Kjo nuk eshte risi. E kam cekur me dhjetra here qe qytetet e Arberise bregdetare AKA Venedike si Shkodra, Lezha, Kotorri, Ulqini, Budva, Tivari, Drishti etj, kishin formen e tyre organizative te permbledhur ne Statutet qytetare. Statutet qytetare ishin ne fuqi gjate sundimit serb mbi Arberine Veriore, ku perandori serb respektonte autonomine e qendrave qytetare: ne statutet e Shkodres parashtrohen dhe marredheniet e qytetarit me carin. Me tej statutet ndejten ne fuqi edhe kur ndodhi kalimi pushtetit tek Republika venedike dhe pesuan ndryshime dhe adaptime pas pushtimit turk. Madje ne statutet e Budves sanksionohet edhe largesia e ndertimit te shtepive nga njera tjetra. Ishin pikerisht keto "mini Kushtetuta" primitive te Mesjetes, qe i jepnin peshe statusit juridik te "vendasit" pra qytetarit nga te "huajit" qe vinin nga nje qytet tjeter ose ishtin fshatare te zones, perkundrejt perkatesise se perbashket etnike, kulturore dhe gjuhesore. Ne baze te filozofise se ketyre statuteve u trajtua dhe Kastrioti si "i huaj" ne dyert e Drishtit. Schmitt sebashku me disa studjues italiane si Ortellin dhe Pellegrinin kane dhene kontributin e tyre ne studimin dhe zberthimin e ketyre statuteve te quajtura ndryshe edhe si "Monumente te Shqiperise Mesjetare".
Pjeses se dyte, kuriozitetetit tend rreth shkrimeve noteriale ne Arberi qe i ve dhe ne dukje, perseri nuk perbejne ndonje zbulim. Gjuha noteriale sebashku me statutet ishin ne gjuhen latine lokale, fakt mese normal per bregdetin Adriatik, ndersa titujt cuditerisht ishin ne dialektin venet.
Krijoni Kontakt