Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 84
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Kongresi i demokrateve: Berisha rimandatohet me 1204 vota pro

    TIRANĖ- Aleksandėr Biberaj, anėtar i Kryesisė dhe Kėshillit Kombėtar tė PD-sė nuk ka votuar sot pėr statusin e ri tė partisė, i cili u miratua me shumicėn votash sot nė kongresin e 9-tė. Sipas tij, sot mė shumė sesa fitorja, nevojitej njė analizė e thellė, pėr zgjedhjet dhe pėr kėtė duhet tė kishte debat.
    "Ne sot qeverisim me njė pjesė tė majtė, nė dy zgjedhjet e fundit kemi humbur qytete kryesore dhe pėr kėtė nevojiteshin analiza"- ka thėnė ai.
    Gjatė njė deklarate pėr mediat, Biberaj ka deklaruar se ka qenė nė sallė por nuk ka votuar, pasi nuk ėshtė marrė parasysh asnjė nga propozimet e bėra nga ai pėr ndryshimet nė statut. "Janė bėrė ndryshime formale, mendoj se duhet tė ishin bėrė ndryshime mė tė thella pėr parimin njė anėtar njė votė, pėr ndarjen mandateve, mė vjen keq qė projekt-statuti nuk ėshtė marrė nė konsideratė"- tha ai.
    Sipas Biberajt, PD-ja duhet tė shėnonte njė epokė tė re, kishte nevojė pėr njė status tė ri, mė afėr partive evropiane.

    ****


    8 dhjetori? Dita kundėr idhujve tė rremė
    Po bėj publik sot propozimet pėr Projekt-statutin e ri tė PD-sė pėr Kuvendin Kombėtar tė 14 Dhjetorit 2009. Nė pėrgatitjen e kėtij dokumenti themelor ėshtė pasur parasysh eksperienca mė e mirė e Partive Popullore Europiane, e Partisė Konservatore Angleze, si dhe e Partisė Republikane Amerikane, parti kėto me njė pėrvojė tė gjatė nė demokraci tė konsoliduara.
    Nė fazėn e re, nė tė cilėn ka hyrė Shqipėria pas anėtarėsimit nė NATO dhe pas hapjes sė rrugės pėr nė BE, reformimi, demokratizimi dhe modernizimi i mėtejshėm i PD-sė, pėrbėn njė domosdoshmėri dhe sfidė tė kohės, pasi PD, duke qenė vlerė kombėtare qė pėrmbysi komunizmin dhe ndėrmori reforma tė thella nė shndėrrimin dhe integrimin euro-atlantik tė vendit, ka nevojė gjithmonė pėr reformim.
    Ndėr risitė kryesore tė kėtij statuti pėrmend;

    1. Sanksionimin e zbatimit tė parimit "njė anėtar, njė votė", duke detajuar edhe pėrdorimin e kėtij parimi nė tė gjitha rastet dhe pėr tė gjitha nivelet. Sipas statutit tė ri, do tė jetė anėtarėsia e partisė qė do tė zgjedhė nėpėrmjet kėtij parimi pėrfaqėsuesit e vet (nė qeverisjen vendore dhe atė qendrore), do tė zgjedhė vendim-marrėsit, si dhe drejtuesit e tė gjitha niveleve. Zbatimi i parimit "njė anėtar njė votė", rrit ndjeshėm demokracinė e brendshme nė parti, si dhe decentralizon vendim-marrjen, pasi i jepet me shume hapėsirė kandidaturave tė propozuara nga baza e partisė si dhe atyre qė vetėparaqiten, duke marrė edhe pėrgjegjėsitė e pėrfaqėsimit.
    2. Institucionalizohet diversiteti, debati dhe mendimi ndryshe, qoftė edhe nėpėrmjet ekzistencės sė fraksioneve, apo rrymave nė parti.
    3. Krijohen premisa pėr rrotacion elitash nė parti, pasi tė zgjedhurit nė lidershipin e partisė, nuk mund tė zgjidhen mė shumė se dy herė rradhazi dhe nė rast humbje, iu ndėrpritet mandati.
    4. Institucionalizohet dhe bėhet efektiv funksionimi i partisė, pasi tė mandatuarit nė drejtimin e partisė do tė jenė funksionalė, si dhe rritet dhe fuqizohet ndjeshėm vendim-marrja dhe pesha e forumeve tė partisė, siē janė Kėshilli Kombėtar, Grupi Parlamentar apo Kryesia e Partisė.
    5. Implementohet institucioni i fushatave elektorale brenda partisė, gjė qė krijon kushte pėr konkurencės reale alternativash/programesh brenda partisė, si dhe institucionalizohen kriteret e karrierės, gjė qė krijon kushte pėr respektimin e vlerave dhe kontributeve nė PD.
    6. Theksohet me shume filozofia dhe ideologjia e PD-sė, si parti e qendrės sė djathtė, si dhe baza e saj historike qė vjen nga Lėvizja Antikomuniste e Dhjetorit '90. Po ashtu, i jepet mė shumė hapėsirė shtresės sė ish-tė pėrndjekurve politikė, si dhe ish-pronarėve.
    U uroj shqiptarėve ditėn e madhe tė 8 Dhjetorit, ditėn simbol tė lirisė dhe demokracisė, ditėn simbol tė shembjes sė diktaturės, demonėve tė saj, si dhe tė idhujve tė rremė.

    *Aleksandėr Biberaj, anėtar i Kryesisė dhe Kėshillit Kombėtar tė PD-sė

    marr nga shekulli/ 14/12/2009
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe doli nje njeri qe tenton ta rinovoje Pd qe eshte mykur nga komunizmi diktatorial i Sales
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Te tjereve nuk ja mban se kan frike,po ta hapin gojen nuk gdhihen me ne mengjes. Ikin Shkojne per lesh si pune Azem Hajdarit. Nje emision ne top-channel para disa diteshme te ftuar nje profesor shqiptar, (atehere student) ka ikur ne new york per arsye se po vriteshin njerezit si Hajdari dhe te tjere qe e kane formuar PD ne ate kohe.
    Shenasi Rama e ka emrin ky profesori, nga Shkodra.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga davidd : 14-12-2009 mė 16:14
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  4. #4
    Me vjen keq se Aleksander Biberaj eshte nje nder te paktit politikan shqiptar, qe nuk ka nje kulture politike shqiptare. Por sa te jete xhaxhi Sala, nuk do te kemi nje reformim te PD-se.
    Sala dha Papa qeverisin deri sa te vdesin.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o i thelle shiko se je shum i ceket ne kto ceshtje..

    shko djal diskuto dikund ku di dicka..



    jemi ne demokraci..
    te pelqen nje parti..rri aty e milito..
    ste pelqen..ik e parti nderro..ose parti te re formo..e mbaroj kjo pune..

    ata qe rrin ne pd do te thote se u pelqen ashtu si eshte..
    po ashtu dhe per ata ne ps vlen kjo moto..

    biberi ka ca kohe qe dicka ka me kryesin e pd-se..
    se ku fle ljepuri nuk e dime..
    po me sa ma pret radakja ki biberi do jete perpunuar diku ne ndonje loje te mariz linose.. e cila sic duket bashk me widhersin e duan shqiperine jo me sali berish ne qeverri po me edvin erion veli.. pra me ca pocaq.i..

    ato pallavrat me status etj..jan pallavra..

  6. #6
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ore vertet c`a leshin ka ky qe llap per P.D-ne? Ka te drejte Sala mer. Ajo osht partia e Sales ky do me bo si garip. Shko mer nga lagjja tjeter, P.D osh tok e xanun.
    Po nuk respektohet prona private ktu mer vlla pranej kena njel jasht Evropit ne.
    -

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2009
    Postime
    50

    Kongresi i demokrateve: Berisha rimandatohet me 1204 vota pro

    Zgjedhjet per kreun e Partise Demokratike ne Kuvendin e IX-te te saj, ashtu sic edhe pritej rimandatuan kryetar, Sali Berishen, i cili ishte edhe kandidati i vetem ne keto zgjedhje me 1204 vota pro. (UPDATE)

    Rikonfirmimi i zotit Berisha per here te shtate ne krye te PD-se nuk perbente surprize ne kete proces votimi. Ajo qe pritej me me shume interes ishin votat kunder, te cilat rezultuan 5 dhe po aq, 5, ishin edhe votat abstenim.

    Ndersa rezultatet per 100 anetaret e Keshillit Kombetar pritet te publikohen gjate ketyre tre diteve.

    Sipas statutit te Partise Demokratike, tani zoti Berisha eshte autoriteti i vetem qe drejton Partine dhe eshte ne tagrin e tij, te therrase Keshillin Kombetar. Kjo do te jete edhe pjesa me interesante, pasi ky forum do te votoje per anetaret e Kryesise se Partise Demokratike, Sekretarin e Pergjithshem, 2 nenkryetaret, dhe Sekretariatin e Partise.

    Cfar mendimi keni juve per kete refim?
    Eshte e mundur qe nje person te jete i vetmi kandidat?
    Me behet cici

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Jemi eksemplare ne bote.
    Te vecante
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    E forta ishte se kishte 5 vota kunder dhe 5 abstenime, dhe Sala qe thoshte se do tua kthente mendjen edhe atyre qe heren tjeter te votonin per te lol
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  10. #10
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ta kishte psonis dhe Sala nai kundershtar si Lakrori nuk do ishte keq.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja ta postojme ketu fjalen e berishers ne kuvendin e pd-se e kush do le te komentoje..

    --

    Kryeministri Berisha pėrshėndet Kuvendin e 9-tė tė Partisė Demokratike

    - Ne e kemi sekretin e suksesit, ne e kemi suksesin e vazhdimėsisė. Ai qėndron nė pasionin tonė pėr lirinė, nė pėrkushtimin tonė pėr lirinė, pėr tė garantuar liritė dhe tė drejtat e qytetarėve.

    - Asgjė nuk do tė mund ta ndalojė vrapin nė ndėrtimin e Shqipėrisė Evropiane . Shqipėria evropiane nuk mund tė jetė tjetėr veēse Shqipėria me infrastrukturė mė moderne nė rajon.

    - Shqipėria evropiane, do tė jetė Shqipėria e zemrės sė dhimbsur, Shqipėria evropiane do tė jetė Shqipėria me fytyrėn mė sociale, mė njerėzore, ndaj edhe nė kėtė mandat do tė vazhdojmė tėpėrparėsojmė cilėsinė e shėrbimit shėndetėsor, garantimin e tij pėr ēdo qytetar, si objektiv mė absolut.

    - Kjo maxhorancė, ėshtė sot mė e vendosur se kurrė tė zbatojė me vendosmėri ligjin, tė pėrdorė tė gjithė pushtetin qė I ka dhėnė sovrani nė zgjedhjet e 28 qershorit pėr t’i dhėnė pėrgjigjen mė tė merituar mafies, e cila nxin ēdo ditė, imazhin vendit

    Kryeministri Sali Berisha mori pjesė sot nė Kuvendin e 9-tė Partisė Demokratike. Duke iu drejtuar tė pranishmėve, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse ai u shpreh:



    “Tė dashur deputetė e deputete,

    Zotėrinj ministra,

    Drejtues kryesorė tė Partisė Demokratike,

    Miq dhe tė ftuar,

    “Sė pari, nė emėr tuaj dėshiroj t'u pėrcjell njė pėrshėndetje tė zjarrtė tė gjithė anėtarėve, aktivistėve, simpatizantėve, votuesve tė PD-sė, tė cilėt me pėrkushtimin e tyre bėnė qė tė vijmė nė kėtė kuvend, si kuvendi i fitores historike, si kuvend i vendimeve tė mėdha, si kuvend i horizontit tė ri, horizontit tė Shqipėrisė evropiane. Tė pėrshėndes kėtu ju delegatė dhe delegate tė kuvendit tė madh tė PD-sė, qė me votėn tuaj do tė pėrcaktoni sot udhėheqjen e re tė Partisė Demokratike pėr tė katėr vitet qė vijnė, udhėheqjen e arkitektes sė fitores sė zgjedhjeve tė 2011, arkitekten e fitores sė zgjedhjeve tė 2013, arkitekten e Shqipėrisė evropiane, e Shqipėrisė zonjė nė Evropė.

    Rroftė Partia Demokratike!

    Njė falėnderim dhe mirėnjohje tė veēantė dua t’i shpreh drejtuesve kryesorė tė Partisė Demokratike qė udhėhoqėn fushatėn elektorale nė tė gjitha qarqet e vendit, anėtarėt e stafeve tė tyre elektorale qė me pėrkushtimin e tyre u bėnė arkitektė tė fitores sė merituar tė PD-sė.

    Zonja dhe zotėrinj!

    Ne mblidhemi sot nė kėtė kuvend nė momentet historike tė PD-sė, mblidhemi rreth datės sė themelimit tė saj dhe ulemi sot nė kėtė kuvend mė krenarė se kurrė pėr kėtė forcė politike, e cila u themelua 19 vjet mė parė nga trimėria, entuziazmi, kuraja legjendare e studentėve dhe tė rinjve shqiptarė. Mendimi mė i avancuar intelektual i vendit u pėrball me regjimin mė tė egėr, mė barbar, mė mizor tė tė gjithė Evropės, regjimin qė edhe dy dit pas themelimit tė kėsaj partie do tė ekzekutonte tė rinjtė dhe tė rejat e kėtij vendi, nė kufijtė e Shqipėrisė. Regjimi qė kishte shndėrruar Shqipėrinė nė njė bunker tė vėrtetė, nė megastrehėn e mjerimit, nė rajon dhe Evropė.

    Partia Demokratike ato ditė tė para tė dhjetorit nuk kishte mjete, nuk kishte njohuri pėr sistemin qė do tė ndėrtonte, por kishte pasionin pėr lirinė, vendosmėrinė pėr mbrojtjen e saj. Liria ėshtė dhe mbetet pasioni ynė, zotimi ynė. Ne u themeluam dhe mbetemi Partia e lirive dhe tė drejtave njerėzore, ndaj dhe sot nga ky kuvend zotimi ynė para shqiptarėve ėshtė garantimi dhe zgjerimi i lirive dhe tė drejtave tuaja, i cili do tė mbetet objektivi i parė dhe mė madhor i kėsaj force politike.

    Ishte pasioni ynė pėr lirinė, dashuria pėr lirinė, respekti ndaj saj qė kanė bėrė sot qė ne demokratėt shqiptarė tė jemi tė vetmit ndėr vendet ish komuniste qė tė festojmė rėnien e murit tė Berlinit nė pushtet dhe ta festojmė atė mė madhėrishėm se kurrė, ta festojmė atė mė fuqishėm se gjithė Evropa, ta festojmė atė me gjysmė milioni shqiptarė nė sheshet e kryeqendrės sė vendit.

    Ėshtė pasioni ynė pėr lirinė, vendosmėria jonė pėr respektimin e saj qė bėri qė ne tė kapėrcejmė me sukses vėshtirėsitė mė tė jashtėzakonshme, bėri qė ne nė kushtet e njė mjerimi total, tė njė hiperkolektivizmi mė tė thellė, tė dyfishojmė ēdo vit tė ardhurat pėr qytetarėt shqiptarė, bėri qė ne ti rezistojmė njė terrori tė paparė tė rebelimit komunist dhe tė largojmė me votėn tonė tė lirė, ata qė nė pushtet erdhėn me dhunė. Liria ėshtė pasioni ynė. Pasioni ynė pėr lirinė, garantimin e saj, bėri qė ne tė ulemi sot nė kėtė sallė me ballin lart, para ēdo qytetari shqiptar, para ēdo qytetari tė Evropės dhe tė botės, duke i besuar lirisė dhe vlerave tė saj. Ne realizuam nė Shqipėri zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe kjo pėrbėn krenarinė tonė. Ne pėrmbushėm njė nga misionet tona historike.

    Delegatė dhe delegate tė Kuvendit tė 9-tė,

    Qytetarė dhe qytetare shqiptarė,

    Ne vijmė sot mė tė vetėdijshėm, mė tė pasionuar se kurrė ndaj lirisė dhe vlerave tė saj, ndaj dhe unė nga kjo platformė dua tė garantoj opozitėn se do tė ketė hapėsirėn mė tė madhe, respektin mė tė thellė, nė misionin e saj, sikundėr i ofroj nė emėr tuaj frymėn e bashkėpunimit, tė mirėkuptimit pėr reformat e mėdha, por nga ana tjetėr e paralajmėroj se pasioni im pėr lirinė nuk do tė pranojė kurrė qė njė grusht pinjollėsh tė bllokut, tė mund tė nėpėrkėmbin vullnetin e lirisė, vullnetin e lirė tė qytetarėve shqiptarė. Me atė pėrkushtim qė ne realizuam zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė vend, me atė pėrkushtim qė ne bėmė qė Shqipėria tė jetė vendi i besimeve tė mėdha fetare dhe tolerancės sė shkėlqyer fetare, vendi i mungesės sė padive ndaj mediave dhe shtypit tė pavarur, vendi i lirive dhe tė drejtave tė minoritarėve, vendi i votės sė lirė, po me atė pėrkushtim ne do tė mbrojmė vullnetin e qytetarėve shqiptarė, ndaj dhe unė edhe njėherė nga platforma ju bėj thirrje hiqni dorė nga mentaliteti i etėrve tuaj, hiqni dorė sepse betejėn me ta e bėmė nė vitin 90. Sot ne jemi gati pėr ēdo betejė nė mbrojtje tė votės sė lirė e tė vullnetit tė lirė tė qytetarėve shqiptarė.

    Partia demokratike vjen nė kėtė Kuvend mė krenare se kurrė sepse kjo kėtu nė kėtė sallė por edhe jashtė saj nė mbarė Shqipėrinė, janė burrat dhe gratė, djemtė dhe vajzat qė pėrmbysėn murin e Berlinit, nė Tiranė, janė ata qė rrėzuan bustet e gjalla, kėtu nė kėtė sallė dhe jashtė saj, janė burrat dhe gratė qė nė vitet 90 Shqipėrinė e hiperkoletivizmit total, Shqipėrinė e lirive dhe tė drejtave tė ndaluara, Shqipėrinė e mjerimit mė tė thellė e shndėrruan nė Shqipėrinė e tregut, nė Shqipėrinė e lirive dhe tė drejtave tė garantuara, nė Shqipėrinė qė ecėn e sigurt drejt integrimit nė institucionet euroatlantike, Shqipėrinė anėtare tė kėshillit tė Evropės.

    Kėtu nė kėtė sallė dhe jashtė saj janė ata burrat dhe gratė, tė rinjtė dhe tė rejat qė qėndruan tė pamposhtur, qė u burgosėn, u ekzekutuan, u torturuan, por nuk u mposhtėn nga rebelimi i 97 dhe i krijuan vendit opozitėn mė tė fuqishme, opozitėn e parė tė fuqishme qė kishte njohur nė historinė e tij. Kėtu nė kėtė sallė janė ata tė cilėt nė vitin 2005 pėrzunė nga pushteti ata qė erdhėn me malavitėn dhe rebelimin nė pushtet. Kėtu nė kėtė sallė dhe jashtė saj janė ata qė me pėrkushtimin, mundin dhe djersėn e tyre shndėrruan nė realitet ėndrrėn madhore tė kombit shqiptar, Shqipėrinė nė NATO. Kėtu nė kėtė sallė dhe jashtė saj janė ata, tė cilėt me reforma tė gjithanshme bėnė qė mė 16 nėntor 27 vendet anėtare tė BE-sė tė pranojnė kėrkesėn pėr Shqipėrinė anėtare tė BE-sė. Kėtu nė kėtė sallė janė ata tė cilėt iu premtuan shqiptarėve se do tė lėvizin tė lirė brenda vitit tė parė tė mandatit tė dytė nė mbarė Evropėn dhe ky ėshtė realitet. Kėtu nė kėtė sallė janė ata tė cilėt me reforma tė thella dhe tė gjithanshme ekonomike Shqipėrinė qė zhytej ēdo ditė nė kėnetėn e korrupsionit,tė krimit tė organizuar, e nxorėn nė krye tė listės, pėr luftėn kundėr korrupsionit, ēmontuam njė nga njė bandat dhe i dhamė asaj tregues tė ulėt kriminaliteti, mė tė ulėt se mesatarja e BE-sė.

    Tė dashur delegatė, demokrate dhe demokratė kudo qė ndodheni,

    Partia Demokratike vjen nė kėtė Kuvend e vendosur pėr tė qėndruar gjithnjė kokulur, e dėgjueshme, para sovranit, para qytetarėve shqiptarė, pėr tė bėrė pėrpjekjet mė tė mėdha pėr tė dėgjuar kėrkesėn, interesin, problematikėn e tyre dhe pėr ta zgjidhur atė.

    Kjo ėshtė parti, e cila arriti tė mbijetojė nė tė gjitha kohėrat dhe vjen sot fitimtare pėr shkakun e vetėm se nė qeverisjen e saj vendosi qytetarin tė parin. Ndaj dhe sot nė emrin tuaj le tė garantojmė shqiptarėt se aty ku ėshtė vuajtja, aty ku ėshtė dhimbja, aty ku ėshtė lėndimi, aty ku ėshtė mundimi, ne do tė jemi tė parėt ne nė lehtėsimin e tyre, nė zgjidhjen e tyre, nė mbėshtetjen tyre.

    Ne jemi partia tregut tė lirė, por jemi partia e ekonomisė sociale tė tregut. Ne si asnjė force tjetėr politike nė Evropė kemi rritur me mbi 50 % faturėn sociale, buxhetin social, financimin pėr tisutin social tė qeverisė shqiptare. Ne e rritėm atė nga 6% nė 9 % dhe kėtė vit buxheti social pėr arsimin , shėndetėsinė dhe fusha tė tjera ka rritjen mė tė madhe si nė asnjė vend tjetėr. Ne e nisim qeverisjen nė vitin e parė tė mandatit tė dytė pasi kemi rritur numrin e studentėve nga 52 mijė studentė nė 120 mijė dhe ne jemi tė vendosur qė brenda kėtij mandati, numri I studentėve nė universitetet e vendit, publike dhe private tė tejkalojė 150 mijė. “Shqipėria nė shkollė” ėshtė dhe do tė mbetet motoja jonė, Shqipėria nė shkollat moderne, sistem arsimor modern ėshtė dhe do tė mbetet objektivi ynė madhor.

    Shėrbim shėndetėsor tė mjekėsisė mė tė lartė, tė garantuar pėr ēdo qytetar, kjo do tė jetė reforma jonė. Reforma nė shėndetėsi ėshtė njė nga premtimet tona madhore. Shqipėria evropiane, do tė jetė Shqipėria e zemrės sė dhimbsur, Shqipėria evropiane do tė jetė Shqipėria me fytyrėn mė sociale, mė njerėzore, ndaj edhe nė kėtė mandat do tė vazhdojmė tė pėrparėsojmė cilėsinė e shėrbimit shėndetėsor, garantimin e tij pėr ēdo qytetar, si objektiv mė absolut.

    Rritja e rrogave dhe pensioneve ėshtė njė tjetėr objektiv i zemrės sė dhimbsur, i qeverisė sė fytyrės njerėzore tė shoqėrisė shqiptare.

    Po zotėrinj! Ne jemi tė vetmit nė Evropė, qė nė kohėn e cunamit qė pėrfshiu Evropėn dhe botėn, guxuam dhe rritėm rrogat dhe pensionet mė shumė se kurrė nė histori. Ne jemi tė vetmit nė Evropė qė sėrish parashikojmė nė qershor tė vitit qė vjen tė bėjmė rritjen mė tė madhe tė rrogave dhe pensioneve nė tėrė historinė e vendit.

    Ne po reformojė tėrėsisht sistemin e ndihmės shoqėrore dhe unė jam kėtu pėr t’ju dhėnė ju fjalėn se brenda kėtij mandate nuk do tė ketė shqiptarė qė tė marrė mė pak se 2 dollarė nė ditė. Po, po Shqipėria duhet tė ketė fytyrė njerėzore, Shqipėria duhet tė ndahet nga polarizimet, Shqipėria duhet tė arkivojė njėherė e pėrgjithmonė mjerimin. Dhe ne qėndrojmė plotėsisht nė zotimet tona!

    Delegate dhe delegatė tė Kuvendit tė 9, qytetarė dhe qytetare shqiptarė!

    Jeta, siguria e jetės tuaj, pronės tuaj, veprimtarisė tuaj, do tė jetė njė nga pėrparėsitė mė madhore tė kėsaj qeverisje, ne kėtė zotim solemn nisėm ta shndėrrojmė ta vazhdojmė dhe ta konsolidojmė ēdo ditė e mė shumė. Nė katėr vitet qė shkuan, ne shpartalluam dhe vendosėm para ligjit bandat mė agresive, mė tė rrezikshme, mė tė pamėshirshme, tė Shqipėrisė, rajonit dhe mė gjerė. Por ne, njė betejė e madhe na pret dhe kjo ėshtė beteja me mafien, me mė tė pashpirtėn, me mė shpirtkazmėn, me mė tė rrezikshmen. Ndaj edhe qėndrojmė kėtu mė tė vendosur se kurrė pėr t’i rezervuar asaj darėt dhe gėrshėrėt e ligjit, kudo qė ndodhet. Kjo maxhorancė, ėshtė sot mė e vendosur se kurrė tė zbatojė me vendosmėri ligjin, tė pėrdorė tė gjithė pushtetin qė I ka dhėnė sovrani nė zgjedhjet e 28 qershorit pėr t’i dhėnė pėrgjigjen mė tė merituar mafies, e cila nxin ēdo ditė, imazhin vendit, e cila pengon ēdo ditė me veprimtarinė e saj kriminale zhvillimin e vendit, e cila gllabėron ēdo ditė pasuritė e kėtij vendi. Nė kėtė luftė, nė kėtė betejė, nė kėtė pėrpjeke, nė mėnyrė absolute nuk ka dhe nuk do tė ketė as edhe tendencėn mė tė vogėl politike. Ka dhe do tė ketė interesin jetik tė qytetarit shqiptar, ka dhe do tė ketė interesin jetik tė zhvillimit tė vendit, tė lirisė sė tregut, tė sigurisė sė jetės. Por nė qoftė se mafia pushton rrugėt e kryeqytetit, po nė qoftė se mafia gllabėron pronat publike nė zemėr tė Tiranės, ku ėshtė shteti, ku ėshtė ligji? Ligji dhe shteti, tė dashur qytetarė dhe qytetare, kanė pėrfunduar nė shpellat e saj. Nuk do tė tolerohet kurrė mė!.

    Edhe njė herė nga kjo platformė dua t’u bėj thirrje avokatėve, tė cilėt ēdo orė, ēdo ditė akuzojnė qeverinė. Nė Shqipėri, cilido do mund tė ketė tė drejtėn e avokatit. Po ju qė akuzoni politikisht mund t’u faktoni qytetarėve shqiptarė qoftė edhe njė rast tė vetėm tė veprimit tė njėanshėm? A mund t’u faktoni qytetarėve shqiptarė qoftė edhe njė rast tė vetėm tė pallateve mbi rrugė dhe rrugica, ndaj tė cilėve qeveria ime nuk do tė ketė pėrgjigje tjetėr pėrveē fadromave tė ligjit? A mund tė faktoni qoftė edhe njė rast tė vetėm, qė kjo qeveri, ka heshtur para gllabėrimeve tė qindra mijėrave, mos miliona metėr katror tokė troje publike nė zemėr tė Tiranės, nė brigjet mė tė bukura tė vendit, apo nė qytete tė tjera, atėherė ju kėshilloj se jeni avokatė tė pashpresėve. Harrojeni se ne do tė pranonim njė kompromis, i cili ėshtė bėrė nė emėr tė interesave mė madhore tė vendit.

    Por unė jam Sali Berisha. Jam sot kėtu para jush, se gjatė gjithė karrierės time politike, nė tė gjitha rrethanat dhe situatat jam pėrpjekur qė nė emėr tė tuaj dhe tė interesave tė qytetarėve shqiptarė tė dalloj se kush ėshtė interesi kryesor. Por, ta dini ju tė dashur delegatė dhe delagate se nuk ka pasur interes mė madhor, pėr ju qė jeni sot kėtu, pėr ata qė na ndjekin nga kjo sallė dhe pėr mbarė qytetarėt shqiptarė se sa zgjedhjet e lira, zgjedhjet e ndershme. Nuk mund tė pranoja unė me asgjė, qė tė komprometoja kėtė proces historik, qė nxori Shqipėrinė nga lista e zezė e zgjedhjeve tė pandershme.

    Tė dashur delegate dhe delegatė!

    Nė prill tė kėtij viti ju nė kėtė sallė miratuat projektin e Shqipėrisė Evropiane. Qytetarėt shqiptarė me njė betejė njerėzore, votėbesuan kėtė projekt, si projektin mė tė mirė mė tė shkėlqyer pėr tė ardhmen e tyre. Nė njė hark kohor tre mujor, kjo qeveri, kjo mazhorancė, mbarė qytetarėt shqiptarė, ata qė e votuan dhe ata qė nuk e votuan, kanė shėnuar arritje historike, nė procesin e Shqipėrisė Evropiane. Vendimin e madh tė Brukselit mė 16 nėntor pėr tė pranuar kėrkesėn tuaj dhe tė mbarė shqiptarėve pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian, rezolutėn e Parlamentit Evropian pėr tė pėrparėsuar me emergjencė heqjen e vizave pėr qytetarėt shqiptarė, sepse qeveria shqiptare, autoritet shqiptare po bėjnė ēdo gjė qė ky moment tė jetė sa mė i afėrt, po bėjnė reformat mė serioze, po marrin vendimet mė tė rėndėsishme qė qytetarėt e kėtij vendi tė lėvizin tė lirė.

    Reforma tė tjera janė ndėrmarrė dhe do tė ndėrmerren. Asgjė vrapin nė ndėrtimin e Shqipėrisė Evropiane nuk do tė mund ta ndalojė. Shqipėria evropiane nuk mund tė jetė tjetėr veēse Shqipėria me infrastrukturė mė moderne nė rajon. Nė kėtė kontekst, unė ju garantoj ju se investime tė mėdha, se projektet e premtuara para shqiptarėve, rruga e Arbrit, Boshti i Jugut, tuneli i Elbasanit, rruga Qafė Plloēė - Qukės, Fierzė - Koman dhe 700 mijė kilometėr rrugė do tė asfaltohen dhe ndėrtohen nė mbarė vendin. Ne duhet tė vrapojmė pėr tė kapur kohėn e humbur, ecja pėr ne ėshtė vendnumėro, pėr tė vrapuar na duhen rrugė tė mira, na duhen tunele, na duhen autostrada, na duhet shpejtėsia qė meritojmė. Shqipėria evropiane do tė jetė Shqipėria e qytetarėve me furnizimin me ujė 24 orė. Ne qė garantuam furnizimin me energji 24 orė pėr mbarė qytetarėt shqiptarė, ne kemi projekt ne kemi financime, ne kemi vullnetin pėr tė shndėrruar kėtė projekt tė madh nė realitet.

    Shqipėria evropiane, nuk mund tė jetė tjetėr pėrveēse Shqipėria e idealeve evropiane tė rinisė shqiptare. Janė ata tė cilėt e shpalosėn aq madhėrishėm nė dhjetor tė viti ‘90 idealin e tyre. Jemi ne sot me detyrimin mė madhor, qė tė bėjmė ēdo gjė pėr tė rinjtė shqiptarė. Ky mandat do tė jetė mandati i rinisė shqiptare, i shkollimit tė saj, i punėsimit tė saj, i rolit tė saj madhor nė mbarė shoqėrinė shqiptare. Shqipėria dixhitale ėshtė Shqipėria e moshės sė tyre dhe unė kam kėnaqėsinė t’u informoj ju se kėtė projekt tė madh, pėr tė rinjtė shqiptarė para sė gjithash, por pėr mbarė Shqipėrinė, se ne ulemi sot pasi inauguruam internetin nė tė gjitha shkollat e vendit; ne vijmė sot kėtu me zotimin solemn pėr internet me bandė tė gjerė nė ēdo familje shqiptare; ne vijmė sot kėtu me zotimin solemn pėr t’i dhėnė mundėsi qė tė ketė kompjuter ēdo tė riu shqiptar. Ne qė nė vitin 2010 5-fishuam buxhetin pėr moshėn dixhitale, nė vitin 2011 do tė 10-fishojmė, nė 2012 do tė 50-fishojmė qė Shqipėria tė dalė nė krye tė listės pėr pėrdorimin e internetit nė Evropė dhe nė botė.

    Tė dashur delegatė dhe delegate!

    Ne sot sėrish kemi njė armik pėr njerėzit e lirė dhe ky armik ėshtė varfėri dhe akoma mė I keq ėshtė mjerimi. Ne sot sėrish kemi mijėra familje tė cilat jetojnė nė varfėri tė skajshme apo mjerim, ne sot kemi rreth 12 pėr qind tė shoqėrisė shqiptare, e cila jeton nė varfėri. Nuk mund tė ketė objektiv me fisnik, mė madhor se luftėn e pamėshirshme ndaj kėsaj, se mobilizimin e tė gjitha mjeteve tona nė luftėn kundėr varfėrisė dhe mjerimit, zhdukjen brenda 2 viteve tė mjerimit tė Shqipėrisė,luftėn me efiēencė kundėr varfėrisė. Sė pari e theksova objektivin 2 dollarė pėr frymė, por natyrisht kjo ėshtė njė luftė mekanike, pasi promotori kryesor i luftės kundėr varfėrisė ėshtė punėsimi i qytetarėve shqiptarė. Ndaj edhe ne zotohemi tė pėrshtatim tė gjitha politika tona, tė gjithė stimujt fiskalė, tė gjithė incentivėt, nė funksion tė punėsimit tė qytetarėve shqiptarė. Zotimi i ynė pėr 160 mijė qytetarė tė punėsuar nė fund tė kėtij mandati po jetėsohet ēdo ditė e mė shumė nė Tiranė dhe nė qendra tė tjera tė mėdha tė vendit.

    Vetėm kėtė vit ne jemi i vetmi vend me rritje prej 59 pėr qind tė investimeve tė huaja. Ne do tė bėjmė gjithēka qė kjo rritje tė shumėfishohet gjatė viteve qė vijnė, qė kjo rritje tė orientohet drejt sektorėve tė punėsimit mė tė madh. Dhe ne jemi tė bindur se krahas kėsaj, lėvizja e lirė ėshtė gjithashtu njė faktor madhor qė mundėson shkollimin dhe punėsimin e qytetarėve shqiptarė nė rajon dhe nė mbarė Evropėn.

    Tė dashur delegatė dhe delegate!

    Ky ėshtė mandati ynė i dytė. Nė kėtė mandat ne jemi nė koalicion me njė partner tė majtė, me njė anėtar tė koalicionit, i cili nė programin e tij, si shtyllė kryesore ka integrimin e vendit nė Bashkimin Evropiane dhe Shqipėrinė sociale. Ne ndjehemi tė vendosur tė jetėsojmė ēdo ditė krahas programit tonė, programin e partnerėve tanė sepse aspirata e integrimit, ideali evropian, nuk ėshtė monopol vetėm i ynė. Kėtė ideal e mbėshtetin 94 pėr qind e shqiptarėve, pavarėsisht nga spektri politik. Ndjehemi shumė krenar, qė qėndrojmė nė kėtė ideal, jemi shumė tė kėnaqur qė nė kėtė koalicion kemi njė parti qė pėrfaqėson interesat e vėrteta tė elektoratit tė majtė. Tė vendosur tė ecim sė bashku nė zgjedhjet e 2011, tė ecim sė bashku nė zgjedhjet e 2013, tė ecim sė bashku nė zgjedhjet e 2024.

    E kemi ne sekretin e suksesit, e kemi ne suksesin e vazhdimėsisė. Ai qėndron nė pasion tonė pėr lirinė, nė pėrkushtimin tonė pėr lirinė, pėr tė garantuar liritė dhe tė drejtat e qytetarėve. Kėtu qėndron sekreti i fitores tonė, kėtu qėndron sekreti i suksesit tonė. Rrofshi ju, rroftė Shqipėria!”

    nga bota sot

  12. #12
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Ne historine shqiptare vec Sala dhe Xhaxhi kane nga kto votimet 99% pro....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 15-12-2009 mė 05:19

  13. #13
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pse kishit ndonje dyshim ju ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  14. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga kikirik Lexo Postimin
    Cfar mendimi keni juve per kete refim?
    Eshte e mundur qe nje person te jete i vetmi kandidat?
    Eshte e mundur, ne vitet 1945-1990 kishte gjithmone vetem nje kandidat ne zgjedhje

  15. #15
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Tė na rrojė sa malet udhėheqėsi ynė i dashur!
    Elegance is an attitude.

  16. #16
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kush tjeter ishte ne konkurim?

    Zgjedhjet per kreun e Partise Demokratike ne Kuvendin e IX-te te saj, ashtu sic edhe pritej rimandatuan kryetar, Sali Berishen, i cili ishte edhe kandidati i vetem ne keto zgjedhje me 1204 vota pro.
    Per cfare votohet kur kandidati eshte nje? Apo kujt ja mbante te dilte rival me prijesin lol
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Fashizem i gjalle o djema.
    Me dolen ne retrospektive Stalini, Ducja, Hitleri, Enveri, Kastro, Mobutu, Sadami, Llukashenko, Pinochet etj etj.
    Nje surrat si ta ka edhe Saliu jone.
    Kur qe para zgjedhjeve vura foton e Saliut ne nje postim timin me gjithe fotot e atyre lart ehu mu pergjigjen te tere cpune kemi ne me diktaturat.
    Kemi fatkeqsine qe diktatura e gjate komuniste prodhoi nje mase te madhe njeriu "te ri" skllav te shtetit diktatorial mase e cila ushqen edhe diktaturen e sotme.
    Duken shume kjo mase po ne fakt jane shume pak se shumica e shqipove e ka kaluar pas shpine diktaturen dhe kerkon rrugen e lirise dhe demokracise.
    Prandaj oburra ta hedhim murin tone te Berlinit se kemi 20 vjet qe nuk e hedhim dot.
    Albania Uber Alles

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    ahh mjere ne thuaj se cfare populli i duruar paskemi qene.
    erdhi Enveri dhe me moton qe ai i vetem luftoi dhe deboi armikun nazi-fashist, ne e mbajtem si hero per 45 vjet.
    erdhi Saliu dhe me moton qe ai i vetem luftoi dhe deboi komunizmin, ne po e mbajme dhe me duket do e mbajme edhe per nja 25 vjet te tjera (qe te barazohet ose ta kaloje paraardhesin).
    populli yne vertet qe e dashka diktaturen.

    ...

    urime urime, fitoi kandidatura me e mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gesti_7 : 15-12-2009 mė 07:58

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Si shpjegohet qe Sala ka qene i vetmi kantidat per kryetar te PD-se per shume vite? Nuk paska njerez te denje, te rinj, energjitik, intelektual Pd-ja per ta zevendesuar, apo s'ja mban njeri te konkuroje Salen? S'le njeri Sala ti zere vendin, se...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 15-12-2009 mė 11:16
    Feelings change - memories don't.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Tė uroj edhe pėr 20 vjet tė tjera tė jesh nė krye tė shtetit dhe partis i madhi dr. SALI BERISHA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EdiR : 16-12-2009 mė 12:49 Arsyeja: Lere te shkretin te prehet i qete.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •