Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 14 prej 164 FillimFillim ... 412131415162464114 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 3272
  1. #261
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    po te tregoj linkun e nje videoje qe te shikosh dicka qe mund te mos e kesh pare


    http://www.youtube.com/watch?v=qPUwz...eature=related


    qe te kuptoh se ate dite njerzit jane provokuar
    dhe qe te kuptosh se ajo duhet te ishte dita e fundit e asaj qeverie
    duhet te kishte dhene dorheqjen
    vete nuk po them qe te ikte pd nga pushteti por sali berisha nuk duhet te ishte me kryeminister
    Videon e kam pare me pare. Ku eshte provokimi ne kete video dhe lidhja me sulmin ndaj policise? E vetmja gje qe tregohet ne video eshte hakerrimi dhe goditja e Ndreut ndaj dikujt qe nuk i kunderpergjigjet veprimeve te ketij te fundit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    qe Rama te luaje shah duhet se pari te jete shahist por ai me teper se nje gur shahu nuku eshte ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PS shpall aleancė me komunistėt dhe kryeprokuroren


    Edvini thėrret Inėn nė fushatė


    Kryetari i PS ka shtyrė dje shpalljen e kandidaturės tė partisė qė pėrfaqėson pėr Bashkinė e Tiranės. Ndonėse kishte paralajmėruar se dita e djeshme do tė ishte koha kur do tė shpallej kandidatura pėr Tiranėn, Rama e ka shtyrė sėrish vendimin. Prej muajsh Rama vazhdon tė ketė dilemėn se ēfarė do tė bėhet me Tiranėn. Asnjė nga njerėzit e afėrt tė tij nuk ka pranuar qė tė marrė pėrsipėr kandidimin nė emėr tė PS nė zgjedhjet e 8 majit. Rama nuk ka shumė alternativa pėr tė zgjedhur. Ai e ka tė imponuar kandidimin pėr Bashkinė e Tiranės, megjithė pėrpėlitjet e fundit pėr t'ia lėnė kėtė kandidim si dopjo gjashtė nė dorė ndonjė kandidati tjetėr. Arsyet se pėrse askush tjetėr nė PS nuk pranon tė kandidojė pėr Tiranėn ėshtė fakti se tė gjithė janė tė ndėrgjegjėsuar se beteja pėr kryeqytetin e PS ėshtė e humbur pėr shkak tė degradimit tė Tiranės nė njė qytet tė betonizuar dhe jashtė ēdo standardi pėr tė jetuar. Shtyrja e vazhdueshme e shpalljes sė kandidaturės pėr Bashkinė e Tiranės tregon pėr njė pasiguri tė madhe tė Ramės nė zgjedhjet e 8 majit. Ai vetė nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm se mund tė fitojė kėtė betejė, ndėrsa gjithnjė dhe mė shumė i frikėsohet destinacionit tė pas 8 majit, ku bashkė me Bashkinė do tė humbasė pėrfundimisht edhe ekzistencėn e tij nė politikė. Ndėrsa dje pritej shpallja e Ramės si kandidat pėr Bashkinė e Tiranės, Kreu i PS dėrgoi nė Prokurori, Taulant Ballėn pėr tė kėrkuar ndihmėn e Ina Ramės pėr zgjedhjet e 8 majit. Sipas Ramės, Ina Rama duhet tė nisė menjėherė procese tė reja politike ndaj rivalit tė tij kryesor politik pėr Bashkinė e Tiranės me qėllim qė t'i hapė rrugėn Ramės pėr zgjedhjet e 8 majit. Nuk ėshtė hera e parė qė Rama vendos tė keqpėrdorė publikisht dhe deri nė kėtė derexhe kryeprokuroren. Vetė kjo e fundit nuk ėshtė se ka bėrė ndonjė rezistencė pėr tė mos u keqpėrdorur. Asaj i ka pėlqyer roli i tė pėrdorurės dhe ėshtė munduar qė ta luajė me tė gjitha forcat qė i jep paaftėsia dhe injoranca. Ajo nuk e bėri mė dysh urdhrin e dhėnė nga kreu i PS Rama pėr tė lėshuar urdhėr arrestin e tė gjithė zinxhirit komandues tė Gardės me qėllim qė kreu i PS tė kishte tė lirė rrugėn pėr tė hyrė me dhunė nė Kryeministri. Pavarėsisht se dėshtoi nė planin e vet, Ina tregoi se ėshtė njė ushtare e devotshme e kreut tė PS. Ajo dėshtoi tė dėrgojė nė procesin gjyqėsor qoftė edhe njė fakt tė vetėm, i cili implikonte gardistėt nė vrasjet e katėr protestuesve, ndėrsa arriti qė tė mbrojė me fanatizėm tė gjithė autorėt e grushtit tė shtetit. Ina Rama ka mundur tė luajė mė sė miri rolin e kryeprokurores politike, megjithėse ka dėshtuar nė ēdo nismė pėr tė penalizuar kundėrshtarėt e saj politikė, qė janė tė njėjtė me ato tė Ramės. Frika nga kandidatura e Lulzim Bashės pėr Bashkinė e Tiranės ka bėrė qė Rama tė thėrrasė sėrish nė skenė kryeprokuroren duke i kėrkuar ndihmėn e radhės pėr tė nisur hetimet politike ndaj kundėrshtarit politik. Nuk ka rėndėsi se ēfarė do tė bėjė Ina e Ramės. Me mish e me shpirt ajo do tė donte tė burgoste jo vetė Lulzim Bashėn, por tė gjithė mazhorancėn, mirėpo pėr kėtė nuk do tė mund ta realizojė duke u bazuar vetėm tek partitizmi dhe militantizmi, pasi shteti i sė drejtės nuk i njeh Ina Ramės fuqinė qė dikur kishte Aranit Ēela. Kėrkesa e djeshme e Ramės ndaj Inės pėr ta ndihmuar atė nė kandidimin e garės sė 8 majit ėshtė njė fakt mė shumė pėr tė kuptuar pozicionin e vėshtirė nė tė cilin gjendet kryebashkiaku nė largim i Tiranės. Ai po shfaq si alternativė tė vetme tė tij pėr 8 majit dėshirėn pėr tė eliminuar kundėrshtarin politik pėrmes kryeprokurores politike. Nė vend qė tė dilte vetė dje si kandidat pėr Bashkinė e Tiranės, Rama shpalli dje bashkėkandidaten nė fitoren e Bashkisė sė Tiranės dhe kjo ėshtė kryeprokurorja politike, Ina Rama.

    * * *

    Pėr tė parėn herė pas 20 vitesh PS pritet tė regjistrohet nė KQZ sė bashku me komunistėt e Hysni Milloshit. Koalicioni i Ramės me mbėshtetėsit e diktatorit pritet qė tė bėhet publik gjatė ditės sė sotme. Asnjėherė mė parė socialistėt nuk kishin pranuar tė bėnin koalicionin me komunistėt e Enver Hoxhės. Kjo pėr tė ruajtur njė imazh tė ndryshėm nga ai i partisė sė diktatorit. Por Rama ka mundur tė kthejė PS nė identitet duke e bashkuar atė me komunistėt. Situata nė tė cilėn gjendet Kryetari i PS duket mjaft e vėshtirė, pėrderisa nė prag tė zgjedhjeve tė 8 majit ai sheh si shpėtimin e vetėm kryeprokuroren si dhe aleancėn me komunistėt.






    Kreu i Bashkisė Tiranės fut nė konflikt KMSH me pronarėt e truallit ku do ndėrtohet godina e re


    Rama tallet me komunitetin mysliman pėr Xhaminė e re


    Kreu i Bashkisė sė Tiranės fut nė konflikt Komunitetin Mysliman nė Shqipėri me pronarėt e truallit ku ai ka premtuar ngritjen e xhamisė sė re. Ndėrtimi i xhamisė sė re nė truallin pas Pallatit tė Kulturės ėshtė i pamundur dhe njė tallje me besimtarėt myslimanė e pronarėt e ligjshėm tė truallit. Dyshimet e shprehura dy ditė mė parė nga komuniteti mysliman vėrtetohen nga pėrfaqėsuesi ligjor i firmės zvicerane, qė zotėron pjesėn mė tė madhe tė tokės ku Rama ka premtuar ndėrtimin e xhamisė. Por pėr Shefqet Dizdarin, Rama e ka premtuar qėllimisht kėtė truall duke e ditur se ēėshtja e pronėsisė sė tokės ėshtė e ndėrlikuar. "Ne i kemi bėrė njė reagim me shkrim Komunitetit Mysliman kėto ditė dhe nė rast se do tė vazhdojnė kėshtu ne do tė sillemi nė mėnyrė mė tė ashpėr ligjore edhe ndaj komunitetit dhe ndaj kujtdo qoftė qė abuzon me kėtė. Aty duhet tė ketė parasysh se ka njė tokė dhe ajo tokė ka zot, ka pronarė, janė disa mijėra pronarė tė vjetėr tė Tiranės qė e zotėrojnė. Nė kėtė kuadėr, ai duhet tė ndalojė veprimet e tij tė paligjshme, meqenėse autoritetet qendrore nuk po i bėjnė stop, ne do t'i themi stop nė rrugė morale, ligjore dhe nė tė gjitha format qė Edi Rama do tė kėrkojė. Harbutėri tė tilla mbi tokėn qė ka pronarė tė sillet si i papėrgjegjshėm, ne nuk do tė lejojmė. Tani, para disa ditėsh ka vepruar nė mėnyrė harbute pėrsėri, pėr gjithė natėn qindra punėtorė tė Bashkisė dhe makineri tė rėnda tė ndėrtimit kishin hyrė nė truallin prapa Pallatit tė Kulturės dhe kishin gėrmuar pėr njė parking", u shpreh Dizdari. Teksa akuzon Edi Ramėn se po pėrpiqet tė zaptojė tokat e ish-pazarit tė vjetėr, avokati Dizdari thotė se kompania zvicerane nuk do tė tėrhiqet pėr asnjė moment nga planet e saj pėr realizimin e njė prej 5 projekteve tė saj tė paraqitura prej shumė vitesh nė Bashkinė e Tiranės. "Nė 2005 tė kemi dorėzuar 5 projekte alternative pėr sheshin prapa Pallatit tė Kulturės, tė plotėsuara nė mėnyrėn mė profesionale me kuadrin teknik dhe ligjor. Kėrkojmė qė tė mbledhėsh Komisionin pėr Vlerėsimin dhe pėrzgjedhjen e njė prej kėtyre 5 projekteve qė ėshtė miratuar nė planin rregullues tė qendrės. Dhe kur bėjmė njė analizė nė tėrėsi tė problemit ai del i pėrfshirė nė kėtė skandal, sepse ka qė nė 2005 deri sot, ne i kemi dorėzuar 5 projekte nė pėrputhje me ligjin dhe Edi Rama nuk ka pranuar qė tė mbledhė Komisionin qė ai ka krijuar pėr tė pėrzgjedhur njėrin nga projektet", theksoi ai. Jo mė larg se 1 muaj mė parė, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, prezantoi 5 projektet kandiduese pėr xhaminė e re tė Tiranės, ndėrkohė qė ēėshtja e pronėsisė mbetet ende pėr t'u zgjidhur. Premtimi i kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, pėr tė ngritur xhaminė e re prapa Pallatit tė Kulturės ka ēuar Kėshillin e Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, qė nė mbledhjen e tij tė radhės tė shprehė pasigurinė e kėtij komuniteti pėr mosrealizimin e tij. Sipas kėtij kėshilli kjo pasiguri vjen pasi Bashkia e Tiranės ende nuk ka zgjidhur lejen e sheshit tė ndėrtimit dhe se shpronėsimi i sipėrfaqes sė truallit nuk ėshtė nė pronėsi tė Komunitetit Mysliman. Kryetari i Kėshillit, Ylli Gura, nė fjalėn e tij shton se vonesa nė ndėrtimin e Xhamisė sė re tė Tiranės pėrbėn njė shqetėsim jo vetėm pėr Komunitetin Mysliman, por ėshtė pjesė e shqetėsimit tė tė gjithė qytetarėve. "Duke marrė nė konsideratė interesimin e vazhdueshėm tė besimtarėve nė lidhje me ndėrtimin e xhamisė sė re, Kėshilli i Pėrgjithshėm e vlerėson mėse tė nevojshme informimin e besimtarėve, qytetarėve myslimanė dhe tė mbarė opinionit publik se, Kėshilli i Pėrgjithshėm i KMSH ka mirėpritur nismėn e vonuar pėr ndėrtimin e xhamisė sė re nė Tiranė qė nė fillimin e saj, por nė arritjen e kėtij objektivi, Kėshilli i Pėrgjithshėm konstaton mjaft pasiguri, derisa nuk ėshtė zgjidhur leja e sheshit tė ndėrtimit dhe shpronėsimi i sipėrfaqes sė truallit qė nuk ėshtė nė pronėsi tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, si dhe paqartėsi tė tjera. Xhamia e re nė kryeqytet mbetet njė nevojė mėse emergjente dhe njė e drejtė e pakontestueshme, e padiskutueshme e besimtarėve myslimanė tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė", u shpreh Gjura nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, i cili u mblodh dy ditė mė parė.







    Kule denoncon ndėrtimet nė oborret e universiteteve


    Rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, denoncoi ndėrtimin e ndėrtesave tė banimit nė mėnyrė abuzive pranė Qendrės sė Fizikės Bėrthamore, e cila mund tė krahasohet me njė Fukushima tė vogėl nė kryeqytet. Pėrmes njė deklarate pėr mediat, rektori Kule theksoi se kėto ndėrtesa janė ngritur nė kundėrshtim me VKM nr.83, datė 27.05.1971 i cili kėrkon qė nė njė rreze prej 150 metrash tė mos ketė asnjė ndėrtim banimi. Kule u shpreh se kjo Qendėr e Fizikės Bėrthamore pėrbėn njė rrezik shumė tė lartė dhe kėrkon vėmendje tė menjėhershme. "Kėrkoj njė vėmendje mė tė madhe pasi ajo pėrbėn njė rrezik tė madh pėr qytetin e Tiranės, aq sa mund tė krahasohet me njė Fukushima tė vogėl nė Tiranė. Pranė kėsaj qendre janė ndėrtuar ndėrtesa banimi nė mėnyrė abuzive, duke shkelur edhe ligjet nė fuqi. Kėtu ėshtė pėr t'u pėrmendur dhe VKM nr.83, datė 27.05.1971 i cili kėrkon qė nė njė rreze prej 150 metrash tė mos ketė asnjė ndėrtim banimi. Realisht kjo Qendėr e Fizikės Bėrthamore pėrbėn njė rrezik shumė tė lartė dhe kėrkon vėmendje tė menjėhershme. Kėtė e tregon edhe interesi i veēantė i ambasadės amerikane nė lidhje me sigurinė e kėsaj qendre", tha rektori Kule. Ndėrsa theksoi se ndėrtime pa asnjė kriter konstatohen nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Kule u shpreh se pėr shkak tė afėrsisė sė ndėrtesave janė nxjerrė jashtė pėrdorimit laboratorėt, pasi dritaret nuk mund tė hapen pėr shkak tė ndėrtesave qė ndodhen pranė. Rektori Kule vuri nė dukje se investimet brenda territorit tė Fakultetit tė Shkencave janė pezulluar pėr shkak tė mosdhėnies sė lejeve tė ndėrtimit, ndėrkohė qė pėrreth ndėrtohen pallate shumėkatėshe. Rektori i UT-sė u shpreh se nė tė njėjtėn situatė ndodhen edhe Fakulteti i Shkencave Sociale dhe i Histori-Filologjisė, tė cilat janė tė rrethuara nga ndėrtimet 3 ose 4 herė mė tė larta se godinat e fakulteteve, ku nė shumė raste distanca midis tyre ėshtė vetėm pak metra. "Probleme tė theksuara me ndėrtimet pa asnjė kriter konstatohen nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, ku laboratorėt janė nxjerrė jashtė pėrdorimit, pasi dritare nuk mund tė hapen pėr shkak tė ndėrtesave qė ndodhen pranė. Nė kėtė fakultet ėshtė pėr t'u pėrmendur edhe fakti qė investimet pėr kėtė fakultet brenda territorit tė tij janė pezulluar pėr shkak tė mosdhėnies sė lejeve tė ndėrtimit, ndėrkohė qė pėrreth ndėrtohen pallate shumėkatėshe. E njėjta situatė konstatohet edhe nė Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultein e Drejtėsisė, ku kėto fakultete janė tė rrethuara nga ndėrtimet 3 ose 4 herė mė tė larta se godinat e fakulteteve ku nė shumė raste distanca midis tyre ėshtė vetėm pak metra. Nė Fakultetin e Histori-Filologjisė brenda territorit tė kėtij fakulteti janė ndėrtuar objekte private qė kanė penguar zhvillimin potencial, infrastrukturor tė Fakultetit tė Histori-Filologjisė dhe Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja", u shpreh Kule.

    Elis KUĒI



    55

    -

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Epur si mouve! E megjithatė, Rama ėshtė njė kandidim i gabuar

    Epur si mouve! E megjithatė, Rama ėshtė njė kandidim i gabuar

    Edhe pse nė tė gjitha qarqet politike dhe mediatike tė Tiranės, ėshtė bėrė e ditur se Rama do tė jetė kandidati i Bashkisė sė Tiranės, kryetari i opozitės nuk po e bėn hyrjen nė fushatėn e vet si kandidat zyrtar. Nė tėrėsi, kemi tė bėjmė me njė opinion nė dilemė, me parti nė dilemė dhe mbi tė gjitha, me njė kandidat nė dilemė, pėr t’i hyrė apo jo pėr herė tė katėrt njė gare pėr Tiranėn, nė kushtet ku prej 6 vjetėsh udhėheq popullin e majtė, pėr tė ardhur nė pushtet si kryetar i opozitės. Konsumimi i njė fabule tejet tė gjatė, pėrtej tė gjitha afateve tė arsyeshme nė njė detyrė, ndarja me vite tė tėra mes fabulės sė Bashkisė dhe Partisė Socialiste, nevoja pėr tė punuar fort dhe nė kushte normale nė krye tė opozitės pėr tė arritur qėllimin e saj final, ardhjen nė pushtet dhe shumė rrethana tė tjera qė nuk kanė nevojė tė pėrsėriten mė pėr opinionin publik, e bėjnė kandidimin pėr herė tė katėrt tė kryetarit tė opozitės pėr Bashkinė e Tiranės, njė kandidim me kėmbė tė terstė.

    Nė fakt, duket se kemi tė bėjmė me atė fabulėn e njė gabimi tė pashmangshėm edhe pse tė gjithė, pėrfshi dhe vetja e tij, i thonė Edi Ramės pikėrisht tė njėjtėn gjė: ky kandidim ėshtė i pavend. Figura historike tė PS e shohin kėtė kandidim si ngėrē; shumica e komentatorėve dhe analistėve tė tė gjithė krahėve e shohin kandidimin e ri tė Ramės si tė papėrshtatshėm; por, pėrsėri, Rama me sa duket do tė kandidojė.

    Mjafton tė kthehemi tek e njėjta logjikė, qė si njė sindrom i profilit tė tij politik, duket se po e ndjek Edi Ramėn. Nė vitin 2007, tė gjithė, pa pėrjashtim, i thonin tė mos konfliktohej me LSI-nė dhe Metėn dhe Rama sėrish e bėri. Tė gjithė i thonin nė 2008, tė mos bėnte ato ndryshime kushtetuese famėkeqe me Berishėn dhe sėrish i bėri; tė gjithė i thonin nė 2009, tė mos e bėnte atė kod elektoral, apo sistem elektoral me Berishėn kundėr njė aleati si LSI, dhe aleatėve tė tjerė dhe kundėr demokracisė dhe, prapė i bėri. Tė gjithė i thanė se duhej nė 2009 tė dorėhiqej nga kryetar i Bashkisė, pėr t’u vėnė nė krye tė betejės pėr fitoren e opozitės nė 2009 dhe prapė nuk hoqi dorė nga Bashkia. Pėr tė gjitha kėto, shpejt apo vonė u pendua, por kjo prodhoi kosto pėr opozitėn dhe mė pas pėr vendin.

    Me sa duket, brenda kėtij sindromi, sot Edi Rama po bėn njė tjetėr lėvizje, tipike nga ato qė nuk duhen bėrė dhe pėr tė cilat edhe qytetari mė i thjeshtė, apo dhe mendjet e arsyeshme i thonė qė tė mos e bėjė. Dilema e tij i thotė, po ashtu fort, tė mos e bėjė kėtė kandidim tė panatyrshėm, kėtė kandidim, nė kohėn, vendin dhe pėr ēėshtjen e gabuar. Por sėrish Rama do tė kandidojė.

    Megjithatė, edhe pse tė kandidojė apo jo, ėshtė njė e drejtė e pacenueshme e tij dhe opozitės, sėrish ajo mbetet njė nga gabimet strategjike tė kėtij mandati nė opozitė dhe nė karrierėn e tij politike, e cila teknikisht, qė nga fillimet e karrierės sė tij ka qenė njė gjetje.

    Politika ėshtė e thjeshtė, mjaft mė e thjeshtė se sa duket nė tė vėrtetė. Arsyeja e thjeshtė, logjika bazė e kujtdo e inkuadron kandidimin e Ramės si njė diēka tė sforcuar dhe tė panatyrshme. Si njė gabim. Thjesht kemi tė bėjmė me njė hap politik tė papėrshtatshėm. Tė paktėn pėr rrethanat dhe kushtet e sotme politike.
    Henri Cili Gazeta Mapo
    ...Tirana eshte e para

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Basha nis fushatėn edhe online.

    Basha nis fushatėn edhe online, nė facebook.
    Ministri i Brendshėm Lulzim Basha, edhe pse kandidat i sė djathtės, pėr Bashkinė e Tiranės ka zgjedhur njė qasje obamiane ndaj fushatės nė prag tė 8 majit pėr zgjedhjet vendore. Ministri ka hapur faqen e tij nė facebook, duke u bėrė edhe ai njė ndjekės i njė trendi tashmė tė konsoliduar; atij tė komunikimit pėrmes botės virtuale tė internetit. Faqja nė facebook e Bashės, pėrveē takimeve zyrtare, si eksponent i Partisė Demokratike dhe ministėr i mazhorancės nė pushtet, pėrmban edhe anėn “intime”. Bėhet fjalė pėr njė foto tė ministrit tė Brendshėm me bashkėshorten e tij, Aurela, dhe vajzėn Dafina. Fotoja familjare e Bashės ėshtė realizuar nė ato qė duken si mjediset e apartamentit tė ministrit tė Brendshėm: drojės fėminore tė vajzės sė vogėl i bashkohet buzėqeshja “e vogėl” e bashkėshortes dhe njė buzėqeshje e ministrit, qė duket sikur thotė “gjithēka shkon pėr mrekulli”. Basha, mė i pėrfoluri dhe madje edhe i pėrmenduri publikisht nė disa raste, nga eksponentė tė Partisė Demokratike, por edhe nga Kryeministri Berisha, si kandidat i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės, duket se me faqen e Facebook-ut i ka shtuar edhe profilin familjar, profilit tashmė tė konsoliduar tė politikanit tė ri e tė suksesshėm. Gjithashtu, ministri shqiptar fut nė fushatėn elektorale pėr Bashkinė e Tiranės njė pėrmasė tė re, tė promovuar nė fakt nga ai qė aktualisht mban zyrėn e Presidentit tė Amerikės, Barack Obama. Me anė tė facebook-ut, ish-kandidati i demokratėve, arriti jo vetėm tė pėrēonte mesazhin e tij, por edhe ta shndėrronte kėtė faqe nė njė makineri tė mbledhjes sė fondeve pėr fushatėn (fundraising).
    Faqja zyrtare http://www.facebook.com/Tirana2011
    ...Tirana eshte e para

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Korrupsioni, pranga 3 zyrtareve te bashkise

    Koha Jone 22.03.2011


    Tirane- Dy inspektore te Inspektoriatit Ndertimor ne bashkine e Tiranes, nje polic bashkiak dhe nje qytetar, u ndaluan mbreme nga uniformat blu ne kryeqytet, nen akuzen e mitmarrjes dhe korrupsionit, kurse disa te tjere u shoqeruan dhe po merren ne pyetje. Aksioni i nisur mbremjen e djeshme eshte ndermarre pas ankesave dhe informacioneve ne dem te zyrtareve te Bashkise se Tiranes per ndertimet pa leje. Te arrestuarit jane Azem Celmurati, Agostin Lekgega, inspektore te Inspektoratit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes, polici bashkiak Ylli Bala dhe qytetari Simon Braholli. Mesohet se ndertimi gjendej ne zonen e Sanatoriumit. Dy inspektoret ne bashkepunim me policin bashkiak, lejonin qytetarin Braholli qe te kryente ndertimin pa leje, duke marre ryshfet ne shuma te konsiderueshme financiare.

    Burime policore bene me dije lajmin, por per shkak te hetimit nuk dhane detaje rreth aksionit. Por u saktesua se behet fjale per implikime ne mitmarrje te policeve dhe inspektoreve per ceshtje te ndertimeve pa leje. Deri ne mesnate, inspektoret dhe efektivi i dyshuar kane dhene sqarime per ceshtjet dhe u moren ne pyetje, sikurse edhe qytetari qe u kishte dhene ryshfet per te ndertuar pa leje ne zonen e Senatoriumit ne kryeqytet. Hetimi i ceshtjes ka nisur prej disa ditesh me metoda speciale nga Zyra Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Tiranes, mbeshtetur mbi ankesat e qytetareve te ndryshem, se efektive te Policise Bashkiake u bejne presione dhe kerkojne ryshfete te ndryshme per ndertime apo shtesa godinash dhe aktivitete tregtare. Por zyrtare te policise nuk dhane informacione te detajuara per shkak te sekretit hetimor, ndersa pritet qe diten e sotme te jepen sqarime ne lidhje me operacionin, rrethanat e dosjes se hetuar dhe denoncimit te bere.

    Mendohet se grupet e policeve bashkiake qe kane per detyre te veprojne ne kryeqytet dhe jane ne varesi te Bashkise se Tiranes, mund te kene kerkuar ryshfete ndaj bizneseve dhe tregtareve per favore te ndryshme, sikurse dhe per ceshtjen e ndertimeve. Per momentin konfirmohet ndalimi i 3 zyrtareve dhe nje qytetari per mitdhenie. Per realizimin e operacionit eshte kerkuar dhe mbeshtetja e komisariateve, pasi efektivet jane marre ne banesa. Per kete ceshtje eshte kerkuar dhe bashkepunimi i prokurorise se kryeqytetit. Edhe me pare ka pasur akuza ndaj efektiveve te Policise Bashkiake, per ushtrim dhune fizike, presion verbal, apo ryshfete te ndryshme ne ceshtje tregtare dhe afera te tjera. Operacioni policor do te vazhdoje dhe ne oret e ardhshme, pasi dyshohet se ne kete afere jane te perfshire dhe te tjere efektive e zyrtare.



    Te arrestuarit:

    Azem Celmurati, inspektor ne Bashkine e Tiranes

    Agostin Lekgega, inspektor ne Bashkine e Tiranes

    Ylli Bala, efektiv i Policise Bashkiake

    Simon Braholli, qytetari qe ndertonte pa leje
    ...Tirana eshte e para

  7. #267
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    nuk e kuptoj se cke dashur te thuash
    nqs ka mundesi perserite ne gjuhe me te kuptueshme
    Si ka me te ece biznesi pasi partia yte ti hup zgjedhjet ne Tirane?

  8. #268
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga tias Lexo Postimin
    Si ka me te ece biznesi pasi partia yte ti hup zgjedhjet ne Tirane?
    Ti akoma mendon se fiton lulzime basha ne tirane???
    Kush te tha ty qe un biznesin apo punet e mia I kam vetem me ps dhe edi ramen???
    Ti voton per pd biznesi I'm vazhdon e rritet
    Un votoj per ps biznesi im prap vazhdon e rritet
    I humbur ketu del ti qe vdes per saliun e lulin
    Se un dhe po iku ramado bej biznes me lulin
    Hahahahaha

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Ti akoma mendon se fiton lulzime basha ne tirane???
    Kush te tha ty qe un biznesin apo punet e mia I kam vetem me ps dhe edi ramen???
    Ti voton per pd biznesi I'm vazhdon e rritet
    Un votoj per ps biznesi im prap vazhdon e rritet
    I humbur ketu del ti qe vdes per saliun e lulin
    Se un dhe po iku ramado bej biznes me lulin
    Hahahahaha
    e shef o rrapo qe edhe ti e mendon se rama do te ik kur thua ;"po iku rama ...."
    eh mer cun mer cun...
    ...Tirana eshte e para

  10. #270
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga flor1 Lexo Postimin
    e shef o rrapo qe edhe ti e mendon se rama do te ik kur thua ;"po iku rama ...."
    eh mer cun mer cun...
    Rama do iki po jo ne 8 maj
    Do iki per tu bo kryeminister
    Eh mer flor mer flor
    Beheni gati lulin dhe thuajini qe te sillet mire me shoket e qelise se ska imunitet atje ku do veje luli

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Rama do iki po jo ne 8 maj
    Do iki per tu bo kryeminister
    Eh mer flor mer flor
    Beheni gati lulin dhe thuajini qe te sillet mire me shoket e qelise se ska imunitet atje ku do veje luli
    kush te tha ty qe do iki saliu nga kryeminister njeher...!?!?!?
    ...Tirana eshte e para

  12. #272
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Edi Rama pa diskutim, edhe per kryetar per bashkin e Tiranes por edhe per kryeminister.

    Lulzim Basha bashk me Berishen bashk edhe me aten lopen Ilir Meten jan te korruptuar qe nga kembet deri tek koka, ata jan kanceri i Shqiperis
    Shqipėri, o jetėgjatė, ty tė kemi mėmė e atė dhe pėr ty do tė luftojmė gjersa tė tė trashėgojmė.

  13. #273
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    O Rrapo Se Harrova Te T Uroja Per Koalicionin Me Partin Komuniste... URIME PO S ISHTE NEVOJ TE BENIT KOALICION SE SHQIPTARET E DIN SE
    KELYSHAT E BLLOKMENVE JENI...
    ...Tirana eshte e para

  14. #274
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga flor1 Lexo Postimin
    O Rrapo Se Harrova Te T Uroja Per Koalicionin Me Partin Komuniste... URIME PO S ISHTE NEVOJ TE BENIT KOALICION SE SHQIPTARET E DIN SE
    KELYSHAT E BLLOKMENVE JENI...
    Flori saliu iken
    Po nuk iku do e perzene ose do e vrasin
    Se kush eshte kelysh bllokqeni kete e kane pare ne foto shqiptaret
    Ne pogradec me cunat e dulles

  15. #275
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Flori saliu iken
    Po nuk iku do e perzene ose do e vrasin
    Se kush eshte kelysh bllokqeni kete e kane pare ne foto shqiptaret
    Ne pogradec me cunat e dulles
    Saliun mund ta hiqni vetem me vote (qe se beni dot se s ju do njeri)) ta harroni se mund ta perzini me dhune apo duke e vrare sic donit te benit me 21 janar(cdo dite e tregoni fytyren tuaj prej vrasesish,e tregoni se sa i ngjani bllokqenve qe ju kane bere koken.
    ...Tirana eshte e para

  16. #276
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga flor1 Lexo Postimin
    Saliun mund ta hiqni vetem me vote (qe se beni dot se s ju do njeri)) ta harroni se mund ta perzini me dhune apo duke e vrare sic donit te benit me 21 janar(cdo dite e tregoni fytyren tuaj prej vrasesish,e tregoni se sa i ngjani bllokqenve qe ju kane bere koken.
    saliun do ta kthejme andej nga ka ardh
    ne dac me vote ne dac me hunj e cadra

  17. #277
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    22 marsi qė duhet tė fshehė Sali Berisha
    Nga Mero Baze
    Ka shumė njerėz qė shpesh ditėlindja, tė cilėn nuk e zgjedhin vetė, u bėhet problem nė jetė pėr shkak tė lidhjes me njė ngjarje tė rėndėsishme. Atyre qė kanė lindur mė 22 Mars 1992 nuk u kish shkuar mendja ndonjėherė qė kjo datė do tė kishte rėndėsi nė jetėn e tyre. Por ja qė kryeministri i vendit tim ua bėri tė rėndėsishme disa prej tyreve ditėlindjen pasi ua lidhi me ditėn e ardhjes sė tij nė pushtet. Ky nė fakt ėshtė kuptimi bazal qė Sali Berisha i jep asaj dite. Pėr shumicėn e shqiptarėve, pėr tė mos thėnė pėr tė gjithė, ajo ditė ka njė kuptim mė tė gjerė pasi ndan njė periudhė sundimi 45 vjeēare nga njė regjim komunist dhe fut vendin nė rrugėn e njė shoqėrie tė hapur, pluraliste, demokratike ku zgjedhjet e lira janė garancia themelore e gjithė mrekullisė sė kėtij sistemi. Pėr kėtė shkak 22 Marsi ka kohė qė ėshtė bėrė njė ditė e sikletshme pėr Sali Berishėn dhe njė ditė e gėzuar pėr shqiptarėt. Por dhe kėtu perceptimi jonė duket se ėshtė i gabuar. Sali Berisha po ritenton ta na mbushė mendjen se ai nuk ka siklet as 19 vjet pas 22 Marsit tė 1992. Duke qenė se ajo ditė mė shumė se ēdo gjė tjetėr simbolizon fundin e regjimeve tė gjata qė mbijetonin me votime pa zgjedhje tė lira, Sali Berisha duhet tė shmangte dje takimet me ēdo gjė qė i kujton 22 Marsin. Ai, jo vetėm qė nuk e shmangu, por thirri nė zyrėn e vet disa tė rinj tė lindur mė 22 Mars 1992 pėr tu kujtuar atyre se ata nė 19 vitet e jetės sė tyre kanė tė bėjnė vetėm njė njeri: Sali Berishėn. Nuk ka mesazh mė fyes pėr 22 Marsin se sa ky detaj. Nėse ata qė kanė lindur mė 22 Mars 1992 nė SHBA, kanė pas president Xhorxh Bushin e vjetėr, pastaj Klintonin, pastaj Xhorxh Bushin e ri dhe tashmė Obamėn, tė lindurit mė 22 Mars 1992 nė Shqipėri kishin dhe kanė nė krye Sali Berishėn. Nėse ata qė kanė lindur nė Londėr nė kėtė datė, kanė pas kryeministre Margaret Theēerin, pastaj Mejxherin, Blerin, Gordon Braunin dhe tashmė Kameronin, ata qė kanė lindur mė 22 Mars 1992 nė Shqipėri kishin dhe kanė Sali Berishėn. Nuk dua ta zgjas me shembuj tė tjerė nga Perėndimi, nė tė cilin deshėm tė shkojmė dhe na ndali ky njeri. Ata tė rinj tė hutuar nė zyrėn e Sali Berishės kanė vetėm disa moshatarė nė botė me tė cilėt mund tė krahasojnė fatin e tyre. Po. Ata qė kanė lindur nė Libi mė 22 Mars tė 1992 kishin dhe kanė nė krye Gadafin. Ata qė kanė lindur mė 22 Mars 1992 nė Egjipt kishin deri para njė muaji Mubarakun. Po ashtu ata qė kanė lindur nė Tunizi. Nė asnjė vend tjetėr nuk ka moshatarė me fat tė tillė. Nė Perėndim jo se jo. Kjo ngre dhe pikėpyetjet pėr degradimin e zyrės sė marrėdhėnieve publike tė Berishės, e cila duhet tė bėnte kujdes ta fshinte kėtė aktivitet nga kalanderi i saj. Ata tė rinj janė fatmirė se kanė lindur nė njė datė kur shpresa e ndryshimit nė vend u ngjall, por janė fatkeq sot pasi 19 vjet mė pas kanė tė bėjnė sėrish me njė njeri dhe me njė retorikė degraduese pėr tė ardhmen e tyre. Ata dje dėgjuan bile qė nė kohėn qė ata ishin nė shtėpinė e lindjes, Lulėzim Basha vėzhgonte zgjedhjet, por kėtė nuk kanė pse ta besojnė. Jo se ėshtė thjesht njė gėnjeshtėr, por thjesht se zgjedhjet atė ditė nuk kishin pse vėzhgoheshin. 1.2 milionė shqiptarė mbėshtetėn PD qė Shqipėria tė ndryshonte, kurse sot tė gjitha partitė bashkė nuk bėjnė dot 1 milionė vota qė tė vazhdojnė ndryshimin. Ata dėgjuan dje nga goja e njeriut qė ka qenė nė karrige ditėn qė ata ishin nė pelena, se do tė vazhdojė tė qeverisė dhe aq kohė sa ata tė bėhen nė moshėn e Berishės kur vdiq Enver Hoxha. Pėr koincidencė Sali Berisha ka lindur nė vitin 1944 kur Hoxha erdhi nė pushtet, dhe jetoi nėn regjimin e tij si i pėrkėdhelur i tij deri nė vitin 1991. Prej atėherė ai ka ardhur nė pushtet dhe kėrkon tė rrijė dhe 30 vjet duke mos lejuar kėtė popull tė zgjedhė, por vetėm tė votoj. Ne jemi ndoshta i vetmi komb nė botė qė pėr 70 vjet kemi tė bėjmė me dy persona, me Enver Hoxhėn dhe Sali Berishėn.
    Ata tė rinj qė ishin dje nė zyrėn e Sali Berishės nuk e kanė menduar gjatė kur kanė shkuar nė zyrė pėrse duhet tė ishin aty. Kur kanė dalė natyrisht kanė menduar tė ēuditur se jeta e tyre ėshtė lidhur me njė datė, e cila nė vend tė shpresės dhe demokracisė, i solli Shqipėrisė Sali Berishėn. Ata nuk kanė faj pse kanė lindur mė 22 Mars, pasi ditėlindjen e tyre e ka zgjedhur Zoti. Por fatin e tyre mund ta zgjedhin vetė. Burrat dhe gratė e forta e bėjnė vetė fatin e tyre, dhe ata kanė shansin qė t’ia rikthejnė shijen e mirė dhe harenė 22 Marsit tė vitit 1992, kur ne besuam qė prej asaj dite e tutje, askush nuk mund tė sundonte, pasi ne do t’i ndėshkonim me zgjedhje. Kjo ėndėrr po vdes dhe ne duhet ta ringjallim. Bėri mirė Berisha qė ua kujtoi atyre fėmijėve se i ka sunduar qysh kur kanė lindur deri mė sot. Ndoshta tani e kanė mė tė qartė pėrse duhet tė luftojnė.


    website tema

  18. #278
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama “pranon” rikandidimin: Lajm i keq pėr Saliun
    website gazeta shqip


    Bashkia e Tiranės pėrcjell optimizėm pėr Partinė Socialiste dhe kryetarin e saj, Edi Rama. I mbetur ende nė kuadrin e njė kandidati tė pazyrtarizuar, ky i fundit ka dhėnė dje njė deklarim tė parė qė pėrforcon bindjen e krijuar se njė mandat i katėrt pėr kryeqytetin do tė kėrkohet sėrish mė 8 maj nga kreu socialist. Pėr tė bėrė tė ditur kėtė gjė, Edi Rama ka gjetur njė mėnyrė tė tėrthortė duke pėrdorur pranverėn, kohėn e bukur dhe daullet e paqes si metaforė tė fushatės sė ardhshme. “Sot ishte pėrsėri pranverė nė Tiranė, njė ditė e mrekullueshme qė pėr mua nisi me daullet e paqes sė fėmijėve dhe tani po shkon drejt fundit tė saj me takimin me Presidentin e ri tė Kosovės, qė kam nderin ta mikpres nė Bashkinė e Tiranės. Pėr hir tė gjithė mrekullisė sė diellit dhe gėzimit tė kėsaj dite, mė lejoni tė mos e mėrzis edhe Saliun me njė lajm tė keq”, deklaroi Edi Rama pak para se tė zhvillonte njė takim me Presidentin kosovar. Edhe pse ende jo zyrtare, mesazhi i djeshėm shkon nė favor tė parashikimit se pėrballė ministrit tė Brendshėm tė Sali Berishės mė 8 maj do tė jetė kryetari i Partisė Socialiste. Nė funksion tė mbarėvajtjes sė procesit zgjedhor shkon edhe vizita e sotme e tė dėrguarit tė BE-sė, Mirosllav Lajēak, pas takimit me tė cilin Rama do tė bėjė zyrtarizimin me shpresėn e garancive tė fundit politike. Nga ana tjetėr, i parė nė kuadėr tė deklarimeve tė deritanishme, kandidimi i Ramės mbetet pėr t’u vlerėsuar si njė veprim qė “do tė merret nė kohėn e duhur”, ēka nė terma kohorė nuk mundet tė kapėrcejė datėn 26 mars. Mbledhja e Kryesisė sė Partisė Socialiste ėshtė forumi politik qė do tė sanksionojė pėrfundimisht kėtė vendim, prej nga varet edhe karakteri i betejės elektorale tė 8 majit. Nė pikėpamje tė vendimmarrjes institucionale, pėr sa i pėrket kandidaturave, selia rozė ka mbyllur tėrėsisht mbledhjet e Asambleve tė Rretheve, tė cilat kanė dėrguar nė selinė qendrore emrat e kandidatėve pėr kryetarė. Siē edhe bėhet e ditur nė disa prej tyre ka pasur mė shumė se njė propozim, duke i lėnė kėshtu kryesisė vendimin pėr tė reduktuar listat e kandidatėve nė vetėm njė pėrfaqėsues. Po dje PS ka zhvilluar edhe mbledhjen e grupit parlamentar, nė tė cilėn janė diskutuar ēėshtje tė aktualitetit politik, si dhe ato qė lidhen me seancėn plenare tė sė enjtes.

    Opozita nė KZAZ

    Kushtet e Partisė Socialiste pėr zgjedhjet e 8 majit duket se kanė pushuar sė qeni tė tilla. Tė vėna nė tryezė pėrmes njė bojkoti tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe Komisioneve tė Zonės sė Administrimit Zgjedhor, kėrkesat e renditura nga pėrfaqėsuesit e selisė rozė me gjasė do tė mbeten njė problematikė e shtuar pėr procesin e 8 majit qė po pėrvijohet qė tani si mjaft problematik dhe i kontestuar. Kjo mund tė kuptohet nga fakti se lėvizjet e “forta” socialiste kanė nisur tė zhbėhen, teksa dje PS, sė bashku me aleaten e vet, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut ka depozituar listėn e emrave pėr kandidatėt pėr komisionerė tė KZAZ pėr tė 66 Zonat Zgjedhore nė Shqipėri. Veprimi vjen jashtė tė gjitha afateve ligjore dhe e vendos KQZ para njė detyrimi pėr tė miratuar kandidatura qė depozitohen pėrtej dispozitave tė Kodit Zgjedhor. Pėr mė tepėr qė situata ngarkohet me kėtė parregullsi tė re, po tė mbahet parasysh se edhe konstituimi i gjysmės sė KZAZ-ve nė Shqipėri ėshtė bėrė jashtė kontekstit juridik. Kėshtu emėrimi i komisionerėve apartiakė ka krijuar njė problem i cili do tė duhet tė zgjidhet nė funksion tė sė drejtės sė opozitės, pėr pjesėmarrje tė barabartė nė administrimin zgjedhor nė vend. Pėr rrjedhojė emėrimi i para disa kohėve i kėtij kontingjenti del tanimė si ēėshtje mė vete edhe pėr sa i pėrket shkarkimit. Nėse nė emėrimin e tyre u thirr nė ndihmė analogjia me ditėn e zgjedhjeve dhe interpretimi pėr tė drejtėn kushtetuese tė qytetarėve pėr tė votuar, mbetet me interes tė shihet cila do tė jetė baza ligjore pėr shkarkimin. Rasti mė komod do tė ishte njė largim vullnetar nga detyra, apo edhe njė mungesė pėr mė shumė se dy mbledhje tė KZAZ-ve qė do tė sillte shkarkimin automatik.

  19. #279
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    qe Rama te luaje shah duhet se pari te jete shahist por ai me teper se nje gur shahu nuku eshte ....
    eshte hera e trete qe ekzaktesisht te njejten fjali e poston ketu
    nuk e di si e ke hallin po duket sikur te kane shteruar idete ose poston sa per te rritur numrin e postimeve
    pak me serioz te lutem

  20. #280
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    raptoloid ..... mi sill ketu te gjitha keto postimet qe ti thua se une i kam perseritur ....

    shah mat ....!

    kerkon te besh dizinformim si shoket e tu edvero-tahiro-bollino-brace-koco-shalso por je i falimentuar komplet ....

    8 MAJI 2011 do te jete i paharruar .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 23-03-2011 mė 11:50
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •