Pershendetje!
Kjo qe do t'ju tregoj seshte aspak e kendshme po une kam nevoje ta ndaj me ju dhe te mar nga ju mesazhe te cilat mund tja transmetoj mikes time.
Ajo eshte nje grua e bukur, me klas dhe shume e kujdesshme.
ishte nena me e lumtur ne bote...ajo shkelqente nga lumturia qekur Zoti i dhuroi vajzen e saj te cilen e adhuronte deri ne pafundesi.nuk ka fjale me te cilen mund te pershkruaj cfare nene ishte ajo...
por.... jeta u tregua e padrejte me te... vajzen te cilen mezi e priti ti vinte ne jete me te cilen kaloi vetem 22 muaj (jane pak dhe shume ne te njejten kohe) i iku pergjithmone nga nje pakujdesi e doktoreve. mjaftoi vetem nje reaksion i antibiotikut dhe per 15 sekonda i tha lamtumire jetes se saj te cilen ende se kishte filluar.e shendetshme,e bukur..nje shtrim ne spital thjesht per nje kontroll..pak temperature..nje serum..nje antibiotike...nje vdekje.... e tmerrshme..e di... po smund ta ngushelloj miken time...jam e paralizuar para saj..jam nene vete dhe e di cfare eshte nje femi. vajza e saj e vetme e braktisi dhe ajo ndihet e dobet, e pafuqishme...e vdekur.
po cmund ti thoni ju qe ajo ta perballoj kete?? ju lutem nxirrini fjalet tuaja nga thellesia e zemres qe te mund ta prekni sado pak dhimbjen e saj.
Krijoni Kontakt