Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 58
  1. #21
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Ore nqs e keni jepnjani nqs jo leni llafet, noshta ka klasa shum dhe dikush e ka gati. pse jo mos me ja dhen.

  2. #22
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Paeon,

    Mos ke bere gje gabim ortografik ne kete shprehje



  3. #23
    Citim Postuar më parë nga MICHI Lexo Postimin
    Ore nqs e keni jepnjani nqs jo leni llafet, noshta ka klasa shum dhe dikush e ka gati. pse jo mos me ja dhen.
    Uaaaa c'eshte ajo fjale Prof. Dr. MICHI, ja ne vend i lam llafet ne te paditurit dhe po ta lem radhen ty dhe miqve te tu qe duket se kane nje dituri te papare sidomos ne fushen e linguistikes dhe te fytyrave. Heres tjeter mundohu qe ato qe lexon edhe t'i kuptosh dhe ndoshta mund te shprehesh pak me ndryshe. Jam e sigurte qe do ja arrish...Shpresa vdes e fundit

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anëtarësuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga PÆON Lexo Postimin
    Zombi anetarja biondina e ka shum here me te thjeshte te motivohet per vete faktin sepse ajo jeton ne Kosove, ne tre titujte e temes i ka perjetuar ngjarjet. Per vitin 1981 shum mire mund te pyesi prinderit apo ndonje te afert qe e ka perjetuar ate ngjarje.

    Une mund ta ndihmoje anetaren ne fjale duke i dhene nje pjese ku te mesoje se si perdoret burimi sekondar. (Informacioni qe merr) dhe si ta perpunoje ate ne nje ese.

    Perdorimi i burimeve sekondare.

    Tre jane qellimet per te cilat perdoren burimet sekondare.

    Qellimi i pare eshte gjetja e shpejt e ndonje informacioni te caktuar.

    Qellimi i dyte eshte ai i perdorimit si burim njohje per sfondin historik, keshtu gjate punimit te nje teme, fillimisht duhen mbledhur materiale mbi sfondin historik, per te kuptuar ne menyre te plot se cfare ka ndodhur gjate kohes nen shqyrtim apo per te njohur ngjarjet dhe periudhen qe eshte duke u trajtuar.

    Qellimi i trete eshte shfrytezimi i tyre si burim interpretimesh. ( Ceshte interpretimi?)

    Shume burime sekondare nuk permbaje vetem te dhena por dhe i shpjegojne ato, sipas nje menyre te caktuar, qe i jep kuptim informacionit te grumbulluar. Rendesia e interpretimit eshte e matar. Pasi interpretimi i te valuares shpjegon pjeserisht ate qe ndodh sot.

    E po per kete arsye une e kerkova qe te jem me e informuar ne ngjarjet historike te ketyre festave e at'here e pergadis vet.
    Gjakova Blonde

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anëtarësuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga MICHI Lexo Postimin
    Ore nqs e keni jepnjani nqs jo leni llafet, noshta ka klasa shum dhe dikush e ka gati. pse jo mos me ja dhen.
    . .....
    Gjakova Blonde

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Biondina Lexo Postimin
    E po per kete arsye une e kerkova qe te jem me e informuar ne ngjarjet historike te ketyre festave e at'here e pergadis vet.
    Biondina atje ku jeton ti ka ndonje ndertese qe quhet biblioteke? Nqs nuk e di se c'eshte, ja po te ndihmoj une: Eshte nje ndertese ku brenda saj gjen libra te zhanrave te ndryshme, zakonisht ka vende te posacme ku ti mund te lexosh, kompjutera, dhe kuptohet punonjesit. Do mahnitesh se sa gjera interesante mund te zbulosh aty.

    Nqs nuk ka biblioteka, per google ke degjuar ndonjehere? Eshte shume e lehte ta perdoresh. Nqs te duhet ndihme, ke ekspertet e informatikes ne forum qe do te te ndihmojne me kenaqesi.

    Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak. Marsh nje 10 me yll

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anëtarësuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Biondina atje ku jeton ti ka ndonje ndertese qe quhet biblioteke? Nqs nuk e di se c'eshte, ja po te ndihmoj une: Eshte nje ndertese ku brenda saj gjen libra te zhanrave te ndryshme, zakonisht ka vende te posacme ku ti mund te lexosh, kompjutera, dhe kuptohet punonjesit. Do mahnitesh se sa gjera interesante mund te zbulosh aty.

    Nqs nuk ka biblioteka, per google ke degjuar ndonjehere? Eshte shume e lehte ta perdoresh. Nqs te duhet ndihme, ke ekspertet e informatikes ne forum qe do te te ndihmojne me kenaqesi.

    Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak. Marsh nje 10 me yll
    Prap spo e kuptoj se qka qenka kjo far 'bibloteka'

    nese don dikush te me ndihmoje mire nese jo leni kritikat per her tjeter.
    Gjakova Blonde

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga Biondina Lexo Postimin
    Prap spo e kuptoj se qka qenka kjo far 'bibloteka'

    nese don dikush te me ndihmoje mire nese jo leni kritikat per her tjeter.
    Hap fjalorin o gdhe dhe lexo ca eshte biblioteka. O zot ca mban kjo toke.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin


    Me vjen keq qe te harxhoje kb e forumit. Nuk dua te bie ne nivelin tend, dhe zgjidhja me e mire eshte te te le te vendosesh ti se cfare duhet te besh, te shkruash apo te heshtesh.

    Citim Postuar më parë nga Biondina Lexo Postimin
    Prap spo e kuptoj se qka qenka kjo far 'bibloteka'

    nese don dikush te me ndihmoje mire nese jo leni kritikat per her tjeter.
    Biondina per te kuptuar se cfare eshte biblioteka lexoje me poshte nje argument qe do te paraqes. Qe te kesh nje ide per veten tende, neser pasneser mund te te duhet te ngresh nje bibliotek apo librari vetjake.

    Institucion, qe merret me grumbullimin, ruajtjen dhe perpunimin e librave, te revistave e te botimeve te tjera, qe i ben keto te njohura ne masat e gjera dhe ua jep lexuesve perkohesisht per t'i shfrytezuar; ndertesa ose salla e ketij institucioni. Biblioteka Kombetare. Biblioteke shkencore. Biblioteka shetitese (levizese) libra e revista, qe dergohen me nje mjet te vecante nga nje vend ne tjetrin per t'u shfrytezuar nga lexuesit. Biblioteka e Akademise se Shkencave. Biblioteka e universitetit (e shkolles, e fakultetit, e institutit). Biblioteka e qytetit (e lagjes, e fshatit, e fabrikes, e ndermarrjes). Salla e bibliotekes. Fondi i bibliotekes. Skedari i bibliotekes. Anetar i bibliotekes.Teresia e librave, qe ka mbledhur dikush per t'i lexuar ose per te punuar me to. Biblioteke vetjake (e pasur). Krijoj nje biblioteke. Raft i posacem, ne te cilin mbahen libra. Biblioteke me xham. Biblioteke ne mur. Bej nje biblioteke. Ve librat ne biblioteke. Libra, me permbajtje e me tematike te afert ose me permasa te njellojta, qe shtypen varg nga nje shtepi botuese a qe i drejtohen nje grupi te caktuar lexuesish.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga PÆON Lexo Postimin
    Me vjen keq qe te harxhoje kb e forumit. Nuk dua te bie ne nivelin tend, dhe zgjidhja me e mire eshte te te le te vendosesh ti se cfare duhet te besh, te shkruash apo te heshtesh.



    Biondina per te kuptuar se cfare eshte biblioteka lexoje me poshte nje argument qe do te paraqes. Qe te kesh nje ide per veten tende, neser pasneser mund te te duhet te ngresh nje bibliotek apo librari vetjake.

    Institucion, qe merret me grumbullimin, ruajtjen dhe perpunimin e librave, te revistave e te botimeve te tjera, qe i ben keto te njohura ne masat e gjera dhe ua jep lexuesve perkohesisht per t'i shfrytezuar; ndertesa ose salla e ketij institucioni. Biblioteka Kombetare. Biblioteke shkencore. Biblioteka shetitese (levizese) libra e revista, qe dergohen me nje mjet te vecante nga nje vend ne tjetrin per t'u shfrytezuar nga lexuesit. Biblioteka e Akademise se Shkencave. Biblioteka e universitetit (e shkolles, e fakultetit, e institutit). Biblioteka e qytetit (e lagjes, e fshatit, e fabrikes, e ndermarrjes). Salla e bibliotekes. Fondi i bibliotekes. Skedari i bibliotekes. Anetar i bibliotekes.Teresia e librave, qe ka mbledhur dikush per t'i lexuar ose per te punuar me to. Biblioteke vetjake (e pasur). Krijoj nje biblioteke. Raft i posacem, ne te cilin mbahen libra. Biblioteke me xham. Biblioteke ne mur. Bej nje biblioteke. Ve librat ne biblioteke. Libra, me permbajtje e me tematike te afert ose me permasa te njellojta, qe shtypen varg nga nje shtepi botuese a qe i drejtohen nje grupi te caktuar lexuesish.
    Pse seriozisht e kishte ajo kur po pyeste c'eshte ''biblioteka''?
    Feelings change - memories don't.

  11. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Pse seriozisht e kishte ajo kur po pyeste c'eshte ''biblioteka''?
    Une u mundova tia tregoja se cfare eshte biblioteka, tani nese ka deshire te tallet le te vazhdoje, sepse nuk po tallet me mua dhe me asnje tjeter po vetem me veten e saj dhe me asnje tjeter qe ka marr inisiativen te shkruaje.

  12. #32
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    PÆON te shof te tensionuar plako. Ne keto raste zgjidhja me e mire eshte tia futesh nje xhiro te tema e Xhelalit per tu qetesuar dhe te rikthehesh me energji te reja

  13. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    PÆON te shof te tensionuar plako. Ne keto raste zgjidhja me e mire eshte tia futesh nje xhiro te tema e Xhelalit per tu qetesuar dhe te rikthehesh me energji te reja
    Force-Intruder te lexosh veprat e madherishme te Xhelalit do te humbisnin 5 minuta jete per cdo karakter qe ka shkruar Do ti pergatis nje tekst shum te bukur Xhelalit dhe bashkembeshtetesve te tij, qe e kane kthyer forumin e letersis ne nje leter higjenike.

  14. #34
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga PÆON Lexo Postimin
    Force-Intruder te lexosh veprat e madherishme te Xhelalit do te humbisnin 5 minuta jete per cdo karakter qe ka shkruar Do ti pergatis nje tekst shum te bukur Xhelalit dhe bashkembeshtetesve te tij, qe e kane kthyer forumin e letersis ne nje leter higjenike.
    Ai duhet te burgoset me akuzen e ndotjes mendore!

  15. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ai duhet te burgoset me akuzen e ndotjes mendore!
    Une mendoje se ketu duhet te hyje ne fuqi ligji (Kush degjeneron dhe perdhos figuren e autorit), te burgoset per 101 vjet dhe jo me 25 vjet sa eshte denimi maksimal ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga E=mc² : 07-03-2009 më 14:58 Arsyeja: Moderatoret perkates mund ti fshini komentet jashte teme.

  16. #36
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    o cu kenaqem ....

  17. #37
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Biondina Lexo Postimin
    Brenda kesaj esseje te perfshini keto data historike qe kan ndodhur ne muajin mars:

    7 Marsin mesonjtorja e pare
    8 Marsin dita e nenes
    5 marsin renjen e familjes Jashari
    11 marsin 1981 Demostraten e studentve te kosoves kunder serbve



    Deri te diellen vlen.
    Sa lek je ne gjendje te pagush , bota eshte e zhytur ne krize financiare ti kerkon ndihme pa pare
    Ska pa lek.
    WE WILL NOT GO DOWN!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Biondina
    Anëtarësuar
    08-01-2009
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Sa lek je ne gjendje te pagush , bota eshte e zhytur ne krize financiare ti kerkon ndihme pa pare
    Ska pa lek.
    harroje ishallah nuk me ben zoti nevojtar per ndihmen tuaj , me zhgenjyet perfundimisht.
    Gjakova Blonde

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    7Marsi

    Pak histori per shkronjat…

    Edhe shkronjat kane pasur fatin e tyre, sidomos shkronjesit e tyre. Shpesh keto shkronja kane ndjere ngrohtesine e gjakut te atyre qe i krijuan ose hidherimin e helmit qe ka marre jeten e atdhetareve te medhenj. Nje nga monumentet e gjuhes se pavdekshme shqipe eshte dhe i madhi Petro Nini Luarasi, i cili ka qene dhe drejtori i pare i shkolles shqipe ne Korce, pasi u mesoi gjuhen kolonjareve. Lindi ne fshatin Luaras te Kolonjes, dhe ishte biri i nje muratori. Ishte nxenes ne shkollen e Qestoriatit te Koto Hoxhit. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, ku u mesonte femijeve fshehurazi gjuhen shqipe. Me 1887 hapi ne Erseke shkollen e pare shqipe dhe me pas, ne 1892-1893 shkollat shqipe ne krahinat e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtori i Mesonjetores se Pare Shqipe ne Korce dhe me vone ne shkollen e Negovanit, 1909-1911 ne emigracion ne Amerike. Mori pjese aktive ne levizjen kombetare. Ishte nismetari i shoqerive patriotike “Mall i memedheut” dhe “Pellazgut”, i krijimeve te fshehta te komiteteve per lirine e Shqiperise. Per veprimtarine e tij politike, vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe patriarkana e Stambollit. Ne te gjithe vepren e tij trumbetohej ideja e bashkimit per lirine e Shqiperise, pavaresisht nga besimi fetar.


    Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille, Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.
    Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.
    Arsimi parauniversitar,
    Aktualisht, numerohen mbi 4540 institucione arsimore parauniversitare, nga te cilat 2340 jane kopshte femijesh, 1815 shkolla fillore e 8 vjecare, si dhe rreth 530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.Vetem gjate ketij viti jane ndertuar 33 shkolla 8 vjecare dhe jane rikonstruktuar 140 godina ekzistuese. Po ashtu eshte ndertuar 1 shkolle e mesme dhe jane rikonstruktuar 65 te tjera.Numri i nxenesve ne arsimin parauniversitar kap shifren 737 400 veta. Sistemi parashkollor perbehet nga mbi 2200 kopshte, nga te cilat mbi 1950 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga 82000 femije dhe aty punojne afro 4 100 edukatore.Ne arsimin e detyruar funksiojne 18515 shkolla 8 vjecare, nga te cilat 1525 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga rreth 560 000 nxenes dhe ne to punojne afro 29 500 mesues, nga te cilet mbi 19 500 jane ne fshat.
    Arsimi profesional,
    Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve '45-'90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, "Harry Fultz", "San Edigia", GTZ, "Swisscontakt", Kulturkontakt, etj.
    Arsimi i Larte,
    Arsimi i Larte ne Shqiperi e ka zanafillen ne vitin 1946, me Institutin 2 vjecar te Tiranes dhe aktualisht ne te gjithe vendin funksiojne 11 universitete dhe shkolla te larta.Funksiojne gjithsej 8 universitete, 3 nga te cilet ne Tirane. Ketu funksiojne gjithashtu, Akademia e Arteve te Bukura, Instituti i Kultures Fizike dhe shkolla e larte e infermierise.Numri i pergjithshem i studenteve per vitin akademik '99-2000 ne te gjithe vendin arriti ne 20 000 veta, ose 1000 studente me shume nga nje vit me pare.Rendesi e vecante sivjet i eshte kushtuar programeve e kurrikulave te reja mesimore, duke kerkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perendimore. Po ashtu jane hedhur hapat e pare ne sistemin pasuniversitar, duke krijuar qendrat e edukimit ne distance, qe tani per tani funksiojne prane universitetit politeknik dhe atij te Tiranes.Universiteti i Shkodres ka funksionuar mbi bazen e nje instituti qe ne vitin 1957 dhe tani ketu ka 6 fakultete me 12 dege te ndryshme ku rreth 2000 veta studiojne me shkeputje nga puna dhe rreth 3000 te tjere pa shkeputje nga puna. Aty japin mesim 140 lektore qe mbi 80 per qind jane kualifikuar jashte shtetit vitet e fundit dhe 50 per qind e tyre kane tituj e grada shkencore.Universitete jane ngritur gjate viteve te fundit edhe ne qytetet Elbasan, Korce, Gjirokaster e Vlore.Ne Shqiperi ka edhe dy akademi ushtarake, ajo "Skenderbej" per forcat e armatosura te kembsorise, ajore dhe detare, ku vetem ne vitin akademik '99-2000 jane regjistruar 400 studente, ose dyfishi i studenteve te nje viti me pare. Kjo akademi zbaton programe mesimore te ngjashme me ato te forcave te armatosura gjermane. Me ndihmen e forcave te MAPE-s eshte rikonstruktuar edhe Akademia e Rendit, ku pergatiten oficere per mbrojtjen e rendit publik.
    Akademia e Shkencave
    Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise u krijua ne vitin 1972, duke bashkuar disa nga 25 institucionet kerkimore shkencore qe ekzistonin atehere.Ne 25 janar 1973 u be mbledhja e pare e Asamblese, qe shenon njekohesisht, diten zyrtare te themelimit te Akademise.Ajo numeron ne perberje te saj 12 institucione e qendra kerkimore shkencore, duke luajtur rol te pazevendesueshem ne progresin social, ekonomik e teknik te vendit.Ato jane Instituti i informatikes dhe matematikes se aplikuar, Instituti i fizikes berthamore, Instituti i kerkimeve biologjike, Instituti sizmologjik, Instituti hidrometeorologjik, Qendra e kerkimeve hidraulike, Qendra e studimeve gjeografike, Instituti i gjuhe-letersise, Instituti i historise, Instituti arkeologjik, Instituti i kultures popullore dhe Qendra e studimit te arteve.Ndermjet shkencetareve te shquar shqiptare, te perfshire ne levizjen e madhe te humanizmit europian, permenden emrat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazuli, Marin Barleti, per te vijuar me pas me rilindasit tane te shquar, Kostandin Kristoforidhi, vellezerit Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, themeluesin e rektorin e pare te universitetit te Turqise, Hasan Tahsini e mjaft te tjere.Me vone shquhen shkencetaret shqiptare si Aleksander Xhuvani,Refat Frasheri, Bilal Golemi, etj.Kryetari i pare i Akademise se Shkencave ka qene prof Aleks Buda, (historian) dhe ne rradhet e akademikeve renditen prof.Eqerem Cabej, Kole Popa, Petrit Radovicka, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Kole Paparisto, Odhise Paskali, Sotir Kuneshka, Fejzi Hoxha, Zija Kellici, Petrit Gace dhe Zef Kakariqi.Kryetari aktual i Akademise se Shkencave eshte prof Ylli Popa (mjek). Senati i Akademise perbehet nga 39 anetare, personalitete te shquar ne fusha te ndryshme te shkences. Ne senat jane zgjedhur akademiket Josif Adhami, Dritero Agolli, Selaudin Bekteshi, Hamit Beqja, Teki Bicoku, Tish Daija, Besim Daja, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Bardhyl Golemi, Andromaqi Gjergji, Skender Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Kadare, Hajredin Kumbaro, Hysen Lacej, Hekuran Mara, Luan Omari, Mentor Permeti, Petraq Pilika, Ylli Popa, Bajram Preza, Kristaq Prifti, Eduard Sulstarova, Dhimiter Shuteriqi, Teki Tartari, Alfred Uci dhe Zija Xholi.Nder studimet dhe kerkimet me te shquara shkencore te viteve te fundit te kryer nga akademiket e punonjesit e tjere shkencore permenden "Historia e Shqiperise" ne 4 vellime, botime te dokumentave te trashegimise kulturore te popullit shqiptar, te zbulimeve te reja arkeologjike, korpuset popullore dhe atlasi etnografik, fjalori i gjuhes se sotme shqipe, fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme shqipe,fjalori drejtshkrimor, studimet etimologjike, atlasi dialektologjik, historia e letersise shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar, etj.Ne fushen e shkencave natyrore e teknike jane kryer mjaft studime e kerkime per hidroenergjetiken, vendburimet e naftes e gazit, perdorimin e rrezatimeve berthamore, zbatimin e metodave gjenetike, te metodave matematikore dhe informatike, vleresimin e burimeve dhe pasurive natyrore, krahas studimeve te shumta per klimen, sizmicitetin, floren e faunen e Shqiperise, etj. te sintetizuara ne Atlasin Gjeografik te Republikes se Shqiperise qe eshte duke u pergatitur. Gjithashtu, sivjet, per here te pare, Akademia e Shkencave ka statusin e saj qe garanton funksionimin e saj jopartiak, vetem mbi kritere e parime shkencore e humane, ne zbatim te Kushtetutes.
    Arsimi jopublik (privat)
    Arsimi jopublik privat, pas clirimit, e ka zanafillen ne vitin 1992, me hapjen e shkollave te para te ketij lloji (medresete). "Pionieri" i mirefillte i ketij lloj arsimi eshte kolegji turk "Mehmet Akif" i Shoqerise private "Gjylistan".Ky sistem u legalizua me miratimin ne Kuvend te Ligjit Nr.7952, date 21.O6.1995 "Per arsimin e mesem" ku nje vend i vecante ze dhe dispozita mbi miratimin e funksionimin e shkollave jopublike.Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 70 institucione arsimore jopublike te tille si kopshte femijesh, shkolla 8 vjecare e te mesme, fetare e laike, qe ekzistojne ne 14 rrethe te Shqiperise.Vetem ne Tirane, metropolin shqiptar, jane hapur gjate ketyre 9 vitete e fundit 22 institucione arsimore private, kopshte dhe shkolla, si dhe medrese. Vetem gjate vitit akademik, '98-'99, shkollat jopublike u frekuentuan nga 5 400 femije dhe ne to jane te punesuar rreth 450 edukatore e mesuese, numer ky qe luhatet sipas fluksit te nxenesve.Gjithashtu, i eshte hapur "drita jeshile" edhe shkollave te larta private, miratuar nepermjet Ligjit "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" me Nr 8387 dt 30.07.1998.Kohet e fundit nga instancat e larta shteterore jane bere traktativa per hapjen e nje universiteti katolik, ne bashkepunim me Seline e Shenjte te Vatikanit, si dhe te nje universiteti italian.

    Abetarja e gjuhes shqipe
    Abetarja e pare e gjuhes shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurter e i perdorshem Evetar shqip", u pergatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombetare, Naum Veqilharxhi.
    Hartimi dhe realizimi i kesaj abetareje e vuri Shqiperine ne rradhen e vendeve te qyteteruara, duke treguar se ky vend i vogel ka nje popull me karakteristikat e tij, me gjuhen dhe zakonet e veta dhe me nje thesar te trasheguar nga brezat.Ky program i pare kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull "Fare i ri Evetar shqip per djem nismetare", me 50 faqe dhe me disa copa leximi.

    Punen e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, nje figure tjeter e shquar e Rilindjes Kombetare, i cili ne vitin 1867 botoi nje abetare gegerisht dhe nje toskerisht dhe u mesoi me to shqipen shume bashkeatdhetareve gjate udhetimeve neper Shqiperi.Epoken e re per librat shkollore dhe pergatitjen e truallit per shkollen kombetare e pergatiten figurat e njohura si Jani Vreto, Sami Frasheri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhes shqipe".
    Me pas, rruga e hartimit te Abetares shqipe kalon nder emra te njohur, te cilet punuan me perkushtim brenda dhe jashte vendit si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe ne vitet e mevonshme A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar keshtu nje tradite te mire.Punimi i mirefillte shkencor i Abetares shqipe u be pas vitit 1944, pergatitja e te cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhesore. Abetaret e viteve te fundit jane perpunuar duke u mbeshtetur ne arritjet e gjuhesise dhe te pervojes se fituar nga shkolla shqiptare te shoqeruara me ilustrime, te cilat i pershtaten vecorive psikologjike te moshes dhe kerkesave gjuhesore te femijve.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    8 marsi

    Festimi i ditës botërore të gruas ka filluar në vitin 1910 nëpërmjet një tubimit i cili kishte grumbulluar njëqind gra, të cilat prezentonin 17 shtete në Finlandë, si kremtim i pranimit të 3 grave si deputete në parlamentin finlandez. Pastaj erdhi edhe mbytja e 140 vajze në një fabrikë të Njujorkut në të njëjtin vit, e kjo ishte shkak që nxiti çështjen e garantimit të sigurisë në vendet e punës të grave.

    Gratë ruse në vitin 1913 i kërkuan të drejtat e tyre në punë, gjë e cila do tu ndihmonte të mirëmbajnë familjen e tyre në mungesë të burrave, që gjindeshin në luftëra… Si rezultat i protestave dhe demonstratave Cari rus dha pëlqimin për lejim të grave që të punojnë dhe të votojnë në zgjedhje. Kjo ndodhi me tetë mars. Gratë e festuan këtë vendim dhe këtë ditë, domethënë tetë marsin e trajtuan si ditë feste për to, pasi që në këtë ditë i fituan të drejtat e tyre.



    8 marsi-Dita Ndërkombëtare e gruas

    Në Bullgari festohet Tetë Marsi, Dita Ndërkombëtare e gruas. Historia e festës fillon gjatë vitit 1857 në Nju Jork, kur në këtë ditë është organizuar dhe mitingu i parë i protestës të grave, të cilat punojnë në fabrikat e tekstilit. Ato kanë këmbëngulur për të drejta të barabarta me burrat, për uljen e kohës së punës dhe përmirësimin e kushteve të punës. Më vonë shënimi i 8 marsit kthehet në festë të solidaritetit ndërkombëtar, të forcës dhe të bashkimit të grave. Leximi modern i festës lidhet me lëvizjet e grave për të drejta të barabarta me burrat dhe luftë kundra luftës dhe dhunës. Gjatë vitit 1977 Kuvendi i Përgjithshëm i OKB-së vendos që 8 marsi të bëhet Dita Ndërkombëtare për të drejtat e grave dhe për paqe.

    Ditet e sotme

    8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe gratë në vende të ndryshme të botës, në Evropë, Azi dhe Afrikë, protestuan me këtë rast kundër luftës, varfërisë dhe dhunës në familje, duke thënë se ato mbeten viktimat kryesore të shoqërisë. Shumë nga marshimet e organizuara me këtë rast u përqendruan tek kriza e ekonomisë globale. Disa nga demonstrueset thanë se gratë janë zakonisht të parat që pushohen nga puna dhe ende ato paguhen më pak se burrat për punë të njëjtë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB së, Ban Ki Mun, tha dje se ndikimi i dhunës familjare dhe i grave dhe vajzave që i detyrojnë për marrëdhënie seksuale ?nuk llogaritet?. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se nevojat shëndetësore të grave shpesh injorohen në zonat ku ka luftë dhe se numri më i madh i vdekjeve të grave shtatzënë është në vendet ku ka luftë, ose ku lufta sapo ka përfunduar, si Afganistani, Somalia dhe Sierra Leone. Presidenti amerikan Barak Obama tha se kontributi i grave është jetik në zgjidhjen e problemeve, si ngrohja globale, varfëria dhe konfliktet. Ai tha se i bashkohet gruas së tij, Mishele, për të nderuar sakrificat, talentet dhe aftësitë udhëheqëse të grave.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe shqiptarët
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  2. Tradita e Shenjtë: Rruga që të shpie në shtëpi
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 01:05
  3. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •