Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Selanik shprehën sot shqetësimin për situatën, në të cilën janë përfshirë emigrantët shqiptarë dhe kryesisht fëmijët e tyre të lindur në Greqi për shkak të shkrimit të toponimeve në pasaportat e tyre.
    Anila Jole

    Përfaqësues të shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, të asaj Shqiptaro-Greke të Punëtorëve “Progresi” dhe të grupit të Shkrimtarëve Emigrantë “Dega e Blertë”, dolën sot në një konferëncë shtypi, me qëllim që të përcjellin zërin e mijëra shqiptarëve të Selanikut, pranë autoriteteve zyrtare të Tiranës, që këto të fundit, të bëjnë një lëvizje për lehtësimin e problemit të shqiptarëve.
    Një nga anëtaret e shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, Valbona Hystuna tha se shqetësimi kryesor i këtyre shoqatave është fakti që teksa dy palët, Tirana dhe Athina zyrtare, nuk zgjidhin ende problemet mes tyre, viktimë e këtyre mosmarrëveshjeve janë padrejtësisht fëmijët e emigrantëve shqiptarë, ndërsa këta të fundit për 22 vjet me radhë jetojnë e punojnë në Greqi dhe njëherësh i shërbejnë edhe ekonomisë shqiptare me të ardhurat që dërgojnë në vendin e lindjes.

    Një tjetër përfaqësuese e shoqatës “Nënë Tereza”, Iris Hajdinaj kujtoi ekzistencën e një Konvente ndërkombëtare, vendimet e së cilës kushtëzojnë shkrimin e njëjtë të toponimeve greke në çdo dokument zyrtar vendas apo të huaj.
    Standartizimi i toponimeve greke nisi në konferencën e 5-të të UNGEGN-së (Kanada, 1987) dhe vendimi më i fundit daton më 2000 (New York) në seancën e 20-të të UNGEGN-së. Ky vendim kushtëzon shkrimin e njëjtë të toponimeve greke në çdo dokument zyrtar vendas apo të huaj. Pra, toponimet greke që në shqip shkruhen: Selanik, Korfuz, Kostur, etj. duhet të shkruhen relativisht: Thessaloniki, Kerkyra, Kastoria. Gjithashtu bazuar në vendimin e konferencës së 9 të UNGEGN (New York, 2007) për standartizimin e emrave të vendeve, në vend të emërtimit shqip, Greqi duhet përdorur ai anglisht, Greece.
    Nënkryetari i shoqatës "Progresi", Eduard Bemiraj shtoi se "edhe pse kanë kaluar kaq vjet që nga dita e vendimmarrjes, qeveria greke u kujtua sot që ka dhe diçka tjetër për të realizuar me shqiptarët tashmë banorë të këtij vendi, ndërkohë që në shumë dokumenta greke emërtime të tilla nuk e respektojnë këtë vendim. (në lejet e qëndrimit shkruhet Salonica). Nga ana tjetër qeveria shqiptare vazhdon kokëfortë në qëndrimin e saj për të mos e zbatuar vendimin me efekt ndërkombëtar, duke mospërfillur shtetasit shqiptarë, të cilët për 22 vjet me radhë i shërbejnë mëkëmbjes ekonomike shqiptare".
    Kryetari i shoqatës "Nënë Tereza", Niko Thomaj theksoi faktin se “emigrantët shqiptarë janë shtetas evropianë, që iu takojnë të dy vendeve dhe qeveritë përkatëse janë të detyruara të përgjigjen për problemet që cënojnë të drejtat e tyre”. Përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Selanik kërkojnë nga autoritetet shqiptare dhe greke të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.
    Në konferencë ndodheshin edhe emigrantë shqiptarë, të cilët kanë provuar kthimet në kufi për shkak të shkrimit të toponimeve në pasaportat e fëmijëve të tyre/ballkanweb
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Problemi ka mbi nje muaj qe eshte zgjidhur .......
    Te gjthe mund te kalojne pa probleme....por me nje kusht qe per here te dyte duhet te kene ndryshuar pasaporten.
    Ti Akil bashk me Anilen dhe keto shoqatat shqiptare(nenkupto greke) do benit mire qe ti kerkoni qeverise shqiptare qe te rimbusoj te gjithe ata qe kane difekte ne pasaporta,dhe jo te beni konferenca shtypi sensacionale qe te dukeni se ju dhimbsen shqiptaret.
    Boll tallet menderen me probleme te kota.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Problemi ka mbi nje muaj qe eshte zgjidhur .......
    Te gjthe mund te kalojne pa probleme....por me nje kusht qe per here te dyte duhet te kene ndryshuar pasaporten.
    Ti Akil bashk me Anilen dhe keto shoqatat shqiptare(nenkupto greke) do benit mire qe ti kerkoni qeverise shqiptare qe te rimbusoj te gjithe ata qe kane difekte ne pasaporta,dhe jo te beni konferenca shtypi sensacionale qe te dukeni se ju dhimbsen shqiptaret.
    Boll tallet menderen me probleme te kota.
    problemi eshte i atyre qe jane te shoqata dhe jo i yti. keshtuqe mos bej sikur je me i shqetesuar sesa vete ata qe kane problemin mbi kurriz.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    budallallek shqiptar.
    nuk shqiptarizohen emrat e qyteteve ne dokumenta identifikimi.
    asnje shtet nuk e ben kete (me sa kam pare une).
    italianet nuk ia ndryshojne emrat qyteteve shqiptare nder pasaporta e karta identiteti.
    nuk shkruajne scutari, durazzo e valona, por relativisht shkoder, durres e vlore...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    problemi eshte i atyre qe jane te shoqata dhe jo i yti. keshtuqe mos bej sikur je me i shqetesuar sesa vete ata qe kane problemin mbi kurriz.
    Po ti kryetar i kujt shoqate shqiptare ne greqi je.......?????

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    budallallek shqiptar.
    nuk shqiptarizohen emrat e qyteteve ne dokumenta identifikimi.
    asnje shtet nuk e ben kete (me sa kam pare une).
    italianet nuk ia ndryshojne emrat qyteteve shqiptare nder pasaporta e karta identiteti.
    nuk shkruajne scutari, durazzo e valona, por relativisht shkoder, durres e vlore...
    pse Berlin nuk shkruhet Berlino ne karten e identitetit?



    berlin nuk i thojn berlino italisht

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Selanik shprehën sot shqetësimin për situatën, në të cilën janë përfshirë emigrantët shqiptarë dhe kryesisht fëmijët e tyre të lindur në Greqi për shkak të shkrimit të toponimeve në pasaportat e tyre.
    Anila Jole

    Përfaqësues të shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, të asaj Shqiptaro-Greke të Punëtorëve “Progresi” dhe të grupit të Shkrimtarëve Emigrantë “Dega e Blertë”, dolën sot në një konferëncë shtypi, me qëllim që të përcjellin zërin e mijëra shqiptarëve të Selanikut, pranë autoriteteve zyrtare të Tiranës, që këto të fundit, të bëjnë një lëvizje për lehtësimin e problemit të shqiptarëve.
    Një nga anëtaret e shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, Valbona Hystuna tha se shqetësimi kryesor i këtyre shoqatave është fakti që teksa dy palët, Tirana dhe Athina zyrtare, nuk zgjidhin ende problemet mes tyre, viktimë e këtyre mosmarrëveshjeve janë padrejtësisht fëmijët e emigrantëve shqiptarë, ndërsa këta të fundit për 22 vjet me radhë jetojnë e punojnë në Greqi dhe njëherësh i shërbejnë edhe ekonomisë shqiptare me të ardhurat që dërgojnë në vendin e lindjes.

    Një tjetër përfaqësuese e shoqatës “Nënë Tereza”, Iris Hajdinaj kujtoi ekzistencën e një Konvente ndërkombëtare, vendimet e së cilës kushtëzojnë shkrimin e njëjtë të toponimeve greke në çdo dokument zyrtar vendas apo të huaj.
    Standartizimi i toponimeve greke nisi në konferencën e 5-të të UNGEGN-së (Kanada, 1987) dhe vendimi më i fundit daton më 2000 (New York) në seancën e 20-të të UNGEGN-së. Ky vendim kushtëzon shkrimin e njëjtë të toponimeve greke në çdo dokument zyrtar vendas apo të huaj. Pra, toponimet greke që në shqip shkruhen: Selanik, Korfuz, Kostur, etj. duhet të shkruhen relativisht: Thessaloniki, Kerkyra, Kastoria. Gjithashtu bazuar në vendimin e konferencës së 9 të UNGEGN (New York, 2007) për standartizimin e emrave të vendeve, në vend të emërtimit shqip, Greqi duhet përdorur ai anglisht, Greece.
    Nënkryetari i shoqatës "Progresi", Eduard Bemiraj shtoi se "edhe pse kanë kaluar kaq vjet që nga dita e vendimmarrjes, qeveria greke u kujtua sot që ka dhe diçka tjetër për të realizuar me shqiptarët tashmë banorë të këtij vendi, ndërkohë që në shumë dokumenta greke emërtime të tilla nuk e respektojnë këtë vendim. (në lejet e qëndrimit shkruhet Salonica). Nga ana tjetër qeveria shqiptare vazhdon kokëfortë në qëndrimin e saj për të mos e zbatuar vendimin me efekt ndërkombëtar, duke mospërfillur shtetasit shqiptarë, të cilët për 22 vjet me radhë i shërbejnë mëkëmbjes ekonomike shqiptare".
    Kryetari i shoqatës "Nënë Tereza", Niko Thomaj theksoi faktin se “emigrantët shqiptarë janë shtetas evropianë, që iu takojnë të dy vendeve dhe qeveritë përkatëse janë të detyruara të përgjigjen për problemet që cënojnë të drejtat e tyre”. Përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Selanik kërkojnë nga autoritetet shqiptare dhe greke të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.
    Në konferencë ndodheshin edhe emigrantë shqiptarë, të cilët kanë provuar kthimet në kufi për shkak të shkrimit të toponimeve në pasaportat e fëmijëve të tyre/ballkanweb
    Ne Selanik jetoj,ups thesaloniqi se keshtu duhet,Temen o cfare paradoksi Made in Greqi ,pra skam degjuar per keto shoqata fantazma qe mbajne si kerpurdhat mbas shiut.Edhe njehere politika helene ska cfare ti beje gomarit e i bie samarit.

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    pse Berlin nuk shkruhet Berlino ne karten e identitetit?



    berlin nuk i thojn berlino italisht
    nuk besoj se e shkruajne berlino, por berlin. ashtu si nuk besoj se e shkruajne francoforte, apo brema, apo stoccarda.
    une ne karten e identitetit italiane nuk e kam te shkruas scutari, por shkoder...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    nuk besoj se e shkruajne berlino, por berlin. ashtu si nuk besoj se e shkruajne francoforte, apo brema, apo stoccarda.
    une ne karten e identitetit italiane nuk e kam te shkruas scutari, por shkoder...
    nje shoku im italian e ka te shkrujtme Berlino

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Ne Selanik jetoj,ups thesaloniqi se keshtu duhet,Temen o cfare paradoksi Made in Greqi ,pra skam degjuar per keto shoqata fantazma qe mbajne si kerpurdhat mbas shiut.Edhe njehere politika helene ska cfare ti beje gomarit e i bie samarit.
    na e shpjego pak kete temen e toponimeve, meqe shoqatat jane fantazma??/
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  11. #11
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    nje shoku im italian e ka te shkrujtme Berlino
    nje rregull duhet ta kete edhe italia. nuk besoj se dikujt ia italianizojne vendlindjen e dikujt jo...
    une ne karten time te identitetit e kam te shkruajtur shkoder e jo scutari, po ti e ke pare karten e atij shokut?
    ti thua se nje italian qe ka lindur ne gjermani, ne dokumenta italiane e ka te shkruar vendlindjen stoccarda???
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 23-02-2013 më 15:16
    Vasudhaiva Kutumbakam

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    na e shpjego pak kete temen e toponimeve, meqe shoqatat jane fantazma??/
    Jetoj ne Selanik dhe theksova qe une personalisht nuk kam degjuar dhe nuk di gje per keto shoqata.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Jetoj ne Selanik dhe theksova qe une personalisht nuk kam degjuar dhe nuk di gje per keto shoqata.
    po per toponimet di gje?? se kjo na intereson, dhe tema per kete problem eshte hapur.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    nje rregull duhet ta kete edhe italia. nuk besoj se dikujt ia italianizojne vendlindjen e dikujt jo...
    une ne karten time te identitetit e kam te shkruajtur shkoder e jo scutari, po ti e ke pare karten e atij shokut?
    ti thua se nje italian qe ka lindur ne gjermani, ne dokumenta italiane e ka te shkruar vendlindjen stoccarda???
    e shikon pra se nuk eshte budallallek shqiptar,italianet jane ne rregull, se e pranojne shkoder dhe nuk kembengulin per scutari,kurse greket bejne te kunderten

  15. #15
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    e shikon pra se nuk eshte budallallek shqiptar,italianet jane ne rregull, ep pranojne shkoder dhe nuk kembengulin per scutari,kurse greket bejne te kunderten
    me duket e kunderta...
    a nuk kerkojne greket qe emrat e qyteteve greke te mos shqiptarizohen (ashtu si italiani nuk italianizon emrat e qyteteve shqiptare)?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    e shikon pra se nuk eshte budallallek shqiptar,italianet jane ne rregull, se e pranojne shkoder dhe nuk kembengulin per scutari,kurse greket bejne te kunderten
    e ke shume gabim, se ne dokumentet greke te nje shoku tim nga vlora , shkruhej vlore e jo avlona, sic i thone greket.

    por ketu po behet fjale per toponimet greke te dala nga dokumentat shqiptare.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    na e shpjego pak kete temen e toponimeve, meqe shoqatat jane fantazma??/
    Nuk me interesojne keto probleme Akil,thjesht japim dhe ne mendimit tone personal gjithmone Sipas kendveshtrimit tone.Kam udhetuar shpesh me avion ne shume qytete te evropes per ne Selanik dhe ne asnje vend nuk shkruhej thesaloniqi,megjithate nuk duhet te kalojme kufirin me ofendime sepse ne fund te fundit nuk bejme gje tjeter vecse ironizojme e shaj e vetveten duke u fshehur mbrapa monitorit te pc

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Nuk me interesojne keto probleme Akil,thjesht japim dhe ne mendimit tone personal gjithmone Sipas kendveshtrimit tone.Kam udhetuar shpesh me avion ne shume qytete te evropes per ne Selanik dhe ne asnje vend nuk shkruhej thesaloniqi,megjithate nuk duhet te kalojme kufirin me ofendime sepse ne fund te fundit nuk bejme gje tjeter vecse ironizojme e shaj e vetveten duke u fshehur mbrapa monitorit te pc
    kur thua ne asnje vend, nenkupton pasaporta????
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    po per toponimet di gje?? se kjo na intereson, dhe tema per kete problem eshte hapur.
    Eshte shantazh o Akil! Qeveria greke po te donte i jepte shtetesine greke qe ne lindje femijeve te emigranteve sic eshte ne te gjithe boten dhe mbyll lesh ky muhabet.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Selanik, shoqatat e emigrantëve apel për çështjen e pasaportave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kur thua ne asnje vend, nenkupton pasaporta????
    È kam fjalen per ne aeroport, departure dhe arrivals. Milan Athens, dhe Rome Selanico

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •