Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ndre Mjeda - Zbulohet “Gramatika shqipe” në Kanada

    Ndre Mjeda, Zbulohet “Gramatika shqipe” në dorëshkrim


    • Datë: Jul 24, 2011
    Mentor Quku


    1. Në kontinentin Amerikan zbulohet një dorëshkrim autograf i panjohur i Dom Ndre Mjedës, Gramatika e gjuhës shqipe. Ma në fund thirrjet tona për të kërkuar dorëshkrimin e një prej veprave kryesore gjuhësore të Dom Ndre Mjedës, Gramatikës shqipe, kanë një fund të lumtur: Me datën 11 të këtij korriku të ngrohtë më erdhi një mesazh po aq i ngrohtë nga Vankuveri i akulltë, qytet bregdetar në Paqësor. Një shqiptar i mirë, që ka emigruar për jetesë në Kanadanë e largët, më kërkonte me një gjysmë zëri, pse me gjysmë shprese, nëse disa imazhe që m'i dërgonte ishin autografe të Dom Ndre Mjedës. Ishte një kërkesë nga kontinenti i largët për ekzaminimin e disa fletëve të këtij dorëshkrimi, që për lumturinë tonë rezultuan se i takonin një vepre autografe në dorëshkrim të Dom Ndre Mjedës:
    "Quhem D. M. jam nga Berati e prej 15 vitesh jetoj ne bregun perendimor te Kanadase. Per shume vite i jam perkushtuar gjetjes dhe koleksionimit te materialeve rreth Shqiperise e Shqiptareve. Kam pasur sukses por ngelet shume per tu bere, padiskutim. Kohet e fundit kam gjetur nje doreshkrim e duke ditur se ju jeni njeriu me me shume njohuri per Dom Ndre Mjeden do kisha deshire te dija mendimin tuaj nese ato mund te jene doreshkrim origjinal i Dom Ndre Mjedes apo jo, pjese e ndonje Gramatike. Po ju dergoj disa imazhe duke pritur me ankth e shprese se kjo mund te jete e vertete."
    E menjëhershme përgjigja ime: "Lidhur me fac-similet qe me dergonit, mbasi bëra analizen e tyre, perfundova se ato jane autografe te Dom Ndre Mjedes, qe i takojne nje gramatike shqipe te hartuar prej tij. " Më tej vazhdova shkëmbimet e mesazheve me këtë bard të kulturës shqiptare, që ankohej sepse është i detyruar të shpenzojë shumë kohë për të fituar jetesën përmes punës, në një kohë që duhej të kishte më shumë kohë për të punuar për mbledhjen e koleksioneve për kulturën shqiptare. Me ktë rast i bëra disa kërkesa profesionale, dhe mësova se shumë shpejt do të mund të më plotësoheshin. Nga fac-similet që më dërguan del se dorëshkrimi ka rreth 40 fletë. Në faqen e parë janë shkruar me laps fjalët Gramatika Ndre Mjedja, nga një dorë që nuk është e Mjedës, mesa duket e një prej poseduesve të parë të kësaj vepre origjinale të Ndre Mjedës. Nga gramatika e Mjedës po japim disa fragmente kushtuar kategorisë gramatikore të foljes, ndërsa po japim edhe disa fletë nga leksionet për sintaksën e gjuhës shqipe, që ka dhënë Mjeda në Liceun gjimnazial të Jezuitëve në Shkodër. Për shkak se autori i transaksionit është në proces tratativash për ta poseduar gramatikën shqipe të Ndre Mjedës, po mjaftohemi me këto të dhëna si edhe me botimin e disa fac-simileve, të cilat mund të na japin një ide mbi këto dorëshkrime. Po botojmë edhe leximin e tyre. Mjeda ka përdorë metodën krahasimtare, që i takon periudhës së dytë të gjuhësisë historiko-krahasuese. Kjo lidhet me faktin se që në rini ai ishte i dishepull i shkollës së gramatikanëve të rinj, i shkollës së Brugmannit, që kishin braktisur pikëpamjet romantike, natyraliste dhe që e shihnin gjuhën si dukuri psihike individuale. Mjeda, vetmi shkrimtar gegë i cili njihte toskërishten, ka paraqitur në këtë dorëshkrim, pranë e pranë paradigmat në gegërisht me ato në toskërisht, si edhe me trajtat e shqipes së vjetër. Ai merret edhe me historikun e fenomenve glotologjike të gjuhës shqipe. Interesant është përdorimi, përveç i termave gjuhësore të huaj, si verba=folje, aorist=e kryemja e thjeshtë, infinitiv=paskajorja, gerundi=mënyra përcjellore, participi=pjesorja, edhe i termave origjinalë të krijuar nga Mjeda si, mënyra dishmore=dëftore; shkafnjyjmë=analizojmë; sosje=mbraresa; propozicion=parafjalë, në gramatikën e tij shqipe Mjeda e ka në kuptimin fjali; zbrume=zbutme; "perpjekse pshtetse", "perpjekse pershtatse", "perpjekse qellimore", "perpjekse vendtore", etj. Interesant është përdorimi nga Mjeda i termit "krahishtim" në krye të një kapitulli. Për të mësuar rreth këtij termi i drejtohemi, famullitarit të Qafës së Jushit, mikut të Dom Ndre Mjedës, poetit Dom Ndre Zadeja, i cili me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Mjedës, në gusht 1942, nga Sheldija, ia kushton poezinë me titull Lyrikut shkodranë Dom Ndre Mjedës. Zadeja tregon se kur ishin fqinj (njeri në Kukel e tjetri në Malin e Jushit), ai i bëri një vizitë Dom Ndreut në qelën e tij në Kukel. Se si nga Qafa e Jushit, duke zbritur nëpër Lugun e Peçuganit, i doli përpara Dom Ndreu, që e priti me këto fjalë: "'i tesh sa grima krahishtova do tok'." Dhe Zadeja vazhdon tregimin për Mjedën: "Aty Barbari then e trinon, rrafshon si Cincinati diten, naten me zanat kangatare derdh'mjaltë e derdh'sheqer." (Ndre Zadeja, Lyrikut shkodranë Dom Ndre Mjedës, Kumbona e së diellës, v 5, nr 31, fq 373, Shkodër, 2.8.1942). Këtu Zadeja tregon se Barbari=Ndre Mjeda ditën bën punët e bujqësisë, plugon, trinon dhe rrafshon tokën (kishte sjellur nga jashtë trina çeliku, si dhe një cilindër me të cilën rrafshonte e ngjeshte tokën. Ai plugonte vetë me mjete moderne). Natën ai hartonte poezi, derdhte mjaltë e sheqer, kuvendonte me zanat e poezisë. Konsultuam Fjalorth i Ri i Dom Nikoll Gazullit, Tiranë, 1941, fq 213 ku mësuam se Krahishtue (Malësi e madhe)= v. Akt. Krahishtue, me rregullue, rendue. Në rastin e fjalës që ka përdor Mjeda në bisedë me fqinjin e tij, Dom Ndre Zadejën, i japim këtë kuptim: -Sapo kam përfunduar punimet bujqësore të stinës në disa tokë të famullisë së Kuklit. Kurse në rastin tonë të ri, tek termi që përdor Mjeda në gramatikën e tij shqipe, termi Krahishtim ka këtë kuptim: "Krahishtim"= fjali e pavarur, e kundërta e mvartësisë; "Krahishtohen"= Bëhen të pavarura, këtu është fjala për frazat që marrin kuptim të plotë, të përfunduar; "Të krahishtueme"=Të bëra të pavarura. Fjali që brenda frazave janë bërë të pavarura. Mjeda ka përdorë edhe terma të tjera në gramatikën e tij: ai njihet si krijues neologjizmash. Termi "propozicjon" , sipas mendimit tonë është përdorur nga Mjeda për fjalinë, si pjesë e periudhës. Mirëpo Justin Rrota e ka për parafjalë (Sintaksi i Shqipes, Shkodër, 1942, fq. 24) Jemi në kohët e para kur terminologjia gjuhësore është në hapat e para, kur termat fjalia, periudha, fraza përdoren në vend të njera-tjetrës nga autorë të ndryshëm. Vepra në dorëshkrim autograf, Gramatika shqipe e Ndre Mjedës, duhet të jetë një variant i gramatikës shqipe, në formë leksionesh që Mjeda jepte në liceun e jezuitëve në Shkodër.
    Këto janë lajmet e para për një vepër origjinale dhe të panjohur të Mjedës, janë lajme optimiste që flasin se së shpejti kjo vepër fondumentale do të bëhet plotësisht pronë e kulturës sonë. Së shpejti na është premtuar që do ta posedojmë plotësisht veprën, e cila do të lexohet, komentohet, plotësohet me sqarime e shënime dhe mundësisht do të botohet në mënyrë kritike. Do të bëhet një përshkrim më i hollësishëm fizik i veprës si edhe një historik i gjetjes dhe i rrugëtimit të tij në vite. Në një të ardhme, kur të posedojmë të gjithë dorëshkrimin e veprës, do të kemi mundësi të bëjmë krahasimin e pjesës teorike të principeve të gramatikës shqipe të botuara në "Gjuha shqipe" nga Cordignano, në Milano, 1931, me variantin në italisht të gramatikës shqipe që është gjetur në librat e Justin Rrotës dhe me gramatikën në dorëshkrim që sapo është zbuluar. Të gjitha këto janë kontribute të mendjes gjeniale të Mjedës.
    2. Cili qe fati i dorëshkrimeve të Mjedës, pas vdekjes së tij? Mjeda qe punëtor i madh dhe i palodhur. Ai këmbeu letra me shumë albanologë e shkencëtarë të huaj. Kjo lë të kuptohet se duhet të gjenden të shpërndara, në fonde dhe vende të ndryshme shumë dorëshkrime të Mjedës. Një pjesë e mirë duhet të gjëndet në Romë, Milano apo Vjenë, ku ai botoi veprat e tij, gjë që nënkupton se aty duhet të jenë ruajtur dorëshkrimet origjinale që Mjeda dërgoi për botim. Ai i përpunoi sistematikisht dhe në mënyrë të thellë krijimet e tij, sepse ishte i pakënaqur me punën e vet, sepse ëndërroi përsosmërinë. Shumë vepra të tij mbetën të pabotuara për shkak të pikëpamjeve të tij lidhur me përsosmërinë që duhet të kenë krijimet, kështuqë mbeten në dorëshkrime, duke rrezikuar ekzistencën e tyre. Dorëshkrime e dokumente të Mjedës duhet të gjënden në arkivat e Propagandës Fide, si edhe në Arkivin Historik të Provincës Venete të Shoqërisë së Jezuitëve në Gallarate. Të tjera duhen kërkuar në fonde të të tretëve në AQSH. Gjurmimi i letërkëmbimit të tij është një rrugë tjetër, mjaft efikase, që mund të na dhurojë surpriza të mëdha. Mendojmë se një pjesë e dorëshkrimeve të Mjedës duhet të vazhdojë të ruhet në familje të ndryshme shkodrane, të cilat, në një formë a një tjetër, kanë pasur lidhje me gjuhëtarin tonë. Shumë dorëshkrime të Mjedës, pas vdekjes së tij, përfunduan në Arkivin e Jezuiteve ne Shkoder. Kur u ndie frika e mbylljes së institucioneve fetare, në fillim të v.1945, eprorët e jezuitëve, morën masa që reliket e arkivit dhe të bibliotekës së tyre të shpërndaheshin në familje shkodrane. Një pjesë e tyre u kthyen mbas rënies së diktaturës, por një pjesë tjetër duhet të ketë mbetur pa u kthyer. Dorëshkrime të Mjedës duhet të kenë edhe dishepujt e Mjedës ose pasardhësit e tyre. Duhet kërkuar edhe në fondet e revistave të kohës, me të cilat bashkëpunoi Mjeda, kryesisht "Leka", "Hylli i Dritës", "Kumbona e së Diellës", "Lajmtari", "Zani i Shnandout", "Shkëndija".
    Miku dhe bashkëpunëtori i Mjedës, Luigj Naraçi, ka shkruar për poetin dhe gjuhëtarin tonë: "Botoi mjaft vepra letrare e gjuhësije, por besohet të ketë nji shumicë ma të madhe të pabotueme"( Luigj Naraçi (a.j.), Vdiq Don Ndré Mjedja, Drita, v. I, nr. 206, f. 1, Tiranë, 3.8.1937). Ish-studenti i Mjedës, staticieni i njohur, Nush Radovani, kujton: "Mbas vdekjes, në shtator 1944, kam kenë në fondin albanologjik të Seminarit. Thojshin se aty ka punue Mjeda. Aty ishin dorëshkrimet e tij. Aty ishte dokumenti i Mjedës me pasqyrën e alfabetit shqip të propozuem nga Mjeda në Manastir dhe të aprovuem me ndonji ndryshim të vogël. Aty ishte edhe dorëshkrimi i Unjillit të Shën Mateut, përkthye në shqip nga latinishtja prej Dom Ndre Mjedës. Mjeda nuk e botoi, por thuhej se asht nji përkthim i përsosun. Mjeda mori autorizim për ta përkthye. Përkthimi i Unjillorëve ishte shumë i vështirë dhe nuk mund ta bante kushdo".( M.Quku, Mjeda- 7, f. 218-219)
    "Gazeta Shqiptare", për dorëshkrimet e Mjedës, shkruan: "Penda e tij ka qenë mjaft e begatshme dhe mjaft vepra të ndjerit gjinden ende të pabotuara". (Dom Ndre Mjeda, Gazeta Shqiptare, nr. 187, Bari, 8.8.1937).
    Redaksia e rev. "Kumbona e së Diellës", me rastin e pesë-vjetorit të vdekjes, botoi dy poezi të panjohura të Mjedës. Kjo na bën të besojmë se redaksia ka poseduar dorëshkrime të panjohura të poetit. Kjo përforcohet edhe nga premtimi që ajo bën: "Lexuesat, e të gjithë bota intelektuale shqiptare, kanë me u gëzue per botimin e dy vjerrshavet të pabotueme e të panjoftuna të poetit tinë të perkujtuem...E para, "Nji shoqit qi kthete në Shqypni", ...E dyta, "Vjollcës". Në mujshim, prap do të botojmë ndonji shkrim të pabotuem të Tij." (Dom Ndre Mjedja, Kumbona e së Dielles, v. V, nr. 31, f. 372, Shkodër, më 2.8.1942.)
    Revista "Shkëndija" e drejtuar nga miku i Mjedës, Ernest Koliqi, filloi të botojë nga dorëshkrimet e mbetura të poetit, duke nisur me studimin "Përmbi poezinë përgjithësisht", studim që vetë autori kishte në plan ta përpunonte sa ishte gjallë (Ndre Mjeda, "Përmbi poezinë përgjithësisht", Shkendija, v. 1, nr. 8-9, f. 27, Tiranë, shkurt-mars 1941).
    Ndërkohë, organi prestixhioz, "Shtypi", bën një deklaratë shumë të guximshme: "Besohet gjithashtu se shumica më e madhe e veprave të tij, ndodhet e pabotuar." (Don Ndre Mjedja, shtypi, v. 1, nr. 64, f. 1, Tiranë, 1937).
    Për fatin e dorëshkrimeve të Mjedës ka shkruar edhe almanaku "Shkodra": "Sipas të dhanave t'A. Rossi-t të vj. 1941e 1943 nën Kolekcjon Bibliografik shqiptar kujtohen afro 1800 botime të vjetra, moderne, botime hartash gjeografike të Shqipnisë, arkiv letrar (dorëshkrime të tre profesorëve të shqipes Jungut, Zanonit dhe Mjedjes)".( Biblotekat e Shkodrës, Almanaku "Shkodra", Shkodër, f. 102)
    Fati, gjurmimi dhe studimi i dorëshkrimeve autografe të Mjedës, përbëjnë një nga fushat më të hapura e më interesantet ku mund të ftohen, sidomos mjedologët e rinj, për t'u angazhuar me projekte të kualifikuara e të specializuara. Mendojmë se dorëshkrimet autografe të poetit, që njohim sot, e që nuk janë të pakta, zënë një përqindje të vogël të sasisë së përgjithshme të atyre që duhet të ekzistojnë në të vërtetë. Por duhen kërkuar, duhen gjetur, duhen identifikuar, duhen transkriptuar dhe komentuar me akribi shkencore. Mbetet që të zbulohen dorëshkrimet e veprave të tij të njohura, po ashtu edhe variantet e shumta të dorëshkrimeve të lirikave të tij. Po ashtu, dorëshkrimet e studimeve apo të përkthimeve të veprave hagjiografike e në përgjithësi atyre konfesionale. Mbeten objekt kërkimesh dorëshkrimet e transkriptimit që u bëri Mjeda autorëve tanë të vjetër, si Bogdani, Budi. Supozohet që mbeten ende të sapozbuluara dorëshkrimet e veprimtarisë së tij të dendur politike në parlamentin shqiptar në vitet 1921-1924, në grupin Ora e maleve, të cilat duhen kërkuar në fondet e parlamentit (AQSH).
    Pastaj vijnë dorëshkrimet e studimeve të tij me karakter gjuhësor. Duhen kërkuar dorëshkrimet e veprave të tij të panjohura, si Miku Bestar, E Diela në Kishë të katundeve, Kalendari i shoqnisë Dija 1906. Duhen bërë studime rreth veprave të tij, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar, si Fjalori etimologjik, Gramatika e Krahasuar e gjuhës shqipe, Fjalori i gjuhës shqipe. Duhen bërë kërkime edhe për dorëshkrimet e veprave të tij të njohura si: Juvenilia (1917), Vërejtje për artikuj e premna prones të gjuhes shqipe(1934). Duhen bërë kërkime edhe për autografet që ka përdorur Ndre Mjeda. Në këtë fushë, studimi i specializuar i kaligrafisë së Mjedës mbetet detyrë e rëndësishme për mjedologët e rinj, sepse pjesa më e madhe e veprës së Mjedës është e falur ose anonime. Objekt studimi mbetet praktika drejtshkrimore e Mjedës dhe evoluimi i saj në periudha të ndryshme të jetës së tij. Duhet që të kemi parasysh se Mjeda, pavarësisht teorive të tij novatore në gjuhësi, nuk i përdori ato në drejtshkrimin e tij, sepse kishte bindjen se ato duhet të pranohen prej të gjithëve më parë, pastaj të vihen në praktikë. Mjeda filloi të shkruante që në moshë 15-vjeçare. Pastaj deri sa vdiq ai qe shembulli i punëtorit të palodhur të letrave shqipe. Kjo na jep të drejtën të supozojmë se Mjeda ka lënë pas një mal me dorëshkrime autografe, se dorëshkrimet autografe që njohim ne sot (janë rreth 1200 fletë, me mbi 600 njësi) përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të fondit të pasur të atyre letrave që kaloi nëpër duar Mjeda. Tani pyesim: Ku janë dorëshkrimet e Mjedës? Poeti dhe gjuhëtari i ynë nuk pati trashëgimtar, prandaj, mbas vdekjes së tij, ato patën fate të ndryshme, shpesh të rastësishme.
    3. Hipotezat dhe kërkimet tona për ekzistencën e gramatikës shqipe të Mjedës.
    Interesat e Mjedës për studimet shkencore kushtuar gjuhës shqipe zënë fill që në moshë të re. Mjeda e vlerësonte gjuhën shqipe si pasurinë më të madhe të shqiptarëve, prandaj edhe ia kushtoi tërë jetën studimeve gjuhësore. Ishte i ri, 26 vjeç kur zotëronte koleksionin më të plotë të gjithë gramatikave shqipe, përjashto atë të De Radës dhe atë të Leake-ut. Të zotëroje një koleksion të tillë duke filluar nga gramatika shqipe e parë, ajo e Da Lecces (1716), më e para gramatikë në gjithë gadishullin Ballkanik, do të thoshte se kishim të bënim jo me një koleksionist të thjeshtë por me një studiues të pasionuar e mjaft të përgatitur. Për këtë moment vlen deklarata e 1 shkurtit 1900 e albanologut të njohur Teodor Ippen: "Ky prift ka qenë shumë vjet anëtar i urdhnit jezuitëve dhe doli prej tij mbasi aspiratat e tij kombëtare ndeshën në qëndrimin tradicional të shoqërisë. Anëtarësisë së tij si jezuit i detyrohet ai edukim shkencor që e bën atë të aftë plotësisht për punimet e tij." Sipasa të dhënave të sigurta të Ippenit, Dom Ndre Mjeda në vitin 1900 po hartonte një gramatikë shqipe. Vite më parë, Mjeda i ishte lutur Gustav Meyerit që të hartonte një gramatikë të hapur të shqipes, e cila do të duhej për një shkollë shqipe të vërtetë që Mjeda kërkonte të hapte në Shqipëri. Mirëpo ai u sëmur dhe vdiq shpejt. Në të njëjtën kohë Mjeda është kthyer në Shqipëri dhe po bën plane për hapjen e shkollave shqipe, ai ka filluar të hartojë vetë një gramatikë shqipe. Për fillimet e kësaj ndërmarrje të madhe ne kemi botuar studime të shumta, të cilat i kemi shoqëruar me kërkime për gjetjen e kësaj vepre të panjohur të Mjedës. Megjithëse asnjëherë nuk humbëm shpresat për gjetjen e saj, para katër vitesh u detyruam të shprehnim pikëpyetjet, dilemat dhe shqetësimet tona lidhur me këtë vepër fondumentale të albanologjisë shqiptare: "A e përfundoi Gramatikën e gjuhës shqipe autori i saj, Ndre Mjeda? A mundet të gjendet sot kjo gramatikë? Cili është fati i saj? Të gjitha këto janë enigma. Vetëm studimet e mëtejshme do të bëjnë të mundur që t'u jepet përgjigje. Mund të jetë botuar pa emrin e Mjedës nga shtypshkronjë e jezuitëve. Por ndoshta pati fatin e shumë veprave të tjera që Mjeda i filloi dhe për shkaqe nuk arriti ta përfundonte. Sot duhet të ruhet diku si vepër e papërfunduar. Por edhe mund të jetë djegur në masakrën që iu bë dorëshkrimeve dhe librave të Mjedës me 1-2 nëntor 1912 duke pësuar kështu fatin e Scodrës." Është interesant për të kuptuar seriozitetin e Mjedës me të cilin ai iu fut punës për hartimin e Gramatikës shqipe. Ai në vitin 1900 ka futur në dorë Gramatikën e Krahasuar të Brugmannit, pjesën e parë dhe kërkon nga Ippeni që t'i sjellin edhe pjesën e dytë të kësaj vepre. Ka një dokumentacion të plotë që flet për porosinë e kësaj vepre nga Mjeda, për gjetjen, blerjen e saj dhe dergimin në Shkodër, dorëzimin bërë Mjedës dhe proces-verbalin autograf të Mjedës, me të cilin vërteton se e ka marrë librin në dorëzim të firmosur po prej tij. Deri vonë kemi njohur tri vepra gjuhësore madhore të Mjedës: "Parashtrim i alfabetit, adaptue në Konferencën e ipeshkvijve"(1902); "Promemorje e gjuhës shqipe" (bashkëautorësi me R. Nahtigall, 1917); "Vrejtje mbi artikuj dhe premna prones të gjuhës shqipe"(1934). Me kalimin e kohës erdhën edhe dy informacione për hartimin nga Mjeda të një gramatike shqipe. Në vitin 1931, Cordignano botoi në Milano, librecin "Gjuha shqipe" (Lingua Albanese). Në këtë vepër vetë Cordignano ka pranuar publikisht se një e treta e veprës, gramatika shqipe, është vepër apo sugjerim i Mjedës. Para disa kohe kemi gjetur një variant në italisht të një gramatike shqipe të Ndre Mjedës në librat e Justin Rrotës. Tani vjen lajmi i gëzueshëm për gramatikën shqipe në dorëshkrim autografe e Mjedës. Në një të ardhme mendojmë të bëjmë analizën e këtyre të dhënave, e kësaj veprimtarie të Mjedës dhe e këtyre dorëshkrimeve autografe të tij.
    4. Për angazhimin e Mjedës për studimet gjuhësore shqipe.
    Dëshiroj t'i përmbyll këto shënime me vlerësime të autorëve të ndryshëm për studimet gjuhësore të Ndre Mjedës.
    Begad Baliu, albanolog, Prishtinë: "Ai e njeh mirë fonetikën dhe morfologjinë historike, prandaj objektet e tij shkencore i përvijon sipas ligjësive të tyre, njeh mirë metodën historike-krahasimtare prandaj sjell dëshmi të mjaftueshme historike të dokumenteve të kohës dhe shembuijt e marrë në shqyrtim i bën objekt krahasimi mbrenda zhvillimeve të brendshme gjuhësore të shqipes dhe në krahasim me gjuhët fqinje të kohës: kryesisht sllavishtes, latinishtes dhe greqishtes. Ai i njeh mirë kërkesat e gjeografisë gjuhësore prandaj është shumë i kujdeshëm që të rregjistrojë, për aq sa është e mundur, përmasën e paraqitjes së objektit të tij gjuhësor në të gjithë arealin krahinor dhe historik brendashqiptar dhe jashtë tij."
    Ernest Bushati, (1912) inxhinjer kimist, Tiranë, ish student i Mjedës: "Kam qenë nxanës i Mjedës në vitet 1931-1933, në Shkodër. Na jepte gjuhën dhe letërsinë shqipe. Na ka dhanë edhe histori. Në gjuhë ishte jashtëzakonisht i thellë dhe gjuhën shqipe e konsideronte ndër ma të vjetrat që jetojnë, në botë. Kjo thoshte, shifet sepse ka shumë fjalë njirrokëshe."
    Rozar Dodmasej, (1912), agronom, Shkodër, ish student i Mjedës: "Më ka mësue shqip dhe histori në klasë të dytë dhe të tretë të liceut në Shkodër. Shqipen e zhvillonte në rang universiteti. Për mjaft çeshtje thoshte se për këtë kam bisedue me Joklin, ose mendimi i Meyer-it asht ky. Mandej jepte mendimin e vet. Mezi ç'prisnim me ardhë ora e tij. Na lente me gojë hapët. E përcillte leksionin me shembuj interesantë. Jepte etimologjinë e fjalës. Jepte edhe lidhjen në plan krahasues me gjuhët e tjera."
    Ernest Koliqi (Dom Ndre Mjedja, Cika, v.2, nr. 28-29, fq. 202, Shkodër, 5 shtator 1937.): "Po t'ishte qénë Dom Ndreu vetëm nji erudit mbledhës citatash klasike apo vetëm nji ligjerues i hollë mbi systemet e ndryshme filozofike, vepra e tij sigurisht do të kishte humbun me tê. Nji tjetër gjâ e bâni të Madh e të padekëshëm: dashunija e stërfuqishme për gjuhë shqipe. Ai njoftës i rrallë i gjuhve të vjetra, ai qi shkruente mjeshtrisht pesë gjuhë të mëdhaja europjane dhe lexonte e kuptonte njâ tri a katër tjera, dashunonte me nji dashuní të njomë e luftarake kët gjuhë të palavrueme t'onë. E dashunonte si Dijetar e si Atdhetar, e dashunonte edhe si Poet. Shkrimtarët e moçem gegë e toskë dhe italo-shqiptarë i studjonte pajadá dhe dinte këthelltas historín e çdo fjale të shqipes. Ai i vetmi ndër ne, po të kishte dashun, mund të përpilonte nji fjaluer historik të gjuhës, sepse përveç përdorimit të saj në popull dhe ndër tekste letrare njifte mirfilli edhe burimin ethimologjik. Ndoq përherë me vërejtje studjimet e albanologve dhe mbajti letër-shkembim të vazhdueshëm me Pedersenin, Joklin, Tagliavinin. Qe në riní dishepull i Gustav Mayerit. Mjerisht shum pak prej vërejtjeve të shumta, qi ai përmblodhi në këto studjime të parreshtuna, Dom Ndreu botoi. Ai shpërndante dijen e vet në gjuhësí ndër këshille miqve, nxânësvet, kujdo qi i siellej. Auktorë fjalorësh e shkrimtarë të vjetër e të rij (ndër të cilët edhe unë) i detyrohen ndihmës së tij zêmër-bardhë për spjegime, ndriçime, qortime e shllime. Ai epte landen e vet të grumbullueme me vishtirsí, i knaqun kur dikuj i h?nte në punë për naltësim të shqipes e të Shqipnís".
    ---------------------------------------------------------

    NDRE MJEDA GRAMATIKA

    Tui lanë mb’âne ata pak verba me sosje në – mi qi ikanë mbetë giûhës shqype, si janë verbat ndimës “jam”, “kam”, “thom” e shuma e verbavet mbaroshin motit n’ –o. Këta verba mbas trajtavet munden m’u dá në Klasë e Nenklasë. Të dámit ndodhë mbas rrâjës së Tashmes e s’Aoristit. Mbas trajtës së Tashmes ká kater Klasë verbash së zakonshëm:
    Si pasqyra shemblore të zgiedhunit të verbavet të rregullshem vijnë verbat në bashkëzanore (qi të shumen âsht rraja e verbit), e atâ qi sosin në –j të përftueme prei nji –nj. Rrâja e Tashmes e këtyne të mbramvet sosë në –n e prandej ju thonë edhe “verba në –n”. Këta përbâjnë shumicën e madhe të verbavet, por zakonisht këta ndjekin verbat e (qi rrjedhin të xjerrun prei tjerësh). Në disá forma të Tashmes e 1 Vh Njejse e 1 e 3 Vh Shumse e zbusin “n” e rrajës së Tashmes në “-j”. Prei kësosh vjen “-j” edhè në Trajta tjera. Në shum vênde këjo “n” zbutet vetem në “-j”
    E tashmja e Dishmores.
    Njejsi nuk ká sosje: në shumës del si sosje: 1. –im(ë), -ni, in(ë); por n’atâ qi sosin në –j a shifet në vehtjen e 1N, e 1 e 3 Sh, marrin –m(ë), -i, n(ë); kû , mbas ligjsë së tretës rrokje hupë ë-ja. Në 2 Sh. “-n-i” i verbavet në “n” asht perhapë nder tjerë. Kena prá:
    Nj.
    marr láj
    merr lán
    merr lán
    Sh.
    marrim lájmë
    merrni lani
    marrin lájnë
    Lidhtorja e së Tashmes. Lidhtore e së Tashme e verbavet të rregullshem ká sosje të veta vetem në në të dyten e të treten vehte njejse. Vehtjet tjera perbâhen prei trajtash perkatse së Dishmores me partikullen lidhtore të. Sosjet e vehtes së dytë e të tretë njejse janë, per verba në bashkëtingllore: ish,-i; per verba në –n: -sh, -(ë). Këjo vehte e tretë gegnisht mbas analogjije merr nji –n në mbarim. Në toskënishten e jugës verbat në –n në të dyten e të treten vehte, sikur edhè në të paren vehte të Dishmores marrin –n-, -nj- per j (siç prei sish, një), në verbat në bashkëtingllore i (prei sh) në e -një.
    Njëjsë:
    të marr të láj
    të marrish të lájsh
    të marrin të lájë (lájn)
    Shumës:
    të marrim të lájmë
    të merrni (mirrni) të láni
    të marrin të lájnë.
    …………………………………………………………………………………………………………………
    Urdhënore. Trajta e vet e Urdhënores âsht vehtja e dytë e njêjsit; vehtja e dytë e Shumsit âsht si ajò e Dishmores. Trajta e njêjsit mbahet pergjithsisht, kur ajò e Shumsit –ni bje. Vetem nder verbe në –j me zanore të giatë para (pòs o, e, ë) vehêt sosja –j. Vehtet tjera t’Urdhënores perbâhen o vetem prei Lidhtores o prei so me particullen le.
    Njêjës:
    merr láj
    Shumës
    Merrni láni
    E pákryemja. Imperfekti ká dý forma, si nder verba ndimës, gegnishten, mâ të vjetrë, -she e tosknishten në –nja. Gjasimi i të dý formavet difton se motit të dyja ishin njinji, por mbas analogjís së ndryshme kanë marrë sheje kohë të ndryshme; Gegnishtja mbas verbash ndimës –sh-, e toskënishtja mbas verbash në –n, -nj-, -n-. Sosjet janë:
    Njejsi: -e-, -e-, -te; Shumësi: -im, i(t), in.
    Geg. Njejës:
    merrshe lá(j) she
    Tosk.
    mirrnja lánja
    merrshe lá(j) she
    mirrnje lanja
    merrte láte
    mirrte lante
    merrshim láshim
    mirrnim lanim
    merrshi (t) láshi
    mirrnit lanit
    merrshin láshin
    mirrnin lanin
    Aoristi. Trajta e zakonshme e Aoristit âsht ajo qi shifet në kam-pata. Aoristi sigmatik qi shifet në kam e thom âsht nji e mbetë e rrállë e dìsá verbavet ta párregullshem e të gjymtë. Zgiedhimi i Aoristit të zakonshëm ndërron mbas rajës, si të sosin rrâja në –n o në zânore. Këjo e mbramja âsht ndodhja e verbavet në n, si lâj në të cillen sosja –n e rrâjës së Dishmores qi nuk i perket rrâjes s’ Aoristit hapë e kështû âsht bâ zanore. Sosjet janë të njin jishme: Njêjës: -a, -e, -i (mbas nji zânores, pós o e nji grykores –u), Shumës: -më, -të, -në. –n e vehtes së tretë Shumës mundet m’u zbrume mbi bashkëzanore të vetem.
    Njejës
    Hapa lava
    Hape lave
    hapí, hap lau
    Shumës
    hapme láme
    hapte látë
    hapne láne
    Dishrorja. Dishrorja i pshtetet rregullisht Aoristit, sosjet e saja janë atõ si Aoristit të verbit ndimës “jam”. Njejës: -sha, -sh, -të, Shumës: -shim, -shi, -shin. V e aoristavet në zanore ndërrohet në f,
    …………………………………………………………………………………………………………………………………… ..
    Shkodra e hupë tui zgiatë per shperblim zânoren para, jashtë vehtes së tretë të njêjsit, ku zanorja jet e mjesme.
    Njejës
    Hapsha lafsha (lasha)
    Hapsh lafsh (lash)
    Haptë laftë (laftë)
    Shum
    Hapshim lafshim (lashim)
    Hapshi lafshi (lashi)
    Hapshin lafshin (lashin)
    Participi. Participi ká dý trajta: nji të plotë e nji të shkurtueme, hap-ë e hap-unë, bâë e bâmë; trajtës në -më i shtohet edhè forma tjetrë- unë p.sh. bâmun. Nder forma të perbãme kúr i rri perpara verbi ndimës kam, perdoret vetem trajta e shkurtë si në mënyrë bindsore: paskam, shuekam, hapkam, marrkam.
    Participi ká dy kohë: të tashmen, e të kaluemen. Janë participa të së tashmes atà qi sosin në –s; të së kaluemes atà qi mbarojnë në –un, -m, ë. Të parvet ju thonë edhè êmna verborë (nomina agentis)
    Të së tashmes: kênës, bãs, hãs, shkues
    Të së kaluemes: kênun, bãm (-n); shkuem, (-um).
    Mënyra e pácaktueme (infinitiv) e garundi perbâhen me participle të kohës së kalueme, e me prep. “me” e adverb “tui” Infinitiv: me hapun, me hapë; per të hapun
    Gerund tui hapun, tui hapë
    Format e perbãme
    Koha e kalueme (perfekt)
    Kam hapë, -hapun
    Konjuktivi i së kaluemes (i perfektit)
    Njejës: Të kém hapë
    Të késh hapë etj.
    Njenjës: të kém lá etj.
    Koha e tejkalueme: (plusquomprefekt)
    kishe (m) hapë, të kishe(m) lá.
    Kishe hapë (kishesh hapë) etj.-
    Aorist: paçë, pata hupë, lá etj.
    …………………………………………………………………………………………………………………………………
    Klasa IV
    Persh)n Verbat qi sosin në zanore në të Tashmen.
    Nendása I
    Permban verba me rrâjë në zanore, p.sh. pí, pi-va.
    Nendása II
    Perfshín verba qi në Tashmen sosin në zanore, por n’Aorist del bashkëtingëllore……..e parshme. Këto janë rrâjë në –n, qi n’Aorist marrin –n-; p.sh. ………….vên –Aorist: vu na.
    Shum nder verba të Klasës IV janë të gjymtë; p.sh.: …………… ………………
    Krahishtim e mvarsî
    Rregulla: 1. Kena xanë perpara sintaksin (a permbledhjen) e fjalvet; tesh do të xâmë sintaksin e propozicjonevet në perjudhë. Të parit i thonë sintaks i fjeshtë; të dytit sintaks i perbãm.
    2. Perjudha âsht nji mbledhje dý o mã shum propozicjonesh, qi së bashku apin nji kuptim të plotë.
    3. Por në kjoftë se kuptimi plotsohet mbë nji propozicjon të vetem, ky ká rândsín e nji perjudhës.
    4. Mã shuma e perjudhavet perbâhet prei nji propozicjonit kryesuer, qi sundon nji o mã shumë propozicjone të dyta o të varuna. P.sh. Njifi të mirat e tua (kryesuer) qi, të dijsh me i çmue (e mvarun).
    5. Mbë ketë rasë thohet se perjudha âsht perbâ me mvrasí, d.m.th. prei nji propozicjonit kryesuer prei së cillit mvaren propozicjonet e mvaruna.
    6. Baba më këqyri nder sy, une ula sytë, nana shâni. Këjo perjudhë perbâhet prei trí propozicjonesh, e se i cilli propozicjon ká nji kuptim të plotë.
    7. Mbë ketë rasë thohet se perjudha â perbâ me krahîshtim, neper të cillin krahishtohen nji a mã shum propozicjone të krahishtueme.
    Lekcjoni II
    Krahishtim e mvarsí
    Rregull.1. Kúr tham: Karli erdh te na, qi të shkote Luigji në shpí, une perbâj nji perjudhë me mvarsí, ku “Karli erdh te na” âsht propozicjoni kryesuer, e “qi Luigji të shkote në shpí “ âsht propozicjoni qi varet o i mvarun. Por me thanë: Karlja erdh te na, qi Luigji të shkote në shpí kû e pritte i ati, une shtoj nji tjeter propozicjon të mvarun, qi nuk varet prei propozicjonit kryesuer, por prei nji tjeter së mvarun, d.m.th. prei qi Luigji të shkote në shpí.
    2. Edhè prei propozicjonesh së mvaruna munden me u mvárë propozicjone tjera. Prandej propozicjonet e mvaruna munden me kênë shkalle së parë, së dytë, së tretë etj.P.Sh. Bylbyli këndote (kryesuer), msá hâna ecte në qiell (i mvarun shkalle së parë) kû shndritshin pak hyj (i mvarun shkalle së dytë), qi i bâshin kunorë (i mvarun shkalle së tretë).
    ……………………………………………………………………………………………………
    Pjetri çoi Gjonin qi të thirrte sherbetorin (qellimore)
    7. Perpjekset pshtetse lypin gjithmonë mënyren diftore. Perpjekset pershtatse e vêndtore duen mënyren diftore; por kúr âsht nji sênd i pácaktuem, e i dyshimshem, duen mënyren lidhtore. Mênde-hollët zgiedhin mã fort njato dije qi janë mâ të vshtira e ma të mbyllta. Dava na thirrë të tanë miqt, qi t’u gjçshin atë ditë në gjytet.
    8. Perpjekset qellimore, duen gjithmonë mënyren lidhtore. E dáne gjytetin gjashtë pjesësh, e zgodhne dymbëdhetë gjytetës qi ta sundoshin.
    9. Kush do me thanë “ai qi” me dashtë me imtue ketë propozicjon: Kush shkon kadál, shkon shendosh, do ta shkafnjyjmë perpara, tui thanë: Ai shkon shendosh (kryesuer), qi (i cilli) shkon kadal (perpjeksë pershtatës).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Vertete shume shkrim interesant. Uroj qe te gjinden shkrimet e tija e te mblidhen te tera ne biblotekat tona pasi cdo shqiptar duhet ti lexoj.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    c`jane keto marrezira qe paska shkruajtur ky mjeda!
    ai as shqipen nuk e paska ditur

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    c`jane keto marrezira qe paska shkruajtur ky mjeda!
    ai as shqipen nuk e paska ditur
    Marrezira?? Nga hena zbret ti qe i thua marrezira shkrimeve te Mjedes??
    A e di te pakten se per cilat vite po flitet.... ?

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    c`jane keto marrezira qe paska shkruajtur ky mjeda!
    ai as shqipen nuk e paska ditur
    hala ka injoranta qi kujtojne se historia fillon ne 1944 e se shqipja asht ajo e 1972-shit te kongresit enverist. ikni vritni veten e mos na harxhoni ajer kot

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    c`jane keto marrezira qe paska shkruajtur ky mjeda!
    ai as shqipen nuk e paska ditur
    Morre le se kure skane shkrimtaret tone ,qka te shkruejn,i nxerin prej plehut do shkrime qe nuke kan lidhje me Ndre Mjeden.Akademikat tone dhe gjuhetaret tone,jane TE PA SHKOLLUEM. Pore nuke duhet harue edhe plote shkrimtare,qe marin tituj akademikash,nuke kane lidhje me gjuhe e ase me gramatike te gjuhes shqipe,KOTLLUKA,si ne kohen e TURKUT.

  7. #7
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Hej o "Zifti" si nuk u lodhet duke than budallaleqe. Kudo qe shkruet dicka per shqiptaret qe lidhe ata me te kaluaren juve gjendeni aty si hienat qe nuhasin gjakun. Ajo shqipja qe flet Ndre Mjeda eshte trajta me e vjeter e gjuhes shqipe. Vere re se ku bie theksi apo aksendi i vjales. Ne shumicen e rasteve bie ne fillim te fjales dhe jo ne fund sic ndodh me toskerishte. Gjuha qe ai flet ka musikalitet, kjo karakteristik e gjuhes konsiderohet si nje mbeturine e koheve te lashts, eshte pjese primitive e gjuhes.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Hej o "Zifti" si nuk u lodhet duke than budallaleqe. Kudo qe shkruet dicka per shqiptaret qe lidhe ata me te kaluaren juve gjendeni aty si hienat qe nuhasin gjakun. Ajo shqipja qe flet Ndre Mjeda eshte trajta me e vjeter e gjuhes shqipe. Vere re se ku bie theksi apo aksendi i vjales. Ne shumicen e rasteve bie ne fillim te fjales dhe jo ne fund sic ndodh me toskerishte. Gjuha qe ai flet ka musikalitet, kjo karakteristik e gjuhes konsiderohet si nje mbeturine e koheve te lashts, eshte pjese primitive e gjuhes.
    ju geget doni ta bastardoni gjuhen shqipe me gjuhet evropiane.
    toskerishtja e eqerem cabejt eshte dialekti shqip me i embel dhe me natyral. harrojini dialektet e tjera primitive, pa i hedhur poshte gjuhetaret e vjeter shqiptare.

  9. #9
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ju geget doni ta bastardoni gjuhen shqipe me gjuhet evropiane.
    toskerishtja e eqerem cabejt eshte dialekti shqip me i embel dhe me natyral. harrojini dialektet e tjera primitive, pa i hedhur poshte gjuhetaret e vjeter shqiptare.
    une po flas per origjinalitetin e gjuhes shqipe, nuk po them se kush eshte me i mire apo me i keq. per mua te gjithe dialeketet e shqipes jane te embel. Por ai shkodrani eshte nje cik me shume. flas ketu kur flitet nga njerez te kultur dhe qe i shqiptojn fjalet mire. Gegnishtja eshte aq e vjeter sa ka ngajshmeri me Greqisthen e lasht. Ne fakt eshte anasjelltas. po ajo eshe nji diskutim tjeter per nje tem tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 31-07-2011 më 20:38
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ju geget doni ta bastardoni gjuhen shqipe me gjuhet evropiane.
    toskerishtja e eqerem cabejt eshte dialekti shqip me i embel dhe me natyral. harrojini dialektet e tjera primitive, pa i hedhur poshte gjuhetaret e vjeter shqiptare.
    Edhe fakti qe gegnishtja nuk eshte " e embel dhe natyrale" te ben t'a quash dialekt primitiv??? E pervec kesaj, ti quash marrezi???

    Une quaj njerez si ti primitiv e jo dialektin geg!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    GEGNISHTJA OSHT OMA-AMA E GREQISHTES

    Gegnishtja e lashte, qe nga Gega, Giga, e Goga dhe u shnderrua ne greqishte te vjeter

    ..vijoni te shpreheni lirshem, krahishtoni (qitni anash) ata zitat e zi zifta shki, qe i pengon lashtesia e Shqipes! Ta marrim vetem nje rast, nga mijera raste te foljes shqipe - me la (per te lare) ME LA, si duhet te jete ma shqip?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    ça merreni me te pash nderin
    se sa njohuri ka e tregon kur thote "ky mjeda as gjuhen shqipe nuk e paska ditur". pra e ka lexu mjeden per here te pare ne ket teme.
    nuk e di sa dialekte te jugut jane ma te amla se dialektet e shkodres, elbasanit, durresit....
    a asht gegnishtja e bastardhume ta thote konica:
    dialekti gegë përmban me qindra trajta të humbura nga toskët e që janë visare të vërteta të trashëguara nga të parët tanë të lashtësisë. Mjaft të sjellim në mend mbaresën –mun të pjesores gege, që daton së paku dymijë vjet, e që s' është gjë tjetër veçse -mέnoV i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammέnoV)

  13. #13
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    GEGNISHTJA OSHT OMA-AMA E GREQISHTES

    Gegnishtja e lashte, qe nga Gega, Giga, e Goga dhe u shnderrua ne greqishte te vjeter

    ..vijoni te shpreheni lirshem, krahishtoni (qitni anash) ata zitat e zi zifta shki, qe i pengon lashtesia e Shqipes! Ta marrim vetem nje rast, nga mijera raste te foljes shqipe - me la (per te lare) ME LA, si duhet te jete ma shqip?
    Athu "geg" ka te bej me mbretin Gyges, qe u be mbret i Sardis-it mbasi vrau Candaulus-in. Ky i fundit ishte pasardhes i Heraklijve. Agron ishte mbreti i par i Sardis-it kurse Candaulus i fundit! Flas ketu rreth viteve 600-620 BC!

    Kam degjuar se Geg vjen nga greqishtja e vjeter, qe do te thote pak a shume Veri. Nuk e besoj shume sepse historia/ propaganda e shovinisteve grek dhe simpatizanteve te tyre ka shume boshlleqe. Mundohen te greqizojn gjighcka.

    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    me la (per te lare) ME LA, si duhet te jete ma shqip?
    ???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 12-08-2011 më 15:42
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  14. #14
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Edhe gegerishtja eshte shume e embel = Edhe gegnishtja o' shum e omel.



    p.s.

    i hajm shkronjat si te ishin arra...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gameness : 04-09-2011 më 06:09
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Material i shkelqyer ,interesant qe ka zgjedhur foljen LAJ......
    Gegerishtja +Toskerishtja =Shqip
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  16. #16
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    paramendoni qe edhe binarin geg-tosk po na e shesin si dallim, si perqarje... tosket jan toske kurse geget jan geg... ncuk-ncuk...

    gegt e toskt perbejn rrace çeliku!
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  17. #17
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Gegerishtja dhe Toskerishtja jane shinat ku ecen treni "shipe". Ato plotesojne njera tjetren edhe pse me Toskerishten eshte investuar me teper. Realiteti thote eshte me e lehte si gjuhe(version), pa ngecje apostrofime ne te folur toskerishtja, ndersa une mendoj se gegerishtja eshte me telegrafike dhe me ngjyruese. Te katra dialektet geg-tosk-arvanit-arberesh kane nevoje te ribashkohen e te ulen se bashku per te menduar per te ardhmen, pra le ta bejne gjuhet vete kete, se njerezit????........................ qe kur i mblodhi Enveri per here te fundit ia kane varur.
    Selam!
    Bese dhe hakmarrje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •