Close

Rezultati i Sondazhit: Besoni ne Fenomenet Paranormale

Votues
192. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, besoj.

    100 52.08%
  • Jo, nuk besoj

    23 11.98%
  • Besoj pjeserisht

    54 28.13%
  • Nuk e di

    15 7.81%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 59
  1. #-19

    Çfarë janë Fenomenet Paranormale

    Fenomenet Paranormale

    Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale. Termi para vjen nga latinishtja qe do te thote kundra, jashte ose pertej normales.

    Shume njerez e shikojne termin paranormal si dicka qe pershkruan subjekte te studjuara nga parapsikologjia e cila trajton fenomenet psiqike te natyres se telepatise, perceptive ekstra sensoriale, studimeve te mbijeteses si fantazma apo reinkarnimi etj. Vecantia e paranormales eshte qe shpesh trajton subjekte te cilat jane jashte spektrit te parapsikologjise apo subjekte qe perfshihen ne ufologji/alienologji, kriptozoologji, mistere te natyre se Trekendeshit te Bermudes si dhe shume subjekte te tjera jo fizike.

    Ja nje liste e pjesshme e subjekteve qe trajton paranormalja

    Kinesiologjia e Aplikuar

    Astrologjia

    Aureola

    Sherimi Kiropraktik

    Mprehtesia e Mendjes

    Komunikimi me te Vdekurit ose Komunikimi i Kanalizuar

    Perceptimi Ekstra Sensorial

    Sherimi nepermjet Besimit

    Fantazmat

    Grafologjia

    Homeopatia

    Ngritja ne Ajer, Levitimi

    Numerologjia

    Palmistria ose Leximi i Dores

    Frenologjia

    Fizionomia

    Njohja Paraprake

    Profecia

    Kirurgjia Psiqike

    Psikokinetika

    Psikometria

    Vezhgimi ne Distance ose Remote Viewing

    Djegia e Menjehereshme e Njerezve ose Spontaneous Human Combustion

    Prekja Terapike

    Dhunimi i Ligjeve te Levizjes se Njutonit ose aparatura te levizjes se perhershme


    Lista mund te vazhdoje me shume po keto jane disa nga subjektet qe perfshihen rendom ne te ashtuquajturat Fenomene Paranormale.
    Besoj se ky eshte nenforumi i pare ne shqip i ketij lloji qe i ofrohet lexuesit. Disa tema ishin te hapura me pare tek forumi i Shkenca dhe Jeta dhe qe tani levizen ketu pasi perputhen teresisht me natyren e ketij nenforumi.
    Po ashtu ketu kam inkuadruar edhe disa tema te tjera te llojit te Teorive Konspirative si dhe te Shoqerive Sekrete dhe Mistereve.

    Duhet te kihet parasysh qe Fenomenet Paranormale ndonese shpesh lidhen me anen religjioze te ndonje fenomeni te caktuar, skane asgje te perbashket me besimin fetar te mirefillte. Pra tema te natyres fetare apo diskutime per fene skane vend ketu dhe sdo lejohen.

  2. #-18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    po besoj ne fenomenet paranormale.

  3. #-17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nga padija njeriu shume fenomene i quan paranormale, magjike, etj etj.... Sa me i ditur te behet njeriu aq me teper zvogelohet lista e ketyre fenomeneve. Personalisht deri tani nuk ka dale njeri apo ngjarje qe te me mbushe mendjen per egzistencen e ketyre fenomeneve. Shendet!

  4. #-16
    Citim Postuar më parë nga beni67
    Nga padija njeriu shume fenomene i quan paranormale, magjike, etj etj.... Sa me i ditur te behet njeriu aq me teper zvogelohet lista e ketyre fenomeneve. Personalisht deri tani nuk ka dale njeri apo ngjarje qe te me mbushe mendjen per egzistencen e ketyre fenomeneve. Shendet!
    Mendim interesant dhe i thene qarte. Por ke harruar dicka qe mesa duket ose se ke lexuar ne postimin e pare ose si ke kushtuar vemendje:

    Citim Postuar më parë nga Darius
    Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale
    Spo flasim per emertime ne lashtesi apo mesjete por per ditet e sotme. Dhe ata qe i kane perkufizuar si te tilla jane njerez te ditur biles shume te ditur. Dhe sa me shume i ditur te jesh aq me shume fenomene paranormale zbulon se e rrethojne njeriun sot.

    Shendet edhe ty !

  5. #-15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Interesant! Nga 32 persona ne sondazh 28 besojne ne fenomenet paranormale.......Ti quaj keto injorante? nuk ma mban, po si tia ve emrin kesaj....?
    Nejse une per vete nuk besoj tek paranormalja..Do tia di shume per nder neqs ndonjeri do ma mbushe mendjen per te kunderten. shendet

  6. #-14
    Besimi apo mosbesimi ne dicka nuk te bejne injorant. Thjesht besues ose mosbesues.

    Gjykimi pa baza dhe pa diturine e duhur te ben injorant dhe me teper se kaq.

    Nuk je i detyruar ta frekuentosh si teme nese ste pelqen apo nuk i perputhet besimit tend.

  7. #-13
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Duhet te kihet parasysh qe Fenomenet Paranormale ndonese shpesh lidhen me anen religjioze te ndonje fenomeni te caktuar, skane asgje te perbashket me besimin fetar te mirefillte. Pra tema te natyres fetare apo diskutime per fene skane vend ketu dhe sdo lejohen.


    E ke bërë parapritjen por e pashmangshme përzierja e fesë në këtë çështje. Nuk kam për qëllim ta kthej temën në një drejtim të tillë. Thjesht automatikisht paranormalja të çon në atë drejtim dashur padashur. Kur kemi të bëjmë me fenomene paranormale besoj se flasim për gjëra jashtë asaj që njeriu quan normale dhe në një farë mënyre të mbinatyrshme. Feja pikërisht kap këtë aspekt dhe e trajton hollësisht duke dhënë edhe zgjidhjen e duhur. Të përpiqesh të shpjegosh nga ana shkencore disa gjëra që kanë të bëjnë ose janë të lidhura ngushtë me fenë, nuk besoj se është edhe aq e lehtë.


    Pikërisht për këtë së shpejti (dhe ndoshta është realitet) parapsikologjia (është saktë në shqip?) do futet si shkencë më vete. Dhe kjo për të shpjeguar atë që shkenca nuk është në gjendje ta shpjegojë. Pra duke folur për paranormalen nuk mund të përjashtosh implikimin e fesë në këtë çështje. E theksoj se nuk dua të marrë një drejtim të tillë tema. Ky është mendimi im personal.

    Personalisht besoj në paranormalen si ekzistencë të saj por, besoj se nuk ka asgjë të paqartë nëse kërkon në mënyrën e duhur dhe je mendje hapur.



    Gjithë të mirat.

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #-12
    E di qe eshte e pashmangshme por edhe mund te mos perzihet. Te pakten deri tani ja kam arritur dhe do perpiqem ta mbaj te paster si teme.

    Sa per ate tjetren, parapsikologjia tashme trajtohet si shkence vetem se nuk eshte shume e njohur.

  9. #-11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2007
    Postime
    31
    po une besoj ne keto fenomene por disa me duken edhe trillime vetem per te terhequr vemendjen e njerezve dhe besoj se shumica prej jush jane ne nje mendje me mua

  10. #-10
    Edhe une nuk i besoj te gjitha.

    Ka nga ato qe duken qarte qe jane falsfikime dhe qesharake. Por ka dhe disa te tjera qe me e pakta te bejne te mendohesh.

  11. #-9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    nga te gjitha keto qe flitet per fenomene paranormale - parapsikologjike nuk mund te jen te gjitha te pa sakta besoj ...


    p.s darius cfar thua per fjalen Parapsikologji-Paranormal ,se vetem ne gjuhen shqipe e ka at kuptimin bukfal ?
    We are all Aliens

  12. #-8
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Po besoj ne ekzistencen e diqkaje te pashpjegueshme deri ne qastin e shpjegimit te saj, vetem se shqyrtoj shuuum ate qe me vone e besoj apo e injoroj !

    P.S. Darius shpresoj qe tema te jete e hapur per mendimet tona, dhe te mos e kem huqur si shume hera tjera .
    Pershendetje!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  13. #-7
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin

    p.s darius cfar thua per fjalen Parapsikologji-Paranormal ,se vetem ne gjuhen shqipe e ka at kuptimin bukfal ?
    Pergjigja e kesaj pyetjes tende eshte dhene qe ne fillim te temes. Po e citoj perseri:

    Citim Postuar më parë nga Darius
    Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale. Termi para vjen nga latinishtja qe do te thote kundra, jashte ose pertej normales.

    Shume njerez e shikojne termin paranormal si dicka qe pershkruan subjekte te studjuara nga parapsikologjia e cila trajton fenomenet psiqike te natyres se telepatise, perceptive ekstra sensoriale, studimeve te mbijeteses si fantazma apo reinkarnimi etj. Vecantia e paranormales eshte qe shpesh trajton subjekte te cilat jane jashte spektrit te parapsikologjise apo subjekte qe perfshihen ne ufologji/alienologji, kriptozoologji, mistere te natyre se Trekendeshit te Bermudes si dhe shume subjekte te tjera jo fizike.

  14. #-6
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Kirurgjia psiqike-kurre se kam hasur kete term, si quhet ndryshe apo ka te beje me Hipnozen?
    • The rest is silence.


  15. #-5
    PSIKOKIRURGJIA


    Kureshtjen e qarqeve shkencore dhe të shumë mas-mediave botërore, kohën e fundit si sensacion, me të madhe i ngacmon një mënyrë tejet efikase dhe çudibërëse e shërimit tradicional. Kjo metodë na vjen nga Filipinet dhe quhet PSIKOKIRURGJIA. Karakteristikë e kësaj është se intervenimi kirurgjik tek pacienti bëhet vetëm përmes duarve, ose, në disa raste, edhe me ndonjë brisk të pa sterilizuar xhepi. Gjatë këtij intervenimi kirurgjik të drejtpërdrejtë në trup, nuk shkaktohet dhembja, gjakderdhja është e eliminuar gati në tërësi, kurse infeksioni nga prerja as që paraqitet fare.

    Si në koluaret e qarqeve akademike shkencore ashtu edhe në opinionin e gjer, asnjë metodë tradicionale gjer më sot, nuk ka shkaktuar aq kundërthënie dhe bujë të madhe sensacionale, sikurse PSIKOKIRURGJIA, apo operimi shpirtëror me gishta, pa brisk, pa anestezion, pa gjak, pa dhembje, si dhe komplikime tjera të mundshme post - operative.
    Këtu kemi tё bёjmё me njё metodë të vjetër dhe tejet efikase operative tradicionale që na vjen nga FILIPINET, e që me të madhe aplikohet nga disa individë të veçantë me prirje të jashtëzakonshme.
    Nga shumë psikokirurg tradicional botёror, që në mënyrë tejet efikase e aplikojnë këtë metodë, si më të popullarizuar në qarqet akademike dhe publicistike, konsiderohen dy prej tyre: psikokirurgu filipinas ELEUTERIO TARTE, dhe meksikani ARIGO. Edhe pse sot vetëm në kryeqytetin e Filipineve Manila, zyrtarisht janë të evidentuar mbi 400 sosh, këta të dy, konsiderohen si më të njohur, mu për shkak se kanë pranuar që me këto aftësi të veta të jashtëzakonshme të nënshtrohen metodave hulumtuese shkencore.

    1. Psikokirurgi filipinas ELEUTERIO TARTE

    TARTE tanimë legjendë e psikokirurgjisë tradicionale filipinase, me operimet e veta përmes gishtërinjve të duarve, bënte vërtetë shërim mrekulluese. Ky kirug popullor çudibërës, intervenimet e veta specifike operative, nuk nguron t’i demonstronte as para kamerave televizive dhe fotoreporterëve të gazetave të ndryshme botërore. Fillimisht duke kërkuar egzaminimet përfundimtare të bëra me metoda bashkëkohore medicinale, Tarte, operacionet e veta psikokirurgjike, zakonisht i aplikonte tek pacientët që kishin tumore, ciste në organet e mbrendshme të trupit, gurësit në veshka dhe në qesen e tëmthit, etj. Pasi qё pacientin e vetë e shtrinte në një tavolinë të improvizuar operative dhe në at pjesë ku duhet të kryhet operimi ia përvjelte teshat e trupit, TARTE, fillimisht, me një ritual të thjesht të koncentrimit të përqendruar, vetëm përmes gishtërinjve të duarve, fillonte ndërhyrjet e veta operative. Nuk përdorte kurfar brisku dhe paraprakisht nuk aplikonte ndonjë medikament anestezioni. Operimi zakonisht zgjaste më së shumti 15 minuta. Gjatë tërë kohës së operacionit, pacienti mbetej i zgjuar dhe nё vetëdije të plotë, duke mos ndjerё fare dhembjen. Pasi të ishte kryher operimi, tek asnjë pacient , në pjesën e trupit ku ishte kryer operimi, nuk mund të vërehej asnjë vragë apo shenjë .

    1. Meksikani i famshëm ARIGO


    Me fenomenin e PSIKOKIRURGJISË janë marrë dhe sot e kësaj dite merren shumë shkencëtarë, e ndër ta më i njohur mbetet Dr. Andrej Puhariq, amerikan, me prejardhje kroate. Ai në krye të një ekipi pesë-anëtarësh reputativ mjekësor amerikan, plotë pesë vite, studio fenomenin PSIKOKIRURGJI, tek një psikokirurg laik nga Meksika, i quajtur ARIGO, i cili në masë ishte i njohur me nofkën “kirurg me brisk të ndryshkur”. Pesë vite pa ndërprerë Dr. Puhariqi me ekipin e vetë shkencor, përcillte intervenimet kirurgjike të Arigos, ashtu që në fund vendos që edhe vet t’i nënshtrohet një operacioni të tillë nga një tumor në këmbë. Në lidhje me këtë operacion të bërë në vete, Dr. Puhariq në një publikim të tij shkruante:
    “...nuk ndjeva kurrfarë dhembje. Mirëpo, duke ditur se brisku dhe duart e Arigos fare nuk ishin të pastra dhe se lëkura ime para operacioni, as që ishte sterilizuar, gjithmonë kisha frikë për mundësinë e paraqitjes së infeksionit dhe ndoshta edhe të helmimit të gjakut. Që të reagoja me kohë, në rast se paraqiten këto simptoma, bëra të gjithë parapërgatitjet e duhura të veprimit. Plagën e kisha të lidhur me një fashe të thjeshtë të cilën çdo ditë e hapja dhe e fotografoja. Për çudi asnjë infeksion nuk u paraqit e, që ishte më e befasuese, plaga ime qe mbudhur dhe shëruar plotësisht pas tri ditësh, që për medicinën tonë është gjysma e kohës e duhur zakonisht.”
    Analizat dhe studimet e Dr. Puhariqit, janë botuar dhe publikuar në shumë editime shkencore anë e kënd botës, dhe ato zakonisht merren si pikënisje për studiues tjerë që i përvishen metodave kërkimore të mëtejshme të këtij fenomeni ende të pasqaruar sa duhet.

    Si sqarohet fenomeni i psikokirurgjisë?!

    “Operimi psikik kryhet kryekëput përmes aktivitetit specifik shpirtëror dhe mental të shëruesit” - thonë për psikokirurgjinë studiuesit e shumtë të këtij fenomeni.
    ” Me besim tё fortë nё vete dhe pas disa ushtrimeve paraprake të ngritjes shpirtëror, te shëruesi tradicional ёshtё krijuar aftësia e caktuar vizionare e kontrollit dhe manipulimit me energjitë më të lartë të niveleve hyjnore, e që, ndërtimi dhe përmbajtja e këtyre niveleve energjetike ende mbeten të panjohura për shkencën e sotme. Psikokirurgu laik, gjatë këtij operacioni, shfrytëzon procesin e vetë mental, të cilin, përmes koncentrimit të fortë, e sjell në gjendjet të caktuara psikike qё shprehet nё formë tё gjysmë transi. Pasi që ta ketë arritur këtë gjendje mental, gjatё operimit, ai e bënë orientimin dhe kanalizimin e kësaj energjie në trupin e sëmur të pacientit”.
    Bazuar në deklaratat e këtyre psikukirurgëve që flisnin për këto aftësi të veta të jashtëzakonshme operative, në to thuhet se ata realisht nuk operojnë, por janë vetëm si ndërmjetësues të një procesi që kryhet vetvetiu, e që në mënyrë automatike udhëhiqet nga një fuqi më e lartë hyjnore. Energjia e cila rrezaton nga duart e shëruesit depërton në trupin e pacientit, duke bërë kështu veprime të njëjta sikurse i bënë brisku i kirurgut në mjekësinë bashkëkohore
    Në psikokirurgji, realisht nuk eliminohet organi, por thjesht zhduket sëmundja. Disa studiues të këtij fenomeni mendojnë se, në fakt vepruese është vetë ajo energjia e caktuar që rrezaton nga dora e shëruesit, e cila pasi rregullon baraspeshën energjetike më parë të çrregulluar në indet e organit të sëmur, dhe nga ky veprim shkaktohet shërimi.
    Është tejet interesante të theksojmë se, nga ana shumë studiuesve që edhe vetë janë kirurg nga profesioni, pranohet se, krahasuar me metodat e tanishme bashkëkohore të operimit që bëhen me brisk, metoda laike e opirimit përmes psikokirurgjisë është shumë më e parrezikshme. Në rend të parë aty fare nuk ka nevojë për medikamente anestezike;
    nuk duhen investime finacijare në pajisje tejet të shtrenjta bashkëkohore kirurgjike; pacienti pas operacionit ngrihet menjëherë dhe fare nuk ka nevojë pёr hospitalizim dhe kurim shtesë post-operativ.
    E pabesueshme por e vërtetë. Njeriu dhe aftësitë e tia të pakufishme, për kapshmërinë e nivelit të arësyes tone, ende mbeten si enigmë më e madhe e të gjitha kohërave?!

  16. #-4
    Nese materialet nuk pergatiten nga vete antaret atehere do ju lutesha te here tjeter te citohet burimi se nga merren. Ne te kunderten shkrimet do fshihen pa asnje paralajmerim. Stafi yne eshte rreptesisht kunder plagjiarizmit dhe nuk e stimulon aspak perfitimin e punes te te tjereve. Rrespekti per mundin dhe djersen e derdhur ne shperndarjen e informacionit eshte cmimi me i paket qe duhet te marre ai qe ka autoresine.

    Nuk ka nevoje per pergjigje apo komente ne lidhje me kete qe thashe por ju lutem mbaheni parasysh per here tjeter.

  17. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2008
    Postime
    2
    Nuk mendoj qe Psikometria esht nje nder ato renditjet te cilat i lexova.
    Psikometria tani me eshte diciplin shkencore e psikologjis

  18. #-2
    Nuk ka rendesi cfare mendojme por sesi klasifikohet nga ana terminologjike. Psikometria me ne fund po trajtohet si disipline shkencore por eshte pjese e paranormales dhe sidomos e parapsikologjise. Deri ne momentin kur shkenca te pranoje teresisht rrolin dhe fuqine e fshehte te mendjes, te gjitha elementet e permendura ne fillim te shkrimit do mbeten pjese e paranormales.

  19. #-1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Besoj pjeserisht,perjashto UFO-t.

    Me shume besoj ne Hollow Earth se sa ne to...

  20. #0

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •