Pse mos te vehet nje shkodran ne krye te pd
Pse mos te vehet nje shkodran ne krye te pd
JO SEKS PARA MARTESE
Akuza dhe e verteta jane dy gjera shume larg njera-tjetres.....deri ne momentin e provave bindese....
Shiko, nese Basha, Berisha, Pandeli Majko apo ndonje tjeter bejne dicka ne t'miren e shqiptareve, un do ja di shume per nder dhe do krenohem me te... nuk kam pse e kam per turp..
Lulzim Basha esht shum puntor dhe i perulur, korrekt, familjar model, nuk merr kokaine, nuk ushtron dhune mbi gruan, nuk ka shperthime kafsherore,...etj..etj...
paqen, e sjell vetem drejtsia
Jeni bere nje tufe ketu qe te kenaqni me xhebahiret qe nxirrni. Aq sa kam filluar bej mute Comedy Central edhe lexoj keto perrallat tuaja ketu lol
Edi Rama ka 13 vjet qe ju ben juve te flisni me vete. Ju na flisni per fundosje automatike. Megjithese eshte e ditur kush do jete kukulla e Berishes ne krye te partise, dy nga tre kandidatet e mundshem kane dale humbes perpara Rames, kurse ai deshtaku Edward Selamaj as llogaritet fare si personalitet. Si mundet nje person qe konsiderohet "intelektual" ne Shqiperi te mos beje kurrefare prspektive ne jete? Thome njerezit per Iliri Meten qe ka qene nje cope mundesi, por ama te pakten ka bere dicka ne jete e smund te krahasohet me nje taksixhi te rendomte si Edward Selamaj.
Sa per Bashen, ai e di qe ska kurefarre mundesie per te mbajtur bashkine e Tiranes se ska me Ristan ti bene derman. Keshtu qe ose do jape doreheqjen qe tani, ose do vazhdoje pushimet ne pritje te poshterimit perpara elektoratit. Cka do te demoralizoje akoma me teper demokratet dhe neqofte se bej nje parashikim fallxhoresk tip Albo, ndoshta dhe do sjelle ndonje mazhorance tip 1992 pas 4 vjetesh...
Une do te shkruaja per arsye se Shkodra ka burra qe nuk pranojne te behen kukulla te nje personi!
Dite shkruaja ka burra si Gilman Bakalli (e kisha ne mendje per fjalimin qe mbajti ne parlament ne mbrojtje te Shkodres, po I kisha harruar emrin) qe ja perplasin ne fytyre te gjitha e nuk pranojne te nenshtrohen.
Po shof qe e ke permendur vete ndaj dhe nuk ka nevoje te shpejgoj ty. Ti je tamam demokrat qe I do te miren Jo vetem partise, por dhe vendit tend.
Si Europian qe na e beni Lulin duhet te jepte doreheqjen qekur ju ngriten akuzat si cdo minister apo deputet Europian, se po te presi derisa te provohet atehere e heq ligji...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 01-07-2013 mė 20:18
Feelings change - memories don't.
Olldashi: Hyj me krenari nė garė pėr kreun e ri tė PD
TIRANĖ-Njė prej deputetėve tė Partisė Demokratike, Sokol Olldashi ka dalė sot nė njė konferencė pėr shtyp dhe ka pohuar se do tė garojė pėr kreun e ri tė Partisė Demokratike. Ky zhvillim vjen pak ditė pasi Sali Berisha dha dorėheqjen si drejtues i demokratėve pas 2 dekadave nė krye tė kėsaj partie.
Olldashi theksoi se do tė pėrfaqėsojė denjėsisht vlerat e militantėve demokratė nė kėtė garė pėr kreun e ri tė PD.
"Pas shumė e shumė takime me pėrfaqėsues tė strukturave bazike tė partisė dhe pas takimit qė zhvillova dje me kryetarin Sali Berisha i jam drejtuar kryesisė sė partisė me kėrkesėn pėr regjistrimin e kandidaturės pėr garėn e shpallur pėr kryetarin e Partisė Demokratike. Hyj nė garė duke pėrfaqėsuar militantėt e PD, me krenari se jam pjesė e opozitės sė kėsaj partie nė vitet para 2005 dhe pjesė e arritjeve tė kėsaj qeverie. Hyj me shpresėn qė nga opozitė sot tė jetė shumicė nesėr. Besoj se proceset zgjedhore nuk janė pazare dhe shumica e shqiptarėve besojnė nė moralin pėr tė cuar vendin pėrpara.
(d.b/BalkanWeb)
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Me i pranueshmi nga te papranueshmit eshte E.Selami.
MOS I NDY TEMAT no name
Kreu i ri i PD, dyndje anėtarėsimesh, procesi shtyhet edhe 24 orė
Gara pėr postin e pasardhėsit tė Sali Berishės nė krye tė Partisė Demokratike, dyndi dje demokratėt nė ambientet e selisė qendrore nė Tiranė, pėr t'u bėrė nė mėnyrė tė shpejtė anėtarė me qėllim qė tė votojnė kandidatin e preferuar. Zyra e departamentit tė organizimit nė PD ėshtė pėrballur gjatė gjithė ditės dhe deri nė orėt e vona tė mbrėmjes me njė fluks tė madh simpatizantėsh, tė cilėn kėrkonin tė anėtarėsoheshin nė PD. Po jo tė gjithė kanė arritur tė bėhen anėtarė tė anėtarėsimit dixhital nė PD, pėr shkak se shumė prej tyre nuk kanė respektuar statusin e partisė, qė anėtarėt tė regjistrohen nė vendbanimet e tyre dhe se dy muaj para zgjedhjeve nuk mund tė bėhesh anėtar.
Kjo ka krijuar njė "pėshtjellim" pėr punėn nė PD, ku nė kat tė parė tek zyra e organizimit punohej pa ndėrprerje me sistemin online dixhital. Anėtarėsimet e vjetra kanė hyrė nė sistem ndėrkohė qė afati i pėrcaktuar nga kryesia e PD-sė nė mbledhjen e sė premtes ishte i pamjaftueshėm pėr t'i bėrė tė gjithė anėtarė, ndėrkohė qė sot pritet zyrtarisht mbyllja e procesit tė anėtarėsimit dhe pėrpilimi i njė shifre pėrfundimtare tė anėtarėsisė sė partisė. Njėherėsh ka dalė dhe udhėzimi i ri i PD-sė, i cili pėrmban dy pika, konkretisht:
"Ditėn e hėnė tė definohet regjistri i anėtarėsisė sė partisė dhe ditėn e enjte tė regjistrohen kandidatėt pėr kryetar tė ri tė PD-sė". Sa u pėrket kandidatėve, kanė nisur regjistrimet e para tė tyre, por ata kanė kohė deri ditėn e enjte qė tė dorėzojnė kėrkesat pėr kandidat dhe tė shpallin platformat pėr postin e kreut tė ri tė PD-sė. Menjėherė pas ēeljes sė garės pėr zgjedhjen e drejtuesit tė ri tė PD-sė, zyra e organizimit nė kėtė parti nisi verifikimin e listave tė anėtarėsisė pėr votimin sipas parimit "njė anėtar-njė votė" tė kandidaturave qė do tė paraqiten pėr kėtė post. Tė premten e shkuar, kryesia e PD-sė zyrtarizoi hapjen e garės pėr kreun e ri tė saj, pas dorėheqjes nga kjo detyrė tė z.Sali Berisha, lideri i saj historik. Nė fjalėn e tij, z.Berisha, i cili do tė mbajė drejtimin e partisė deri nė zgjedhjen e drejtuesit tė ri, tha se "sot PD-sė i nevojitet njė fillim i ri". Aktualisht mė tė pėrfolurit pėr kėtė garė janė emrat e njohur tė PD-sė, Sokol Olldashi, Lulzim Basha, Edi Paloka, ndėrkohė qė ende nuk dihet nėse do tė kandidojė ish-kreu i demokratėve, Eduart Selami.
Gjithashtu kandidaturėn pėr kryesimin e PD-sė e ka shpallur zyrtarisht edhe ish-deputeti demokrat, Aleksandėr Biberaj. Dy kandidatura tė tjera janė ato tė biznesmenėve Erion Nikolli, ish-dhjetorist dhe biznesmeni Flamur Buēpapaj. Brenda tri ditėve pritet qė tė mbyllet edhe procesi i regjistrimit tė kandidatėve, tė cilėt pritet tė jenė tė shumtė nė numėr, pėr t'iu nėnshkruar mė pas ballafaqimit tė platformave dhe votimit. Lideri Sali Berisha paralajmėroi nė mbledhjen e fundit tė kryesisė sė PD-sė se, pasardhėsi i tij do tė zgjidhet nė fillim tė muajit gusht, ndėrsa bėri tė qartė se nė garė mund tė marrė pjesė ēdo anėtarė, zyrtar dhe drejtues i PD-sė pėrmes votimit tė anėtarėsisė dhe jo Kuvendit, siē ėshtė me aktualisht me statusin e Partisė Demokratike.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Berisha hap zyrtarisht garėn pėr kreun e PD
TIRANE- Zyra e shtypit e Partisė Demokratike ka shpėrndarė njė mesazh tė kryetarit nė detyrė tė PD-sė, Sali Berisha, nėpėrmjet tė cilit ai deklaron tė hapur garėn pėr kreun e ri tė PD-sė.
“Gara pėr kryetarin e PD nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per ēdo anetar dhe anetare te PD qe deshiron te konkurroje per lider te Partise Demokratike. Diten e enjte kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD anetar apo anetare te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise sė PD.”- thuhet nė mesazhin e Berishės.
Berisha bėn thirrje qė nė respekt te pushtetit te votes se ēdo anetari te PD, askush te mos perdore pushtetin partiak, publik administrativ qe ka, ne mbeshtetje apo lobim te nje kandidati te veēante.
“Pra asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverises te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbeshtetje te nje kandidati te caktuar. Ne kete proces ēdonjeri prej nesh ka vetem nje vote. Por ēdo drejtues ne ēdo nivel partiak apo ne qeverisje ka te drejte te loboje publikisht per kandidatin e preferuar ose te bashkohet me stafin e tij vetem pasi ai ose ajo te kete dhene doreheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverises qe mban.”- vijon mė tej mesazhi i Berishės.
Berisha mbyll mesazhin e tij me njė ftesė pėr demokratėt qė ta shndėrrojnė kėtė proces nė njė proces dinjitoz te PD-sė per nje fillim te ri e tė fuqishem te saj.
Panorama
Shife, shife, socialistet perpiqen te indikojne zgjedhjen e nje lideri qe i prish pune me pak.
Puneprishesi me i madh i enveristeve eshte Lul Basha. Kane 8 vjet qe e sulmojne. Edhe Luli hic nuk e vret menjen, zagaret lefin, Luli perpara.
Pse duhet te jete Luli TeamLeader i ekipit drejtues te PD ??? Kuratori i Rruges se Kombit, Arkitekti i Levizjes se Lire, Zmbrapsi i zallamahise 21 Janar '11, Cliruesi i Tirones nga Edvin K. Rama.
Jane 4 "tulla" politike qe i kane trondit fort socialpunistet, pasardhes te Dulles. Sa me shume perpiqet propaganda enveriste te hedhe balte mbi Lul Gjigandin, aq me shume rritet popullariteti i tij tek demokratet ...
Kushdo qė tė zgjidhet, duhet tė jetė dikush nė gjėndje tė reformatojė rrėnjėsisht PD-nė dhe ti japė pak surrat partie tė djathtė. Gjithashtu duhet tė jetė edhe i aftė ta nxjerrė nga fusha magnetike tėrheqėse e Babait tė saj. Ktij tė fundit i del dhe i mjafton vendi i ''Anėtar nderi''
Elegance is an attitude.
Po analizon gjendjen time psikologjike para se te lexosh ate qe une kam per te shprehur publikisht?Sipas mendimit tim, frika jote kryesore eshte margjinalizimi i Berishes dhe zvogelimi i ndikimit te tij ne cdo aspekt, nese do te zgjidhej dikush si Basha ne krye te Partise. Dhe duke mos qene i bindur se Basha dhe ndonje i ri tjeter i PD-se do te jene ne gjendje te perballen suksesshem me "tandemin" Rama-Meta, se paku jo ne vitet e para, ti preferon kete zgjidhje me E. Selami. Thjeshte: Aktualisht nuk ke besimin e duhur te aftesite e Bashes per t'u perballur me kundershtar politik te kategorise Rama dhe Meta. Pavaresisht rezultatit te 2009 ne Tirane.
Basha eshte politikani i vetem profesionist qe ka Shqiperia dhe i perket nje brezi te ri shqiptaresh, as brezit te thinjur nen komunizem te Sali Berishes e as brezit te djegur nga komunizmi te Edi Rames. E ardhmja e Lulzim Bashes ne politike eshte e shkelqyer pasi eshte i kompletuar nga te gjitha aspektet dhe mbi te gjitha ka nje kulture pune te admirueshme. Por do te ishte gabim nese Lulzim Basha kandidonte per kreun e PD ne kete kohe. Kushdo qe do te zgjidhet kryetar i PD ne kete kohe do te jete nje lider kalimtar i PD. PD nuk eshte PS por ka tani nje standard si ne qeverisje edhe ne fushatat elektorale: kryetari i partise drejton fushaten dhe merr drejtimin e qeverise nese fiton zgjedhjet ose jep doreheqjen nese humb zgjedhjet. PD nuk eshte PS ku nje psikopat si Edi Rama ndejti ne krye te partise per 8 vjet edhe pse humbi zgjedhje pas zgjedhjesh e percau te majten, dhe kur erdhi puna, i zuri me shkelma e perzuri nga partia gjithe intelektualet e shquar me kontribut ne vite ne ate parti. Gjithe inteligjenca e Shqiperise eshte ne PD dhe me largimin e Berishes rradhet do te shtohen pasi do te afrohen edhe ata qe per nje arsye apo tjeter u ftohen me lidershipin e Berishes.
Zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi jane ne 2015, zgjedhjet vendore, dhe Lulzim Bashes do ti duhet te marri nje vendim: te heqi dore nga rikandidimi ne Tirane per te drejtuar PD ose te rikandidoje e fitoje ne Tirane e t'ia lere drejtimin e PD dikujt tjeter. Basha i ka bere nje premtim elektoratit te tij ne Tirane se ndryshe nga paraardhesi i tij, ai nuk do merret me politiken e hicit, por do merret 100% te kohes duke u dhene zgjidhje problemeve te qytetareve te Tiranes. Nese ai do te hiqte dore nga drejtimi i Bashkise per hir te PD, kjo do te ishte nje shans i madh i humbur per PD. Pas postit te kryeministrit te vendit, posti me i rendesishem ekzekutiv ne vend eshte Bashkia Tirane. Dhe kush drejton me sukses Tiranen dhe kush rizgjidhet ne kete post me nje perqindje te larte votash, ndryshe nga 2 vjet me pare, kjo do te ishte fitorja me e madhe politike e opozites se demokratike pas humbjes se qershorit. Dhe do ti kallte tmerrin PS dhe Metes se puna qe Basha ka bere ne krye te bashkise ka ndryshuar mendjen e qytetareve per te dhe ne menyre indirekte opoziten.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jene ne 2017 dhe nese Basha rifiton Tiranen ne 2015, PD eshte nje hap larg ardhjes ne pushtet. Kryetari i ri i demokrateve nuk duhet te jete nje figure karizmatike (sa karizmatik eshte majmuni i cirkut Edi Rama?!) por duhet te jete nje njeri qe eshte ne gjendje te beje dy gjera: a) te afroje njerezit e larguar nga PD ne kete parti b) te rindertoje strukturat e partise ne gjithe rrethet e vendit duke sjelle nje fryme te re ne kete parti dhe ne politike, frymen e real-politikes qe nuk prodhon polarizem e retorike boshe, por ofron zgjidhje problemeve qe hasin qytetaret e vendit. Dhe nga ata qe kane kandiduar, vetem Eduard Selami eshte njeriu i pershtatshem per kete pune, pasi sjell nga eksperienca 20 vjecare e jetes ne Amerike nje fryme tjeter politike qe josh jo vetem militantet e PD por josh edhe shqiptaret e tjere qe ne keto zgjedhje votuan per te majten. Avantazhi tjeter i Selamit eshte se ai nuk eshte produkt i kenetes politike shqiptare dhe nuk e ka vene pasurine e tij as duke vjedhur fonde publike e as me lidhjet me krimin. Dhe kjo ben qe ai automatikisht te gezoje nje mbeshtetje nderkombetare dhe nje besim qe nuk do ta gezonin ata qe kane vite si ushtare te bindur te Berishes ne Tirane.
Qe te mesosh edhe dy gjera me shume per Eduard Selamin, ai u zgjodh kryetar i PD menjehere pas ardhjes se PD ne pushtet ne 22 mars 1992 ne Shqiperi. Berisha u be president, Aleksander Meksi u zgjodh kryeminister dhe Selami u zgjodh kryetar i PD. Ndryshe nga Meksi e Berisha, Selami i perkiste brezit te dhjetoristeve, studenteve. Ai u ftoh me Berishen dhe Meksin pasi beri nje obzervim serioz por qe u keqkuptua si nje "ambicie politike" e tij. Ai tha se ne cdo vend demokratik ne bote, kryetari i partise duhet te jete edhe kryeministri i vendit nese partia fiton zgjedhjet. Kjo duhet te kthehej ne nje princip e praktike per partine e re te demokrateve. Por duke qene se ishin fillimet e demokracise e shumica e njerezve nuk e kishin idene se si funksiononin demokracise e shtetet demokratike, Selami u kryqezua per kete ide te tij. Por ja si rrodhen ngjarjet, dhe ideja e Selamit 20 vjet me pare, eshte sot realiteti i politikes shqiptare qe respektohet jo vetem nga PD por edhe nga PS. Ana tjeter pozitive e Selamit eshte se ndryshe nga shume te larguarit e tjere nga PD, asi asnjehere nuk e humbi besimin tek PD dhe lidershipi i saj.
Shqiptaret jane velur me populizmin. Fushata e Lulzim Bashes ne Tirane e provoi kete gje pasi ishte nje fushate komplet ndryshe nga fushatat qe shqiptaret ishin mesuar te shihnin. Shqiptaret nuk duan politikane qe bejne mitingje e bejne premtime, duan politikane qe gjejne kohe te degjojne problemet e tyre dhe ofrojne zgjidhje per to. Kjo ishte risia qe Lulzim Basha solli ne politiken shqiptare dhe Eduard Selami e vlereson kete gje me mire se gjithe te tjeret, pasi 20 vjetet e fundit nuk jetoi si zgjedhes ne Shqiperi por si zgjedhes ne Amerike.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-07-2013 mė 21:31
ēi pelqeni ketij Lulit xhanėm........
"Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"
Ha....ha...ha..... keshtu i thone edhe kendej nga ne "mos e luj se s'ta quj !" Ha....ha....ha... Ramiz Boshnjak Alia e ka lene litarin jashte , por dhe dy ushtaret e tij Nanos dhe Berishoviē , megjithese pleq dhe me nje kembe ne varr , i ka akoma gjalle eeeeee !
- Njashtu osht : "Mos e luj se s'ta quj" ..!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 03-07-2013 mė 04:36
Krijoni Kontakt