Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 226
  1. #121
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga showgirl Lexo Postimin
    Besa, po, eshte ajo qe kerkoj por nuk kam gjetur lemontos ketu ku jam une; eshte e njejte sikur te perdor leng limoni?
    Dhe me fal por kete s'e kuptoj: dhe e leme ne nxhetesin derisa te fitojm nje leng me ngjyre te kafte me nje kujdes te vecant largojm masen e fituar dhe ngadal duke perdorur ftohesin ujin ngadal ngadal
    Pastaj, une e kam provuar nje here por me behej si karamel.
    Hmm mire mund te perdoresh leng lemoni. Ndegjo....
    Per ato fjale me larte e kisha qellimin derisa te fitojm nje mase te lengete qe do te kete ngjyre kafe/karamlje (si pasoj e shkrirjes se sheqerit) edhe me pas e largon kete mase dhe ngadale ngadale e ftohesh me uje (te ftoht) ne ate menyre qe masa te merr nje forme te behet me stabile per perdorim.
    Shpresoj te me kesh kuptuar...
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  2. #122
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Oj besa si bohet pilafi
    Kam edhe nje keshill per ju per receta te tilla ne forum ka edhe per lemin e kuzhines mendoj se do tju hynte shum ne perdorim
    Cao gjithsesi flm.
    Kerkojm ndjes qe smundemi tju ndihmojn
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e showgirl
    Anëtarësuar
    13-09-2008
    Vendndodhja
    brenda vetes time
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga besa.a.best Lexo Postimin
    Hmm mire mund te perdoresh leng lemoni. Ndegjo....
    Per ato fjale me larte e kisha qellimin derisa te fitojm nje mase te lengete qe do te kete ngjyre kafe/karamlje (si pasoj e shkrirjes se sheqerit) edhe me pas e largon kete mase dhe ngadale ngadale e ftohesh me uje (te ftoht) ne ate menyre qe masa te merr nje forme te behet me stabile per perdorim.
    Shpresoj te me kesh kuptuar...
    O besa per ta kuptuar me mire sa minuta duhet ta le mbi zjarr? Me zjarr te avashem apo jo? Sa leng limoni ti hedh? E largon kete mase dmth qe e heq nga zjarri?

  4. #124
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga showgirl Lexo Postimin
    O besa per ta kuptuar me mire sa minuta duhet ta le mbi zjarr? Me zjarr te avashem apo jo? Sa leng limoni ti hedh? E largon kete mase dmth qe e heq nga zjarri?
    Nese e leme me zjarr te avashem do tna duhej me shum kohe ti nese te duhet pe rnje kohe me te shkurte ather me nje temperatur me te larte qe me pak se 5 min do ta fiton masen e duhur, po do ti futish nje lug te vogel leng limoni.
    Krejte berthama qendron ne ate se ne duhej te shkrim sheqerin dhe pas shkrirjes te saj athere te ftohim.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e showgirl
    Anëtarësuar
    13-09-2008
    Vendndodhja
    brenda vetes time
    Postime
    169
    Besa ca do me thene e largon kete mase? Dhe si ta ftoh?
    Me fal qe te bej gjithe keto pyetje por dua ta kuptoj mire se e kam provuar shume here por nuk me behet.

  6. #126
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga showgirl Lexo Postimin
    Besa ca do me thene e largon kete mase? Dhe si ta ftoh?
    Me fal qe te bej gjithe keto pyetje por dua ta kuptoj mire se e kam provuar shume here por nuk me behet.
    Ok ska gje aspak.
    Po kur them e largoj kete mase e kam per qellim ather kur shqeri dhe lengu i lemonit( mirepo me me efekt ka limontosi pasi ndikon shum ne kete mase ) jane perzier dhe eshte fituar mase e holluar.
    Si e ftohim? Po pasi qe kemi fituar perberjen e duhur ate mase nga ena e leshojme ne ndonje vend ku asht beton ose dikund tjter dhe ngadal e leshon perberjen dhe njekohesisht do perpiqesh ta mbledhish ate leng duke e ftohur me uje mirpo ngadal jo qe te perzihet masa me uje por uji ketu ta shfrytezojsh per ftohjen dhe forcimi e saj ne menyre qe te perdorim ate mase.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e showgirl
    Anëtarësuar
    13-09-2008
    Vendndodhja
    brenda vetes time
    Postime
    169
    Mire Besa, flm, do ta provoj dhe kesaj here e te shohim cdo "katandis"

  8. #128
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga showgirl Lexo Postimin
    Mire Besa, flm, do ta provoj dhe kesaj here e te shohim cdo "katandis"
    Ok ather shum fate shpresoj gjerat te vajn mire cdo te mire bye bye
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e apostrof
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Postime
    83
    po besa si tia bej qe te largoj skuqjet nga fytyra te lutem me trego sepse e kam pike te dobet me trego te lutem :S

  10. #130
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga apostrof Lexo Postimin
    po besa si tia bej qe te largoj skuqjet nga fytyra te lutem me trego sepse e kam pike te dobet me trego te lutem :S
    Hehe ka nje ilac edhe per ty edhe ajo ne menyre me te mire ska kund nje kov me uj aty brenda me 1 kg akull edhe skuqja zhduket sa hap e mbyll syt (shaka)
    Zakonsiht perdorin krema puder ne menyre qe mos te jene ne siklet pas sa nga skuqja.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  11. #131
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Maskë fytyre për lëkur



    Maskë fytyre për lëkur dialektike

    Përzieni shumë mirë në blendër ose me dorë 1 filxhan kafeje kos me 1/2 filxhan bollgur (nga gruri). Përhapeni masën e përgaditur në lëkurë të pastër dhe lerëni për 10 minuta. Pastaj shpërlajnei mirë me lëngun e një pjeshkje të freskët.

    Bëni mask në mënyrë të lehtë

    Do tju nevojitet :

    • Mjaltë
    • Miell gruri
    • Birrë


    Procedura për të bërë maskën tuaj të fytyrës është mjaftë e thjeshtë, ashtu edhe produktet që do të përdorni.

    Hidhni në një tas lugë mjaltë, një lug miell gruri dhe 20ml birrë.
    Përhapeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët pastaj me të ftohtë.
    Edhe nëse e lini maskën për më shumë se 20 minuta, nuk do të keni asnjë problem, sepse përbërja e saj nuk shkakëton asnjë lloj alergjie ose acarimi.

    Për një lëkurë te pastër të lëmuar të pastër dhe të shëndritshme.


    Maskë ushqyese për lëkura të yndyrshme

    Nevojiten:
    • 3 lugë gjelle kosi (plot)
    • 1 të verdhë të vezës
    • 1 lugë krem qumështi
    • 1 lugë gjelle mjaltë të shkrirë
    • 1/2 lugë gjelle me lëng molle
    • 1/2 lëng gjelle domateje të freskët


    Përgatitja:

    I përziejm bashkë të gjitha dhe e përhapim maskën në të gjithë fytyrën dhe në gushë. Që maska te veprojë nevojitet një kohë e mjaftushme, për këtë arsye mirë do të ishte që maskën ta përdorni përpara se të bini për të fjetur.
    Ditën tjtër pastroni atë që ka mbetur dhe që nuk e ka thithur lëkura.





    Krem pastrues për fytyrën tuaj

    I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave.

    Nevojiten:

    • 1/2 filxhan me kos
    • 1 lugë gjelle vajë ulliri
    • 1 e 1/2 lugë të vogël me lëng limoni


    Përgatitja:
    Trazojeni të gjithë bashkë dhe hidheni masën e përgaditur në një vazo të vogël të mbyllur mirë. Mbajeni në frigorifer dhe përdoreni 1 lugë të vogël në mëngjes dhe në dark që të pastroni fytyrën tuaj.


    Maskë për fytyrë për lëkura me njolla të kuqe

    Përzieni 2 lugë gjelle argjilë të bardhë ( do ta gjeni në dyqane që ka ushqim biologjik ose në farmaci)

    • 1 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë krem qumështi
    • dhe 3 lëng gjelle lëng portokalli (sipas rradhës së shkruar)


    Përhapeni masën e përgaditur në lekurë të pastër për 2o minuta. Shpërlajeni fytyrën me ujë minral.
    Ndryshuar për herë të fundit nga besa.a.best : 10-04-2009 më 10:58
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  12. #132
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    "Bukuria Natyrore."

    "Bukuria Natyrore."





    Para se te aplikoni makiazh ne fytyren tuaj, duhet te ndaloni per disa momente para pasqyres dhe duhet te shifni veten tuaj. Shifeni ne nje menyre jo kritikuse per vetveten, por analizuse per gjerat qe ju pelqeni me shume tek fytyra tuaj. Analizoni syte, hunden, buzet, mollezat e faqeve, floket, cdo gje qe ju mund te deshironi. Pastaj me konluzionin qe ju do keni per fytyren tuaj, do mendoni si te rregulloni difektet ose gjera te ju keni deshire ti ndryshoni.

    Pershembull: Ka raste qe nje femre nuk mund ti pelqejne buzet e saj, sepse ajo mendon qe i ka shume te holla. Neqoftese do jete ky problemi juaj, atehere ju duhet te fokusoheni tek syte. Mundohuni qe tualetin me te forte ta beni tek pjesa e syrit, qe kur te jeni ne publik njerezit t'ju shikojne nje gje qe per ju eshte pjesa me e bukur e fytyres dhe te mos fokusohen tek difekti. Neqoftese ju beni te kunderten, pershembull lyeni buzet me nje buzetekuq te ndezur dhe nuk vini asnjelloj tualeti ne sy atehere ajo pike qe ju mendoni eshte difekt per ju do ju theksohet me shume ne pamjen tuaj te jashtem.

    Nje shprehje amerikane ne boten e kozmetikes thote, "...the less the better...". Duhet te keni parasysh qe sa me natyrale te dukeni ne fytyre aq me terheqese ju shofin njerezit e tjere. Gjate dites mundohuni te mos perdorni lapsa te zinj ne sy, ose lapes buzesh te erret apo te kuq qe ben kontrast me buztekuqin qe keni vene ne buze. Koha e tualetit te erret eshte jashte perdorimit. Tani duhet te fokusoheni tek lekura e fytyres. Duhet te zgjidhni tonin me te pershtatshem per ngjyren e fytyres tuaj dhe mundohuni te perdorni nje puder per faqet me ngjyre te lehte. Gjithmone veni pak "bronzer", qe te dukeni sa me natyrale. Aplikoheni kudo ne fytyre jo thjesht ne pjesen e faqeve, spor kudo ne fytyre.

    Rimeli eshte nje prodhim komestike qe eshte celesi i bukurise. Rimeli te ndihmon shume ne hapjen e syrit. Ne fillim duhet te analizoni qerpiket. Per femrat qe i kane te gjata, perdorni rimel qe ka efekte dredhje, por jo zgjatje. Per femrat qe kane qerpike te shkurter, duket te merrni nje rimel qe ka efekte zgjatje por jo dredhje, sepse dredhja ja u shkurton me shume qerpiket. Per femrat qe i kane qerpiket e holle, merrni rimele qe ju japin volum dhe drethje. Mundohuni qe sa here te aplikoni rimelin, ta vini me kujdes qe aplikimi te jete i paster, ne kuptimin qe c'do qerpik te shifet ne distance te afert por dhe te larget.

    Buzet gjate dites duhet ti mbani me ngjyra te hapura dhe te lehta. Lip Gloss, ose shkelqim buzesh eshte menyra me e thjesht dhe moderne. Zgjidhni ngjyra te lehta psh: rose, pjeshke, luleshtrydhe dhe qe nuk kane shume shkelqim te forte. Mjafton qe buzet te duken natyrale dhe te shendeteshme. Mos perdorni lapsa buzesh, lereni tualetin e tepert per ne darke, kur dritat jane te zbehta dhe fytyra kerkon ngjyra te forta per tu dukur ne erresire.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  13. #133
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Disa sekrete te ushqimeve te bukuris

    Qe te dukeni e bukur duhet patjeter te ushqeheni mire. Te hash mire ju mban ju dhe lekuren e fresket. Me poshte jane nje numer ushqimesh qe ju mbajne ne forme dhe qe quhen ushqimet e bukurise Arrat.
    Jane ushqim i mire kunder plakjes. Kane perqindje te larte te vitamines E dhe ndihmojne qe lekura te jete e bute. Por mbani parasysh se duhet te hani pak pasi kane kalori.


    Proteinat
    Per te pasur thonj te forte dhe kocken e forte duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pules, te fasulet, te peshku tuna.

    Vitamina B
    Ushqimet e pasura me vitamine B i bejne floket tuaj te ndritshem. Te pasura me keto vitamina jane vezet, qumeshti, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.

    Peshku
    Te hash peshk si salmoni do te thote qe ju keni marre Omega 3, qe ndihmon ne hidratimin dhe ushqimin e lekures.

    Zinku dhe kalciumi
    Zinku gjendet te mishi i pules, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon ne pastrimin e lekures. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumeshti. Keto ushqime jo vetem qe zbardhin fytyren, por reduktojne edhe rrudhat.

    Vitamina C
    Kjo vitamine ndihmon ne reduktimin e rrudhave. Kivi si frute eshte me i miri per vitaminen C. Te tjerat jane portokalli, mangot, limoni, etj.

    Vitamina E
    eshte e njohur si nje nga vitaminat qe shmang djegien e lekures nga dielli. Nese hani shume pjeshka do te keni vitaminen E ne trupin tuaj.

    Vitamina C dhe hekuri
    Keto dy vitamina se bashku ndihmojne qe te largohet rrethi i zi te syte.

    Uji
    Pini sa te mundni uje. Uji ndihmon ne largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon ne freskine e lekures.

    Domatja
    Domatet permbajne antioksidante, beta-karotin dhe vitamine C. Hajeni domaten sa me shume dhe ju do tei merrni keta antioksidante. E mira eshte qe domatja te shoqerohet me pak vaj ulliri.

    Molla
    Per te pasur dhembe te mire, hani moll

    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  14. #134
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Sekrete per floket

    Orët që kalojmë duke u marrë me flokët nuk janë pak, po shumë janë edhe ankesat që kemi. Mungesa e shkëlqimit me siguri është ndër të parat e listës. Të panumërta janë produktet që reklamojnë pikërisht vënien në vend të kësaj vetie kaq të rëndësishme për pamjen. Jo gjithmonë ama ajo çfarë reklamohet, rezulton e vërtetë. Po si t’i zgjedhim të duhurat? Dhe cilat janë gjestet që nuk japin efektin e kundërt të asaj që duam të arrijmë? Profesionistët rrëfejnë strategjitë për të pasur flokë me shkëlqim në një listë produktesh për të cilat ia vlen të investosh dhe këshillash të mundshme.





    1. Produkte natyrale. Krehja dhe stilimi i përditshëm mund të dëmtojnë flokët tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyrale dhe duke i çuar drejt këputjes. Ndërro furçën tënde plastike të flokëve me një me fije natyrale, e cila shpërndan yndyrën natyrale në fijet e flokëve ndërkohë që i kreh, duke rritur shkëlqimin. Fijet natyrale rrezikojnë më pak të këpusin flokët.



    2. Shmang produktet që përmbajnë alkool. Alkooli, ndotja dhe lagështia u marrin flokëve shkëlqimin natyral. Shumë shkuma përmbajnë alkool, kështu që, nëse i ke flokët e thatë, zëvendësoje me një krem ose serum.



    3. Laji në mënyrën e duhur. Dhe pse shumë nga ne i lajnë flokët çdo ditë, specialistët këshillojnë që disa herë në javë është e mjaftueshme. Larja mund t’i ndihmojë flokët të fitojnë shkëlqim, por ajo i lë të butë. Specialistët i këshillojnë ato që i lajnë flokët përditë të aplikojnë balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrënjëve. Pastaj, pa e shpëlarë ndërmjet, duhet të përdoret shampoja vetëm në rrënjë, duhet shkumëzuar dhe pastaj duhet t’i shpëlash. Rrënjët e flokëve kështu do kenë fituar volum, por pjesa tjetër e flokëve do ruajë shkëlqimin e saj.



    4. Shpëlaji me ujë të ftohtë. Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë i mbyll “luspat” e fijeve të flokëve, duke i lënë ato të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqe. Të përdorësh ajër të ftohtë pasi i ke tharë me tharëse ka një efekt të pazëvendësueshëm shkëlqyes dhe shumica e tharëseve e kanë opsionin e ajrit të ftohtë.




    5. Lufto flokët kaçurrelë. Fijet e flokëve janë porozë, prandaj thithin lagështi nga mjedisi, që i bën kaçurrelë në klimë të lagësht. Për të shmangur përdredhjen e flokëve nga mesi i ditës, sigurohu para se të dalësh, që flokët e tu janë të thatë; sado pak ujë i mbetur në flokë mund të shkaktojë dredhjen e tyre më vonë. Specialistët këshillojnë përdorimin e një piastre pas tharjes së flokëve, e cila do hiqte ndonjë tepricë të lagështisë.




    6. Përdor produkte me silikon. Produktet me silikon sheshojnë ato fijet e vogla që rrinë të ngritura sipër flokëve dhe krijojnë një barrierë ndërmjet pajisjeve të përdorura dhe flokëve, duke zvogëluar rrezikun e këputjes dhe duke kufizuar efektet e dëmshme të nxehtësisë. Por si çdo gjë tjetër, dhe silikoni funksionon më mirë po të përdoret në masë të moderuar. “Të përdorësh shumë prej tij do bëj që flokët të humbasin volum ose të duken të yndyrshëm”, këshillojnë parukierët. Ata këshillojnë gratë me flokë të rrallë të përdorin në vend të tij një silikon shkëlqyes spray.


    7. Provo një trajtim në të nxehtë. “Shumë femra mendojnë se nxehtësia i djeg flokët”, thonë parukierët, por e përdorur në mënyrën e duhur, mund t’u japë flokëve një shkëlqim të mrekullueshëm, veçanërisht po të jenë të dëmtuar. “Arsyeja pse parukierët i trajtojnë flokët e klientëve me nxehtësi gjatë trajtimeve me solucione është që ajo hap luspat e flokëve, duke e lejuar maskën ose vajin të penetrojë thellë në fijet e flokëve”, tregojnë specialistët. Në qoftë se nuk shkon në sallon bukurie apliko një maskë ose trajtim me vaj të nxehtë një herë në muaj në shtëpi. “Pasi të kesh aplikuar produktin, mbështille kokën me një peshqir të ngrohtë”, këshillon parukieri i Victoria’s.




    8. Investo për pajisje jonike. Tharëset dhe piastrat për të cilat ia vlen të investosh, jo vetëm nuk lejojnë që flokët të humbasin rregullsinë e krehjes, por përmirësojnë edhe shëndetin e flokëve. Ndërkohë që pajisjet e thjeshta nxehen më shumë sa më shumë i përdor, pajisjet jonike prej qeramike ruajnë nxehtësinë dhe rrisin forcën dhe shkëlqimin me kalimin e kohës.



    9. Kujdes flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë. “Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë – shpjegon një stilist i njohur flokësh, – kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët”. Në rast se flokët e tu kanë valëzime natyrale, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam.




    10. Jepu shkëlqim ondeve. “Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara”, thekson Leslie Bride, kimistja e Procter & Gamble. “Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, shpjegon ajo, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim”. Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. “T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta”, thekson specialistja.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  15. #135
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Floket qe u pershtaten per fytyre

    Modeli i flokeve ju ndihmon per te vene ne dukje apo per te zbehur nje tipar te fytyres suaj. Me poshte do te gjeni disa keshilla mbi modelet e flokeve qe vene me ne pah tiparet tuaja me te vecanta:

    FYTYRE E RRUMBULLAKET - Nese i mbani floket me vije ne ane fytyra juaj do te duket me e holle dhe me e gjate.

    FYTYRE E HOLLE - Kacurrelat apo volumi anash fytyres do ti jape nje forme me te gjere nje fytyre te holle.

    HUNDE E MADHE - Floket e leshuara mbi fytyren e bejne me pak te dukshme hunden e madhe.

    TIPARE TE MPREHTA - Floket me onde ose kacurrela i japin nje pamje me te bute nje fytyre me molleza te theksuara.

    BALLE I MADH - Baluket mbi balle ndihmojne per ti dhene nje pamje me te rregullt nje fytyre me balle te madh.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  16. #136
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Mplakja e flokeve




    Me kalimin e moshes, flokeve nuk iu ndryshon vetem ngjyra. Behen me te holle, humbasin butesine dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja te kurohen. Ja disa kura sipas problemeve qe shfaqen



    Hollohen sepse u mungojne hormonet

    Pas te dyzetave, para menopauzes, trupi prodhon me pak estrogjen, hormonin qe ka nje efekt pozitiv mbi ciklin jetesor te flokeve. Kur zvogelohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i nje enzime qe eshte pergjegjese per rrallimin e sasise se fijeve te flokeve, si edhe per renien e tyre. Ende nuk eshte zbuluar ndonje metode e pershtatshme per te kompensuar renien fizike te flokeve. Atehere jane shume te nevojshem flakonet riforcues, qe jane me perberje amineksili. Ky eshte nje perberes mjaft aktiv, qe permireson ndjeshem fiksimin e rrenjes se flokut ne skalpin e kokes. Gjithashtu, duhen perdorur ushqyes, si: metiotina, cistina dhe tirozina, enzima te cilat e luftojne veprimin e enzimes earmikee. Madje, keto substanca ndihmojne sidomos qe te mos dobesohen fibrat e flokeve.

    Nese renia eshte ne permasa te medha, qe ben te duken te zbrazeta pjese te ndryshme te kokes, atehere eshte e nevojshme te kerkohet ndihma e nje dermatologu, si dhe te ndiqen kura me te specializuara.



    Zhvillohen pore kur humbet Keratina

    Problemi i renies se flokeve eshte i njejte me ate te plakjes se lekures. Me kalimin e kohes, reduktohen substancat e organizmit, qe sherbejne si izolues per qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre behen me te dukshme. Ne rastin e flokut, ajo qe reduktohet eshte sasia e keratines dhe kolagjenit. Shtresat qe i veshin keto qeliza epidermike humbasin kompaktesine. Per kete arsye, qelizat epidermike jane te pambrojtura nga veprimi i agjenteve te jashtem dhe i rrezeve ultravjollce. Per te mbrojtur floket eshte e nevojshme qe shampot normale te zevendesohen me produkte te pasura me filtra UV dhe nje here ne dy jave duhet te perdoret nje maske me vajra, sigurisht me baze bimore. Meqe ne kete faze poret e flokeve jane me te hapura, nuk do jete aspak e veshtire qe ta absorbojne me mire vajin, duke shtuar ne kete menyre hidratimin dhe kompaktesine e tyre.



    Humbasin shkelqimin kur nuk reflektojne mire driten

    Guanina qe i mbeshtjell floket perbehet nga shume shkallezime te mbivendosura. Kur niveli i ujit ne brendesi te indeve fibrore nuk eshte i mjaftueshem, atehere drita qe bie mbi to nuk reflektohet mire. Per te shpetuar floket pa shkelqim nuk mjafton vetem te ndryshohet lyerja apo tei nenshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte qe permbajne vitamina apo edhe aminoacide, qe forcojne rrenjen e flokeve. Ndersa, per te ruajtur shkelqimin e flokeve, duhen zgjedhur produkte me baze silikoni.



    Behen shpejt pis, sepse thithin smogun

    Kur poret e flokeve jane te medha, ato rendohen, sepse smogu dhe pislleku, ne vend qe te largohen, penetrojne deri ne rrenje. Ne kete rast eshte e domosdoshme te perdoret nje shampo delikate, e cila perbehet nga sasi minimale agjentesh pergjegjes per prodhimin e shkumes. Keshtu, do te jete e mundur qe tei lani edo dite floket tuaj. Sugjerohen shampot, formulat e te cilave jane te pasuruara me alga te kuqe, pasi ato pastrojne ne brendesi, por me delikatese.



    Keputen shpejt kur permbajne pak uje

    Merrni nje fije floku qe ju ka rene ne jastek apo dhe ne kemishe dhe shikoni me kujdes nese ajo eshte me nyje. Nese jo, atehere fija e flokut eshte keputur. Edhe ne kete rast, shkaku eshte mungesa e dehidratimit. Floket jo vetem qe dobesohen, por duken me te ashper dhe te pakrehur. Gjeja e pare qe duhet bere eshte perdorimi i nje shampoje zbutese, qe permban vitaminen B5.

    Nje here ne jave duhet bere nje masazh i flokeve te lagura me vajra me permbajtje misri ose ulliri, qe duhet mbajtur per rreth 15 minuta. Kjo lloj maske sherben per teu rikthyer flokeve butesine dhe elasticitetin.



    Nuk e mbajne gjate krehjen, sepse jane te elektrizuar

    eshte normale nese, pas te pesedhjetave, edhe floket te behen me te pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Per kete arsye, shpesh, floket jane te elektrizuar dhe te shpupurisur. Ka vetem nje menyre qe tei bindim floket rebele: ato duhet te krihen gjate tharjes; keshtu do te fiksohen me mire. Do te ishte e keshillueshme qe te perdoret edhe llaku ne momentin kur kriheni. Gjithashtu, keshillohet qe nje here ne muaj tei kerkonit parukieres tuaj teju beje nje maske me kolagjen, sepse kjo substance i rikthen elasticitetin flokut. Nese doni te dilni, por floket nuk i keni te lare, atehere perfitoni nga nje banje ne vaske. Mbeshtillini floket me bigudi gjigande, futuni ne vaske dhe relaksohuni. Do te jene avujt e ngrohte ata qe do te kujdesen per te fiksuar krehjen.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  17. #137
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Te bukura ne makiazh

    Ne moshen 20 vjec e kemi lekuren gjithmone mikse,qe do te thote se mund te jete e yndyrshme ne zonat qendrore te fytyres (balle,hunde,mjekerr) dhe te thate ne zona te tjera.

    Keshtu qe eshte e rendesishme qe ta hidratatosh e te trajtosh zonat e mesme.

    Keshillohet te besh nje maske pastruese nje here ne jave.

    Pasi e keni bere kete maske (mengjes e darke) eshte e rendesishme te aplikosh me pas nje produkt hidratant.Perdor nje krem te pershtatshem per lekuren tende.Eshte e rendesishme te njohesh llojin e lekures qe ke (kerko keshillen e mjekut dermatolog)

    Kremrat perfaqesojne etapen preleminare te trukut (makiazhit).Keshillohet qe syte te lyhen pasi te idratohen me krem te posacem,sepse ushqehet dhe te ndihmon per lyerjen e tyre.

    Edhe ne moshen 20 vjec ka shpesh rrudha te vogla poshte syve,dhe per ti mbuluar perdorim nje korrektor qe ka bazen me pigment te verdhe.Korrektori mund te perdoret edhe tek zonat e hundes dhe e mjekrres.



    Është tepër e rëndësishme që para të të bëjmë makiazh të bëhet fillimisht pastrimi I fytyrës me late- tonik. Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Difektet që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eleminohen me anë të korrektorit. Ka rreth 20 lloje korrektorësh për çdo shenjë të vecantë. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.

    “Make-up” mbulon difektet e fytyrës, nofullat e dala, ballin e madh, mjekrën e gjatë.

    Eleminimi i tyre vjen si rezultat i dritëhijes nga përdorimi i tij. Make-up dhe pudra vendosen në të gjitha pjesët e fytyrës, edhe në buzë. Kjo krijon lehtësi në lyerjen përfundimtare, të buzëve, syrit, të “ruzh-it” të faqeve. Pra, është i nevojshëm në theksimin e tyre.






    Makiazhi i syrit



    Fillohet me një ton të lehtë poshtë vetullës. Me nuancë të bardhë në të verdhë të lehtë. Më poshtë, në formë harku, përdorni një nuancë në ngjyrë gështenjë, me dritë-hije në të hapur. Me një penel të ujshëm kalojmë theksimin e pjesës së rrënjës së qerpikut për të vazhduar më pas me rimelimin e qerpikëve.

    Mund të përdorni rimel “Mascara” me “qime” të vecanta që realizojnë zgjatjen e qerpikëve. Këshillohet të mos përdoret kthyesja e qerpikëve pasi ajo këput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet në të gjithë qerpikun dhe afër rrënjës së tyre vendoset një nuancë e kaftë. Përdorimi i lapsit në pjesën e brendshme tregon një pamje më të zvogëluar të syrit natyral. Ndërsa vënia e tij në pjesën e jashtme realizon zmadhimin e tij.





    Makiazhi I buzëve



    Një kontur i lehtë ngjyrë të kaftë në të errët, dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. I lëngshëm e me pak shkëlqim. Më pas bëhet dhe ruzhi i mollëzave. Theksojmë edhe një herë që buzët, ruzh i mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen.



    Flasin syte!

    Sy të theksuar për një vështrim joshës. Është tendenca e Pranverë/Verë 2008. S’kanë dalë nga hiçi, sepse në pasarela shfaqen herë pas here. Tani mëso si t’i trukosh vetë

    Duket si kompetencë e grimierëve profesionistë dhe pronë e modeleve. Por ja që mund t’ia dalësh dhe vetë të kesh sy të theksuar. Duhet të kesh parasysh këto këshilla, që të tregojnë hap pas hapi rrugën drejt një truku të theksuar sysh.

    Ja si procedojnë grimierët:

    Një bazë e përkryer. Si bazë (por dhe për të fshehur papërsosmëritë e lëkurës së fytyrës) përdoret një korrektor i lëngshëm. Sipër përdoret pudër pluhur për të hequr shkëlqimin.

    Sy të theksuar. Në fillim aplikohet një shtresë e parë kremoze me ngjyrë natyrale për të mos lejuar që grimi të rrëshqasë. Sytë konturohen me një laps të zi. Dhe vija precize e harkuar e qepallës është shënjuar me laps. Për të theksuar të zezën, përdor një penel krem dhe një pluhur i zi shumë i theksuar.

    Forma e syrit ka shumë rëndësi. Për të pasur të njëjtin efekt që shohim te modelet, duhet tepruar; nuk duhet të kesh frikë t’u japësh syve një formë që shkon përtej kontureve të vetë syrit. Pastaj është shumë e rëndësishme të punosh me shumë përpikëri. Për të shmangur njollat e zeza poshtë syve dhe mbi faqe para se të lyeni sytë, mund të përhapësh një shtresë të bollshme pudre në këto zona. Pasi të mbarosh grimin, hiq me një furçë, duke mos ushtruar forcë, pudrën bashkë me grimcat e pluhurit që kanë rënë.

    Një nuancë e artë. Qepallat lyeji drejt këndeve të brendshëm me një pluhur të artë dhe me një shkëlqyes të artë poshtë vetullave. Pastaj përdor një produkt me refleks të kuq për të theksuar edhe më shumë shikimin.

    Qerpikët harkoji me kthyesen e qerpikëve. Vetullat vizatoji me një pluhur kafe të errët dhe fiksoji me një xhel transparent.

    Mollëza të theksuara dhe buzë natyrale. Mbi mollëza apliko një pluhur të theksuar, ndërsa për buzët zgjidh një buzëkuq natyral, që anon nga ngjyra e kuqe. Pjesën e qendrës së buzëve lëre në ngjyrë më të hapur.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  18. #138
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Heqja e rrudhave ?!

    Për të arritur këtë, femrat shpenzojnë çdo vit miliarda dollarë në kozmetikë e ndërhyrje kirurgjikale

    Por a do të mundemi dot të nxjerrim përfundimisht jashtë loje rrudhat

    Të dukesh gjithmonë e re është ëndrra e përjetshme e femrave dhe për të arritur këtë qëllim, që në fakt është i paarritshëm shpenzohen çdo vit miliarda dollarë në kozmetikë e ndërhyrje kirurgjikale. E megjithatë, rezultatet jo gjithmonë janë të kënaqshme. Po a ka në të vërtetë ndonjë gjë që do të nxirrte përfundimisht "jashtë ligjit" rrudhat?

    Autorja e një libri që sapo ka dalë në Britani në lidhje me bukurinë dhe plakjen ka kaluar një vit kërkimesh për të parë dhe shqyrtuar të gjitha produktet antiplakje që nga ato që ofrohen në dyqane e deri te më të specializuarit e ofruar në klinikat zvicerane, në ato të Xhamajkës, apo nga ndërhyrjet kirurgjikale të kirurgëve plastikë të Nju Jorkut. Qëllimi i kërkimit ishte gjetja e ndonjë shenje të ekzistencës së rinisë së përjetshme. Pas një viti kërkimesh e intervistash me dermatologë, dietologë, instruktorë sporti, mësues joge autorja mësoi se ishte e mundur që të ndryshojë çdo pjesë të trupit. Mund të hiqte damarët nga këmbët, të ngrinte gjoksin e ta bënte më të madh, të hiqte njollat e zeza nga fytyra. Por sigurisht, të gjitha këto kushtonin një barrë me para dhe mbi të gjitha nuk kishin efekte shumë të gjata. Atëherë iu drejtova personave që nuk rekomandonin ndryshime drastike bisturish e palestrash, por atyre këshilltarëve që merren me higjienën dhe shëndetin që janë njëherazi pro natyrës dhe kundër ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas këtyre këshilltarëve, nuk ka rëndësi se sa ambalazhim të bukur ka një krem kur në të nuk ndodhen përbërës të rëndësishëm të tillë si antioksidantët dhe retinoli. Ky i fundit është mirë të përdoret gjatë natës, pasi stimulon prodhimin e kolagenit, ndërsa antioksidantët ndihmojnë mbrojtjen ndaj radikalëve të lirë. Por jo të gjithë kremrat bëjnë për të gjitha llojet e lëkurave dhe kjo është thelbësore të kuptohet. Ndaj është e domosdoshme që para se të blihet një krem, përmbajtja e tij të testohet më parë. Për sa u përket kremrave ka mendime të ndryshme. Ka nga ata që i vlerësojnë e të tjerë që janë të bindur që ndryshimi i vetëm mes një kremi "Nivea" dhe një "La Prairie" është ambalazhi. E megjithatë, të gjitha gratë nuk mund t‘i bëjnë ballë tundimit për blerjen e kremrave të shtrenjtë, sepse ndoshta në fund të fundit nëse blerja e kremrave të tillë të bën të ndihesh mirë kjo është një e mirë më vete. Por nëse do të donit që të ndihmonit realisht dhe pa para fytyrën, tuaj një nga këshillat më të mira është masazhi i fytyrës, ai lloj masazhi që mund ta bëjmë vetë çdo ditë duke i dhënë fytyrës grimasa e poza që të bëjnë për të qeshur, por edhe që aktivizojnë qelizat e lëkurës dhe muskujt. Në Kanada ka klinika të posaçme, të cilat këshillojnë dhe merren vetëm me masazhin e fytyrës. Megjithatë, për ata që nuk duan bisturitë dhe kozmetikat e shtrenjta, por me pak efekt ka këshilla të tjera, kryesisht falas që për shumëkënd kanë qenë të vlefshme dhe me efekt.

    Gjumi

    Për shumë modele pasarelash ai është një nga faktorët kryesorë që ua bën fytyrën të shndritshme. Kjo është e vërtetë. Mungesa e gjumit është njëherazi edhe një shkak shumë i rëndësishëm që ndihmon në plakjen e lëkurës. Me gjumë rigjenerojmë qelizat dhe heqim toksinat duke bërë aktivizimin e qelizave të sistemit imunitar. Por sigurisht, duhet të dish si të flesh. Të flesh me fytyrën mbi jastëk është po aq e rrezikshme dhe e dëmshme për lëkurën sa ç‘janë vetë rrezet e diellit, pasi krijohen zhubravitje të lëkurës që nuk janë të mira. Duke e konsideruar gjumin si një trajtim bukurie për lëkurën i takon që çdo vit ne t‘i kushtojmë këtij trajtimi 2500 orë në vit. Nëse do të gjeni pozicionin e duhur të fjetjes, atëherë do t‘i jepnit trupit mundësinë që të prodhonte hormone melatonine, të cilat ndihmojnë që të lirojnë radikalet që shkaktojnë dëmtimin e qelizave. Gjatë orëve të gjumit ka një ribalancim të të gjitha hormoneve trupore.

    Seksi

    Është shumë antiplakje. Gjatë seksit, trupi prodhon hormonin e steroidit Dhea që është i lidhur me jetëgjatësinë. Seksi është gjithashtu relaksues dhe i mirë për sistemin e qarkullimit të gjakut, gjithashtu redukton kolesterolin dhe stimulon furnizimin me oksigjen të qelizave pa përmendur faktin që djeg shumë kalori. Sipas shumë studimeve, njerëzit seksualisht aktivë jetojnë më gjatë.

    Mendja e hapur

    Sipas një specialisti të çështjeve të trurit, mënyra më e mirë për të shmangur alzheimers dhe kryesisht shndërrimin në një grua të vjetër dhe gërmuqe është të dëgjosh muzikën që urren më shumë, pasi një gjë e tillë të ekspozon ndaj tingujve dhe përvojave të reja. Truri si çdo organ tjetër i trupit plaket, por ajo çka është më interesante është se plakja e trurit identifikohet përmes mendimeve, pra truri plaket kur ti nis të mendosh e arsyetosh si një person i plakur dhe të kesh sjellje prej plaku pra refuzon t‘u hapesh gjërave të reja, të dëgjosh muzikë të re, apo të provosh veshje të një mode ndryshe nga jotja. Për sa i përket muzikës, ajo bazohet në përsëritjen e vetvetes. Ka një melodi bazë, e cila përsëritet në forma të ndryshme dhe me një ndryshim që vazhdon të të mbajë të interesuar. Është pikërisht kombinimi i duhur i sigurisë dhe risisë që truri ynë kërkon vazhdimisht. Ka teori që thonë se truri mund të stërvitet ashtu si edhe muskujt e tjerë. Para se të shkoni në shtrat kaloni një orë duke sjellë ndër mend ngjarjet më të rëndësishme të ditës dhe këtë bëjeni në mënyrë të përsëritur dy ose tri herë. Kjo e ushtron trurin dhe pasi të keni mbaruar flini dhe përsëritni të njëjtin ushtrim të nesërmen në mëngjes. Kur keni kohë të lirë mund të bëni edhe fjalëkryqe, aritmetikë mendore, mund të luani shah etj. Mësimi i gjuhëve të huaja është një tjetër ushtrim dhe këshillë e mirë për të mos e lënë trurit tuaj të plaket.

    Dieta

    E dimë tashmë shumë mirë se dietat janë thelbësore për të ruajtur sa më gjatë rininë tonë. Sipas një dermatologu të shquar amerikan, një nga gjërat që e plak lëkurën është sheqeri, pra gjëja më e mirë që mund të bëjmë për rrudhat e fytyrës është reduktimi i tij. Sipas tij, sheqeri degradon elastinën dhe kolagjenin, pra me fjalë të tjera të plak. Një nga pikat kyçe të dietave është konsumimi i sa më pak karbohidrateve. Por sigurisht, dietat janë nga më të ndryshmet. Ka dieta vetëm me peshk, dieta me mish e verë e më pas janë edhe ato ekstremet që ndalojnë përdorimin e çdolloj yndyre. Por më të rekomandueshmet janë ato që kanë sasi shumë të vogla sheqeri, që rekomandojnë pirjen e çajit jeshil, që eliminojnë patatinat dhe ushqimet e yndyrshme të çdo lloji, që rekomandojnë verën e bardhë të përgatitur nga lëkura e rrushit të kuq etj. Në përfundim, dieta është shumë e rëndësishme, por e vetme nuk sjell rezultat.

    Sjellja pozitive

    "Shihe botën dhe atë që të rrethon pozitivisht dhe qëndro e lidhur me miqtë dhe familjen. Mësohu të njohësh dhe të duash trupin tënd, vëre në lëvizje dhe jepi shans të të tregojë gjithë mrekullitë që fsheh. Ushqeje shpirtin, pra gjej kohë për vete, për meditim dhe zbulo mençurinë tënde". Janë vetëm disa këshilla për të qenë mirë sipas një ish-modeleje të famshme, e cila aktualisht merret me konsulencë dhe shkruan libra. "Nuk do të doja të isha edhe njëherë në moshën 20-vjeçare me gjithë pasiguritë dhe frikërat që më rrethonin. Pas të 30-tave ndihem më e lumtur", thotë ish-modelja. Sipas përvojës së saj, gjëja më e rëndësishme, përpos dietave apo këshillave të tjera për të larguar plakjen më e rëndësishmja është gjendja shpirtërore. "Edhe kur një fytyrë me lëkurë të rrudhur është e qeshur është më e bukur se një fytyrë pa rrudha, por e ngrysur".

    Përfundimi

    Gjëja më e rëndësishme që të shkosh drejt vdekjes me këpucë me taka, pra elegante, e shëndetshme dhe vetvetja. Nuk është e nevojshme që të përpiqesh në ekstrem për t‘u dukur 20 vjeç në moshën 40-vjeçare apo të kesh pamjen e pasme të një 16-vjeçareje e atë të përparme të një 61-vjeçareje. Po të ushtrosh pak nga këshillat e mësipërme, sidomos atë shpirtëroren do të ta vësh re se pleqëria do të të qëndrojë larg

    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  19. #139
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Keshilla per dhembe me te shendosh

    Kujdesuni per dhembet dhe higjenen tuaj stomatike


    Bakteret qe ekzistojne ne goje jane me te shumta sesa gjithe popullsia e planetit tone. Prandaj pastrimi i shpeshte i gojes eshte me mjaft rendesi, nese deshironi nje fryme te fresket dhe nje buzeqeshje tebukur.

    Kujdesi i dhembeve

    Kur zgjoheni ne mengjes, lani dhembet duke ndjekur nje rutine te perditshme te higjenes personale. Shumica prej nesh harrojne qe nje nga treguesit kresore te shendetit te organizmit tone eshte edhe gjuha. Mos harroni te perfshini edhe gjuhen ne kete ritual i perditshem. 3-4 kalime te lehta me fureen e dhembeve, jane me se te mjaftueshme per pastrimin e gjuhes. Mungesa e higjenes gojore mund te sjelle si pasoje ere te keqe te gojes, karies, dhimbje te mishrave te dhembeve dhe infeksione te rrezikshme. Mund ti evitoni te gjitha keto, nese i kushtoni kujdes te perditshem dhembeve tuaja. Me poshte po ju japim disa keshilla te vogla:


    Vizitoni dentistin tuaj te pakten 2 here ne vit, edhe n.q.s nuk ndjeni shqetesime

    Lani mire dhembet, te pakten 2 here ne dite


    Preferoni fureat e dhembeve me qime te buta


    Preferoni pastat e dhembeve qe permbajne me teper fluorid


    Perdorni dental floss (filli dentar) per te pastruar pjeset ndermjet dhembeve. Evitoni kruajteset e dhembeve sepse nuk jane aq efektive sa filli dentar, dhe gjithashtu mund te demtoni mishrat.


    Evitoni / pakesoni pirjen e duhanit dhe kafes


    Nderroni fureen e dhembeve edo 3 muaj


    Mos harroni te pastroni me furee edhe gjuhen.


    Preferoni solucionet e gargarave antiseptike per pastrimin e gojes, por jo me teper se 1 here ne 2
    dite, sepse shpeshhere ato lekundin ekuilibrin e baktereve normale te gojes.


    Preferoni solucione antiseptike te buta, te cilat nuk permbajne alkool.


    Filli dentar dhe solucionet e gargarave antiseptike duhen perdorur si suplement i furees dhe jo si zevendesues te saj.



    Ushqimi i sakte, nje mbrojtes i dhembeve tuaj!


    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

  20. #140
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Disa sekrete mbi mbirmbajtjen e thonjet

    Thonj te shkurter, thonj te zverdhur, thonj me rripa... probleme te vogla, te zakonshme dhe sigurisht jo estetike.
    Por si duhet te veprohet ne raste te tilla, per te pasur gjithmone thonj te bukura.




    • Thonjte e shkurter


    Shpeshhere te qellon qe thonjte te thyhen. Por si ti'a bejme kur kjo nuk ndodh rralle, por gjithnje e me shpeshe.
    Si te veprojme kur thonjte thyhen dhe nuk arrijne kurre te rriten per ti dhene nje forme te bukur dhe ate qe preferojmee Ne raste te tilla, problemi duhet pare nga brenda, duke u siguruar se do te ndiqni nje diete te ekuilibruar, te pasur me proteina, minerale.
    Nje tjeter problem eshte zakoni i keq i te kafshuarit te thonjve. Ky eshte nje ves qe, me shume se nga merzia, zakonisht stimulohet nga nje gjendje shpirterore jo e mire, nervozizem, ankth apo stres. Ndersa perballimi i ketij problemi, ndoshta eshte ne pamje te pare shume i thjeshte, te evitohen momentet e stresit. Por meqe kjo shume here eshte e veshtire per tu realizuar, ja nje keshille e mire per te kaluar situaten dhe, ndoshta per te shpetuar nje here e mire nga ky ves, qe duhet thene se eshte i shemtuar. Per lyerjen e thonjve keshillohet te
    perdoret nje manikyr i vecante, qe ka nje arome dhe shije te keqe, aq sa te te kujtoje te mos kafshoni me thonjte. Nje tjeter metode shume e efektshme eshte edhe mbajtja e nje eumeakizi, ne menyre qe stresi te kalohet duke pertypur eumeakizin. Shpeshhere kafshimi i thonjve sherben per shplodhjen e muskujve te fytyres, qe ne momentet e stresit jane shume te tendosura. Nderkohe qe per te realizuar kete mjafton te pertypin edhe nje eumeakiz, pa pasur nevojen e thonjve, pasi nje nga shkaqet kryesore te thonjve te shkurte eshte edhe kafshimi i tyre. Ne rast kur keni thonj te shkurter, eshte shume e rendesishme lyerja e tyre. Keshtu per keto lloj thonjsh keshillohet te mos jene shume te dukshem. Ne rastet kur thonjte jane te shkurter dhe te erregullt evitoni theksimin e tyre. Pra, jo manikyreve me ngjyra teforta dhe te shkelqyeshme, ndersa keshillohet te mos lyhet i gjithe thoi, por duke lene nje rrip te holle nga te dyja anet te palyer. Kjo do te beje qe thoi te duket me i holle dhe me i gjate.

    • Thonj me rripa


    Ka thonj qe duket sikur jane te shtresezuar apo rripa-rripa, qe mund te jene per se gjeri apo per se gjati.
    Rripat horizontale shpeshhere mund te shkaktohen edhe nga semundje, nga perdorimi i medikamenteve apo edhe nga probleme te perkohshme, qe jane shfaqur gjate rritjes se thoit.
    E rendesishme eshte te percaktohet shkaku i tyre, dhe per ta arritur kete, eshte e nevojshme ti drejtoheni mjekut te familjes. Ndersa per rripat vertikale, ne gjatesine e thoit, mund te krijohen me kalimin e viteve. Ashtu sie ndodh me njeriun, edhe thoi plakjet. Me plakjen e tyre thonjte humbasin elasticitetin dhe behen si lekura, me pak te hidratuar. Ne raste te tilla keshillohet perdorimi i nje kremi te vecante apo nje vaj qe eshte posacerisht per thonjte, qe
    duhet te perdoret rregullisht.
    Per thonjte me rripa keshillohet perdorimi i nje manikyri te vecante, qe arrin te zbuse siperfaqen e thoit. Pas saj, duke perdorur nje manikyr me ngjyre te ndezur apo te erret, do te arrihet te mbulohen rripat e thonjve. Nderkohe ne qendrat estetike mund te realizohet edhe zbutja e thonjve dhe limimi i siperfaqeve te tyre per eliminimin e rripave. Por duhet pasur parasysh se, kjo metode nuk keshillohet te aplikohet shpesh, pasi ajo i ben thonjte me te holle dhe me delikate.

    • Thonj te zverdhur


    Thonjte e zverdhur mund te jene te tille per shume arsye, si perdorimi i vazhdueshem i manikyreve me ngjyra te forta, duhani, por edhe disa lloje kerpudhash. Nderkohe qe per kete rast keshillohet konsulta me mjekun, ndersa ne dy rastet e para menyra me e mire eshte te eliminohen shkaqet. Keshtu te
    mos perdoren me manikyret me ngjyra te forta si dhe te mos pini me duhan. Gje jo e lehte kjo.
    Por nese eshte keshtu, atehere te mundohemi te eliminojme ngjyren e verdhe, qe nuk eshte aspak estetike. Kjo mund te realizohet duke prere nje limon ne dy pjese dhe duke vendosur te limoni thonjte te pakten per 10 minuta, ne menyre qe acidi qe ka limoni te zbardhe thonjte. Nje tjeter metode shtepiake eshte edhe te futen thonjte ne uje te ngrohte, ne te cilen me pare eshte hedhur kripe e zeze. Te dyja keto metoda jane shume te efektshme, por qe nuk jane te tilla nese do te behen vetem nje here. Per te arritur rezulatin e deshiruar eshte e nevojshme
    perseritja e shpeshte e tyre.
    Nderkohe, nese e keni shume te veshtire per manikyrin, atehere ju keshillojme te perdorni ngjyrat e celura dhe nuancat e hapura. Evitoni manikyret me tonalitetet e forta dhe te erreta, qe nuk bejne gje tjeter, veese te perforcojne ngjyren e verdhe te thonjve.

    • Kujdes te vecante per thonjte


    Duart ne pergjithesi jane te parat qe bien ne sy gjate komunikimit midis personave, ndaj eshte shume i rendesishem kujdesi per lekuren dhe thonjte. Fjala kye, ashtu si edhe per trupin, eshte hidratimi. Nje nga problemet kryesore te thonjve eshte hidratimi, qe mund te evitohet nese per duart dhe thonjte do te perdorej nje krem-hidratues, sa here qe keni qene jashte, sidomos kur
    eshte shume nxehte apo kur eshte ftohte. Nderkohe qe ky krem duhet te perdoret pas cdo larjeje. Perdorimi i kremit eshte mese i nevojshem per te perballuar plakjen e lekures se duarve si dhe te thonjve. Keshillohet qe te perdoren kremra me vitamina dhe filtra ultraviolet, si dhe te pasura me acidet fruktoze. Per ti pasur duart dhe thonjte sa me te bute, evitoni perdorimin e sapuneve apo detergjenteve qe ju acarojne, dhe ne raste te tilla perdorni dorashka. Gjate sezonit te plazhit mos harroni asnjehere te perdorni nje krem mbrojtes. Mos i ekspozoni duart ndaj te ftohtit te madh dhe perdorni dorashka. Nje kure e mire ne ambientet e shtepise eshte edhe banjoja e duarve dhe thonjve me vaj ulliri. Kjo metode eshte shume e lehte per tu perdorur. Ne nje ene, pasi te keni ngrohur vajin e ullirit zhysni gishtat dhe i mbani ne ene per disa minuta, per te lejuar thithjen e nevojshme te vajit. Nderkohe qe per te
    pasur nje siperfaqe te lemuar dhe te njetrajtshme, mund te perdorni te njejten maske qe perdorni edhe per fytyren. Por nese thonjte ju thyhen shpesh, atehere ata kane nevoje te qendrojne te palyer per disa jave. Por edhe ne kete rast mos harroni te perdorni kremin hidratues te pakten nje here ne dite. Per ti forcuar para se te perdorni manikyrin, keshilloheni te perdornin nje baze mbrojtese. Vete manikyri duhet te aplikohet ne dy shtresa.
    Per nje manikyr te persosur mundohuni qe peneli te marre pak manikyr, beni nje lyerje ne mes te thoit dhe me pas ne dy anen e tij. Edhe per shtresen e dyte perdorni te njejten metode, por kur te jete thare shtresa e pare. Kjo eshte e gjitha. Nese do ti ndiqni rregullisht keto hapa, do te keni nje manikyr perfekt dhe per tu admiruar.
    ... “Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh përbuzës.’..Fyodor Dostoyevsky..

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Mexhit Prenci
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 16:19
  3. Keshilla Dhe Porosi Ndaj Pushtetarve Dhe Udheheqsave
    Nga gharib në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 05:29
  4. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  5. Këshilla për meshkujt!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •