Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134

    Foto-Autostrada e Kombitë-Kosovë

    Foto nga ndertimi i autostrades se kombite segmenti-pjesa e kosoves







    Ndryshuar për herë të fundit nga drifilon : 19-05-2010 më 17:38

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Fillimi i punimeve ne autostrade





  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Metrat e parë të autostradës




    Ekskavatorët e kompanisë Bechtel&Enka tashmë kanë gërryer metrat e para të dheut nga Vërmica për në Prizren, në pjesën ku do të ndërtohet autostrada. Krahas gërmimeve, po ndërtohet edhe kampi për vendosjen e makinerisë, përbri të cilit do të jetë edhe punishtja për ndërtimin e platformave të urave dhe impiantet e asfaltit. Këta janë hapat e parë për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar

    Nga Zekirja Shabani më 19.05.2010 në ora 14:30

    Që nga rruga që të çon te kufiri me Shqipërinë, disa kilometra lart në të djathtë, shihen ekskavatorë që gërryejnë shpatet. Poshtë tyre ca të tjerë përgatisin terrenin për ngritjen e kampit.

    Një kolonë njerëzish që presin të hyjnë në hotelin Univers, mu pranë kufirit, patjetër të bie në sy. Aty përkohësisht janë vendosur menaxherët e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka” dhe qytetarët po prisnin në radhë për të firmosur kontratat e punësimit.

    Ela Ruqi, shefe e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun, shpjegon se të gjitha këto janë pjesë e dinamikës së punës për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar.
    “Kemi filluar mbarë”, thotë Ruqi.

    Ekskavatorët e kompanisë Bechtel&Enka tashmë kanë gërryer metrat e para të dheut në kilometrin e gjashtë nga Vërmica për në Prizren, andej, kah do t`i bjerë traseja e autostradës. Krahas gërmimeve, po ndërtohet edhe kampi për vendosjen e makinerisë, përbri të cilit do të jetë edhe punishtja për ndërtimin e platformave të urave dhe impiantet e asfaltit.

    Ruqi thotë se puna ka filluar në pronë shoqërore. Aty ku kompania e ka pasur më të lehtë të merret vesh me Qeverinë për kontestet pronësore. Megjithatë, ajo nuk sheh ndonjë telash me pronat private. Përkundrazi është mahnitur me banorët se sa mirë e kanë pritur fillimin e punimeve për autostradën. Nëse gjithçka shkon në rregull, Ruqi thotë se 13 kilometrat e para do të kryhen brenda afatit, megjithëse nuk përmend se kur është afati minimal.

    “Çdo punë e jonë bëhet në bazë të projekteve dhe afateve. Tani jemi në fazën fillestare të përgatitjes së terrenit dhe dizajnimit të projektit”, thekson Ruqi.

    Ajo thotë se tani për tani dihet vetëm traseja nga do t’i bjerë për dy segmentet e para deri në Duhël dhe dimensionet e autostradës, për të cilën inxhinierët janë duke përgatitur detajisht planin e urave dhe aspektet e tjera teknike.

    Ura e parë që do të ndërtohet, do të jetë pikërisht në vendin ku simbolikisht krerët e shtetit më 25 prill, patën dhënë dritën jeshile për fillimin e punimeve. Kjo urë do të kalojë mbi rrugën ekzistuese duke e devijuar autostradën drejt fshatit Zhur.

    Por, deri në fund të qershorit, Bechte&Enka është fokusuar të bëjë sistemimin e makinerisë, punësimin e stafit të nevojshëm dhe të kryejë matjet gjeologjike.
    Deri atëherë, zyrtarët e kësaj kompanie besojnë se Qeveria e Kosovës do të vendosë edhe për pjesën tjetër të autostradës, saktësisht, segmentin e tretë, ku është diskutabile nëse do të shkohet me tunele ose do të ketë devijim.

    “Ne i kemi ofruar Qeverisë si alternativë devijimin dhe tash është duke u bërë projekti për të vlerësuar nëse është më mirë me tunele apo duhet të bëhet devijimi”, thekson Ruqi.
    Vendimin final për cilëndo alternativë ajo thotë se do ta marrë Qeveria, ndërsa kompania është e gatshme ta respektojë atë. Krahasuar me terrenin në pjesën e autostradës së Shqipërisë, Ruqi thotë se në Kosovë, pjesa ku po zhvillohen punimet fillestare është me më shumë baltë dhe ka pak terren shkëmbor.

    Në anën tjetër, ajo pohon se vazhdimisht janë duke punësuar punëtorë të rinj për nevoja të zhvillimit të projektit.

    “Bechtel do të ndjekë dy strategji të punësimit. Njëra do të jetë punësimi direkt i stafit udhëheqës, si inxhinierë e punëtorë të specializuar; si dhe përmes nënkontraktorëve”.
    Tashmë për pozitat e hapura për punësim direkt në konzorciumin amerikano-turk, kanë konkurruar mbi një mijë persona dhe dhjetë prej tyre janë punësuar. Të tjerët, zyrtarët e kompanisë thonë se do të punësohen në faza.

    “Sa herë të përparojë projekti, do të ketë nevojë për staf të ri dhe varësisht prej nevojave do të ketë edhe punësim”, thekson Ruqi.
    Ndërkaq, disa nga kompanitë e nënkontraktuara, tashmë kanë filluar punën për Bechtelin dhe kryesisht po përgatisin terrenin për vendosjen kampit dhe punishteve. Edhe materiali për ndërtimin e autostradës, kryesisht do të merret nga Kosova.

    Detajet e autostradës

    Gjerësia e rrugës është 28 metra. Rruga do të këtë dy shirita qarkullues me gjerësi 3.5 metra. Do të jetë e tipit të mbyllur me hyrje dalje vetëm nëpër kyçje. Do të ketë mburojë mbrojtëse dhe mure kundër zhurmës. Do të këtë taksë rrugore. Kohëzgjatja e punimeve nga dita e punimit do të jetë për 36 muaj. Numri i punëtorëve për ndërtimin e autostradës në total është rreth 6000 punëtorë, prej të cilëve 4 mijë vendorë. Autostrada do të këtë të njëjtat parametra sikur autostrada Split-Zagreb.
    http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../30843/C4/C14/

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga drifilon Lexo Postimin
    Foto nga ndertimi i autostrades se kombite segmenti-pjesa e kosoves


    E çka ilustron kjo vija e trash e kaltert ?
    Nese edhe kjo eshte autostrad, a eshte e parapar qe te fillon sivjet apo,.. mbetet projekt ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga Gj.Fishta Lexo Postimin
    E çka ilustron kjo vija e trash e kaltert ?
    Nese edhe kjo eshte autostrad, a eshte e parapar qe te fillon sivjet apo,.. mbetet projekt ?
    kjo vija e trash e kaltert ilustrone autostraden prishtine ferizaj kaqanike shkupe kjo autostrade deri ne lypjane eshte e ndertuare dhe do filloije ne dreijtime te shkupite ..

    ndersa vija tjeter eshte prishtine kline peje edhe kjo deri ne sllatine eshte e perfunduare dikune 15 km ndersa jane duke punuare me intenzitet te shpejte ne drejtime te pejes..

    INFO ME TE HOLLSISHME

    Autostrada Prishtine - Shkup

    http://www.youtube.com/watch?v=YOaGK...layer_embedded


    http://www.youtube.com/watch?v=LfX01...layer_embedded


    Autostrada Fushe kosove - prishtine

    http://www.youtube.com/watch?v=6kqdI...layer_embedded


    Autostrada prishtine sllatine -aeroporte

    http://www.youtube.com/watch?v=NirLR...layer_embedded


    Autostrada prishtine- mitrovice

    http://www.youtube.com/watch?v=SaveT...layer_embedded


    Autostrada prishtine-peje PUNIMET

    http://www.youtube.com/watch?v=fm5xX...layer_embedded
    Ndryshuar për herë të fundit nga drifilon : 19-05-2010 më 18:21

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134



    Ministri Limaj i kënaqur me dinamikën e punëve në autostradë

    Publikuar: Sot, më 22 maj 2010


    Vërmicë 22 maj- Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj, është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, gjatë një inspektimi që u bëri punimeve të sapo nisura të këtij projekti. Ai ka paralajmëruar se inspektime të tilla të këtyre punimeve do të ketë edhe më shpesh në të ardhmen. Ai këto komente i bëri të shtunën me rastin e inspektimit të punimeve për ndërtimin e projektit madhor të autostradës Morinë-Merdare, të cilat kanë nisur zyrtarisht në fund të muajit të kaluar. “Sot jemi në vizitën e parë për të parë zhvillimet si po shkojnë në vend punimet për fillimin e ndërtimit të autostradës. Kjo është hera e parë, por ne do të zhvillojmë tash e tutje vizita më të shpeshta për të përcjellë hap pas hapi dinamikën e punimeve”, ka thënë ministri Limaj. Punimet për ndërtimin e autostradës është duke i bërë konsorciumi turko-amerikan “Bechtel and Enka”, për të cilin ministri Limaj ka thënë se është fat që ky projekt po realizohet nga kjo kompani serioze dhe profesionale.
    Limaj nuk ka dashur të komentojë kontrollimin e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës në Aeroportin e Prishtinës nga ana e Policisë së EULEX-it, ndërsa ka shprehur edhe njëherë gatishmëri për bashkëpunim rreth hetimeve që po zhvillon misioni EULEX.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Merr hov autostrada

    Brenda tri javësh kompania ndërtuese e autostradës, Bechtel&Enka, do të gërryejë dheun nga Vërmica deri në Prizren. Në Vërmicë po ndërtohet edhe kampi për vendosjen e makinerisë, punishtja për ndërtimin e platformave të urave dhe impiantet e asfaltit. Dy seksionet e para deri në Qafë të Duhles pritet të kryhen kah fundi i vitit tjetër. Ministri Fatmir Limaj inspektoi punimet dhe u nda i kënaqur me dinamiken e tyre.

    http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../31097/C4/C14/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Foto-Autostrada e Kombitë-Kosovë






Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •