Besoj se ky akte nuk duhet lejuar nese gruaja e vellait nuk ka ndjenja per vllain e burrit. Eshte nje abuzim te detyrosh dike te martohet per nderin e familjes, sjam absolutisht dakort me kete mentalitet.
Besoj se ky akte nuk duhet lejuar nese gruaja e vellait nuk ka ndjenja per vllain e burrit. Eshte nje abuzim te detyrosh dike te martohet per nderin e familjes, sjam absolutisht dakort me kete mentalitet.
I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.
E çuditshme por ja qe ka ndodh edhe tek ne . Kur gruas i ka vdek burri , familja e burrit e kane martuar me kunatin ose xhunin e xhajes ose ndonje kusheri te afert te burrit . Per arsye qe nusen te mos e perzene nga shtepia, dhe femijet te mos mbesin pa te dy prinderit. Sic ka qen perpara kur vdes burri gruaja nuk ka te drejte ti mare femijet e vet , pra nuk i lejohej qe femijet te dalin jasht truallit te tyre .Dhe per kete arsye qe femijet te mos ngelin edhe pa nene ajo ka qene e "detyruar" te martohet perseri brenda fisit te burrit . Tashi kjo tradite eshte turke apo arabe nuk e di , por qe e kane praktikuar edhe te paret tane . Normale qe nuk eshte llogjike as per gruan as per kunatin edhe ata nuk e kane pasur te lehte por kush i ka pyetur . Po shyqyr qe keto fenomene nuk ndodhin me .
Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat
Në këtë temë paskan marrë pjesë kryesisht disa anëtarë që më shumë merren me sport, me modë, me muzikë, me lojëra olimpike etj.
Kanuni nuk e lejon gruan e vejë që të marrë fëmijët me veti nëse martohet, pa lejen e shtëpisë. Nëse e lejon shtëpia e burrit, (kunetërit, vjehrri) atëherë mundet por kjo ndodh rrallë, sepse asnjë familje nuk dëshiron që jetimët e vet t'i lërë në dorë të ndonjë njerku pedofil e të abuzojë me ta.
Pleqtë gjetën mënyrën që gruaja të kishte edhe burrin edhe fëmijët. Varësisht nga fiset disa e ndalojnë disa e lejojnë. Secili fis ka mbajtur kuvendin e fisit, ku me shumicë votash kanë vendosur që kjo gjë të lejohet ose të ndalohet.
Kanuni i jep të drejtë vejushkës që të martohet ku t'i dojë qejfi. Askush nuk mund t'a ndalë motrën e vëllait me dhunë. "Vejushka dhe Vejani e dinë çka është jeta". Pra njerëzit e vejë pavarësisht nga gjinia, simbas kanunit kanë të drejtën të zgjedhin bashkëshortin.
Ata që e kanë detyruar atë gruan që të martohet me kunatin kanë shkelur Kanunin.
Tradite kjo? jo me shume eshte ABSURDITET!!.
Sui generis
E njoh kete tradite sepse kemi pasur ne lagje nje nuse nga fshatrat e shkodres,i vdiq burri dhe donte te martohej me kunatin,por ne krahinen time e kemi per turp. persoalisht nuk e pranoj si teori por ja qe eshte pjese realiteti.
Ekziston edhe tradita e kundërt, por që tash është e shuar vetëm se ka mbetur në kujtesën popullore, në formë gojëdhënash, kur vdes gruaja dhe vejani martohet me të motrën e grues.
Familjet shqiptare kane qene dhe vazhdojne ende te jene te natyrave te hapura, te medha, qe kane jetuar ne kushte teper te veshtira (prinderit, femijet, djemte me nuset, pra disa kurora ne nje banese), te lidhur shume me njeri tjetrin edhe ne fis.
Eshte e vertete qe te tilla fenomene kane ndodhur, alibaba e ka shprehur qarte ne shkrimet e mesiperme.
A eshte kjo dicka e drejte ose jo?
Une mendoj se brezi jone e ka te pashmangshme qe nje fenomen te tille ta shikoj dhe gjykoj pa "paragjykuar". Nga kjo pikepamje askush s'do ishte dakort.
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
Nuk ben me vellain e rradhes. Me tjetrin po. Duhet nje po nje jo, ndryshe thone se çiftit i bie magjia e zeze dhe ata nuk bejne me femije, madje as dashuri.
Nese ska vella te trete, atehere duhet kerkuar nje tek kusherinjte, derisa te gjendet nje gomar qe e merr persiper ate pune.
Ju mori dreqi kaptinen ju mori, e keni kthyer njeriun ne bageti. A thua se ajo fatkeqja ka ngele te provoje hunjte e tere familjes.
Mos u trego kaq agresiv. Kur si di gjerat mos kerce si gjel.
Plus qe asnje se detyronte vajzen te martohet me vellain api cunin e xhajes, por mund edhe te kthehet ne shtepine e vete (nese e pranojne) mos harro se dikure po tu ktheje te shtepia e prinderve "ishte turp" ndaj edhe ndodhin kto fenomene, per te mos e lene vajzen ne mes te 4 rrugeve, edhe tja vinin gishtin "si gruaja pa burre" i thonin te martohej me ndonjerin brenda familjes apo fisit.
Gjithsesi kto jan raste te rralla, qe ndoshta perdoren akoma neper fshatra te thella, ska te beje abaro-turku, apo cifuto-palestinezi ne kte mes. Edhe qe ta dish ti, dikure per cdo gje pyetej kryeplaku i fshatit, ai mblidhte pleqt e tjeret edhe vendosnin se cfar te benin, edhe i zoti i shtepise bente ashtu sic thonin pleqt e fshatit. Ne kohe te Enverit kemi qene te gjith ATEISTE, ndaj c'lidhje turko-afgani ne kte mes, mos e lidhni gjithcka me fene, ska lidhje feja ne kte gje. Ka akoma fshatra qe kan kryepleq te cilet vendosin per cdo gje ne fshat, mos te duket cudi.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
A ke kapacitet të kuptosh se pse tjetri e thotë një fjalë??Nuk lexohet çeshtja...se ata qe ndjekin moden apo ikin ne bingo jane gabim,dhe ata qe martohen me vejushet e vellezerve jane te rregullt.
Ata që luajnë bingo e kazino, nuk ia kanë haberin traditës, prandej nuk u përket që të vinë këtu kalimthi të hudhin ndonjë fjalë si iu do qejfi. Për traditë flasin ata që e njohin traditën.
Në Kosovë ka qenë mjaft e përhapur deri pas L2B. Njësoj sikurse në Shqipërinë Veriore.
Vdekjet e burrave kanë qenë të shpeshta. Lufta, Gjakmarrja, etj. Pasonte një grua vejushkë, me fëmijë jetimë, dhe martohej me vëllain e burrit.
Ktu po flasim per histori, spo flasim per kohet e sotme, por edhe ju sduhet te thoni QE KURRE SKA NDODH KJO GJE, ose te kerceje si gjel duke then se jan tradita arabe, krejt pa pike kuptimi.Nuk lexohet çeshtja...se ata qe ndjekin moden apo ikin ne bingo jane gabim,dhe ata qe martohen me vejushet e vellezerve jane te rregullt.
Leximi i çeshtjesh ne kete menyre eshte i gabuar.Njeriu duhet te shohi dhe pak raportet e vetes me boten...kjo s'do te thote qe duhet te mari boten si pike referimi,por indiferenca ndaj botes te izolon dhe si rrjedhoje te shkaterron.
Reflektojini mire kto gjera.
Njeriu kur nuk e di dicka, pyeten dike tjeter, ose rri edhe lexon se cfar shkruajn te tjeret, te pakten te mesoje dicka qe NUK E DI. Nuk eshte turp te mesosh, turp eshte kur nuk di, edhe ben sikur di gjithcka.
Se kam me ty Lenc, por ne pergjithesi ne kte teme, ja kan fut totalisht kot. Por shyqyr qe kemi edhe njerez si alibaba qe din shum gjera ne lidhje me traditat e hershme tonat. Edhe un si ty po rri e lexoj se cfar shkruan alibaba, sepse dua ti mesoj akoma me mire, sepse skam pas mundesine ti mesoj me pare.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Alibaba ka plotesisht te drejte kur thote qe ka qene tradite, ne Veri. (Njoh raste te tilla personalisht.)
Faktikisht gruaja (sidomos femijet) nuk lejoheshin te ktheheshin tek familja e nenes. Sa e vjeter eshte kjo tradite nuk e di. Kur vdes i shoqi, ajo martohet me mashkullin e shtepise qe eshte i pamartuar dhe ne moshe madhore, qofte vella apo kusheri. Nuk eshte incest (se kush e permendi me lart) se na late pa mend. Ku i pate lidhjet e gjakut?
Nuk eshte se po aprovoj nje tradite te tille, por mire do ishte te kemi njohuri.
PS: Kini parasysh traditen patriarkale, dhe kjo dukuri vete-shpjegohet.
Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 18-04-2008 më 14:52
Une po flas ne fakt per insest "biologjik". Nga ana tjeter, per kulturen sot eshte nje fare insesti "psikologjik", martesa dmth me vejushen e vellait apo kusheririt. Gjerat evolojne, dhe traditat gjithashtu.
PS: Angjelin, nuk ka ndodhur ne dy-tre fshatra. Ka qene tradite dhe ne Tropoje. (Di njeri te na thote per Kosoven?)
Do ju lutesha qe ne kete teme te jepni mendimet tuaja pa kaluar ne ofendime ndaj njeri-tjetrit.
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
Ne kohet e me pareshme e di qe ka qene qe gruaja mud te martohej me vellain e burrit se duke mbetur e ve ka pas nevoje per dike qe te kujdeset per te edhe femijet(nqs ka pas femije)po ne kohet e tanishme se di.Po per mendimin tim kjo gje nuk hecen
Ndryshuar për herë të fundit nga AnGeL_DeViL : 18-04-2008 më 16:57 Arsyeja: Nje gabim i vogel
Trimi Mire Me Shoqe Shume
Ka shum arsye pse ka ndodhur kjo, nje nga arsyet eshte ajo qe the ti, pastaj per arsye qe fshehtesirat e asaj familje te mos shkojne te ndonje familje tjeter, pastaj eshte edhe fakti qe tek ne shqiptaret ka ndodhur nje kohe qe kan lindur me shum meshkuj se femra, ka qene krize e madhe per tu martuar (sidomos ne malsi), ka ndodhur qe meshkujt jan rritur, plakur e vdekur pa u martuar, pra ate nuse qe e kan patur ne shtepi dhe i ka vdekur burri nuk e kan lene te shkoj tjeter kund, qe te mos i humb fara asaj familje. Ka edhe shum arsye tjera qe nuk po me bien nder mend ne kete moment.
Neve sot duhet te kemi mirekuptim per ate lloj "tradite" te me hershme, natyrisht duke mare parasysh shkaqet apo arsyet, por eshte me t'vertet trishtim ta paramendosh ta marrish nusen e vellaut te vdekur per grua.
mirè e ke thènè, hajde fol me kto tè tjerèt qè e bèjnè punè morali apo qè thojnè èshtè ligj shkretètire, arabi apo inçest...sja kan haberin fare nga zakonet Shqiptare se mungojn nga 100 vjet prej vendit.
desha tè shtoj qè ky zakon ishte i mirè pèr kohèn qè u zbatua dhe zduhet tè na vijè turpi...
le tè kujtojmè zakonet nè evropè se çdo tè thoshte kur njè grua i vdiste burri.
njè grua qè i vdiste burri dhe nuk ishte e fisme (konteshè, baroneshè, markeze etej ) jo vetèm nuk mund tè gjente burrè (asnjè nuk donte ta martonte njè tè ve me fèmi apo jo ) por nuk kishin asnjè tè ardhur tè siguruar nga shteti...
...kjo bèri qè kurvèria tè zhvillohej nè shumè vende nè evropè nè shekujt e kaluar sepse femra ishte shumè e shtypur dhe e vuajtur...dhe nuk kishte mundèsi tè jetonte sidomos po tè kishte edhe fèmi jetimè.
kjo gjè nuk ndodhi nè Shqipèri falè kanunit qè edhe pse nuk èshtè i njèjtè nè gjith Shqipèrinè por zbatohej me versione tè ndryshme tè pèrshtatura.
pèr ata qè nuk kanè sy le tè lexojnè "Berberi i Sevilies" ( komedi shkruar nga i madhi Molier ) pèr tè kuptuar se sa vuante njè femèr nè atè kohè dhe pèr disa ligje imorale tè aprovuara nga kisha katolike, siç ishte ajo e provès qè i bènte Aristokrati ( konti, baroni, duka etej) gruas sè njè fshatari tè tij qè ditèn e parè tè martesès (duhet ta provonte ai... e kuptuat pèr ça bèhet fjalè apo tja u them mè shqip) qè ishte me ligj.
kto gjèra nuk ndodhèn asnjè herè nè Shqipèri falè kètij kanuni qè juve e quajtèt arab , tè shkretètirès, apo inçest kafshèror pa e njoftur fare vlerèn morale tè tij...dhe ajo qè èshtè mè e rèndèsishme fèmijèt rriteshin me dinjitet.
tashti nuk ka mè arsye tè zbatohet nè ditèt tona ky ligj ( ligjet e tjera tè Kanunit po ) sepse njè grua qè sbèn fèmi apo qè e ka lènè burri mund tè gjej burrè dhe asistencè nga shteti ( megjithse pèr burrè nuk èshtè aq kollaj nè Shqipèri )
PS. X alibaba flm. pèr materialin qè ke sjell kètu( tè kishte edhe tè tjerè shqiptar si ti mir do ishte ) po tè qèllosh nè kalim pèr Itali mè lajmro se tè kam borxh njè drek tè mirè dhe disa goca tè reja qè du me ti prezantu.
Ndryshuar për herë të fundit nga RedDardan : 22-04-2008 më 14:19
Mund te martohet kur degjenerimi arrin kulmin.
Kanuni nuk ekziston me.
Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.
Nusja ka te drejte te iken nga shtepia dhe te martohet ku te doje , por nese ka femije ajo nuk mund ti marre me vete femijet e saj.Keto martesa jane bere me shume ne rastet kur nusja ka pasur femije , qe te mos i leje femijet dhe te martohet ne fis tjeter ka qen pothuajse e "detyruar" te pranoje oferten qe i caktonte fisi i burrit. E themi edhe nje here qe keto martesa nuk kane qene te detyruara , por eshte pare si zgjidhja me e mire per ate kohe .
Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat
Ti mund te flasesh per te kaluaren(kalumen) por i sigurt te jesh se ne disa zona te veriut te shqiperise ka familje qe i ruajne keto ligje .I kam pare vete kur shkoja shpesh nje zone te veriut .Ndoshta jo kaq te rrepta sa kane qene atehere, por qe ekzistojne sidomos tek te moshuarit qe duhet te pyeten me c'do kushte .Jo "nqs nuk pranon", por "nqs nuk pranonte". Jemi duke fol për të kalumen.
Varej nga ligjet lokale. Secila krahinë kishte variantin e saj të kanunit.
Nejse,c'do gje ndryshon me kohen .
Krijoni Kontakt