Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 114
  1. #41
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Pavarsia neser ose pasneser !

  2. #42
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Serbia: Kosovo Set to Declare Independence, Serbia Says
    By THE ASSOCIATED PRESS
    Published: February 9, 2008
    The Serbian minister for Kosovo, Slobodan Samardzic, said his government had received “relevant information” that the province’s Albanian leadership would declare independence on Feb. 17, a Sunday. He did not specify the source. Western diplomats speaking on condition of anonymity because of the delicacy of the matter said the move would be made on Feb. 18, as the European Union’s foreign ministers met in Brussels, and that the Kosovo Parliament would convene at 4 a.m. Eastern time, making it all but impossible for Russia to call an immediate session of the United Nations Security Council to try to block it. Kosovo’s prime minister, Hashim Thaci, did not confirm or deny the date cited by Mr. Samardzic but said Kosovo’s split from Serbia was “a done deal.” He added that 100 countries were ready to recognize Kosovo’s independence as soon as it was declared.

    marre nga The New York Times
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    ne nje info lexova se Gjermania ka mundesi qe ta pranoje Kosoven e pamvarun neser me 10 shkurt...
    Mirepo data 16 shkurti do te jete deklarata e shpalljes se pamvarsise nga kryeministri Thaqi ne Prishtine ku menjehere te nesermen me 17 Shkurt do te festohet dita e pamvarsis.

    Me ne fund Liri e pamvarsi per shqiptaret e robruar.
    Zoti na ndihmoft.

  4. #44
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Nuk ma merr menja Kreks, nuk shof se si Gjermania te pranoje si te pavarur nje shtet qe amoma nuk ka kerku te jet i pavarur.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #45
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Edhe une besoj qe me 17 te ketij muaji do shpallet me ne fund Kosova e pavarur dhe me ne fund do te behet edhe nje shtet shqiptar por kete po e presim me keqardhje . Une jam per nje SHQIPERI TE BASHKUAR ME GJITHE TROJET E VETA
    Gezuar o shqiptare

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Nuk ma merr menja Kreks, nuk shof se si Gjermania te pranoje si te pavarur nje shtet qe amoma nuk ka kerku te jet i pavarur.
    Me fal, bera gabim,
    Qeveria gjermane eshte e gatshme te pranoje pamvarsine e kosoves pa hesituar, kete desha te them...

    me falni per kete gabim te leshuar

  7. #47
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sipas gazetes prestigjioze The New York Times qe citon disa diplomate perendimore, shpallja e pavaresise do te behet me 18 shkurt ne ora 10 te mengjesit, koha europiano-qendrore (ne New York i bie te jete ora 4 e mengjesit), dhe pastaj menjehere te pranohet nga BE ne mbledhjen e BE-se qe do mbahet ate dite, ne menyre qe shpallja dhe pranimi i pavaresise nga BE dhe SHBA, te behet para se OKB ne New York te zgjohen nga gjumi, pra ti nxjerrin ata para nje akti te kryer, se perndryshe ruset ne OKB do kerkojne nje seance te vecante per te provuar qe ta bllokojne shpalljen e pavaresise.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #48

    shpalle- njihe Pavarsinë

    Shpalle njihe

    Fatmir Sejdiu –President I Kosovës

    Zotri President ju keni legjitimitetin e popullit të Kosovës. Amanetin e Liderit të LDK për gati dy dekada, Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Amanetin e bashkveprimtarëve të tu: Xhemaijl Mustafës Enver Malokut Xhavit Ahmetit dhe të gjithë të tjerëve që ranë në rrugën e jetësimit të këtij Ideali. Ke obligimin e qytetarëve të Kosovës që përballuan shumë sfida për gati një shekull gjithnjë të pathyeshem përballë represionit të vazhdueshëm e deri te gjenocidi që është ushtruar ndaj tyre vazhdimisht andaj:

    Shpalle Pavarsinë

    Merr obligimin më tepër se moral politik e institucioinal që Dita e Pavarsisë të jetë të jetë e shenuar në mënyrën sa më madhështore, sa më përfaqësuese dhe sa më të pranueshme. Rrugën drejt shpalljës së Pavarsisë së Kosovës e keni të ndritur me gjakun e bijve dhe bijave më të devotshëm që u angazhuan, luftuan parreshtur për këtë ditë të madhe.

    Shpalle sot kur Kosova është politikisht stabile. Sot kur Lideri i PDK-së është kryeministër, sot kur nënkryetari I PDK është kryeparlamentar sot kur më shumë se kurrë opozita është e përkushtuar të përkrah këtë process dhe ta finalizojnë me sukses Pavarsinë. Shpreh Mirënjhjen edhe ndaj konstruktivitetit të Z Nexhat DACI Kryetar I LDD, Behgjet PACOLLI Kryetar I AKR-së dhe Drejtuesve të AAK duke mos lënë anash as partitë që nuk e kaluan Pragun zgjedhor e që kanë kontribuar parreshtur për këtë ditë të madhe.

    Shpalle sot kur deputet janë: ish të burgosurit e viteve 1968 1981 …janë activist të dalluar nëpër demostarata dhe aktivitete që shprehnin pakënaqësinë ndaj mënyrës si trajtoheshin shqiptarët, deputet janë aktivistët e të drejtave të njeriut dhe humanistë të dalluar, lobues të drejtave të gruas personalitete të shkencës artit dhe kulturës, të tjerë që me qëllim që kontrbuti I tyre të jetë sa më professional morren studime të avancuara nëpër univerzitetet me prestigjioze në botë. Deputet janë shumë të rinjë që duke ngritur dorën për pavarsinë e Kosovës janë të gatshëm që të punojnë parreshtur për një Kosovë të re, me përspektivë dhe vision të kjartë për të ardhmën.

    Zotri President shpalle sot kur ke përkrahjën e atyre që e pasqyruan drejt gjendjen e popullit të Kosovës qoftë në Beograd qoftë në Prishtinë , Ëienn Bruksel e Ëashington DC, nëpër seminare konferenca e kudo që ata konsideronin të rëndësishme.Sot presin të gjithë ata mërgimtar që punuan parreshtur për Kosovën e lirë dhe të Pavarur, presin familjarëet e mërgimtarëve të vrarë presin dhe shumë ndërkombtar që punuan parreshtur për të njoftuar botën për diskriminimin që u bëhet Kosovarve në Zemër të EUROPËS.






    Hashim THAQI –Kryeministër I Kosovës

    Sot ti ke legjitimitetin jo vetëm si kryeministër I Kosovës por edhe legjitimitetin e luftës së drejtë Clirimtare që bëri UÇK-ja prej vitit 1992 e tutje. Qoje në vend amanetin e Komandantit Legjendar Adem JASHARIT për një Kosovë të ndritur të lirë dhe të pavarur. Qoje në Vend amanetin e bashkluftetarëve që e bënë betimin para emblemit të shenjtë të UÇK-së dhe Flamurit Kombëtar, Invalidëve të Luftës së UCK Familjarëve të dëshmorëve e posaqërishtë fëmijëvë të dëshmoreve, tregoju në sy atyre se pavarsia e Kosovës është ujit me gjakun e prindërve të tyre, dhe mos harro se sot ju jeni jo vetëm Kryeministër dhe symbol I luftës së shenjtë të UCK po edhe asaj POST UCK

    Shpalle me mbështetjën e Faktorit ndërkombtar dhënë luftës së shenjtë të UCK para 24 marsit 1999 , me përkrahjen e NATO-s përkrahjen e shteteve të Bashkuara Shtetit Shqiptar dhe të gjithë akterëve që ndihmuan në periudhën POST UNMIK
    Shpalle me mbështetjen e të gjith taksapaguesve nëpër botë, taksat e të cilëve ndihmuan në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës nëpërmjet programeve të Kombeve të Bashkuara, vullnetit të shteteve një nga një OJQ-ve ndërkombtare dhe formave të tjera

    Shpalle sot kur në kabinetin qeveritar ke njerëzit më të devotshëm dhe më të sinqertë. Të gatshëm për të menagjuar krizat, bllokadat dhe të gjitha format e ngjashme nga ata që nuk e duan pavarsinë, instrumentin që garanton paqe stabilitet dhe prosporitet në Kosovë dhe rajon. Shpalle pavarsinë duke I siguruar të gjith Kosovarët se Kosova është vend I perspektivës I ardhmërisë së ndritur duke I bindur qytetarin e lirë në botën demokratike se TAKSA e tyre është përdorë drejt , se në Kosovë do të ndertohet mirekuptimi tolerance dhe demokracia duke I bindur shtetet që do të njohin Kosovën se Kosova pretendon të jetë VEND i sigurisë shtet ligjor dhe ekonomikisht I zhvilluar , I dëshiruar për të jetuar jo vetëm për Kosovarët por për të gjithë pa dallim feje gjinie a race


    Para gjith këtyre sfidave zotri kryeministër së bashku me Presidentin dhe kryeparlamentarin përmes votave të deputetëve që përcjellin zërin e qytetarit shpallne Pavarsinë. Ndihuni krenar që I takoni epokës së PAVARSISË së KOSOVËS













    Njihe

    Të gjith shteteve

    NJIHE PAVARSINË E KOSOVËS

    PAVARSIA E Kosovës reflekton suksesin përkushtimin dhe devotshmërinë e angazhimit tuaj të pandërprerë prej aprovimit të rezolutës 1244 së Këshillit të Sigurimit.
    Kosova është sfida kryesore për të cilën vlen të mburret OKB.Angazhimi juaj për të ndalur dhunën masakrat dhe tragjedinë në fund të shekullit 20 tregon qarte përcaktimin tuaj për një Kosovë rë re demokratike dhe prosperuese.Misioni I OKB të cilin e keni mbështetur pandërprere instaloj në Kosovë institucione bashk dhe vetëqeverisëse demokratike.Demokratike përshkak se në Kosovë janë mbajtur pesë palë zgjedhje teresishtë demokratike dhe conform standarteve ndërkombtare.Demokratike se në institucionet e Kosovës është përfaqsuar drejt kriteri gjinor dhe etnik të cilat kritere e kanë vështirë të plotësojnë shumë demokraci në zhvillim.Demokratike se në Kosovë vend të rendësishëm kanë Opzita, Mediat e lira dhe Organizatat joqeveritare

    Njihe përshkak se keni Obligim ndaj qytetarëve të Kosovës.Keni obligim ndaj qytetarëve të shteteve tuaj ngase gjith progresi I arritur në Kosovën e pas 1999 është rezultat edhe I taksapaguesve tuaj. Duke njohur pavarsinë e Kosovës ju do të dilni ballëhapur edhe para qytetarve tuaj

    Njihne pavarsinë ngase me këtë akt ju përcjellni mesazhin se OKB është e interesuar që në Botë të mbretëroj Demokracia liria dhe të drejtat e njeriut, rendi ligji siguria dhe levizja e lirë. Mosnjohja e pavarsisë nga shtete të ndryshme ve në pah problemet e atij shteti me liritë të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike .Kosova nuk mund të jetë peng I ripozicionimit të shteteve të ndryshme në rendin e ri Nderkombtar

    Njihe pavarsinë e Kosovës ngase Kosova është pjesë e europës veproni me unitet të plotë ngase pavarsia e Kosovës reflekton një atmosferë të gjerë qetësie tolerance stabiliteti paqeje dhe prosporiteti

    Sot është koha kur Kosova ka nevojë për ju

    Zoti ju bekoftë


    Arsim HAMITI

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Një lindje shumë shume e veshtirë.....

    Mbasi edhe ruso serbet qenkan ne njohuri me kete plane, a thua se edhe ata kane ndonje plane kundersulmues ?
    Shpallja e pamvarsise naten, kjo me bezdisë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 10-02-2008 më 09:49

  10. #50
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Duke komentuar në Mynih rreth datës 17 shkurt, për të cilën një zyrtar i lartë serb thotë se do të jetë dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha: “Nuk pres të ndodhë ndonjë gjë më 17. Nuk e di çfarë është kjo datë”.

    Zoti Solana tha ndërkohë se Rusia nuk është treguar konstruktive në përpjekjet për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën. Gjithashtu ai hodhi poshtë shqetësimet e shprehura nga zëvendës kryeministri i parë i Rusisë, Sergej Ivanov, se rajone të tjera separatiste në botë do të ndiqnin shembullin e Kosovës nëse ajo shpall pavarësinë.

    Komente për Kosovën në Mynih bëri edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha: "Besojmë fuqimisht se pavarësia e Kosovës mbi bazën e planit Ahtisari do të jetë një faktor stabilizimi në rajon. Kjo do të jetë fundi i një krize që filloi dy dekada më parë. Ne besojmë gjithashtu se në bazë të këtij plani, pakica serbe në Kosovë do të gëzojë të drejta dhe garanci që janë pa precedent në rajon ose në botë,” tha ministri i jashtëm i Shqipërisë.

    Ndërkohë, qindra shqiptarë nga Kosova që jetojnë jashtë, kanë filluar të shkojnë në Prishtinë duke shpresuar të marrin pjesë në festimet e pavarësisë. Agjencitë e udhëtimeve thonë se ditët e fundit kërkesat kanë qenë të shumta

  11. #51
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    21-07-2004
    Postime
    118
    ....AH KOSOVE GJAKU I BUKURE I ILIRIS BIJE E FORTE E SHQIPETARIS ME 17 SHKURTE NA KUROREZOHESH ME PAMVARSI TE DUA E TE KAM JETE JAM KRENAR I LUMTURE QE JAM SHQIPETARE E KOSOVARE...


    ...Kysmet ne emrine ALLAHUT MESHIRUES E MESHIRBERES KOSOVA DO TE BEHET E PAMVARURE PER HIRE TE GJAKUTE TE DESHMOREV PER HIRE TE SAKRIFICES SE ADEM JASHARIT E UKSHIN HOTIT DHE SHUME E SHUME BIJEVE E BIJAVE QE DHANE JETEN NEPER SHEKUJ PER KETE DITE TE BUKURE SHQIPETARE...

    ...INSHALLA DO TE JEME NE KOSOVE PER KETE DITE se nuk ka dite me te mire se kjo RILINDJE E MADHE SHQIPETARE....


    ...ZOTI E MESHIROFTE DHE E BEGATOFTE SHQIPERIN E BASHKUAR DHE SHQIPETARET KUDO QE JANE...



    tungiii

  12. #52
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ish-kryeministri nga rradhet e PDK-se, Bajram Rexhepi, e konfirmoi sot se pavaresia do te shpallet te dielen ose te henen e ardhshme.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rexhepi konfirmon për KTV: Të dielën ose të hënën shpallet pavarësia

    e martë . 12 shkurt 2008

    Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, aktualisht kryetar i Komunës së Mitrovicës, është i pari zyrtar kosovar që ka konfirmuar publikisht se data e shpalljes së pavarësisë do të jetë 17, eventualisht 18 shkurti, pasi që ajo mund të shpallet gjatë të dielës, ose të hënës "Tashmë data e shpalljes së pavarësisë, 17 shkurti, dihet. Ka gjasa të ndodhë paradite të dielën ose të hënën në mëngjes", ka thënë ish-kreu i qeverisë së Kosovës, në një intervistë dhënë sot KTV-së, duke shtuar se procesin e pavarësimit të vendit nuk mund ta ndalojë askush. Rexhepi ka kërkuar maturi nga qytetarët në ditët e shpalljes dhe që tu ikin provokimeve të mundshme që mund të ndodhin. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk e ka mohuar një gjë të tillë, i pyetur ta komentojë deklaratën e Bajram Rexhepit dhënë sot KTV-së. "Mund ta ketë të saktë", ka qenë përgjigja e Krasniqit, i cili pas takimit me shefin e zyrës turke në Prishtinë, Mustafa Sarnyc, ka shtuar po ashtu se Kosova bashkë me shpalljen e pavarësisë do të bëhet edhe me simbolet shtetërore dhe kushtetutën e re.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #54
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    “Deklarata për Synim apo Qëllim” nuk është e njëjta gjë me “Deklaratën për Pavarësi”, ngase e para tregon, se Kosova po hynë në një fazë të re, por ende nuk ka arrit ta përfundojë garën. Brenda kësaj logjike është edhe vendosja e Misionit të BE-së, i cili është i thirrur që ta zbatojë “Deklaratën për Synim” dhe ta përgatisë Kosovën drejtë “Deklaratës për Pavarësi” që do të mund të ndodhë pas një kohe. Ky Mision do të jetë këtu për ta vënë në jetë tërësisht pakon e Ahtisarit dhe asgjë më shumë sesa kjo.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hapet qendra për media

    Në prag të shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Kosovës ka hapur sot Qendrën për Media për nevoja dhe shërbim të gazetarëve vendës dhe të huaj, e cila është vendosur në ambientet e Hotelit Grand.
    Ndryshe, Qeveria ka angazhuar një personel të veçantë i cili do të jetë në shërbim të gazetarëve.
    RTK 13 shkurt 2008 - 12:51:10
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #56
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Vetëm aplikimi i së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës si subjekt jurdik ndërkombëtar, mund të jetë garant i sigurt dhe shpresëdhënës jo vetëm për respektimin dhe vënien në jetë të drejtave, të lirive të barazisë dhe të koekzistencës multietnike dhe pluraliste në Kosovë, por edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e stabilitetit, të bashkëpunimit, të sigurisë, të integrimit, të paqesë dhe të demokracisë në Ballkan, siguria e të cilit, pa dyshim se, është ndërlidhur dhe e kushtëzuar edhe me sigurinë dhe me stabilitetin e Evropës, në planin e gjerë të sistemit të sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po bëhen përgatitjet e fundit për ditën e pavarësisë

    Prishtinë, 14 shkurt - Ndonëse ende zyrtarisht nuk është konfirmuar data e saktë se kur do të shpallet pavarësia e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe organizatat e ndryshme po bëjnë përgatitjet e fundit për festim dinjitoz të kësaj dite historike për Kosovën. Në Prishtinë vërehet një vrull i punëve në sheshin "Nëna Terezë" ku thuhet se do të mbahet kremta qendrore. Po ashtu institucionet kulturore të Kosovës kanë filluar intensivisht punën përgatitore për ditën e pavarësisë. Galeria e Arteve të Kosovës ka bërë publik programin 72 orësh, në të cilin do të paraqiten rreth 100 filma dokumentarë mbi paqen realizuar nga artistë të rajonit dhe Evropës. Gjithashtu një pikturë me sipërfaqe afro 70 metra katror, do të realizohet nga studentët e Fakultetit të Arteve ku do të pasqyrohet në pëlhurë historia e popullit të Kosovës. Filharmonia e Kosovës, për ditën e shpalljes së pavarësisë së vendit parashikon të ftojë një numër të artistëve nga rajoni ku do të luajnë vepra të kompozitorëve shqiptarë. Të gjitha këto organizime janë në përputhje me kërkesat e Ministrisë së Kulturës për të festuar ditën e pavarësisë. Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti i saj 1 milion euro për ditën e pavarësisë të cilat do të shfrytëzohen për mbulimin e ceremonive festive. Këshilli Organizativ i ka përfunduar kalkulimet e shpenzimeve të këtyre parave. "Ato tashmë janë ndarë në bazë të projekteve të cilat parashohin sesi do të festohet pavarësia, kështu që mund të them se agjenda për festimin e pavarësisë është në përfundim e sipër", ka thënë përfaqësuesja e Këshillit Organizativ, Vlora Çitaku. Po ashtu përgatitjet për festimin e pavarësisë kanë filluar edhe në vet institucionet e Kosovës. Në hollin e presidencës janë ndërruar abazhurët ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vendosen vazo të reja dhe lule si dhe perde. Gjithashtu Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit dhe Hapësinor ka bërë thirrje nga të gjithë qytetarët që ditën e premte të dalin të gjithë në pastrimin e mjedisit. E veçanta e kësaj feste është edhe një tortë e madhe e cila është duke u përgatitur nga "Felini" në formën e hartës së Kosovës e gjerë pesë metra në të dy anët me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 meta katror. Kjo tortë që do të peshojë 500 kilogram do të jetë njëra nga ëmbëlsirat që qytetarët e Kosovës do ta shijojnë gjatë kremtes së pavarësisë. Nga ana tjetër, budrumi i verës në Gjakovë ka bërë gati që të hedhë në treg sasinë e verës së kuqe të llojit "merlot" në paketimin e të cilave gjendet mbishkrimi "Kjo verë është për pavarësinë e Kosovës". Qytetarët e Kosovës kanë filluar që të dekorojnë mjediset e tyre duke vendosur flamuj kombëtar shqiptar nëpër dritare si dhe flamuj të vendeve të tjera. Qeveria e Kosovës ka hapur qendrën mediale në hotel "Grand" në Prishtinë e cila do të shërbej për informim e të gjithë gazetarëve vendas e të huaj kur edhe pritet shpallja e pavarësisë. Ndërkohë që liderët institucionalë u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ditën e shpallje së pavarësisë të ketë një festim dinjitoz, me ceremoni shtetërore dhe një festim gjithëqytetar në kuptimin e mirëfilltë civilizues të dërgimit të mesazhit nga Kosova për botën demokratike se ky vend, ky popull ka sakrifikuar për pavarësi, e meriton pavarësinë dhe di të menaxhojë edhe emocionin e festës, gëzimit, haresë të këtij vendimi historik të vendit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Franca do të njohë pavarësinë e Kosovës të hënën

    Paris, 14 shkurt - Franca do të njohë pavarësinë e Kosovës të hënën, përkatësisht menjeherë pas deklaratës së pavarësisë, për të cilën Prishtina po përgatitet për të dielën. Sipas mediave serbe, ambasadori i Serbisë në Paris Predrad Simiq, po bëhet gati të braktisë Francën të mërkurën, përkatësisht 48 orë pas dorëzimit të notës së protestës Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze. Ai do të ftohet për konsultime në Beograd, sipas vendimit të Këshillit për Siguri Kombëtare sipas të cilit të gjithë ambasadorët do të tërhiqen nga vendet që do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por pa ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike. Franca do ta njohë pavarësinë e Kosovës të hënën bashkë me Britaninë, Gjermaninë dhe Italinë, ndërkohë që diplomatët francezë konsiderojnë se mund të të ketë ndryshime të vogla ditëve të ardhshme, por "procesi ka filluar".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Populli i Kosovës është duke u përgatitur për festë

    Prishtinë, 14 shkurt Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ripërsëriti edhe sot se Institucionet dhe populli i Kosovës e di datën e shpalljes së pavarësisë. "Unë vetëm mund ta ripërsëris atë që e kam thënë tash e katër muaj se institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës e dinë datën e shpalljes së pavarësisë. Do të kemi një festim dinjitoz, me ceremoni shtetërore dhe një festim gjithëqytetar në kuptimin e mirëfilltë civilizues të dërgimit të mesazhit nga Kosova për botën demokratike se ky vend, ky popull ka sakrifikuar për pavarësi, e meriton pavarësinë dhe di të menaxhojë edhe emocionin e festës, gëzimit, haresë të këtij vendimi historik të vendit tonë", u shpreh kryeministri Thaçi. Ai tha se populli e di datën dhe sipas tij, populli është duke u përgatitur për festë. Thaçi tha se Qeveria e Kosovës do të punojë edhe gjatë kësaj fundjave.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Smile Jemi Me Fat Qe Po Perjetojme Keto Emocione !

    SHUME TE NDERUAR BASHKEATDHETARET E MI, KUDO QE NDODHENI.
    PO PERJETOJME EMOCIONE QE BREZAT E ARDHESHEM EDHE PER MIJERA VITE NUK DO TA KENE KETE MUNDESI. KOSOVA SHTET I PAMVARUR I SHQIPTAREVE.LE TE GEZOJME KETE FAKT DHE TE FALENDEROJME ZOTIN NE QIELL DHE NJEREZIT NE TOKE QE MUNDESUAN KETE TE PAIMAGJNUESHME VITE ME PARE : KOSOVA SHTET I PAMVARUR I SHQIPTAREVE. GEZOHUNI O SHQIPTARE KUDO QE NDODHENI. ASNJE MALLKIM PER CILINDO, ASNJE URREJTJE PER CILINDO, ASNJE FJALE ME DY KUPTIME PER CILINDO, ASNJE KRITIKE PER NDJENJAT KOMBETARE PER CILINDO. MOS TA PRISHIM DASMEN. TE GJITHE SHQIPTARET PO PREGATITEN SHPIRTERISHT TE GEZOJME DHE FESTOJME TANI KOSOVEN E PAMVARUR. TE NJIHET TANI KOSOVA E PAMVARUR DHE KUR TE VJEN E MIRA O POPULL SHQIPTAR HAPI DEREN SE TE MIRA TE TJERA DO TE VIJNE. MJAFT DHE BOLL KE VUAJTUR O POPULLI IM I VUAJTUR. ERDHI MOMENTI TE GEZOHEMI DHE LE TE GEZOHEMI OSOVA SHTET I PAMVARUR. LE TA DIJE GJITHE BOTA MBARE SE UNE JAME SHQIPETARETE NDERUAR BASHKE-PATRIOTET E MI. JU BEJ THIRRJE PER TOLERANCE NDERMJET NJERI TJETRIT. KEMI DASEM DHE LE TE GEZOJME DHE FESTOJME DUKE TOLERUAR NJERI TJETRIN NE KETO MOMENTE. JEMI PATRIOTE JEMI VELLEZER. DASMA NUK PRISHET. NE VEND QE TE MENDOHEMI DHE TE GJEJME VEREJTJE PER NJERI TJETRIN ( KU MUND TE GJEJME SA E DUASH) LE TE KUJTOJME DHE TE NDEROJME TE GJTHE ATA QE NUK JANE DHE QE KANE DHENE DHE DO TE JEPNIN GJITHCKA QE KISHIN PER NJE KOSOVE TE PAMVARUR. LAVDI PUNES DHE VEPRES SE TYRE.
    SHQIPTAR KUDO QE NDODHESH: TANI LE TE GEZOJME KOSOVEN E PAMVARUR .
    NESER, NESER DHE PATJETER NESER KUSH DO TA KETE FAT TE RROJE DHE TE GEZOJE : TE GJITHE SHQIPTERET E SHQIPERISE ,TE KOSOVES ,TE MAQEDONISE ,TE MALIT TE ZI DHE CAMET E GRECISE TE GJITHE SE BASHKU NEN NJE SHTET TE VETEM.
    LUM KUSH TE RROJE DHE TA SHOHE SHQIPERINE ZONJE.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •