Nuk e kuptoj çfarë kërkon të thuash këtu!
Unë e di që është fjalë e huaj dhe nga vjen, por i thashë atij që nëse e përdor, të paktën ta shkruajë me ç.
Ja dhe ia janë dy gjëra të ndryshme.ja = ja
Po të jap dy shembuj për ta kuptuar: "ja ku erdhi" dhe "ia mori dorën"
Fjala mbas është një fjalë më e vjetër dhe më pak e përdorshme se fjala pas.simbas=simbas=sipas (perdoren te dyja)
Fjalën "mbas" fjalori e përmban, ndërsa fjalën "simbas", jo.
Unë i shkrova të dyja, edhe lutem edhe lutesha. Në rastin e mësipërm mund të përdoret edhe "do t'ju lutem"lusja=lutesha(ashtu si lus=lut)
Fjala "refleks" përdoret dhe me kuptime të tjera në shqip, por duke u nisur nga kuptimi i pasqyrimit, unë e përktheva "pasqyrë". Këtu unë nuk shoh ndonjë gabim. Nuk ka pse të përkthehen domosdoshmërisht pasqyrim të dyja, edhe refleks edhe reklektim.refleks=reflektim=pasqyrim (jo pasqyre)
Megjithatë, kjo nuk ka shumë rëndësi. Për mua këto fjalë nuk duhen përdorur fare, kështu që nuk ia vlen të merremi me to.
Padija dhe padia janë dy gjëra të ndryshme.ignorance=padituri (jo padije=akt akuze, por mosdije)
Padija dhe padituria janë e njëjta gjë, ndërsa ajo për të cilën e ke fjalën ti, quhet "padi". Në trajtën e shquar shkruhet "padia".
Edhe kjo që thua ti qëndron, por edhe ato që thashë unë nuk janë gabim. Varet se me ç'kuptim dhe në çfarë fjalie përdoren.praktike=perdorim i shpeshte apo i zakonshem
Unë i dhashë atij disa shembuj se si mund ta përkthejmë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë të tjerë.
Fjalën e huaj "forum" mund ta përkthejmë edhe mbledhje, edhe kuvend.forum=shesh tregu apo kuvendi
Në kuptimin e forumit të internetit, më e përshtatshme për ta zëvendësuar është fjala kuvend, domethënë një vend ku flitet dhe shqyrtohen çështje të ndryshme.
Fjala "shesh tregu" nuk më duket e saktë, sepse forumi nuk është një vend ku shitet dhe blihet.
"Shesh kuvendi" dhe "kuvendi" janë e njëjta gjë, është e panevojshme që t'i shtojmë "shesh" përpara.
Nuk janë gabim, pasi fjalori i përmban të dyja, edhe frytdhënëse, edhe frutdhënëse. "Fryt" dhe "frut" janë e njëjta gjë. Unë e përdora "frutdhënëse" sepse ashtu u përdor më lart.gabim te dyja;frytdhenese (fryt jo e njejte me frut ne gjuhen shqipe)
Këto ishin arsyet.Arsyet???
Krijoni Kontakt