Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 87
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Gjuhet indoeuropiane jane gjuhet me te populluara ne bote, flitet nga rreth 3 miljarde njerez.Nese shqipja eshte origjina e mbi 3 ,miljarde personave atehere per amnalogji, ne ne histori duhet te ishim dikushi.Sorry por faktet tregojne se jemi askushi?!!!!!!!!!!!!!!
    Sa gjuhe te botes jane zhdukur ose pakten te Evropes Jugore?...ne duhet jemi krenar pakten qe e ruajtem gjuhen midis civilizimeve te shumta qe jane munduar te na zhdukin dhe eshte e pabesueshme si arritem ta ruajme gjuhen ke kemi jetuar midis 2 civilizime te medha dhe me vone qyteterime (feve) te medha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 05-10-2010 më 01:37

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Familja -Europiane e gjuhës është më e studiuara, ndonëse përpjekjet për të caktuar vendodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme. Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve Indo-Europiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë 9’500-10’000 vjet më parë. Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të të 63 gjuhëve Indo-Europiane, e cila paraqitet në Figurën 2 ku boshti i poshtëm tregon vitet. Në mënyrë të qartë shihet se gjuha Shqipe është më e vjetra dhe i përket kohës së fillimit të përhapjes së bujqësisë. (Sqarohet lexuesi se ar-bërës = ar-banas = arbëresh është emri i vërtetë i bujqëve që diskutohen nga shkencëtarët joshqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfar gjuhe kanë folur ato bujq të stërlashtë dhe ato para e pas tyre. – shënimi im).

    Figura 2 edhe një herë ripohon lidhjen që egziston ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Biles Çarls Darvini në librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur në mënyrë të kthjellët se në qoftë se dihej pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, atëhere mund të nxirrej pema përkatëse gjuhësore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen që egziston ndërmjet gjeneve, popujve dhe gjuhëve vetëm pasi ato ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkeologji dhe gjuhësi. Pikërisht mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 05-10-2010 më 03:07

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Une nuk kam perse A hiqem, pasi e kam shprehur dhe here te tjera,te me kishte pyetur mua perendia do ti thoja te me bente Francez dhe te flisja gjuhen e Getes,
    Gete ka folur frengjisht po aq.......


    , fundja le te me bente grek dhe ne gjuhen e Homerit mire do te ndjehesha.

    ........saç flasin greket gjuhen e Homerit.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  4. #64
    Meqe ra fjala tek gjuha e Homerit, po te sjell nje rresht nga ai, qe pretendohet qe eshte gjuha e tij (te transcriptuar me poshte):

    μῆτερ ἐμή, τί νύ μ᾽ οὐ μίμνεις ἑλέειν μεμαῶτα

    mëter eme ti nu(k) mu mi m(ë)nies e lejn mema jota


    tani, meqe ti deshiroje te flisje gjuhen e Homerit, mundohu njehere, kushedi ndoshta e flet.


    http://sacred-texts.com/cla/homer/greek/ody11.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga dias10 : 05-10-2010 më 10:34
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga dias10 Lexo Postimin
    Meqe ra fjala tek gjuha e Homerit, po A sjell nje rresht nga ai, qe pretendohet qe eshte gjuha e tij (te transcriptuar me poshte):

    μῆτερ ἐμή, τί νύ μ᾽ οὐ μίμνεις ἑλέειν μεμαῶτα

    mëter eme ti nu(k) mu mi m(ë)nies e lejn mema jota


    tani, meqe ti deshiroje te flisje gjuhen e Homerit, mundohu njehere, kushedi ndoshta e flet.


    http://sacred-texts.com/cla/homer/greek/ody11.htm
    Eh, nuk do te thote asgje pasi fjale te ngjashme mund te gjesh ne te gjitha gjuhet indoeuropiane.Ajo qe une dua tju them, eshte se mos u mbushni me nje krenari te rreme qe gjuha jone polli te tjerat , kur vet mbeti e pa fuqishme per te shpjeguar dhe trashegimine kulturore te popullit te vet.Shqiptaret nuk kane nje kulture te trasheguar te tyren por te integruar ne dy kulturat me te fuqishme te kohrave , si ajo greke dhe romake.Prandaj dhe une them se vetem kemi marre dhe nuk kemi pase per te dhene.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Origjina Pellazge e Gjuhës Ilire e Shqipe


    Ne librin "Shqiptarët…" autori francez Edvin Zhak, nxjerr lidhjen që ekziston ndërmjet gjuhës shqipe dhe asaj pellazge. Gjë të cilën, fatkeqësisht, studjuesit shqiptarë, njerëzit e gjuhësisë, me tituj dhe grada, nuk e pranojnë madje ironizojnë kur autorë të tjerë nxjerrin këtë fakt tashmë i studjuar dhe i konkluduar nga shumë burime. Se cili është qëndrimi i gjuhëtarëve shqiptarë, mjafton të shikoje reagimin e zotit Mancaku në emisionin Top-Show, për katragjyshët e shqiptarëve. Ai kundërshtoi zotin Aref, autorin franko-shqiptar që ka bërë një libër për prejardhjen e shqiptarëve, për konkluzionet e tij për lidhjen shqiptaro-pellazge, që autori e ka nxjerrë pas një studimi 30 vjeçar, por që historianët e lashtësisë e kanë thënë me kohë dhe mjafton vullneti dhe dëshira për t'i lexuar dhe interpretuar drejt faktet e thëna për të kuptuar historinë reale. Zoti Mancaku kundërshton faktin se kuptimi i fjalës Athina është i lidhur me shqipen dhe studjues të huaj i japin kuptim at-thëna etj. Sipas studjuesve shqiptarë janë tabu studimet e deritanishme të bëra për historinë dhe gjuhësinë shqiptare nga studjues të izoluar dhe çdo tezë e hedhur ndryshe bën reaksion. Duket që shqipen e shikojnë të influencuar nga latinishtja dhe që kuptohet greqishtja është më e vjetër dhe gjuha e Homerit është ajo greke. Këtyre studjuesve nuk u ka rënë fare në vesh fakti se vetë emri i Homerit spjegohet nga shqipja, apo që studjues të ndryshëm dhe vetë babai i historisë Herodoti e konsideron Homerin si pellazg që unifikoi gjuhën dhe kulturën pellazge. Se interesimi i tij për pellazgët vjen nga fakti se ai vetë ishte i tillë. Se Homeri i këndon një periudhe kur grekët as që ishin në Ballkan. Por të gjitha këto janë të huaja për studiuesit shqiptarë. Lexoni autorin francez që t'u vijë turp për studiuesit shqiptarë.


    Pellazgët

    Termi i vjetër "pellazgë" vazhdon të mbetet më i mistershëm se kurrë, pasi studiuesit e kanë ende të vështirë të gjejnë kuptimin e tij të saktë. Për këtë arsye, shumë gjuhëtarë të njohur preferojnë ta zëvendësojnë atë me termin "parahelen", kur flasin për gjuhën e popullit që ishte më i hershëm se grekët në Ballkan. Megjithatë, Herodoti dhe Straboni kanë lënë dorëshkrime të shumta rreth pellazgëve. Po kështu edhe Tuqididi, Dionisi i Halikarnasit, Plini Plak, Hesiodi, Homeri, Eskili, Sofokliu, Europidi, Virgjili e shumë të tjerë. Duke qenë se jetuan shumë më afër asaj periudhe të historisë njerëzore, dëshmia e tyre për pellazgët duhet të ketë më shumë peshë. Pellazgët erdhën në Ballkan në kohët parahistorike para ilirëve dhe quhen nga Korkuti "paleoindoevropianë". Ata ishin pararendës të ilirëve, që më pas u bënë pararendës të shqiptarëve. Sipas shkrimtarëve të hershëm, pellazgët banonin të shpërndarë në rajonin Ballkano-Egjeas, duke përfshirë këtu të gjithë Ballkanin, bregdetin Egje të Azisë së Vogël dhe Kretën. Gjuha e tyre pellazge cilësohej si "barbare", d.m.th. jogreke. Studimet gjuhësore tregojnë se ky popull la gjurmët e tij në Ballkan nëpërmjet terminologjisë paragreke të emrave të njerëzve, vendeve dhe hyjnive - emra, që nuk kanë asnjë lidhje me greqishten, por që mund të shpjegohen nëpërmjet ilirishtes dhe shqipes.


    Lidhjet e shqiptarëve me pellazgët


    Studiuesi i parë i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve, ishte Johan fon Han, i cili i vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve që shërbeu si konsull i Austrisë në Janinë. Poeti dhe studiuesi arbëresh në Itali, Jeronim De Rada, mbrojti të njëjtën tezë, duke provuar se toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Më 1879, një vit pasi Kongresi i Berlinit mohoi legjitimitetin e Shqipërisë, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhën frënge e shqipe, veprën e tij të njohur E vërteta për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ai vuri në dukje se, kur njerëzit janë të detyruar të shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e reja sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t'i braktisnin. Kështu, emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinën malore Matia ose Mat. Virgjili pohon se heronjtë e mundur të Trojës bënë të njëjtën gjë kur u shpërngulën në Butrint; po kështu edhe arbëreshët kur mbërritën në Italinë e Jugut.



    Studiuesi J.Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla dhe, veç kësaj, tregoi se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip. Një tjetër studiues modern, Spiro Konda, vuri në dukje shembuj nga Odiseja e Homerit, ku emrat e maleve janë kompozita të përbëra nga një emër shqiptar me prejardhje nga banorët vendas pellazgë dhe nga përgjegjësi i tij në gjuhën e banorëve grekë, që erdhën në vend të tyre. Kështu, mund të përmendim kompozitën Gyropetra, të përbërë nga fjala shqipe gur dhe ajo greke petra, e cila do të thotë gjithashtu "gur'. Po kështu, ndeshet edhe fjala Megallopetras Gyres, një kombinim i "gur i madh" në greqisht dhe "gur" në shqip. Veç kësaj, ka shumë variante të fjalës shqipe mal dhe përgjegjëses së saj greke oros, si p.sh., Maleiaon oros. Duke vënë në dukje përhapjen e gjerë të gjuhës dhe të popullit pellazg, ai vërejti një kompozitë të ngjashme edhe në emërtimin e malit Maliegy, afër Budapestit, ku mal është në gjuhën shqipe dhe egy është përgjegjësi i tij në hungarisht. Një tjetër studiues, Xhaxhiu, ka vënë në dukje, gjithashtu, variantet e shumta të fjalës shqipe pyll, të gjetura në ishullin pellazg të Lesbos dhe në Epir. Ai është shprehur si më poshtë: "Fakti që pellazgët, të sulmuar nga farefisi i tyre grek, u detyruan të tërhiqeshin nga ultësirat për në pyje dhe në male, shpjegon përdorimin e gjerë të emrave të vendeve, që kanë rrënjët shqipe pyll, mal dhe gur."


    Studiuesit vënë në dukje se gjuhët e vdekura zakonisht lënë gjurmë nëpërmjet emërtimeve të lumenjve, të maleve dhe të dukurive të tjera të qëndrueshme të natyrës, ashtu siç ka ndodhur me emërtimet e indianëve të Amerikës. Një emërtim i tillë është Larisa, fjala pellazge për "kala", që përdorej gjerësisht në botën e lashtë për të shënuar një qytet të fortifikuar. Kjo fjalë, që ndeshet ende nëpër harta, vërteton përhapjen e gjerë të popullsisë pellazge. Atlasi i Botës Klasike i Sheperdit paraqet njëmbëdhjetë qytete apo vendbanime me emrin "Larisa". Një Larisë e tillë ndodhet në Asiri, në bregun e lumit Tiger, dhe shumë të tjera në Azinë e Vogël. Njëra prej tyre, që ndodhet afër Trojës, përmendet nga Homeri si shtëpia e "pellazgëve të ashpër nga fushat e pasura, pjellore të Larisës". Qytetet e Ballkanit, që mbanin një emër të tillë, ishin: njëri në lumin Peneus, në viset e Argosit pellazg, në Thesalinë Qëndrore; një Larisa Kremaste, në pjesën jugore të Akeia-Ftiotis, dhe një tjetër, që sot quhet Tekos, pranë lumit Larisos, i cili derdhet në Detin Jon, poshtë kepit veriperëndimor të Gjirit të Korintit, në Elia të Akeas. Kjo mund të na ndihmojë të vlerësojmë pohimin e rëndësishëm të albanologut Otto Blau, se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, të zbuluara në Kretë e Lemnos më 1897-99 dhe për një kohë të gjatë të padeshifrueshme, mund të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe.


    Veç këtyre që thamë më lart, del edhe problemi i gjuhës së mistershme të etruskëve të lashtë në Italinë Qëndrore. Për një kohë të gjatë mendohej se ajo nuk ka patur asnjë lidhje me gjuhë të tjera të njohura. Megjithatë, vitet e fundit, një studiues italian, Filipo Koareli, në shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske të Italisë, deklaroi se gjuha misterioze e etruskëve ishte ngushtësisht "e lidhur me gjuhën parahelene të Lemnosit". Lemnosi është një ishull pellazg në perëndim të Trojës pellazge. Studiuesja bashkëkohëse me origjinë shqiptare, Nermin Vlora Falaski, është autore e një studimi të dytë rreth qytetërimit evro-mesdhetar, të titulluar Gjuha Etruske, një gjuhë e gjallë. Duke shfrytëzuar veprat e studiuesve të tjerë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme, dhe duke analizuar epigrafet e shumta etruske, ajo arriti në përfundimin se etruskët ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve, që populluan pjesën më të madhe të trevave mesdhetare. Teksti prej 176 faqesh, në italisht dhe anglisht, është ilustruar me 49 fotografi me ngjyra dhe 53 riprodhime origjinale të mbishkrimeve etruske. Gjithashtu, jepet edhe një transkriptim me shkronja latine i çdo fjale etruske, përgjegjëset e saj në italisht, anglisht e shqip, si edhe një pasqyrë e alfabeteve përkatëse. Teza e saj mjaft bindëse pretendon se këto mbishkrime etruske mund të interpretohen vetëm nëpërmjet idiomës pellazgo-ilire, të ruajtur në gjuhën shqipe. Studiuesit shqiptarë mund të mos jenë shumë objektivë, por fakti është se, pas studimit të epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikën etruske, të gjetura në Peruxhia e gjetkë në Toskanë, ata mund ta krahasonin këtë gjuhë vetëm me dialektin toskë të shqipes. Edhe vetë emërtimi italian për këtë trevë etruske është Toskana, vendi i Toskëve, emër ky identik me atë të shqiptarëve të jugut. Megjithatë, kjo çështje u takon specialistëve. Sidoqoftë, mund të thuhet se, padyshim, këtu nuk bëhet fjalë për një koincidencë të rastit.


    Hulumtimi i fjalorit karakteristik të këtij populli parahelen bëri që studiuesi francez Luis Benlov të arrinte të njëjtin përfundim në librin e tij La Grèce avant les Grecs (Greqia para grekëve), të botuar në Paris më 1877. Ai vërejti se "shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke, mund të shpjegohen fare mirë nëpërmjet një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i këtij punimi është i detyruar të mbështesë tezën se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat përgjatë Adriatikut e deri në Halis" (x,xi). Halis ishte një lumë në lindje të Azisë së Vogël.


    Verifikimi i alfabetit pellazg


    Shkrimi i një gjuhe të folur përbën një histori mjaft interesante. Alfabeti pellazg, me sa duket, ka ardhur te ne nëpërmjet fenikasve. Pasi, ashtu siç e perfeksionuan zejtarët fenikas zejtarinë egjiptiane, në atë masë sa mbreti Solomon i thirri për të ndërtuar tempullin e tij në Jerusalem, po në atë mënyrë fenikasit zëvendësuan hieroglifet e ndërlikuara egjiptiane me alfabetin e parë, në të cilin çdo tingull shprehej me anë të një simboli të thjeshtë. Madje, edhe mallrat e tyre më të çmuara prej metali, qelqi e fildishi nuk ishin aq të rëndësishme sa ky sistem shkrimi, që u përhap nga tregtarët e tyre anembanë pellgut të Mesdheut. Shumë nga popujt që huazuan simbolet fenikase, i modifikuan ato në mënyrë që të shprehnin tinguj të ndryshëm të gjuhës së tyre. Në të vërtetë është pohuar se "çdo alfabet i botës së qytetëruar e ka prejardhjen nga alfabeti fenikas". Karakteret apo simbolet pellazge nuk kanë mbijetuar në dorëshkrime, por ato janë gjetur në mbishkrime mbi gur, qeramikë e, më vonë, në monedha. Alfabetet e ndryshme, gradualisht, u bënë shenja dalluese të kulturave apo qytetet-shteteve të ndryshme. Për rrjedhojë, kur kolonitë greke e rrethuan pellgun mesdhetar e, madje, kaluan edhe përtej tij, secila prej tyre përdorte shkrimin karakteristik të shtetit nga e kishte prejardhjen. Kështu, p.sh., shkrimi kalkidik, i përdorur në Kumae dhe Neapolis, në Kampinia të Italisë së Jugut, ishte ai i qytetit të origjinës, Kalkis, në ishullin grek të Eubeas. Shkrimi dorik, i gjetur në Korkyrë (Korfuz) dhe Sirakuzë, ishte nga qyteti i origjinës, Korinti. Mirëpo, këto alfabete të ndryshme shpeshherë shtonin ose humbisnin simbole gjatë përshtatjes së tyre me dialektet vendase. Edhe alfabeti etrusk nuk u zbulua nga mbishkrimet nëpër vazo, të importuara nga Athina e Korinti dhe të gjetura në varret etruske, por nga ato në varret e monumentet e tyre prej guri. Këto mbishkrime, sipas autoriteteve shkencore, përcaktojnë origjinën e alfabetit etrusk nga Kalkisi i Eubeas.


    Tabelat krahasuese dëshmojnë për origjinën e njëjtë të alfabetit etrusk dhe të katër alfabeteve të tjera italike: latin, faliskan, umbrian dhe oskan. Nga krahasimi i ngjashmërive dhe i ndryshimeve të këtyre katër alfabeteve, Isak Tejlor pati mundësi të rindërtonte alfabetin amë, të përdorur nga kolonët e parë në Itali, dhe e cilësoi atë si "pellazg". Alfabeti pellazg i rindërtuar është krahasuar me atë etrusk dhe katër të tjerët në të njëjtën tabelë. Veç kësaj, monedhat e prera në Kalkis përmbajnë shkronja, nga të cilat mund të rindërtohet edhe alfabeti i tyre. Tejlori pohon se një krahasim midis dy rindërtimeve përcakton përfundimisht se alfabeti pellazg i Italisë e kishte prejardhjen nga alfabeti primitiv i Kalkisit. Ky përfundim mbështetet, gjithashtu, nga fakti se monedhat e hershme etruske ndoqën standartet e peshës dhe format numizmatike të monedhave eubease, kur mbishkrimet përdornin të njëjtin alfabet. Nga ky studim krahasues i disa alfabeteve të lashtë shohim se grekët dhe romakët i bazuan alfabetet e tyre në atë fenikas dhe, veç kësaj, përfitojmë alfabetin pellazg të rindërtuar. Gjithashtu, përcaktojmë origjinën pellazge të popullsisë etruske në Itali, gjë që mbështet shkencërisht pohimet e Tuqididit, Dionisit, Virgjilit e të tjerëve.


    Fjalori dhe gjuha pellazge


    A.J. Van Vindekens, profesor në Universitetin e Luvenit, në Belgjikë, ka shkruar rreth një gjuhe të lashtë indoevropiane, të cilën e quan pellazge. Ai nguli këmbë se shumë fjalë në greqishte mund të shpjegohen si të prejardhura nga një gjuhë parahelene, të cilën e quajti pellazge. Struktura morfologjike e emrave të përveçëm dhe e toponimeve përkon me një gjuhë paragreke. Ata që u vendosën të parët në pellgun e Egjeut, para ardhjes së grekëve, i quan "proto-indoevropianë". Pjesa e parë e punimit të tij përfshin studimin fonetik të zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve pellazge. Pjesa e dytë merret me formimin e emrave, në mënyrë të veçantë me prapashtesimin, emrat e përveçëm dhe toponimet. Emrin e perëndeshës Athina, për shembull, e shpjegon si të prejardhur nga fjala at (baba), e gjetur në shqipe e në gjuhë të tjera indoevropiane, por me një prapashtesë femërore, që e bën atë nënë. Van Vindekens vërejti se toponimet pellazge gjenden të përhapura nga Azia e Vogël e deri në Itali, por veçanërisht në Iliri dhe në Greqinë e sotme. Këto emra vendesh ndeshen në Greqi më me shumicë se në çdo vend tjetër, kurse emrat pellazgë të njerëzve dhe të hyjnive gjenden vetëm në greqishte. Kjo e bëri Van Vindekensin të besonte se popullsia më e dendur, që fliste gjuhën pellazge, ndodhej në Greqi. Më tej, ai shtoi se gjuha ilire ishte zhdukur, duke lënë pas vetëm disa emra të përveçëm, të cilët gjenden në dorëshkrimet greke e latine. Sikur gjuha ilire të ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave të përveçëm dhe i fjalëve të tjera do të dëshmonin se popullsia pellazge në Iliri do të kishte po atë dendësi të madhe si në Greqi.


    Grekët, ilirët dhe italianët gjetën në brigjet mesdhetare një gjuhë, nga e cila huazuan një numër të madh fjalësh që shënonin sende të njohura e të panjohura. Ata e asimiluan qytetërimin pellazg, duke e pasqyruar këtë në fjalorin e huazuar. Janë identifikuar shumë fjalë pellazge, që përdoren për të shënuar kafshë të tilla si: gomar, derr, pëllumb, salamandër e hardhucë, si edhe fjalë të tjera që shënojnë bimë, minerale, vegla muzikore, lojëra, lundrim, tregti, ndërtim, artin e luftës, gjueti, familje, shoqëri e besim. Prania e kaq shumë huazimeve dëshmon se grekët, ilirët dhe italianët as e zhdukën dhe as e dëbuan menjëherë popullsinë pellazge, të cilën e gjetën në ato treva. Pushtuesit duhet të kenë bashkëjetuar me vite të tëra me pellazgët, duke huazuar, kështu, një pjesë të mirë të fjalorit të tyre.


    Van Vindekens arriti në përfundimin se grekët, ilirët dhe italianët nuk mund të kenë qenë indoevropianët e parë, që u vendosën në Evropën Jugore dhe në Azinë e Vogël. Ata janë paraprirë nga pellazgët. Ndonëse nuk e datoi ardhjen e pellazgëve, ai ishte i sigurt se ata u vendosën në gadishull para ardhjes së fiseve helene të Jonëve, aty midis viteve 2000 e 1600 p.e.s. Vetëm atëherë kur pakica jone u përforcua me ardhjen e eolëve dhe akejve, rreth vitit 1500 p.e.s., si edhe me dorët luftëtarë, rreth vitit 1000 p.e.s., ata ishin në gjendje të nënshtronin pellazgët e të zëvendësonin qytetërimin e tyre. Autori është i bindur se pellazgët u larguan nga djepi i tyre indoevropian në të njëjtën kohë me hititët, shpërngulja e të cilëve sigurisht që i paraprin asaj të grekëve.


    Origjina indoevropiane e gjuhëve pellazge, ilire dhe shqipe


    Familjet e gjuhëve


    Studiuesit e gjuhësisë vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familjeje të veçantë gjuhësh simotra, disave prej të cilave mund t'u gjendet edhe gjuha amë e përbashkët. Duke shkuar sa më thellë në këtë proces rindërtimi historik, del e qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë, të cilën studiuesit e quajnë "indoevropiane". Një diagramë skematike, që pasqyron marrëdhëniet midis gjuhëve të ndryshme indoevropiane, tregon, për shembull, se gjuhët marathi, urdu, hindu dhe bengali bëjnë pjesë në familjen sanskrite, ndonëse vetë kjo e fundit tani ka dalë jashtë përdorimit. Por sanskritishtja ishte pjesëtare e familjes indike dhe, së bashku me iranishten, formonin grupin indo-iranian, i cili, nga ana e tij, e kishte prejardhjen nga një bazë indoevropiane. Çuditërisht, ky diagram tregon se ndër 47 gjuhë moderne me bazë indoevropiane vetëm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanë një prejardhje të drejtpërdrejtë nga indoevropianishtja, pa ndonjë prind të ndërmjetëm gjuhësor. Aspektet teknike të kësaj çështjeje u takojnë specialistëve. Mirëpo duket i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane dhe shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër indoevropianë.


    Karakteristikat e familjes indoevropiane


    Gjuhët indoevropiane, pra, përbëjnë një familje gjuhësh, disa të gjalla e disa të vdekura, të cilat kanë lidhje farefisnie me njëra-tjetrën dhe paraqesin ngjashmëri midis tyre. Gjuhët indoevropiane kanë disa shkallë ngjashmërie në fjalorin e tyre, në sistemin fonetik e në strukturën gramatikore, sigurisht me ndryshimet përkatëse si rezultat i evolucionit shekullor. Strukturat e tyre gramatikore, për shembull, karakterizohet nga sistemi i gjinisë, i numrit dhe i rasave për emrat, përemrat e mbiemrat, si edhe nga sistemi i zgjedhimit për foljet. Fondi indoevropian ka kontribuar, gjithashtu, për fjalorin e pasur të gjuhëve simotra, duke përfshirë edhe shqipen. Fatkeqësisht, ky fond nuk arriti të merrte kurrë trajtën e një gjuhe të shkruar. Por specialistët e gjuhësisë nuk e kanë ndërprerë punën e tyre të madhe hulumtuese. Ata janë të bindur se, duke krahasuar një fjalë në disa gjuhë simotra, shpesh mund të arrihet te një rrënjë e përbashkët. Prapashtesat dhe mbaresat e ndryshme, që i shtohen rrënjës, dëshmojnë se këto gjuhë simotra kanë një sistem të zhvilluar lakimi apo zgjedhimi, ashtu si greqishtja e vjetër dhe latinishtja, ose edhe shqipja e sotme. Në këtë mënyrë, studiuesit kanë zbuluar me qindra fjalë të parme, të cilat mendojnë se e kanë origjinën në një gjuhë të përbashkët. Disa prej këtyre fjalëve në shqipe janë: ditë, natë, dimër, i lehtë, i thellë, punë, zemër, ujk, ujë, i rëndë, jam, kam, bie, ha, pi e shumë të tjera. Ky fond i trashëguar arrin në më shumë se 2000 fjalë të parme, që nuk janë pak po të kemi parasysh se prej tyre janë formuar fjalë të tjera të përbëra, si p.sh., nga "punë" kemi: punëtor, punonjës, punim, punishte, mbipunë, punëtori, punëdore, ditë-punë e shumë të tjera. Për shkak se fjalë të tilla të parme gjenden në gjuhët e folura nga Evropa Veriore gjer në Indi, atëherë gjuha e përbashkët hipotetike është quajtur indoevropiane.


    Zbulimi i vendit të origjinës


    Ku e ka burimin fondi indoevropian? Zbulimi gradual i këtij fjalori indoevropian u ka dhënë dorë shkencëtarëve të rindërtojnë mënyrën indoevropiane të jetës dhe të përfytyrojnë mjedisin e tyre. Ekzistenca e një rrënje të përbashkët për fjalët fushë, kalë, shtëpi dhe mjaltë etj., dëshmon për njohjen e objekteve të tilla jo vetëm nga përdoruesit e sotëm të këtyre gjuhëve, por edhe nga ata të kohës parahistorike indoevropiane. Në të kundërt, mungesa e një rrënje të përbashkët për disa fjalë të përshkrimit të mjedisit mund të jetë me domethënie të madhe. Indoevropianishtja duket se ka një rrënjë të përbashkët për fjalë të tilla si: borë, ujk dhe lis; ndërkohë, një rrënjë e tillë mungon për fjalët det, ishull, për pemët e kafshët tropikale si, palma, arra e kokosit, tigri e deveja. Kjo i bëri studiuesit që, logjikisht, ta përcaktonin qendrën ose bazën indoevropiane përreth maleve të Kaukazit apo Uraleve. Megjithatë, mungesa e dorëshkrimeve e bën të vështirë një përcaktim më të saktë e më dogmatik.


    Përcaktimi i kohës së shpërbërjes


    Kur filloi gjuha amë indoevropiane të degëzohej e të shpërbëhej në gjuhë të tjera të vjetra të mëvonshme, prej të cilave do të zhvilloheshin gjuhët e sotme simotra? Pranohet përgjithësisht se gjuha ka tendencën e ndryshimit me kalimin e shekujve. Për shembull, gjuha angleze e katër shekujve më parë, e përdorur në dramat e Shekspirit, tani është arkaike, por ende e kuptueshme; kurse anglishtja e vjetër e 12 shekujve më parë, që ndeshim te Beovulfi, është fare e pakuptueshme. Njohja e ritmit të këtyre ndryshimeve gjuhësore e pajis studiuesin me një mjet matës të përafërt, me anë të të cilit ai mund të përcaktojë kohën që duhet për kalimin nga një gjuhë në një tjetër. Gjuhët më të vjetra indoevropiane të shkruara, të dëshmuara rreth vitit 1400 p.e.s., ishin hititishtja, sanskritishtja, gjuha mikenase dhe greqishtja. Këto gjuhë tashmë kishin ndryshuar shumë nga njëra-tjetra. Gjuhëtarët llogaritin se duhet të jetë dashur nga 2000 deri në 3500 vjet që një gjuhë amë të merrte forma të ndryshme. Kjo do të thotë se indoevropianët, si folës të një gjuhe të përbashkët, datohen rreth vitit 4000 ose 5000 p.e.s.


    Shihet qartë se gjuhësia hedh edhe dritë edhe hije në kërkimin tonë për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Prandaj, në këtë pikë, edhe ne po ua lëmë specialistëve që të merren me misterin e kësaj çështjeje. Por duhet theksuar se bashkëpërkimi i përgjithshëm i mendimeve shkencore është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë më të afërt të ilirëve, pellazgëve dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse ky popull i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i tyre është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët e turqit dhe ndonëse ata shpesh kanë përdorur gjuhëra tregtie, të importuara gjetkë, njerëzit, që sot njihen si shqiptarë, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses gjuhën, zakonet, traditat dhe identitetin e tyre të lashtë, pellazg e ilir.


    *Edwin Jacques "Shqiptarët Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme" faqe 43-50

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjuha shqipe ndodhet në të gjitha gjuhët evropiane
    Elena Kocaqi
    Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane
    Historianët flasin dhe shkruajnë për kulturat e krijuara nga popuj parahistorik dhe historik, por në lidhje me etninë e popujve që krijuan këto qytetërime, ata flasin pak ose aspak. Me ose pa qëllim ata e trajtojnë problemin e etnisë së këtyre popujve si çështje jo parësore. Duke lënë pasdore një temë të tillë, shpesh janë bërë edhe gabime trashanike në histori, pasi nuk është studiuar kultura dhe gjuha e kombeve, që janë pasardhës direkt të këtyre popujve antik, me qëllim që të nxirret në pah e vërteta historike.
    Historianët shqiptarë nuk shkojnë përtej ilirëve?!
    Kanë qenë historianët e huaj dhe veçanërisht austriakët, gjermanët dhe së fundmi amerikanët, që i kanë mëshuar me të drejtë rolit të etnisë më të vjetër evropiane. Kjo çështje fatkeqësisht nuk është parë fare nga historiografia shqiptare, pasi historianët shqiptarë janë marrë më tepër me vërtetësinë se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, gjë që nuk diskutohet fare nga qarqet e historisë botërore, duke lënë pasdore shtrirjen dhe rolin etnik pellazgo-ilir dhe kulturën e tyre.
    Historianët shqiptar duhet të jenë të parët që të shkruajnë, pasi një mangësi e historianëve të huaj është mosnjohja e gjuhës shqipe, e cila është çelësi i zbërthimit të kësaj historie. Historianët dhe spcialistët e huaj edhe nëse ata do të dinin shqipen, nuk do njihnin dot dialektet dhe nëndialektet e saj të cilat edhe unë që jam shqiptare, nuk i njoh në nivelin e duhur. Sigurisht që historianët dhe gjuhëtarët e huaj, nuk dinë se shqipja gjendet në të gjitha gjuhët e Evropës dhe në të dy gjuhët klasike antike, të cilat pa shqipen shpesh nuk kanë kuptim. Kjo gjetje e shqipes në këto gjuhë është justifikuar nga disa historianë që nuk dinë asnjë fjalë shqip, si huazim që ka bërë shqipja dhe në mënyrë tepër naive edhe gjuhëtarët e Shqipërisë, vazhdojnë t’u mbajnë këngën duke mos bërë asnjë studim serioz në lidhje me këtë çështje.
    Fakti që shqipja, ndodhet në të gjitha gjuhët evropiane dhe në të gjitha gjuhët e quajtura nga studiuesit si indo-evropiane, tregon se është gjuha mëmë e tyre. Ajo gjendet kudo dhe ka rolin shpjegues të kuptimit të këtyre gjuhëve, të emrave të vendeve, maleve dhe lumenjve.Të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronzit në Evropë ka qenë uniforme. Varrimi me tuma dhe sëpata dytehëshe dhe shumë materiale arkeologjike, gjenden në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore, madje gjurmë të tyre janë gjetur deri në kontinentet amerikane dhe aziatike. Sipas të gjitha të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike, popullsia që krijoi këtë kulturë të bronzit ishte e etnicitetit pellazgo-ilir.
    Edhe në Bibël thuhet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me një popullsi të racës evropiane, e thënë më qartë atë pellazgo-ilire, që themeloi edhe kulturën më të vjetër evropiane. Pa frikë mund të thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike, nga Gjibraltari deri në Indi e ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike evropiane si atij të Kretës, Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende.
    Fal maleve dhe krenarisë shqiptare, sot bota ka të gjallë gjuhën substrat
    Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti pellazgo-ilir. Këtu, nuk bën përjashtim as Greqia e Roma, pasi të dhënat tregojnë se popullsia paragreke, por edhe ajo antike greke, ka një prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit pellazgo-ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. Njihet qytetërimi antik, pasi ai ishte më afër historisë dhe kështu të gjitha mrekullitë e një kulture mijëra vjeçare etnike evropiane, me pa të drejtë mbështillen në një epokë, në atë greko-romake.
    Ajo që kam trajtuar në këtë studim, është roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane.
    Pra katër janë tezat që kam si qëllim të vërtetoj:
    Substrakti pellazgo-ilir i Evropës parahistorike dhe antike. Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe atë para-greke dhe antike-greke. Origjina ilire e shumë kombeve moderne evropiane. Shqipja apo dialektet e saj, ka qenë gjuha që ka folur ky substrat evropian, nga u krijuan gjuhët moderne.
    Për të vërtetuar këto teza kam shfrytëzuar të gjitha burimet historike që vijnë nga antikiteti si dhe kronikat mesjetare. Jam mbështetur dhe në të dhënat arkeologjike dhe antropologjike, për të nxjerrë ngjashmëritë kulturore dhe antropologjike. Risia e këtij studimi është fakti se kam analizuar edhe gjuhët më kryesore evropiane antike dhe moderne për të nxjerrë në pah, ngjashmëritë që ato kanë me shqipen dhe kam shpjeguar kuptimin e fjalëve të tyre me anë të shqipes. Këto përkime dhe përkthime gjuhësore i kam realizuar nga gjuhët letrare aktuale të këtyre kombeve, se nëse do të njihja dialektet e tyre pa frikë mund të thuhej se nga ato mund të dilnin thesare. Siç do e shikojmë, shqipja luan rol kryesor në formimin e këtyre gjuhëve, pasi ajo është pasardhësja direkte e substraktit pellazgo-ilir të Evropës. Fal maleve dhe krenarisë së shqiptarit, sot bota ka të gjallë gjuhën substrat, që mendon se është zhdukur, por që për shumë gjuhëtar dhe historianë, ashtu si dhe për mua, ajo është e gjallë dhe ruhet tek gjuha shqipe dhe atyre që dyshojnë iu themi ta mësojnë shqipen dhe pastaj të flasin. Manjani e quan shqipen si: “… ajo gjuha e mrekullueshme që i përngjan një vendburimi të pasur, mbi të cilin mjafton të përkulesh dhe të mbledhësh kokrriza ari filologjik”


    Kombet antike evropiane, janë krijuar mbi bazën e këtij substrakti pellazgo-ilir, nga lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brenda këtij territori, gjatë epokës së bronzit, por edhe të hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur një gjuhë pellazgo-ilire, nga trungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe. Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi në masë, i popullsisë ilire, drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet gjermanike. Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lë bosh, u mbushën nga dyndjet e popullsive iraniano-mongoliane, të cilat janë quajtur si avare, sllave, turke dhe që përfunduan në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    [QUOTE=Anesti_55;2885029]Une nuk kam perse te hiqem, pasi e kam shprehur dhe here te tjera,te me kishte pyetur mua perendia do ti thoja te me bente Francez dhe te flisja gjuhen e Getes, ne pa mundesi do ti thoja se pranoja dhe Italine ku te isha ne krah te Berluskonit,




    gey dreams!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga MARGUS : 13-12-2010 më 00:27

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shqipja (e vjetër) - si trashëgimi e gjuhëve të vdekura

    Qendra për studime dhe projektime “Austrian Science Fund FWF”, ka për qëllim të hulumtojë dhe studiojë gjuhën e vjetër shqipe, e cila është konsideruar si e rëndësishme për zhvillimin e shumë gjuhëve të Ballkanit. Për të konfirmuar këtë teori janë bërë studime të shumta. Njohuritë dhe hulumtimet e pakta, të cilat janë bërë për këtë gjuhë të vjetër janë kryer para se të krahasohen më gjuhët e tjera të Ballkanit. Rezultatet e hulumtimeve dhe të studimeve do të ofrohen nga leksiku i shqipes dhe sistemi foljor i vjetër i saj.

    Gjuhët e ndryshme në Ballkan kanë një shtrirje të njëjte gjeografike, të cilat, shpesh janë të caktuara si të ngjashme pavarësisht nga origjina dhe dëshmitë që ofrojnë. Ky fenomen është njohur me termin “Sprachbund", në regjionin e Ballkanit, i cili është paraqitur si nga fjalët dhe strukturat e tyre gjuhësore në shqipen, greqishten, maqedonishten dhe rumanishten. Pyetja është se këto gjuhë kanë pasur influencë nga ndonjëra prej tyre ose një gjuhë e veçantë, specifike ka qenë kryesore në formimin e gjuhëve të tjera?

    Departamenti i gjuhësisë në Vjene ka bërë një projekt për hulumtim dhe studim të shqipes se vjetër, (për qëllim të saktësimit) e cila ishte me më ndikim në gjuhët e Ballkanit. Gjuhëtari dr. Stefan Schumacher dhe kolegu i tij dr. Joachim Matzinger janë duke studiuar dhe hulumtuar në dy fusha kryesore. Në periudhën fillestare hulumtojnë dhe studiojnë për shqipen e vjetër.

    Mirëpo, ky hulumtim është jashtëzakonisht i rëndësishme edhe për shqipen moderne. Sistemi foljore i shqipes se vjetër ishte burimi i shkrimit apo studimit të parë të natyrës religjioze. Në fazën e dytë të hulumtimit janë bërë krahasime në sistemin foljor të gjuhëve të tjera, të cilat kanë ngjashmëri ndërmjet gjuhëve në Ballkan.

    Ndikimet nga gjuha shqipe

    Udhëheqësi i projektit dr Schumacher në hulumtimin e bërë ofron shpjegime dhe është duke ofruar rezultate në këtë fushë: " Kështu që, deri me tani nga puna e bërë dhe njohurit e arritura të shqipes se vjetër janë rezultate të krahasuara nga njohurit ekzistuese dhe nga studimet e arritura me parë. Ne kemi zbuluar gjithashtu një sistem shumë të gjerë foljor, i cili tashmë konsiderohen si element gjuhësor i vjetër ose kanë qenë i humbur përmes ristrukturimit të tyre. Andaj, deri me tani elementet gjuhësore kanë qenë të klasifikuara gabimisht.”

    Forma foljore e historisë së gjuhësisë shqiptare është vendimtare për përdorimin e saj të brendshëm. Sidoqoftë, elementet e gjuhës mund të hedhin në dritë një marrëveshje të re. Ndjekja e hulumtimeve nga studiuesit na siguron se gjuha shqipe ka luajtur rolin kryesor në të ashtu quajturën “Sprachbund” të Ballkanit.

    Gjuha shqipe ka afërsi me parashtesat dhe nyjën e shquar më rumanishten, bullgarishten dhe maqedonishten, mirëpo elementet gjuhësore në fjalë kanë qenë të shqipes se vjetër.

    Norbert Jokli e kishte kuptuar rëndësinë e pasurisë se gjuhës te pastudiuar të shqipes

    Ky projekt është bazuar në tërë boshtin e literaturës se shqipes se vjetër të shekullit XVI dhe XVIII. Studimi i bërë nga studimet dhe studiuesi i vjetër të përfshirë deri në 1.500 faqet të teksteve, prej të cilave janë analizuar, studiuar dhe me kujdes të shtuar nga Dr Matzinger, i cili ka dëshmuar se: "Deri më tani, shumë pak hulumtime apo studime janë kryer në tekstet e vjetra, siç kemi të bëjmë pothuajse ekskluzivisht me literaturë të fesë krishtere, e cila fillimisht ishte harruar dhe më vonë, në kohën e komunizmit është bërë “tabu” se studiuari.

    Projekti i FWF ka si rol kryesor hulumtimin dhe mbështetjen e rezultateve nga tekstet e vjetra. Andaj, Profesori austriak Norbert Jokli, vërtetë e kishte kuptuar rëndësinë e pasurisë se gjuhës te pastudiuar të shqipes, i cili ishte vrarë nga nazistet dhe njëherësh është i njohur si baba i albanologjisë.

    Jokli si edhe studiues të tjerë pa dyshim që do të kishin qenë krenar po të kishin apo ishin paraqitur si të parët e studimit të sistemin foljor të shqipes se vjetër dhe si e tillë në një tërësi të studimeve të gjera indo-europiane.

    (a. Dr. Stefan Schumacher, University of Vienna; b. Mag. Stefan Bernhardt , Austrian Science Fund FWF; c. Copy Editing & Distribution, PR&D - Public Relations for Research & Education . Përkthim më përshtatje nga anglishtja: Shkëlqim Millaku)

  10. #70
    nje pyetje per ju

    sa prej jush jane profesore te shquar ne universitete te larta te botes dhe sa prej jush jane vecse femije me pak (ose shkolle te mjaftueshme por jeni te verber per arsye te ndryshme) shkolle qe hiqen sikur e dine historine e botes, "pellazeve" si dhe njohuri teper te zvhilluar mbi gjuhet e botes, pra?

    Teori qe perjashtohet nga shkollaret e sotshem.
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Per Gjuhen Shqipe

    Thuhet ne Vol 2, fleta nr._416 tek libri qe vijon:
    ----------------------------------- Libri -------------------------------
    Monograph
    NAME(S):*Broughton, John Cam Hobhouse, 1st baron, 1786-1869
    TITLE(S): Travels in Albania and other provinces of Turkey in 1809 & 1810
    EDITION: A new edition, revised and corrected, 1858.
    PUBLISHER: London, J. Murray, 1858.
    DESCRIPTION: 2 v. illus., plates (part double, part col.) 2 fold.
    maps, music. 23 cm.

    SUBJECTS: Albania--Description and travel

    ================================================
    http://gdz.sub.uni-goettingen.de/dms...N=PPN253735815

    shenim: ju lutem, nese ka perseritje, mos e lini postimin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane



    Gjuha shqipe, cfarë është gjuha si koncept e shumë terma të tjera - Nga GAZMEND LEKA
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 22-01-2022 më 22:51

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    https://www.forumishqiptar.com/threa...ABt-ballkanike

    “Shqipja e vjetër, ndikoi te gjuhët ballkanike”

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    https://www.forumishqiptar.com/threa...-Indoeuropiane

    Shqipja, Gjuha Që Lindi Gjuhët Indoeuropiane

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    https://www.youtube.com/watch?v=FPhJrO8tXno

    Gjuha shqipe më e vjetra në botë? Debat mes historianes dhe gjuhëtarit

    Shqipëria Live, TCH - Prill 2023

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    Nëse diskutojmë për gjuhën shqipe si gjuhë të plotë dhe të pavarur, ajo është një nga gjuhët më të reja në botë. Megjithatë, nëse e shohim si një variant ose një formë e gjuhës proto-shqipe, atëherë mund të themi se shqipja ka rrënjët e saj në gjuhët e lashta të Ballkanit.

    Në diskutimin e saj mbi këtë temë, historianja shqiptare Edith Durham argumenton se shqipja është një nga gjuhët më të lashta në botë, duke vënë në dukje se ajo ka rrënjët e saj në gjuhët e lashta ilire, të cilat kanë qenë të pranishme në rajonin e Ballkanit prej mijëra vitesh. Sipas saj, shqipja është një vazhdësim i gjuhëve të lashta ballkanike, dhe ka arritur të ruajë shumë nga elementët e saj origjinale përmes shekujve.

    Në anën tjetër, gjuhëtari shqiptar Eqrem Çabej argumenton se, megjithëse shqipja ka rrënjët e saj në gjuhët e lashta ballkanike, ajo është një gjuhë relativisht moderne, që ka evoluar dhe zhvilluar në shekujt e fundit. Sipas tij, shqipja është formuar në shekullin e 15-të, si rezultat i ndikimeve të ndryshme gjuhësore dhe historike.

    Në përfundim, mund të themi se, siç thotë edhe Çabej, shqipja si gjuhë e plotë dhe të pavarur është një gjuhë relativisht moderne, por ajo ka rrënjët e saj në gjuhët e lashta ballkanike. Megjithatë, nëse e shohim si një variant ose një formë e gjuhës proto-shqipe, atëherë mund të themi se shqipja ka rrënjët e saj në gjuhët e lashta të Ballkanit.

    Shqipja është një gjuhë indoeuropiane, e cila është pjesë e familjes së gjuhëve indoevropiane. Megjithatë, shqipja është një nga gjuhët më të izoluara në këtë grup, duke pasur lidhje më të afërta me gjuhët e Ballkanit dhe të Aziës së Vogël, dhe me pak lidhje me gjuhët e tjera indoeuropiane.

    Për shkak të izolimit gjuhësor të popullit shqiptar dhe mungesës së burimeve të shkruara të hershme, ka qenë vështirë të përcaktohet origjina e shqipes. Disa teoritë sugjerojnë se shqipja mund të jetë një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane, por kjo është e diskutueshme dhe nuk është e pranuar nga shumica e gjuhëtarëve dhe historianëve.

    Megjithatë, studimet e mëvonshme kanë treguar se shqipja ka një sërë lidhjesh me gjuhët e tjera indoevropiane, veçanërisht me gjuhët baltike, gjuhët slave dhe gjuhët germanike. Këto lidhje sugjerojnë se shqipja është e ngjashme me gjuhët e tjera indoevropiane, dhe se ajo është një pasardhëse e një gjuhe të lashtë indoevropiane.

    Për shkak të mungesës së burimeve të shkruara të hershme, është e vështirë të gjendet një përgjigje definitive për pyetjen se sa e vjetër është shqipja në krahasim me gjuhët indoevropiane të tjera. Megjithatë, ka provash të mjaftueshme që tregojnë se shqipja është një gjuhë indoevropiane, dhe se ajo ka një histori të gjatë dhe të pasur.

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    Edhe ky akademiku serb i gjuhesise ne Beograd ne Serbi ka shkruajtur qe Gjuha Shqipe eshte gjuha e Pellazgeve edhe e Ilireve dhe qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe ky eshte linku me fotografine e librit ne anglisht:

    https://www.facebook.com/photo/?fbid...69887270058771

    Lexoni kete shpjegim ne shqip:

    Autori Kroat Radoslav Katičić, në librin e tij, “Gjuhët e vjetra Ballkanike” (Ancient Languages of the Balkans) fokusohet tek gjuha Shqipe, e cila pa asnjë rezervë, apo dyshim, njihet ndryshe si “gjuha paragreke”.
    Ju lutem, lexojeni të gjithë materialin!
    Studiuesi Katičić në veprën e tij, citon edhe studiuesin Serb, profesorin e universitetit të Beogradit, Milan Budimir, i cili ishte studiues i gjuhëve klasike, dhe njohës i gjuhës Shqipe.
    Profesori Serb, Milan Budimir ka lënë një postulat në lidhje me vendin që zë Shqipja në familjen e gjuhëve Indo-Europiane.
    Profesori Serb ka shkruajtur, se Shqipja është shtresa më e vjetër e gjuhëve Indo-Europiane në Ballkan, si e tillë, ajo jo vetëm i përket gjuhëve paragreke, por Shqipja eshtë e mbijetuara e vetme e ketij trungu, Milan Budimir pranon që Shqipja është forma moderne e Pellazgishtes.
    Me këtë postulat, profesori Serb i bashkohet Studiuesve të tjerë të gjuhës Shqipe, si Hahn, Pedersen, Thomopulos e shumë të tjerëve, ku me postulatin e tij, ai hedh në koshin e plehrave të gjithë sharlatanizmin dhe pseudoshkencën që shteti i tij, ose ndryshe fqinjët tanë veri-lindorë kanë përdorur kundër nesh.
    Po akademikët tanë, pse qëndrojnë “kokëulur” nëpër simpoziume shkencore me studiues ndërkombëtarë?!
    Shqiptar, mos rri po duku!

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    Gjuha shqipe ka krijuar latinishten edhe greqishten si gjuhë artificiale në antikitet.

    Në shekullin e 5 p.e.s. është krijuar greqishtja e vjetër në Athinë edhe pastaj në shekullin e 4 p.e.s. është krijuar latinishtja në Romë. Asnjë popull nuk i ka folur këto gjuhët artificiale latinisht edhe greqisht sepse latinishtja edhe greqishtja ishin vëtëm gjuhë të shkruara që i përdornin dijetarët edhe elitat politike.

    Nga latinishtja janë krijuar si gjuhë të folura të gjitha gjuhët romane si italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja, katalonishtja edhe rumanishtja. Të gjitha fjalët e këtyre gjuhëve romane janë të krijuara plotësisht nga gjuha shqipe.

    Pasi u krijua latinishtja si gjuhë artificiale në antikitet në Romë gjuha e folur ka qënë italishtja antike qe njihet si "latinishtja vulgare" që domethënë "latinishtja popullore". Edhe shkenca e gjuhësisë zyrtare e pranon që latinishtja e folur në antikitet ishte e ndryshme nga latinishtja e shkruajtur. Por meqënëse nuk ka shkrime të latinishtes së folur shkenca e gjuhësisë zyrtare thotë që nuk njihet latinishtja e folur në antikitet. Elita e Romës e bëri qellimisht ndryshimin mes gjuhës latine të shkruar edhe gjuhës së folur që vetëm të shkolluarit në latinisht mund të lexonin edhe të shkruanin.

    Gjuhët romane kanë shumë më shumë ngjashmëri me italishten se sa me latinishten sepse ato nuk janë krijuar direkt nga latinishtja por nga italishtja antike pra "latinishtja vulgare". Në mesjetë italishtja nuk ka pasur influencë te gjuhët e tjera romane edhe prandaj nuk është e mundur që gjuhët romane të jenë krijuar nga latinishtja e shkruajtur.

    Gjuha shqipe i ngjante në antikitet më shumë gegërishtes pra dialektit verior edhe prandaj shumë fjalë të latinishtes edhe greqishtes shpjegohen me dialektin verior të shqipes.

    Fjalët latine edhe italiane janë fjalë të bashkuara të shqipes ose janë gati njëllojë si fjalët e shqipes.

    Këto janë shumë fjalë të latinishtes edhe të italishtes që janë krijuar nga bashkimi i fjalëve të shqipes ose janë fjalë të shqipes me pak ndryshime:

    venerare - vë ner - vë nder - nderon

    memoria - me mor - të marrësh në kujtesë – kujtesa

    mercatus - mer ka - merr ka - ku ka për të marr - ku ka për të blerë – tregu, në italisht është "mercato

    vedere - vë re - vëren, shikon

    opera - o bër - osht bërë - vepra

    miraculum - mira - e mira – mrekullia, latinishtja e italishtja nuk e kanë fjalën "mirë" por shqipja e ka, në italisht është "miracolo"

    monumentum - mon ment - mbon mend - mban mend - monumenti

    vita - vit - jeta, fjala shqipe "vit" është marr për ta pasur latinishtja për fjalën "jeta"

    eta - jeta - mosha, fjala shqipe jeta është marr për ta pasur latinishtja per fjalën "mosha"

    lingua - lin gua - gjuha e lindur - gjuha, e folura

    membrana - me mbran - me mbron - të mbrosh - cipa që mbron rreth e rrotullë

    eruditus - e ru dit - e ruan diturinë - një njeri që di shumë edhe e ruan diturinë
    studiare - shty dija - shtyn dijen - e shtyn më tej diturinë - mëson, edhe etimologjia zyrtare indoeuropiane kështu e shpjegon fjalën "studiare" por pa thënë se fjalët "shty" edhe "dija" janë shqip

    migliore - më mirë, por latinishtja e italishtja nuk e kanë fare fjalën mirë por shqipja e ka

    sapere - zap – dicka që e ke, dicka që e di - di, të dish gjëra
    banditore - ban dit - ban të ditur - lajmëtari që bën të ditur lajmet

    debere - do bërë - duhet bërë - duhet, detyrohet, kjo fjalë latine është shumë e qartë nga shprehja shqipe "do bërë" që dicka duhet bërë edhe asnjë shpjegim tjetër nuk ka per këtë fjalë, në italisht kjo fjalë është "dovere" pra vetëm pak më ndryshe nga fjala latine "debere"

    illuminare - il lum - yll lum - lum drite - rreze drite - ndriçon

    mettere - me të - me atë - me diçka - vë me të - vë me diçka - vë diçka, vendos diçka në një vend

    essere – ësh – ësht - është

    dicere - di - thua atë që di - thotë, me thënë, në italisht është "dire"

    facere - fa - ba - me ba - të bësh diçka – bën, në italisht është "fare"

    cascada - ka shka - ka shkarë - ka rënë - vend ku bie uji

    stimulus - shti mu lu - shtin mu lujt - shtin për të lëvizur - hosteni, edhe hosteni përdoret për të shtyrë kafshët në bujqësi

    abolire - a bo lë - asht bo lënja e diçkaje - heq, kjo fjalë e ka kuptimin shumë qartë ne shqip

    nobile - njo bë - njohur bën - fisnik, edhe fisnikët janë njerëz të njohur pra aristokratë

    iniziare - i nis - nis diçka - nis, është shumë e qartë që kjo fjalë e ka kuptimin në shqip

    ponere - pon - von - vën - vendos, vë diçka në një vend

    posponere - pos pon - pos von - pas vën - vënë nga pas - vendos nga pas

    apparere – a parë – asht parë – është parë – duket, shikohet

    mangiare - ma hangër - me hangër - të hash - ha

    dare - dha - me dhan - te japësh – jep

    volare – vo lar – bo lart – bën lart – fluturon

    arrivare – a rri va – asht rri va – është vajtur atje ku rri - arrin
    origina – o ri gjë – osht rri gjë – atje ku rrinë gjërat në vendin e tyre – prejardhja, origjina

    obscure – o bë skur – osht bë shkurr – është bërë errët - errët

    principe – prin – princi, latinishtja e italishtja nuk e kanë fjalën "prin" por shqipja e ka

    princeps – prin – udhëheqësi që prin – prijësi

    evolution – e vo lut – e bo lujt – e bën të luaj – e bën të lëviz, të ndryshojë – evolucioni, në italisht është "evoluzione"

    aspectare - a së pe - asht së parë - asht me parë - shikon duke pritur – pret, duke ndëjtur në pritje, në italisht është "aspettare"

    lasciare - lash - me la - te lësh – lë, ta lësh diçka

    tenere – të ner – të mer – të merr – të marrësh – të mbash - mban

    guardare - gardh - ruan - gardhi është kufi për të ruajtur - vështron për të ruajtur

    sentire - zen - zër - zëri - dëgjon, edhe zëri dëgjohet si zhurmë

    parlare - par la - para la - para lë - lë fjalët përpara duke folur - me fol, flet

    trovare - të ro va - të ru ba - te ruajtur bën - gjen diçka edhe e merr, e ruan - gjen

    generare - gjën e re - një gjë e re - bën një gjë të re - krijon diçka të re

    emergenza - e mer gjën - e merr gjënë - i merr gjërat me shpejtësi për të ikur - emergjenca
    admirare - ad mir - atë mirë - admiron, adhuron një gjë të mirë, latishtja edhe italishtja nuk e kanë fjalën "mirë" por shqipja e ka fjalën "mirë"

    sonare - son - zon - zan - zëri - bën zë, bën zhurmë

    silenzio - s'i lën zë - nuk lë zë - nuk lë zhurmë - qetësia

    passare – pas – lë pas – lë mbrapa – kalon

    foresta - for est - for është - shumë është – pylli, "fora" ka kuptimin "shumë" në shqip edhe pylli ka shumë pemë

    laguna - lagun - lagur - e lagura - e laguna - laguna, laguna është një sipërfaqe uji anës bregut të detit që është e ndarë prej detit nga një rrip toke

    potere - bo të re - bën të re - mundesh, mund të bësh gjëra të reja

    finire - fin - fun - fund - përfundon

    seria - së ri - së rish - një gjë e bërë prapë ose e përsëritur - seria, gjuha shqipe e ka fjalën “ri” edhe fjalën “së” kurse latinishtja edhe italishtja nuk i kanë këto fjalë edhe prandaj nuk munden dot latinishtja edhe italishtja që ta shpjegojnë fjalën e tyre "seria", por shqipja i ka të dyja këto fjalë edhe e shpjegon shumë saktë kuptimin e fjalës "seria"

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    privato – pri vet – atje ku prij vet – atje ku udhëheq vet – privat, edhe në hapësirën private i bën gjërat vet

    producere - për duk - për dukjen e dickaje - për krijimin e diçkaje - prodhon

    inventarium - in vent - në vend – inventari, kuptimi i kësaj fjale është numërimi i gjërave në një vend, në italisht është "inventario"

    mandare - ma nda - me nda ose me shpërnda - i kalon gjëra dikujt tjetri

    abbandonare - a ba ndon - asht ba ndan - është bërë ndarë - lë diçka, lënja e diçkaje është koncept shumë i qartë edhe këtë fjalë gjuha shqipe e shpjegon shumë saktë

    andare - and - end pas diçkaje - shkon, ecën

    prendere - pre ndër - merr ndër - merr ndër duar diçka - merr, "pre" në shqip është "preja" pra diçka që është marr

    credere - kre - krye, koka - beson, mendon

    mare – ma re – ma i rënë – më i rënë – më i ulët – deti, edhe deti është në nivel më të ulët se sa toka

    semplex - s’e mpleks - nuk e perzien - e papërzierë - thjeshtë, kjo fjalë latine e ka shpjegimin shumë të qartë në gjuhën shqipe sepse është e përbërë nga fjalë të shqipes edhe në italisht kjo fjalë është "semplice" pra vetëm pak më ndryshe nga fjala latine "semplex"

    complex - kom pleks - është e mpleksur - e përzierë, kompleks

    domanda - do ma nda - do me nda një përgjjigje – pyetja

    allargare - a larg - asht larg - largon

    ludere - lujt - me lujt - luaj, të luash

    terra - terr - e errët pra terr - toka, edhe toka është e errët

    colonia - ko lon - ka lënë - është lënë - kolonia, edhe kolonia ështe nje vendbanim i themeluar pra një vend që është lënë për t’u banuar

    pausa - pa u za - pa u zënë me diçka - pa u marr me diçka - pushimi, kuptimi i fjalës latine edhe italiane "pausa" është shumë i qartë në gjuhën shqipe sepse përbëhet fare qartë nga këto fjalët e shqipes

    capire - kap - kupton, e kap diçka me mendje pra e kupton

    acqua - akull - uji, fjala shqipe "akull" është marr për ta pasur latinishtja për ujin

    pro, per - për, fjala shqip "për" është gati njëllojë në italisht "per" edhe në latinisht "pro" që janë vetëm pak të ndryshuara

    castellum - ka shtjell - ka mbështjell - kështjella, edhe kështjella është e rrethuar pra e mbështjellur me mure, në italisht është "castello"

    strata - shtra - shtrati - si shtrati i lumit - shtruar – rruga, edhe rruga është e shtruar, në italisht është "strada"

    accendere - a që ndez - ndez diçka, edhe kjo fjalë është shumë e qartë në shqip

    celebrare - çel e ba - çel e ba lojën - hap edhe bën lojën e ceremonisë

    ceremonia – çel e mon – çel e mbon – çel, hap e mban ritualin e ceremonisë - ceremonia

    piccolo - pik - pika - i vogël, fjala pikë/pika e shqipes është marr për të krijuar fjalën "piccolo" të italishtes

    apertum - apur - hapur, në italisht është "aperto"

    mignatta - mi njit - mi ngjit - shushunja, edhe shushunjat ngjiten pra kjo fjalë është shumë e qartë në shqip

    varianza - var - varet - varësia, edhe varianca tregon varësinë prej diçkaje

    variare - var - varet

    imitare - i mi të - nji me të - një me të - një me atë - bën diçka njëjtë si atë - imiton

    presente - pre she - prej sheh - para sheh - shikon para - shikon përpara - pranishëm

    spongia - shpon gja - gjë e shpuar - sfungjer, edhe sfungjerët kanë vrima pra janë të shpuar edhe kuptimi i kësaj fjale të latinishtes është shumë qartë në shqip, në italisht kjo fjalë është "sfungero"
    postea - pos tej - pas taj - pastaj, më vonë

    laborare - la bo re - lë një bërje të re - lë një gjë të bërë të re - punon, në italisht është "lavorare"

    battaglia – ba tej – bë tej – bën tej - beteja

    presto - pre - prej, nga – shpejt

    dia - dita

    mela - molla

    valore - vlera

    venire - vjen

    liga - lidhja

    super - sipër, në italisht është "sopra“

    libertas - liria

    spata - shpata

    tentare – tenton

    mente – mendja

    pagare – paguan

    notte - nata, në gegërisht i thonë edhe "nota"

    curia - ku ri – ku rri - vendi ku rrinte udhëheqja politike e Romës në antikitet, edhe kjo fjalë është shumë e qartë në shqip

    securus - se kur - si gur - sigurt, në italisht fjala latine securus është sicuro kurse në dialektin venecian të italishtes është siguro, edhe kuptimi i kësaj fjale është shumë i qartë në shqip sepse shqipja e ka vet këtë fjalë edhe fjalët "si" dhe "gur" i ka vetëm shqipja edhe krahasime me gurin për gjëra të sigurta është shumë i arsyeshëm edhe i qartë
    surdus - s’u ndi - nuk u dëgjon - shurdh, fjala latine "surdus" është vetëm një kopje e fjalës shqipe "shurdh" edhe shpjegimi "shurdhi - shundi - s’u ndi - nuk u degjon" është shumë i saktë për këtë fjalë, në italisht kjo fjalë është "sordo" pra vetëm pak më ndryshe se sa fjala latine "surdus"

    funebre - fun e bere - fund e bërë - mortore, ceremoni për vdekje, varrosje

    rivalis - ri bal - rri ball - rri përballë - kundërshtar, në italisht është "rivale" pra vetëm pak më ndryshe nga fjala latine "rivalis"

    sempre - s’e mpre - nuk e pret - e paprerë - e tërë - gjithëmonë, edhe kuptimi i fjalës "gjihëmonë" është një kohë e pandarë edhe shpjegimi i kësaj fjale me gjuhën shqipe është shumë i qartë

    në greqisht fjala "gjithëmonë" quhet “panda” edhe shpjegohet - pa nda - e pandarë - kohë e pandarë pra gjithëmonë, edhe fjala greke “panda” është e përberë nga këto dy fjalët e gjuhës shqipe edhe ky shpjegim me shqipen është shumë i qartë

    calare – ka la – ka lënë – ulet, bie

    canotto – ka not – varka që noton - varka

    capacità – kap – kap aq sa mban - kapaciteti

    caparra – kap ar – kap flori - kapari, depozitimi

    capitare – kap - mledh

    capitale – kap- kapitali

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indoevropiane

    tanto – tan – tërë - shumë

    tropo - tepër

    desirare – desh - dëshira

    molto – mo – ma – më shumë

    volere – volit - e volitshme - do

    dividere – di vi – dy bë – bën dysh – ndan më dysh - ndan

    portare – port – bort – bart – të bartësh – të mbash - mban

    spiegare – shpie gja – shpie gjë – shpie një arsyetim – jep një arsyetim - shpjegon

    bevere – be ve – pi bë – pirje bën - pi

    riparare - ri par - ri bar - ri barë - ri bërë - bërë prapë - riparon

    imparare – i mpa – i mba – i mban – i mban njohuritë – mëson

    posare – po za – po zë – po e zë – po e zë një vend me diçka – vendos, vë

    casa – ka za – ka zënë – është e zënë – është e mbuluar – shtëpia, edhe shtëpia është e mbuluar pra e mbyllur

    mons – mon – mol – mal – mali, në italisht është "monte"

    montagna – mon tan – mol tan – mal tan – mal tërë – male tërësisht – shumë male - malësia

    disciplina – dish i plin – dish i prin – dijes i prin – diturisë i prin – disciplina

    avvenire – a vjen – asht vjen – është vjen - e ardhmja

    avanti – a vant – asht vajt – është shkuar - përpara

    amico – a mik – asht mik – është mik – miku, në latinisht është "amicus"

    allentare – a lën – asht lënë – është lënë – është lëshuar - lëshon

    angustia – a ngusht – asht ngusht – është ngusht - ngushtësia

    arena – a rena – asht rëra – është rëra – arena, edhe arena është një vend i rrethuar ku ka rërë

    neve – reve – e reve – bora, edhe bora bie nga retë pra bora është e "reve"

    nebia – re bë – si re bërë – e bërë si reja – mjegulla, edhe mjegulla është si një re që takon tokën

    totale – to tal – to tan – të tan – të tërë – tërësia, totali

    rei – re – ru – ruan – mbreti, edhe mbreti ruan pushtetin dhe mbreterine, në latinisht është "rex"

    creare – kre – krye – koka – krijon, edhe për të krijuar duhen mendime

    usare – u za – u zë – u përdor gjërat – i përdor gjërat - përdor

    cucina – ku zien – ku gatuhet, zien - kuzhina

    crescere – kre sheh – krye sheh – kokën shikon - ngrihet

    critica - kret - kryet - koka – kritika, edhe kritika bëhet me mendime

    cumulare – ku mu la – ku me lënë – ku lë gjerat – ku mbledh gjërat – grumbullon

    carrozza – ka rrota – karroca

    etere – e tërë – hapësira e universit, edhe universi është i tërë pra i plot edhe i madh

    eterno – e tërë - përgjithëmonë

    fondare – fund – themelon, edhe themeli është në fund të një ndërtese

    federare – fe dhe – fe jep – besën jep - bashkon

    felone – fe lon – fe lënë – besën lënë – ka lënë besën - tradhëtari

    lago – lag – liqeni, edhe liqeni ka ujë pra është i lagësht

    lavare – la va – la ba – larje bën - lan

    probare – pro ba – për ba – për bërjen e diçkaje – për të bërë diçka – provon, në italisht është "provare"

    tolerare – to ler – të lërë – të lësh - toleron

    lanciare – lan – lënë - lëshon, fillon

    maturare – matur – rrit, bëhen të rritur, edhe të rriturit quhen më të matur se sa fëmijët

    materia – mat – lënda, materia, edhe materia është e kapshme edhe mund të matet

    offrire – afron – ofron, bën ofertë

    manum - man - mban - dora, edhe dora mban gjëra, në italisht është "mano"

    plurale – pluhur – shumësi, edhe pluhuri përbëhet nga shumë kokrra të vogla, nga kjo fjalë vjen edhe fjala "pluralizëm"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhëve të huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:33
  3. Shqipja, Gjuha QË Lindi GjuhËt Indoeuropiane
    Nga iliria e para në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 16:48
  4. Shqipja, Gjuha Që Lindi Gjuhët Indoeuropiane
    Nga Kuksjan_forever në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 14:39
  5. Pastërtia e Gjuhës Shqipe
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •