e naj tjetri hahaha ky ishte kryetari qendres votimit qe solli dhe nja 2 vete te me nxirrnin jashte hhahahaha

    gruja ime u habit se ajo eshte rritur jashte dhe se kuptonte si dikush ka votuar per mua dhe pse ,,,,i dukej cmenduri

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    mua menyra e te votuarit ne steits nuk me pelqen fare sepse nuk eshte e paster .... jam per sistemin evropian ..... eshte me garantist ....
    Cila pjese e te votuarit nuk te pelqen? Pse nuk eshtee paster?

    Eshte me e paster qe te kete me shume votues te regjistruar sesa banore?

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Nese je shperngulur dhe e ke mare shpernguljen nga gjendja civile ne bashki apo komune,atehere ti nuk duhet te rezultosh votues ne ate bashki apo komune, por tek ajo qe je shperngulur.Une e them kete nga eksperienca personale .
    Kam shkuar jashte shtetit. Nuk kam bere ndonjehere shperngulje. Keshtu besoj se jane dhe shume e shume te tjere qe nuk banojne ne Shqiperi, po vazhdojne te rezultojne ne listat e votuesve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •