Postuar më parë nga
Antiproanti
"Sipas cinikut Voltaire historia eshte genjeshter per te cilen historianet pajtohen.
Ky epigrame gjithashtu i pershtatet legjendes, e cila deri sot arsyeton pretendimin e serbeve per Kosoven, justifikon vrasjen dhe perndjekjen dhe nuk len vend per ndjenja fajesie: Beteja ne Fushe te kosoves.
Shkencetaret modern e trajtojne nje pjese te madhe te eposit si te trilluar. Edhe ne Beograd ka zera kritik, te tille si historiani Sima Cirkovic. Nese beteja fare ka ndodhur, mendon ai, atehere nuk kishin luftuar ushtrite serbe kunder atyre turke dhe shqipetare, sic propaganda serbe don te na bej te besojme. Perkundrazi, serbet, shqipetaret dhe anetare te popujve tjeter do te kishin luftuar ne te dyja anet.
Pervec kesaj, ne Fushe Kosove nuk ishte shkaterruar nje shtet i hershem nacional i serbeve, keshtu Cirkovic, por nje entitet multietnik, sundimtaret e se cilit nuk mendonin ne kategori nacionale dhe etnike. Ata ishin te interesuar ta ruanin dinastine e tyre, me cfardo banori. ..."
Burimi: "Der Spiegel" 12.04.1999
"Tradita serbe flet per aktin heroik te nje kaloresi te Zetes (Mal i Zi) Millosh Obilic, i cili u fut deri ne cadren e Muratit dhe e vrau me kame perpara se te vritej dhe vete nen goditjen e rojeve.
Sipas burimeve osman -me te cilat bashkohen disa historian bullgare- sulltani ra ne fushen e betejes.
Me pas, fati i betejes ndryshoi dhe per kete ka pasur dy shpjegime:
-Versioni serb i tradhetise se Vuk Brankovicit, qe kishte 12.000 veta;
-Versioni mysliman i nderhyrjes se rrufeshme te trashegimtarit Bajazit, tashme i mbiquajtur Jilderim, "Rrufeja".
Ne te vertete, kundermesymja e ketij te fundit padyshim e coroditi kaloresine serbe, e cila kishte perparuar ne menyre te pakujdesshme pertej lumit Lab, ndersa qendra ku ndodhej Llazari me se fundi u ca. Pasi u zu rob, princit i prene koken, se bashku me kaloresit e tij, perpara trupit te Muratit. ..."
Burimi: Histori e Ballkanit, Georges Castellan
"Ka aq pak burime primare, sa eshte e dyshimte, nese fare ka ndodhur (beteja), ka thene njehere historiani i njohur serb, Sima Cirkovic....
As rezultati i betejes nuk eshte i qarte, te pakten burimet e vjetra serbe nuk dine te thone asgje per nje humbje tragjike te serbeve. ..."
Burimi: Die Zeit, 12.03.1998
Krijoni Kontakt