Close
Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 410
  1. #361
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    22 Prill 2011 - 07:35 | Shqiperi


    Bovilla që i pimë ujin pa siguri, bagëtitë e mbeturinat në liqen


    TIRANE-Liqeni i Bovillës, baseni më i madh i ujit që furnizon kryeqytetin me ujë të pijshëm, edhe pse është një objekt i një rëndësie të veçantë nuk ka asnjë masë sigurie. E perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon fakte tronditese qe pohojne se në ambientet e këtij baseni mund të hyjë kushdo dhe mund të hedhë çfarë të dojë në të, pasi asnjë punonjës nuk të ndalon.
    Kjo për arsye se në digën e Bovillës kalon edhe rruga që të lidh me pjesën tjetër të zonës ku ka shtëpi banimi.
    Banorë të zonës shprehen se gjatë verës ujërat e këtij baseni shndërrohen në plazhin e tyre privat. E vetmja pjesë ku nuk të lënë të hysh është zona e tunelit, ku është hyrja në dhomën e komandimit e nga ku hapen e mbyllen portat për furnizimin me ujë të kryeqytetit. Faktin që nuk e ruan kush këtë basen e dëshmojnë edhe bidonët plastikë që notojnë mbi ujë, apo bagëtitë që hyjnë lirisht e pinë aty ujë pasi nuk ka asnjë rrethim.

    Gazeta Shqiptare sjell deshmi te banoreve te zones ku pohohet se ne Boville u jepen uje bagetive te zones si dhe kur kane vape lahen vete ne te. Ndersa nje tjeter pohon se vjet ne ujrat e Bovilles eshte gjetur dhe nje gomar i ngordhur.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #362
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    une per vehte, keto vitet e fundit jam bere mjaft pesimist... sikur me ka humbur ajo shpresa qe kam pasur...
    nuk e ka fajin vetem shteti. e ka fajin kryesisht koka e shqiptarit (duke iu referuar nje pjese te madhe, ndoshta shumices)...
    Ka gjete kapaku tenxheren... keto koka shqiptaresh nuk mund te vene ne drejtim vecse nje shqiptar qe ben pak a shume ato qe ata vete duan te bejne. Nese shumica e shqiptareve te mos e donin kaosin dhe shkaterrimin e mjedisit, atehere nje qeveritar qe do te kunderten, do t'i kishte ditet e numeruara..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 22-04-2011 më 09:51

  3. #363
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ka gjete kapaku tenxheren... keto koka shqiptaresh nuk mund te vene ne drejtim vecse nje shqiptar qe ben pak a shume ato qe ata vete duan te bejne. Nese shumica e shqiptareve te mos e donin kaosin dhe shkaterrimin e mjedisit, atehere nje qeveritar qe do te kunderten, do t'i kishte ditet e numeruara..
    dikur mendoja ndryshe, por tani nuk mundem te te mos jap te drejte (fatkeqesisht do thoja)......
    une nuk di c'te them. ndoshta mungon edhe edukata familjare.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #364
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    une per vehte, keto vitet e fundit jam bere mjaft pesimist... sikur me ka humbur ajo shpresa qe kam pasur...
    Sepse je kokrra e dembelit, prandaj.

  5. #365
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Sepse je kokrra e dembelit, prandaj.
    Sic e thashe ne nje postim te meparshem Yes, ketu nuk eshte pune dembelizmi...

  6. #366
    Edvin, kur perton edhe te mendosh pozitivisht, atehere si do veprosh po pozitivisht?
    Te mendosh, per mua do te thote; te besh, kur me hypen dicka ne koke une e bej dhe mbaron ai problem.
    E kuptoj se ku e ke fjalen, u morem vesh njehere, por ta thashe gjithashtu, nese nuk mund t'i ndergjegjesosh te gjithe, te pakten ti vete bej dicka me aq sa te mundesh, cdo gje arrihet shkalle shkalle dhe me durim, jo me pesimizma. Dikur nuk kemi qene kaq sa jemi, kemi qene te vegjel, nuk kemi ditur shume gjera etj etj,..por me kalimin e kohes u rritem , mesuam, u ndergjegjesuam, pra e beme ngadale e ngadale, sipas kohes....

  7. #367
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Sepse je kokrra e dembelit, prandaj.
    po c'ka te beje dembelizm im ketu???????
    une punen time e bej dhe e kam bere gjithmone.

    kur kam qene femije mbaj mend qe kthehesha nga kopeshti me xhepat plot me mbeturina mollash apo portokallesh, pasi nuk kisha ku t'i hidhja dhe preferoja te kthehesha me to ne shtepi...
    nderkohe qe shoket e mi i hidhinin neper toke...

    une dikur jetoja ne pallat ne mes te shkodres.
    poshte pallatit ishte bere nje mal me mbeturina, nderkohe qe vendi per te hedhur plehrat ishte vetem 100 meter me larg...
    une dhe familja ime uleshim cdo nate per te hedhur mbeturinat. as diten jo, por vetem naten.

    poshte ketij pallati, 7 here kane pas provuar te mbjellin peme. pse? sepse ca idiote i thyenin.

    une anen time e kam bere (madje shume me teper), por kur shoh nje numer aqte madh njerezish qe sillen si bageti, normal qe nuk kam si te jem optimist.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #368
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Masakra e ish-parkut te Lures:

  9. #369
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Hidhen ne lumin Kir mbeturinat, ndotja “xhiro” ne Shkoder

    Hidhen ne lumin Kir mbeturinat, ndotja “xhiro” ne Shkoder
    Virtyt Abdyli, Gazeta Metropol

    Banoret e lagjeve perreth “Varrezave te deshmoreve” shprehen te shqetesuar me fenomenin e fundit te hedhjes se mbeturinave jo shume larg banesave te tyre dhe ne breg te lumit Kir. Sipas banoreve te lagjes “Bleran” te fshatit Bardhaj, si dhe te lagjes periferike informale “Mark Lula” te qytetit te Shkodres, ka thuajse dy jave qe mbeturinat nuk hidhen dhe nuk digjen me ne vendin e meparshem. Fillimisht banoret u liruan nga shqetesimi disa vjeçar i djegies se qindra toneve mbeturina ditore te qytetit te Shkodres, qe shkarkoheshin prane “Varrezave te deshmoreve” dhe monumentit te “5 heronjve te Vigut”, por tashme ata verejne nje fenomen tjeter te demshem per te gjithe banoret e lagjeve ne fjale e ndoshta dhe me gjere.

    Mbeturina “te fshehura”
    Banoret e “Bleranit” dhe “Mark Lules” sqarojne se prej disa ditesh mbeturinat qe kishin mbetur nga djegiet e meparshme jane mbuluar me zhavorr dhe mbetje inerte nga punonjesit e mjetet Ndermarrjes se Pastrim-Gjelberimit. Sheshi i meparshem i grumbullimit te mbeturinave ka marre nje pamje tjeter, por mbeturinat vazhdojne te vijne naten dhe te hidhen disa metra me larg. Tashme problem nuk qendron ne djegien e mbeturinave, pasi nuk vihen re raste te venies se zjarrit, por eshte krijuar nje shqetesim teper i madh, pasi mbeturinat e qytetit jane duke u hedhur buze shtratit te lumit Kir. Banoret shprehen se problemi i pare qe shkakton hedhja e mbeturinave prane ketij lumi eshte ndotja shume e madhe e tij, kur dihet se ai lume kalon ne te dy lagjet per te vijuar edhe ne lagje te tjera me pas. Problemi i dyte per banoret e zones ne fjale lidhet me faktin se mbeturinat, ne vend qe te largoheshin apo hiqeshin krejt nga ajo zone i jane afruar edhe me shume banesave, duke rrezikuar shendetin e tyre. “Na eshte premtuar jo vetem per heqjen e mbeturinave, pasi do hidhen ne landfilldin e Bushatit, por asgje nuk eshte realizuar nga premtimet. Te pakten me parate tona qe paguajme si taksa te pastrimit qe paguajme te mos i sjellin mbeturinat prane banesave per te na semure si banoreve te kesaj lagjeje. Sipas banoreve te zones, vazhdimisht kane protestuar per hedhjen e mbeturinave prane banesave te tyre dhe gjithmone iu eshte premtuar se do te hiqen perfundimisht nga ajo zone e perfshire ne nje projekt rehabilitues, ku eshte parashikuar dhe gjelberimi i plote. Prej me se 15 vitesh, jo vetem nuk u mbajten premtimet per heqjen e mbeturinave dhe dergimin e tyre ne lanfilldin e Bushatit, por as te rrugeve qe jane ne gjendje te mjerueshme. Per banoret e zones ku hidhen mbeturinat e qytetit te Shkodres eshte e pakuptimte dhe e patolerueshme qe me parate e tyre, te taksave te pastrimit te paguajne sjelljen e mbeturinave prane banesave te tyre, duke u bere rrezik e shkak i shume semundjeve te rreth 7 mije banoreve te dy lagjeve. Nje problem tjeter, teper shqetesues qe krijohet nga hedhja e mbeturinave buze lumit Kir eshte edhe ngushtimi i perditshem i shtratit te ketij lumi. Per banoret e lagjeve “Bleran” dhe “Mark Lula”, ngushtimi i shtratit te lumit Kir do te thote permbytje te tokave dhe banesave te tyre gjate stineve me reshje. Ne keto kushte, banoret lagjeve “Bleran” e “Mark Lula” kerkojne ndalimin e menjehershem te hedhjes se mbeturinave buze shtratit te lumit Kir dhe banesave te tyre. Burimet nga Bashkia e Shkodres shprehen se shume shpejt te gjitha mbeturinat urbane do te hidhen ne landfildin e Bushatit, por pa mundur dot te japin nje date te caktuar. Gjithe problemi eshte krijuar nga komuna e Bushatit, e cila kerkon takse te larte per depozitimin e mbeturinave te njesive te tjera vendore ne lanfilldin e ngritur ne territorin administrativ te sa

  10. #370
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Marrëzia e ambalazhit

    Marrëzia e ambalazhit
    ARDIAN KLOSI | 28/04/2011 |Shekulli
    Nuk di a ka ndonjë shtetas shqiptar që nuk përdor dhe hedh çdo ditë të paktën nga një qese plastike. Vetë llogaris që çdo ditë zbraz në plehra të paktën 12 të tilla. Në çdo dyqan që të shkosh, çfarëdo që të blesh, është e pamundur që në fund të mos ta mbështjellin gjënë me një qese plastike.
    Daç këpucë, daç paracetamol, daç bukë - fundi i historisë është ambalazhimi në plastikë. Shitësit, akti i mbështjelljes i duket bujari, sikur të mos ia pranosh gati-gati ofendohet (sigurisht që është bujar, sepse ai vetë për atë cipë të shëmtuar nuk paguan thuajse asgjë, paguan ambienti).

    Disa herë kam ikur pa e blerë sendin pikërisht prej këtij konflikti; më e tmerrshmja është kur ta japin edhe një copë panine në plastikë, e unë detyrohem ta pyes shitësin nëse edhe në shtëpi bukën e kap me plastikë. Me thënë të drejtën, nganjëherë habitem që kusurin ose eurot e kthyera në lekë shitësit nuk m'i fusin edhe ato në qese plastike.

    Por se mos janë vetëm qeset. Çdo ditë konsumojmë edhe shishe plastike, të ashtuquajturit bidonë (bidonë dikur quheshin vetëm mbajtësit e mëdhenj metalikë) p.sh., për ujin, koka-kolën etj. Edhe këto njësoj si qeset janë vetëm njëpërdorimshme, e shumta dy, kur ia jep ndonjë fshatari për të shitur qumësht.

    Po se mos janë vetëm qeset dhe bidonët. Edhe kartonët ku shitet qumështi, lëngu i frutave, vera etj., janë njëpërdorimshme dhe të gjitha përfundojnë po në një vend, te koshi i plehrave. Ky zakonisht në shtëpitë tona ndodhet nën lavaman. E kemi një ndjenjë lehtësimi kur zhdukim ambalazhin, që na shërbeu vetëm për të mbajtur mall nga dyqani në shtëpi, poshtë lavamanit.

    Por lehtësimi më i madh është kur qesen e madhe të mbushur kryesisht me qese më të vogla, me ca mbetje ushqimi, me ilaçe të skaduara, me bateri të vjetra dhe 20 fëlliqësi të tjera e marrim dhe e hedhim te kazani i madh i plehrave që ndodhet anë rrugës. Kur e kemi vërvitur (mundësisht me zhurmë) prodhimin tonë të ditës në atë kazan, së brendshmi dëgjojmë një ahh çlirimi dhe vetja na duket si e pastruar, ndërgjegjja e qetë, gati-gati sikur kemi bërë dush pas një pune gjithë djersë.

    Kjo qetësi vjen sidomos ngaqë në qytetet tona ka disa vjet që plehrat largohen rregullisht. Na hiqen sysh, si të thuash. Edhe qentë e macet janë pakësuar qysh nga ajo kohë rrotull kazanëve. Askush s'e lodh më mendjen se ç'u bënë gjithë ato qese e bidonë e kuti që "konsumuam" gjatë ditës.

    Dikur, ne të Tiranës edhe na vriste ndërgjegjja kur kalonim pranë Sharrës, varrezave, kombinatit, dhe shihnim tymin helmues që nderej mbi gjithë atë rajon të kryeqytetit, pasi plastika digjej nën qiell të hapur, por tani dhe tymi i djegieve plastike është zhdukur, sepse bashkia ka disa kohë që ato i gropos nën tokë.
    Po nën tokë që u zhduk plastika, mos u bë gjë pleh për pjellorimin e tokës? Joo, përkundrazi. Le që plastika, e cila prodhohet nga polimeret e naftës, do dhjetëra vjet të shpërbëhet e, kur shpërbëhet lëshon në mjedis substanca toksike. D.m.th., nëse e fshehim nën tokë, nuk e kemi zhdukur, vetëm e kemi futur në një si purgator, dhe një ditë të bukur ajo na hyn me këto substanca në ujërat nëntokësorë, të cilat i pimë vetë ose i pinë kafshët shtëpiake dhe joshtëpiake.

    Ky ishte rasti më i mirë: që bashkia e një qyteti i merr mbetjet tona të përziera (plastikë, pelena me të dhjera, prezervativë, ilaçe të skaduara, bateri, vajra të djegura etj.) dhe i kall në një landfill. Mosdepërtimi i substancave helmuese nga ky landfill në tokë varet prej izolimit të tij, por edhe izolimi më i mirë një ditë epet, përfytyroni sa shpejt epet në Shqipëri, pra dikur masa që futëm me aq lehtësim nën lavaman do të shpërbëhet në natyrë me elementet e veta johelmuese dhe helmuese.
    Tani të marrim rastin më të zakonshëm te ne: shumica e bashkive, e komunave dhe individëve mbeturinat e qyteteve, fshatrave, familjeve të tyre nuk i groposin në landfille, por i hedhin të hapura në natyrë. Kushdo që ka ecur pak anë një fshati ka parë plehrat e tij në një djerrinë anësore, ndërsa kur fshati a qytetthi e ka një lumë, plehrat, ku mbisundon plastika, hidhen në faqet e këtij lumi.

    Në dimër lumi fryhet dhe i merr plastikat me vete. Kur ulet në pranverë e verë, del se qeset, bidonët dhe ambalazhet e tjera i ka lënë në pjesën më të vogël brigjeve të tij ose majë shkurreve, kurse pjesën më të madhe e ka hedhur në det.
    Lumenjtë e vegjël të Shqipërisë ose rrjedhat e sipërme të lumenjve të mëdhenj kanë ende një bukuri të rrallë. Duke qenë terreni i thyer lëndinat nga ato kalojnë përkëmbehen me ngushtica, kanionet me ujëvara. Ngaqë eci shpesh në malësitë e Tiranës e më tej e njoh bukurinë e Erzenit, të lumit të Tiranës etj. Por, kam parë edhe lugina me një hijeshi fantazmagorike, si ajo e lumit të Zezës, midis Zgërdheshit (ish-qytetit antik Adrianopolis) dhe Krujës.

    Ishte muaji mars: në pjesën më të madhe bukuria natyrore e luginës përplasej me shëmtinë njerëzore të plastikave të shpërndara andej-këndej si mozaik laragan plagësh. Mendova: sa pak kohë u desh, 20 vjet, as një brez njerëzor që të përçudnohej kjo luginë. Jo se nuk mund të pastrohet, ende mund të pastrohet, por do të duhej një vullnet gjigant i administratës lokale e sidomos vetëdijesim i njerëzve për vendin ku jetojnë, për çka nuk duket deri më sot asnjë shenjë.
    Pjesa më e madhe e plastikave siç e thamë, përfundon në det. Edhe, ikën nga ne? Joo, aspak. Valët e detit plastikat na i kthejnë mbrapsht, kështu që një pjesë e mirë e bregdetit shqiptar, sidomos atij të ulëtit Adriatik është tejmbushur me qese, bidonë dhe sende të tjera plastike. Kam ecur më këmbë, bie fjala, gati në gjithë bregun e Shëngjinit deri poshtë në zonën e mbrojtur të lagunave, është një peizazh i bukur në potencë, por i ndyrë në realitet, kryesisht nga plastika.

    Sikurse është edhe i gjithë Kepi historik i Rodonit. Aksionet e pastrimit që bëhen çdo fillim sezoni në plazhet kryesore e që me kaq bujë na i transmetojnë televizionet, janë qesharake. Qesharake, sepse kanë të bëjnë vetëm me 5-6 plazhe ku shkojnë pushuesit dhe s'prekin pjesën më të madhe të litoralit tonë, qesharake, sepse plastikat e mbledhura ku shkojnë? Ose hidhen prapë në lumë, ose kallen nën tokë, ose digjen në natyrë të hapur për të helmuar me mënyrat e veta ajrin që nderet mbi këtë vend.

    Vitin e kaluar qeveria shqiptare lejoi importimin e mbi 50 llojeve të ndryshme mbeturinash, me argumentin se këto do t'i shërbejnë industrisë ricikluese të vendit. Plastika aty zë vendin e parë. Mirëpo kjo puna e industrisë së riciklimit është një gënjeshtër e madhe. Riciklimi është thjesht një biznes që pasuron disa pak vetë, e që tani do të bëhet me lëndë të parë importi. Ai nuk do t'i shërbejë aspak pastrimit të vendit nga plastika që po na zë frymën.

    Edhe sikur të ushqehej vetëm me lëndë të parë nga vendi: po japim vetëm një shifër sa për ta kuptuar se riciklimi i plastikës nuk është aspak zgjidhja: Jared Blumenfeld, përgjegjës i Departamentit të Mjedisit në qytetin e San Françiskos, ka përllogaritur se kushton 4.000 dollarë riciklimi i 1 toni qesesh plastike, për të nxjerrë një produkt që do të shitej pastaj në treg me 32 dollarë!
    Dhe përfytyroni ç'problem është mosriciklimi i plastikës edhe për një vend të zhvilluar si SHBA, ku, mes Kalifornisë dhe Havait lundron një gjigant mbeturinash, i quajtur Garbige Patch, me madhësi sa dyfishi i Teksasit, i përbërë në 80% nga plastika! Riciklimi i plastikës duket ka dobi kryesisht në vende si Shqipëria, ku paguhet pak krahu i punës dhe nuk ka taksa mjedisi, ku mund të helmohet pa pengesë ajri dhe toka. Ndaj t'i hapim dyert e importit fëlliqësirave plastike!

    Rruga e vetme për t'u çliruar nga makthi i ambalazhit plastik është ndalimi i tij, qoftë dhe i pjesshëm. Vende si Bangla Deshi, Ruanda e shumë të tjera e kanë ndaluar përdorimin e tyre. Po kështu e ka ndaluar edhe qyteti i San Françiskos, të tjerë qytete si Bostoni po e pasojnë. Kina ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike pa pagesë. Irlanda ka vënë taksë të fortë mbi to, duke sjellë kështu uljen e përdorimit në 90%.
    Ose përfytyroni sikur gjithë uji që tregtohet në Shqipëri të mos futej më në shishe plastike por në shishe të kthyeshme qelqi! Mirëpo si do të pasurohen biznesmenët e shisheve plastike?
    Ne u rritëm në një Shqipëri pa qese e pa shishe plastike. Me një rrjetë bëheshin pazaret, kurse shitësi mallrat ushqimore t'i mbështillte në letër. Askush nuk vdiq as u sëmur për këto arsye. Ndërsa shishet e qelqit i kthenim të gjitha dhe me paratë e fituara shkonim në kinema. Nuk jam nostalgjik për atë kohë (kryesisht sepse njerëzit që na drejtojnë janë cok pjella të saj); por sytë i kemi të gjithë në ballë për të kuptuar se lindëm në një vend të bukur dhe do të vdesim në një vend që është në rrugën më të vendosur të shëmtimit.
    Duke hequr dorë dalëngadalë nga marrëzia e ambalazhimit, e sidomos e ambalazhimit plastik, mund të mbërrijmë ndoshta te njëra nga kthesat e kësaj rruge, që duhet të ndodhë pikësëpari në kokat tona. Njëkohësisht presim masa radikale nga administrata qendrore, bashkitë dhe komunat. Gjëra konkrete jo letrarizma me ardhmëri e qytetari.

  11. #371
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Rrëqebujt e mbushur me kashtë, zbukurim për lokale

    Rrëqebujt e mbushur me kashtë, zbukurim për lokale
    2011-05-17

    Gjatë vitit të shkuar, një rrëqebull është parë në një lokal të Fushë-Arrësit i balsamosur e i mbushur me bar të thatë me formën e përafërt origjinale. Një tjetër rrëqebull i balsamosur ka qenë ekspozuar në Shëmri, në rrugën Kukës-Tiranë, ndërsa një tjetër rrëqebull ndodhet i balsamosur diku në lokalet bri autostradës në afërsi të Laçit. Ndër të tjera, një rrëqebull të balsamosur njerëzit mund ta shohin edhe në një nga lokalet më në zë në qytetin e Kukësit ku gjenden edhe dëshmitë se është gjuajtur në bjeshkët e zonës. Dëshmia më e fundit vjen nga fshati Gabrricë i Kukësit, 14 km larg qytetit përbri Drinit të Zi, ku në janar të këtij viti një bari dhish ka vrarë dy rrëqebuj, të cilët më pas i ka balsamosur. Fshatari nga Gabrrica ka pohuar se nuk e ka njohur problemin e faunës siç e paraqesin specialistët, dhe se ai ka pasur frikë se ndoshta kjo kafshë e egër mund t’i dëmtonte bagëtitë. Por njohësit e faunës tregojnë se rrëqebulli ushqehet kryesisht me dhi të egra dhe thëllëza, ndërsa të fundit që mund të dëmtojnë janë bagëtitë e fshatarëve.

  12. #372
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Masakrohet parku i liqenit, priten 58 drure dekorative
    Bardhyl Berberi, Gazeta Shqiptare

    Ne pak kohe, persona te paidentifikuar kane prere 58 drure dekorative ne parkun bri liqenit te Pogradecit, duke shkaktuar nje masaker ekologjike e mjedisore ne kete perle te natyres. Burime per "Gazeta Shqiptare" pohojne se "masakra eshte bere keto dite ne parkun park 30 ha, atje ku dikur shetiste diktatori Hoxha dhe anetaret e Byrose Politike vinin e relaksoheshin dikur". Edhe pse masakra ka ndodhur harkun e tre diteve ne nje vend ku vrojtohet nga rojet e Rezidences qeveritare si dhe rojet private te laboratorit te analizave te ujit te liqenit, te gjithe mbledhin supet dhe nuk japin asnje informacion per autoret. "Aty kane punuar dy motorseka. Kane ardhur kamione te medhenj qe i jane ngarkuar dhe jane larguar ne mes te dites", - pohojne burime per "Gazeta Shqiptare"

    Per 40 vjet, parku ka qene pjese e territorit te vilave qeveritare dhe nuk mund te shkelte kembe njeriu. Ai u hap per qytetaret ne vitin 1992 kur u hap dhe blloku i vilave. Sot ky park vleresohet si mushkeria e qytetit. Ai ishte i mbushur me peme te medha dekorative nga me te bukurat dhe ngjante me nje pyll te jashtezakonshem me peme te larta dhe tapet bari. Por, sepata dhe motosharra po e rrezojne per toke kete park te mrekullueshem.
    "Eshte mafia qe organizon shkaterrimin e parkut me qellim qe pasi ta zhveshin nga pemet, te ngrene hotele bri liqenit. Kjo masaker nuk ka ndodhur as ne trazirat e vitit 1997", - pohon 74-vjecari Qani Idrizi, banor i qytetit. Ndersa, nje banor tjeter pohon se pemet dekorative jane prere nga nje firme qe nderton mobilie. Ne institucionet vendore, ato pyjore e mjedisore, askush nuk jep shpjegim per masakren. Lidhur me situaten, u prononcua per "Gazeta Shqiptare" Fredi Dusho, shefi komisariatit…
    - Zoti Dusho! Keni dijeni per masakren ne parkun e qytetit?
    Po. Mora dijeni dhe shkova menjehere per te pare gjendjen ne vend.
    - Cfare konstatuat?
    Nje masaker te vertete. Nuk u besoja syve nga ajo qe pashe.
    - Si ka ndodhur kjo?
    Eshte e turpshme. Kjo ndodhi kur prane parkut ka roje te rezidences qeveritare dhe njekohesisht dhe rojet private te laboratorit te liqenit qe qendrojne kaq indiferente duke pare kete masaker te vertete… Te mos harrojme, se keto peme qe jane masakruar ne parkun e mrekullueshem, nese mbillen sot, duan se paku 30 vjet te behen si ato qe u prene…
    - Cfare do ndermerrni ju si polici?
    Shpreh keqardhjen se ata qe pergjigjen per te mbrojtur kete pasuri, nuk e kane bere detyren e tyre. Ne na ngelet puna te identifikojme dhe te bejme ndalimin e autoreve.

  13. #373
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Helm në kanalin e Darëzezës, ngordhin kuintalë me peshq

    Helm në kanalin e Darëzezës, ngordhin kuintalë me peshq


    11 Shtator 2011 - 09:00 | Shqiperi

    Helm në kanalin e Darëzezës, ngordhin kuintalë me peshq

    FIER- Kuintalë peshku të helmuar janë gjetur mesditën e djeshme në kanalin kryesor të Darëzezës nga banorë të këtij fshati. Lajmi konfirmohet si nga burime të policisë që kanë shkuar në vendngjarje për të verifikuar ashtu edhe nga banorë të zonës.

    Sipas këtyre burime, mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur sasi të mëdha helmi Teodan apo Ure në kanalin kryesor që përshkon këtë fshat. Për pasojë, sasi të mëdha peshku (pohohet me kuintalë) kanë ngordhur dhe kanë dalë në sipërfaqe të ujit. Ky kanal derdhet në hidrovor e më pas në detin Adriatik. "Uji i kanalit duket me sy të lirë që është i ndotur. Helmi i hedhur në kanal ka dëmtuar rëndë faunën e tij", shprehen specialistët.

    Ndërkaq, pohohet se kuintalë të tëra peshku të llojeve të ndryshme janë marrë nga banorë të zonës për t'u tregtuar edhe për t'u përdorur për gatim. Të alarmuar, specialistët e Bujqësisë në Fier pohojnë se përdorimi i tij për konsum sjell pasoja të rënda për shëndetin e konsumatorit. Ata pohojnë se po marrin masa për bllokimin e sasive të peshkut që mund të gjejnë në tregje të ndryshme në Fier. Nga ana tjetër, ndotja paraqet rrezik dhe për bagëtinë që kullosin apo pinë ujë në kanalin e Darëzezës. Kryekomunari i Ndërmënasit, Viktor Fasko është vënë në dijeni të problemit. Ai thotë se në bashkëpunim me policinë po punojnë Për identifikimin e personave që helmuan kanalin e Darëzezës dhe vënien e tyre para Drejtësisë.
    (m.a/GSH/BalkanWeb)

  14. #374
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Arrëza, aty ku lulëzon masakra mjedisore

    Top Channel

    Zona të tëra në të gjithë Shqipërinë po zhvishen nga pyjet, në një masakër mjedisore që nuk sheh të ndalur.


    E pamundur të gjesh sot qoftë edhe një cep të vogël në të gjithë vendin që t’i këtë rezistuar barbarisë së abuzuesve që në të shumtën e rasteve punojnë e mbështeten edhe nga ata që kanë për detyrë t’i mbrojnë këto zona. Me këtë ritëm shkatërrimtar, shumë shpejt pyjet e Shqipërisë do të jenë një realitet i shkuar mes fotosh e filmimesh të vjetëruara nëpër arkiva.

    Vetëm pak kilometra nga fshati Dardhë i Korçës diku e fshehur në një luginë të gjerë mes malesh, shtrihet Arrëza. Shtëpitë e gurta ku gjarpërojnë rrugicat e kalldrëmta duken si zgjatime të mbira nga një e shkuar, që këtu duket se nuk është larguar kurrë. Nën sfondin e hirtë, fshati me rreth 300 banorë e ka ndjerë pak ose aspak dorën e shtetit, që në Arrëz duket sikur ka zbritur për herë të fundit dhjetra e dhjetra vite më parë, diku mes kohërave të sistemit të shkuar.

    Pikërisht kjo harresë, jo e paqëllimtë, duket se ka krijuar një ishull të fshehur që përtej qetësisë së rreme e natyrës në dukje të paqme fshesh një masakër mjedisore, që po shkreton pa mëshirë gjithë pyjet e kësaj zone. Në Arrëz realiteti është më shumë se shokues, abuzimi kalon çdo kufi të imagjinueshëm.

    Varganet e gjate te druve jane shtruar thuajse ne te gjithe hapsiren e fshatit ne pritje te makinave te tonazhit te rende që vijne ketu per tu ngarkuar me se shumti gjate oreve te nates.

    Karvanet ikin e vijne, vijne e ikin pa u ndalur gjate gjithe dites, duke rrjepur zona te tera nga pyjet, pa u shqetesuar nga askush. Diku sharra e me tej sopata, degjohen qartazi nga majat e maleve qe duket sikur renkojne perballe ketij sulmi barbar qe perseritet e perseritet cdo dite si nje ritual i kobshem qe ka denuar me vdekje natyren e gjithcka qe e rrethon.

    Shtigjesh, dallohen ata qe zbresin ngadale e te pashqetesuar, teksa te tjere vazhdojne betejen shfarrosese ne te cilën secili ruan hapsiren e tij te shkaterrimit.

    Ne krah te fshatit dallohet vetem nje zone e paprekur dhe kjo jo per shkak se dikush eshte treguar i meshirshem. Ky pyll, sic na thote nje banor, konsiderohet i shenjte per shkak te nje vakefi qindravjecar qe shtrihet ne qender te tij. Kjo ka bere qe banoret e zones qe si ndruhen aspak shtetit e ligjit, te kenë frike vetem nga hakmarrja e perendise. Historite e gojedhanat e shumta per njerez qe kane gjetur shërim ne kete vend, duket se kanë qene edhe shpetimtaret e vetem qe e kane mbrojtur kete copez pyll nga shkretimi i hordhive barbare.

    Pylli i shenjte qendron perkrah fshatit, e cungjeve te prere anembane tij si simboli me ironik i raportit me shtetin dhe pafuqise se tij ne Arrezen e vogel, qe perfaqeson te gjitha ato zona qe sot ne Shqiperi po shpartallohen e zhvishen nga pyjet.

    Ne brendesi te fshatit, kasapana merr nje tjeter forme me te sofistikuar e me fitimprurese per shkelesit e ligjit. Shumica e shtepive karakteristike te Arrëzës te ngritura me gure e te mbuluara me plloca jane shnderruar ne sharra ku perpunohet nje sasi e pallogaritshme e drurit. Mesa duket stivat per dru zjarri jane vetem maja e ajzbergut e nje biznesi fort mire të organizuar qe shkon shume me larg e për të cilin punon thuajse i gjithë fshati.

    Sasi te medha te drurit te perpunuar te gatshem per industri jane stivuar ne pritje te bleresve te rradhes, qe vijne, ngarkohen e largohen ngadale, duke marrë me vete nje pjese te natyres se Arrezes qe po shuhet cdo dite ne kete mizori te rradhës. Nga rrugica ne rrugice asgje nuk ndryshon pervec sasise se drurit qe rritet apo zvoglohet sipas rastit e qe lidhet mesa duket me fuqine e pushtetin e pronarit te tij.

    Per rojtare apo inspektorë pyjorë nuk behet fjale, ketu gjithcka kryhet pa asnje pengese, çka nenkupton se mes dhunuesve e strukturave ka nje marrëveshje që i bën ata dhe transportuesit e drurit të paprekshëm. Një bashkëpunim i ngushtë ku viktimë e vetme është natyra.

    Pyje që zhduken e cungishte që ngrenë krye nga toka si një ushtri e gjymtuar, mijëra hektarë të zhdukura, si pasojë e një raporti të çuditshëm mes shtetit inekzistent dhe banorëve dhunues që marshojnë çdo ditë mes majave që po zbathen me shpejtësi marramendëse. Arrëza është veçse një fshat i vogel që shkrihet me realitetin shqiptar, ku natyra po përballet me një mizori të pandalshme. Diku pyjet, diku lumenjtë, diku malet, diku kodrat, diku deti e gjithçka tjetër duket e dënuar mes histerisë që në këto 20 vjet ka shpartalluar gjithçka.

    Kjo është Arrëza, kjo është Shqipëria simbol i një rrënimi mjedisor që përtej fjalëve boshe e premtimeve të stërzgjatura nuk ka prodhuar asgjë më shumë. Shumë shpejt do të jetë tepër vonë e atëherë do të na duhet të themi, na ishte njëherë natyra shqiptare.

  15. #375
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shkodër, masakra ekologjike e mjedisore, liqeni kthehet në kënetë

    Shkodër, masakra ekologjike e mjedisore, liqeni kthehet në kënetë

    02 Tetor 2011 - 08:26 | Shqiperi

    Shkodër, masakra ekologjike e mjedisore, liqeni kthehet në kënetë

    SHKODER - Liqeni i Shkodrës kthehet në kënetë. Më shumë se kurrë ai po shkon drejt degradimit të plotë. Tashmë në këtë fillim vjeshte ai është kënetëzuar plotësisht. Pamja që ofron një nga pikat më të preferuar turistike për zonën e Shkodrës është rrënqethëse… Sipërfaqe të tëra janë kthyer në kënetë. Mbi 50 për qind e sipërfaqes së tij është mbuluar nga bimësia. Jo vetëm kaq por sipërfaqja e ujit është reduktuar si asnjëherë për shkak të thatësirës.
    Në disa pjesë të liqenit, dy anët e tij po shkojnë drejt bashkimit. Specialistët vazhdojnë të japin alarmin i cili këtë herë duket se është një alarm jetë a vdekje. Sipas tyre bimësia ujore, ujërat e zeza dhe ato të bardha që derdhen në liqen prej 20 vitesh, mbetjet urbane, detergjentet me përbërje fosfori po kthehen në ekzekutues të Liqenit të Shkodrës. Indiferenca po shkatërron dhuratën që natyra i ka dhënë Shkodrës. Tashmë bashkë më kthimin e Liqenit në kënete po vijnë dhe probleme të tjera: era e keqe, insektet e shumta e bëjnë të pamundur qëndrimin në breg të Liqenit të Shkodrës. Turizmi ka pësuar një rënie të dukshme. Madje pronarët e lokaleve ngulnim këmbë që situata të mos behej publike se kështu nuk do tu vinin klientë. "Ju lutem mos e pasqyroni këtë situatë , pasi nuk do të na vijnë klientë në lokale. Ka kohë që kemi një numër të vogël klientësh në lokale," - shprehet një pronar lokali në Shirokë.

    Në këto kushte, peshkatarët kanë mbetur thuajse pa punë. " Ne s´mund të dalim me lundra në liqen. Nuk mund të kalohet nga gjithë kjo bimësi. Po rrezikojmë jetën. Dalim, me vështirësi ndezim lundrat dhe kthehemi sërish me rrjeta bosh. Vetëm shpenzojmë karburant në rastet kur dalim," - pohon Hasani, peshkatar i vjetër.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)

  16. #376
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Mirë tu bëhet. E meritojnë plotësisht. Le të vazhdojnë të hedhin votën e tyre në birrë të hales. Medemek e mbajnë veten edhe për qytet me kulturë dhe tradita të lashta.

    Jam shumë kurioz të shikoj se çfarë surprizash të tjera do na vijnë nga Shkodra.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  17. #377
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gazeta Shqip
    01.10.2011
    Liqeni Artificial i Tiranes, prej kater ditesh ofron nje panorame edhe me te shemtuar per kryeqytetasit. Peshqit e ketij liqeni kane ngordhur dhe kane dale ne siperfaqe. Arsyet nuk dihen te qarta, por ambientalistet thone se kjo mund te kete ardhur per shkak te mungeses se oksigjenit ne uje. "Ngordhja e peshqve mund te jete shkaktuar nga atrofizimi, pasi rruga e furnizimit me uje nga liqeni i Farkes ka vite qe ka dal jashte funksionimit, dhe thatesira dhe mungesa e shirave ka bere qe uji te mos kete me oksigjen, duke qene se aty shkarkohen ujerat e zeza te shume subjekteve tregtare, si shkolla, lokale qe jane ne zonen e liqenit dhe po ashtu dhe te pallateve qe jane ndertuar prane tij. liqeni nuk eshte me i tille, por eshte nje grope e ujerave te zeza" - ka thene ambientalisti Xhemal Mato. Bashkia e Tiranes pritet sot qe te japi nje deklarate per kete gje, por deri me tani e vetmja mase qe ka marre eshte se disa punonjes te ndermarrjes se gjelberimit po mundohen qe me mjete rrethanore, me sfurk dhe lopate, t'i nxjerrin peshqit nga uje dhe me pas i groposin ne breg te liqenit.

  18. #378
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Topi nuk dekreton Ligjin për mbetjet: Kuvendi t’a përmirësojë


    TIRANE-Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 10 463, datë 22. 09. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të presidencës thuhet se rikthimi i ligjit në Kuvend bëhet pasi ka mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.

    “Mbi këtë motivim kushtetues, shqyrtova me vëmendje ligjin nr. 10 463, datë 22. 09. 2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ligjin e konsideroj si një përpjekje të rëndësishme dhe të domosdoshme për zgjidhjen e një problemi me pasoja për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Megjithatë, me qëllim që ligji dhe zgjidhjet e ofruara për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë të garantojnë sa më tepër rezultate pozitive, në bazë të nenit 85, paragrafi 1 të Kushtetutës, vendosa të mos e dekretoj, por ta kthej edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi gjej në të, mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit”.
    Sipas Presidentit, kthimi i këtij ligji për t’iu nënshtruar edhe njëherë shqyrtimit të deputetëve, synon realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar nga ana juaj, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
    Kreu i shtetit kërkoi që të bëhen përmirësime dhe çdo një prej tyre duhet të jetë në pajtim.

    Presidenti rendit më pas mospërputhjet në dispozitat
    1 - Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky është një proces tejet i rëndësishëm, i domosdoshëm dhe në kohën e duhur, pasi mbetjet në Shqipëri, hapësirat që ato kanë zënë, efektet që ato vazhdojnë të sjellin, shpeshherë edhe të parikuperueshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, duhet të kalojnë nëpërmjet procesit të menaxhimit të përshtatshëm mjedisor të tyre. Ky qëllim është i shprehur qartë në nenin 1 të ligjit, duke përcaktuar se “ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit, shëndetit të njeriut dhe menaxhimit të duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet:

    a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve;

    b) përmirësimit të eficensës së përdorimit të tyre;

    c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.”

    I tërë ligji, më pas, përshkohet nga rregullat dhe procedurat për kryerjen e këtij procesi menaxhimi; por, parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”.

    2 - Gjithashtu, neni 2, pika 1 e ligjit përcakton objektin e ligjit, duke parashikuar se dispozitat e tij zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjykoj se kjo dispozitë ka parasysh se në territorin e Republikës së Shqipërisë do të menaxhohen mbetjet që vijnë nga burime brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Meqenëse, neni 49 i ligjit, bën fjalë për importin e mbetjeve në Shqipëri, atëherë, vlerësoj se neni 49 vjen në kundërshtim edhe me objektin e ligjit, të shprehur në dispozitën parimore të tij, neni 2, pika 1.

    3 - Po kështu, neni 2, pika 2 e ligjit parashikon se “ligji përcakton rregullat e përgjithshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre, përmes pakësimit të përdorimit të burimeve”. E konsideroj se një dispozitë e tillë është në përputhje me objektivin e krijimit të një mjedisi sa më të shëndetshëm; por, neni 49 i ligjit, duke parashikuar dhe lejuar importin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë jo vetëm që nuk ndihmon në arritjen e këtij qëllimi, pra në parandalimin ose pakësimin e ndikimeve negative nga krijimi i mbetjeve, por ai shton edhe përdorimin e burimeve të mbetjeve. Kjo bën që dy dispozitat të bien në kundërshtim me njëra - tjetrën dhe neni 49, gjithashtu, të kufizojë mundësinë e arritjes së objektivit kushtetues për një mjedis të shëndetshëm.

    (d.b/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  19. #379
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Mendoj se eshte nje veprim pozitiv....mendoj se s`ka nevoje te behemi "kosh plehrash", pavaresisht nga perfitimet momentale qe mund te kemi, behet fjale per shendetin tone dhe femijeve tane...
    por vetem nje here ka te drejte ta ktheje ligjin Presidenti, sepse fjalen perfundimtare e thote Kuvendi, i cili mund edhe te mos i marre ne konsiderate Kryetarit te Shtetit.
    Kam frike se fjala "Shqiperia kosh plehrash" se shpejti do te jete nje realitet.
    se mos vetem keto..po fabrikat e cimentos qe po semurin banoret zones, po guroret etj...., ...
    E cuditshme eshte,..duan me domosdo te sjellin "plehra" tek ne dhe kjo ka filluar qe ne vitin 2003, por me kembenguljen e shoqerise civile, nuk u vu ne jete...
    Eshte e kote te na mbushin mendjen se "importi i plehrave nuk ka rrezik"...kete nuk e ha njeri ne Shqiperi, ku per ca usd shesin nenen e tyre...
    Theksoj se risqet e zhvillimit dhe pasurimit te vendit nuk mund te kalojne nga prishja e shendetit tone dhe mjedisit tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 14-10-2011 më 05:39
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #380
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ekzekutohet ujku ne autostraden Durres-Morin

    Gazeta Panorama

    Martë, Tetor 4th, 2011
    Një aksident i rrallë ndodhi dje në autostradën që të çon drejt Morinit, në dalje të qytetit të Kukësit. Këtë herë pre e aksidentit nuk kanë rënë qentë e rrugës, por një ujk i cili ka dashur të kapërcejë nga njëra anë e autostradës në tjetrën. Një autoveturë me targa kosovare ka përplasur ujkun përtokë duke i shkaktuar plagë të rënda, por jo ngordhjen. Rënkimet e bishës kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe shumë prej tyre janë ndalur për të parë kafshën e plagosur. Më pas, duke parë se ajo edhe mund të largohej janë thirrur disa gjahtarë të Kukësit, të cilët e kanë ekzekutuar më armë gjahu ujkun, duke e lënë mënjanë rrugës. Gjahtari Ismet Nërguti thotë se kohët e fundit ka pasur shtim të ujqërve rreth zonave të banuara.

Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •