Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Krizë e shoqerisë shqiptare - 3 ndarje në ditë

    Boom divorcesh, 3 ndarje në ditë

    SHEKULLI | 23/08/2010

    TIRANË- Të jetosh si i martuar në Tiranë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Xhelozia, problemet seksuale dhe kushtet ekonomike, janë ndër arsyet kryesore që po sjellin ndarje mes çifteve të reja të cilët përfundojnë në dyert e gjykatës për zgjidhjen e martesës. Vetëm shtatë mujorin e parë të këtij viti (1 janar - 31 korrik 2010) në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet janë regjistruar 1120 kërkesa për shkurorëzim. Por numri i çifteve që po i japin fund martesës po rritet me shpejtësi për çdo ditë. Nga 1120 kërkesat për divorce, janë shqyrtuar 632 prej tyre dhe 488 të tjera janë në proces. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, rezulton se nga 632 dosjet e shqyrtuara për zgjidhje martese gjykata ka vendosur prishjen e martesës në 432 raste. Sipas përllogaritjeve të thjeshta të ditëve të punës së gjyqtarëve,nga janari deri në korrik të këtij viti, gjykata ka vendosur prishjen e tri martesave në ditë.
    Divorcet sipas arsyetimit të gjykatës, kanë pasur motive xhelozie, tradhtisë bashkëshortore, gjendjen ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijët, emigrimi dhe dhuna fizike. Numri më i madh i ndarjeve, sipas vendimeve ka pasur shkak xhelozinë në çift, që kanë shkuar deri në konflikte fizike mes bashkëshortëve. Vend të veçantë në statistikat e ndarjeve, zë kategoria e emigrantëve, lidhja e të cilëve dëmtohet për shkak të qëndrimit larg njëri-tjetrit të bashkëshortëve. Veç këtyre shtresave, një numër relativisht jo të vogël zënë edhe të martuarit për shkak të përfitimit të dokumenteve të shteteve perëndimore. Ata shfrytëzojnë martesën me të huaj për përfitimin e dokumenteve të qëndrimit në vendet përkatëse. "Shpesh herë lidhjet martesore midis partnerëve bëhen të pastudiuara, ku edhe vetë ata nuk janë të vetëdijshëm për institucionin e martesës dhe përgjegjësitë që ajo mbart,-thonë gjyqtarët e seksionit familjar të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet.
    Divorcet VIP
    Mes kërkuesve për divorc dhe atyre që janë ndare, ka edhe persona të njohur në publik, ku bie në sy divorci i sopranos së njohur Inva Mula me kantautorin z.Pirro Çako, kërkesa për divorc e bashkëshortes së ministrit Genc Pollo. Po ashtu janë divorcuar, prezantuesja e emisionit "Njerëz të Humbur" në "TV Klan" Aida Shtino, prezantuesja e TVSH-së Ketrin Gjoçaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi e politikani i njohur z.Gaqo Apostoli. Sipas këtyre të dhënave zyrtare, nga 632 dosjet e shqyrtuara, 200 prej dosjeve janë pushuar për shkaqe dhe arsye të ndryshme. Ndërkohë, kanë mbetur për shqyrtim në ditët në vazhdim edhe 488 kërkesa të tjera, të cilat mendohet se do të shtohen gjatë muajt shtator të paraqitjes së padive të reja në gjykaktë.

    1120 kërkesa për divorc, janë depozituar në gjykatë nga 1 janari e deri më 31 korrik 2010
    632 nga kërkesat e dorëzuara janë shqyrtuar nga gjykata e Tiranës
    432 kërkesa të depozituara në gjykatë, janë vendosur nga kjo e fundit me zgjidhje të martesës
    200 kërkesa të depozituara në gjykatë janë pushuar ose kthimi i akteve për plotësim
    SHKAQET E NDARJEVE
    Xhelozia
    Tradhtia bashkëshortore
    Gjendja e rënduar ekonomike
    Mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë
    Emigrimi
    Dhuna fizike
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Po ça do bojne te shkretet dhe ne Tirane;Mbasi ndane pasurit,tani fillojn e ndahen dhe me njeri tjetrin....
    "Po per ndarjen e letrave me vlere,si ja bejne?"

  3. #3
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po ça do bojne te shkretet dhe ne Tirane;Mbasi ndane pasurit,tani fillojn e ndahen dhe me njeri tjetrin....
    "Po per ndarjen e letrave me vlere,si ja bejne?"

    Jan neper gjykata akoma ,zihen per vrimen e dun te gjith qe ti bjeri
    A don, e s'din, a din e s'don !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po ça do bojne te shkretet dhe ne Tirane;Mbasi ndane pasurit,tani fillojn e ndahen dhe me njeri tjetrin....
    "Po per ndarjen e letrave me vlere,si ja bejne?"
    akoma ekzistojne keto letrat me vlere?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Citim Postuar më parë nga naqeta Lexo Postimin
    Jan neper gjykata akoma ,zihen per vrimen e dun te gjith qe ti bjeri :p
    HahaaaaaPo mir,te pakten ta perdorin si sllogan;Nje vrime per te gjithe.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nje vrime per te gjithe.
    ..........

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    akoma ekzistojne keto letrat me vlere?
    Si mos egzistoj letra me vlere.Eshte kryevepra shqiptare.
    Habitem me Unescon,qe akoma se ka njohur si pasuri boterore te umanitetit.

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Fajin e ka shteti. S'duhet ti ndaje , me ligj

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •