Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Nesër Donald Trump merr zyrtarisht postin e Presidentit te 45 te SHBA-ve. Një rast i veçantë i zgjedhjes së një Presidenti me kaq shumë kundërtshti brenda dhe jashtë vendit.
    Njëra nga mediat ruse e lumturuar për zgjedhjen e Trumpit e reflektoi këtë risi në vazhdën e Presidentëve të SHBA-ve, duke e vendosur në dollarin amerikan - Portretin e Trumpit dhe në vënd të slloganit madhështor të vedosur në monedhën e Dollarit Amerikan `In God We trust`, shkrujati `In Trump We trust`.
    Shaka apo seriozitet kjo në një farë mënyre tregon se diçka do të ndryshojë në politikën e brëndëshme dhe të jshtme amerikane pas shumë vitesh dominimi amerikan në botë.
    Sipas zv/ Presidentit të SHBA, Biden, një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Presidentit në ikje Obama, tha në takimin e djeshëm në Davos Zvicër se: …rreziku më i madh nga administrata e ardhëshme (e Trump) vjen nga dëmi që po i bëhet globalizmit dhe shoqërisë liberale - nga populizmi…..
    Në pritjen e ditës së nesërme të inagurimit të Trump, në të cilën do të marrin pjesë shumë pjesmarrës nga vetë SHBA si kongresmenë, senator, nga Partia Republikane, si dhe të jashtëm nga e gjithë bota përfshi dhe të ftuar nga Shqipëria, del në pah përplasja e madhe politike edhe pas zgedhjeve në SHBA: ajo e mos pjesmarrrjes së shumë anëtarëve kongresmenë, senatorë dhe figura publike të vetë SHBA në këtë inagurim.
    Mesa duket me zgjedhjen e Trump-it për President bota është bërë më pak e parashikueshme për politikanët e SHBA por dhe të botës.
    Kundërshtitë brënda politikanëve në SHBA dhe pakënaqësia në botën perëndimore për shkak të zgjedhjes së një Miliarderi si Trump në vënd të Hillary Clinton, mesa duket kanë ardhur jo vetëm se Presidenti i zgjedhur Trump vjen nga bota e biznesit dhe jo nga ajo e politikës, por ka rrënjë më të thella përsa i përket frikës së ndryshimeve të thella në politikat ekonomiko-financiare brënda SHBA, si dhe ndryshimeve të parimeve politike në marëdhëniet me botën e jashtme dhe veçanërisht me Kinën dhe Rusinësi dhe me problemet që mund të ketë SHBA me NATO-n.
    Të tre idetë e Trump-it për politikën e jashtme si: Marëdhënie të mira me Rusinë, Luftë tregëtare kundër Kinës dhe idea e tij për ta quajtur organizatën NATO si një organizatë të pavlefshme dhe jashtë kohës, kanë ngjallur shqetësime në Europën Perëndimore dhe ato ish-komuniste.
    Në politikën e brëndëshme figura të rëndësishme të Partisë Demokratike nuk do ta përshëndesin Trump në ditën e inagurimit duke treguar dhe një herë se si humbësit më të mëdhenj në SHBA, kanë treguar se do të jenë aktive kundër Trump në të gjitha asspektet.
    Ashtu sikundër e ka pohuar një analist politik se…. `në SHBA për çdo gjë që shkon keq fajësohet Rusia`, politikanët dhe përkrahësit e Clintonëve dhe të Sorros-it, fajësojnë Rusinë për humbjen duke e akuzuar Trump-in se bashkëpunon me Putin-in duke përfituar nga Hackerimet e e-maileve të ekipit të demokratëve, por duke harruar se vetë Patia Demokratike ka patur një përplasje të frtë brënda saj midis Sanders-it dhe Hillary-t, dhe vetëm në fund Sanders pranoi të bashkëpunojë me Hillaryn, pra ka shumë mundsi që hakerimet e kanë fillesën nga brënda demokratëve.
    Pavarësisht kësaj, problem i vërtetë është se Politika amerikane është trembur jo nga Putin por nga politikat e brëndëshme të Trump , politika që ata i quajnë `populiste`, dhe që në fakt janë politika anti-establishment pra, janë politika në opozitë me principet konvencionale sociale, politike dhe ekonomike (të qeverisjes).
    Për shkak të kësaj mund të spjegohet veprimet e ditëve të fundit të Presidentit në ikje Obama si largimi i 35 diplomatëve rusë, akuza e Obamës në fjalimin e lamtumirës ndaj Putin-it duke u shprehur se ……është ai (Putin), që ka prishur marëdhëniet ruso-amerikane….. Për shkak të kësaj taktike anti-establishment të Trump-it, Obama megjithëse në ikje, ka vendosur të ashpërsojë sanksionet ndaj rusëve,zbatuar si pa dashje- fajësimin e dikujt tjetër për dështimet e tij në politikën e jashtme amerikanë, politikë e cila ka nxitur padashje ekstremizmin islamik për të luftuar rregjimet totalitare arabe, dhe për të larguar rusët nga lindja e mesme nëpërmjet kësaj metode , të ngjashme me atë që u përdor në Afganistan për të larguar rusët e BRSS, duke nxitur dhe përkrahur fraksionet ekstremiste të asaj kohe të Bin Ladenit.
    Ndryshimet e pritshme në politikën e brëndëshme tip anti-establishment, dhe politikat e brëndëshme populiste të Trump-it, politikat që i dhanë fitoren në zgjedhje, si dhe ndryshimet në politikën e jashtme ndaj dy fuqive të mëdha si Kina dhe Rusia,idea e tij për të mos eksportuar më kapitalin jashtë vëndit, pra një politikë Anti-globaliste, rishikimi i ligjit Obamacare, forcimi i dollarit, vendosja e murit me Meksikën për shkak të emigracionit, i cili sipas Trump i ka sjellë SHBA-ve vetëm …..`kriminalitet, drogë dhe prostitucion….`, kanë shqetësuar disa nga drejtuesit e financave amerikane dhe ato botërorë sepse ata mendojnë se do të prishen shumë marëveshje fitimprurëse dhe do të dëmtohen disa ekonomi.
    Sipas të dhënave financiare vetëm në fushatën pro Hillary Clinton , miliarderi Sorros ka humbur 1 miliard dollarë.
    Kjo tregon se lufta në fakt është midis dy klaneve të fuqishme miliardere: njëri klan ai i Sorrosit ka përdorur politikanë karriere për të drejtuar SHBA në bashkëpunim me organizata multimiliardere duke përahur globalizmin dhe liberalizmin, dhe grupi tjetër i miliarderëve të cilët kërkojnë ta drejtojnë vetë SHBA-në pa nevojën e servilëve të politikës brënda dhe jashtë vëndit. Këtë e tregon dhe ekipi i sotëm e Trump, pasuria e të cilëve është sa GDP e 100 shteteve, pra që është një politikë anti-globaliste, ndoshta pak raciste, që nuk do të shpenzojë më para për të mbajtur organizata dhe orga izma ndërkombëtare jo fitim prurëse, dhe politika të bashkëpunimit me shtetet e mëdha bazuar në fitimin dhe jo në paranojën e demokratëve ndaj Rusisë.
    Përse i përket gjeo-politikës së SHBA ndaj Shqipërisë ajo do të mbetet e pandryshueshme, së bashku me atë të BE, duke patur parasysh edhe tAkimin që po mbahet në Davos të Zvicrës, takim i cili po përpiqet të gjejë një kompromis të ri midis Politikës së ardhshme të Trump me Brexit dhe me BE.
    Pritshmëria dhe shpresat e mëdha të popullit amerikan që i dha votën Trump-it, premtimet për punësim, dhe për… `bërjen e Amerikës përsëri të madhe` (Make America Great again), forcimi i Dollarit amerikan, bën që disa ta shohin Trump-in si një Zot dhe ndoshta me shaka apo seriozisht tek Fraza e famshme në monedhën e Dollarit amerikan: `In God we trust` të shënojnë: `In Trump we trust`…
    Shpresojmë që ceremonia e datës 20 janar të shkojë mirë duke shpresuar që e ardhmja me Trump-in të jetë më e mirë se e djeshmja e Obamës.

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Donald Trump betohet si president i SHBA: Amerika do shkëlqejë sërish



    Donald Trump është betuar si president i Shteteve të Bashkuara përpara 900 mijë të pranishëmve në Capitol Hill. “Do të kryej me besnikëri detyrën e presidentit të SHBA. Do të bëj më të mirën për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA. Ndaj, Zot më ndihmo!”, ka pohuar Trump.

    Më pas Trump ka mbajtur fjalimin tradicional të kreut të shtetit, ku ka ripërsëritur qëndrimet e shprehura gjatë fushatës elektorale, që shkaktuan aq shumë polemika.

    “Ne, qytetarët e Amerikës jemi bashkuar në një përpjekje kombëtare për të rindërtuar vendin tonë. Jemi këtu për të plotësuar premtimet që u kemi bërë amerikanëve. Ne jemi një komb dhe ëndrrat e qytetarëve janë ëndrrat tona dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi ynë. Betimi që unë bëra sot është një betim për besnikëri ndaj amerikanëve për shumë dekada. Ne kemi mbështetur industrinë e huaj në kurriz të asaj amerikane, kemi ndihmuar ushtritë e huaja në kurriz të ushtrisë tonë, kemi mbrojtur kufijtë e të tjerëve në kurriz të kufijve tanë. Kemi bërë të pasura vendet e tjera, ndërsa fuqia e vendit tonë është zhdukur në horizont. Nga sot, Amerika do të jetë gjithmone e para. Çdo vendim për emigracionin dhe çështjet e huaja do të merret në të mirë të amerikanëve dhe ne do të mbrojmë vendin tonë nga ndërhyrjet e vendeve të tjera. Kjo do të na çojë drejt prosperitetit dhe një fuqie më të madhe. Nuk do t’ju zhgënjej asnjëherë. Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish! Faleminderit! Zoti ju bekoftë juve dhe Amerikën!”, ka thënë Trump.

    Të pranishëm në ceremoninë madhështore kanë qenë edhe presidentë të Shteteve të Bashkuara ndër vite si George W. Bush, Bill Clinton, etj. Nuk ka munguar as rivalja e tij në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton.

    Trump e nisi ditën e tij më të rëndësishme me një vizitë në meshën e mbajtur orët e mëngjesit, e më pas me një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti në largim Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle.

    Presidenti Trump dhe zv.presidenti Mike Pence marrin zyrtarisht çelësat e Shtëpisë së Bardhë për të drejtuar kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 vitet e ardhshme si presidenti i 45-të në historinë e vendit, pas ceremonisë së nisur nën prezantimin e shefit amerikan të Drejtësisë, John Roberts.

    “Gjithçka nis sot!”, ishin fjalët e para të Trumpit të publikuara në “Twitter” në 7 e 30 të mëngjesit me orën lokale, e më pas i ftonte ndjekësit e tij të ritakoheshin më 11 në ceremoninë e betimit. “Lëvizja vazhdon, puna sapo nis tashmë”.

    Vetëm pak metra larg Capitol Hill, aktivistë të maskuar marshuan përmes rrugëve dhe thyen xhamat e disa bizneseve dhe makinave nëpër rrugë, e pati edhe përleshje me policinë duke hedhur bomba molotov, me forcat e rendit që u përgjigjën me gaz lotsjellës e më pas me përdorimin e forcës.

    Trump merr kështu pushtetin në një vend të përçarë pas një fushate elektorale tepër të ashpër. 70-vjeçari i njohur si manjat i pasurive të patundshme do të ketë përpara një detyrë të vështirë për të forcuar imazhin e tij. Gjatë fazës tepër sfiduese së tranzicionit, që prej fitores së zgjedhjeve në nëntor, miliarderi njujorkez shfrytëzoi “Twitter”-in për të sulmuar vazhdimisht kritikët e tij, aq sa njëri prej senatorëve republikanë, John McCain, i tha CNN-it se Trump duket se kërkon të përballet me çdo “mulli ere” që gjen përpara.

    Ardhja e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, përveçse mirëpritet nga republikanët e lodhur nga 8 vitet e Barack Obamës në pushtet, ngre pikëpyetje për një sërë çështjesh për Amerikën.

    Të pranishëm, mes shumë e shumë figurave të shquara të politikës amerikane ndër vite, ishte edhe rivalja e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, Hillary Clinton, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton.

    / Top Channel

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Sidoqofte fjala e Trump se qytetaret amerikane do te drejtojne vendin nepermjet administrates se re perpjekjet per ta bere Ameriken e madhe perseri tregon se problemet e brendeshme jane me te mprehta se problemet e jashtme.
    Trump do fokusohet te rindertoje SHBA e demtuar rende nga politikanet e korruptuar.

  4. #4
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Sidoqofte fjala e Trump se qytetaret amerikane do te drejtojne vendin nepermjet administrates se re perpjekjet per ta bere Ameriken e madhe perseri tregon se problemet e brendeshme jane me te mprehta se problemet e jashtme.
    Trump do fokusohet te rindertoje SHBA e demtuar rende nga politikanet e korruptuar.
    Politikanet e korruptuar kane emer: 1)Kryemyftiu Hussein Obama puthadores i mbretit saud dhe 2) Hillary Clinton paramarresja nga Arabia saudite, Katari e vendet e tjera muslimane!!
    Jarigas

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Sidoqofte fjala e Trump se qytetaret amerikane do te drejtojne vendin nepermjet administrates se re perpjekjet per ta bere Ameriken e madhe perseri tregon se problemet e brendeshme jane me te mprehta se problemet e jashtme.
    Trump do fokusohet te rindertoje SHBA e demtuar rende nga politikanet e korruptuar.
    Shprehja;"do ta bejme Ameriken me te madhe duke u fokuzuar vetem tek problemet e brendshme" eshte nje shprehje kot,pa kuptim.

    Asnje shtet nuk mundet te zmadhohet pa politiken e jashtme. Mundet te behet me i forte,i fuqishem,i pasur etj etj brenda vendit,por per ta zmadhuar duhet "paraja dhe pushka" ne politiken e jashtme o jashte Amerikes.

    Slloganet o parrullat mundet edhe te "haen" gjate fushares zgjedhore por me mbrapa kur duhet te qeverisesh behen bajate. Jane per Canin dhe Tsiprasin nuk jane per njerezit qe duhet te qeverisin.

    Dhe siç dihet njeri kekonte ta zgjidhte problemin e borxhit grek duke i ndryshuar emertimin Troijkes (dhe duhet pranuar qe ishte i vetmi budallik ku pati sukses se ishte problem qe nuk egzistonte) dhe levendi tjeter shqiptar Cani qe thoshte ;"do lehtesojme borxhin shqiptar duke marre borxh tjeter ". Kur mbi nje borxh merr dhe nje borxh tjeter;si matematik dhe si llogjik e shton,e rrit,e rendeson nuk e lehteson. Mundet te lehtesosh kohezgjatjen e pagimit dhe te interesave por shuma rendohet nuk lehtesohet....

    Slloganet u shkojne politikave dhe mediave te majta. I shkojne Obames qe i dhane nobelin e paqes per Alepon dhe gjendjen e botes sot. Realiteti dhe madheshtia kerkojne "para dhe pushke". Ato gjera qe e bene Ameriken te Madhe gjate dy lufterave boterore edhe investimet mbas atyre dy lufterave.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Emri:  f5c9bfb9754efc1b2db1d826bc8fdd5920722773.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  19.5 KB

    Ta gezojne pellumbin!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Sigurisht In Trump We trust

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: `In Trump (në vend të - God) - We Trust`

    Pellumb palaco pas vrasje shirjeve dhe ri mbjelljeve me amerikane te rinj, pra pas shuarjes se Konfederatave apo dehsires per te marre fryme.

    Sigurisht ne D... we trust apo i besojme Palles.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •